Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 221–230 of 286

221

وَلَا تَنكِحُوا۟ ٱلْمُشْرِكَٰتِ حَتَّىٰ يُؤْمِنَّ ۚ وَلَأَمَةٌۭ مُّؤْمِنَةٌ خَيْرٌۭ مِّن مُّشْرِكَةٍۢ وَلَوْ أَعْجَبَتْكُمْ ۗ وَلَا تُنكِحُوا۟ ٱلْمُشْرِكِينَ حَتَّىٰ يُؤْمِنُوا۟ ۚ وَلَعَبْدٌۭ مُّؤْمِنٌ خَيْرٌۭ مِّن مُّشْرِكٍۢ وَلَوْ أَعْجَبَكُمْ ۗ أُو۟لَٰٓئِكَ يَدْعُونَ إِلَى ٱلنَّارِ ۖ وَٱللَّهُ يَدْعُوٓا۟ إِلَى ٱلْجَنَّةِ وَٱلْمَغْفِرَةِ بِإِذْنِهِۦ ۖ وَيُبَيِّنُ ءَايَٰتِهِۦ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ

Mos u martoni me paganet, përderisa të mos bëhen besimtare. Skllavja besimtare është më e mirë se paganja, edhe nëse u pëlqen juve. Mos i martoni (kurorëzoni) muslimanet për paganë, përderisa nuk bëhen besimtarë; skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse u pëlqen juve. Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Perëndia, me mirësinë e Tij, ju thërret në xhennet e falje (të mëkateve) dhe ua shpjegon njerëzve argumentet e Veta, që të mendojnë ata.

Mos u martoni me idhujtare, derisa ato të besojnë! Një skllave besimtare është më e mirë se një idhujtare, edhe nëse kjo e fundit mund t’ju pëlqejë. -Kuptimi: Mos u martoni me gra idhujtare, derisa ato ta besojnë Zotin si Një të vetëm dhe të përqafojnë Islamin. Një besimtare, sado e shëmtuar që të jetë, ajo është më e mirë se një idhujtare, sado e bukur qoftë kjo e fundit. Ky ajet i përfshin të gjitha llojet e idhujtareve, por është ajeti i pestë i sures Maide, në të cilin Allahu i Lartësuar përjashton nga ky ligj gratë prej ithtarëve të Librit (të krishteret dhe çifutet). Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Mos i martoni vajzat tuaja me idhujtarë, derisa ata të bëhen besimtarë. Një skllav besimtar është më i mirë se një idhujtar, edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë. -Ky është një gjykim që i përfshin të gjithë llojet e jomuslimanëve, për të cilin nuk ka ndonjë përjashtim, sikurse ndodh me gjykimin e mësipërm. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon urtësinë e ndalimit të këtyre martesave:Ata(jobesimtarët)ju ftojnë për në Zjarr... -Me fjalët, veprat dhe sjelljen e tyre, idhujtarët të ftojnë për në zjarrin e Xhehenemit. Në fakt, përzierja me ta është shumë e rrezikshme, dhe jo thjesht për çështjet e kësaj jete, por për vetë ahiretin. Duke marrë parasysh qëllimin që ka sjellë Allahu i Lartësuar për të ndaluar këto lloj martesash, mund të themi se është e ndaluar që të përzihesh dhe të krijosh afrimitet me çdo lloj idhujtari apo bidatçiu. Nëse Allahu i Lartësuar e ka ndaluar martesën me ta, nga e cila ndonjëri mund të synojë shumë dobi, atëherë si do të jetë gjykimi për përzierjen me ta në çështje me rëndësi më të vogël sesa martesa? Sigurisht, që ndalimi është më i fortë. Po ashtu, ndalimi bëhet akoma më i rreptë nëse në këto marrëdhënie, idhujtarët dalin superiorë ndaj muslimanëve. Thënia e Allahut të Lartësuar: “Mos i martoni vajzat tuaja me idhujtarë” dëshmon edhe për një dispozitë tjetër: në martesën e femrës duhet marrë patjetër në konsideratë leja e kujdestarit të saj ligjor. Por ku e si duket kjo? Vëreni me kujdes dallimet mes dy rasteve që trajtohen në ajet. Në fillim thuhet: “Mos u martoni me idhujtare...”. Më pas thuhet: “Mos jepni (vajza) tek idhujtarët...”. Kështu, në rastin e parë, ajeti u drejtohet meshkujve, që ata të mos martohen me idhujtare. Edhe në rastin e dytë, ajeti u drejtohet po meshkujve: “Mos jepni...”. Këtu kundrinori është i nënkuptuar (vajza), edhe pse nuk është përmendur drejtpërdrejt në ajet. Pra kuptimi i ajetit është: “Mos i martoni vajzat tuaja me idhujtarë”. Nëse leja e kujdestarit ligjor të gruas do të ishte e parëndësishme, atëherë ajeti, në rastin e dytë, nuk do t'u drejtohej meshkujve që të mos jepnin vajzat tek idhujtarët, por do t'u drejtohej vetë grave (duke u thënë atyre vetë: “Mos u martoni me burra idhujtarë!”)....ndërsa Allahu, me mëshirën e Vet, ju fton në Xhenet dhe në faljen e gjynaheve tuaja. -Allahu i Lartësuar i fton adhuruesit e Tij që të ecin në rrugën drejt Xhenetit, në rrugën që të çon tek falja e Tij dhe mbulimi i gjynaheve. Falja e Zotit dhe mbulimi i gjynaheve janë të vetmet mundësi që e ruajnë njeriun nga ndëshkimet dhe vuajtjet. Pra, Allahu i Lartësuar i fton adhuruesit që të arrijnë …

