Muslim99Muslim99
← Tafsir library

2. Al-Baqara

The Cow · Medinan · 286 ayahs

سُورَةُ البَقَرَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 101–110 of 286

101

وَلَمَّا جَآءَهُمْ رَسُولٌۭ مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٌۭ لِّمَا مَعَهُمْ نَبَذَ فَرِيقٌۭ مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ كِتَٰبَ ٱللَّهِ وَرَآءَ ظُهُورِهِمْ كَأَنَّهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Kur ju erdhi atyre Pejgamberi i Zotit (Muhammedi), vërtetues i librit që kanë ata, një grup i tyre, të cilëve iu dha Libri, gjoja se nuk e dinin për të, e hodhën pas shpine Librin e Zotit (Teuratin).

Kur atyre u erdhi një i Dërguar prej Allahut, si vërtetues i asaj që ata kishin, … -Kuptimi: Kur atyre u shkoi Profeti i nderuar, me këtë Libër të madh, që vërtetonte dhe argumentonte tekstet që gjendeshin në duart e tyre, ata e mohuan dhe refuzuan ta pasonin, duke pretenduar se besonin vetëm Shkrimet e tyre. Por vetë mospranimi i Librit të Allahut nga ana e tyre e përgënjeshtronte qëndrimin që ata mbanin, madje tregonte edhe mohimin e Shkrimeve të tyre, sikurse e thamë më lart.… një grup prej tyre e flakën pas shpine Librin e Allahut, sikur të ishte diçka për të cilën s'dinin gjë. -Pra, me mohimin e Kur’ânit, ata e hodhën pas shpine Librin e Allahut, duke treguar mospërfillje ndaj tij. Thënia e Allahut të Lartësuar: “… sikur të ishte diçka për të cilën s'dinin gjë.”, tregon se sa i shëmtuar dhe sa pa vend ishte ky refuzim i tyre. Ata vepruan njëlloj sikurse ata që nuk kishin aspak dije rreth librave të shpallur nga Allahu. Madje gjendja e tyre ishte më e mjerë se e të tjerëve, të cilët mohuan pa dije. Pas këtij veprimi, ata nuk mund të pretendonin se rruga që ndiqnin ishte e mbështetur në tekste hyjnore, sepse mohimi i Kur’ânit nënkuptonte dhe mohimin e asaj pjese të vërtetë që gjendej në librat e tyre. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë ka vendosur në gjithësi një rregull të pakthyeshëm dhe të pandryshueshëm, që tregon urtësinë e Tij të madhe. Sipas këtij rregulli, çdokush që e braktis ose e hedh poshtë atë gjë që i bën dobi, ose që i ka të gjitha mundësitë që të përfitojë prej saj, por nuk përfiton, atëherë ky njeri do të sprovohet duke u bërë që të angazhohet me diçka tjetër, që, në fakt, i bën dëm. Sipas këtij rregulli të urtë, çdokush që e braktis adhurimin e Rrahmanit (Allahut), ai patjetër do të adhurojë tjetërkë veç Tij. Kush e braktis dhe nuk e kultivon dashurinë për Allahun, shpresën dhe frikë-respektin për Të, atëherë domosdo që zemra e tij do të mbushet me dashurinë për dikë tjetër veç Tij. Ajo zemër do të shpresojë diçka tjetër veç Allahut dhe do të frikësohet prej çdo gjëje tjetër veç Allahut. Po ashtu, ai që nuk e shpenzon pasurinë e tij për t'iu bindur Allahut dhe për të arritur kënaqësinë e Tij, do ta shpenzojë atë në rrugën e Shejtanit, në bindjen dhe nënshtrimin ndaj tij. Kush nuk i përulet Allahut, Zotit të tij, sigurisht që ka për t’u nënshtruar para krijesave. Dhe në fund, ai që e braktis të vërtetën, do të sprovohet duke ndjekur të kotën. E njëjta gjë ndodhi me këta çifutë. Kur ata e braktisën Librin e Allahut (në kohën e tyre), u sprovuan duke pasuar atë që sollën shejtanët në kohën e Sulejmanit: ata filluan të ushtronin magjinë.

