Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 111–120 of 286

111

وَقَالُوا۟ لَن يَدْخُلَ ٱلْجَنَّةَ إِلَّا مَن كَانَ هُودًا أَوْ نَصَٰرَىٰ ۗ تِلْكَ أَمَانِيُّهُمْ ۗ قُلْ هَاتُوا۟ بُرْهَٰنَكُمْ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

(Hebrenjt dhe të krishterët) thonin: askush nuk do të hyjë në xhennet përveç hebrenjve ose të krishterëve. – Këto janë dëshirat e tyre boshe! – Thuaju ti (O Muhammed): “Nëse ju jini të drejtë, sillni argumentin (për atë që po thoni).

Çifutët pretendojnë se në Xhenet do të hyjnë veç ata. Edhe të krishterët, nga ana e tyre, thonë se në Xhenet do të hyjnë veçse të krishterët. Kështu secila palë pretendon se Xheneti është i përgatitur vetëm për ta. Porse Allahu i Lartësuar na tregon se këto janë thjesht pretendime e hamendje të tyre, sepse ato nuk mund të jenë kurrsesi të pranueshme, kur janë të paargumentuara saktësisht.Ata(ithtarët e Librit)thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!” Këto janë trille të tyre.Pra, këto janë thjesht ëndrra me sy hapur nga ana e tyre. Nëse ata janë të qetë dhe të sigurt në pretendimin e tyre, duhet të sjellin faktet për ta mbështetur atë. Nëse do të pranohej çdo fjalë e pretendim që del nga njerëzit, pa u mbështetur në argumente të sakta, atëherë çdokush do të pretendonte gjithçka, pa patur asnjë ndryshim mes mëtuesve. Argumentimi i saktë është i vetmi vërtetues apo përgënjeshtrues i pretendimeve.Thuaju: “Sillni provat tuaja, nëse keni të drejtë!” -Meqë ata nuk sollën asnjë lloj argumenti, kuptohet vetvetiu që ky qe pretendim i gënjeshtërt i tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar na jep një kriter shumë të qartë dhe të kuptueshëm për të dalluar se cili do të hyjë në Xhenet e cili jo? Ky gjykim i përfshin të gjithë. Thotë i Lartësuari:

Al-Baqara 2:111Listen in Qur'an →
112

بَلَىٰ مَنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُۥ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌۭ فَلَهُۥٓ أَجْرُهُۥ عِندَ رَبِّهِۦ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Jo! – Po! Ai që i përulet Perëndisë dhe punon vepra të mira, për atë ka shpërblim te Zoti i tij, për ta nuk ka frikë as pikëllim.

Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës… -Pra, çështja nuk qëndron sikurse ëndërroni ju. Dëshirat dhe pretendimet tuaja nuk hyjnë aspak në punë, nëse nuk ia përkushtoni të gjitha veprat dhe adhurimet tuaja Allahut të Lartësuar, duke e drejtuar zemrën veçse tek Ai, dhe, përveç kësaj, duke qenë bamirës (muhsin). Pra, sinqeriteti i zemrës duhet të shoqërohet me një adhurim të saktë, që të bëhesh muhsin. Fjala “muhsin” vjen nga “ahsene juhsinu”, domethënë: “e rregulloi, e kreu mirë”, ndërsa shprehja: “ahsenehû etķanehû” do të thotë: “e kreu në formën më të mirë”. Kësisoj, “ue hue muĥsin” domethënë: “ai që e kryen adhurimin ndaj Allahut në formën më të shkëlqyer”. Asnjë adhurim nuk quhet i pranueshëm nga Allahu, nëse nuk kryhet sipas rregullit dhe mënyrës që Ai e ka dëshiruar dhe e ka sqaruar në Sheriatin që ia shpalli Muhamedit (a.s.). Vetëm ai njeri që e kryen këtë lloj adhurimi mund të quhet muhsinose bamirës. Mësojeni se vetëm ata që plotësojnë dy kushtet e mëposhtme do të jenë banues të Xhenetit:1. Kanë sinqeritet në adhurim (duke e bërë atë vetëm për Allahun).2. E kryejnë adhurimin sipas Sheriatit të përcaktuar nga Allahu i Lartësuar. Pra, vetëm për këta është premtimi i pakthyeshëm nga Allahu i Lartësuar, i Cili thotë:…e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen. -Ata do të trashëgojnë përjetësisht shpërblimet e përgatitura prej Allahut, Zotit të tyre, në Xhenetet e mrekullueshme. Ata do t’i përjetojnë të dyja llojet e lumturisë: lumturinë që sjell shpëtimi nga zjarri i Xhehenemit dhe nga dëshpërimi i përjetshëm, si dhe lumturinë që sjell arritja e paqes dhe e sigurisë në Xhenetin e kënaqësisë së përjetshme.

