Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 201–210 of 286

201

وَمِنْهُم مَّن يَقُولُ رَبَّنَآ ءَاتِنَا فِى ٱلدُّنْيَا حَسَنَةًۭ وَفِى ٱلْءَاخِرَةِ حَسَنَةًۭ وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ

E, disa nga njerëzit thonë: “Zoti ynë, epna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”

Por ka edhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër dhe na ruaj prej dënimit në Zjarr! -Këta e lusin Allahun e Lartësuar që t'ua rregullojë çështjet e të dyja jetëve. Ata kërkojnë ndihmën e Tij në rregullimin e të dyja jetëve, duke i shfaqur Atij nevojën e tyre për ndihmën dhe suksesin e Tij.

Al-Baqara 2:201Listen in Qur'an →
202

أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ نَصِيبٌۭ مِّمَّا كَسَبُوا۟ ۚ وَٱللَّهُ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ

Për veprat që këta kanë punuar ka shpërblim. – Se, Perëndia, i bënë llogaritë shpejt.

Këta do ta kenë pjesën e tyre për atë që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari. -Si njëri grup, edhe tjetri do ta marrin shpërblimin për veprat që bëjnë në dynja. Allahu i Lartësuar do t'i shpërblejë ata në varësi të këtyre veprave dhe të qëllimeve të tyre. Ky shpërblim do të bazohet në dy parime të gjykimit të Tij: në drejtësinë e Tij absolute dhe në bamirësinë e Tij të gjerë, dhe për këto, Ai e meriton të lavdërohet, të admirohet dhe të falënderohet thellësisht. Nga këto ajete mësojmë se Allahu i Lartësuar i përgjigjet lutjes së çdo lutësi që i drejtohet Atij. Po ashtu, duhet kuptuar mirë se përgjigjja ndaj lutësve nuk tregon gjithmonë se Allahu i do ata. Por, kur bëhet fjalë për lutje që synojnë të përsosin fenë dhe të ardhmen e njeriut në jetën tjetër, atëherë plotësimi i tyre është argument i sigurt se Allahu i Lartësuar e do atë person dhe është pranë Tij me dijen, mëshirën, ndihmën, mbrojtjen dhe suksesin e dhënë prej Tij. Besimtarët, kur i luten Allahut të Lartësuar, nuk thonë vetëm: “Na jep në dynja”, sikurse thonë qafirët, por ata thonë: “Na jep të mira në dynja”, pra, e përcaktojnë kërkesën e tyre me fjalën “të mira”. Tek “të mirat e dynjasë” bëjnë pjesë një mori gjërash, nga të cilat mund të përmendim furnizimin e këndshëm, të bollshëm, hallall dhe të lehtë për t'u arritur, një bashkëshorte të mirë, të dashur dhe të sjellshme, fëmijët e edukuar, të dashur, që të kënaqin syrin dhe shpirtin, gëzimi dhe lumturia, dituria e dobishme, veprat e mira e shumë të tjera si këto, që janë të lejuara dhe të dashura për robin. Ndërsa tek “të mirat e ahiretit” bëjnë pjesë shumë gjëra të tjera, si: shpëtimi prej ndëshkimit që nga momenti i vdekjes e deri në Ditën e Llogarisë para Zotit, ruajtja nga ndëshkimi në zjarrin e Xhehenemit, arritja e kënaqësisë së Zotit, arritja e shpërblimit që Zoti ka premtuar për vepërmirët, afërsia te Krijuesi i Dashur dhe Mëshirues etj. Rrjedhimisht, lutja për këto dy lloje të mirash konsiderohet si lutja më gjithëpërfshirëse që mund të bëjë njeriu, prandaj ajo e meriton që të përsëritet shpesh dhe të zërë vend në zemrën dhe gjuhën e besimtarëve. Vetë Profeti (a.s.) e përsëriste shpesh këtë lutje dhe i nxiste të tjerët që ta bënin një gjë të tillë: “Rabbenâ, âtinâ fiddunjâ ĥaseneten, ue fil âħirati ĥaseneten, ue ķinâ adhâben-Nâr” (Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë dhe të mira në jetën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit në Zjarr!)”

