Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 161–170 of 286

161

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَمَاتُوا۟ وَهُمْ كُفَّارٌ أُو۟لَٰٓئِكَ عَلَيْهِمْ لَعْنَةُ ٱللَّهِ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةِ وَٱلنَّاسِ أَجْمَعِينَ

Ata që nuk besojnë dhe vdesin duke qenë jobesimtarë, mbi ta është mallkimi i Perëndisë, i ëngjujve dhe i të gjithë njerëzve.

Mbi ata që mohojnë dhe vdesin si jobesimtarë rëndon mallkimi i Allahut, i melekëve dhe i të gjithë njerëzimit. -Ashtu sikurse mohimi i Zotit dhe fshehja e së vërtetës mbeten cilësi të pandryshuara të tyre, edhe mallkimi do të jetë i pandërprerë mbi ta, sepse gjykimi është në varësi të veprës së kryer. Ata do të jenë përjetësisht në ndëshkim, për shkak të kufrit të tyre dhe të mallkimit që ai sjell me vete, siç thotë i Lartësuari:

Al-Baqara 2:161Listen in Qur'an →
162

خَٰلِدِينَ فِيهَا ۖ لَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ ٱلْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنظَرُونَ

Ata do të jenë gjithmonë të mallkuar (të dënuar), e nuk ju lehtësohet vuajtja dhe as nuk u jepet afat.

Ata do të jenë përgjithmonë atje(në Xhehenem). Atyre nuk do t’u lehtësohet vuajtja dhe as nuk do t’u jepet afat. -Dënimi i tyre nuk do të pakësohet apo të zbutet. Ai do të jetë përherë i ashpër. Atyre nuk do t’u jepet më afat tjetër, që të kthehen nga rruga e gabuar. Mundësia që iu jepet në dynja është e mjaftueshme dhe, me vdekjen e tyre, nuk ka më asnjë shans për të shpëtuar.

Al-Baqara 2:162Listen in Qur'an →
163

وَإِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌۭ وَٰحِدٌۭ ۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلرَّحْمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ

E zoti juaj – është një! S’ka zot tjetër përveç Tij, Ai është Mëshirues dhe Përdëllimtar!

Zoti juaj(që meriton adhurimin) është Një dhe i vetëm. -Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për diçka, dhe Ai është më i drejti dhe më i vërteti në thëniet e Tij. Ai thotë se Zoti ynë është Një i vetëm, Unik, i Pashembullt për sa i përket Qenies së Tij, emrave e cilësive të Tij dhe veprave të Tij. Nuk ka të krahasueshëm me Të, nuk ka të barabartë me madhështinë e Tij, nuk ka të ngjashëm me Atë, në të gjitha aspektet. Nuk ka Zot e as kujdestar tjetër për krijesat, përveç Atij.Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë), përveç Tij. -Duke qenë i tillë, atëherë Ai është i vetmi që meriton të adhurohet, të duhet e të admirohet. Askush tjetër nuk meriton adhurim, përveç Allahut të Lartësuar.Ai është i Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti. -Ai është i cilësuar me mëshirën më të madhe, së cilës nuk mund t'i përafrohet asnjë mëshirë tjetër. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë. Me mëshirën e Tij u sollën në ekzistencë të gjitha krijesat. Ato u përsosën vetëm me mëshirën e Krijuesit të tyre. Me mëshirën e Tij, krijesat ruhen nga çdo e keqe që u kanoset. Me mëshirën e Tij, Ai iu paraqit krijesave me emrat, cilësitë dhe dhuratat e Tij. Po me mëshirën e Tij, Ai u mësoi atyre gjithçka që u rregullon atyre dynjanë dhe besimin. Këtë e bëri duke u dërguar profetë dhe libra të ndritur. Nëse njeriu e kupton dhe bindet se çdo mirësi vjen vetëm nga Zoti, dhe se krijesat nuk mund të sjellin as dëm, as dobi, me siguri që do ta adhurojë si Zot të vetëm Allahun e Lartësuar. Ai do të bindet plotësisht se Allahu i Lartësuar është i vetmi që i meriton të gjitha llojet e adhurimit. Zemra e tij do të drejtohet vetëm tek Allahu i Lartësuar, duke shprehur për Të dashurinë, frikën, respektin, shpresën, madhërimin, mbështetjen e plotë etj. Pa dyshim, adhurimi për dikë tjetër veç Allahut është vepra më e shëmtuar. Si mund të adhurosh një krijesë prej dheu dhe të lësh adhurimin për Krijuesin e gjithësisë. Si mund të adhurosh një rob të nënshtruar, nevojtar në të gjitha drejtimet, dhe të lësh adhurimin e Krijuesit, Sunduesit e të Plotfuqishmit për gjithçka. Si mund të lësh adhurimin e Atij që mbretëron mbi gjithçka dhe të Cilit i është nënshtruar çdo gjë?! Ky ajet dëshmon se Allahu i Lartësuar është Unik në madhështinë, pushtetin dhe meritën e adhurimit. Askush tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Tij. Në ajet, Allahu i Lartësuar është përshkruar me cilësinë e mëshirës absolute, shenja të së cilës janë ekzistenca e çdo të mire dhe largimi i çdo të keqeje, e, rrjedhimisht, adhurimin e meriton veçse Ai që ka këto cilësi. Më pas, Allahu i Lartësuar përmend argumente më të shtjelluara rreth njëshmërisë së Tij. Ai tregon se krijesat e mrekullueshme dëshmojnë se Ai që i ka krijuar është i Vetëm, Unik, Absolut, i Plotfuqishëm, i Urtë, i Ditur, i Mëshirshëm, domethënë, me cilësitë më të larta, prandaj Ai është i vetmi që meriton të adhurohet në qiej dhe në tokë. Porse këto shenja e argumente u vlejnë veç njerëzve që mendojnë e përsiaten rreth tyre, duke kuptuar, si rezultat, njëshmërinë e Krijuesit.