Al-Baqara 2:221Listen in Qur'an →
222

وَيَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلْمَحِيضِ ۖ قُلْ هُوَ أَذًۭى فَٱعْتَزِلُوا۟ ٱلنِّسَآءَ فِى ٱلْمَحِيضِ ۖ وَلَا تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىٰ يَطْهُرْنَ ۖ فَإِذَا تَطَهَّرْنَ فَأْتُوهُنَّ مِنْ حَيْثُ أَمَرَكُمُ ٱللَّهُ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلتَّوَّٰبِينَ وَيُحِبُّ ٱلْمُتَطَهِّرِينَ

Të pyesin ty për ciklin mujor të femrave. Thuaju: “Ajo ëhstë e neveritshme”. Prandaj, gjatë kësaj kohe, largohuni prej tyre dhe mos ju afrohi derisa të pastrohen. E pasi të pastrohen, atëherë afrohi tek ato ashtu si u ka urdhëruar Perëndia. Pa dyshim, Perëndia i don ata që pendohen fort (për mëkatet) dhe ata që pastrohen shumë.

Të pyesin ty për të përmuajshmet e femrave. Thuaj: “Ajo është gjendje e dëmshme,... -Allahu i Lartësuar u bën të ditur besimtarëve këtë pyetje, e cila i është drejtuar Profetit (a.s.): “Kur gruas i vijnë të përmuajshmet, a duhet që të largohemi totalisht prej saj, ashtu sikurse veprojnë çifutët?” Allahu i Lartësuar na tregon se menstruacionet janë të dëmshme dhe, normalisht, urtësia e Tij kërkon që të na ndalojë nga çdo gjë që na dëmton. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:...prandaj largohuni prej grave gjatë menstruacioneve -Pra, Allahu i Lartësuar na ndalon nga kryerja e marrëdhënieve seksuale me gratë gjatë kohës së menstruacioneve. Ky veprim është haram dhe të gjithë dijetarët janë të këtij mendimi. Sipas ajetit, ndalimi nuk është gjithëpërfshirës, por është i kufizuar vetëm në periudhën e menstruacioneve dhe në vendin (organin femëror) nga ato dalin. Ndërsa prekja e gruas, puthja e saj, ngrënia ushqim apo fjetja bashkë me të janë të lejueshme. Megjithatë, edhe ky lejim nuk është i plotë, sepse Allahu i Lartësuar thotë më pas:...dhe mos iu afroni (për marrëdhënie intime), derisa të pastrohen.. -Kjo tregon që edhe prekjes në vendet afër vendit të menstruacioneve (nga kërthiza deri te gjunjët) është mirë që t'i largohesh. Kështu vepronte Profeti (a.s.), nëse donte të përkëdhelte ndonjë nga gratë e tij kur ishin në të përmuajshmet e tyre. Ai nuk u afrohej pjesëve që përmendëm. Ky ndalim vazhdon derisa ato të shohin pastrimin nga gjaku. Megjithatë, për t’u bërë të lejueshme marrëdhëniet seksuale me to duhet të plotësohen dy kushte: pastrimi ose ndalimi i gjakut, që është kushti i parë, dhe larja me ujë e krejt trupit (gusuli), që është kushti i dytë. Prandaj i Lartësuari thotë:Pasi të pastrohen, atëherë afrojuni tek ato(për marrëdhënie intime), ashtu siç ju ka lejuar Allahu. -Kuptimi: Pasi ato të lahen, atëherë është e lejueshme ajo që ishte e ndaluar, domethënë lejohet që të shkoni me gratë tuaja, por vetëm ashtu si Zoti e ka lejuar. Ky ajet, sikurse kuptohet, e bën të detyrueshme larjen me ujë të krejt trupit – gusl-in – për gruan, pas përfundimit të menstruacioneve. Gjithashtu, ai tregon se gusli është i vlefshëm veçse pas ndalimit të gjakut dhe shfaqjes së shenjave të pastrimit. Kjo dispozitë vjen si mëshirë e Allahut për adhuruesit e Tij, për t'i ruajtur ata nga çdo gjë e dëmshme. Pastaj thotë i Lartësuari:Allahu i do ata që pendohen dhe ata që pastrohen. -Siç shihet, dy kategori njerëzish që Allahu i Lartësuar i do janë: ata që gjithmonë pendohen dhe kërkojnë falje për mangësitë dhe gjynahet e tyre; ata që gjithmonë ruhen dhe largohen nga gjynahet dhe çdo gjë e dëmshme. Ky ajet tregon ligjshmërinë dhe shpërblimin e pastërtisë, që Allahu i Lartësuar e do. Pastërtia është kusht për saktësinë e namazit, të tavafit, për lejueshmërinë e prekjes së Kur’ânit etj. Në fakt, pastërtia që Allahu i Lartësuar e pëlqen nuk është vetëm pastërtia fizike, që arrihet me ujë a me diçka tjetër, por edhe pastërtia shpirtërore, që arrihet duke u larguar nga veset e ulëta e nga veprat e ndyra.

