Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 141–150 of 286

141

تِلْكَ أُمَّةٌۭ قَدْ خَلَتْ ۖ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَلَكُم مَّا كَسَبْتُمْ ۖ وَلَا تُسْـَٔلُونَ عَمَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Ai popull qe e shkoi; ata i pret ajo që kanë merituar, edhe juve u pret ajo që e meritoni, e ju nuk do të pyeteni për veprat që kanë punuar ata.

Ai ishte një popull që shkoi. Atyre u takon ajo që fituan dhe juve ju takon ajo që keni fituar. Ju nuk jeni përgjegjës për gjërat që kanë bërë ata. -Këto ajete u sqaruan edhe më sipër, por Allahu i Lartësuar i përsërit me qëllim që askush të mos e lidhë shpëtimin e vet me krijesat ose me faktin që është pasardhësi i këtij apo i atij njeriu të mirë. Çdokush do të merret në përgjegjësi për punët e veta, jo për të parët e tij. Askush nuk do të përjetojë shpërblimin apo ndëshkimin që meriton tjetri. I vetmi kriter përzgjedhjeje tek Allahu janë veprat e mira, sipas mësimeve të sjella nga profetët. Prejardhja e njeriut nuk e ndihmon atë në marrjen e shpërblimit apo të ndëshkimit.

Al-Baqara 2:141Listen in Qur'an →
142

۞ سَيَقُولُ ٱلسُّفَهَآءُ مِنَ ٱلنَّاسِ مَا وَلَّىٰهُمْ عَن قِبْلَتِهِمُ ٱلَّتِى كَانُوا۟ عَلَيْهَا ۚ قُل لِّلَّهِ ٱلْمَشْرِقُ وَٱلْمَغْرِبُ ۚ يَهْدِى مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ

Disa njerëz mendjelehtë thonë: “Ç’i ktheu ata (muslimanët) prej kibles kah e cila ishin drejtuar?” Thuaju: “Të Perëndisë janë Lindja dhe Perëndimi. Ai e udhëzon kend të dojë e kend të dëshirojë në rrugën e drejtë, që cakton Ai”. –

Këto ajete përmbajnë disa çështje. Në to përmendet një prej mrekullive të Profetit. Ato përmbajnë gjithashtu një ngushëllim, i cili i qetësoi zemrat e besimtarëve. Ajetet tregojnë kundërshtimin e qafirëve ndaj caktimit të Zotit dhe urdhrave të Tij, si edhe përgjigjen ndaj këtij kundërshtimi me tri pika. Në ajete paraqiten cilësitë e atyre që kundërshtojnë ligjet e Zotit, nga njëra anë, si edhe cilësitë e atyre që i pranojnë plotësisht këto ligje, nga ana tjetër. Allahu i Lartësuar në këto ajete flet për një kategori njerëzish, të cilët i quan ‘sufehâ’ -mendjelehtë. Këta mendjelehtë kundërshtojnë dispozitat e shpallura prej Allahut të Lartësuar. Sufehâquhen ata të cilët nuk dinë të dallojnë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për ta. Madje, ata janë aq të paqëndrueshëm dhe të nxituar, saqë për hir të gjërave më të ulëta, janë gati të shesin të mirat më të mëdha që mund të ketë një njeri. Njerëzit mendjelehtë për të cilët flet ajeti janë çifutët, të krishterët dhe të gjithë ata që kundërshtojnë dispozitat e shpallura nga Zoti. Në rastin konkret, kundërshtimi ishte për shkak të ndryshimit të Kiblës. Gjatë kohës kur jetonin në Mekë, muslimanët ishin të urdhëruar të drejtoheshin për nga Xhamia e Shenjtë në Palestinë, kur ata falnin namazin. Po kështu vazhduan të faleshin edhe pas emigrimit në Medinë, për afro një vit e gjysmë. Në këtë caktim të Tij, Allahu i Lartësuar kishte fshehur mjaft urtësi, disa prej të cilave do të tregohen më poshtë. Një vit e gjysmë pas vajtjes në Medinë, Allahu i Lartësuar, me urtësinë e Tij, i urdhëroi besimtarët që të drejtoheshin për nga Qabja. Allahu i Lartësuar i lajmëroi besimtarët se mendjelehtët patjetër që do ta kundërshtonin urdhrin e Tij, duke thënë:Njerëzit mendjelehtë do të thonë: “Çfarë i ktheu ata(muslimanët)prej Kibles së mëparshme?” –Kiblën nga Bejtul Mukadesi, Xhamia e Shenjtë në Palestinë, në drejtim të Qabesë? Çfarë i shtyu ata të bënin këtë ndryshim? Kjo pyetje e tyre shprehte kundërshtim të hapur dhe pakënaqësi ndaj caktimit të Zotit dhe ndaj ligjeve të shpallura prej Tij. Ajo qe një shprehje e poshtër e mosmirënjohjes ndaj dhuratave dhe mirësive të falura prej Allahut Bujar dhe të Urtë. Por Allahu i Madhëruar i qetësoi besimtarët, fillimisht, duke i paralajmëruar ata për fjalët që do të dëgjonin prej mendjelehtëve. Ai u tregoi se të tilla fjalë kundërshtuese buronin veçse prej njerëzve mendjelehtë, të paditur dhe të pafe. Urdhrat e Zotit i kundërshtojnë veçse mendjecekëtit. Kështu, nuk ia vlen që të shqetësohesh për hir të këtyre mendjelehtëve. Të urtët dhe të diturit nuk duhet të merakosen për fjalët e atyre, sepse është shumë e qartë se nga vijnë ato. Ky ajet tregon, pra, se urdhrat dhe dispozitat e shpallura prej Allahut i kundërshtojnë veçse ata që janë mendjelehtë, injorantë dhe inatçorë. Ndërsa të diturit, të urtët, të udhëzuarit dhe besimtarët i pranojnë pa mëdyshje këto urdhra dhe dispozita. Ata jo vetëm që i pranojnë, por edhe nënshtrohen plotësisht për zbatimin e tyre. I Lartësuari thotë në suren Ahzabë, ajeti 36: “Kur Allahu ose i dërguari i Tij kanë vendosur për një çështje, nuk i takon (nuk i lejohet) besimtarit dhe besimtares që të gjejnë ndonjë gjykim tjetër në të. Kush e …