Al-Baqara 2:163Listen in Qur'an →
164

إِنَّ فِى خَلْقِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱخْتِلَٰفِ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ وَٱلْفُلْكِ ٱلَّتِى تَجْرِى فِى ٱلْبَحْرِ بِمَا يَنفَعُ ٱلنَّاسَ وَمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مِن مَّآءٍۢ فَأَحْيَا بِهِ ٱلْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَبَثَّ فِيهَا مِن كُلِّ دَآبَّةٍۢ وَتَصْرِيفِ ٱلرِّيَٰحِ وَٱلسَّحَابِ ٱلْمُسَخَّرِ بَيْنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ لَءَايَٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يَعْقِلُونَ

Me të vërtetë në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në ndryshim të natës dhe të ditës; në anijet që lundrojën nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve; në ujërat që zbret Perëndia prej qiellit, e me të cilët i ngjallë tokat e vdekura (tokat e thata) – nëpër të cilën ka shpërndarë gjithfarë lloj shtazësh; në ndryshimin e erërave e reve të nënshtruara lëvizjeve në mes qiellit e Tokës – (në të gjitha këto), ka dokumente për të gjithë ata që mendojnë.

Në krijimin e qiejve dhe të tokës,… -Qiejt janë krijuar të lartë, të gjerë, të fiksuar mirë e të rregullt. Në ta janë vendosur diej, hëna e yje. Ata janë rregulluar në mënyrë të tillë që të jenë të dobishëm për Tokën dhe banorët e saj. Ndërsa Toka është krijuar e përshtatshme për banorët e saj, me kushtet e nevojshme që ata të jetojnë në të dhe të përfitojnë prej saj. Në Tokë ka aq shumë shenja që tregojnë madhështinë e Krijuesit të saj, sa është e pamundur që të mos nxirren mësime. Krijuesi i saj duhet patjetër të ketë fuqi absolute, duhet të jetë i Ditur, i Urtë dhe shumë i Lartë, sepse Toka është e përsosur në të gjitha aspektet. Ai duhet të jetë shumë i mëshirshëm, sepse në Tokë dhe rreth saj gjendet gjithçka e dobishme dhe e domosdoshme për jetën në të. Gjithë këto argumente tregojnë qartë se Allahu është i Vetëm, prandaj duhet që adhurimet t'i përkushtohen vetëm Atij, i Cili përkujdeset dhe i mëshiron krijesat e Tij, duke u dhënë çdo gjë që kanë nevojë.…në ndërrimin e natës dhe të ditës,… -Edhe në ndryshimet e natës dhe të ditës ka argumente. Ato pasojnë njëra-tjetrën, duke qenë herë dita më e gjatë, e herë nata; ndonjëherë janë edhe të barabarta. Ato ndryshojnë edhe në temperaturat e tyre. Kështu janë sistemuar edhe stinët, në të cilat ka mirësi të pazëvendësueshme për jetën e gjallesave. Krijesat kanë nevojë edhe për natën, edhe për ditën; nuk mund të ketë jetë normale pa ato të dyja. Të gjitha këto ndryshime bëhen sipas një rregulli të