Al-Baqara 2:112Listen in Qur'an →
113

وَقَالَتِ ٱلْيَهُودُ لَيْسَتِ ٱلنَّصَٰرَىٰ عَلَىٰ شَىْءٍۢ وَقَالَتِ ٱلنَّصَٰرَىٰ لَيْسَتِ ٱلْيَهُودُ عَلَىٰ شَىْءٍۢ وَهُمْ يَتْلُونَ ٱلْكِتَٰبَ ۗ كَذَٰلِكَ قَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ مِثْلَ قَوْلِهِمْ ۚ فَٱللَّهُ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ

Hebrenjt thanë: “Krishterët nuk kanë kurrfarë baza!” Kurse të krishterët thonë: “Hebrenjt nuk kanë kurrfarë baza!” E, ata lexojnë Librin. Po kështu, thanë edhe ata që nuk dinë, siç thonë ata (hebrenjt e të krishterët). E, Perëndia, do të gjykojë në Ditën e Kijametit, për atë që nuk pajtoheshin ata.

Çifutët thonë: “Të krishterët nuk mbështeten në asgjë(në fenë që pasojnë)”. Të krishterët thonë: “Çifutët nuk mbështeten në asgjë” -Smira e tyre ishte aq e fortë, saqë i shtynte ata të shanin dhe përgojonin njëri-tjetrin me fjalët më të ulëta. Ata e quanin njëri-tjetrin të humbur, të devijuar, madje edhe jobesimtarë. Kjo smirë i bënte ata të vepronin njëlloj si injorantët, që nuk kishin asnjë lloj dije nga librat.Ndërkohë që të dyja palët lexojnë Librin. Po këto fjalë thonë edhe ata që janë të paditur. -Pra, edhe pse ata kanë dituri dhe kritere për të gjykuar, përsëri kryejnë veprime të injorantëve, të cilët flasin, shajnë e gjykojnë pa patur dije.Ditën e Gjykimit, Allahu do të gjykojë ndërmjet tyre për kundërshtimet që ata kanë mes njëri-tjetrit. -Pra, megjithatë, Allahu i Lartësuar do të gjykojë mes tyre Ditën e Gjykimit. Ai do të qartësojë me drejtësi gjykimin e secilës palë, në të gjitha aspektet. Ai do ta bëjë këtë me gjykimin e Tij të drejtë, rreth të cilit i informoi njerëzit nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve të Tij. Atë ditë, askush nuk do të dalë me sukses dhe askush nuk do të shpëtojë prej ndëshkimit, përveç atyre që kanë besuar të gjithë të dërguarit e Allahut, duke zbatuar urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave. Ndërsa ata që nuk u janë përmbajtur këtyre dispozitave, me të drejtë do të quhen: “të shkatërruar e të dëshpëruar përjetësisht.”

Al-Baqara 2:113Listen in Qur'an →
114

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن مَّنَعَ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ أَن يُذْكَرَ فِيهَا ٱسْمُهُۥ وَسَعَىٰ فِى خَرَابِهَآ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ مَا كَانَ لَهُمْ أَن يَدْخُلُوهَآ إِلَّا خَآئِفِينَ ۚ لَهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا خِزْىٌۭ وَلَهُمْ فِى ٱلْءَاخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌۭ

Kush është më fajtorë se ai që pengon të përmendurit e emrit të Perëndisë nëpër faltoret (xhamitë) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Ata nuk hyjnë në to, përveç atëherë kur kanë ndonjë frikë (trishtim). Për ta, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër dënim të madh.