Al-Baqara 2:142Listen in Qur'an →
143

وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَٰكُمْ أُمَّةًۭ وَسَطًۭا لِّتَكُونُوا۟ شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِ وَيَكُونَ ٱلرَّسُولُ عَلَيْكُمْ شَهِيدًۭا ۗ وَمَا جَعَلْنَا ٱلْقِبْلَةَ ٱلَّتِى كُنتَ عَلَيْهَآ إِلَّا لِنَعْلَمَ مَن يَتَّبِعُ ٱلرَّسُولَ مِمَّن يَنقَلِبُ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ ۚ وَإِن كَانَتْ لَكَبِيرَةً إِلَّا عَلَى ٱلَّذِينَ هَدَى ٱللَّهُ ۗ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُضِيعَ إِيمَٰنَكُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِٱلنَّاسِ لَرَءُوفٌۭ رَّحِيمٌۭ

Gjithashtu (sikundër që ju kemi udhëzuar në rrugë të drejtë) ju kemi bërë popull të drejtë, që të bëheni dëshmitarë të njerëzve dhe që Pejgamberi të jetë dëshmitar i juaji. – Na nuk e kemi bërë obligim kthimin tënd kah Qabeja (o Muhammed!) për tjetër arsye, por vetëm për të parë se kush ndjekë rrugën dhe kush do të shkojë pas Pejgamberit e për t’i dalluar nga ata që kthehen nga thembrat, - ky ndryshim është i rëndë, por jo për ata që i ka drejtuar Zoti në rrugë të drejtë. E, se, Perëndia nuk ua humbë besimin tuaj (namazin që keni bërë kah Kudsi), se Perëndia, me të vërtetë, është fort i dhembshëm dhe mëshirues për njerëzit.

