Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 121–130 of 286

121

ٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَٰهُمُ ٱلْكِتَٰبَ يَتْلُونَهُۥ حَقَّ تِلَاوَتِهِۦٓ أُو۟لَٰٓئِكَ يُؤْمِنُونَ بِهِۦ ۗ وَمَن يَكْفُرْ بِهِۦ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَٰسِرُونَ

Atyre që u kemi dhënë Librin, e lexojnë ashtu siç është shpallur; ata besojnë në të. Kurse, ata që nuk besojnë në Te, padyshim janë të humbur.

Ata të cilëve ua dhamë Librin e lexojnë(dhe e ndjekin)atë(Kur'anin), ashtu si duhet. -Allahu i Lartësuar na njofton se Kur’ânin e besojnë ata të cilëve Ai u dhuroi Librin, duke u bërë kështu një mirësi të madhe, dhe që e ndjekin atë ashtu sikurse e meriton ai të ndiqet. Fjala ‘tilâueh’ do të thotë ‘ndjekje e diçkaje hap pas hapi’.Ndjekja me përpikmëri e Librit nënkupton pranimin e plotë të dispozitave të tij. Kështu për shembull, ata e konsiderojnë të lejuar atë që në Libër përcaktohet si e tillë, dhe e konsiderojnë të ndaluar atë që në Libër vlerësohet si e tillë. Ata punojnë sipas urdhrave të përnxjerra nga ajetet e qarta dhe të drejtpërdrejta, por ata i besojnë me pastërti edhe ajetet që kanë një fushë më të gjerë kuptimore.…Pikërisht ata e besojnë me të vërtetë atë(Kur'anin). -Pikërisht ata do të lumturohen, domethënë ata të cilët e njohin mirësinë e Allahut të Lartësuar dhe tregojnë mirënjohjen dhe falënderimin për të. Janë ata që besojnë të gjithë profetët (dhe Shpalljet) dhe nuk bënë asnjë dallim mes tyre. Këta janë besimtarët e vërtetë. Ndërsa ata që besojnë një pjesë të shpalljeve dhe e mohojnë një pjesë tjetër, ata janë të kërcënuar. Këta Allahu i Lartësuar i kërcënon duke thënë: “Ndërsa ata që e mohojnë atë (Kur'anin), pikërisht ata janë të humburit.”Ajo ka edhe kuptimin “lexoj, këndoj Kur’ânin” (Sh.p.).

Al-Baqara 2:121Listen in Qur'an →
122

يَٰبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَتِىَ ٱلَّتِىٓ أَنْعَمْتُ عَلَيْكُمْ وَأَنِّى فَضَّلْتُكُمْ عَلَى ٱلْعَٰلَمِينَ

O bijt e Israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua kam pasë dhënë dhe që iu kam pasë madhëruar mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).

O bijtë e Israilit! Kujtoni të mirat e Mia, me të cilat ju begatova! Unë ju pata dalluar mbi njerëzit e tjerë(të asaj kohe). -Pastaj Ai i kërcënon ata, për t’iu frikësuar Ditës së Kiametit. Atë ditë, askush nuk mund t’i bëjë dobi askujt. I Madhëruari thotë:

Al-Baqara 2:122Listen in Qur'an →
123

وَٱتَّقُوا۟ يَوْمًۭا لَّا تَجْزِى نَفْسٌ عَن نَّفْسٍۢ شَيْـًۭٔا وَلَا يُقْبَلُ مِنْهَا عَدْلٌۭ وَلَا تَنفَعُهَا شَفَٰعَةٌۭ وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ

Dhe frikohuni Ditës, kur askush për askend nuk do të mund të bëjë asgjë dhe kur këmbimi (trampi) nga askush nuk do të pranohet, e kur intervenimi i askujt nuk vlenë, dhe kur askush nuk do t’u dalë në ndihmë.