kush mund të jetë më i keq se ai që, në xhamitë e Allahut, pengon të përmendet emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Ata nuk do të hyjnë në to, përveçse me frikë. -Domethënë, nuk ka zullumqarë më të mëdhenj sesa ata që i mbyllin xhamitë, në mënyrë që në to të mos përmendet emri i Allahut dhe mos adhurohet Ai, ose e thënë ndryshe: ata që pengojnë faljen e namazit dhe çdo adhurim tjetër që kryhet në to. Në fragmentin: “ue seâ fî ħarâbihâ” (…dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre), fjala “seâ” ka kuptimin: “përpiqet duke provuar të gjitha mënyrat dhe mjetet për të arritur qëllimin”. Ndërsa për pjesën “për shkatërrimin e tyre”, mund të themi se shkatërrimi i xhamive (el ħarâbu) është dy llojesh:1. Shkatërrim fizik, nga ana materiale, sikurse është shembja apo përdhosja e objektit, e çdo lloji a mënyre qoftë.2. Shkatërrim që kryhet duke i penguar besimtarët dhe adhuruesit e Allahut, që të adhurojnë Allahun brenda faltores. Me pak fjalë, ky lloj shkatërrimi nënkupton pengimin e shfrytëzimit të xhamive për atë qëllim që ato janë ndërtuar.Ky ajet i përfshin të gjithë ata njerëz që i bëjnë këto punë. Për shembull, i tillë ishte Abrahaja dhe ushtria e tij, që synonte të shembte Qaben. Këtu hyjnë edhe kurejshët, të cilët e penguan Profetin (a.s.) të shkonte drejt Qabes, në vitin e Hudejbijes. Të tillë ishin edhe ata të krishterë që shkatërruan Xhaminë e Shenjtë në Kuds (Palestinë). Në këtë kategori përfshihen edhe shumë e shumë të tjerë, të cilët, me shkatërrimin apo mbylljen e xhamive, synojnë të pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Ata thjesht shprehin armiqësinë e tyre ndaj Allahut dhe ndaj profetëve të Tij. Për shkak të kësaj pune të shëmtuar, Allahu i Lartësuar ua ndaloi atyre futjen në xhami. Edhe nëse ata do të hynin në to, do të ishin të frikësuar dhe të poshtëruar. Kështu, Allahu i Lartësuar ua ktheu me të njëjtën mënyrë. Ata donin të frikësonin dhe poshtëronin frekuentuesit e xhamive, por Allahu i Lartësuar mbolli frikën dhe poshtërimin në zemrat e tyre. Kështu ndodhi me idhujtarët, të cilët e munduan dhe u përpoqën të pengonin Profetin e Allahut dhe besimtarët nga Xhamia e Shenjtë. Por nuk kaloi shumë dhe Profeti (a.s.), me lejen e Allahut të Lartësuar, hyri si triumfator në Mekë. Pas kësaj ngjarjeje, idhujtarët nuk do të hynin kurrë më në atë vend të pastër dhe të shenjtë, pasi i Lartësuari tha: “O ju që keni besuar! Idhujtarët janë vërtet të papastër, prandaj mos i lini t'i afrohen Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti! Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse Allahu, nëse dëshiron, ju bën të pasur me mirësinë e Tij. Allahu është vërtet i Gjithëditur dhe i Urtë.” [Teube 28]. “Ushtria e Elefantit” pësoi të njëjtin fat. Allahu i Lartësuar na rrëfen se çfarë bëri me ta: “A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit? A nuk e shkatërroi përpjekjen e tyre (për shkatërrimin e Qabes)? Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa-tufa dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së pjekur,Duke i bërë si gjethe të përtypura.” [Fil 1-5]. Po kështu e pësuan edhe të krishterët në xhaminë e Kudsit, në Palestinë, dhe kështu do të ndodhë gjithmonë me cilindo që vepron në të njëjtën mënyrë. Këto konsiderohen si shenja shumë të mëdha, sepse …

Al-Baqara 2:114Listen in Qur'an →
115

وَلِلَّهِ ٱلْمَشْرِقُ وَٱلْمَغْرِبُ ۚ فَأَيْنَمَا تُوَلُّوا۟ فَثَمَّ وَجْهُ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ وَٰسِعٌ عَلِيمٌۭ

Lindja dhe Perëndimi të Perëndisë janë e, kahdo që të ktheheni (me urdhër të Tij) është kënaqësia e Perëndisë. – Perëndia me të vërtetë është universal (me cilësi të larta) dhe Ai di çdo gjë.

Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi -Allahu i Lartësuar ka përmendur në mënyrë të veçantë këto dy kahe, sepse ato paraqesin shenja madhështore. Në to ndodh lindja e diellit dhe perëndimi i tij. Duke qenë Zotërues i këtyre dy drejtimeve të rëndësishme, atëherë Ai është edhe Zotërues i drejtimeve të tjera të horizontit.…ngado që të ktheheni është Fytyra e Allahut. -Kuptimi: Nëse ju ktheheni në një drejtim të caktuar, duke zbatuar me përpikmëri urdhrin e Allahut, do ta gjeni Allahun e Lartësuar në atë drejtim. Pra, ngado që të drejtoheni, andej është drejtimi i duhur, nëse këtë e keni bërë me fakte prej Allahut të Lartësuar. Kështu, nëse ju drejtoheshit fillimisht drejt Kudsit kur faleshit, dhe tanimë drejtoheni drejt Qabes, ky është drejtimi i duhur dhe i saktë, sepse këtë e bëtë të mbështetur në fakte nga Zoti juaj. Nëse ju faleni mbi një objekt lëvizës, ku nuk mund të mbani një drejtim të caktuar, atëherë çdo drejtim ku ktheheni është i saktë dhe i pranuar nga Allahu i Lartësuar, sepse Ai e ka ligjëruar dhe e ka lejuar një gjë të tillë. Nëse nuk e dini drejtimin e Kibles dhe faleni në një drejtim të caktuar, pasi jeni përpjekur fillimisht me çdo mënyrë të mundshme për të gjetur drejtimin e duhur, ai drejtim është i saktë dhe i pranuar tek Allahu i Lartësuar. Edhe nëse më pas zbuloni se ai nuk ishte drejtimi i Kiblës, përsëri namazi i falur mbetet i saktë, sepse Allahu i Lartësuar nuk ka ngarkuar asnjë përtej mundësive. Po të njëjtin gjykim ka edhe ai që falet duke qenë i lidhur në një mënyrë të tillë, që nuk ka mundësi të drejtohet nga Kibla, apo ai që është i sëmurë e prandaj s'mund të kthehet andej: drejtimi i tyre, në të dyja rastet, është i saktë dhe i pranueshëm nga Allahu i Lartësuar. Shkurtimisht, të gjitha drejtimet të cilat i ka lejuar dhe i ka urdhëruar i Madhëruari, janë të sakta dhe të pranuara nga Ai. Kjo pjesë e ajetit dëshmon, gjithashtu, se Allahu i Lartësuar ka Fytyrë, sepse fjala ‘uexhh’ domethënë ‘fytyrë’. Ky atribut i Tij pohohet dhe pranohet për Të, ashtu sikurse i shkon madhështisë së Tij. Fytyra e Tij nuk i përngjan asgjëje, sepse çdo gjë tjetër është krijesë, dhe mes Krijuesit e krijesës nuk ka asnjë mundësi përngjasimi.Vërtet, Allahu është i Madhërishëm dhe i Gjithëditur. -Kuptimi: Mirësitë e Allahut janë të gjera dhe cilësitë e Tij janë madhështore, pikërisht sepse dija dhe bamirësia e Tij janë të gjera. Ai ua ka lehtësuar çështjet njerëzve dhe i toleron ata në shumë mangësi që kanë, duke ua pranuar veprat e tyre të mangëta dhe duke i shpërblyer për to. Ai është i Lavdëruari pafundësisht dhe vetëm Atij i takon mirënjohja e plotë.

