Muslim99Muslim99
← Tafsir library

1. Al-Faatiha

The Opening · Meccan · 7 ayahs

سُورَةُ ٱلْفَاتِحَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 1–7 of 7

1

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Me emër të Allahut, Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh.

Bismil-lâhi - “Me emrin e Allahut…” –Domethënë, filloj (leximin e Kur‟ân-it) mepërmendjen dhe përkujtimin e të gjithëemrave të Allahut (duke shpresuar begatitëdhe mirësitë e shumta që të sjell kypërkujtim). Themi: “të gjithë emrat e Allahut”,sepse fjala “emër” (ism), edhe pse është nënumrin njëjës, duke qenë se bën pjesë nëkategorinë gramatikore “pronë-pronar”,sipas rregullave gjuhësore të arabishtes, ajo ipërfshin të gjithë emrat e Allahut. Pra, grupiemëror: “Me emrin e Allahut”, në arabishtdo të thotë: “Me të gjithë emrat e Allahut.”Allâh - “Allah” -Allahu është i Adhuruari.Ai është i Vetmi që meriton të veçohet dukee adhuruar. Ai është unik në meritën eadhurimit, për shkak të cilësive hyjnore metë cilat Ai përshkruhet, cilësi këto qëtregojnë se Ai është Absolut dheMadhështor në çdo aspekt.Er-Raĥmânir-Raĥîm. - “Të Mëshirshmit,Mëshiruesit…” -Këta janë dy emra qëtregojnë se Allahu i Lartësuar është zotëruesi mëshirës së gjerë, të madhe, e cila kapërfshirë çdo krijesë. Në fakt, mëshira, nëformën e saj të plotë, është bërë vetëm për tëdevotshmit dhe pasuesit e denjë të tëdërguarve dhe profetëve të Tij; vetëm këtado t‟i përfshijë mëshira e Tij absolute, kursetë tjerët do të shijojnë veçse një pjesë të saj. Mësoje se ndër rregullat themelore, mepajtueshmëri mes dijetarëve të parë (selef)dhe imamëve të drejtë, është: Besimi i drejtënë fushën e emrave dhe cilësive të Allahut tëLartësuar, si dhe të dispozitave që lidhen meata. Kështu, në rastin tonë, ne duhet tëbesojmë që Allahu i Lartësuar është iGjithëmëshirshëm dhe Mëshirëplote (Er-Raĥmânu Er-Raĥîm), duhet të besojmë se Ai ështëzotërues i kësaj mëshire, me të cilën ështëemërtuar dhe cilësuar (pra, nuk janë emra pakuptim), dhe që kjo mëshirë lë gjurmë dheështë ndikuese tek të tjerët. Të gjithamirësitë, pa përjashtim, janë rezultate tëmëshirës së Tij. Në këtë mënyrë besohet,pra, për të gjithë emrat dhe cilësitë e Allahuttë Madhëruar. Kështu, për shembull, të njëjtën gjë themipër emrin Alîm (i Ditur):1. Ai është i Dituri absolut;2. Ai zotëron dije absolute (pra, nuk ështëthjesht një emër pa domethënie).3. Ai di gjithçka, për çdo gjë. Ose për emrin Ķadîr (i Plotfuqishëm),themi:1. Ai është i Plotfuqishmi.2. Ai zotëron pushtetin për të bërë gjithçka.3. Me këtë pushtet, Ai ndikon dhe arringjithçka që dëshiron.

Al-Faatiha 1:1Listen in Qur'an →
2

ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Çdo lavdërim i përket Allahut (Perëndisë), Zotit të Gjithësisë