Al-Baqara 2:202Listen in Qur'an →
203

۞ وَٱذْكُرُوا۟ ٱللَّهَ فِىٓ أَيَّامٍۢ مَّعْدُودَٰتٍۢ ۚ فَمَن تَعَجَّلَ فِى يَوْمَيْنِ فَلَآ إِثْمَ عَلَيْهِ وَمَن تَأَخَّرَ فَلَآ إِثْمَ عَلَيْهِ ۚ لِمَنِ ٱتَّقَىٰ ۗ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّكُمْ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ

Dhe përmendni Perëndinë në ditët e caktuara. Por, edhe për ata që nguten dhe rrinë vetëm dytë ditë nuk kë mëkate, e nuk do të ketë mëkate edhe ai që rrinë më shumë, e ruhet (nga mëkatet tjera). Dhe, kinie frikë Perëndinë e dinie mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni.

Përmendeni Allahun në ditë të caktuara. -Allahu i Lartësuar na urdhëron që ta kujtojmë Atë në ditë të caktuara, të cilat janë tri ditët pas festës së Kurban Bajramit dhe të cilat quhen Ditët e Teshrikut. Këto ditë janë veçuar për shumë arsye, si:Për vlerën e madhe të tyre tek Allahu i Lartësuar. Në këto ditë kryen ritet e fundit të haxhit, prandaj duhet kujtuar shumë Allahu i Lartësuar. Gjatë këtyre ditëve, njerëzit janë të ftuarit e Zotit në ditët e festës. Madje, për këtë arsye dhe për shkak se ato janë ditë gëzimi, ngrënieje, pirjeje etj., është i ndaluar agjërimi i tyre. Profeti (a.s) ka thënë: “Ditët e Teshrikut janë ditë kënaqësie, me ngrënie, pirje dhe me përmendje të Allahut”. Gjatë këtyre ditëve përmendet shumë Allahu i Lartësuar, por sidomos në disa situata të veçanta, si: gjatë hedhjes së gurëve në Akabe, gjatë therjes së kurbaneve apo pas përfundimit të namazeve farze, kur besimtarët thonë: “Allâhu ekber, Allâhu ekber, Allâhu ekber, lâ ilâhe il-lall-llâh, Allâhu ekber, Allâhu ekber, ue lil-lâhil ĥamd”. Disa dijetarë thonë se gjatë këtyre ditëve janë të pëlqyeshme edhe tekbiret, pra, të thuash: “Allahu ekber” sa më shumë.Kush ngutet e largohet për dy ditë, nuk bën gjynah. -Pra, ai që përfundon gjuajtjen e gurëve për dy ditë dhe del prej Minasë para perëndimit të diellit të ditës së dytë të gjuajtjeve, nuk bën gjynah që largohet dhe nuk rri për ditën e tretë të gjuajtjes së gurëve.Por edhe ai që e shtyn nuk bën gjynah. -Pra, edhe ai që qëndron në Mina për ditën e tretë të gjuajtjeve të gurëve nuk bën gjynah. Është një lehtësim nga Allahu i Lartësuar për adhuruesit e Tij, që ua ka bërë të lejuara të dyja mundësitë. Megjithatë, të qëndrosh tri ditë është më mirë sesa dy ditë, sepse një ditë më shumë do të thotë adhurime më shumë. Në fakt, ajeti: “Kush ngutet e largohet për dy ditë, nuk bën gjynah...” edhe mund të keqkuptohet, duke menduar se kush i plotëson apo nuk i plotëson tri ditët e qëndrimit nuk merr gjynah për asnjë vepër tjetër që ka bërë, pra, është i pastër nga të gjitha gjynahet. Por e vërteta nuk qëndron kështu, sepse askush nuk është i pastër nga gjynahet pas mbarimit të haxhit, përveç një kategorie të caktuar njerëzish, për të cilët Allahu i Lartësuar thotë:... nëse përpiqet të jetë i devotshëm. -Pra, vetëm ata që e kanë frikë ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut dhe tregohen të kujdesshëm në përmbushjen e çdo dispozite, do të jenë të pastruar dhe të shpëtuar prej gjynaheve. Ndërsa ata që u ruhen vetëm disa gjërave dhe neglizhojnë të tjerat, do të shpërblehen për aq sa kanë bërë. Prandaj i Madhëruari thotë në vijim, duke e kujtuar disa herë këtë urdhër:Atëherë, kijeni frikë Allahun dhe dijeni se do të tuboheni para Tij! -Kuptimi: Ruajuni ndëshkimit dhe zemërimit të Allahut, duke plotësuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Nëse e bëni këtë, të jeni të sigurt dhe të qetë se, kur të ktheheni tek Ai, do ta merrni të plotë shpërblimin e veprave të mira. Ai që druhet dhe i respekton dispozitat e Zotit, ka për ta gjetur shpërblimin e devotshmërisë së tij. Ndërsa ai që nuk ruhet dhe i shpërfill dispozitat e Zotit të tij, do të marrë ndëshkimin e merituar. Nëse njeriu e di se do të vijë një ditë, kur shpërblimi …