Al-Baqara 2:222Listen in Qur'an →
223

نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌۭ لَّكُمْ فَأْتُوا۟ حَرْثَكُمْ أَنَّىٰ شِئْتُمْ ۖ وَقَدِّمُوا۟ لِأَنفُسِكُمْ ۚ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّكُم مُّلَٰقُوهُ ۗ وَبَشِّرِ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Gratë tuaja janë arat tuaja, dhe afroheni arave tuaja si të doni e paraqitni diçka për shpirtin tuaj (të mirë). Dhe druajuni Perëndisë dhe dinie se do të takoheni me Te. (Ti o Muhammed)! Sihariqoji besimtarët.

Gratë tuaja janë si ‘vendmbjellje’ për ju. Prandaj afrojuni ‘vendmbjelljes’ suaj si të dëshironi. -Pra, burrave u lejohet që të kënaqen me çdo lloj pozicioni në marrëdhëniet seksuale me gratë e tyre, veçse duhet që ky kontakt të kryhet në vendin që Allahu e ka quajtur, në mënyrë figurative, “vendmbjellje”. Thënë ndryshe, kontakti seksual lejohet veçse në organin nga lind fëmija dhe pozicionet janë të gjitha të lejueshme. Ka shumë hadithe të përcjella saktësisht prej Profetit (a.s), që tregojnë se marrëdhëniet jashtë “vendmbjelljes” janë haram, madje është i mallkuar ai që bën një veprim të tillë.Por parapërgatitni diçka(të mirë)për veten tuaj... -Parapërgatisni vepra të mira, për të cilat të shpresoni shpërblimin tek Allahu. Vepër e mirë është edhe dhurimi i kënaqësisë bashkëshortit ose bashkëshortes, nëse bëhet duke synuar shpërblimin e Allahut ose lënien e pasardhësve të mirë, që t’i shërbejnë Allahut të Lartësuar....kijeni frikë Allahun. -Ky është një urdhër shumë i njohur: të jemi të pajisur me devotshmëri, në çfarëdolloj gjendjeje. Gjithmonë të jemi të kujdesshëm dhe të mos i kalojmë kufijtë e vendosura nga Zoti ynë. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon diçka, që është nxitëse shumë e fortë për pajisjen me devotshmëri dhe thotëdhe dijeni se tek Ai do të ktheheni! -Kuptimi: Duke qenë të sigurt se një ditë do të dilni para Tij dhe do të shpërbleheni për veprat tuaja, me siguri që do të tregoheni të durueshëm dhe këmbëngulës për t'u pajisur me devotshmëri. Pastaj Allahu përmend edhe një nxitës tjetër për të qenë i devotshëm:Përgëzoji besimtarët! -Këtu nuk është përcaktuar lloji i mirësisë, me të cilën duhet të përgëzohen besimtarët, dhe kjo bëhet për efekt gjithëpërfshirjeje. Pra, Allahu na përgëzon se do të na nderojë me gjithçka që na gëzon dhe na qetëson. Besimtarëve u takon përgëzimi për në dynja dhe për në ahiret. Ata do të fitojnë çdo të mirë dhe do të shpëtojnë nga çdo e keqe, sipas gradës së besimit të secilit. Madje, edhe besimi, të cilin Allahu e dhuron, është pjesë e përgëzimit dhe e premtimit të Allahut të Lartësuar. Ky ajet dëshmon për dashurinë e madhe të Allahut të Lartësuar për besimtarët. Allahu i Lartësuar e do çdo gjë që kënaq dhe gëzon besimtarët. Ky ajet tregon, gjithashtu, se është e pëlqyeshme të mbushësh zemrat e besimtarëve me gëzim, sepse kështu i shkathtëson ata dhe u nxit vullnetin për të kryer vepra të mira. Besimtarët mund t'i lumturosh duke u treguar e kujtuar se çfarë shpërblimi të madh ka përgatitur Allahu i Lartësuar për ta, në këtë jetë dhe në jetën tjetër.

Al-Baqara 2:223Listen in Qur'an →
224

وَلَا تَجْعَلُوا۟ ٱللَّهَ عُرْضَةًۭ لِّأَيْمَٰنِكُمْ أَن تَبَرُّوا۟ وَتَتَّقُوا۟ وَتُصْلِحُوا۟ بَيْنَ ٱلنَّاسِ ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌۭ

Mos e bëni pengesë betimin në Perëndinë për bërjen e veprave të mira, e në largimin prej çdo të lige dhe për harmoni të njerëzve! Se, Perëndia i dëgjon të gjitha dhe i din.