Elhamdu lil-hahi - “Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut” - El Ĥamduështë lavdërimi që i takon Allahut të Lartësuar, për shkak të cilësive absolute dhe veprave të Tij të mrekullueshme, të cilat karakterizohen dhe e kanë pikënisjen nga drejtësia dhe bamirësia e Tij. Pra, vetëm Atij i takon lavdia e plotë, në të gjitha këndvështrimet.Rabbil alemin - “Zotit të botëve” -Domethënë, Ai është Kujdestari (Er-Rabb), që kujdeset për të gjitha botët (âlemîne), fillimisht duke i krijuar vetë ato, pastaj duke u krijuar atyre të gjitha kushtet e nevojshme për ekzistencën e tyre. Ai përkujdeset duke i furnizuar ato me mirësi të mëdha, të cilat, nëse nuk do të ishin, këto botë nuk do të mund të ekzistonin fillimisht, apo të vazhdonin ekzistencën (pas krijimit). Nuk ka asnjë mirësi që burimin të mos e ketë prej Allahut. Përkujdesja e Allahut të Lavdëruar për krijesat e Tij është dy llojesh:1. Përkujdesje e përgjithshme.2. Përkujdesje e posaçme.Përkujdesja e përgjithshme konsiston në krijimin e qenieve dhe të furnizimit të tyre, si edhe në udhëzimin e tyre tek ato gjëra të dobishme, nëpërmjet të cilave rregullohet vazhdimësia e tyre në këtë jetë. Ndërsa përkujdesja e posaçme e Allahut, sikurse e ka edhe emrin, është specifike vetëm për të zgjedhurit dhe për të dashurit e Tij. Ai përkujdeset që t’i edukojë dhe t’i brumosë ata me iman (besim), u jep sukses që ta arrijnë imanin dhe gjithmonë synon që t’ua përsosë atë. Allahu përkujdeset, gjithashtu, që ngaherë të mbajë larg çdo gjë që qëndron si pengesë mes këtyre njerëzve dhe imanit. Me fjalë të tjera, kjo është përkujdesja që synon suksesin në arritjen e çdo të mire dhe në largimin nga çdo e keqe. Ndoshta është pikërisht kjo arsyeja e fshehtë, që shumica e lutjeve të profetëve drejtuar Allahut të Lartësuar, është bërë duke përmendur emrin e Tij Rabb, sepse të gjitha kërkesat e tyre kanë të bëjnë me përkujdesjen e Tij të posaçme. Nga sa u tha më sipër, kuptohet që fjala e Allahut “Rabbil âlemîne” (Zoti i botëve), vërteton faktin që Allahu i Lartësuar është Unik e Absolut në aspektin e krijimit, administrimit dhe bamirësisë ndaj krijesave të Tij. Ai është Unik e Absolut në panevojshmërinë e Tij ndaj të tjerëve, ndërkohë që të tjerët janë pafundësisht të varfër dhe nevojtarë për mëshirën e Tij, në çdo aspekt e këndvështrim.

Al-Faatiha 1:2Listen in Qur'an →
3

ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh.

Mâliki jeumid-dîn - “Sunduesit…” –Allahu quhet El Mâlik(Sundues, Mbret), sepse Ai sundon e mbretëron. Kjo cilësi i jep të drejtën Atij për të urdhëruar dhe për të ndaluar, për të shpërblyer dhe për të ndëshkuar, për të vepruar mbi të nënshtruarit, mbi mbretërinë dhe pasurinë e Tij, në të gjitha aspektet dhe përmasat që i lejon mbretërimi dhe pushteti i Tij absolut.“Sunduesit të Ditës së Gjykimit” -Me këto fjalë, Allahu i Madhëruar tregon pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij në Ditën e Gjykimit, e cila është edhe Dita e Kijametit. Kjo është Dita kur njerëzit do të shpërblehen sipas veprave që do të paraqesin në dynja, të mira apo të këqija qofshin. Ai e përmend pushtetin e Tij në Ditën e Gjykimit, sepse atë ditë, pushteti, mbretërimi dhe sundimi i Allahut do t’u shfaqet krijesave i kthjellët dhe i pastër. Atë ditë, ato do ta shohin të plotë dhe të kthjellët mbretërimin, por edhe drejtësinë e urtësinë e Krijuesit. Atë ditë do të zhduket çdo lloj pushteti e mbretërimi nga duart e krijesave, dhe i gjithë pushteti do të jetë në dorë të Krijuesit, ndonëse kështu ka qenë gjithmonë. Ai ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë Sunduesi dhe Mbretëruesi i Ditës së Gjykimit dhe i të gjitha ditëve të tjera. Atë ditë, përpara Tij do të jenë të barabartë mbretërit dhe ata poshtë tyre, skllevërit dhe të lirët. Të gjithë do të jenë të përulur e të nënshtruar ndaj madhështisë së Tij, syulur para Krenarisë së Tij. Të gjithë do të jenë në pritje të gjykimit të Allahut, duke shpresuar shpërblimin e Tij dhe të frikësuar, njëkohësisht, nga ndëshkimi i Tij.