mrekullueshëm, që habit edhe njerëzit më të ditur. Të gjitha këto, a nuk tregojnë për dijen, urtësinë, pushtetin, forcën dhe mëshirën absolute të Atij që i ka krijuar dhe rregulluar në këtë mënyrë, të Atij që madje përkujdeset për to, duke u mundësuar çdo nevojë në këtë vendbanim të tyre të përkohshëm? Rrjedhimisht, ky pushtet, përkujdesje e mëshirë e Tij, e bëjnë të detyrueshme që adhurimi t’i kushtohet vetëm Allahut. Pas shenjave të tilla, zemra mbushet vetëm me dashurinë dhe adhurimin për Krijuesin e tyre. Ajo mbushet plot shpresë e frikë për të Madhëruarin. Krijesat që meditojnë në të tilla mrekulli, me siguri që nxitojnë të bëjnë çdo gjë që kënaq Krijuesin e tyre të Dashur dhe të Mëshirshëm.…në anijet që lundrojnë në det për dobi të njerëzve, -Përveç shenjave në qiej dhe në Tokë, Allahu i Lartësuar na udhëzon që të mendojmë për anijet që lundrojnë në det dhe, në fakt, për çdo gjë tjetër që Allahu i Lartësuar na ka mundësuar të ndërtojmë, që e përdorim dhe përfitojmë. Le të meditojmë se si Allahu i Lartësuar e bëri ajrin, tokën e ujin, të atillë që të jenë të vlefshëm për shfrytëzimin e mjeteve, nga të cilët përfitojmë. Njerëzit mund të transportojnë çdo gjë me ndihmën e disa mjeteve, të cilat mund të funksionojnë veçse prej ligjeve që ka vendosur Krijuesi. Ato janë vërtet një ndihmë shumë e madhe, pa të cilat jeta do të vështirësohej. Kush i udhëzoi dhe mësoi ata për të prodhuar të tilla mjete? Kush u mundësoi çdo gjë të nevojshme që ato të prodhohen dhe të funksionojnë? A mos vallë, ata e bënë detin, ajrin e tokën të përshtatshëm për mjetet e prodhuara prej tyre? Po zjarrin, mineralet a lëndët e ndryshme, të cilat ata i përdorin në prodhimin e mjeteve të tyre, kush i krijoi dhe ua mundësoi që …

Al-Baqara 2:164Listen in Qur'an →
165

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَندَادًۭا يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ ٱللَّهِ ۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَشَدُّ حُبًّۭا لِّلَّهِ ۗ وَلَوْ يَرَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓا۟ إِذْ يَرَوْنَ ٱلْعَذَابَ أَنَّ ٱلْقُوَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًۭا وَأَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعَذَابِ

Ka njerëz që në vend të Perëndisë marrin disa gjëra të tjera për zotë dhe i duan ato si Perëndinë; ndërsa ata që besojnë, e duan shumë më tepër Perëndinë. Sikur ta dinin paganët në atë çast kur do ta shohin dënimin – se me të vërtetë e tërë fuqia i përket Perëndisë dhe se dënimi i Zotit është fort i ashpër (atëherë, ata nuk do të vepronin ashtu).