Mos të bëhet shkak betimi në Allahun, që t'ju pengojë të bëni vepra të mira, të ruheni nga të këqijat dhe të bëni paqe midis njerëzve. -Qëllimi i betimit është madhërimi i atij në emër të të cilit përbetohesh dhe vërtetimi i asaj çështjeje për të cilën betohesh. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t'u përmbahemi betimeve dhe t'i plotësojmë ato. Normalisht, betimet duhet të plotësohen në të gjitha rastet, pa përjashtim. Megjithatë, Allahu i Lartësuar ka bërë disa përjashtime në këtë çështje. Kështu, për shembull, nëse plotësimi i betimit të çon në lënien e diçkaje tjetër që është më e dashur për Allahun e Lartësuar, atëherë betimi nuk duhet të plotësohet. Allahu i Lartësuar i ka ndaluar adhuruesit e Tij që, për hir të plotësimit të një betimi, të lënë veprat e mira apo të mos largohen nga veprat e këqija. Po ashtu, Ai i ka ndaluar njerëzit që t'i nxjerrin përbetimet si pengesë për të mos u pajtuar mes njëri-tjetrit. Ai që betohet se do të lërë pa kryer një detyrim, në fakt, e ka detyrë që ta thyejë betimin e tij dhe ta kompensojë atë sipas rregullit. Ai e ka haram që ta mbajë betimin e bërë. Gjithashtu, kush betohet se do të lërë një vepër që është e pëlqyeshme që të kryhet (musteĥab), e ka të pëlqyeshme që ta thyejë betimin e bërë dhe ta kompensojë sipas rregullit. Kush betohet se do të kryejë një vepër që është ĥaram, ai e ka të detyrueshme që ta thyejë betimin e bërë dhe duhet ta kompensojë atë sipas rregullit. Për atë që betohet se do të kryejë një vepër që është e papëlqyeshme (mekrûh), është e pëlqyeshme (musteĥab) që ta thyejë atë betim dhe ta kompensojë atë sipas rregullit. Së fundi, kush betohet për kryerjen apo moskryerjen e një çështjeje të lejuar, duhet t'i përmbahet betimit dhe të mos e thyejë atë. Me këtë ajet, dijetarët mbështesin parimin e njohur në Islam, që thotë: Nëse ka përplasje interesash, atëherë i jepet përparësi atij më të rëndësishmit. Më pas, Allahu i Lartësuar e përfundon ajetin me dy emra të mrekullueshëm të Tij, duke thënë:Allahu Dëgjon dhe di gjithçka. -Ai është Dëgjues (Semîun), domethënë Ai i dëgjon të gjitha zërat dhe fjalët që thuhen. Ai është edhe i Gjithëditur (Alîmun), pra, i di motivet dhe qëllimet e njerëzve. Allahu i dëgjon fjalët e atyre që betohen dhe i njeh qëllimet e tyre, a janë të mira apo të këqija. Ky ajet është një vërejtje nga Allahu i Lartësuar që të jemi të kujdesshëm, sepse Ai i di shumë mirë fjalët dhe qëllimet tona. Ai është i Drejtë në gjykimin e Tij dhe Bamirës ndaj krijesave. Pastaj thotë i Lartësuari:

Al-Baqara 2:224Listen in Qur'an →
225

لَّا يُؤَاخِذُكُمُ ٱللَّهُ بِٱللَّغْوِ فِىٓ أَيْمَٰنِكُمْ وَلَٰكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا كَسَبَتْ قُلُوبُكُمْ ۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌ حَلِيمٌۭ

Perëndia nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim, por judënon për atë që e bëni me qëllim. – Se, Perëndia është i butë dhe falë (nuk nxiton në dënime).

Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. -Pra, Allahu i Lartësuar nuk na merr në përgjegjësi për ato betime që dalin shpesh nga goja, pa pasur qëllim betimin. Të tilla janë disa shprehje të zakonshme, si: “Jo, për Zotin” ose: “Po, për Zotin.” etj., që njerëzit i thonë rëndom, pa pasur si qëllim betimin. Ky ajet tregon, gjithashtu, se për fjalët që njeriu thotë, ashtu si edhe për veprat që ai kryen, duhet të merret në konsideratë qëllimi që ai ka me to.Allahu është Falës i madh dhe i Butë. -Ai është Falës i madh (Gafûrun), që ia mbulon gjynahet atij që pendohet dhe kthehet tek Ai. Allahu është i Butë (Halîmun), që nuk nxitohet të dënojë atë që bën gabime ndaj Tij. Ai e mëshiron dhe ia mbulon gjynahet robit të Tij, edhe pse është i Plotfuqishëm për ta ndëshkuar, me drejtësinë e Tij.