Al-Baqara 2:115Listen in Qur'an →
116

وَقَالُوا۟ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدًۭا ۗ سُبْحَٰنَهُۥ ۖ بَل لَّهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ كُلٌّۭ لَّهُۥ قَٰنِتُونَ

Ata (të krishterët) thanë: “Perëndia ka fëmijë”. Ai është i pastër nga ajo veçori. Por, me të vërtetë, çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë janë të Tij, dhe Atë e adhurojnë të gjithë.

Ata thonë: “Allahu ka lindur një djalë” -Këtë gjë e kanë thënë çifutët, të krishterët dhe shumë idhujtarë. Ata, padrejtësisht dhe paturpësisht, e kanë përshkruar Allahun me diçka që kurrsesi nuk i shkon për shtat madhështisë së Tij. Kjo është një fyerje e madhe dhe shpifje e ulët. Kështu ata i bëjnë padrejtësi vetvetes. Por Allahu i Lartësuar vazhdon të jetë Durimtar, duke i mëshiruar ata në këtë jetë. Ai vazhdon t'i ruajë dhe t'i furnizojë, me gjithë fyerjet e tyre të vazhdueshme në adresë të Tij.I pastër është Ai nga çdo e metë. -Kuptimi: I shenjtë, i pastër është Ai nga çdo e metë me të cilën e përshkruajnë qafirët dhe të padrejtët. Ai është i pastër dhe larg çdo cilësie që nuk i shkon madhështisë së Tij. Ai është i Plotë në çdo aspekt. Mangësia është shumë larg Tij, në çdo këndvështrim. Ndonëse fakti që Ai është i pastër nga çdo e metë mjafton si kundërpërgjigje ndaj tyre, Allahu i Lartësuar u sjell edhe një tjetër argument:E Tij është gjithçka në qiej dhe në tokë -Kuptimi: Të gjitha janë pronë e Tij dhe të gjithë i janë nënshtruar Atij. Ai ka të drejtë të veprojë në pasurinë dhe mbretërinë e Tij, me të gjitha të drejtat që i jep sundimi i tij Absolut.Atij i është nënshtruar gjithçka. -Të gjithë i janë nënshtruar dhe janë nën përkujdesjen e Tij. Kështu pra, nëse të gjithë janë krijesat e Tij dhe të gjithë kanë nevojë për kujdesin e Tij, ndërsa Ai nuk ka nevojë për asnjë prej tyre, atëherë si mund të mendohet që mes krijesave të Tij të jetë dikush biri i Tij?! Dihet që fëmija do të jetë prej natyrës së prindit të tij, sepse fëmija është një pjesë prej prindit. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje, ndërsa ju jeni të sunduar dhe të nënshtruar. Ai është i Pasur dhe nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa ju jeni të varfër e nevojtarë për Atë, në çdo aspekt. Atëherë, si mund të mendohet që prej këtij lloji të dalë një fëmijë i të Pakrahasueshmit, Absolutit?! Kjo është ideja më boshe dhe më e pavlerë që mund të jetë shprehur ndonjëherë. Duhet ditur se nënshtrimi ndaj Allahut është dy llojesh:1. Nënshtrim i përgjithshëm, të cilin e kanë të gjitha krijesat. Të gjitha krijesat janë të nënshtruara ndaj Tij dhe kanë nevojë për përkujdesjen e Tij.2. Nënshtrim i posaçëm. Ky është nënshtrimi i adhurimit. Pra, këtë e kanë vetëm të nënshtruarit me vullnet dhe vetëdije, të cilët e adhurojnë Allahun e Madhëruar. Në ajetin e mësipërm flitet për llojin e parë të nënshtrimit. Ndërsa lloji i dytë përmendet në ajete të tjera, si për shembull: “Dhe qëndroni në këmbë për Allahun, duke i shprehur Atij nënshtrimin tuaj”. [Bekare, 238]. Më tej, i Madhëruari thotë:

Al-Baqara 2:116Listen in Qur'an →
117

بَدِيعُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ وَإِذَا قَضَىٰٓ أَمْرًۭا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ

Ai është krijues i pashembull i qiejve dhe i Tokës dhe kur të vendos për ndonjë gjë, vetëm thotë për të: “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.

Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës -Domethënë, Ai është Krijuesi i qiejve dhe i tokës, në një mënyrë të shkëlqyer dhe të përkryer, pa pasur asnjë shembull të mëparshëm.Kur dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë: “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. -Pra, për Allahun asgjë nuk është e vështirë apo e pamundur që të kryhet.

Al-Baqara 2:117Listen in Qur'an →
118

وَقَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ لَوْلَا يُكَلِّمُنَا ٱللَّهُ أَوْ تَأْتِينَآ ءَايَةٌۭ ۗ كَذَٰلِكَ قَالَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّثْلَ قَوْلِهِمْ ۘ تَشَٰبَهَتْ قُلُوبُهُمْ ۗ قَدْ بَيَّنَّا ٱلْءَايَٰتِ لِقَوْمٍۢ يُوقِنُونَ

Kurse të paditurit thonë: “Të kishte të bisedojë Perëndia me ne, ose së paku të na sillte ndonjë argument! Njësoj thonin edhe ata para tyre; zemrat e tyre i përngjanin njëra-tjetrës! E Na, me të vërtetë, atyre që besojnë ua shpjegojmë dokumentet bindshëm.

Ata që nuk dinë, thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne, ose përse nuk na sjell ndonjë shenjë?!” -Domethënë, ata thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne, ashtu sikurse u ka folur profetëve?! Ose, së paku, të na sjellë ndonjë shenjë.” Ata kërkojnë shenja dhe argumente, sipas mendjeve të tyre të prishura. Ata marrin guximin të kërkojnë të tilla paturpësi. Kjo tregon kundërshtimin e tyre ndaj Krijuesit dhe mosbindjen ndaj Profetit të Tij. Ja si tregon Allahu i Lartësuar se çfarë kanë thënë ata: “Ju thatë: “O Musa! Ne nuk kemi për të të besuar, derisa ta shohim Allahun haptazi!” Menjëherë (pas kësaj), ju përfshiu rrufeja, dhe ju e patë.” [Bekare 55]. “Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) t’u zbresësh një libër nga qielli. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe dhe thanë “Na trego Allahun haptazi!” Atëherë, ata i kapi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj adhuruan (për zot) viçin, edhe pasi u patën ardhur shenja të qarta. Ne i falëm ata dhe i dhamë Musait pushtet të qartë.” [Nisa, 153]. “Ata që nuk shpresojnë takimin me Ne, thanë: “Përse të mos na dërgohen melekë (si profetë në vend të njerëzve), ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Vërtet, ata e tejçmuan shumë lart veten e tyre dhe e tejkaluan me arrogancën e tyre të madhe. Ditën kur të shohin melekët (kur t'u meret shpirti, ose në varr, ose në ringjallje), nuk do të ketë gëzim për keqbërësit. Ata (melekët) do t'u thonë: “Ju është ndaluar gjithçka e mirë.” [Furkan, 21, 22]. “Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj të çdo lloji, por shumica e njerëzve zgjedhin veçse mohimin. Ata thanë: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej tokës; Ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes e tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj; Ose, ashtu sikurse mëton ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa-copa; ose derisa të na sjellësh Allahun dhe melekët pranë nesh (t’i shohim haptazi); Ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë.” Thuaj: “I madhëruar qoftë Allahu!” A mos jam unë tjetër, përveçse një njeri profet?” Njerëzit nuk i pengoi asgjë që të besojnë, kur u erdhi shpallja, por ata thoshin: “A thua Allahu e dërgoi njeriun si profet?!” [Isra 89 – 94]. Pra, siç shihet:Po kështu thoshin edhe ata që ishin para tyre. Të ngjashme janë fjalët e tyre. Të ngjashme janë edhe zemrat e tyre. -Kjo ka qenë gjithmonë sjellja e tyre ndaj profetëve të Allahut. Ata gjithmonë kanë kërkuar shenja, duke treguar kështu kokëfortësinë e tyre, pasi nuk e kanë bërë këtë për të gjetur udhën e drejtë. Ata nuk e kanë patur kurrë dëshirën për të mësuar të vërtetën. Të gjithë profetët kanë sjellë argumente dhe shenja, të cilat të çojnë domosdoshmërisht në besim, por ata që nuk e duan udhëzimin kështu do të sillen ngaherë.Ne i sqaruam argumentet për një popull që është i sigurt (në besimin në Zotin). -Kuptimi: Këto ajete janë shumë të qarta për çdo njeri që kërkon dhe synon udhëzimin. Shenjat dhe argumentet e Allahut i sjellin zemrës një siguri të tillë, që largon çdo dyshim dhe luhatje. Më pas, Allahu i Lartësuar na …