Al-Baqara 2:203Listen in Qur'an →
204

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُعْجِبُكَ قَوْلُهُۥ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَيُشْهِدُ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا فِى قَلْبِهِۦ وَهُوَ أَلَدُّ ٱلْخِصَامِ

Ka njerëz fjalët e të cilëve për jetën në këtë botë të entuziazmojnë, dhe betohen në Perëndinë për atë (të mirë) që ka në zemër, e që në të vërtetë është kundërshtari më i ashpër.

Pas ajeteve që nxisin besimtarët ta kujtojnë shumë Allahun e Lartësuar, sidomos në vendet dhe kohët e veçanta të adhurimeve, vijohet me përshkrimin e atyre njerëzve, të cilët flasin shumë, por që veprat e tyre i tradhtojnë. Subhanallah! Fjalët, ose do ta ngrenë lart njeriun që i flet, ose do ta zhysin poshtë. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:Ka ndonjë njeri, fjalët e të cilit mund të të mahnisin ty në këtë botë... -Pra, ka njerëz, fjalët e të cilëve prekin zemrat e dëgjuesve. Teksa i dëgjon, mendon se fjalët e tyre janë plot dobi dhe mirësi. Madje ata, për të vërtetuar fjalët e tyre, betohen në Zotin se, ato që shprehin me fjalë i kanë edhe në zemër, domethënë se janë të sinqertë....dhe që betohet në Allahun për çfarë ka në zemrën e tij... -Pra, për të treguar pastërtinë dhe sinqeritetin e tyre, ata betohen në Allahun, duke pretenduar se ato që thonë me gojë i kanë edhe në zemër. Por, në fakt, ata janë gënjeshtarë, sepse fjalët e tyre nuk përputhen aspak me veprat dhe ndjenjat e tyre. Nëse do të ishin të sinqertë, atëherë fjalët që thonë do t’i vërtetonin me veprat që bëjnë, sikurse ndodh me besimtarët e sinqertë. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:...por që, në realitet, është kundërshtari më i rreptë. -Pra, nëse dikush polemizon me ta ose i kundërshton për një çështje të caktuar, ata shpalosin menjëherë një armiqësi të paparë, tregohen të papërmbajtur, fyes dhe kokëfortë në qëndrimet e tyre, duke shfaqur kështu shumë cilësi të ulëta, që nuk u përkasin besimtarëve të sinqertë. Besimtarët e sinqertë janë njerëz të thjeshtë e të sjellshëm. Ata i nënshtrohen së vërtetës, janë tolerantë dhe falës.

Al-Baqara 2:204Listen in Qur'an →
205

وَإِذَا تَوَلَّىٰ سَعَىٰ فِى ٱلْأَرْضِ لِيُفْسِدَ فِيهَا وَيُهْلِكَ ٱلْحَرْثَ وَٱلنَّسْلَ ۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلْفَسَادَ

E kur të kthehet (prej teje) përpiqet të bëjë ngatërresa në tokë, duke shkatërruar fushat dhe bagëtinë. Por perëndia nuk i don ngatërresat.

Ky, me të kthyer shpinën, nxiton nëpër tokë që të përhapë të këqijat dhe të shkatërrojë të mbjellat dhe kafshët. -Njerëz të tillë, që flasin fjalë mahnitëse dhe betohen për sinqeritet, sapo largohen prej teje, rendin gjithandej nëpër tokë, duke kryer të liga, të cilat janë dhe shkaku kryesor i shkatërrimit të saj: i të mbjellave, bagëtive, i gjallesave në përgjithësi etj. Ato sjellin, gjithashtu, pakësimin e bereqetit në tokë.Por Allahu nuk e do shkatërrimin. -Pra, nëse Allahu nuk e do shkatërrimin, atëherë Ai i urren personat të cilët e shkaktojnë atë, edhe sikur ata të thonë fjalë të bukura e tërheqëse. Nga ky ajet kuptojmë se fjalët që thonë njerëzit nuk janë tregues të sinqeritetit apo të mashtrimit të tyre. Ato nuk mund ta vërtetojnë tërësisht se dikush është i mirë apo i keq, pasi ky gjykim mund të jepet veçse duke krahasuar fjalët me veprat e tyre. Madje, për të gjykuar drejt veprat e një personi, duhet t’ia shohësh ato në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, pasi për këtë nuk mjafton vetëm një rast. Pra, në përfundim, nuk mjafton thjesht deklarata e tij për vetveten dhe as një gjykim i bazuar mbi një vëzhgim të përciptë të veprave të tij. Pastaj i Lartësuari tregon një cilësi tjetër të këtij soji njerëzish, që përhapin shkatërrimin në tokë:

Al-Baqara 2:205Listen in Qur'an →
206

وَإِذَا قِيلَ لَهُ ٱتَّقِ ٱللَّهَ أَخَذَتْهُ ٱلْعِزَّةُ بِٱلْإِثْمِ ۚ فَحَسْبُهُۥ جَهَنَّمُ ۚ وَلَبِئْسَ ٱلْمِهَادُ

E kur atij i thuhet: “Druaju Perëndisë!” ai atëherë mburret për mëkatë. Atij i mjafton skëterra. E, sa vendbanim i keq është ai vend!

E, kur i thuhet atij: “Kije frikë Allahun!”, atë e pushton arroganca dhe e zhyt edhe më thellë në gjynahe. -Kur ata këshillohen që të kenë frikë Allahun, i kap euforia dhe u rritet mendja, saqë nuk duan ta pranojnë më të vërtetën, madje tregohen të ashpër me këshilluesit e tyre. Kështu, ata bëjnë dy të këqija: vepra të ndyra dhe fyerje ndaj kritikuesve. Të tillët meritojnë një kërcënim të madh, siç thotë Allahu:I mjafton atij Xhehenemi si ndëshkim dhe ai është vendbanimi më i tmerrshëm. -Për këta njerëz është i mjaftueshëm ndëshkimi në Xhehenem, i cili do të jetë vendbanimi i zullumqarëve dhe mendjemëdhenjve. Atje ndëshkimi do të jetë i vazhdueshëm dhe vuajtjet të përjetshme, pa asnjë shpresë për shpëtim. Atyre nuk do t’u lehtësohen kurrë dhimbjet dhe kurrë nuk do të shpresojnë ndonjë gjë të mirë. Kjo është drejtësia për krimet dhe padrejtësitë e tyre. Allahu na ruajt nga një përfundim i tillë!

Al-Baqara 2:206Listen in Qur'an →
207

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَشْرِى نَفْسَهُ ٱبْتِغَآءَ مَرْضَاتِ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ رَءُوفٌۢ بِٱلْعِبَادِ

Ka njerëz që e sakrifikojnë veten për të fituar kënaqësinë e Perëndisë, - e Perëndia është shumë mëshirues i adhuruesve të vet.

Ka njerëz që e japin(flijojnë)Ka njerëz që e japin (flijojnë) jetën për hir të Allahut. Allahu është shumë i mëshirshëm me adhuruesit.” -Këta janë të suksesshmit, të cilët i ka udhëzuar Allahu i Lartësuar që të flijojnë veten për hir të kënaqësisë së Tij. Ata e japin shpirtin me dëshirë, sepse duan të fitojnë kënaqësinë dhe shpërblimin e madh të Zotit të tyre. Ata e japin jetën për hir të Tij, i Cili është shpërblyesi më i mirë dhe ofruesi i çmimit më të lartë për shpirtin e tyre. Ata e falin shpirtin për hir të të Mëshirshmit dhe të dashurit të tyre, për Allahun e Lartësuar, sepse është pikërisht mëshira dhe dashuria e madhe e Tij, që u ka dhënë atë sukses. Çmimi që jep Allahu i Lartësuar për shpirtrat e tyre është shumë i shtrenjtë dhe i mrekullueshëm: “Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t'u dhënë në këmbim Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është një premtim i vërtetë i përmendur në Teurat, Ungjill e Kur'an. E kush është mbajtës më i sigurt i premtimit sesa Allahu? Atëherë, gëzojuni tregtisë që e keni bërë me Të! Ky është suksesi më i madh.” [Teube, 111]. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar tregon dy fakte: që besimtarët e sinqertë e shesin shpirtin e tyre për të arritur kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, dhe që Ai është i Butë (Raûf) me besimtarët. Ky fakt i dytë i siguron besimtarët se Allahu do ta plotësojë qëllimin që ata kanë, për të cilin ata shesin dhe shpirtin e tyre dhe që është: arritja e kënaqësisë së Tij.

