Muslim99Muslim99
← Tafsir library

10. Yunus

Jonas · Meccan · 109 ayahs

سُورَةُ يُونُسَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 91–100 of 109

91

ءَآلْـَٰٔنَ وَقَدْ عَصَيْتَ قَبْلُ وَكُنتَ مِنَ ٱلْمُفْسِدِينَ

“A, tani (po beson) e më parë ishe rrebel dhe ishe prej ngatërrestarëve?!

(I'u tha atij:)Vallë, tani po beson, ndërsa më parë kundërshtoje dhe ishe prej shkatërrimtarëve?! -Allahu i Madhëruar na tregon se besimi i shprehur në gjendje të tillë është i padobishëm, duke thënë: “Po beson dhe po i pranon profetët e Zotit, ndërkohë që më parë ti shfaqje hapur mosbindjen dhe poshtërsitë, mohimin e Zotit, të profetëve e të Shpalljes së Tij?! Përveç mohimit, ti ishe prej shkatërruesve, që cenojnë të drejtat e krijesave e Zotit. Kështu, është ligj i pandryshueshëm i Zotit që besimi në këtë moment dhe gjendje është i papranueshëm dhe i padobishëm. Çdo mohues që e shfaq besimin e tij në gjendje domosdoshmërie dhe gjatë kohës kur dënimi po ndodh, nuk i pranohet dhe nuk i sjell dobi, sepse ai është besim i diçkaje të dukshme, njëlloj si ai që e beson Kijametin kur ai ndodh. Besimi i pranueshëm është vetëm besimi në të fshehtën.

92

فَٱلْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ ءَايَةًۭ ۚ وَإِنَّ كَثِيرًۭا مِّنَ ٱلنَّاسِ عَنْ ءَايَٰتِنَا لَغَٰفِلُونَ

Sot do të shpëtojmë ty – trupin tënd, që të bëhesh vërejtje për ata që vijnë pas teje”. Por, me të vërtetë, shumica e njerëzve janë të pakujdesshëm ndaj argumenteve Tona.

Sot do ta nxjerrim trupin tënd, që ti të shërbesh si argument për ata që do të vijnë më pas. -Për shpjegimin e ajetit, dijetarët kanë thënë se bijtë e Izraelit, duke qenë se e kishin shumë frikë Faraonin, nuk po u besohej se ai u mbyt, prandaj filluan të shfaqnin dyshime për këtë. Atëherë, Allahu i Madhëruar urdhëroi detin që ta nxirrte trupin e tij në një breg të dukshëm e të lartë, që ata të shihnin si shenjë nga Zoti i tyre dhe të besonin Profetin e Tij.Vërtet, shumë njerëz janë tërësisht të pavëmendshëm ndaj argumenteve Tona. -Para syve u kalojnë shenja dhe fakte të shumta, që tregojnë madhështinë e Zotit vërtetësinë e shpalljeve të Tij dhe besnikërinë e profetëve të Tij, por shumica e tyre nuk përfitojnë nga këto shenja, por i kalojnë me shpërfillje. Ndërsa ata që kanë logjikë dhe arsye të shëndetshme nuk mund t'i kalojnë me shpërfillje shenjat e faktet e Zotit. Përmes atyre shenjave, ata shohin dhe binden se gjithçka për të cilën kanë njoftuar profetët e Zotit është e vërtetë.

93

وَلَقَدْ بَوَّأْنَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ مُبَوَّأَ صِدْقٍۢ وَرَزَقْنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ فَمَا ٱخْتَلَفُوا۟ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلْعِلْمُ ۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِى بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ

Na i kemi vendosur në vend të mirë të bijtë e Israelit dhe i kemi furnizuar me ushqim të këndshëm dhe ata, nuk u përçanë në mendime, derisa u erdhi ajo që e dinin ata (profetnia e Muhammedit). Me të vërtetë, zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kijametit, për atë që u përçanë ata.

