Muslim99Muslim99
← Tafsir library

10. Yunus

Jonas · Meccan · 109 ayahs

سُورَةُ يُونُسَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 1–10 of 109

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

الٓر ۚ تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱلْكِتَٰبِ ٱلْحَكِيمِ

Elif Lâm Râ. Këto janë versetet e Librit plot dijeni.

Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e Librit plot të urtësi. -Ky është Kur'ani i mrekullueshëm, i cili përmbledh çdo të vërtetë dhe ligj madhështor. Ajetet e këtij libri shtjellojnë çdo çështje të imanit korrekt dhe të vërtetë në mënyrë të qartë. Ai u qartëson plotësisht robërve urdhëresat dhe ndalesat e ligjit të Zotit. E gjithë bota e ka detyrë që ta pohojë, pranojë dhe besojë këtë ligj e porosi dhe të nënshtrohet për të jetuar sipas tij. Megjithatë, shumica e tyre i kthejnë shpinën. Me paditurinë e tyre, në vend që të mësojnë prej kësaj Shpalljeje madhështore, ata shprehin një habi të pakuptimtë. Prandaj i Madhëruari thotë:

2

أَكَانَ لِلنَّاسِ عَجَبًا أَنْ أَوْحَيْنَآ إِلَىٰ رَجُلٍۢ مِّنْهُمْ أَنْ أَنذِرِ ٱلنَّاسَ وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَنَّ لَهُمْ قَدَمَ صِدْقٍ عِندَ رَبِّهِمْ ۗ قَالَ ٱلْكَٰفِرُونَ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌۭ مُّبِينٌ

Vallë, pse çuditën njerëzit që Na ia shpallëm njërit prej tyre (duke i thënë): “Paralajmëroji njerëzit dhe sihariqoji ata që besojnë; se, me të vërtetë, për ta ka shpërblim të mrekullueshëm te Zoti i tyre!” Mohuesit thanë: “Ky, me të vërtetë, është magjistar i madh!”

Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha (premtim i sigurt)nga Zoti i tyre!”? -Ata u çuditën që Allahu i Madhëruar i'a shpalli Kur'anin Profetit të Tij dhe e bëri atë qortues dhe përgëzues. Ky ishte misioni i të gjithë profetëve. Ata qortonin dhe kërcënonin popujt që të ruheshin nga ndëshkimi dhe zemërimi i Allahut. Ata i paralajmëronin popujt e tyre që t'u përmbaheshin shpalljeve dhe ligjit të Zotit dhe u kujtonin vazhdimisht atyre argumentet dhe faktet e pakundërshtueshme të Allahut, si dhe mrekullitë e Tij. Ata, nga ana tjetër, i përgëzonin besimtarët që vërtet kishin besim të sinqertë, të pastër dhe korrekt, se ata do të kishin shpërblim të madh dhe të bollshëm tek Allahu i Lartësuar. Shpërblimi i besimtarëve është i sigurt dhe i shumëfishuar tek Allahu, për shkak të veprave të sinqerta, të çiltra dhe korrekte që ata bëjnë të nxitur prej besimit të tyre. Kështu, mohuesit u çuditën nga ky burrë i madh dhe misioni i tij dhe nuk u nënshtruan që t’u bindeshin porosive të tij të vyera. Madje, kur u përballën me të ata thanë:Ata që nuk besojnë, thonë: “Ky është vërtet një magjistar i madh!” -Sipas tyre, ai ishte thjesht një njeri i magjepsur, që vepronte me magjinë e tij të qartë. Kjo, sipas tyre, ishte e kuptueshme dhe e dukshme për të gjithë. Por kjo, pa dyshim, ishte shprehje e inatit dhe e mendjemadhësisë së tyre. Ata shprehnin habi për një çështje që nuk ka asgjë për t’u habitur. Ajo që të habit, në fakt, ishte injoranca e tyre e thellë dhe paaftësia për njohjen e dobisë dhe të dëmit për veten e tyre. Është e çuditshme si nuk e pranonin dhe besonin vërtetësinë e atij Profeti, që Zoti e zgjodhi nga mesi i tyre. Ata e njihnin shumë mirë atë, madje e thërrisnin atë si "besniku i sinqertë". Megjithatë, përsëri e refuzuan ftesën e Tij të mrekullueshme dhe u kujdesën e luftuan me çdo mjet e rrugë për ta shkatërruar fenë e tij. Por Allahu dëshiron ta plotësojë dhe lartësojë fenë e Tij, edhe pse e urrejnë mohuesit.