Atëherë ruajuni një Dite, kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asgjë! -Askush, sado i nderuar dhe i madh qoftë: melek, profet, apo njeri i mirë, nuk do të ketë në dorë asnjë mundësi ndihme për askënd. Ata nuk mund të ndihmojnë asnjë, sado i dashur apo i afërt të jetë ai që kërkon ta ndihmojnë. E vetmja ndihmë për njeriun do të jetë prej veprave që ka bërë. Edhe ndërmjetësimet janë të papranueshme pa lejen dhe pa kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. I Lartësuari thotë:Prej askujt nuk pranohet kompensim, dhe askujt nuk do t’i bëjë dobi asnjë ndërmjetësim. -Për ndërmjetësimin duhet të plotësohen dy kushte: Së pari, të jepet leja nga Allahu i Lartësuar për të dhe, së dyti, Allahu i Lartësuar të jetë i kënaqur me atë për të cilin ndërmjetësohet. Nga ana tjetër, dihet shumë mirë që Allahu i Lartësuar nuk kënaqet nga vepra e askujt, nëse ajo vepër nuk plotëson dy kushte:1. Të kryhet me sinqeritet për Allahun, duke kërkuar kënaqësinë e Tij.2. Të kryhet në përputhje me traditën e Profetit (a.s) dhe mësimeve të tij. Nuk pranohet ndërmjetësim dhe as kompensim, siç thotë i Madhëruari:Prej askujt nuk pranohet kompensim -Për këtë, i Lartësuari thotë sërish në Kur’ân, "Edhe sikur e tërë ajo që është në tokë dhe një herë aq sa ajo, të ishte pronë e atyre që nuk besuan, ata do ta jepnin si kompensim për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. Atyre do t’u vijë prej Allahut diçka (një dënim), që as nuk kanë mundur ta mendojnë." [Zumer 47]. Domethënë, nuk do të pranohet kompensim prej tyre. Ata, gjithashtu, nuk do të ndihmohen:Askush nuk do të ndihmohet. -Domethënë, prej atyre nuk do të largohet ajo së cilës ata i druhen dhe asnjë krijesë nuk do të ketë mundësi t’u bëjë dobi apo t’u largojë ndonjë dëm. Thënia e Allahut: “la texhzi nefsun an nefisin shejâ” (…askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asgjë), tregon pamundësinë e të gjithëve për të bërë dobi atë ditë. Ndërsa thënia: “ue lâ hum junŝarûn” (e ata nuk kanë për t'u ndihmuar) tregon pamundësinë e tyre për të larguar të keqen dhe të dëmshmen. Në thënien e Allahut: “lâ juķbelu minhâ adlun” (Prej askujt nuk pranohet kompen-sim), dhe në thënien tjetër të Tij: “…Ue lâ tenfeuha shefâah”, (nuk do t’i bëjë dobi asnjë ndërmjetësim) mësohet diçka shumë e rëndësishme. Nëse njeriu e kupton se fitimi i të mirave dhe largimi i të këqijave nuk mund të arrihen duke ia kërkuar krijesave, atëherë ai kthehet për t'ia kërkuar sinqerisht ato të vetmit që mund t’ia dhurojë (Allahut). Arritja e të mirave dhe largimi i të këqijave nuk mund të bëhet, gjithashtu, as me kompensime dhe as me ndërmjetësime, sikurse ndodh mes krijesave. Atë ditë nuk do të jetë askush i aftë qoftë edhe për një grimcë dobie apo dëmi. Kjo është një ftesë e hapur që adhuruesi të lidhet fort dhe sinqerisht vetëm me Allahun e Lartësuar, duke i kërkuar të mirat veç prej Tij dhe duke kërkuar mbrojtje nga çdo e keqe vetëm tek Ai. Kjo është ftesë për ta adhuruar Atë si Një të vetëm, sepse veç Ai e meriton adhurimin tonë dhe vetëm tek Ai duhet të mbështetemi për t’i përkryer adhurimet tona.

Al-Baqara 2:123Listen in Qur'an →
124

۞ وَإِذِ ٱبْتَلَىٰٓ إِبْرَٰهِۦمَ رَبُّهُۥ بِكَلِمَٰتٍۢ فَأَتَمَّهُنَّ ۖ قَالَ إِنِّى جَاعِلُكَ لِلنَّاسِ إِمَامًۭا ۖ قَالَ وَمِن ذُرِّيَّتِى ۖ قَالَ لَا يَنَالُ عَهْدِى ٱلظَّٰلِمِينَ

Dhe (kujtonie), kur Perëndia e provoi Ibrahimin me disa urdhëra, e ai i plotësoi ato. Perëndia tha: “Unë do të bëjë ty imam (prijës) të njerëzve!” – Tha: “Edhe disa prej pasardhëve të mi!” (Perëndia) tha: “Premtimi im nuk i përfshinë zullumqarët.”