Al-Baqara 2:118Listen in Qur'an →
119

إِنَّآ أَرْسَلْنَٰكَ بِٱلْحَقِّ بَشِيرًۭا وَنَذِيرًۭا ۖ وَلَا تُسْـَٔلُ عَنْ أَصْحَٰبِ ٱلْجَحِيمِ

Na me të vërtetë, të kemi dërguar Ty (O Muhammed!) me të drejtë sihariques dhe paralajmërues, dhe ti nuk do të pyesësh për të dënuarit në shkëterrë.

Pa dyshim, Ne të dërguam ty me të Vërtetën, -Ky argument i përfshin të gjitha argumentet e shenjat që Allahu solli me Profetin e Tij (a.s). Ky argument përbëhet nga tri elementë kryesorë, që janë:1. Vetë dërgimi i Profetit (a.s).2. Biografia, tradita dhe udhëzimet e Profetit (a.s).3. Mësimi i të vërtetës së madhe nëpërmjet Profetit (a.s).Dy elementë e parë të argumentimit i përmban pjesa: “Ne të dërguam ty…”, kurse i treti gjendet në pjesën: “…me të vërtetën”. Por si mund të jetë argument që vërteton saktësinë dhe vërtetësinë e këtij Profeti vetë dërgimi i tij?! Kjo mund të kuptohet plotësisht nëse shihet në këtë kontekst: Së pari, gjendja e njerëzimit para dërgimit të këtij Profeti ishte shumë e rëndë. Njerëzit adhuronin putat, zjarrin, kryqin dhe i kishin tjetërsuar porositë e profetëve të tyre. Ata jetonin në errësirën e plotë të kufrit, duke qenë krejt të pashpresë. Përjashtim bënte vetëm një pakicë e vogël, e papërfillshme, që kishte mbetur nga ato bashkësi që kishin patur dikur libër hyjnor, të cilat ishin zhdukur para se të shfaqej profeti Muhamed (a.s). Së dyti, duhet kuptuar që, Allahu i Lartësuar nuk i ka krijuar njerëzit për t'i lënë të çoroditur. Ai nuk do t'i linte ata pa i udhëzuar, sepse Ai është i Urti dhe i Dituri. Allahu është, gjithashtu, i Plotfuqishëm dhe Mëshirues. Rrjedhimisht, urtësia dhe mëshira e Tij mbi krijesat do të shfaqej me dërgimin e Profetit (a.s), i cili do t'i urdhëronte njerëzit që të adhuronin Mëshiruesin si Një të vetëm, duke mos i shoqëruar Atij asgjë e asnjë. Në këtë kontekst, çdo njeri me mend e kupton domosdoshmërinë e dërgimit të një Profeti të vërtetë e të sinqertë, dhe kjo vërteton se ai ishte realisht i Dërguari i Allahut. Po për sa i përket pikës së dytë, në çfarë mënyre tregon historia dhe tradita e Profetit (a.s) për vërtetësinë e tij si i Dërguar prej Allahut të Lartësuar? Çdokush që sheh me imtësi historinë e tij të plotë të jetës, që nga koha para Shpalljes e deri në çastin e fundit, fëmijërinë dhe edukimin e tij me cilësitë më të larta, dhe pastaj sheh se si cilësitë e tij të shkëlqyera dhe morali i tij i lartë, me kalimin e viteve, u përsosën dhe u shtuan më shumë, patjetër që do të arrijë në këtë përfundim. Arsyeja është se këto janë pikërisht cilësi të profetëve të Allahut, në përgjithësi, dhe cilësitë e përsosura të një të Dërguari të madh, në veçanti. Allahu i Lartësuar i ka bërë cilësitë e karakterit si treguesit më të fortë të sinqeritetit apo të mashtrimit të njeriut. Ndërsa elementi i tretë që vërteton se ai njeri ishte i Dërguari i Zotit të botëve është njohja e të vërtetës të cilën ai e solli prej Zotit të botëve. Ai solli Kur’ânin e shenjtë dhe, nëpërmjet tij, ligjin e jetës. Në Kur’ân gjenden përshkrime të sakta të ngjarjeve të së kaluarës dhe të së ardhmes, gjenden urdhra që nxisin për çdo vepër e fjalë të mirë e të dobishme, gjenden ndalesa që na frenojnë e largojnë prej çdo cilësie dhe vepre të shëmtuar dhe të dëmshme. Kur’âni përmban mrekulli të panumërta. Si përfundim, ky fragment i ajetit që po zbërthejmë i përfshin të gjitha llojet e argumenteve dhe të shenjave të vërtetësisë së Shpalljes.…si përgëzues dhe paralajmërues. -Domethënë, Allahu i Lartësuar e dërgoi profetin …