Al-Baqara 2:225Listen in Qur'an →
226

لِّلَّذِينَ يُؤْلُونَ مِن نِّسَآئِهِمْ تَرَبُّصُ أَرْبَعَةِ أَشْهُرٍۢ ۖ فَإِن فَآءُو فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

Ata që betohen se nuk do t’u afrohen grave të veta, duhet të presin katër muaj; e nëse pendohen nga betimi, - Perëndia, me të vërtetë, është mëshirues dhe falë;

Për ata që betohen se nuk do t'u afrohen grave të veta(për kontakt intim), afati i pritjes është katër muaj. -Këtu bëhet fjalë për betimet që kanë të bëjnë, në mënyrë të veçantë, me marrëdhëniet e burrit me gruan. Kështu, kur burri betohet se nuk do të kryejë më marrëdhënie seksuale me gruan e tij për katër muaj, ose më pak se 4 muaj, atëherë ai është i lirë që të zgjedhë njërën prej këtyre alternativave: ose të thyejë betimin dhe ta kompensojë sipas rregullit, ose ta mbajë betimin deri në përfundim të katër muajve. Gjatë kësaj kohe, gruaja nuk ka asnjë të drejtë që të kërkojë ndarjen prej tij apo të ankohet gjetkë, sepse për katër muaj, burrit i lejohet një gjë e tillë. Por nëse burri betohet se nuk do të kryejë marrëdhënie me gruan e tij për një periudhë më të gjatë se katër muaj, ose përgjithmonë, atëherë ai ka vetëm dy mundësi pas mbarimit të katër muajve: ose ta thyejë betimin e ta kompensojë sipas rregullit, duke iu kthyer jetës dhe marrëdhënieve normale, ose ta divorcojë përfundimisht gruan e tij. Nëse ai nuk pranon që ta ndajë gruan, atëherë ndërhyn gjykatësi dhe i ndan ata me forcën e ligjit. Megjithatë, thyerja e këtij lloj betimi është më e dashur për Allahun e Lartësuar, i Cili thotë:Në qoftë se heqin dorë(nga betimi), atëherë s’ka dyshim se Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë. -Pra, nëse ata e lënë betimin për të mos kryer marrëdhënie me gruan dhe i kthehen marrëdhënieve normale, atëherë Allahu i Lartësuar ua fal pasojat e betimit të pambajtur, sepse Ai është Falës i madh. Allahu është edhe Mëshirëplotë, pasi prej mëshirës së Tij është mundësia që Ai u ka dhënë njerëzve që të thyejnë betimet e tyre, duke bërë një kompensim të thjeshtë. Përfytyroni sikur të na e kishte bërë të detyrueshme mbajtjen e të gjitha betimeve tona, se çfarë do të ndodhte. Prej mëshirës së Tij është edhe butësia, ngrohtësia e dashuria që Ai i kthen në këtë mënyrë familjes, duke i nxitur bashkëshortët që t'i kthehen marrëdhënieve të domosdoshme për një jetë normale.

Al-Baqara 2:226Listen in Qur'an →
227

وَإِنْ عَزَمُوا۟ ٱلطَّلَٰقَ فَإِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌۭ

e nëse vendosin të ndahen – Perëndia, me të vërtetë, dëgjon dhe di çdo gjë.

E në qoftë se ata e kanë vendosur për divorcim... -Nëse burri, pas mbarimit të katër muajve, nuk i kthehet marrëdhënieve normale, atëherë kjo fakton se ai është i vendosur për t'u ndarë. Kjo tregon se ai nuk ka më dëshirë kundrejt gruas së vet. Në këtë rast, bëhet i detyrueshëm divorci. Edhe nëse burri refuzon një gjë të tillë, atë e kryen gjykatësi me forcën e ligjit.Allahu Dëgjon e Di gjithçka. -Ky është një kërcënim i ashpër për ata që betohen kështu veçse për të dëmtuar gruan dhe për t’i shkaktuar vuajtje asaj. Ajeti i mësipërm tregon se ky lloj betimi funksionon vetëm kur bëhet për bashkëshorten, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Për ata që betohen se do të ndahen prej grave të tyre” (pra, jo prej skllaveve). Gjithashtu, ky ajet dëshmon se është e detyrueshme kryerja e marrëdhënieve seksuale me gruan të paktën një herë në katër muaj, sepse pas katër muajve ndërprerjeje, burri ose duhet t'i rikthehet marrëdhënieve, ose duhet të ndahet me forcën e ligjit, nëse nuk pranon ta ndajë gruan e vet.