Dhe kujtoni kur Allahu e sprovoi Ibrahimin me disa urdhërime, dhe ai i përmbushi ato, … -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na flet rreth Profetit dhe të dashurit të Tij, Ibrahimit (a.s.), për gradën e lartë të të cilit pajtohen të gjithë njerëzit. Të gjitha grupet fetare pretendojnë se janë pasues të tij: çifutët, të krishterët, madje edhe politeistët. Allahu i Lartësuar e sprovoi atë me disa fjalë, pra, me disa dispozita. Ai e sprovoi duke e ngarkuar me disa urdhra dhe duke e ndaluar me disa ndalesa. Në këtë mënyrë i ka sprovuar njerëzit Allahu i Lartësuar gjithmonë, për t'u dalluar i sinqerti dhe gënjeshtari. Përballë sprovave, gënjeshtari poshtërohet sepse ai thyhet para tyre dhe nuk tregon durimin e kërkuar prej Allahut. Nga ana tjetër, i sinqerti lartësohet dhe nderohet, sepse qëndron i palëkundur dhe i duruar. Veprat e tij të mira tregojnë sinqeritetin që fshihet në zemrën e tij. Ndër të përzgjedhurit më të mirë është Ibrahimi (a.s.), i dashuri i Zotit të botëve. Ai e çoi në vend amanetin e ngarkuar prej Zotit të tij. Ai i plotësoi me përpikmëri të gjitha dispozitat e ngarkuara. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e shpërbleu përkushtimin e lartë që ai kishte, saqë edhe sot e kësaj dite vazhdon të ndihet ky shpërblim. I Madhëruari thotë:Ai(Allahu)tha: “Unë po të bëj ty imam të njerëzimit.” -Allahu i Lartësuar e bëri Ibrahimin (a.s.) udhëheqës të njerëzimit. Kështu, fjalët që Allahu i Lartësuar i thotë atij kanë këtë kuptim: “Të gjithë duhet të ndjekin udhëzimin dhe rrugën tënde. Të gjithë duhet të ecin pas teje, pas gjurmëve të tua, për të arritur lumturinë e përjetshme. Kjo do të jetë fama dhe lavdia jote ndër breza. Të gjithë do të të duan dhe do të të respektojnë. Ky do të jetë shpërblimi yt në përjetësi.” Betohem në Allah se kjo është grada më e lartë, për arritjen e së cilës punojnë garuesit dhe ata që përpiqen. Ajo qe shkalla më e lartë, të cilën e arritën profetët më të shquar dhe pasuesit e denjë të rrugës së Allahut. Atë shkallë e kanë synuar të gjithë ata që ftuan njerëzimin në rrugën e lumturisë. Ibrahimi (a.s.), pasi u gëzua me këtë gradë që ia dhuroi atij Zoti i gjithësisë, e dëshiroi atë edhe për pasardhësit e tij:Ai tha: “Edhe prej pasardhësve të mi(bëj të tillë)!” -Pra, e kërkoi një gradë të tillë edhe për pasardhësit e tij, që të lumturoheshin më tepër edhe ai, edhe ata. Ky është një tregues tjetër i madhështisë së këtij Profeti, i cili kërkonte të mirën për njerëzimin, duke e dëshiruar me ngulm udhëzimin e tyre në rrugën e drejtë. Ai dëshironte që të shtoheshin të mirët dhe të udhëzuarit. I lavdëruar qoftë Allahu i Lartësuar, për këta njerëz që ka krijuar dhe për këta gjigandë që ka sjellë në jetë! Më pas, Allahu i Ditur dhe i Mëshirshëm i përgjigjet, duke thënë:Tha(Allahu): “Premtimin Tim nuk mund ta gëzojnë të padrejtët.” -Kuptimi: Statusin e udhëheqësit të botës dhe të udhëzuesit të saj në rrugën e drejtë nuk do ta meritojnë ata që janë të padrejtë, zullumqarë. Çdokush që e dëmton vetveten duke kryer padrejtësi, nuk ka për ta aritur kurrë atë gradë të lartë, sepse janë dy gjëra krejt të kundërta. Ajo mund të arrihet veçse me dy cilësi: me durim dhe me siguri. Durimi duhet për zbatimin e ligjeve hyjnore, ndërsa …