Sa bukur lidhen këto ajete me ato paraardhëset! Pasi solli disa argumente bindëse për njëshmërinë e Tij, Allahu i Lartësuar vijon e thotë se përsëri ka njerëz në botë që, së bashku me Allahun, adhurojnë zota të tjerë, duke i konsideruar ata të barabartë me Të.Ka njerëz që, në vend të Allahut, adhurojnë idhujt, të cilët i duan sikurse Allahun. -Pra, ata i konsiderojnë idhujt e tyre si të barabartë me Allahun, në kushtimin e adhurimit dhe dashurisë së tyre. Njerëz të tillë janë në humbje të sigurt, sepse kundërshtojnë hapur të vërtetën e qartë dhe kanë zgjedhur të jenë kundërshtarë të Zotit. Ata nuk meditojnë mbi ajetet e Allahut të Lartësuar ose mbi shenjat dhe argumentet e Tij në gjithësi. Ata nuk kanë asnjë lloj justifikimi për zgjedhjen e gabuar që kanë bërë, prandaj e meritojnë ndëshkimin e Allahut. Ata e dinë shumë mirë se Allahu i Lartësuar është i vetmi Krijues, Furnizues, Administrues dhe Kujdestar i krijesave, por gabimi i tyre është se ata adhurojnë edhe zota të tjerë, duke e menduar këtë si një mënyrë që të afron tek Allahu i Lartësuar. Nga fjalët e përdorura në ajet, kuptohet se ‘zotat’ e tyre, në fakt, nuk e meritojnë të adhurohen, por janë njerëzit e humbur që i trajtojnë ashtu. Thënë ndryshe, ata nuk janë gjë tjetër, por veçse emërtime të kota, pa lidhje me realitetin, sikurse thotë i Lartësuari: “Ata (idhujt)nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta, megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë.” [Nexhm, 23]. Allahu i Lartësuar nuk mund të ketë të barabartë me Të. Krijesa nuk mund të jetë kurrë si Krijuesi. Vetëm Allahu i Lartësuar është Krijuesi, ndërsa çdo gjë tjetër veç Tij është krijesë. Vetëm Zoti është Furnizues, dhe çdo gjë tjetër është e furnizuar dhe nevojtare për furnizimin e Tij. Allahu i Lartësuar është i Pasuri, që nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa ne jemi të varfër e nevojtarë ndaj Tij për çdo gjë. Ai është Absolut në çdo aspekt, ndërsa ne jemi të mangët në çdo aspekt. Allahu i Lartësuar është i Vetmi që ka në dorë dobinë dhe dëmin, ndërsa krijesat nuk kanë në dorë të bëjnë as dobi e as dëmin më të vogël. Nga e gjithë kjo, kuptohet se sa i kotë është besimi i atyre që, përveç Allahut, adhurojnë zota të tjerë, duke i konsideruar si të barabartë me Të, ndërkohë që asnjë krijesë, qoftë melek, profet, njeri i mirë, idhull etj., nuk mund të jetë e barabartë me Allahun. I vetmi që meriton dashuri të plotë dhe nënshtrim total është Allahu i Lartësuar. Për këtë, Allahu i Lartësuar i lëvdon besimtarët, duke thënë se:…Por, për ata që besuan, dashuria për Allahun është shumë më e fortë. -Pra, besimtarët e duan Zotin e tyre të vetëm, Allahun e Lartësuar, me një dashuri shumë më të fortë dhe më të madhe se dashuria e këtyre idhujtarëve për idhujt e tyre. Besimtarët ia kushtojnë të gjithë dashurinë vetëm Allahut të Lartësuar, ndërsa idhujtarët lënë vend në zemrat e tyre edhe për idhujt e tyre. Dashuria e besimtarëve për Allahun është shumë më e fortë, sepse ata duan Atë që e meriton vërtet dashurinë. Dashuria për Allahun siguron lumturinë dhe suksesin e adhuruesve të Tij në këtë jetë dhe në …

Al-Baqara 2:165Listen in Qur'an →
166

إِذْ تَبَرَّأَ ٱلَّذِينَ ٱتُّبِعُوا۟ مِنَ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوا۟ وَرَأَوُا۟ ٱلْعَذَابَ وَتَقَطَّعَتْ بِهِمُ ٱلْأَسْبَابُ

dhe kur të shmangen të pasuemit (prijsat) nga ata që i pasonin (ithtarët) dhe shohin dënimin, e midis tyre këputet çdo lidhje.