Al-Baqara 2:227Listen in Qur'an →
228

وَٱلْمُطَلَّقَٰتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلَٰثَةَ قُرُوٓءٍۢ ۚ وَلَا يَحِلُّ لَهُنَّ أَن يَكْتُمْنَ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ فِىٓ أَرْحَامِهِنَّ إِن كُنَّ يُؤْمِنَّ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْءَاخِرِ ۚ وَبُعُولَتُهُنَّ أَحَقُّ بِرَدِّهِنَّ فِى ذَٰلِكَ إِنْ أَرَادُوٓا۟ إِصْلَٰحًۭا ۚ وَلَهُنَّ مِثْلُ ٱلَّذِى عَلَيْهِنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ ۚ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌۭ ۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Gratë e lëshuara duhet të presin tre cikle mujore, dhe nuk është e lejueshme ta fshehin atë që ka krijuar Perëndia në mitrën (anin e fëmijës) e tyre, nëse besojnë Perëndinë dhe Ditën e Kijametit. Burrat e tyre, nëse dëshirojnë mirësi dhe qetësi, kanë të drejtë t’u kthehen atyre gjatë këtij afati. Ato kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes, - përpos që burrat kanë përparësi për vetëm një shkallë. Se, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Gratë e ndara janë të detyruara të presin për tri perioda(të përmuajshme). -Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kuptimit të fjalës “kur'un” (periodë), që është përmendur në ajet. Kështu, disa janë të mendimit se ajo tregon ciklin e mestruacioneve. Pra, sipas këtij shpjegimi, gruaja e ndarë duhet të presë deri sa t’i kalojnë tri cikle mestruacionesh. Ndërsa të tjerë mendojnë se me fjalën “kur'un” është për qëllim shikimi i pastrimit, pas përfundimit të mestruacioneve. Sipas këtij mendimi, gruaja e ndarë duhet të presë sa të bëhen tri periudha pastrimi. Megjithatë, më i saktë është mendimi i parë, që thotë se ‘kur'un’quhet cikli i mestruacioneve. Pra, sipas mendimit më të saktë, gruaja duhet të presë që asaj t'i vijnë tri herë të përmuajshmet. Kjo dispozitë e sjellë nga Allahu i Lartësuar ka vërtet shumë urtësi. Me kalimin e tri periodave, ne sigurohemi që gruaja nuk është shtatzënë dhe, në këtë mënyrë, ruhemi nga përzierja e përkatësive farefisnore. Madje, për ta përforcuar këtë qëllim, Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar gratë e ndara, duke thënë:Atyre nuk u lejohet ta fshehin atë që Allahu ka krijuar në mitrën e tyre,... -Pra, Allahu i Lartësuar ua ka ndaluar atyre që të fshehin barrën, sepse fshehja e saj sjell dëme dhe çrregullime të mëdha. Nëse gruaja e fsheh shtatzëninë me burrin që e ka ndarë, ajo, në këtë mënyrë, nuk ia njeh atësinë prindit të vërtetë, por ia kalon dikujt tjetër në vend të tij. Por kjo do të thotë që mes fëmijës dhe prindit të ndërpriten plotësisht marrëdhëniet farefisnore, të cilat janë të detyrueshme që të mbahen të lidhura. Po ashtu, mes fëmijës dhe babait zhvleftësohet trashëgimia dhe çdo dispozitë që lidhet me të drejtat dhe detyrimet mes prindit dhe fëmijës. Fëmija do të ndalohet që të takojë të afërmit e tij. Ai, kështu, mund që të martohet me dikë me të cilën nuk i lejohet martesa, si për shembull, me motrën e tij, me hallën, me tezen etj., sepse ai nuk e di përkatësinë e tij të vërtetë. Nëse ai nuk e njeh babain e vërtetë, shkatërrohen të gjitha dispozitat e ndërtuara mbi bazën e lidhjes së gjakut, pasi të afërm të tij konsiderohen njerëz të gabuar. Kjo gjë, pa dyshim, sjell një dëm të pallogaritshëm, që veç Zoti i krijesave mund ta dijë. Në fakt, kur gruaja e di që është shtatzënë, por e fsheh këtë të vërtetë, me qëllim që të mund të ndahet më shpejt nga burri i parë, atëherë martesa e saj me një burrë të dytë konsiderohet e pavlefshme. Kështu, ajo konsiderohet se po bën një gjynah mjaft të madh, që quhet zinaose marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme. Sikur ndër dëmet dhe të këqijat e fshehjes së shtatzënisë të ishte veçse kjo e fundit, kaq do të mjaftonte për të qenë më të ruajtur. Ndërsa gruaja që gënjen e thotë se i janë plotësuar të trija ciklet e periodave, me qëllim për ta përshpejtuar ndarjen, është në rrezik të madh dhe faj të rëndë, sepse ajo kështu cenon të drejtën e burrit të saj dhe i ka lejuar dikujt tjetër atë çka nuk meriton të jetë e tija. Rrjedhojat e këtij veprimi janë shumë të këqija dhe të dëmshme. Edhe në rastin kur ajo gënjen e thotë që nuk i kanë ardhur periodat, me qëllim që të zhvasë sa më tepër prej burrit, atëherë kjo konsiderohet si marrje e pasurisë së tjetrit pa të drejtë. …