Al-Baqara 2:124Listen in Qur'an →
125

وَإِذْ جَعَلْنَا ٱلْبَيْتَ مَثَابَةًۭ لِّلنَّاسِ وَأَمْنًۭا وَٱتَّخِذُوا۟ مِن مَّقَامِ إِبْرَٰهِۦمَ مُصَلًّۭى ۖ وَعَهِدْنَآ إِلَىٰٓ إِبْرَٰهِۦمَ وَإِسْمَٰعِيلَ أَن طَهِّرَا بَيْتِىَ لِلطَّآئِفِينَ وَٱلْعَٰكِفِينَ وَٱلرُّكَّعِ ٱلسُّجُودِ

(Dhe atë kohë) kur Na e bëmë Qaben – vend dhuntie dhe sigurimi për njerëzit. “Merrni vendin e Ibrahimit – vend të kryerjes së namazit!” – Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi rekomanduar: “Faltoren (Qaben) Time pastronie për ata që e vizitojnë, dhe që banojnë aty, dhe për ata të cilët kryejnë namazin”.

Kujtoni kur Shtëpinë(Qaben)e bëmë vendtubimi për njerëzit dhe vendsigurie për ta(duke thënë):… -Kuptimi: Allahu e bëri Qaben vendin ku vizitorët synojnë të arrijnë mirësitë e kësaj jete dhe të jetës tjetër, mirësitë për dynjanë dhe për fenë e tyre. Ata shkojnë dhe vijnë në të, dhe gjithmonë ndiejnë dëshirën dhe mallin për t'u kthyer tek ajo. Po ashtu, Allahu i Lartësuar e ka bërë atë një vend paqeje dhe prehjeje për të gjithë njerëzit që hyjnë në të. Ajo është e sigurt për të gjithë, madje edhe për kafshët e bimët.Ajo ka qenë vend sigurie për të gjithë edhe në kohën para Islamit. Atëherë, për shembull, nëse dikush shihte vrasësin e babait të vet në atë vend, nuk e prekte me dorë dhe as nuk e kërcënonte, në shenjë nderimi për Shtëpinë e Lashtë. Ndërsa pas Islamit, ky nderim dhe kjo siguri u shtua edhe më shumë. Në përfundim, kjo Shtëpi është bërë vendi më i sigurt dhe më i nderuar në faqen e dheut. Allahu i Lartësuar na urdhëron që edhe ne ta adhurojmë Atë si një të vetëm duke pasuar gjurmët e Prijësit të njerëzimit, Ibrahimit (a.s.), kur thotë:Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi! -Togun: “Meķâmi Ibrâhîme” (Vendin e Ibrahimit) mund ta kuptojmë në dy mënyra:1. Ai mund të tregojë pikërisht vendin që kështu quhet edhe sot (Meķâmi Ibrâhîme), i cili ndodhet përballë portës së Qabes. Në këtë mënyrë, urdhri i Allahut të Madhëruar mund të nënkuptojë faljen e dy rekatëve namaz, veprim që kryhet te ky vend i njohur, pasi ka përfunduar tavafi. Është e pëlqyeshme që këta dy rekatë të falen duke u vendosur në një pozicion të tillë, që Meķâmi Ibrâhîme të jetë mes personit që falet dhe Qabes. Të këtij mendimi janë shumica e shpjeguesve të Kur’ânit.2. Por ka mundësi që me togun Meķâmi Ibrâhîme të jenë pasur për qëllim vendet ku Ibrahimi (a.s.) kreu adhurimet e tij gjatë haxhit, duke filluar nga tavafi, sa’ji, qëndrimi në Arafat, qëndrimi në Muzdelife, gjuajtjet e gurëve, kurbani e rite të tjera të haxhit. Në këtë rast, fjala “muŝal-lâ”, që në mendimin e mësipërm kishte kuptimin: “vendfalje e namazit”, tani do të kishte kuptim më të gjerë. Në mënyrë të përmbledhur, sipas mendimit të parë, fjala: “muŝal-lâ”domethënë: “vend për faljen e namazit”, ndërsa sipas mendimit të dytë: “vend ku kryhen adhurimet”.Gjithsesi, Allahu i Lartësuar në këtë ajet na urdhëron që, në të gjitha veprimet dhe adhurimet që kryhen gjatë haxhit, ne duhet të marrim si shembull Ibrahimin (a.s.). Ndoshta ky kuptim është më parësor për t’u marrë në konsideratë, sepse ai e përfshin edhe kuptimin e parë.Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: “Pastrojeni Shtëpinë Time(nga idhujt)për ata që bëjnë tauaf, për ata që qëndrojnë në të(për i'tikaf)dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde!” -Kështu, Allahu i Lartësuar u shpalli atyre të dyve urdhrin që ta pastronin Shtëpinë e Allahut nga idhujtaria, mohimi dhe poshtërsitë ndaj tij, por ta pastronin edhe nga gjërat e pista. Më pas, Allahu thotë: “…për ata që bëjnë tavaf”. Edhe pse namazi është më i miri ndër tri adhurimet e përmendura, Allahu i Lartësuar ka përmendur së pari tavafin, sepse ai nuk mund të bëhet gjetkë, por veçse në Qabe. Pastaj ka përmendur itikaf-in, i cili, gjithashtu, mund të bëhet veçse në xhami, dhe më pas e ka përmendur …