3

إِنَّ رَبَّكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ فِى سِتَّةِ أَيَّامٍۢ ثُمَّ ٱسْتَوَىٰ عَلَى ٱلْعَرْشِ ۖ يُدَبِّرُ ٱلْأَمْرَ ۖ مَا مِن شَفِيعٍ إِلَّا مِنۢ بَعْدِ إِذْنِهِۦ ۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ فَٱعْبُدُوهُ ۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Perëndia, me të vërtetë, është Zoti juaj, i cili për gjashtë ditë (periudha të caktuara kohore) ka krijura qiejt dhe Tokën, u bë sundues i tërë gjithësisë, duke drejtuar çdo gjë. S’ka ndërmjetës tek Ai, përpos me lejen e Tij. Ky është Perëndia, Zoti juaj, andaj adhuronie Atë! A s’po mendoni ju?!

Allahu i Madhëruar, duke qartësuar (rububije-n) Zotërimin dhe sundimin e Allahut, (uluhije-n)meritën e adhurimit të Tij si Një dhe i Vetëm dhe madhështinë e Tij, thotë:Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh dhe pastaj qëndroi mbi Arsh. -Ai i krijoi ato në gjashtë ditë, edhe pse është i plotfuqishëm t'i krijonte ato në një çast të vetëm. Me këtë, Ai dëshiroi të shfaqte dukshëm urtësinë e Tij dhe të tregojë se Ai është i Butë dhe i mëshirshëm në veprat e Tij. Ngaqë është i Urtë, Ai i krijoi ato me të vërtetën dhe për hir të së vërtetës. Ai dëshiroi që krijesat ta njohin me emrat dhe cilësitë e Tij të bukura dhe absolute, me atributet dhe veprat e Tij të mrekullueshme dhe madhështore dhe ta adhurojnë si Një të vetëm. Pastaj, pas krijimit të qiejve dhe të Tokës, i Madhëruari u lartësua dhe qëndroi mbi Arsh ashtu si i shkon madhështisë së Tij.Është Ai që i rregullon çështjet. -Ai rregullon dhe administron çështjet e botës qiellore dhe të asaj tokësore, Ai jep jetën dhe e sjell vdekjen, ai e zbret rizkun dhe i rrotullon e i këmben ditët e triumfit mes njerëzve. Është ai që largon fatkeqësinë e dëmin nga të dëmtuarit dhe është Ai që u përgjigjet lutësve. Të gjitha llojet e përkujdesjes zbresin dhe vijnë nga Ai dhe janë në dorën e Tij, ndërsa nevojat e robërve ngjiten pa pushim tek Ai. Të gjitha krijesat janë të përulura, të nënshtruara e nevojtare para krenarisë së Tij, të dobëta e të pa fuqishme para pushtetit dhe madhështisë së Tij. Ai thotë:S’ka ndërmjetësues tek Ai në asnjë mënyrë, veçse me lejen e Tij. -Askush nuk mund të bëjë ndërmjetësim, edhe sikur të jetë më i miri i krijesave, derisa Allahu të jape leje për këtë ndërmjetësim. Por Allahu i Lartësuar jep leje për ndërmjetësim veçse për ata me të cilët është i kënaqur që të ndërmjetësojnë dhe të ndërmjetësohet për ta. Dhe dihet me siguri se Allahu i Madhëruar është i kënaqur veçse me të sinqertët, që e kanë plotësuar dhe pastruar teuhidin, pra, njësimin e Tij në çdo aspekt.Ai është Allahu, Zoti juaj. Pra, adhurojeni Atë! -Ky është Allahu, Zoti juaj. Ai është Allahu, i përshkruari me të gjitha cilësitë absolute si i vetmi i Adhuruar. Ai është Rabbukum - Zoti, Krijuesi, Kujdestari Rregulluesi i veprave tuaja. Si i tillë, Ai është i përshkruar me rububije-n e plotë, përmbledhëse e të gjitha cilësive absolute të veprave të Tij. Prandaj vetëm Atë adhurojeni si Një të vetëm, me të gjitha llojet e adhurimeve.A nuk po kujtoni? -Kujtoni të gjitha ato fakte e argumente të shumta, që tregojnë se Ai është i vetmi që meriton t'i përkushtohen të gjitha adhurimet dhe lavdet (hamdet). Ai është Madhështori, Bujari i Gjithëmëshirshëm. Në ajetet e mësipërme, i Lartësuari përmendi se Ai është Sunduesi i gjithësisë dhe Kujdestari i çdo çështjeje në të. Është Ai që, me urtësinë, diturinë dhe mëshirën e Tij, ka vendosur ligjet e krijimit, të ekzistencës dhe të funksionimit të kësaj dynjaje. Është po Ai që ka vendosur edhe ligjet e Sheriatit dhe të fesë së Tij, përmes të cilave i mëson dhe urdhëron krijesat si ta adhurojnë Atë dhe të rregullojnë ligjet e jetës së tyre në këtë dynja. Qëllimi thelbësor i këtij ligji është që Allahu të jetë i vetmi i adhuruar nëpërmjet mënyrës që Ai …