Al-Baqara 2:207Listen in Qur'an →
208

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱدْخُلُوا۟ فِى ٱلسِّلْمِ كَآفَّةًۭ وَلَا تَتَّبِعُوا۟ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيْطَٰنِ ۚ إِنَّهُۥ لَكُمْ عَدُوٌّۭ مُّبِينٌۭ

O besimtarë! Qasjuni të gjithë shpëtimit (Bindjes Hyjnore) dhe mos hkoni gjurmëv etë djallit, se ai është armik i juaj i përbetuar.

O ju që keni besuar, hyni në Islam plotësisht(me gjithë zemër)! -Ky është një urdhër i Allahut të Lartësuar, drejtuar të gjithë besimtarëve, që ata të hyjnë tërësisht në Islam. Pra, ata urdhërohen që t'i zbatojnë të gjitha dispozitat e Islamit, duke mos lënë asnjërën prej tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të mos bëhen si ata që adhurojnë vetëm pasionet dhe dëshirat e tyre të shfrenuara dhe të padrejta, të cilët, nëse Sheriati u përshtatet me dëshirat e tyre, e ndjekin dhe e zbatojnë pikë për pikë, por nëse Sheriati bie ndesh dhe dëshirat e tyre, atëherë ata e braktisin atë. Me fjalë të tjera, në këtë ajet Allahu i Lartësuar na urdhëron që dëshirat dhe synimet tona t’ia nënshtrojmë Sheriatit dhe fesë së zbritur nga Ai. Njeriu është i urdhëruar që të kryejë vepra të mira aq sa të ketë mundësi. E nëse shikon se disa prej tyre i ka të pamundura t’i realizojë, atëherë le të vendosë me zemër se do t'i bëjë dhe të japë maksimumin, sepse kështu, edhe nëse nuk e arrin qëllimin, do të marrë shpërblimin njëlloj si për kryerjen e tyre. Të hysh tërësisht në Islam, në të gjitha aspektet e tij, nuk është e mundur pa kundërshtuar rrugët e shejtanit. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë menjëherë pas urdhrit të parë:...e mos ndiqni hapat e shejtanit, sepse ai është armiku juaj i betuar! -Hapat e shejtanit janë veprat që kundërshtojnë porositë e Zotit. Nga ana tjetër, dihet se armiku yt i deklaruar kërkon veçse të keqen tënde, prandaj të shtyn në çdo gjë që është në dëmin tënd. Por, me gjithë këto paralajmërime dhe udhëzime, njerëzit përsëri mund të neglizhojnë, prandaj Allahu i Lartësuar sjell një tjetër kërcënim, në mënyrë që ata të jenë gjithmonë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm:

Al-Baqara 2:208Listen in Qur'an →
209

فَإِن زَلَلْتُم مِّنۢ بَعْدِ مَا جَآءَتْكُمُ ٱلْبَيِّنَٰتُ فَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

E nëse bëni gabim (i shmangeni të drejtës) pasi jeni njoftuar me argumente të qarta, atëherë dinie se Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

E nëse devijoni, pasi ju kanë ardhur argumentet e qarta, dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë. -Kuptimi: Nëse ju devijoni, edhe pasi ju është dhënë dije e sigurt dhe e qartë për përfundimin e të pabindurve, atëherë kujtoni faktin se Allahu është i Plotfuqishëm (Azîz) dhe i Urtë (Hakîm). Ky është vërtet një kërcënim shumë i frikshëm dhe i ashpër, që të shtyn të jesh i kujdesshëm ndaj çdo veprimi që mund të çojë në humbje, sepse Allahu i Lartësuar është Azîz dhe, si i tillë, Ai e ndëshkon atë që nuk i bindet dhe devijon, dhe sepse Allahu është Hakîm, prandaj i jep çdokujt atë që i takon.