Al-Baqara 2:101Listen in Qur'an →
102

وَٱتَّبَعُوا۟ مَا تَتْلُوا۟ ٱلشَّيَٰطِينُ عَلَىٰ مُلْكِ سُلَيْمَٰنَ ۖ وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَٰنُ وَلَٰكِنَّ ٱلشَّيَٰطِينَ كَفَرُوا۟ يُعَلِّمُونَ ٱلنَّاسَ ٱلسِّحْرَ وَمَآ أُنزِلَ عَلَى ٱلْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَٰرُوتَ وَمَٰرُوتَ ۚ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَآ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌۭ فَلَا تَكْفُرْ ۖ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِۦ بَيْنَ ٱلْمَرْءِ وَزَوْجِهِۦ ۚ وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِۦ مِنْ أَحَدٍ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۚ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ وَلَا يَنفَعُهُمْ ۚ وَلَقَدْ عَلِمُوا۟ لَمَنِ ٱشْتَرَىٰهُ مَا لَهُۥ فِى ٱلْءَاخِرَةِ مِنْ خَلَٰقٍۢ ۚ وَلَبِئْسَ مَا شَرَوْا۟ بِهِۦٓ أَنفُسَهُمْ ۚ لَوْ كَانُوا۟ يَعْلَمُونَ

(Jehuditë e braktisën Teuratin) dhe shkonin pas shpifjeve që bënin djajt kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajt ishin mohues, që u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy ëngjujve në Babiloni – Harutit e Marutit. Këta ëngjuj nuk i mësonin ndokujt magji pa i thënë: “Na vetëm provojmë, dhe ti mos u bën mohues!” Dhe njerëzit mësuan nga këta dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët – pa lejen e Zotit nuk mund t’i bënin dëm askujt. Njerëzit megjithatë mësonin ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi; dhe me të vërtetë e dinin se ai që e ka përvetësuar këtë mjeshtri nuk do të ketë kurrfarë të mire në jetën tjetër. E sa e keqe është ajo shit-blerje me magji. Oh! Sikur ta dinin ata?!

Ata pasuan atë që lexonin shejtanët në kohën e sundimit të Sulejmanit. -Në kohën e Sulejmanit (a.s.), shejtanët filluan t’u mësonin njerëzve magjinë, madje pretendonin se edhe vetë Sulejmani (a.s.) e ushtronte atë. Ata shpifnin duke thënë se ai (a.s.) e arriti pushtetin dhe pasurinë që kishte nëpërmjet magjisë. Por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këtë trillim ndaj Profetit të Tij dhe thotë:Por Sulejmani nuk ishte mohues. Mohues ishin shejtanët, … -Profeti i Tij kurrë nuk mund të bënte një vepër kufri. Sulejmani kurrë nuk e mësoi magjinë dhe as nuk e përdori atë. Ata që bënë kufër ishin pikërisht shejtanët, të cilët u mësonin njerëzve magjinë dhe i nxisnin për ta ushtruar atë. Ata ishin shumë të zellshëm për t'i çuar njerëzit në humbje. Të tillë ishin edhe çifutët, që pasuan magjinë e shfaqur nëpërmjet dy melekëve në Babiloni, në vendin ku ndodhet Iraku sot.…të cilët u mësonin njerëzve magjinë dhe atë (lloj magjie)që u zbriti dy melekëve në Babiloni: Harutit dhe Marutit. -Këta dy melekë u shfaqën si sprovë për njerëzit. Allahu i Lartësuar deshi t’i sprovonte njerëzit me këta dy melekë, të cilët njihnin magjinë dhe mund t'ua mësonin atë të tjerëve. Por para se t'ua mësonin magjinë, ata gjithmonë i paralajmëronin njerëzit, siç tregon Allahu i Lartësuar:Ata (dy melekët) nuk ia mësonin(magjinë)askujt, para se t’i thonin: “Ne jemi dërguar vetëm për t’ju sprovuar, pra mos u bëj mohues(duke mësuar magjinë)!” -Ata (dy melekët)nuk ia mësonin askujt magjinë, para se ta paralajmëronin dhe ta këshillonin se kjo qe sprovë prej Allahut të Lartësuar. Pra, çdo person e këshillonin: “Mos u mashtro, mos e mëso magjinë, se ajo është vepër kufri.” Kështu, ata i ndalonin njerëzit nga magjia, duke i paralajmëruar se ajo konsiderohet si mohim ndaj Allahut. Ndërsa përhapja e magjisë nëpërmjet shejtanëve ishte shkatërrimi vetë. Ata synonin që të devijonin njerëzit nga rruga e vërtetë dhe t’i çonin drejt humbjes. Madje, ata e justifikonin këtë shejtanëzi të tyre duke gënjyer se edhe Sulejmani (a.s.) e ushtronte atë vepër. Por është e sigurt që Allahu i Lartësuar kurrsesi nuk mund ta lejonte një Profet të Tij që të binte në grada kaq të ulta. Edhe dy melekët ishin veçse sprovë për njerëzit, të cilët në çdo rast paralajmëroheshin që të mos e mësonin magjinë, se përndryshe nuk do të kishin asnjë justifikim para Allahut të Lartësuar. Kështu pra, çifutët filluan të mësonin magjinë prej shejtanëve dhe prej dy melekëve, duke i hedhur pas shpine këshillat e të dërguarve të Allahut. Ata iu dhanë me gjithë shpirt kësaj vepre shejtanëzore, dhe dihet që çdokush i përkushtohet asaj gjëje që i shkon për shtat. Pastaj Allahu i Lartësuar përmend dëmet që sjell magjia:Dhe njerëzit mësuan prej tyre se si ta ndanin burrin prej gruas. -Dihet që dashuria mes bashkëshortëve, për nga rëndësia, nuk krahasohet me asnjë dashuri tjetër ndërnjerëzore. Duke folur për këtë ndjenjë të fuqishme mes atyre të dyve, i Lartësuari thotë: “Ai (Allahu) vendosi mes jush dashuri dhe mëshirë”. Kurse magjia, nga ana e saj, i humbet dhe i zhduk këto ndjenja. Kjo tregon, gjithashtu, se magjia është e vërtetë dhe ndikuese, por ajo dëmton vetëm nëse Allahu i Lartësuar e lejon një gjë të tillë. Megjithatë, duhet …