Ne i vendosëm bijtë e Izraelit në një vend të mirë dhe i furnizuam ata me mirësi të shumta. -Allahu i Madhëruar u mundësoi bijve të Izraelit që të jetonin atje ku kishte jetuar më parë Faraoni dhe populli i tij, duke u lënë në trashëgim tokën dhe vendbanimet e tyre. Ai i furnizoi dhe i begatoi ata me shumë ushqime, pije e stoli të kësaj bote. Zoti u dhuroi dituri dhe udhëzim, që, nëse do t’i respektonin, do të ishin gjithmonë të bashkuar dhe të vëllazëruar. Pavarësisht nga këto, bijtë e Izraelit, edhe pasi e morën diturinë dhe udhëzimin e qartë të Zotit, filluan të kalonin kufijtë ndaj njëri-tjetrit. Shumë prej tyre filluan të kishin qëllime që kundërshtonin të vërtetën e Zotit. Duke kundërshtuar dhe cenuar të vërtetën, lindi përçarja.Ata nuk u përçanë mes tyre, veçse pasi u erdhi dituria. Zoti yt do të gjykojë mes tyre Ditën e Kijametit për përçarjet e tyre. -Gjykimi i Zotit është i drejtë. Ai buron e ndërtohet mbi diturinë e Tij të plotë e gjithëpërfshirëse, dhe realizohet nga pushteti i Tij absolut. Përçarja e kundërshtitë janë sëmundje të rrezikshme, që gjithmonë u kanosen besimtarëve të fesë së vërtetë. Shejtani i mallkuar, kur nuk ia arrin të bëjë njerëzit t’i binden atij dhe të braktisin tërësisht fenë e vërtetë, përpiqet me çdo mjet që të fusë përçarjen mes tyre, duke mbjellë dhe armiqësinë. Nëse robërit i largohen udhëzimit të Zotit dhe ndjekin hapat e shejtanit, do të lindin konfliktet, urrejtja dhe armiqësia mes tyre, derisa fillojnë të përjashtojnë dhe ta konsiderojnë njëri-tjetrin të humbur dhe si armik të urryer. Kjo është vepra që shejtani i mallkuar e preferon mbi shumë e shumë punë të tjera. Mendohu pak! Zoti i tyre është Një i vetëm, profeti që pasojnë është i njëjtë, feja së cilës i përkasin është e njëjtë, synimet, planet dhe motivet që ata synojnë janë të njëjta. Atëherë, për çfarë përçahen dhe kundërshtohen, duke cenuar qëllimin e çështjes së tyre?! Përse bien në këtë rrëpirë, që prish rregullin e bashkësisë, duke humbur shumë mirësi të kësaj bote e të botës tjetër?! Për shkak të këtyre ndasive, venitet e vdes edhe imani. Të lutemi, o i Adhuruari ynë, që të mëshirosh e sjellësh butësi mbi robërit e Tu besimtarë, që ta bashkosh fjalën dhe rreshtat e tyre, të futësh dashuri e vëllazëri në zemrat e tyre, të udhëzosh të devijuarit mes tyre, që të kthehen në gjirin e vëllazërisë së tyre! Ti je Zoti i bujarisë dhe madhështisë.

94

فَإِن كُنتَ فِى شَكٍّۢ مِّمَّآ أَنزَلْنَآ إِلَيْكَ فَسْـَٔلِ ٱلَّذِينَ يَقْرَءُونَ ٱلْكِتَٰبَ مِن قَبْلِكَ ۚ لَقَدْ جَآءَكَ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُمْتَرِينَ

Nëse ti je në dyshim në atë që të kemi shpallur ty, pyeti ata që kanë lexuar Librin para teje. Padyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, e mos u bën kurrsesi nga ata që dyshojnë.