Al-Faatiha 1:3Listen in Qur'an →
4

مَٰلِكِ يَوْمِ ٱلدِّينِ

Sunduesit të ditës së gjukimit.

Mâliki jeumid-dîn - “Sunduesit…” –Allahu quhet El Mâlik(Sundues, Mbret), sepse Ai sundon e mbretëron. Kjo cilësi i jep të drejtën Atij për të urdhëruar dhe për të ndaluar, për të shpërblyer dhe për të ndëshkuar, për të vepruar mbi të nënshtruarit, mbi mbretërinë dhe pasurinë e Tij, në të gjitha aspektet dhe përmasat që i lejon mbretërimi dhe pushteti i Tij absolut.“Sunduesit të Ditës së Gjykimit” -Me këto fjalë, Allahu i Madhëruar tregon pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij në Ditën e Gjykimit, e cila është edhe Dita e Kijametit. Kjo është Dita kur njerëzit do të shpërblehen sipas veprave që do të paraqesin në dynja, të mira apo të këqija qofshin. Ai e përmend pushtetin e Tij në Ditën e Gjykimit, sepse atë ditë, pushteti, mbretërimi dhe sundimi i Allahut do t’u shfaqet krijesave i kthjellët dhe i pastër. Atë ditë, ato do ta shohin të plotë dhe të kthjellët mbretërimin, por edhe drejtësinë e urtësinë e Krijuesit. Atë ditë do të zhduket çdo lloj pushteti e mbretërimi nga duart e krijesave, dhe i gjithë pushteti do të jetë në dorë të Krijuesit, ndonëse kështu ka qenë gjithmonë. Ai ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë Sunduesi dhe Mbretëruesi i Ditës së Gjykimit dhe i të gjitha ditëve të tjera. Atë ditë, përpara Tij do të jenë të barabartë mbretërit dhe ata poshtë tyre, skllevërit dhe të lirët. Të gjithë do të jenë të përulur e të nënshtruar ndaj madhështisë së Tij, syulur para Krenarisë së Tij. Të gjithë do të jenë në pritje të gjykimit të Allahut, duke shpresuar shpërblimin e Tij dhe të frikësuar, njëkohësisht, nga ndëshkimi i Tij.