Al-Baqara 2:102Listen in Qur'an →
103

وَلَوْ أَنَّهُمْ ءَامَنُوا۟ وَٱتَّقَوْا۟ لَمَثُوبَةٌۭ مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ خَيْرٌۭ ۖ لَّوْ كَانُوا۟ يَعْلَمُونَ

Dhe sikur ata (Hebrenjt) të besonin dhe të druanin, shpërblimi i Perëndisë do të ishte më i mirë (të cilën e merituan prej besimit). Oh! Sikur ta dinin ata!

Sikur ata të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, shpërblimi prej Allahut do të ishte shumë më i dobishëm. Ah, sikur ta dinin!

Al-Baqara 2:103Listen in Qur'an →
104

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَقُولُوا۟ رَٰعِنَا وَقُولُوا۟ ٱنظُرْنَا وَٱسْمَعُوا۟ ۗ وَلِلْكَٰفِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ

O besimtarë! Mos thuani: “Ráiná”, por thuani: “Undhurná”, - shikona neve dhe dëgjoni! E, për mohuesit ka dënim pikëllues.

ju që keni besuar! Mos thoni: “Raina”… -Besimtarët, gjatë mësimit të dispozitave të fesë prej Profetit (a.s), i thonin shpesh atij “Râinâ” (Vështrona), domethënë: Na shiko dhe mere në konsideratë gjendjen tonë gjatë caktimit të dispozitave. Ky ishte një kuptim i drejtë dhe i pranueshëm i kësaj fjale, por çifutët e përdornin atë me kuptime të këqija e të shëmtuara. Kështu, ata shfrytëzuan rastin dhe filluan t’i drejtoheshin Profetit (a.s) me fjalën "Râinâ", duke mos patur si qëllim kuptimin e saktë dhe të drejtë të saj, por pikërisht kuptimin e keq të fjalës. Si rrjedhojë, Allahu i Lartësuar i ndaloi besimtarët nga përdorimi i kësaj fjale, për t’ua hequr atë mundësi çifutëve, edhe pse, në vetvete, ajo fjalë nuk kishte ndonjë të keqe. Ky ajet shërben si argument që, nëse diçka të çon drejt së ndaluarës, ajo konsiderohet gjithashtu e ndaluar, edhe nëse, në vetvete, është e lejuar. Me fjalë të tjera: e lejuara konsiderohet e ndaluar, nëse të çon drejt së ndaluarës. Ky ajet na nxit, gjithashtu, që të ruajmë edukatën e të folurit dhe të kontrollojmë fjalët që përdorim. Ai na nxit që të përdorim ato fjalë që kanë vetëm kuptime të mira, larg domethënieve të shëmtuara e fyese. Prej tij mësojmë që duhet të largohemi nga përdorimi i fjalëve me kuptime që nuk i shkojnë për shtat besimtarit. I Lartësuari na urdhëron që të themi fjalë që nënkuptojnë vetëm të mirën. Në këtë rast, Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët që të thonin: "Unđhurnâ":por thoni: “Undhurna”(na vështro)… -Kuptimi: Fjala “Unđhurnâ”është e mjaftueshme dhe tepër e goditur për të shprehur mendimin tuaj, duke mos nënkuptuar asgjë të ndaluar.dhe dëgjoni! -Këtu Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të bindemi. Me fjalën “uesmeu” (dëgjoni) nuk është