Dhe kështu, Ne ju bëmë ju një popull të zgjedhur(e të drejtë),” -Kuptimi: Ju bëmë të ekuilibruar, ju mbushëm me mirësi, e kështu ju shpëtuam. Ekstremet janë gjithmonë në rrezik, dhe ky është një fakt. Ndërsa muslimanët Allahu i Lartësuar i ka udhëzuar të gjejnë ekuilibrin e artë në të gjitha çështjet, të fesë apo të jetës qofshin. Kështu për shembull, nëse flasim për qëndrimin ndaj profetëve, ata i qëndrojnë besnikë mesit të artë. Ata nuk e teprojnë në lëvdimin dhe madhërimin e tyre, sikurse bëjnë krishterët, të cilët e konsiderojnë Isain si Zot dhe si bir të Zotit. Por ata as nuk tregohen të padrejtë, duke shpërfillur profetët e duke shkuar në ekstremin tjetër, sikurse vepruan çifutët, të cilët mohuan shumë profetë dhe shumë të tjerë i vranë. Muslimanët i besojnë të gjithë profetët, pa dallim, duke mos lejuar asnjë prishje të ekuilibrit të caktuar nga Zoti i gjithësisë. Ata i besojnë profetët ashtu sikurse janë në të vërtetë: si njerëz, si krijesa, si adhurues të Zotit të tyre, të cilët përçonin mesazhin e Tij ndër njerëz. Edhe ligjet që ata zbatojnë në jetën dhe në fenë e tyre janë të ekuilibruar, sepse ato nuk janë të ashpra dhe të vështira, sikurse janë ato të çifutëve. Por, nga ana tjetër, muslimanët nuk lejohen të kalojnë në ekstrem, duke i shpërfillur këto ligje, sikurse bëjnë krishterët, që pothuajse nuk kanë kufij që t’u përmbahen. Çifutët, sipas ligjit të tyre, lejohen të falen veçse nëpër sinagogat e tyre. Po sipas fesë së tyre, papastërtia në rroba nuk mund të pastrohet me ujë. Atyre iu bënë të ndaluara shumë nga ushqimet e mira, si ndëshkim për poshtërsitë e tyre. Ky është njëri ekstrem. Ndërsa në ekstremin tjetër qëndrojnë të krishterët, të cilët nuk njohin ndonjë gjë si të papastër apo të ndaluar. Ata lejojnë gjithçka që ka kjo botë. Ndërsa të ekuilibruarit janë të tillë në të gjitha çështjet e fesë dhe të jetës. Allahu i Lartësuar u ka lejuar atyre çdo gjë të pastër, të dobishme dhe të mirë, qofshin këto në ushqime, pije, veshje apo në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Ai u ka ndaluar atyre veçse gjërat që janë të papastra, të dëmshme dhe të këqija. Ky popull (muslimanët) ka fenë më të ekuilibruar dhe moralin më të lartë. Veprat e tyre kanë vetëm një synim: përmirësimin. Allahu i Lartësuar i dhuroi këtij populli dituri, butësi, drejtësi dhe mëshirë, në atë masë që nuk ia ka dhuruar asnjë bashkësie të mëparshme. Allahu i Lartësuar i bëri muslimanët një popull të ekuilibruar në drejtësinë dhe urtësinë e tyre, për një arsye të caktuar, siç e thotë në vijim:…për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt … -Për shkak të drejtësisë dhe urtësisë së tyre të madhe, ata do të dëshmojnë për popujt e tjerë dhe kurrë nuk do të ndodhë e kundërta. Ata që ky popull i quan “të pranuar tek Zoti”, ata do të jenë vërtet të tillë. Ndërsa ata të cilët janë “të papranueshëm” në gjykimin e muslimanëve, ata do të jenë të tillë edhe për Allahun e Lartësuar. Dikush mund të thotë: Si mund të pranohet dëshmia e njërës palë për tjetrën, kur ato do t’i nënshtrohen të dyja të njëjtit gjykues? Aq më tepër që gjykimi i njërës palë kundër tjetrës është i papranueshëm, kur ato janë në konflikt me njëra tjetrën. Atëherë, si është e mundur që, Ditën e Gjykimit, …

Al-Baqara 2:143Listen in Qur'an →
144

قَدْ نَرَىٰ تَقَلُّبَ وَجْهِكَ فِى ٱلسَّمَآءِ ۖ فَلَنُوَلِّيَنَّكَ قِبْلَةًۭ تَرْضَىٰهَا ۚ فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ ۚ وَحَيْثُ مَا كُنتُمْ فَوَلُّوا۟ وُجُوهَكُمْ شَطْرَهُۥ ۗ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ لَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ ۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا يَعْمَلُونَ

Na të pamë ty që shikimin tënd e drejtoje kah qielli (duke u lutur për caktimin e kiblës) e Na me të vërtetë do të kthejmë ty kah ajo anë, që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde kah faltorja e shenjtë (Qabja)! Dhe kudo që të gjendeni kthenie fytyrën tuaj kah ajo anë! Padyshim, atyre që u është dërguar Libri (Teurati) e dinë se ai (drejtimi kah kibla) është i vërtetë, është prej Zotit të tyre, - se Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj punëve që bëjnë njerëzit.

