Muslim99Muslim99
← Tafsir library

17. Al-Israa

The Night Journey · Meccan · 111 ayahs

سُورَةُ الإِسۡرَاءِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 11–20 of 111

11

وَيَدْعُ ٱلْإِنسَٰنُ بِٱلشَّرِّ دُعَآءَهُۥ بِٱلْخَيْرِ ۖ وَكَانَ ٱلْإِنسَٰنُ عَجُولًۭا

Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë (pa menduar fundin); e njeriu është i ngutshëm.

Njeriu lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë. Njeriu është, vërtet i ngutshëm. -Kjo tregon injorancën e thellë dhe ngutjen e njeriut. Ai lutet e mallkon duke dëmtuar veten, fëmijët e pasurinë e tij. Kur është i zemëruar, ai nxitohet dhe lutet kundër vetes, ashtu siç nxitohet të lutet për mirë. Por Allahu i Madhëruar, nga mëshira dhe butësia e Tij, i përgjigjet lutjeve të njeriut për mirë dhe nuk i përgjigjet lutjeve për keq. "Sikur Allahu t’ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu siç pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t’u përfundonte afati. Por ata që nuk janë të bindur për takimin Tonë, Ne i lëmë të enden në shfrenimin e tyre." [Junus 11]

Al-Israa 17:11Listen in Qur'an →
12

وَجَعَلْنَا ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ ءَايَتَيْنِ ۖ فَمَحَوْنَآ ءَايَةَ ٱلَّيْلِ وَجَعَلْنَآ ءَايَةَ ٱلنَّهَارِ مُبْصِرَةًۭ لِّتَبْتَغُوا۟ فَضْلًۭا مِّن رَّبِّكُمْ وَلِتَعْلَمُوا۟ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلْحِسَابَ ۚ وَكُلَّ شَىْءٍۢ فَصَّلْنَٰهُ تَفْصِيلًۭا

Dhe, Ne kemi bërë natën dhe ditën dy argumente (që dëshmojnë fuqinë Tonë); e kemi shlyer argumentin e natës, kurse argumentin e ditës e kemi bërë të ndritshëm, për të kërkur ju dhunti nga Zoti juaj, dhe që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës, dhe çdo gjë e kemi shpjeguar plotësisht.

Ne i bëmë natën dhe ditën dy Shenja madhështore -Ato janë shenja që tregojnë për pushtetin absolut të Allahut dhe mëshirën e Tij të gjerë e gjithëpërfshirëse. Ato tregojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Vetëm Ai duhet adhuruar e askush tjetër veç Tij.Natën e errësuam... -E bëmë natën të errët, që njerëzit të pushojnë dhe të çlodhen.... dhe ditën e bëmë të shndritshme që ju të kërkoni begati nga Zoti juaj... -E bëmë ditën të shndritshme, që të kërkoni mirësitë e Zotit tuaj në prodhimet, tregtinë e udhëtimet tuaja.... dhe që të mësoni numrin e viteve dhe llogaritjen(e kohës). -Me kalimin e ditëve e netëve dhe ndryshimin e fazave të hënës, ju mund të njihni e llogarisni vitet dhe periudhat. Në këtë mënyrë, ju ndërtoni jetën tuaj dhe arrini mirësitë që ju nevojiten.Ne kemi sqaruar çdo gjë në mënyrë të hollësishme. - Allahu i ka qartësuar ajetet, që çdo çështje të jetë e kuptueshme dhe që të dallohet lehtë e vërteta nga e kota. Ai e bëri Kur'anin sqarues për gjithçka, sikurse ka thënë në një ajet tjetër: “Asgjë nuk kemi lënë pa përmendur në Libër. Në fund, te Zoti i tyre do të tubohen të gjithë." [El en'am 38].

Al-Israa 17:12Listen in Qur'an →
13

وَكُلَّ إِنسَٰنٍ أَلْزَمْنَٰهُ طَٰٓئِرَهُۥ فِى عُنُقِهِۦ ۖ وَنُخْرِجُ لَهُۥ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ كِتَٰبًۭا يَلْقَىٰهُ مَنشُورًا

Çdo njeriu i kemi varë në qafë punën e tij dhe Na – do t’ia paraqesim atij në Ditën e Kijametit – librin që do ta gjejë të hapur:

Asnjë njeriu nuk kemi për t'ia ndarë nga qafa librin e tij (të veprave)dhe në Ditën e Gjykimit, Ne do t’ia paraqitim atë si një libër të hapur. -Allahu na tregon këtu për drejtësinë e Tij absolute. Ai ia ka lidhur gjithësecilit librin e punëve në qafën e vet. Libri i veprave nuk i ndahet njeriut asnjëherë. Veprat e shënuara në të janë frytet e punës së tij dhe të askujt tjetër. Çdokush do të merret në përgjegjësi veçse për punët e veta. Ditën e Kijametit, në atë libër do të gjenden të gjitha veprat e tij, të mira e të këqija, të mëdha e të vogla.