Al-Faatiha 1:4Listen in Qur'an →
5

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë” - Pra: T’i kushtojmë vetëm Ty adhurimet tona dhe të drejtohemi vetëm Ty për ndihmë, mbështetje dhe mbrojtje. Kjo kuptohet kështu, sepse në fjalinë “Ty të adhurojmë dhe tek Ti ndihmë kërkojmë”, përemrat ‘Ty’ dhe ‘Ti’ janë vendosur përpara foljes (kallëzuesit), mënyrë e cila e vë theksin tek përemri, duke i dhënë fjalisë këtë kuptim:“Ty të adhurojmë” = “Vetëm Ty të adhurojm딓Tek ti ndihmë kërkojmë” = “Vetëm tek Ti e kërkojmë ndihmën dhe mbështetjen”.Pra, vetëm Ty (o Allah) të adhurojmë, dhe asnjë tjetër veç Teje, dhe mbështetjen e ndihmën e kërkojmë veç tek Ti, e tek askush tjetër. Në këtë ajet, adhurimi renditet përpara mbështetjes dhe kërkimit të ndihmës, edhe pse mbështetja dhe kërkimi i ndihmës janë adhurime në vetvete. Domethënë, është përmendur përfshirësi i të gjitha adhurimeve, përpara atyre që janë më vete adhurime të veçanta. Kjo është bërë për t’i dhënë përparësi të drejtës së Allahut (adhurimit), kundrejt të drejtës së robit (mbështetjes dhe kërkimit të ndihmës nga Allahu i Madhëruar dhe Bujar). El Ibadeh (adhurimi, ibadeti) është një term përfshirës i të gjitha atyre veprave dhe fjalëve të dukshme apo të padukshme, të cilat Allahu i do dhe është i kënaqur me to. Ndërsa Istiâne-ja (mbështetja ose kërkimi i ndihmës) nënkupton kërkimin e ndihmës prej Allahut, për të arritur çdo të mirë dhe për t’u ruajtur nga çdo e keqe, duke qenë plotësisht i bindur dhe i qetë që kjo ndihmë do të të jepet. Adhurimi kushtuar Allahut dhe kërkimi i ndihmës prej Tij janë dy kushtet që sigurojnë lumturinë e përjetshme dhe sigurinë nga çdo e keqe. Nuk ka asnjë mundësi shpëtimi pa plotësuar këto dy kushte. Asgjë nuk mund të quhet ibadet, nëse nuk plotëson dy kushte:1. Të synohet me të kënaqësia e Allahut.2. Të jetë e argumentuar nga Tradita e Profetit (a.s).Në renditjen e istiâne-s pra kërkimit të ndihmës pas ibadetit, qëndron një e fshehtë tjetër: adhuruesi, në adhurimet e tij, gjithmonë ka nevojë për ndihmën e Atij të cilin e adhuron, sepse nëse Allahu nuk e ndihmon, robi nuk do të ketë kurrë mundësi të vazhdojë adhurimin e Allahut, duke zbatuar urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave. Pastaj i Madhëruari thotë:

Al-Faatiha 1:5Listen in Qur'an →
6

ٱهْدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلْمُسْتَقِيمَ

Udhëzona në rrugë të drejtë.

Ihdinaŝ-ŝirâţal musteķîm” -“Na udhëzo në Rrugën e Drejtë” - Domethënë: Na i trego, na udhëzo dhe na jep sukses, për të vazhduar në Rrugën e Drejtë, në rrugën e qartë, që të çon tek Allahu i Lartësuar dhe te Xhenetet e Tij. Në këtë mënyrë, ne kërkojmë udhëzimin dhe suksesin prej Allahut të Madhëruar për dy gjëra: së pari, për njohjen e së vërtetës dhe, së dyti, për të punuar sipas kësaj të vërtete. Ne kërkojmë prej Allahut udhëzimin në Rrugën e Drejtë dhe vijimin në këtë rrugë. Me fjalë të tjera, kërkesa bëhet fillimisht për të hyrë në Rrugën e Drejtë, dhe pastaj për të qenë i vazhdueshëm e i qëndrueshëm në këtë rrugë. Udhëzimi për të hyrë në Rrugën e Drejtë, është udhëzimi për të kuptuar dhe pranuar Islamin, dhe për të braktisur çdo fe tjetër. Ndërsa vijimi në këtë rrugë nënkupton suksesin për të njohur imtësitë e kësaj feje, si edhe veprimin sipas dispozitave të saj. Kjo lutje është një ndër më gjithëpërfshirëset dhe më të dobishmet për robin, prandaj, për shkak edhe të nevojës së tij të madhe në këtë aspekt, u bë e detyrueshme që ai të lutet me fjalët e saj në çdo rekat namazi që e fal për Allahun. Kjo Rrugë e Drejtë tregohet më poshtë:

Al-Faatiha 1:6Listen in Qur'an →
7

صِرَٰطَ ٱلَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ ٱلْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا ٱلضَّآلِّينَ

Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi. E jo në (rrugën) e atyre që kanë shkaktuar pezmin (Tënd), as në rrugën e atyre që janë të humbur!