Atë ditë, paria do të distancohet prej pasuesve të saj, të gjithë do ta shohin dënimin dhe lidhjet mes tyre do të këputen. -Paria dhe të pasurit e mohuesve do të distancohen nga pasuesit dhe adhuruesit e tyre atë ditë. Atë ditë do të ndërpritet çdo lidhje që ata kanë në jetën e dynjasë, sepse ato janë ndërtuar jo për hir të Allahut dhe jo sipas udhëzimeve të Tij, por janë krijuar mbi baza të pavlera e të kota. Veprat dhe përpjekjet e tyre do të asgjësohen dhe ata do të binden se idhujt e tyre ishin të gënjeshtërt. Adhurimet që ata mendojnë se do t’u sjellin dobi, janë pikërisht ato që do të sjellin fatkeqësinë dhe trishtimin e tyre të pafund. Ata do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit dhe kurrë nuk do të dalin prej tij. A ka dëshpërim më të madh sesa ky?! E gjithë kjo do të ndodhë, sepse ata ndjekin dhe zbatojnë të kotën, me vullnet të lirë. Ata shpresojnë te diçka që nuk ekziston, dhe kështu i lidhin zemrat e tyre me hiçin. Me shkatërrimin e veprave të tyre, do të zhduken edhe shpresat e tyre, dhe kjo do t’i bëjë ata të vuajnë tmerrësisht. Kjo situatë është krejt e kundërt me gjendjen e atyre që i kanë lidhur zemrat me Mbretin e vërtetë, me Allahun e lartësuar. Ata kryejnë çdo vepër e adhurim me sinqeritet vetëm për Njëshin dhe Absolutin, Allahun e Madhëruar. Ata shpresojnë tek i Vetmi që mund të shpresohet. Ata e vendosin të vërtetën në vendin që i takon. Si të tillë, adhurimet e tyre janë të pranueshme e të shpërblyeshme. Ata do të dalin të fituar me veprat që do të paraqesin. Shpërblimi i tyre ka për të qenë i pandërprerë, pranë Zotit të tyre. Në suren Muhamed, ajetet 1-3, i Lartësuari thotë: “Allahu do t'ua asgjësojë veprat atyre që nuk besojnë (me besimin e drejtë) dhe që pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. Ndërsa atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe e besojnë atë që iu shpall Muhamedit, e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, do t'ua mbulojë të këqijat dhe do t'ua përmirësojë gjendjen. Kjo, sepse ata që nuk besojnë ndjekin të pavërtetën, ndërsa ata që besojnë ndjekin të Vërtetën që ka ardhur prej Zotit të tyre. Kështu ua sjell Allahu shembujt njerëzve.”

Al-Baqara 2:166Listen in Qur'an →
167

وَقَالَ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوا۟ لَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةًۭ فَنَتَبَرَّأَ مِنْهُمْ كَمَا تَبَرَّءُوا۟ مِنَّا ۗ كَذَٰلِكَ يُرِيهِمُ ٱللَّهُ أَعْمَٰلَهُمْ حَسَرَٰتٍ عَلَيْهِمْ ۖ وَمَا هُم بِخَٰرِجِينَ مِنَ ٱلنَّارِ

E (atëherë), pasuesit kanë për të thënë: “Ah, sikur të kishte edhe një kthim për ne, e të heqim dorë prej tyre, dikundër që hoqën dorë ata prej nesh!” Që kështu, Perëndia ua rrëfen veprat e tyre tmerruese mbi ta. Ata s’kanë për të dalë kurrë nga zjarri.

Atëherë, pasuesit do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim(në dynja)dhe t’i braktisnim, siç na braktisën ata tani!” Kështu, Allahu do t’ua tregojë veprat e tyre si dëshpërim për ta dhe ata kurrë nuk kanë për të dalë prej Zjarrit.” -Ditën kur të shohin rezultatet e veprave të tyre të kota, të mashtruarit që kanë ndjekur parinë e tyre, do të dëshirojnë të kthehen sërish në dynja, që t'u jepet edhe një herë mundësia të distancohen dhe të braktisin parinë e tyre mashtruese, që i kanë penguar nga rruga e drejtë e Zotit. Kështu, ata do të kërkojnë të rikthehen në dynja, me qëllim që të largohen nga idhujtaria dhe që adhurimin, dashurinë e nënshtrimin t'ia përkushtojnë Allahut, të Vetmit Zot në qiej dhe në tokë. Por afati i tyrë atëherë do të ketë përfunduar, sepse nuk ka më kohë për të kryer vepra. Megjithatë, pretendimi i tyre se po të ktheheshin sërish në dynja, do të adhuronin vetëm Allahun me sinqeritet, është i gënjeshtërt, sepse ata përsëri do t'u ktheheshin veprave të tyre të ndyra. Prandaj ato do të jenë veçse fjalë nga ana e tyre, të cilat shprehin dëshpërimin dhe pikëllimin për braktisjen që do t’u bëjë paria atë ditë të vështirë, Ditën e Gjykimit. Atë ditë, në supet e secilit do të rëndojë gjynahu i vet, ndërsa kreu i të gjithë të këqijave është Iblisi, i cili, Ditën e Dëshpërimit do t'u mbajë një fjalim të shëmtuar pasuesve të tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Kur gjithçka të jetë vendosur, Shejtani do të thotë: “Qe Allahu që ju kishte bërë premtimin e vërtetë. Edhe unë ju premtova, por unë nuk e mbajta premtimin. Unë nuk pata fuqi imponuese ndaj jush, përveçse t'ju bëja thirrje, por ju më dëgjonit. Për këtë arsye, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk mund të jem shpëtimtari juaj e as ju nuk mund të jeni shpëtimtarët e mi. Unë distancohem nga shirku juaj në të shkuarën.” [Ibrahim 22]. Pastaj i lartësuari Tha: "Nuk ka dyshim, jobesimtarët kanë një dënim të dhembshëm. Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira vendosen në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre. Përshëndetja e tyre atje është “Selam!”.. [Ibrahim 23].