treguar në mënyrë të veçantë se çfarë duhet të dëgjohet. Kjo është bërë me qëllim që ajo të përfshijë të gjitha ato gjëra që duhet të dëgjohen, qofshin ato nga Kur’âni apo nga Suneti i Profetit (a.s). Ky dëgjim duhet plotësuar me të trija fazat e tij, që janë: së pari, dëgjimi me kujdes i fjalëve, së dyti të kuptuarit e tyre dhe, së treti, bindja ndaj atyre që dëgjove dhe i kuptove. Siç shihet, ky ajet është nxitje për një edukatë të lartë në të folur dhe për bindje të plotë. Pas kësaj, i Madhëruari kërcënon qafirët me një dënim të dhembshëm: “Për jobesimtarët ka dënim të dhembshëm”

Al-Baqara 2:104Listen in Qur'an →
105

مَّا يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ وَلَا ٱلْمُشْرِكِينَ أَن يُنَزَّلَ عَلَيْكُم مِّنْ خَيْرٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ ۗ وَٱللَّهُ يَخْتَصُّ بِرَحْمَتِهِۦ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلْفَضْلِ ٱلْعَظِيمِ

Nuk duan mohuesit: ithtarët e Librit dhe paganët, që t’u zbresë juve ndonjë e mirë nga Zoti juaj. E, Perëndia, mëshirën e vet ia dhuron kujt të dojë; Perëndia është pronar i mirësisë së madhe.

Ata që nuk besojnë, si ithtarët e Librit, ashtu edhe idhujtarët, kurrë nuk do të donin që juve t'ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. -Domethënë, qafirët, të çfarëdo ngjyre qofshin, nuk dëshirojnë kurrë që muslimanët të gëzojnë ndonjë të mirë. Në ajet thuhet: “min ħajrin”- “prej mirësisë”, domethënë çdo lloj mirësie, qoftë ajo e madhe apo e vogël. Pra, ata nuk dëshirojnë që besimtarëve t'u jepet ndonjë lloj mirësie, e vogël apo e madhe qoftë ajo. Kjo ndjenjë vjen nga smira dhe urrejtja që ata kanë kundër tyre. Ata nuk dëshirojnë kurrsesi që Allahu t'i dallojë muslimanët me mirësitë e Tij, mbi të tjerët. Por ata nuk mund ta kufizojnë mirësinë e Allahut, sepse:Allahu ia dhuron mëshirën e Vet kujt të dëshirojë. Allahu është Zoti i mirësisë së madhe. -Dhe prej mirësive më të mëdha që Ai ju ka falur është shpallja e këtij Libri madhështor, është dërgimi i Profetit tuaj, me synimin që t'ju pastrojë ju (në çdo aspekt) dhe t'ju mësojë Kur’ânin dhe Urtësinë profetike. Nëpërmjet tij, Allahu dëshiron që t’ju mësojë juve atë që ju nuk e dini. Ai është i Lavdëruar dhe meriton mirënjohjen më të thellë.

Al-Baqara 2:105Listen in Qur'an →
106

۞ مَا نَنسَخْ مِنْ ءَايَةٍ أَوْ نُنسِهَا نَأْتِ بِخَيْرٍۢ مِّنْهَآ أَوْ مِثْلِهَآ ۗ أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌ

Na nuk i mohojmë ligjet e as nuk i lëmë që të harrohen ato, e ejellim ndonjë tjetë rmë të mirë ose të ngjashëm me të (e me të vërtetë), ti e di se Perëndia është i plotëfuqishëm.