Al-Baqara 2:125Listen in Qur'an →
126

وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِۦمُ رَبِّ ٱجْعَلْ هَٰذَا بَلَدًا ءَامِنًۭا وَٱرْزُقْ أَهْلَهُۥ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ مَنْ ءَامَنَ مِنْهُم بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْءَاخِرِ ۖ قَالَ وَمَن كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُۥ قَلِيلًۭا ثُمَّ أَضْطَرُّهُۥٓ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلنَّارِ ۖ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ

(Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi tha: “Zoti im bëne këtë vend qytet të sigurt, dhe furnizoi banorët e këtushëm me prodhime, ata që besojnë në Perëndinë dhe në jetën tjetër!” Perëndia tha: “Atë që nuk beson për pak kohë do të bëj që të kënaqet, e pastaj do ta dërgoj në dënimin e zjarrit, e, sa vendbanim i keq që është ai!”

Dhe kujtoni kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë një qytet të sigurt! Furnizoji banorët e tij që besuan Allahun dhe jetën tjetër me fruta të shumëllojshme!” -Kjo ishte lutja që Ibrahimi (a.s.) bëri për këtë vend. Ai u lut që Allahu i Lartësuar ta bënte atë një vend të sigurt dhe t'i furnizonte banorët e tij me lloje të shumta mirësish e frutash. Më pas, Ibrahimi (a.s.) e veçoi duanë për besimtarët, duke treguar në këtë mënyrë një edukatë të lartë ndaj Allahut të Lartësuar. Në fillim, Ibrahimi (a.s.) u lut për të gjithë pasardhësit e tij, por Allahu i Lartësuar ia kufizoi lutjen, duke përjashtuar të padrejtët. Ndërsa kur u lut për furnizimin e banorëve të Qabes, ai e kufizoi këtë lutje vetëm për besimtarët. Por dihet që furnizimi i Allahut është gjithëpërfshirës, si për qafirët, edhe për besimtarët, si për të bindurit dhe për të pabindurit. Prandaj i Madhëruari thotë:Ai (Allahu)tha: “Edhe atij që nuk beson, do t’ia mundësoj kënaqësinë e furnizimit Tim për një kohë të shkurtër.” -Kuptimi: Unë do t'i furnizoj të gjithë, muslimanët dhe qafirët. Por muslimanët, furnizimin Tim do ta përdorin për punë të mira, për të adhuruar Allahun e Lartësuar. Dhe, në fund, ata do të kthehen për të shijuar mirësitë e Xhenetit. Ndërsa qafirët do të shijojnë mirësitë e Mia gjatë kësaj jete të shkurtër, por pastaj:Por, pastaj, do ta flak në dënimin e Zjarrit... -Do ta zhys atë me detyrim, duke e poshtëruar në një ndëshkim të madh, në zjarrin e Xhehenemit.Sa përfundim i shëmtuar është ai! -Ky është përfundimi më i keq.

Al-Baqara 2:126Listen in Qur'an →
127

وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَٰهِۦمُ ٱلْقَوَاعِدَ مِنَ ٱلْبَيْتِ وَإِسْمَٰعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ

(Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes (e u lutën): “O Zoti ynë! Prano prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë Ti je ai, që i dëgjon të gjitha dhe që të gjitha i di!

Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë(Qabes), luteshin … -Domethënë, kujto kohën kur Ibrahimi dhe Ismaili ndërtonin mbi themelet e Shtëpisë së Lashtë! Ajeti na tregon se si ata merreshin me ndërtimin e saj të shoqëruar nga një ndjenjë e vazhdueshme frike e respekti ndaj Krijuesit dhe nga një shpresë e madhe për shpërblimin e Tij. Aq të forta dhe të pranishme ishin këto ndjenja, saqë ata, edhe gjatë punës, pëshpërisnin lujte, që Allahu i Lartësuar t'ua pranonte veprën dhe adhurimin e tyre. Ata e bënin këtë, me qëllim që dobia e kësaj pune të ishte e plotë.O Zoti ynë! Pranoje prej nesh(këtë shërbim), se me të vërtetë Ti Dëgjon dhe Di gjithçka! -Pastaj ata bënë një lutje të mrekullueshme. Ata u lutën për veten dhe për pasardhësit e tyre, që Allahu i Lartësuar t'i udhëzonte dhe t'i forconte në ushtrimin e Islamit.

Al-Baqara 2:127Listen in Qur'an →
128

رَبَّنَا وَٱجْعَلْنَا مُسْلِمَيْنِ لَكَ وَمِن ذُرِّيَّتِنَآ أُمَّةًۭ مُّسْلِمَةًۭ لَّكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبْ عَلَيْنَآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

O Zoti ynë bëna neve të përulun ndaj urdhërave Tuaja! Dhe bënë që pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj urdhërave Tua, dhe tregona format e ceremonive të Haxhit! Pranoje edhe pendimin tonë, se padyshim, Ti i pranon pendimet dhe je mëshirues i madh!

Zoti ynë! Na bëj muslimanë të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë një popull musliman i përulur ndaj Teje! -Thelbi i Islamit është përulje e plotë e zemrës dhe ndaj Zotit të saj, që rrjedhon detyrmisht në nënshtrimin e gjithë qënies ndaj Krijuesit të Madhëruar.Na i trego rregullat e adhurimit tonë -Duke qenë se Islami nënkupton edhe nënshtrimin me veprime konkrete, ata u lutën që Allahu i Lartësuar t’ua mësonte adhurimet në mënyrë të shtjelluar. Ata thanë: “Ue erinâ menâsikenâ”, domethënë: “Na i trego adhurimet tona”, apo më shkoqur: “Na i trego sikur t’i shihnim me sy ato adhurime”. Pra, i kërkuan një sqarim shumë të hollësishëm, që t’u dukej sikur po i shihnin me sy. Fjala “menâsikenâ” (adhurimet tona) mund të ketë si qëllim të gjitha veprat e ritet e haxhit, sikurse tregon edhe konteksti i këtyre ajeteve. Por, gjithashtu, ajo mund të tregojë edhe diçka më përfshirëse se këto adhurime të veçanta. Ka mundësi që ata të jenë lutur që Allahu i Lartësuar t'ua sqaronte atyre të gjitha çështjet e fesë, të gjitha adhurimet që përmban Islami, sikurse kuptohet drejtpërdrejt nga fjala: “adhurimet”, e cila është në numrin shumës. Ajo mund të përfshijë të gjitha adhurimet e Islamit, edhe pse ky term përdoret më së shumti për ritet e haxhit. Në përgjithësi, lutja e tyre konsistonte në arritjen e dijes së dobishme dhe të punës me të, për vetë ata dhe për pasardhësit e mëvonshëm. Pra ata u lutën për të mësuar dijen e dobishme dhe për të bërë vepra të mira, sipas kësaj dijeje. Por në dua-në e tyre, ata përmendën edhe një detaj shumë të rëndësishëm:dhe na e prano pendimin tonë! Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti! -Ata u lutën që Allahu t'ua pranonte pendimin, sepse sado që robi të përpiqet t'i përsosë adhurimet e tij ndaj Allahut të Madhëruar, ai patjetër që do të bëjë gabime. Këto gabime e bëjnë të domosdoshëm pendimin tek Allahu Falës dhe Mëshirëplotë.

Al-Baqara 2:128Listen in Qur'an →
129

رَبَّنَا وَٱبْعَثْ فِيهِمْ رَسُولًۭا مِّنْهُمْ يَتْلُوا۟ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتِكَ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ ۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

O Zoti ynë! Dërgo në mesin e tyre një pejgamber prej tyre, që do t’u lexojë ajetet (versetet) Tuaja, dhe t’ua mësojë atyre Librin dhe t’i ofrojë dijeni të përsosur e t’i pastrojë ata (prej fajesh), se, me të vërtetë, Ti je i plotëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm!”