Al-Baqara 2:228Listen in Qur'an →
229

ٱلطَّلَٰقُ مَرَّتَانِ ۖ فَإِمْسَاكٌۢ بِمَعْرُوفٍ أَوْ تَسْرِيحٌۢ بِإِحْسَٰنٍۢ ۗ وَلَا يَحِلُّ لَكُمْ أَن تَأْخُذُوا۟ مِمَّآ ءَاتَيْتُمُوهُنَّ شَيْـًٔا إِلَّآ أَن يَخَافَآ أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِ ۖ فَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا فِيمَا ٱفْتَدَتْ بِهِۦ ۗ تِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلَا تَعْتَدُوهَا ۚ وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Lëshuarja mund të bëhet dy herë; pra, ose të mbahet me arsye, ose të ndahen me të mirë. E juve, nuk u lejohet të merrni çfarëdo nga ato që iu keni dhuruar, përpos nëse këta të dy frikohen se nuk do t’i zbatojnë dispozitat e Perëndisë. E, nëse, ju të dy frikoheni, se nuk do të mundeni t’i kryeni dispozitat e Perëndisë, atëherë nuk është mëkat për asnjërin për atë që ia jep gruaja. Këto janë dispozitat (kufijt) e Perëndisë, andaj mos i rrënoni ato! E, ata që i rrënojnë dispozitat e Perëndisë, janë mëkatarë të mëdhenj.

Në kohën para Islamit dhe në fillimet e tij, burri e linte dhe e kthente gruan e tij sa herë të donte, pa kufizime. Nëse dëshironte që ta bënte gruan e tij të vuante, e ndante atë, dhe kur afrohej mbarimi i afatit të pritjes, e kthente atë përsëri. Pastaj e ndante përsëri, dhe përsëri e kthente. Kështu vepronte vazhdimisht, duke i shkaktuar gruas aq vuajtje, saqë vetëm një Zot e di. Për këtë arsye, i Madhëruari tha:Ndarja(divorci)mund të bëhet dy herë. -Pra, ndarja pas së cilës burri ka të drejtën që ta rikthejë gruan e vet, është e lejuar të bëhet vetëm dy herë. Kështu, burrit i jepet mundësia për ta rikthyer gruan e tij vetëm dy herë. Kaq është mëse e mjaftueshme që ai të reflektojë kundrejt gruas së tij ashtu si duhet. Nëse veprimi përsëritet më shumë se dy herë, atëherë nuk konsiderohet i drejtë, madje mund të jetë tregues që me ndarjen dëshirohet vuajtja dhe lëndimi i gruas. Burri që e përsërit një veprim të tillë kundrejt gruas së tij tregon se ai nuk ka qëllim që të jetojë me të normalisht, madje synon dëmtimin e saj. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i urdhëron burrat që, pas bashkimit prej ndarjes së dytë:... ose jetesë bashkëshortore normale, ose divorc me mirëkuptim. -Pra, burri duhet ose ta mbajë gruan për një jetë bashkëshortore normale, sipas rregullave dhe zakoneve të njerëzve të rangut të tyre, ose ta ndajë atë me mirëkuptim. Siç shihet, Allahu e ka urdhëruar burrin që, nëse nuk do që të jetojë me gruan e tij, ta ndajë atë me mirësi. Kjo do të thotë që burri, pas ndarjes, të mos i marrë gruas asgjë prej pasurisë që i ka dhënë, sepse atëherë do të ishte padrejtësi ndaj saj. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë më tej:Juve(burrave)nuk ju lejohet t’u merrni atyre(grave)asgjë nga ajo (dhuratë martesore)që u keni dhuruar më parë, vetëm nëse që të dyja palët druheni se nuk do të mund t’u përmbaheni dispozitave të Allahut(në bashkëshortësi)-Pra, nuk lejohet që burri t’ia marrë sërish gruas ato gjëra që i ka dhënë më parë, qoftë ky mehri apo ndonjë shpenzim tjetër. Vetëm në një rast lejohet që gruaja t'ia kthejë mehrin burrit të saj, në shkëmbim të ndarjes prej tij. Kështu, nëse ata mendojnë se nuk do t'i zbatojnë dispozitat e Allahut kundrejt njëri-tjetrit, atëherë gruas i lejohet që të kërkojë divorcin prej burrit të saj dhe, si shkëmbim, ajo i kthen atij mehrin. Ky rast quhet ħul'un. Më konkretisht, nëse gruaja nuk e pëlqen burrin e saj, për shkak të ndonjë vesi të ulët, të ndonjë mangësie fizike apo fetare të tij, dhe mendon se nuk do të mund t'ia plotësojë atij detyrimet që Zoti i ka përcaktuar, i lejohet asaj që të kërkojë ndarjen prej burrit të saj. Në shkëmbim, ajo i kthen mbrapsht burrit mehrin, pa iu konsideruar si gjynah. I Lartësuari thotë:E nëse keni frikë se nuk do të mund t’u përmbaheni dispozitave të Allahut(në bashkëshortësi), atëherë për të dyja palët nuk është gjynah nëse ajo(gruaja)jep diçka si kompensim(për lirimin e saj nga kurora). -Pra, nuk konsiderohet aspak gjynah që ajo t'ia kthejë mbrapsht dhuratën martesore burrit të saj, dhe nuk është gjynah për burrin që ta pranojë atë, nëse vërtet mendojnë se nuk mund t'i plotësojnë dispozitat e Zotit ndryshe. Ky ajet tregon lejueshmërinë e ħul'un-it, domethënë, të …

