بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
Me emër të Allahut, Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh.
Bismil-lâhi - “Me emrin e Allahut…” –Domethënë, filloj (leximin e Kur‟ân-it) mepërmendjen dhe përkujtimin e të gjithëemrave të Allahut (duke shpresuar begatitëdhe mirësitë e shumta që të sjell kypërkujtim). Themi: “të gjithë emrat e Allahut”,sepse fjala “emër” (ism), edhe pse është nënumrin njëjës, duke qenë se bën pjesë nëkategorinë gramatikore “pronë-pronar”,sipas rregullave gjuhësore të arabishtes, ajo ipërfshin të gjithë emrat e Allahut. Pra, grupiemëror: “Me emrin e Allahut”, në arabishtdo të thotë: “Me të gjithë emrat e Allahut.”Allâh - “Allah” -Allahu është i Adhuruari.Ai është i Vetmi që meriton të veçohet dukee adhuruar. Ai është unik në meritën eadhurimit, për shkak të cilësive hyjnore metë cilat Ai përshkruhet, cilësi këto qëtregojnë se Ai është Absolut dheMadhështor në çdo aspekt.Er-Raĥmânir-Raĥîm. - “Të Mëshirshmit,Mëshiruesit…” -Këta janë dy emra qëtregojnë se Allahu i Lartësuar është zotëruesi mëshirës së gjerë, të madhe, e cila kapërfshirë çdo krijesë. Në fakt, mëshira, nëformën e saj të plotë, është bërë vetëm për tëdevotshmit dhe pasuesit e denjë të tëdërguarve dhe profetëve të Tij; vetëm këtado t‟i përfshijë mëshira e Tij absolute, kursetë tjerët do të shijojnë veçse një pjesë të saj. Mësoje se ndër rregullat themelore, mepajtueshmëri mes dijetarëve të parë (selef)dhe imamëve të drejtë, është: Besimi i drejtënë fushën e emrave dhe cilësive të Allahut tëLartësuar, si dhe të dispozitave që lidhen meata. Kështu, në rastin tonë, ne duhet tëbesojmë që Allahu i Lartësuar është iGjithëmëshirshëm dhe Mëshirëplote (Er-Raĥmânu Er-Raĥîm), duhet të besojmë se Ai ështëzotërues i kësaj mëshire, me të cilën ështëemërtuar dhe cilësuar (pra, nuk janë emra pakuptim), dhe që kjo mëshirë lë gjurmë dheështë ndikuese tek të tjerët. Të gjithamirësitë, pa përjashtim, janë rezultate tëmëshirës së Tij. Në këtë mënyrë besohet,pra, për të gjithë emrat dhe cilësitë e Allahuttë Madhëruar. Kështu, për shembull, të njëjtën gjë themipër emrin Alîm (i Ditur):1. Ai është i Dituri absolut;2. Ai zotëron dije absolute (pra, nuk ështëthjesht një emër pa domethënie).3. Ai di gjithçka, për çdo gjë. Ose për emrin Ķadîr (i Plotfuqishëm),themi:1. Ai është i Plotfuqishmi.2. Ai zotëron pushtetin për të bërë gjithçka.3. Me këtë pushtet, Ai ndikon dhe arringjithçka që dëshiron.