Nëse je në dyshim për këtë që të shpallëm, atëherë pyeti ata që kanë lexuar Librin para teje! -Allahu i Madhëruar i thotë Profetit të Tij: "Nëse dyshon a është e vërtetë ajo që Zoti ka shpallur apo jo, atëherë pyeti ata që e lexonin Librin hyjnor ose shpalljet e mëparshme, para teje. Pyeti ata dijetarë të drejtë, që e shfaqin të vërtetën dhe kurrë nuk e fshehin atë. Ata patjetër do të të miratojnë dhe do të dëshmojnë se ajo që të është shpallur është e vërteta e sigurt dhe në përputhje me shpalljet e Zotit që ata i njohin dhe i kanë pranuar.” Dikush mund të pyesë: Shumë ithtarë të Librit, jehudë e krishterë e kundërshtuan dhe mohuan Profetin e fundit të Zotit, Muhamedin a.s. Ata nuk pranuan ftesën e tij, që të jetonin sipas Shpalljes e fesë që Ai solli nga Zoti. Atëherë, si është e mundur që Zoti e urdhëron Profetin e Tij që të kërkojë dëshminë e tyre dhe ta konsiderojë atë si argument për vërtetësinë e tij si profet dhe vërtetësinë e Shpalljes dhe fesë së tij?! Përgjigjja për këtë pyetje është si vijon: Nëse dëshmia i atribuohet një grupi ose pasuesve të një drejtimi të caktuar, ose banorëve të një vendi, atëherë qëllimi është për ata nga mesi i tyre që janë të besueshëm e të drejtë. Ndërsa të tjerët, edhe pse mund të jenë më të shumtë në numër, janë të papërfillshëm dhe nuk i përfshin ai tekst. Dëshmia, që të jetë pranueshme, duhet të bazohet në dituri, sinqeritet dhe drejtësi. Nga ana tjetër, është fakt historik se ishin të shumtë priftërinjtë e murgjërit e krishterë dhe dijetarët judej që e besuan Shpalljen që iu dha Muhamedit (a.s)nga Zoti i botëve. I tillë ishte p.sh. Abdullah Ibn Selami, e shumë e shumë të tjerë, të cilët pranuan Kur'anin në kohën e Profetit, të kalifëve pas tij dhe më vonë. I tillë ishte edhe Keab el Ahbari. Dëshmia e ithtarëve të Librit, për të cilën aludohet, bazohet në Librin që ata pasojnë, pra, në Teurat. Nëse në Teurat gjendet diçka që pohon dhe përputhet me atë që gjendet në Kur'an, duke dëshmuar për saktësinë e saj, atëherë edhe nëse të gjithë ithtarët e Librit do të binin dakord që ta refuzonin, do të ishte e pavlefshme dhe e parëndësishme. Ky mohim nuk e rrëzon vërtetësinë e Profetit dhe të Shpalljes së Tij. Mendohu me kujdes! Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të argumentonte saktësinë dhe vërtetësinë e Shpalljes së Tij me dëshminë e ehlu kitab-it, madje ta bënte këtë haptazi, ndërkohë që shumë prej tyre ishin shumë të përbetuar për ta penguar e shkatërruar thirrjen e Muhamedit a.s. Nëse ata do të kishin ndonjë mundësi për ta refuzuar atë që tha Zoti, do ta kishin bërë. Por duke qenë se ata nuk mundën ta mohonin diçka të tillë nga njëra anë, dhe besimi i një pjese të madhe të tyre në këtë Shpallje madhështore nga ana tjetër, ishin argument shumë i fortë që tregonte vërtetësinë e Kur'anit e saktësinë e tij si fjalë e Zotit. Gjithashtu, nuk është e vërtetuar që shumica e ehlu kitab-it e refuzuan ftesën e Muhamedit. Përkundrazi, ka shumë fakte se shumica e tyre e pranoi atë, me zgjedhje të lirë. Në kohën e Profetit a.s, shumë vende ishin të besimit të krishterë ose hebre. Nuk zgjati shumë dhe shumica e banorëve të Shamit, Misirit, Irakut dhe rrethinave të tyre, që në të shkuarën ishin djepe të …

95

وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَتَكُونَ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

Dhe mos u bën nga ata që i përgënjeshtrojnë dokumentet Tona, e të bëhesh ndër ata që janë të humbur.

Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, prandaj mos u bëj prej atyre që dyshojnë! Mos u bëj si ata që mohuan argumentet e Allahut, se ashtu do të bëheshe nga të humburit. -Nga kjo kuptohet se Allahu i Madhëruar na ka ndaluar nga dy gjëra:1. dyshimet rreth Kur'anit, dhe:2. mohimi i Kur'anit, duke mos e pranuar si Libër të Zotit.E si mund të mohohen apo të vihen në dyshim ajetet e qarta të Allahut të sjella në Kur'an?! Ai është mrekullia e Zotit, që nuk pranon asnjë dyshim. Për ata që bien në këtë gabim, Zoti ka treguar se janë të dështuar dhe nuk arrijnë asnjë lloj fitimi. Ata kanë humbur përfundimisht shpërblimin e dynjasë dhe të ahiretit dhe kanë merituar ndëshkimin në të dyja jetët. Dihet mirë se ndalimi nga diçka konsiderohet edhe si urdhër për të kundërtën e saj. Në këtë mënyrë, nga ajeti kuptojmë se jemi të urdhëruar që të besojmë Kur'anin tërësisht e pa dyshime, me zemër të qartë dhe të qetë për vërtetësinë e tij. E kemi detyrë gjithashtu përkushtimin e plotë për të jetuar sipas mësimeve të këtij Kur'ani. Prej tij duhet të marrim diturinë dhe sipas diturisë së tij duhet të punojmë dhe të ndërtojmë jetën tonë. Vetëm kështu njeriu do të jetë me fitimtarët, që arrijnë qëllimet më të larta dhe virtytet më të plota. Të tillët janë të ruajtur nga dështimi e humbja.

96

إِنَّ ٱلَّذِينَ حَقَّتْ عَلَيْهِمْ كَلِمَتُ رَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ

Me të vërtetë, ata në të cilët ka ra fjala e Zotit tënd (dënimi), nuk besojnë,

Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd(për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha Shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë. -Ata për të cilët Zoti ka vendosur përfundimisht se do të jenë të humbur, të devijuar dhe banorë të Zjarrit, ashtu do të jenë. Ata do të përfundojnë ashtu siç e ka caktuar Zoti, me vendimin e Tij të urtë dhe të drejtë. Ata nuk kanë për të besuar më, edhe sikur t'u vijë çdo lloj shenje e mrekullie nga Zoti. Madje këto shenja ua shtojnë më shumë shfrenimin, padrejtësitë dhe humbjen. Pa dyshim, Allahu nuk u bën asnjë padrejtësi, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së tyre. Janë ata që, me përzgjedhjen e tyre të lirë, e refuzojnë të vërtetën kur u paraqitet për herë të parë. Me refuzimin e të vërtetës, ata meritojnë që Allahu i Lartësuar t’i ndëshkojë duke ua vulosur zemrat, shikimet dhe dëgjimin e tyre. Prandaj ata nuk kanë për të besuar, derisa të shohin dënimin e dhimbshëm, për të cilin janë paralajmëruar. Ajo ditë ka për të qenë e tmerrshme për ta. Vetëm atëherë do ta kuptojnë dhe do të binden se ishin në humbje të plotë dhe se ajo që sollën profetët ishte e vërtetë e padiskutueshme. Por atë ditë pendimi dhe besimi nuk vlen më, siç thotë Zoti: "Kështu atë ditë atyre që bënë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që kërkohet të arsyetohen." [Rum 57]. Shenjat dhe argumentet e Zotit u bëjnë dobi vetem atyre që kanë zemër të gjallë dhe dëgjojnë me kujdes dhe me qëllimin për të gjetur të vërtetën, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër kuranor: "Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.” [Kaf 37].

97

وَلَوْ جَآءَتْهُمْ كُلُّ ءَايَةٍ حَتَّىٰ يَرَوُا۟ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَلِيمَ

madje sikur t’u vijnë të gjitha dokumentet, përderisa mos ta ndiejnë dënimin e dhëmbshëm.

Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd(për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha Shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë. -Ata për të cilët Zoti ka vendosur përfundimisht se do të jenë të humbur, të devijuar dhe banorë të Zjarrit, ashtu do të jenë. Ata do të përfundojnë ashtu siç e ka caktuar Zoti, me vendimin e Tij të urtë dhe të drejtë. Ata nuk kanë për të besuar më, edhe sikur t'u vijë çdo lloj shenje e mrekullie nga Zoti. Madje këto shenja ua shtojnë më shumë shfrenimin, padrejtësitë dhe humbjen. Pa dyshim, Allahu nuk u bën asnjë padrejtësi, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së tyre. Janë ata që, me përzgjedhjen e tyre të lirë, e refuzojnë të vërtetën kur u paraqitet për herë të parë. Me refuzimin e të vërtetës, ata meritojnë që Allahu i Lartësuar t’i ndëshkojë duke ua vulosur zemrat, shikimet dhe dëgjimin e tyre. Prandaj ata nuk kanë për të besuar, derisa të shohin dënimin e dhimbshëm, për të cilin janë paralajmëruar. Ajo ditë ka për të qenë e tmerrshme për ta. Vetëm atëherë do ta kuptojnë dhe do të binden se ishin në humbje të plotë dhe se ajo që sollën profetët ishte e vërtetë e padiskutueshme. Por atë ditë pendimi dhe besimi nuk vlen më, siç thotë Zoti: "Kështu atë ditë atyre që bënë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që kërkohet të arsyetohen." [Rum 57]. Shenjat dhe argumentet e Zotit u bëjnë dobi vetem atyre që kanë zemër të gjallë dhe dëgjojnë me kujdes dhe me qëllimin për të gjetur të vërtetën, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër kuranor: "Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.” [Kaf 37].

98

فَلَوْلَا كَانَتْ قَرْيَةٌ ءَامَنَتْ فَنَفَعَهَآ إِيمَٰنُهَآ إِلَّا قَوْمَ يُونُسَ لَمَّآ ءَامَنُوا۟ كَشَفْنَا عَنْهُمْ عَذَابَ ٱلْخِزْىِ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَمَتَّعْنَٰهُمْ إِلَىٰ حِينٍۢ

E, sikur të ishte ndonjë vendbanim që beson, e që t’i bëjë dobi besimi i tij (s’ka pasur dobi), përveç popullit të Junusit, meqë ata besuan (në momentin e dënimit), e Na e larguam nga ata dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote, dhe u dhamë të kënaqen edhe njëfarë kohe.

Përse nuk pati ndonjë vend, banorët e të cilit të besonin dhe t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? -Kështu, nuk ka pasur ndonjë popull që ka mohuar profetët dhe që ka besuar në momentet e përjetimit të ndëshkimit, dhe t'i ketë bërë dobi ky besim. Allahu i Madhëruar na tregon rreth Faraonit: "Faraoni tha: “Besoj se nuk ka zot tjetër veç Atij që i besojnë benu israilët! Edhe unë jam musliman!” [Junus 90] Por atij iu tha: "Vallë, tani po beson, ndërsa më parë kundërshtoje dhe ishe shkatërrimtar?!" [Junus 91]. Gjithashtu, i Lartësuari ka thënë: "Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndër robërit e Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.” [Gafir 84, 85]. Po ashtu: "E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që shpërfilla!” Jo, kurrsesi!” [Muminun 99].Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar. -Urtësia e këtij vendimi nga Zoti i Gjithpushtetshëm dhe i Urtë është shumë e qartë dhe e kuptueshme. Imani i imponuar nuk është si imani me përzgjedhje të lirë. Ai nuk është iman i vërtetë. Njeriu që beson i detyruar nga kushtet, kur largohen kushtet që e detyrojnë të besojë, menjëherë ai kthehet në mosbesim. Ky është rregulli i përgjithshëm i Zotit: Imani nuk të vlen nëse ndëshkimi ka filluar të zbresë. Përjashtim bën vetëm rasti i popullit të Junusit. Allahu na njofton se atyre u bëri dobi imani, edhe pse filluan të besonin veçse pasi vunë re shenjat e para të ndëshkimit. Ai thotë: "Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar." Sigurisht që edhe ky përjashtim për këtë popull ka ndonjë urtësi tek i Gjithëdijshmi që ne nuk e dimë; dhe arsyeja jonë nuk arrin ta kapë. Thotë i Madhëruari: "Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë. Ai hipi në një anije, që ishte e mbushur plot (me njerëz), dhe mori pjesë në një short, por humbi (ndaj e hodhën në det). Atë e gëlltiti peshku dhe e meritoi qortimin. Sikur ai të mos kishte qenë prej atyre që e përmendin shumë Zotin, do të mbetej në barkun e tij (peshkut) deri Ditën e Ringjalljes. Ne e nxorëm atë në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ashtu të sëmurë. Megjithatë, bëmë që të mbijë aty për të një bimë kungulli. Ne e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë veta, dhe ata i besuan. Ne i lamë ata të jetonin deri në afatin e caktuar." [Safat 139 – 148]. Ndoshta urtësia është se Allahu e dinte që populli i Junusit, nëse do t’u jepej mundësia të jetonin e besonin pas ndëshkimit, ata nuk do të ktheheshin më pas në mohim. Ndërsa popujt e tjerë, edhe nëse do të ktheheshin e t’u jepej mundësia të besonin, ata nuk do të vazhdonin më në besim. Është i Gjithëdituri Ai që gjykon për çdo çështje.