Al-Baqara 2:229Listen in Qur'an →
230

فَإِن طَلَّقَهَا فَلَا تَحِلُّ لَهُۥ مِنۢ بَعْدُ حَتَّىٰ تَنكِحَ زَوْجًا غَيْرَهُۥ ۗ فَإِن طَلَّقَهَا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَآ أَن يَتَرَاجَعَآ إِن ظَنَّآ أَن يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِ ۗ وَتِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ يُبَيِّنُهَا لِقَوْمٍۢ يَعْلَمُونَ

E, nëse burri e lëshon gruan (për të tretën herë), nuk mund të martohet më me te, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Pra, në qoftë se ndahet nga burri i dytë, atëherë nuk kanë mëkatë as ajo e as burri i parë për martesë të sërishme me shoqi-shoqin, nëse mendojnë se do t’i respektojnë dispozitat e Perëndisë; këto janë dispozitat e Perëndisë, që ua shpjegon Ai njerëzve që kuptojnë.

E nëse ai(burri)e ndan atë(për herë të tretë), pas kësaj atij nuk i lejohet më ta rimarrë, derisa ajo të martohet me një burrë tjetër. -Pra, pas ndarjes së tretë, burrit nuk i lejohet më që ta kthejë gruan e tij, derisa të plotësojë disa kushte, si më poshtë: Së pari, ajo duhet të martohet me një burrë tjetër. Fjala “nikâĥ”(martesë), në Sheriat, nënkupton martesën e plotë, me të gjitha kushtet e saj, përfshirë edhe marrëdhëniet intime mes bashkëshortëve. Ky është një gjykim të cilin nuk e kundërshton askush. Pra, është kusht që gruaja të lidhet në martesë me një burrë tjetër, me një akt të rregullt procedurial, pas të cilit duhet të kryhen marrëdhënie intime mes bashkëshortëve. Së dyti, martesa e gruas me një burrë tjetër duhet të jetë me dëshirë dhe jo me qëllimin që ajo të mund të kthehet te burri i parë. Nëse martesa e dytë kryhet formalisht, sa për të bërë të mundur rikthimin te burri i parë, atëherë ajo është e pavlefshme dhe e paligjshme si martesë. Por nëse kjo martesë bëhet me dëshirë dhe mes çiftit kryhen marrëdhënie seksuale dhe pastaj divorcohen, vetëm atëherë i lejohet gruas që të rikthehet tek burri i parë, nëse e ndan burri i dytë. Duhet ditur që, nëse kjo grua është skllave dhe bën marrëdhënie me zotërinë e saj, kjo nuk e bën të lejuar rikthimin e saj te burri i parë, sepse zotëria i saj nuk konsiderohet si bashkëshorti i saj. Më pas, i Lartësuari thotë:E nëse ky i fundit(burri i dytë)e divorcon atë, atëherë nuk ka pengesë për ata dy(gruaja me burrin e parë)të ribashkohen... -Pas prishjes së martesës së dytë, me kushtet e sipërpërmendura, nuk është e ndaluar që gruaja të rimartohet me burrin e parë, duke bërë një akt martesor të ri, sipas kushteve të vendosura mes tyre. Në këtë martesë, është kusht pranimi i të dyja palëve dhe ata duhet të mendohen mirë që të plotësojnë detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj njëri-tjetrit, siç thotë Allahu i Lartësuar:...nëse, vërtet mendojnë se do t’i zbatojnë dispozitat e Allahut. -Pra, nëse mendojnë se do t'i plotësojnë detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj njëri-tjetrit, mund të kthehen përsëri në një martesë të rregullt. Në këtë martesë, ata duhet të pendohen dhe të largohen nga çdo lloj fjale a veprimi që çoi në ndarjen e tyre të parë. Nga vështrimi i ajetit anasjelltas kuptojmë se, nëse ata nuk mendojnë se do të rregullohet gjë në marrëdhëniet e tyre dhe se, përsëri do të shkelin detyrimet dhe përgjegjësitë mes njëri-tjetrit, atëherë ata marrin gjynah nëse i kthehen përsëri martesës, sepse nuk lejohet t’i hysh asnjë veprimi, me të cilin nuk ruhen kufijtë e Allahut dhe nuk zbatohen dispozitat e Tij. Ky ajet tregon se njeriu duhet të jetë i kujdesshëm në marrjen e përgjegjësive, të vogla apo të mëdha qofshin ato. Nëse ai sheh se mund t'i përballojë ato me sukses, atëherë le t'i hyjë punës. Por nëse sheh se nuk ka mundësi dhe forca t'i përballojë, atëherë duhet të frenohet dhe të mos i ndërmarrë ato veprime. Pas sqarimit të këtyre dispozitave, Allahu i Lartësuar thotë:Këto janë dispozitat e Allahut, të cilat Ai ua sqaron njerëzve të ditur. -Këto janë dispozita të cilat Allahu i ka sqaruar, por jo të gjithë njerëzit përfitojnë prej tyre. Vetëm të diturit janë ata që përfitojnë prej këtyre dispozitave, …

Al-Baqara 2:230Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.