Al-Baqara 2:119Listen in Qur'an →
120

وَلَن تَرْضَىٰ عَنكَ ٱلْيَهُودُ وَلَا ٱلنَّصَٰرَىٰ حَتَّىٰ تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ ۗ قُلْ إِنَّ هُدَى ٱللَّهِ هُوَ ٱلْهُدَىٰ ۗ وَلَئِنِ ٱتَّبَعْتَ أَهْوَآءَهُم بَعْدَ ٱلَّذِى جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ ۙ مَا لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن وَلِىٍّۢ وَلَا نَصِيرٍ

As hebrenjt, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, për deri sa të mos pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm drejtimi i Perëndisë është i drejtë!” E, në qoftë se pas asaj diturie që të ka zbritur ty, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë prej dënimit të Perëndisë ti nuk do të kishe kurrfarë mbrojtësi as kurrfarë ndihmëtari.

Çifutët dhe të krishterët nuk do të jenë të kënaqur kurrë me ty, derisa të pasosh fenë e tyre -Allahu i Lartësuar tregon se çifutët dhe të krishterët nuk do të kënaqeshin kurrë me Profetin (s.a.u.s), derisa ai të pasonte fenë dhe rrugën e tyre. Ata e ftonin në fenë e tyre, duke pretenduar se ajo ishte feja dhe udhëzimi i drejtë. Atëherë, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që t’ua hidhte poshtë këtë pretendim, duke thënë:Thuaju: “Udhëzimi i Allahut është i vetmi udhëzim i drejtë.” -Kuptimi: Vetëm udhëzimi të cilin unë e solla prej Allahut të Lartësuar është ai që meriton të quhet udhëzim i drejtë. Ndërsa rruga që ju pasoni dhe pretendoni se është e drejtë, në të vërtetë është ndjekje e dëshirave tuaja të sëmura. Prandaj i Lartësuari thotë më poshtë:E nëse pas diturisë që të ka zbritur, ti ndjek dëshirat e tyre, atëherë nuk ke për të pasur as mbrojtës e as ndihmëtar të të shpëtojë prej Allahut. -Ky ajet dëshmon se është e ndaluar rreptësisht pasimi i dëshirave dhe i rrugës së çifutëve dhe të krishterëve. Ai na ndalon nga përngjasimi me ta në cilësitë e tyre tipike dhe që lidhen me fenë që ata kanë. Ky ajet, edhe pse i drejtohet Profetit (a.s.), dispozita e tij vlen për të gjithë umetin, sepse në këto raste merret për bazë kuptimi gjithëpërfshirës i ajetit dhe jo personi të cilit i drejtohet ky tekst. Kështu thotë edhe një parim në Sheriatin Islam: "Kuptimi gjithëpërfshirës i tekstit është më parësor për t'u marrë në konsideratë, sesa shkaku specifik për të cilin ka ardhur ky tekst." Më tej, i Lartësuari thotë:

Al-Baqara 2:120Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.