4

إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًۭا ۖ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقًّا ۚ إِنَّهُۥ يَبْدَؤُا۟ ٱلْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ لِيَجْزِىَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ بِٱلْقِسْطِ ۚ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَهُمْ شَرَابٌۭ مِّنْ حَمِيمٍۢ وَعَذَابٌ أَلِيمٌۢ بِمَا كَانُوا۟ يَكْفُرُونَ

Tek Ai do të ktheheni të gjithë ju. Premtimi i Perëndisë është i vërtetë. Ai krijon prej fillimit (prej kurrgjëje), e pastaj e kthen atë në jetën e përhershme, që t’i shpërblejë me të drejtë – ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira. E, për ata që nuk besojnë, ka pije nga uji i vluar dhe dënim të madh, për shkak se kanë mohuar.

Vetëm tek Ai do të jetë kthimi juaj. Premtimi i Allahut është i vërtetë. -Ky është një premtim i pakthyeshëm dhe i sigurt. Allahu do t'ju tubojë të gjithëve pas vdekjes një ditë të caktuar, që është Dita e Ringjalljes dhe e llogarisë me drejtësi. Mendohuni me kujdes në këtë premtim dhe në madhështinë e pushtetin e Atij që e ka dhënë! Allahu i lartësuar thotë:Ai e filloi krijimin e pastaj e rikthen atë(pas vdekjes),... -Kjo është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar. Ai që ka pushtetin për ta filluar krijimin nga hiçi është i plotpushtetshëm edhe ta ribëjë atë. Çdokush që beson se Zoti ka krijuar gjithçka dhe pastaj mohon faktin që Ai mund t'i ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre, është thjesht kryeneç e kokëfortë, që këmbëngul në inatin dhe mosbesimin e Tij. Këta janë njerëz të pamend, që mohojnë dy mundësi të njëjta, madje mohojnë ekzistencën e asaj që është më e thjeshta ndër dy rastet e ngjashme. Ky është një argument shumë i thjeshtë logjik për të besuar ringjalljen. Pastaj i Lartësuari sjell edhe argument tekstual, kur thotë: "Premtimi i Allahut është i vërtetë." Ky është një premtim i vërtetë i dhënë nga Krijuesi, që patjetër do të realizohet. Ajo është koha kur çdokush do të marrë atë që meriton. I Lartësuari thotë:... për t’i shpërblyer ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me drejtësi. -Këta i hapën zemrat e tyre sinqerisht, për t'i mbushur me imanin e pastër dhe korrekt që Zoti ka urdhëruar. Ata nuk besuan thjesht me fjalë goje dhe pretendime boshe, por e përkthyen besimin në vepra të mira dhe në një model jetese sipas tij. Ata kryen veprat e mira të urdhëruara nga Zoti, të detyrueshme qofshin apo të pëlqyeshme. Ata do t’i shpërblejë i Lartësuari, sikurse thotë: "bil kist", pra, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij të madhe. Ai do t’i shpërblejë për imanin korrekt, të pastër dhe të sinqertë dhe për veprat e tyre të mira dhe të sinqerta. Ai do t’u dhurojë një shpërblim, që - ashtu sikurse i ka njoftuar adhuruesit e Tij të sinqertë, - syri nuk e ka parë, as veshi e ka dëgjuar dhe askush nuk mund ta imagjinojë apo përfytyrojë dot nga krijesat. Atje do të kenë çdo gjë që ua kënaq shpirtin, syrin, trupin dhe zemrën.Ndërsa për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin(besimin e drejtë). -Ata që i mohuan shpalljet e Zotit, duke i konsideruar ato si mashtrime e trillime, ata që refuzuan të pasojnë të dërguarit e Zotit dhe udhëzimin e sjellë prej tyre, ata do të kenë: "…pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin (besimin e drejtë)." Pra, ujë të përvëluar, që ua përcëllon fytyrat dhe ua shkrin e copëton zorrët. Veç kësaj, ata do të kenë edhe shumë dënime të tjera të dhimbshme të Xhehenemit. Të gjitha këto i merituan, për shkak të kufrit të tyre, domethënë të mohimit të Zotit dhe shfrenimit në padrejtësi e mosbindje. Allahu i Lartësuar nuk u bën asnjë padrejtësi, por janë ata që i kanë bërë vetes së tyre padrejtësi.