Ne nuk shfuqizojmë asnjë ajet(ose dispozitë ligjore), apo ta bëjmë të lihet në harresë, e të mos sjellim një tjetër më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me të. -Shfuqizimi (ose anulimi i një dispozite) është, në fakt, një ndryshim gjykimi. Pra, ngarkimi i të përgjegjshmëve ligjërisht me një tjetër dispozitë ligjore, ose rrëzimi plotësisht i kësaj dispozite. Çifutët nuk e pranonin shfuqizimin si praktikë, duke pretenduar se ai nuk lejohet të ndodhë në dispozitat e Allahut. Pavarësisht nga kjo, e vërteta është se shfuqizimi i dispozitave njihej mirë në fenë e tyre. Ai është përmendur dhe zbatuar edhe në Teurat. Kështu që, ky refuzim nga ana e tyre nuk ishte gjë tjetër, por veçse një shprehje e radhës e kufrit dhe mosbindjes së tyre të pakuptimtë. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon urtësinë e kësaj praktike ligjore. I Lartësuari dhe i Urti na mëson se zëvendësimin e një dispozite apo heqjen e plotë të saj e bën veçse për të sjellë një dispozitë tjetër, që do të jetë më e mirë për njeriun, ose e ngjashme me të parën (për nga urtësia e dobia). Kjo tregon se dispozita zëvendësuese nuk mund të jetë kurrë më pak e dobishme dhe e vleftshme sesa ajo që është anuluar, sepse mirësia e Allahut vjen gjithmonë në rritje, sidomos kundrejt këtij umeti të begatë, të cilit Ai ia lehtësoi dispozitat ligjore në mënyrën më të mirë dhe të plotë. Më pas, i Urti na bën të ditur se kushdo që nuk e pranon praktikën ligjore (hyjnore) të shfuqizimit, në të vërtetë ka cenuar të drejtat absolute të sundimit dhe të pushtetit të Allahut të Lartësuar:

Al-Baqara 2:106Listen in Qur'an →
107

أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ ٱللَّهَ لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۗ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِىٍّۢ وَلَا نَصِيرٍ

A nuk e di ti (me siguri e di) se vetëm Perëndia është pronar i qiejve dhe Tokës dhe ju përpos Perëndisë nuk keni tjetër mbrojtës as ndihmës?

A nuk e di ti se Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka?! A nuk e di ti se vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës?! Përveç Allahut, ju nuk keni asnjë ndihmëtar dhe asnjë mbrojtës tjetër. -Meqë Ai është Sunduesi dhe Pronari juaj, atëherë Ai mund të veprojë si të dëshirojë në lidhje me ju. Ai e ka të drejtën absolute që të veprojë me ju, ashtu si e kërkon bamirësia dhe mëshira e Tij ndaj jush. Ai është Pronari juaj i dashur, Bamirës dhe i Mëshirshëm dhe të tilla janë edhe përcaktimet e Tij. Këtë synojnë edhe urdhrat dhe ndalesat e Tij, domethënë dispozitat që ka sjellë Ai për krijesat e Veta. Atëherë, ashtu sikurse nuk lejohet të kundërshtojmë dhe as të revoltohemi kundrejt përcaktimeve të Tij mbi ne, po kështu nuk lejohet që ta kundërshtojmë apo të shfaqim pakënaqësi për ndonjë dispozitë të vendosur apo të anuluar prej Tij. Ne jemi të nënshtruar ndaj urdhrave dhe përcaktimeve të Tij. Ne nuk kemi të drejtë të kundërshtojmë asgjë, sidomos në çështjet që lidhen me atributin e Tij të Sunduesit dhe Zotëruesit të gjithësisë. Allahu i Lartësuar është Ai që përkujdeset për adhuruesit e Tij dhe gjithmonë i ndihmon ata për të arritur gjërat e dobishme dhe për t'u larguar nga gjërat e dëmshme. Prej përkujdesjes së Tij është pikërisht edhe caktimi i këtyre dispozitave, që janë shprehje e urtësisë dhe e mëshirës së Tij ndaj tyre.Çdokush që vështron me kujdes të gjitha dispozitat e anuluara, e kupton shumë thjesht dhe qartë urtësinë dhe mëshirën e madhe të Allahut të Lartësuar në urdhrat e Tij; e kupton shumë mirë se, me sa butësi dhe lehtësi i udhëzon adhuruesit e Tij drejt asaj që është më e dobishme për ta, pa e ndier dhe pa e hetuar.