Al-Baqara 2:209Listen in Qur'an →
210

هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّآ أَن يَأْتِيَهُمُ ٱللَّهُ فِى ظُلَلٍۢ مِّنَ ٱلْغَمَامِ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ وَقُضِىَ ٱلْأَمْرُ ۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرْجَعُ ٱلْأُمُورُ

Nuk presin ata tjetër, veçse t’u vie ndëshkimi i Perëndisë prej réve të bardha (si rrufeja që godet në mot të kthjellët), edhe ëngjujt, dhe të merr fund puna (të zhdukën)?! – E, te Perëndia do të kthehen të gjitha punët.

E ç’presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve, bashkë me melekët, dhe çështja të ketë marrë fund?! Vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet. -Në këtë ajet vjen një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm, prej të cilit të rrëqethet lëkura dhe dridhet zemra. Thotë i Lartësuari (sipas kuptimit të ajetit): Çfarë presin këta përhapës të shkatërrimit në tokë, që të ndalin poshtërsitë e tyre?! Mos, vallë, po presin Ditën kur do të llogariten drejt veprat e tyre? Këtë presin pasuesit e hapave të shejtanit dhe mospërfillësit e urdhrave të Zotit? Ajo ditë do të jetë e tmerrshme. Zemrat e mizorëve do të jenë në ankth të pandërprerë dhe çdo përhapës i shkatërrimit do të marrë dënimin e merituar. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do të palosë qiejt dhe tokën, do të shkatërrojë yjet dhe planetet, do të mbështjellë diellin dhe hënën. Të gjithë melekët do të zbresin për të rrethuar krijesat në Sheshin e Llogarisë, të përcaktuar nga Zoti i botërave. Atë ditë do të vijë vetë Allahu i Lartësuar, Krijuesi i krijesave, ashtu si i takon madhështisë së Tij, për të gjykuar me drejtësi. Në këtë ditë të frikshme, Allahu i Lartësuar do të gjykojë krijesat me drejtësi. Atë ditë do të vendosen peshoret dhe do të maten veprat. Atë ditë do të ketë fytyra të bardha e të ndriçuara, të cilat do të jenë fytyrat e të mirëve fatlumë. Por atë ditë do të ketë edhe fytyra të nxira, të cilat do të jenë fytyrat e të këqijve të dëshpëruar. Kështu do të dallohen atë ditë të mirët nga të këqijtë, sepse çdokush do të shpërblehet sipas punës që ka bërë. Zullumqarët, atë ditë, do të kafshojnë duart e tyre nga ankthi dhe tmerri i asaj të vërtete, që tashmë do ta përjetojnë ashtu siç ajo është. Ky ajet dhe shumë të tjerë si ai, vërtetojnë saktësinë e qëndrimit të ehli sunet-it rreth atributeve të Krijuesit, të cilët pranojnë dhe pohojnë për Allahun të gjitha ato atribute të cilat Ai i ka pohuar për Veten e Tij dhe të cilat i ka pohuar për Të Profeti i Tij (a.s.). Kështu, ata besojnë se Allahu i Lartësuar ngjitet lart (isteua), se Ai zbret (nezele) dhe se Ai vjen (mexhîu). Të gjitha këto, Allahu i Lartësuar i ka pohuar për Veten e Tij. Ata i pranojnë këto atribute të Krijuesit dhe i pohojnë ato për Të ashtu sikurse i shkon madhështisë së Tij, duke mos i përngjasuar ato me asgjë, por edhe duke mos e tjetërsuar kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë. Ndryshe veprojnë mohuesit e atributeve të Zotit, të cilët janë të shumëllojshëm, si për shembull, xhehmi-të, mutezil-ët, eshari-jtë etj. Disa prej tyre i mohojnë krejtësisht atributet e Krijuesit, ndërsa disa të tjerë u bëjnë interpretime të pabaza ajeteve kur’ânore që flasin për këto atribute. Madje, me këto lloj interpretimesh që u japin teksteve hyjnore, ata, në njëfarë mënyre, akuzojnë Allahun dhe Profetin e Tij, se nuk e kanë qartësuar të vërtetën plotësisht dhe mjaftueshëm, prandaj duhen “mendjet e ndritura” të tyre që të kuptohet fjala e Allahut dhe fjala e Profetit të Tij! Ndërsa ne të tjerët duhet të presim, derisa këta “të mençur” të na tregojnë kuptimin “e vërtetë” të tyre! Në fakt, këta lloj interpretuesish nuk kanë asnjë provë apo bazë që të mbrojnë tezat e tyre, qoftë në transmetimet e sakta që kanë ardhur prej Allahut dhe …

Al-Baqara 2:210Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.