Al-Israa 17:13Listen in Qur'an →
14

ٱقْرَأْ كِتَٰبَكَ كَفَىٰ بِنَفْسِكَ ٱلْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًۭا

(i thuhet): “Lexoje librin tënd, mjafton që ti sot vetë për vetveten të japësh llogari!”

(çdokujt do t'i thuhet:) “Lexoje librin tënd! Sot mjafton të jesh vetë gjykues i vetvetes”. -Atë ditë, njeriut do t’i thuhet: “Lexoje librin tënd! Sot mjafton të jesh vetë gjykues i vetvetes”. Kjo është drejtësia e plotë. Çdo robi do t’i thuhet: “Gjykoje vetveten!” për të parë se e meriton ndëshkimin ose shpërblimin.

Al-Israa 17:14Listen in Qur'an →
15

مَّنِ ٱهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِى لِنَفْسِهِۦ ۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا ۚ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌۭ وِزْرَ أُخْرَىٰ ۗ وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّىٰ نَبْعَثَ رَسُولًۭا

Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar (për dobi të vet), e ai që bredhë, ka bredhur në dëm të vet dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt. Na nuk dënojmë (askend) para se të dërgojmë pejgamber!

Kush ndjek udhëzimin në rrugën e drejtë ka udhëzuar vetveten dhe kush devijon ka devijuar veçse veten e vet. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Ne nuk kemi dënuar askënd para dërgimit të Profetëve. -Qoftë udhëzimi, qoftë humbja është çështje personale e secilit, se askush nuk ka për t’u ngarkuar me përgjegjësinë e tjetrit. Askush nuk mund të largojë prej tjetrit ndonjë të keqe e ta shpëtojë prej saj. Allahu i Madhëruar është më i drejti i të drejtëve. Ai nuk ndëshkon asnjë, derisa t’ia ketë qartësuar argumentet përmes profetëve e shpalljeve. Pas kësaj, kushdo që tregohet kryeneç e mendjemadh meriton ndëshkimin e të Drejtit. Ndërsa ai që nuk u bindet argumenteve për shkak se nuk i janë qartësuar argumentet e Zotit, nuk ka për t’u ndëshkuar. Me këtë ajet argumentohen ata që thonë se njerëzit që kanë jetuar në periudha që nuk kanë pasur profetë e udhëzues, si dhe fëmijët e idhujtarëve që kanë vdekur para arritjes së moshës së pjekurisë, Allahu nuk i ndëshkon, por do t’i sprovojë ata Ditën e Gjykimit, duke u dërguar profetë në atë kohë. Allahu nuk i bën padrejtësi askujt.

Al-Israa 17:15Listen in Qur'an →
16

وَإِذَآ أَرَدْنَآ أَن نُّهْلِكَ قَرْيَةً أَمَرْنَا مُتْرَفِيهَا فَفَسَقُوا۟ فِيهَا فَحَقَّ عَلَيْهَا ٱلْقَوْلُ فَدَمَّرْنَٰهَا تَدْمِيرًۭا

Kur Ne duam ta shkatërrojmë një qytet, (për mëkatet e bëra), i nxitim ata që janë mësuar me jetë luksoze, që të jepen pas korrupsionit (mbrapshtive), e kështu të meritojnë dënimin, dhe pastaj t’i shkatërrojmë ata gjer në themel.

Kur duam ta shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët e atij vendi(për të pasuar rrugën e drejtë); por ata kundërshtojnë; atëherë, dënimi kundër tyre bëhet i merituar dhe Ne i shkatërrojmë ata krejtësisht. -Allahu i Madhëruar na njofton se, kur dëshiron dhe e ka vendosur që ta shkatërrojë një vendbanim zullumqarësh e keqbërësish, e lejon në kaderin e Tij që të shfrenuarit e atij vendi e pasanikët të kalojnë çdo kufi me armiqësi e padrejtësi. Ai i urdhëron ata që të pasojnë rrugën e drejtë, por ata kundërshtojnë, dhe kështu të bëhet i meritueshëm urdhri i Zotit për ndëshkimin, që nuk ka kush ta kthejë apo ta ndalë.

Al-Israa 17:16Listen in Qur'an →
17

وَكَمْ أَهْلَكْنَا مِنَ ٱلْقُرُونِ مِنۢ بَعْدِ نُوحٍۢ ۗ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ بِذُنُوبِ عِبَادِهِۦ خَبِيرًۢا بَصِيرًۭا

Sa e sa gjenerata Na i kemi shkatërruar pas Nuhut! E, mjafton që Zoti yt di dhe sheh mëkatet e robërve të Tij.