Ne të shohim që e kthen shpesh fytyrën tënde nga qielli. -Profeti (a.s.) e kthente vazhdimisht fytyrën nga qielli, duke pritur me mall dhe dëshirë një urdhër nga Zoti për t'u drejtuar gjatë faljes së namazit për nga Qabja. Allahu i Lartësuar, për të treguar rëndësinë e madhe që i kushtonte Profeti (a.s) ndryshimit të Kiblës, thotë që ai kthente fytyrën, dhe jo thjesht vështrimin. Nga dëshira e madhe që kishte për Kiblën e zemrës, Qaben, Profeti (a.s.) nuk hidhte drejt qiellit vetëm shikimin e tij, por kthehej i gjithi me fytyrën e tij, duke pritur me mall urdhrin e Zotit.Ne do të të drejtojmë ty nga një Kible që do të të kënaqë. -Kuptimi: Nga dashuria jote për atë drejtim, Ne do të të drejtojmë me fytyrë nga Qabja. Ky ajet dëshmon për gradën e lartë të Muhamedit (a.s.), sepse Allahu i Lartësuar u kujdes që t’ia përmbushte dëshirën Profetit (a.s). Më pas, Allahu i Lartësuar urdhëron qartë për t'u kthyer drejt Qabes:Ktheje pra, fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë(Qabes)! -Në fakt, “el- uexhhu”quhet pjesa e përparme e trupit të njeriut.Kudo që të jeni (o besimtarë), kthejini fytyrat tuaja drejt saj! -Pra, kudo qofshi, në tokë, në det, në lindje, në perëndim, në jug, në veri etj., kthehuni në drejtim të Kiblës madhështore, që është Qabja. Ky ajet është provë që tregon se drejtimi nga Qabja është kusht i domosdoshëm për saktësinë e namazit, farz apo nafile qoftë ai. Nëse është e mundur, duhet që të drejtohesh pikërisht drejt Qabes. Por nëse kjo është krejtësisht e pamundur, atëherë duhet të drejtohesh me përafërsi nga ajo anë. Nga dobitë e ajetit mund të pëmendim, se devijimi me trup nga Kibla e prish namazin, sepse ky drejtim është kusht i domosdoshëm për saktësinë e faljes. Urdhri për të kryer diçka nënkupton që e kundërta e saj të jetë e ndaluar. Pra, kur jemi urdhëruar që të drejtohemi nga Kibla, kjo nënkupton se devijimi prej saj gjatë namazit është i ndaluar. Pastaj Allahu i Lartësuar vijon me një fakt shumë të rëndësishëm: Dijetarët e ithtarëve të Librit e dinin shumë mirë se kjo dispozitë e Zotit ishte një e vërtetë e sigurt dhe e pakundërshtueshme.Ata të cilëve u patëm dhënë Librin e dinë se kjo është e vërteta nga Zoti i tyre. -Ata e kanë patur të shkruar në librat e tyre se cila do të ishte Kibla e Profetit të fundit, por ata e fshehin dhe e mohojnë një fakt të tillë, për shkak të zilisë që mbush zemrat e tyre. Meqenëse ata e kundërshtojnë të vërtetën për të tilla shkaqe, atëherë nuk ia vlen të shqetësohesh për ta dhe për kundërshtimet e tyre. Njeriu, për nga natyra, shqetësohet për kundërshtimet e të tjerëve ndaj tij, sidomos kur çështjet janë të diskutueshme. Por kur sigurohesh që kundërshtari nuk ka asnjë bazë në kundërshtimet e tij dhe e vërteta qëndron në anën tënde, atëherë nuk ia vlen aspak të shqetësohesh për të. E vetmja gjë që besimtari duhet të presë në të tilla situata është ndëshkimi i merituar për kundërshtimin e padrejtë të tyre. Pra, ndëshkimi mbi të padrejtët pritet të zbresë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar kërcënon duke thënë:Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ata punojnë. -Ai ua ruan me përpikmëri e me drejtësi shënimet për veprat që ata kryejnë, dhe po me drejtësi Ai …

Al-Baqara 2:144Listen in Qur'an →
145

وَلَئِنْ أَتَيْتَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ بِكُلِّ ءَايَةٍۢ مَّا تَبِعُوا۟ قِبْلَتَكَ ۚ وَمَآ أَنتَ بِتَابِعٍۢ قِبْلَتَهُمْ ۚ وَمَا بَعْضُهُم بِتَابِعٍۢ قِبْلَةَ بَعْضٍۢ ۚ وَلَئِنِ ٱتَّبَعْتَ أَهْوَآءَهُم مِّنۢ بَعْدِ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ ۙ إِنَّكَ إِذًۭا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Dhe sikur ti t’u sillje të gjitha dokumentet atyre, të cilëve u është dhënë Libri, ata prapëseprapë nuk do ta pranonin kiblën tënde, por edhe ti nuk do të pranosh kiblën e tyre dhe që askush nga ata nuk do të pranonte kiblën e njëri-tjetrit. – E nëse ti, pasi të është zbritur dijenia, të ndiqshe dëshirën e tyre, atëherë padyshim do të ishe nga ata që kanë kaluar kufirin.