Al-Baqara 2:107Listen in Qur'an →
108

أَمْ تُرِيدُونَ أَن تَسْـَٔلُوا۟ رَسُولَكُمْ كَمَا سُئِلَ مُوسَىٰ مِن قَبْلُ ۗ وَمَن يَتَبَدَّلِ ٱلْكُفْرَ بِٱلْإِيمَٰنِ فَقَدْ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ

A mos doni të pyesni Pejgamberin tuaj ashtu siç u pyet Musai më parë? E kush e ndërroi besimin me mohim, padyshim, ai e ka humbur edhe rrugën e drejtë.

A doni ta pyesni të Dërguarin tuaj ashtu si u pyet Musai? -Allahu i Lartësuar i ndaloi besimtarët muslimanë, ose çifutët, që të pyesnin Profetin (a.s.) ashtu sikurse u pyet Musai më përpara. Po cilat janë ato pyetje që u ndaluan t’i bëhen Profetit (a.s.), ose cilat pyetje, në përgjithësi, janë të ndaluara të bëhen? Pyetjet dhe kërkesat e ndaluara janë ato që bëhen thjesht për të polemizuar dhe për të kundërshtuar të vërtetën, domethënë ato që nuk drejtohen për të mësuar të vërtetën, por për të polemizuar rreth saj dhe për ta hedhur poshtë atë. Ja një shembull në Kur’ân: “Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) t’u zbresësh një libër nga qielli. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe dhe thanë “Na trego Allahun haptazi!” Atëherë, ata i kapi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj adhuruan (për zot) viçin, edhe pasi u patën ardhur shenja të qarta. Ne i falëm ata dhe i dhamë Musait pushtet të qartë.” [Nisa 153]. Ose: “O ju që keni besuar! Mos pyesni (pa nevojë) për gjëra që, sikur t'ju kthehej përgjigjja e drejtpërdrejtë, nuk do t'ju pëlqente, e nëse do të pyesnit për to kur shpallej Kur’âni, ato do t’ju bëheshin të qarta (e do të rëndoheshit). Allahu jua ka falur kërshërinë (e tepruar). Allahu është Falës dhe i Butë. Të tilla pyetje i kanë bërë edhe njerëz para jush, por pastaj u bënë jobesimtarë.” [Maide 101, 102]. Pra, këto lloj pyetjesh e kërkesash janë të ndaluara, ndërsa pyetjet dhe kërkesat nëpërmjet të cilave synohet udhëzimi dhe e vërteta janë të pëlqyeshme të bëhen. Madje, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’i bëjmë të tilla pyetje: “Pyesni, pra dijetarët nëse nuk dini!”. [Nahl 43]. Po ashtu, Allahu i Lartësuar i ka miratuar besimtarët muslimanë në shumë pyetje e kërkesa të drejtuara Profetit të Tij dhe nuk i ka qortuar për të tilla pyetje, si për shembull, në suren Bekare: “Të pyesin ty për alkoolin dhe bixhozin. Thuaju …”. Ose: “Të pyesin ty për jetimin…” etj., që tregojnë se të tilla pyetje a kërkesa nuk janë të qortueshme. Pyetjet dhe kërkesat e ndaluara mund të çojnë edhe në mohim. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar ka tërhequr vërejtjen dhe ka thënë.Ai që e ndërron besimin me mosbesim, e ka humbur rrugën e drejtë. -Më pas, Allahu i Lartësuar na zbulon një ndjenjë të brendshme të fortë, që vlon brenda gjoksit të tyre:

Al-Baqara 2:108Listen in Qur'an →
109

وَدَّ كَثِيرٌۭ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ لَوْ يَرُدُّونَكُم مِّنۢ بَعْدِ إِيمَٰنِكُمْ كُفَّارًا حَسَدًۭا مِّنْ عِندِ أَنفُسِهِم مِّنۢ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلْحَقُّ ۖ فَٱعْفُوا۟ وَٱصْفَحُوا۟ حَتَّىٰ يَأْتِىَ ٱللَّهُ بِأَمْرِهِۦٓ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ

Shumica e ithtarëve, të Librit të Shenjtë, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mohim, pasi e vërteta atyre iu tregua haptazi; por, ju falni ata dhe hiqni dorë, për deri sa të arrijë urdhëri i Perëndisë. – Me të vërtetë Perëndia është i Plotëfuqishëm.