Sa e sa breza kemi shkatërruar pas Nuhut. -Janë të shumtë popujt të cilët Allahu i shfarosi pas Nuhut (a.s). Kështu u shkatërruan populli i Adit, ai i Themudit, populli i Lutit etj. Allahu i shkatërroi kur u shtuan padrejtësitë e poshtërsitë e tyre dhe kur u zhytën në kufër. Pas mohimit e shfrenimit, mbi ta goditi ashpër dënimi e zemërimi i Allahut.Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh të gjitha gjynahet e robërve të Tij. –Nuk ka asnjë padrejtësi nga Zoti, sepse Ai ndëshkon veçse për ato vepra që robi ka bërë, madje për shumë e shumë gjynahe Allahu është Falës e Mëshirues.

Al-Israa 17:17Listen in Qur'an →
18

مَّن كَانَ يُرِيدُ ٱلْعَاجِلَةَ عَجَّلْنَا لَهُۥ فِيهَا مَا نَشَآءُ لِمَن نُّرِيدُ ثُمَّ جَعَلْنَا لَهُۥ جَهَنَّمَ يَصْلَىٰهَا مَذْمُومًۭا مَّدْحُورًۭا

Kush dëshiron këtë botë, Na ia shpejtojmë atij që t’i japim në të (në këtë botë) çka të duam e për kë të duam. E, pastaj ia caktojmë atij xhehennemin, në të cilin ai do të fërgohet, duke qenë i fyer dhe i dëbuar.

Atij, që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne do t'i japim në të aq sa duam -Allahu i Lartësuar na njofton se çdokush që dëshiron këtë botë, që shpejt do të përfundojë e zhduket, dhe sakrifikon për të, duke harruar nga erdhi e ku do të shkojë, Ai ka për t’i dhënë nga kënaqësitë e saj të pakta, aq sa e ka shkruar për t’i dhënë në Leuhi Mahfudh. Por këto kënaqësi janë të padobishme dhe zgjasin shumë pak. Nga ana tjetër, në ahiret, ai ka për t’u ndëshkuar në Xhehenem, sikurse thotë Zoti:... dhe pastaj ai do të hyjë në Xhehenem i përçmuar dhe i përbuzur. –Ai do të jetë i poshtëruar, i mbuluar me turp dhe i larguar nga mëshira e Zotit. Ai do të vuajë nën ndëshkimin e ashpër, turpin dhe poshtërimin e dhembshëm.

Al-Israa 17:18Listen in Qur'an →
19

وَمَنْ أَرَادَ ٱلْءَاخِرَةَ وَسَعَىٰ لَهَا سَعْيَهَا وَهُوَ مُؤْمِنٌۭ فَأُو۟لَٰٓئِكَ كَانَ سَعْيُهُم مَّشْكُورًۭا

E, kush dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të, e është besimtar, përpjekja e tyre është e falenderuar.

Ndërsa ai që ka për qëllim Botën Tjetër, duke qenë besimtar dhe përpiqet për të ashtu si i takon asaj,... -Ndryshe ndodh me ata që synojnë ahiretin dhe kënaqen me të, duke i dhënë përparësi ndaj kësaj jete. Këta fatlumë sakrifikojnë për ahiretin, ashtu si duhet. Mënyra e përpjekjes për jetën tjetër përshkruhet në librat hyjnorë dhe traditën profetike. Këta të mirë bëjnë gjithçka që kanë mundësi, por pasi plotësojnë kushtin kryesor të pranimit të punëve të mira, pra, duke u pajisur me besim, sepse Allahu thotë: "...duke qenë besimtar dhe duke u përpjekur për të ashtu si i takon asaj." Thënë ndryshe, kjo duhet të bëhet duke besuar Allahun, melekët, librat e Tij, profetët e Tij dhe Ditën e Gjykimit. Për këta të zgjedhur është rezervuar një shpërblim i madh....përpjekjet e tij do të jenë të shpërblyeshme. - Përpjekjet e tij do të jenë të pranuara, madje të shumëfishuara dhe të ruajtura tek Zoti, për të marrë sa më shumë shpërblime.

Al-Israa 17:19Listen in Qur'an →
20

كُلًّۭا نُّمِدُّ هَٰٓؤُلَآءِ وَهَٰٓؤُلَآءِ مِنْ عَطَآءِ رَبِّكَ ۚ وَمَا كَانَ عَطَآءُ رَبِّكَ مَحْظُورًا

Na të gjithëve u ndihmojmë: këtyreve dhe atyreve – me dhuratat e Zotit tënd. E, dhuratat e Zotit tënd nuk janë të penguara.

Çdokujt prej tyre do t'i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar. -Megjithatë, atyre nuk ka për t’u ikur prej duarsh pjesa e tyre prej mirësive e furnizimit të kësaj dynjaje. Të gjithëve Allahu i Lartësuar ka për t'ua dhënë pjesën e përcaktuar prej dynjasë, sepse Ai është Zoti i botëve dhe ky është përkujdesi dhe bujaria e Tij....dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar. - Askush nuk mund të privohet nga furnizimi i Tij. Të gjitha krijesat përfitojnë nga mirësia dhe furnizimi i Tij.

Al-Israa 17:20Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.