Edhe sikur t’u sillje atyre që u është dhënë Libri(çifutëve dhe krishterëve)çdo lloj Argumenti, ata nuk do ta pasonin Kiblen tënde. -Kuptimi: Çfarëdo argumenti dhe fakti që të sjellësh për të qartësuar dhe vërtetuar fjalën tënde, ata kurrë nuk kanë për të ndjekur drejtimin dhe udhëzimet e tua. Ata kurrë nuk do ta pasojnë rrugën tënde, sepse shkaku i mosbesimit dhe mosbindjes së tyre nuk është padituria për të vërtetën. Ata e njohin shumë mirë të vërtetën, por ata të mohojnë thjesht nga zilia dhe inati kundër teje. Dihet shumë mirë se faktet dhe argumentet vlejnë veç për ata që e kërkojnë sinqerisht të vërtetën, por nuk arrijnë ta dallojnë atë. Vetëm këta e gjejnë rrugën e udhëzimit, pasi u sqarohet e vërteta. Ndërsa për ata që e braktisin me vetëdije të vërtetën, nuk ka shpresa për t’u udhëzuar. Në fakt, ata nuk janë në kundërshtim vetëm me të tjerët, por ata kundërshtohen edhe mes njëri-tjetrit dhe asnjëra palë nuk ka për ta pasuar udhëzimin e ofruar nga pala tjetër.As ti nuk do ta pasosh Kiblen e tyre. Asnjëra palë nuk do ta pasojë Kiblen e tjetrës. -Kuptimi: Kur ata nuk pranojnë udhëzimet e njëri-tjetrit, atëherë si mund të presësh që ata të pasojnë udhëzimet e tua, o Muhamed?! Ata janë armiq ziliqarë e të pabindur. Thënia: “As ti nuk do ta pasosh Kiblen e tyre” është më shprehëse sesa thjesht: “Mos e ndiq rrugën e tyre”, sepse vetë fakti që Profeti (a.s.) ishte kundërshtar i hapur i rrugës së tyre e bënte të pamundur që ai t’i ndiqte ata dhe, si rrjedhojë, ishte e panevojshme që Allahu i Lartësuar ta urdhëronte Profetin dhe t’i thoshte: “Mos e ndiq rrugën e tyre!”. Gjithashtu, këtu mund të përmendim edhe diçka tjetër. Pas fjalëve: “As ti nuk do ta pasosh Kiblën e tyre”, Allahu i Lartësuar nuk thotë: “…edhe nëse ata të sjellin çdo lloj argumenti”. Kur foli për ta, Allahu i Lartësuar e tha një gjë të tillë, kurse në këtë rast nuk e thotë. Përse? Sepse ithtarët e Librit nuk kanë asnjë argument që të mund të vërtetojë qëndrimin e tyre. Profeti (a.s) nuk mund të ishte kurrë pasues i tyre, sepse qe i bindur se ata ishin në humbje. Pasi e vërteta është sqaruar plotësisht dhe me fakte, bëhet e panevojshme që për çdo dyshim të japësh përgjigje. Mjafton të kuptohet qartë e vërteta, dhe çdo gjë që bie ndesh me të është e refuzuar vetvetiu. Megjithatë, edhe sikur të bëhej, do të ishte jo e detyrueshme.Nëse ti, edhe pas dijes që të ka ardhur, do të pasoje dëshirat e tyre, atëherë ti do të ishe i padrejtë. -Këtu Allahu i Lartësuar ka thënë: “Nëse ti, edhe pas dijes që të ka ardhur, do të pasoje dëshirat e tyre (ehuãehum)”, dhe nuk ka thënë “Nëse do të pasoje fenë e tyre” (dînehum), sepse ajo që kanë ata nuk meriton të quhet ‘fe’, por thjesht dëshira të pabazuara në argumenta nga Zoti. Madje, edhe ata vetë e dinë dhe e pranojnë se rruga që ata ndjekin nuk quhet fe dhe as besim i bazuar në të vërtetën e Zotit. Kush braktis fenë e drejtë të Zotit, domosdo që do të bëhet pasues i nënshtruar i dëshirave dhe pasioneve të tij. Për këtë, thotë i Lartësuari: “A e ke parë atë që, me vetëdije, dëshirat e veta i konsideron si zot?! Allahu, me urtësinë e Tij, e ka humbur atë nga rruga e drejtë, ia ka bllokuar të dëgjuarit dhe zemrën dhe mbi sytë e tij ka vënë …

Al-Baqara 2:145Listen in Qur'an →
146

ٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَٰهُمُ ٱلْكِتَٰبَ يَعْرِفُونَهُۥ كَمَا يَعْرِفُونَ أَبْنَآءَهُمْ ۖ وَإِنَّ فَرِيقًۭا مِّنْهُمْ لَيَكْتُمُونَ ٱلْحَقَّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ

Atyre q ëu kemi dërguar Librin (Teuratin) e njohin (Muhammedin për pejgamber), ashtu si i njohin bijt e tyre, por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur mirë.