Al-Baqara 2:167Listen in Qur'an →
168

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ كُلُوا۟ مِمَّا فِى ٱلْأَرْضِ حَلَٰلًۭا طَيِّبًۭا وَلَا تَتَّبِعُوا۟ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيْطَٰنِ ۚ إِنَّهُۥ لَكُمْ عَدُوٌّۭ مُّبِينٌ

O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato që gjenden në Tokë, që janë të lejueshme dhe të mira dhe mos ndiqni gjurmët e djallit! Se ai është armik i përbetuar i juaji.

O njerëz! Hani nga ato ushqime të lejuara dhe të mira që gjenden në Tokë, -Ky është një urdhër që i drejtohet të gjithë njerëzimit, besimtarëve dhe jobesimtarëve, që tregon bujarinë e Allahut të Lartësuar ndaj tyre. Ai i urdhëron njerëzit që të hanë nga prodhimet e gjallesat e tokës, qofshin ato drithëra, fruta, agrume, kafshë etj., por me kusht që ato duhet të jenë të lejuara prej Tij. Njerëzit nuk duhet të prekin as ato gjëra që ndihmojnë në përhapjen e haramit, i cili sjell shkatërrim në tokë. Ndërsa kusht i dytë është që ato duhet të jenë të mira e të këndshme, e jo të ndyra e të neveritshme, si p.sh. gjaku, mishi i derrit etj. Ky ajet vërteton se, çdo gjë, në origjinën e saj, është e lejuar të hahet dhe të shfrytëzohet. Ndërsa haram është vetëm ajo gjë për të cilën ka fakte se Zoti e ka bërë të tillë. Gjërat e ndaluara janë dy llojesh:1. Të ndaluara për shkak se janë vetë të ndyra e të dëmshme. Këto janë të kundërtat e gjërave të mira e të këndshme.2. Të ndaluara jo për shkak se janë vetë të ndyra e të dëmshme, por për shkak të pasojës apo gjynahut ku ato të çojnë.Ato të shpien në shkeljen e të drejtave të Zotit, ose në shkeljen e të drejtave të krijesave. Ky lloj është i kundërt me kategorinë e gjërave hallall, të lejuara nga Allahu. Kështu, përfitimi prej begative të Zotit duhet të plotësojë dy kushte: së pari, ato të jenë vërtet të mira, të këndshme e të pastra dhe, së dyti, të jenë të lejuara, në mënyrë të tillë që të mos shkelin të drejtat e Zotit dhe as të robërve . Ky ajet vërteton, gjithashtu, që të ushqyerit sa për të mbajtur veten gjallë është i detyrueshëm për njeriun. Kjo do të thotë që, nëse ai nuk e bën një gjë të tillë, është gjynahqar, sepse urdhërimi tregon detyrim, dhe kush nuk e zbaton atë pa arsye të pranueshme, meriton ndëshkimin e të Madhëruarit. Pasi urdhëron rendjen pas gjërave që sjellin dobi e mirësi, Allahu i Madhëruar ndalon ndjekjen e rrugëve të humbjes, të cilat të çojnë në shkatërrim dhe dëshpërim. Ai i ndalon njerëzit nga pasimi i hapave të shejtanit, i cili është armiku i tyre i përbetuar, duke thënë:…e mos shkoni pas hapave të shejtanit! Ai është armiku juaj i betuar. -Pra, mos shkoni pas hapave të të mallkuarit. Hapat e shejtanit janë urdhrat e cytjet e tij. Ato përfshijnë të gjitha zullumet, duke filluar nga ato të pafalshmet, si mohimi i Zotit dhe idhujtaria, e duke vazhduar me gjynahet e tjera, si bërja haram e gjërave që Allahu i Lartësuar i ka bërë të lejuara, apo urdhërimin për ngrënien e ushqimeve që janë haram. Allahu i Lartësuar e ka cilësuar shejtanin si: “aduun mubîn”, domethënë armik që e shfaq hapur armiqësinë, pa e fshehur aspak atë. Ky armik, me urdhrat që jep, synon veçse mashtrimin dhe të keqen e njeriut. Ai dëshiron që edhe njeriu të bëhet banor i Zjarrit përvëlues. Kështu, Allahu i Lartësuar nuk është mjaftuar duke na ndaluar nga pasimi i hapave të shejtanit, por na ka bërë të qartë, gjithashtu, se ai është armiku ynë i hapur. Më tej, Allahu i Lartësuar, që është më i vërteti në fjalët e Tij, na përshkruan urdhrat e këtij armiku të mallkuar, që të shtyn larg mëshirës së Mëshiruesit:

Al-Baqara 2:168Listen in Qur'an →
169

إِنَّمَا يَأْمُرُكُم بِٱلسُّوٓءِ وَٱلْفَحْشَآءِ وَأَن تَقُولُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ

Ai vetëm ju nxitë në të këqija dhe në vepra të turpshme dhe të flisni kundër Perëndisë ato gjëra që nuk i dini.

Ai ju urdhëron vetëm për të këqija e poshtërsi dhe ju shtyn që të thoni për Allahun gjëra që nuk i dini. -Kuptimi: Ai ju urdhëron për të këqija, të cilat e trishtojnë personin që i kryen ato. Fjala “të këqija” përfshin të gjitha llojet e gjynaheve dhe të mosbindjes ndaj Zotit. Më pas vjen fjala “faĥshã” – “poshtërsi”, domethënë vepra e keqe në mosbindje ndaj Zotit, e cila sigurisht që përfshihet në termin “të këqija”, por ajo përmendet në mënyrë të veçantë për të përshkruar më hollësisht gjërat për të cilat urdhëron shejtani. Kështu, shejtani i urdhëron njerëzit për bërë të këqija, të cilat sjellin dëshpërim për vepruesit e tyre, dhe për të bërë vepra të ulëta, sikurse janë imoraliteti, konsumi i pijeve dehëse, vrasja pa të drejtë e tjetrit, shpifjet, koprracia etj., të cilat janë të fëlliqura për çdo njeri me logjikë. Një ndër veprat më të ndyra për të cilën shejtani i urdhëron njerëzit, është edhe ajo që thotë Allahu: “Ai ju shtyn që të thoni për Allahun gjëra që nuk i dini” - Në këtë përcaktim hyjnë:- Ata që flasin rreth Allahut pa dije të sigurt dhe pa dëshmi të qarta, të sjella nga Ai, nëpërmjet Profetit të Tij.- Ata që flasin rreth dispozitave dhe përcaktimeve të Zotit, pa dije dhe pa fakte.- Ata që e përshkruajnë Allahun ndryshe nga ç'e ka përshkruar Ai Veten dhe ndryshe nga ç'e ka përshkruar Atë Profeti i Tij.- Ata të cilët ia mohojnë Zotit ato cilësi, emra dhe vepra të Tij, të cilat Ai i ka pohuar për Veten e Tij dhe i ka pohuar për Të Profeti i Tij.- Ata të cilët pretendojnë se Allahu i Lartësuar ka partnerë të barabartë me Të, të cilët i afrojnë adhuruesit e tyre tek Allahu i Lartësuar. Këta besojnë se idhujt, të cilët i adhurojnë dhe u përkushtohen, do t'i afrojnë më shumë tek Allahu i Lartësuar.- Ata të cilët thonë: “Allahu e ka bërë këtë të lejuar dhe atë të ndaluar, për këtë ka urdhëruar dhe për atë ka ndaluar”, duke mos pasur asnjë dije dhe dëshmi nga Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij.- Ata të cilët pretendojnë se Allahu e ka krijuar këtë apo atë gjë, për këtë shkak dhe atë arsye, duke mos pasur për këtë dëshmi të sigurt nga Zoti dhe Profeti i Tij.- Ata të cilët i interpretojnë fjalët e Allahut dhe të Profetit të Tij, duke u dhënë atyre kuptime që Allahu i Lartësuar dhe Profeti i tij nuk i kanë synuar kurrë, por që i kanë sajuar veç njerëzit e humbur. Ata e kuptojnë fjalën e Allahut dhe të Profetit të Tij veçse në formën dhe mënyrën e diktuar nga grupet e humbura, që janë pasues të shejtanit.Njerëzit që flasin për Allahun pa dije konsiderohen si pasuesit më të denjë të shejtanit, sepse ata i pengojnë njerëzit të pinë nga i vetmi burim i shpëtimit të tyre, që është fjala e Zotit dhe e Profetit të Tij. Të folurit për Allahun pa dije dhe pa fakte është nga ligësitë më të mëdha që shejtani i mallkuar dhe ushtria e tij urdhërojnë. Ata përdorin të gjitha kurthet dhe mashtrimet për të devijuar krijesat nga e vetmja rrugë e vërtetë. Ndërsa Allahu i Lartësuar, nga ana tjetër, urdhëron për drejtësi, për vepra të mira e bamirësi ndaj të afërmve, dhe ndalon nga veprat e ulëta, të këqija dhe padrejtësitë. Kështu, robi gjendet mes dy ftesave, prandaj le të jetë i kujdesshëm se cilën rrugë do të pasojë, se fjalën e kujt do të dëgjojë dhe …