5

هُوَ ٱلَّذِى جَعَلَ ٱلشَّمْسَ ضِيَآءًۭ وَٱلْقَمَرَ نُورًۭا وَقَدَّرَهُۥ مَنَازِلَ لِتَعْلَمُوا۟ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلْحِسَابَ ۚ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ إِلَّا بِٱلْحَقِّ ۚ يُفَصِّلُ ٱلْءَايَٰتِ لِقَوْمٍۢ يَعْلَمُونَ

Ai, Diellin e bëri burim të dritës, kurse Hënën e bëri të shkëlqejë, duke i caktuar fazat e saj, për të ditur numrin e viteve dhe njehsimin e kohës). Vetëm Perëndia i krijoi këto në mënyrë të mrekullueshme. Ai ua shpjegon argumentet njerëzve që kuptojnë.

Është Ai që Diellin e bëri shndritës, ndërsa Hënën e bëri të shkëlqejë dhe i përcaktoi fazat e saj, që ju të dini numrin e viteve dhe të bëni përllogaritje(të kohës). Allahu e krijoi këtë veçse me të vërtetën e madhe. Ai i sqaron Argumentet për një popull të ditur. Me të vërtetë, në ndërrimin e natës me ditën dhe në atë që krijoi Allahu në qiej e në Tokë, ka fakte për njerëzit që i frikësohen(Allahut). -Pasi përmendi faktin se Ai është i vetëm në aspektin e uluhije-s dhe rububije-s, Allahu i Lartësuar vijon me argumente të shumta, logjike dhe reale, nga krijimi i Tij që e vërtetojnë këtë fakt. Këto argumente të sjella nga i Lartësuari tregojnë se ai është i Plotë dhe Absolut në emrat dhe cilësitë e Tij. Dielli, Hëna, qiejt, Toka dhe çdo gjë që Zoti ka krijuar tregojnë se Ai është i vetmi Krijues, Pronar, Sundues e Kujdestar i gjithësisë. Është Ai që çdo çështje e ka në dorën e Tij dhe nuk i ka lënë askujt asnjë thërmijë pushteti; kjo nga njëra anë. Nga ana tjetër, ata tregojnë se Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë, që duhet lavdëruar dhe t’i nënshtrohesh me bindje të plotë në ligjin që ka urdhëruar dhe sipas të cilit Ai pëlqen që ne të jetojmë. Por Ai na njoftoi se këto argumente e shenja u bëjnë dobi veçse atyre që janë të ditur dhe atyre që kanë takua, pra, që nënshtrohen ta adhurojnë Zotin sipas porosive dhe mënyrës që Ai e ka treguar përmes profetëve. Njerëzit e ditur arrijnë t’i kuptojnë argumentet që ofrojnë këto shenja të shfaqura në krijimin e Zotit. Ata dinë të përfitojnë nga argumentet dhe t'i përkufizojnë ato me dituri dhe urtësi në formën më të kuptueshme dhe të saktë. Këtë të fal dituria. Ndërsa devotshmëria (takua) mbjell në zemër dëshirën e mirë dhe dashurinë për të mirën, si dhe frikën dhe ruajtjen nga e keqja. Kjo dëshirë dhe vullneti i mjaftueshëm për të arritur të mirën dhe për t'u larguar nga e keqja e kanë pikënisjen nga njohja dhe analiza e sinqertë që robi u bën argumenteve të përfituara nga dituria. Me fjalë të tjera, pasi i analizon faktet e Zotit dhe krijimin e Tij me një analizë të sinqeritë dhe me qëllimin për të kuptuar të mirën, kjo të sjell dituri dhe siguri të plotë në çështjet e analizuara. Pasi zemra fillon t’i shprehë Zotit dashurinë përmes adhurimeve të porositura nga Ai e të përkushtuara Atij, kjo i jep zemrës atë që quhet devotshmëri. Kjo i jep njeriut aftësinë për të dalluar të mirën dhe të keqen, të dallojë rrugën e mbarë dhe të gjejë forcën, ambicien dhe vullnetin e nevojshëm për të jetuar sipas porosive të Zotit. Mjafton të vështrosh këto krijesa të mrekullueshme të Zotit me ato cilësi dhe rregulla fantastike, për të kuptuar se Ai që i krijoi është i Plotë në pushtetin dhe fuqinë e Tij, në diturinë dhe urtësinë e Tij. Ai është i Gjallë e i Përjetshëm, përkujdeset për krijesat e Tij vazhdimisht e në çdo çast. Rregullsia, përpikmëria, përsosmëria, bukuria dhe hijeshia e krijimit të Tij tregojnë për urtësinë e Tij të pamatë e diturinë e Tij të gjerë. Dobitë dhe mirësitë që përmbajnë krijesat e Allahut tregojnë për mëshirën e madhe dhe bamirësinë e pakufishme të Allahut, si dhe kujdesin e Tij për krijesat. Të tilla janë p.sh., Dielli, Hëna dhe çdo mirësi tjetër e domosdoshme për jetën në Tokë. Nga ana …

