Dhe kështu, Ne ju bëmë ju një popull të zgjedhur(e të drejtë),” -Kuptimi: Ju bëmë të ekuilibruar, ju mbushëm me mirësi, e kështu ju shpëtuam. Ekstremet janë gjithmonë në rrezik, dhe ky është një fakt. Ndërsa muslimanët Allahu i Lartësuar i ka udhëzuar të gjejnë ekuilibrin e artë në të gjitha çështjet, të fesë apo të jetës qofshin. Kështu për shembull, nëse flasim për qëndrimin ndaj profetëve, ata i qëndrojnë besnikë mesit të artë. Ata nuk e teprojnë në lëvdimin dhe madhërimin e tyre, sikurse bëjnë krishterët, të cilët e konsiderojnë Isain si Zot dhe si bir të Zotit. Por ata as nuk tregohen të padrejtë, duke shpërfillur profetët e duke shkuar në ekstremin tjetër, sikurse vepruan çifutët, të cilët mohuan shumë profetë dhe shumë të tjerë i vranë. Muslimanët i besojnë të gjithë profetët, pa dallim, duke mos lejuar asnjë prishje të ekuilibrit të caktuar nga Zoti i gjithësisë. Ata i besojnë profetët ashtu sikurse janë në të vërtetë: si njerëz, si krijesa, si adhurues të Zotit të tyre, të cilët përçonin mesazhin e Tij ndër njerëz. Edhe ligjet që ata zbatojnë në jetën dhe në fenë e tyre janë të ekuilibruar, sepse ato nuk janë të ashpra dhe të vështira, sikurse janë ato të çifutëve. Por, nga ana tjetër, muslimanët nuk lejohen të kalojnë në ekstrem, duke i shpërfillur këto ligje, sikurse bëjnë krishterët, që pothuajse nuk kanë kufij që t’u përmbahen. Çifutët, sipas ligjit të tyre, lejohen të falen veçse nëpër sinagogat e tyre. Po sipas fesë së tyre, papastërtia në rroba nuk mund të pastrohet me ujë. Atyre iu bënë të ndaluara shumë nga ushqimet e mira, si ndëshkim për poshtërsitë e tyre. Ky është njëri ekstrem. Ndërsa në ekstremin tjetër qëndrojnë të krishterët, të cilët nuk njohin ndonjë gjë si të papastër apo të ndaluar. Ata lejojnë gjithçka që ka kjo botë. Ndërsa të ekuilibruarit janë të tillë në të gjitha çështjet e fesë dhe të jetës. Allahu i Lartësuar u ka lejuar atyre çdo gjë të pastër, të dobishme dhe të mirë, qofshin këto në ushqime, pije, veshje apo në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Ai u ka ndaluar atyre veçse gjërat që janë të papastra, të dëmshme dhe të këqija. Ky popull (muslimanët) ka fenë më të ekuilibruar dhe moralin më të lartë. Veprat e tyre kanë vetëm një synim: përmirësimin. Allahu i Lartësuar i dhuroi këtij populli dituri, butësi, drejtësi dhe mëshirë, në atë masë që nuk ia ka dhuruar asnjë bashkësie të mëparshme. Allahu i Lartësuar i bëri muslimanët një popull të ekuilibruar në drejtësinë dhe urtësinë e tyre, për një arsye të caktuar, siç e thotë në vijim:…për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt … -Për shkak të drejtësisë dhe urtësisë së tyre të madhe, ata do të dëshmojnë për popujt e tjerë dhe kurrë nuk do të ndodhë e kundërta. Ata që ky popull i quan “të pranuar tek Zoti”, ata do të jenë vërtet të tillë. Ndërsa ata të cilët janë “të papranueshëm” në gjykimin e muslimanëve, ata do të jenë të tillë edhe për Allahun e Lartësuar. Dikush mund të thotë: Si mund të pranohet dëshmia e njërës palë për tjetrën, kur ato do t’i nënshtrohen të dyja të njëjtit gjykues? Aq më tepër që gjykimi i njërës palë kundër tjetrës është i papranueshëm, kur ato janë në konflikt me njëra tjetrën. Atëherë, si është e mundur që, Ditën e Gjykimit, …