Ata, të cilëve u kemi dhënë Librin(çifutët dhe të krishterët), e njohin atë(Profetin Muhamed)ashtu ashtu siç njohin bijtë e vet. -Allahu i Lartësuar na tregon se ithtarët e Librit ishin të sigurt se Muhamedi qe profet i dërguar nga Allahu. Ata e dinin se libri që ai solli ndër njerëz qe, pa dyshim, shpallje e vërtetë nga Zoti i gjithësisë. Ata e njihnin këtë fakt ashtu siç njihnin fëmijët e tyre, të cilët nuk mund t'i ngatërronin me tjetër njeri. Njohja e tyre rreth Muhamedit (a.s) ishte aq e sigurt, saqë nuk linte asnjë vend për dyshim.Por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, edhe pse e dinë. -Por, pavarësisht nga kjo, shumica e tyre, që parapëlqyen mohimin kundrejt besimit dhe bindjes, i fshehën provat e qarta rreth këtij Profeti të madh, që ndodheshin në duart e tyre. Ata e bënë këtë, edhe pse e dinin se qe një padrejtësi shumë e madhe. I Lartësuari thotë: “E ku ka më të padrejtë se ata që e fshehin të vërtetën që u është dhënë prej Allahut?! Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju”. [El bekare 140]. Këto fjalë ishin një ngushëllim për zemrën e Profetit (a.s) dhe për zemrat e besimtarëve. Ato, gjithashtu, i këshillojnë besimtarët që të jenë të ruajtur nga dyshimet dhe e keqja e atyre të padrejtëve që e fshehin të vërtetën. Nga ky ajet kuptohet se, mes ithtarëve të Librit pati edhe nga ata që nuk pranuan ta fshihnin të vërtetën, pas dijes dhe sigurisë që krijuan rreth Profetit (a.s), ashtu siç pati edhe nga ata që e mohuan këtë të vërtetë nga padija e tyre. Nga kjo rrjedh që, është detyrë për dijetarin e të vërtetës, që ta shfaqë, ta zbulojë dhe ta qartësojë atë, me të gjitha mundësitë, rrugët dhe mjetet e tij. Ai e ka detyrë që t'ua zbukurojë të vërtetën njerëzve të paditur, me qëllim që ata ta pranojnë atë lehtësisht dhe me dëshirë. Dijetari, gjithashtu, duhet të punojë që t'ia çjerrë maskën mashtrimit, duke treguar fytyrën e vërtetë të atyre që e fshehin të vërtetën. Ai duhet që, njerëzve të thjeshtë, t'ua bëjë të shëmtuar dhe të urryer rrugën e mashtrimit, në mënyrë që ata të largohen dhe të ruhen prej saj. Por mashtruesit dhe fshehësit e të vërtetës vepruan të kundërtën e detyrës së dijetarit, prandaj ata u shkatërruan të gjithë: dijetarë dhe injorantë, prijës dhe pasues.

Al-Baqara 2:146Listen in Qur'an →
147

ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ ۖ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُمْتَرِينَ

E vërteta është në anën e Zotit tënd, pra, kurrsesi, mos u bënë nga ata që dyshojnë.

E vërteta vjen nga Zoti yt -E çfarë mund ta meritojë këtë emër më shumë sesa kjo Shpallje e mrekullueshme, sesa ai udhëzim i sjellë prej Allahut të Lartësuar nëpërmjet të Dërguarit të Tij? Kjo Shpallje meriton më shumë se çdo gjë tjetër të quhet "e vërteta e sjellë nga Zoti", sepse ajo përmban qëllime të larta dhe dispozita të drejta. Ajo është pastruesja e shpirtrave dhe nxitësja e tyre drejt përkushtimit për arritjen e çdo të mire dhe për largimin nga çdo e keqe. E si të mos ishte e tillë, kur dihet se ajo buron nga vetë Zoti, që përkujdeset për adhuruesit e Tij? Prej përkujdesjes së Tij të posaçme është edhe shpallja e Kur’ânit, i cili pastron dhe lartëson mendjet e shpirtrat. Me anë të tij, arrihet çdo mirësi e mbarësi, në dynja dhe në ahiret.“…prandaj mos u bëj nga ata që dyshojnë! -Mos lejo të hyjë në zemrën tënde asnjë lloj dyshimi rreth vërtetësisë së Shpalljes! Përkundrazi, shtoji edhe më shumë përsiatjet mbi librin e Zotit tënd, që të shtosh edhe më tepër sigurinë që tashmë e ke! Meditimi i gjatë dhe i thellë mbi Kur’ânin ka për të larguar çdo lloj dyshimi.

Al-Baqara 2:147Listen in Qur'an →
148

وَلِكُلٍّۢ وِجْهَةٌ هُوَ مُوَلِّيهَا ۖ فَٱسْتَبِقُوا۟ ٱلْخَيْرَٰتِ ۚ أَيْنَ مَا تَكُونُوا۟ يَأْتِ بِكُمُ ٱللَّهُ جَمِيعًا ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ

Çdo popull ka kiblën (drejtimin kah Vendi i Shenjtë); Pra, bëni gara në punë të mira. Kudo që të gjendeni, Perëndia do t’u tubojë të gjithëve; se Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm.