“Në rrugën e atyre të cilët i begatove” - Kjo është pikërisht rruga e profetëve, e të sinqertëve (sidikin), dëshmorëve dhe e të mirëve (ŝâliĥîne).“Jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin” - Pra, Rruga e Drejtë nuk është ajo që ndoqën të mallkuarit dhe ata që merituan zemërimin e Allahut, të cilët e njohën të vërtetën dhe më pas e braktisën atë e nuk punuan sipas saj. Ata që vepruan kështu ishin çifutët dhe të ngjashmit me ta.“…dhe as në rrugën e të humburve” - Rruga e Drejtë nuk është as ajo që ndoqën të humburit, ata të cilët e braktisën dhe e shpërfillën të vërtetën nga padituria dhe përhumbja e tyre, siç ishin të krishterët dhe të ngjashmit me ta.Disa dobi nga kjo sureKjo sure, edhe pse e shkurtër, ka përmbledhur mes rreshtave të saj atë që asnjë sure në Kur’ân nuk e ka sjellë në këtë mënyrë. Ajo ka përmendur dhe sqaruar të trija llojet e teuhidit, që janë:1. Teuhidi rububije (ose njësimin e Zotit në veprat e posaçme të Tij, për sa u përket çështjeve të krijimit, sundimit dhe përkujdesjes së Tij ndaj krijesave), të cilin e kuptojmë nga fjala e Allahut të Madhëruar: “Zoti i botëve” (Rabil âlemîn).2. Teuhidi uluhije, ose njësimi i Zotit i shprehur në adhurimet që kryejnë krijesat. Kjo kuptohet në ajet nga fjala Allâh, që në kuptimin e saj gjuhësor do të thotë “i Adhuruar”, si edhe nga pjesa: “Vetëm Ty të adhurojmë”.3. Teuhidi esmau ue sifat, ose njëshmëria e Allahut në meritimin e emrave dhe atributeve të Tij absolute. Me fjalë të tjera, ky lloj teuhidi konsiston në pohimin apo pranimin e faktit që Allahu i Lartësuar është i emërtuar me emrat më të bukur dhe është i cilësuar me atributet më absolute, të cilat Ai i ka pohuar për Vetveten dhe të cilat i ka deklaruar për Të Profeti (a.s) i Tij. Ky pohim bëhet ashtu siç është, larg çdo keqinterpretimi dhe pa u përpjekur të mohohet ndonjë prej këtyre emrave apo cilësive të Tij. Më qartë, ai bëhet duke u larguar nga mohimi i plotë i cilësive (teaŧîl), ose nga krahasimi i tyre me cilësitë e krijesave (temthîl), ose nga përngjasimi, përafrimi apo shëmbëllimi me diçka tjetër (teshbîh). Për këtë, sikurse dhe u përmend, tregon fjala ‘ĥamd’ dhe kuptimet e saj.Gjithashtu, kjo sure dëshmon për vërtetësinë e institucionit të profetësisë, gjë të cilën e kuptojmë nga pjesa: “Na udhëzo në Rrugën e Drejtë”, sepse udhëzimi në Rrugën e Drejtë nuk mund të arrihet pa ekzistencën e profetëve, pa të zgjedhurit e Zotit dhe pa shpalljet hyjnore. Kjo sure flet edhe për shpërblimin e llogarinë që i pret krijesat për veprat që kanë kryer. Ky kuptim merret nga fjala e Allahut të Madhëruar: “Mâliki jeumiddîn” (Sunduesit të Ditës së Gjykimit). Kjo llogari e asaj dite do të jetë me drejtësi, sepse fjala ‘din’ do të thotë ‘shpërblim me drejtësi’. Surja tregon bindshëm besimin e drejtë në fushën e (kaderit) përcaktimit të Allahut, duke pohuar faktin që robi është i lirë të veprojë, ndryshe nga çka thonë grupet e humbura, të ashtuquajtura Xhebrie apo Kaderie, të cilët ose e zhveshin robin nga çdo lloj përgjegjësie dhe mundësie veprimi, ose i japin atij pavarësi, mundësi dhe fushë veprimi absolute, të pavarur prej dëshirës dhe vullnetit suprem të Allahut të Madhëruar. Në këtë sure kundërshtohen të gjitha grupet e humbura, …

Al-Faatiha 1:7Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.