Zoti ynë! Dërgo ndër ta një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë atyre ajetet e Tua, -Ata i kërkuan Allahut të Lartësuar që Ai të dërgonte nga mesi i pasardhësve të tyre një profet. Kjo ndodhi për disa arsye, si:- që grada e Ibrahimit dhe e Ismailit të lartësohej edhe më shumë;- që pasardhësit t’i nënshtroheshin dhe ta pasonin rrugën e atij Profeti që do të vinte, duke e njohur mirë atë;- që ai Profet t’u mësonte atyre ato gjëra që nuk do t’i dinin.I Lartësuari thotë:…që t’u lexojë atyre ajetet e Tua -Domethënë, që t’ua lexojë tekstin fjalë për fjalë, t’ua mësojë atë përmendësh, dhe pastaj t'i mësojë se si ta ruajnë e zbatojnë atë që do të mësojnë.…t’u mësojë atyre Librin(Kur'anin)dhe Urtësinë (Traditën profetike), -Pra, t'u mësojë dhe sqarojë atyre kuptimin e Kur’ânit dhe të Urtësisë (Sunetit).…dhe t’i pastrojë ata. -T'i pastrojë duke i edukuar që të punojnë punë të mira dhe të largohen nga çdo punë e fjalë e keqe të cilat nuk i lenë shpirtrat të pastrohen dhe të lartësohen.Ti je Ngadhënjimtari dhe i Urti. -Ngadhënjimtari (El Azîzu) është Ai i Cili i mposht dhe nënshtron gjithçka, i Cili është i plotfuqishëm për gjithçka dhe që para fuqisë së të Cilit, askush nuk mund të qëndrojë. Ndërsa i Urti (El Hakîmu) është Ai i Cili i vendos gjërat në vendin që e meritojnë. Kështu, ata iu lutën Allahut, që ka këto cilësi, që ta dërgonte këtë Profet mes tyre, ashtu siç di të zgjedhë Ai që është i madhëruari, Ngadhënjimtari, i Urti. Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së tyre dhe e dërgoi Profetin e nderuar, nëpërmjet të cilit Ai mëshiroi, në mënyrë të veçantë, pasardhësit e Ibrahimit dhe Ismailit, dhe të gjitha krijesat, në përgjithësi. Për këtë arsye, edhe Profeti (a.s.) ka thënë: “Unë jam fryt i lutjes së babait tim, Ibrahimit (a.s.).”.

Al-Baqara 2:129Listen in Qur'an →
130

وَمَن يَرْغَبُ عَن مِّلَّةِ إِبْرَٰهِۦمَ إِلَّا مَن سَفِهَ نَفْسَهُۥ ۚ وَلَقَدِ ٱصْطَفَيْنَٰهُ فِى ٱلدُّنْيَا ۖ وَإِنَّهُۥ فِى ٱلْءَاخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që nuk e njeh vetveten. Na me të vërtetë atë e kemi zgjedhë në këtë botë, e ai, edhe në botën tjetër do të jetë ndër të mirët.

Prej fesë së Ibrahimit largohet veç ai që e nënçmon vetveten. -Askush nuk mund të devijojë nga rruga e Ibrahimit pasi të ketë njohur dhe mësuar gjithë këto të dhëna rreth cilësive të larta të tij, përveç atyre që e zhvlerësojnë veten, duke u kënaqur me këtë gjendje, ose veç ata që e shesin veten më lirë sesa i falimentuari shet mallin e vet. I parë anasjelltas, ky ajet do të kuptohej kështu: Nuk ka njeri më të mirë, më të plotë, më të udhëzuar, sesa dikush që ndjek rrugën dhe fenë e Ibrahimit (a.s.), sepse Ibrahimi ishte i zgjedhuri i Allahut në dynja dhe ahiret. I Lartësuari thotë më tej:Ne, e dalluam atë në këtë botë. -Pra, Allahu i Lartësuar e përzgjodhi atë mbi njerëzit e tjerë, duke i dhënë sukses për të bërë punë të mira. Ai e udhëzoi atë që t'i kryente këto vepra, të cilat e bënë atë më të drejtin ndër më të dalluarit dhe ndër më të përzgjedhurit e Allahut.dhe në botën tjetër, ai do të jetë ndër të mirët. -Në ahiret ai do të jetë prej të mirëve (sâliĥîn), të cilëve u takojnë gradat më të larta në xhenetet e përjetësisë. Ai e meritonte këtë gradë, sepse ishte i bindur e i nënshtruar.

Al-Baqara 2:130Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.