99

وَلَوْ شَآءَ رَبُّكَ لَءَامَنَ مَن فِى ٱلْأَرْضِ كُلُّهُمْ جَمِيعًا ۚ أَفَأَنتَ تُكْرِهُ ٱلنَّاسَ حَتَّىٰ يَكُونُوا۟ مُؤْمِنِينَ

Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjitha ata – që gjenden në tokë. E, përse atëherë ti t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë!?

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s)dhe i thotë:Sikur të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë që të gjithë. -Allahu është i plotfuqishëm që t'u inspirojë imanin dhe t'i bëjë të gjithë zemrat e njerëzve të denja për devotshmërinë. Por urtësia e Tij e kërkon që t'i lërë të lirë të zgjedhin, dhe kështu disa besojnë ose bëjnë durim derisa gjejnë besimin, ndërsa të tjerë nuk e meritojnë besimin dhe zgjedhin mohimin. Asnjë krijesë nuk mund ta detyrojë njeriun për të qenë besimtar. I Lartësuari thotë:Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë? - Kjo është jashtë mundësive të tua dhe të çdo krijese tjetër. Askush, veç Allahut, nuk ka mundësi për diçka të tillë. Ai thotë:

100

وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَن تُؤْمِنَ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۚ وَيَجْعَلُ ٱلرِّجْسَ عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يَعْقِلُونَ

Askujt nuk i është dhënë të besojë, përveç me lejen e Perëndisë. Ai dënon ata që s’mendojnë.

Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ndërsa ligësia(e mohimit të Zotit)do të godasë ata që nuk mendojnë. -Kjo ndodh vetëm me dëshirën, vullnetin dhe lejimin e Tij kaderij dhe sherij.Ata njerëz që, me urtësinë dhe kaderin e Zotit, e pranojnë imanin, ata pastrohen, dhe kështu tek ata kultivohet imani. Ata nënshtrohen, e pranojnë të vërtetën dhe tregojnë durim, prandaj dhe Zoti ua prin mbarë dhe i udhëzon në rrugë të drejtë. Ndërsa ata që nuk logjikojnë dhe as denjojnë të marrin në konsideratë urdhëresat e ndalesat e Zotit, e as që i përfillin porositë, këshillat e paralajmërimet e Tij, ata meritojnë që Zoti të vendosë mbi ta ndyrësinë dhe humbjen, mosbesimin e mosdurimin.Lejimi kaderij është gjithçka që Zoti eka lejuar dhe ka dëshiruar që të egzistojënë kaderin (caktimin) dhe krijimin e Tij.Kurse lejimi sherij janë të gjitha ato ligje edispozita që Zoti dëshiroi prej nesh që tizbatojmë dhe të jetojmë sipas tyre dhe tëcilat i shpalli përmes profetëve.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.