Shumë ithtarë të Librit do të dëshironin që, pasi keni besuar, t’ju kthejnë në jobesimtarë, -Ata përpiqen me të gjitha mënyrat për të arritur këtë qëllim të poshtër. Ata i provojnë të gjitha llojet e kurtheve, por nuk e kuptojnë që ato u kthehen mbrapsht, për të goditur pikërisht ata. Kurthet e tyre janë të larmishme. Duke na treguar një mënyrë të tyre për të dëmtuar muslimanët, i Lartësuari thotë në suren Al Imran, ajetet 72-74: “Disa nga ithtarët e Librit thonë: “Besojeni në mëngjes atë që u është shpallur atyre që kanë besuar, dhe mohojeni në mbrëmje! Ndoshta kështu edhe ata do të tërhiqen (nga besimi)”. Dhe mos i besoni askujt, përveç atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaju: “Udhëzim i vërtetë është vetëm udhëzimi i Allahut!” (Ata i thoshin njëri-tjetrit): “Kurrë mos besoni se ndokujt po i jepet (profecia, dija urtësia dhe mirësitë e mëdha), sikurse ju është dhënë juve, përndryshe, (ditën e gjykimit), do të polemizojnë kundër jush para Zotit tuaj! Thuaju: “E gjithë mirësia është në Dorë të Allahut! Ai ia jep atë kujt të dëshirojë. Allahu është i Gjerë (në mëshirën e Tij)dhe i Gjithëditur”. Ai dallon kë të dojë me mëshirën e Vet. Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.”.”Ajo çfarë i shtynte në këtë veprim ishte thjesht smira e tyre, sepse ata e dinin mirë të vërtetën, siç thotë i Lartësuari:të shtyrë nga zilia e tyre, edhe pasi u ishte bërë e qartë e Vërteta. -Por, si gjithmonë, Allahu i Lartësuar urdhëroi që, përballë kësaj sjelljeje dhe synimi të keq të tyre, besimtarët t’i falnin dhe t’i toleronin, derisa Ai të sillte një gjykim përfundimtar për ta:Falini dhe tolerojini ata, derisa Allahu ta sjellë urdhrin e Vet. -Dhe, vërtet, Allahu i Lartësuar e solli vendimin për ta, duke i urdhëruar besimtarët për xhihad. Në këtë mënyrë, u shua flaka e ndezur në zemrat e besimtarëve, të cilët kishin duruar dhe toleruar për aq kohë. Ata vranë atë që meritonte vrasjen, robëruan atë që meritonte robërimin dhe dëbuan ata që e merituan dëbimin. Allahu është i Plotfuqishëm që të ligjërojë çfarë të dëshirojë për robërit e Tij, siç thotë edhe Vetë:Allahu ka pushtet për gjithçka -Në ajetet e mëposhtme, Allahu i Lartësuar i udhëron besimtarët që t’i përkushtohen adhurimit të Allahut të Lartësuar:

Al-Baqara 2:109Listen in Qur'an →
110

وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ ۚ وَمَا تُقَدِّمُوا۟ لِأَنفُسِكُم مِّنْ خَيْرٍۢ تَجِدُوهُ عِندَ ٱللَّهِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌۭ

Bëni namaz, dhe jepni zeqatin, e çfarëdo të mirë që bëni do ta gjeni te Perëndia, se Perëndia, me të vërtetë, sheh mirë atë që punoni.

Përkryejeni namazin dhe jepeni zekatin! -Duke falur namazin, duke dhënë zekatin dhe duke vepruar çdo gjë që kënaq Allahun e Lartësuar, Ai u premton se do t'i shpërblejë me mirësinë e Tij. Për çdo gjë që do të kryejnë për hir të Tij, atyre nuk do t’u humbë kurrë shpërblimi, pasi do ta gjejnë atë të plotë tek Allahu i Lartësuar, madje edhe më tepër se aq, prej mirësisë së Tij:Çfarëdo të mire të përgatitni për veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu. -Dhe kush mund t'i llogarisë veprat më mirë dhe më drejt sesa Allahu i Lartësuar, që shikon dhe di gjithçka?!S’ka dyshim se Allahu shikon gjithçka që bëni ju. -Ai i ka parë dhe i ka ruajtur saktësisht të gjitha veprat e tyre.

Al-Baqara 2:110Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.