Çdokush ka një drejtim, nga i cili kthehet. -Kuptimi: Çdo populli, të cilit i kemi zbritur rregulla për të zbatuar, i kemi përcaktuar edhe një pikë nga e cila duhet të drejtohej gjatë kryerjes së adhurimeve. Përcaktimi i Kiblës së adhurimeve është nga ato lloj ligjesh, që e pranojnë anulimin dhe ndryshimin, në varësi të kohës dhe situatës. Duhet kuptuar që, çështja themelore dhe më e rëndësishme është nënshtrimi dhe bindja ndaj urdhrave dhe dispozitave të Zotit. Njeriu duhet t'i nënshtrohet dhe bindet Krijuesit të tij, në çdo kohë, dhe duhet të synojë gjithmonë afrimin tek Ai me punë të mira. Vetëm kjo i mundëson njeriut lumturinë në të dyja jetët. Çdokush që e humb këtë mundësi dhe nuk stoliset me të tilla cilësi, është i destinuar të dëshpërohet në këtë jetë dhe në jetën tjetër të pasosur. Bindja ndaj urdhrave të Zotit është e vetmja mundësi shpëtimi. Kjo është pohuar nga të gjitha Shpalljet hynore dhe të gjithë janë të një mendimi për këtë çështje. Madje, shkaku pse Allahu i Lartësuar i krijoi krijesat është nënshtrimi dhe bindja ndaj Tij. Më tej, i Madhëruari urdhëron dhe thotë:Garoni në vepra të mira! -Allahu i Lartësuar urdhëron për të garuar me punë të mira. Ky urdhër kërkon më shumë sesa thjesht të kryejmë vepra të mira, sepse garimi nënkupton edhe përpjekjen për t'i kryer ato në formën më të plotë e më të bukur. Kush garon në këtë jetë për të bërë punë të mira do të jetë i pari që do të shijojë kënaqësinë e Xhenetit në ahiret. Ai do të arrijë i pari në të. Garuesit do të kenë gradat më të larta në atë botë. Fjala “ħajrât” (vepra të mira) i përfshin të gjitha llojet e veprave të mira, qofshin ato të detyrueshme apo vullnetare, qofshin ato namaze, agjërime, sadaka, haxh, xhihad në rrugën e Allahut etj. Ajo përfshin çdo punë të mirë, qoftë mirësia e saj vetëm për vepruesin apo edhe për të tjerët. Duke qenë se nxitësi më i madh për të garuar në punë të mira është shpërblimi i përgatitur tek Allahu, ajeti vijon:Kudo që të jeni, Allahu ka për t’ju tubuar të gjithëve. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka. -Nuk ka dyshim se Allahu i Lartësuar ka për t'i grumbulluar të gjitha krijesat Ditën e Gjykimit, për t'i shpërblyer ato, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, për gjithçka që kanë bërë në dynja. Çdokush do të marrë shpërblimin për aq sa ka punuar. Në suren Nexhm, ajeti 31, i Lartësuari thotë: “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira.” Ky ajet është argument dhe nxitës për të kryer çdo adhurim në formën dhe mënyrën më të mirë, si për shembull, falja e namazit sapo hyn koha e tij, kryerja pa vonesë e agjërimit të ditëve të mbetura nga Ramazani, kryerja e haxhit, dhënia e zekatit në kohën e tij të përcaktuar. Përkryerja e adhurimit farz nënkupton edhe plotësimin e tij me anë të adhurimeve vullnetare. Kështu, mangësitë e namazeve farze i plotësojnë namazet vullnetare, e kështu me radhë. Subhanallah! Sa madhështor është ky ajet! Sa i dobishëm është ai për adhuruesit!

Al-Baqara 2:148Listen in Qur'an →
149

وَمِنْ حَيْثُ خَرَجْتَ فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ ۖ وَإِنَّهُۥ لَلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ ۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ

Nga cilido vend që të dalësh ktheje fytyrën tënde kah Faltorja e shenjtë. Kjo është e vërtetë, që vie nga Zoti yt; e Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që punoni ju.

Ngado që të shkosh, ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë! -Kudo qofsh, o Profet i Zotit, në vendin tënd, gjatë udhëtimeve etj., drejtohu nga ana e Xhamisë së Shenjtë, Qabes! Pastaj i Madhëruari i drejtohet umetit në përgjithësi.Kjo është e vërteta e sigurt nga Zoti yt. -Fjalia ka dy përforcues: “inne” (me të vërtetë) dhe pjesëzën “le” tek “lel ĥaķķu”(e vërteta e sigurt). Këtë përforcim e ka bërë që të mos mbetet në zemër asnjë dyshim rreth të vërtetës së sjellë nga Zoti, si edhe për të siguruar besimtarët se ky është një urdhër që duhet zbatuar me përpikmëri dhe nuk është një punë e lënë në dëshirën e adhuruesit.Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju -Allahu është Gjithëshikuesi i veprave dhe i gjendjeve tuaja, prandaj kujtojeni gjithmonë këtë mbikëqyrje, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Ai nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave tuaja, por për to do të merrni shpërblimin e plotë dhe me drejtësi: e mira me të mirë dhe e keqja me të keqe. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:

Al-Baqara 2:149Listen in Qur'an →
150

وَمِنْ حَيْثُ خَرَجْتَ فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ ۚ وَحَيْثُ مَا كُنتُمْ فَوَلُّوا۟ وُجُوهَكُمْ شَطْرَهُۥ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَيْكُمْ حُجَّةٌ إِلَّا ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ مِنْهُمْ فَلَا تَخْشَوْهُمْ وَٱخْشَوْنِى وَلِأُتِمَّ نِعْمَتِى عَلَيْكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ

Nga cilido vend që të shkosh, ti shko, e fytyrën ktheje kah Faltorja e Shenjtë. E kudo që të gjendeni, ktheni fytyrat tuaja kah ajo anë, që bota mos të ketë çka të thotë për ju përpos atyre që kanë kaluar kufirin e drejtësisë dhe dijenisë, - por atyre mos iu frikoni e frikohuni vetëm prej Meje! Këtë (ndërrim të kiblës) e kam bërë për t’ju plotësuar dhuntitë e Mia juve, dhe për t’ju shpie në udhë të drejtë.

Ngado që të shkosh, ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë! Kudo që të gjendeni, kthejini fytyrat tuaja drejt saj, që njerëzit të mos kenë argument kundër jush… -Kuptimi: Këtë dispozitë (urdhrin për tu kthyer drejt Qabes) e sollëm, me qëllim që të ndërpritet çdo lloj kundërshtimi ndaj jush, prej idhujtarëve apo prej ithtarëve të Librit, çifutë e të krishterë qofshin. Nëse do të mbetej si Kible xhamia në Palestinë, të dyja grupet kundërshtare do të kundërshtonin. Kështu, ithtarët e Librit do të kundërshtonin, sepse ata e kishin të shkruar në librat e tyre se Kibla e Profetit të fundit do të ishte Qabja. Ndërsa idhujtarët arabë do të kundërshtonin, sepse Qabja ishte lavdia e tyre. Ata e quanin veten “pasardhës të Ibrahimit dhe të Ismailit”, dhe nëse Profeti (a.s) do të vazhdonte të drejtohej drejt xhamisë në Palestinë, kjo do të konsiderohej për ta si shpërfillje e lavdisë së të parëve të tyre. Nëse Muhamedi (a.s) nuk do të drejtohej nga Qabja, ata do të thonin: “Si pretendon ai se është pasues i fesë së Ibrahimit dhe nga pasardhësit e tij, ndërkohë që nuk drejtohet nga Shtëpia e Zotit, të ndërtuar nga vetë Ibrahimi?!” Vetëm këto dy lloj kundërshtimesh mund të merreshin në konsideratë, prandaj ia vlente një përgjigje për ta. Ndërsa të tjerët, të cilët kundërshtonin pa u mbështetur askund, nuk meritonin asnjë vëmendje. Me fjalë të tjera, këto argumente nga Zoti vlenin vetëm për ata që kërkonin të vërtetën, ndërsa për ata që kërkonin të arrinin veçse qëllimet dhe dëshirat e tyre të sëmura, ato nuk bënin dobi, siç thotë i Lartësuari:…përveç atyre që janë të padrejtë. -Pra, këta njerëz nuk mund të përfitojnë nga faktet dhe provat e sjella, sepse ata nuk e duan sqarimin e të vërtetës. Për të tillët nuk ia vlen të shqetësohesh dhe as të kesh frikë, siç thotë i Lartësuari:Por, ju mos u frikësoni prej atyre, por frikësohuni vetëm prej Meje! -Arsyeja është se “argumentet” e tyre janë boshe dhe të destinuara të hidhen poshtë. Si të tillë, ata nuk ngjallin respekt në zemrat e atyre që i dëgjojnë. Ndërsa ai që flet të vërtetën, fiton autoritet e respekt te çdokush që e sheh dhe e dëgjon. Ky urdhër i Allahut të Lartësuar është një begati e madhe prej Tij, sepse çdo mirësi e ka zanafillën te frikë-respekti ndaj Allahut. Ai që nuk i frikësohet shikimit të Allahut, nuk mund të frenohet nga poshtërsitë prej asgjëje tjetër. Asgjë tjetër nuk mund ta bëjë atë që t'i bindet urdhrave të Zotit të Tij. Kthimi i muslimanëve drejt Qabes ngjalli polemika të shumta, të cilat u nxitën nga ithtarët e Librit, munafikët dhe idhujtarët. Ata i nxisnin bisedat rreth kësaj teme, duke hedhur herë pas here dyshimet dhe helmet e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e shtjelloi gjerësisht këtë çështje në Librin e Tij. Ai e përforcoi gjykimin e Tij me disa elementë, të cilët u përmendën më lart, por dhe me disa të tjerë, që do tregohen më poshtë. Një element i tillë përforcues është, për shembull, përsëritja e kësaj dispozite tri herë, edhe pse një herë do të ishte e mjaftueshme. Po ashtu, zakonisht, urdhrat e Allahut të Lartësuar ose i drejtohen Profetit (a.s.), dhe nëpërmjet tij nënkuptohet i tërë umeti, ose i drejtohen umetit në përgjithësi. Në këtë rast, Allahu i …

Al-Baqara 2:150Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.