Al-Baqara 2:169Listen in Qur'an →
170

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّبِعُوا۟ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ قَالُوا۟ بَلْ نَتَّبِعُ مَآ أَلْفَيْنَا عَلَيْهِ ءَابَآءَنَآ ۗ أَوَلَوْ كَانَ ءَابَآؤُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ شَيْـًۭٔا وَلَا يَهْتَدُونَ

E kur atyre t’ju thuhet: “ndiqeni Shpalljen (Kur’anin) e Perëndisë!” – Ata përgjigjen: “Jo! Na ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” – Vallë! Edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kanë ditur asgjë dhe kur nuk kanë qenë në rrugën e drejtë?!

Kur atyre (idhujtarëve) u thuhet “Pasoni atë që shpalli Allahu!”, ata thonë: “Jo. Ne ndjekim atë rrugë që kishin të parët tanë.” -Pra, ata mjaftohen me pasimin e verbër të paraardhësve të tyre, duke qëndruar mospërfillës ndaj udhëzimit të sjellë nga profetët e Zotit. Ata nuk i shqetëson fakti që të parët e tyre, rrugën e të cilëve e pasojnë verbërisht, kanë qenë injorantë, të humbur dhe të larguar nga rruga e drejtë e Zotit. Justifikimi i tyre për refuzimin e të vërtetës është shumë i dobët dhe i pavend. Madje, ai vërteton se refuzimi i tyre bëhet me vetëdije, dhe kështu ata nuk tregohen të drejtë në vlerësimin e së vërtetës. Nëse do të synonin dhe do të përpiqeshin sinqerisht që të gjenin udhëzimin e vërtetë, pa dyshim që do ta mësonin dhe pranonin atë. Çdokush që synon të vërtetën dhe bën një krahasim mes saj dhe të kotës, e kupton lehtësisht se cila është e vërteta dhe, nëse do të jetë njeri i drejtë, do ta pasojë pa u lëkundur atë. Pastaj i Madhëruari thotë:Po sikur të parët e tyre të mos kishin kuptuar asgjë dhe të mos ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë? -Kjo tregon se ata janë njerëz që nuk e pranojnë apo nuk janë të aftë që ta pranojnë të vërtetën. Ata nuk e mposhtin dot kryeneçësinë e tyre. Për këta lloj njerëzish, Allahu i Lartësuar sjell një shembull, i cili përshkruan gjendjen e tyre kur ftohen të ndjekin fenë e drejtë të Allahut.

Al-Baqara 2:170Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.