6

إِنَّ فِى ٱخْتِلَٰفِ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ لَءَايَٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يَتَّقُونَ

Me të vërtetë, në ndërrimin e natës dhe të ditës dhe në atë që ka krijuar Perëndia në qiej dhe në Tokë, janë argumentet për ata që besojnë.

Është Ai që Diellin e bëri shndritës, ndërsa Hënën e bëri të shkëlqejë dhe i përcaktoi fazat e saj, që ju të dini numrin e viteve dhe të bëni përllogaritje(të kohës). Allahu e krijoi këtë veçse me të vërtetën e madhe. Ai i sqaron Argumentet për një popull të ditur. Me të vërtetë, në ndërrimin e natës me ditën dhe në atë që krijoi Allahu në qiej e në Tokë, ka fakte për njerëzit që i frikësohen(Allahut). -Pasi përmendi faktin se Ai është i vetëm në aspektin e uluhije-s dhe rububije-s, Allahu i Lartësuar vijon me argumente të shumta, logjike dhe reale, nga krijimi i Tij që e vërtetojnë këtë fakt. Këto argumente të sjella nga i Lartësuari tregojnë se ai është i Plotë dhe Absolut në emrat dhe cilësitë e Tij. Dielli, Hëna, qiejt, Toka dhe çdo gjë që Zoti ka krijuar tregojnë se Ai është i vetmi Krijues, Pronar, Sundues e Kujdestar i gjithësisë. Është Ai që çdo çështje e ka në dorën e Tij dhe nuk i ka lënë askujt asnjë thërmijë pushteti; kjo nga njëra anë. Nga ana tjetër, ata tregojnë se Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë, që duhet lavdëruar dhe t’i nënshtrohesh me bindje të plotë në ligjin që ka urdhëruar dhe sipas të cilit Ai pëlqen që ne të jetojmë. Por Ai na njoftoi se këto argumente e shenja u bëjnë dobi veçse atyre që janë të ditur dhe atyre që kanë takua, pra, që nënshtrohen ta adhurojnë Zotin sipas porosive dhe mënyrës që Ai e ka treguar përmes profetëve. Njerëzit e ditur arrijnë t’i kuptojnë argumentet që ofrojnë këto shenja të shfaqura në krijimin e Zotit. Ata dinë të përfitojnë nga argumentet dhe t'i përkufizojnë ato me dituri dhe urtësi në formën më të kuptueshme dhe të saktë. Këtë të fal dituria. Ndërsa devotshmëria (takua) mbjell në zemër dëshirën e mirë dhe dashurinë për të mirën, si dhe frikën dhe ruajtjen nga e keqja. Kjo dëshirë dhe vullneti i mjaftueshëm për të arritur të mirën dhe për t'u larguar nga e keqja e kanë pikënisjen nga njohja dhe analiza e sinqertë që robi u bën argumenteve të përfituara nga dituria. Me fjalë të tjera, pasi i analizon faktet e Zotit dhe krijimin e Tij me një analizë të sinqeritë dhe me qëllimin për të kuptuar të mirën, kjo të sjell dituri dhe siguri të plotë në çështjet e analizuara. Pasi zemra fillon t’i shprehë Zotit dashurinë përmes adhurimeve të porositura nga Ai e të përkushtuara Atij, kjo i jep zemrës atë që quhet devotshmëri. Kjo i jep njeriut aftësinë për të dalluar të mirën dhe të keqen, të dallojë rrugën e mbarë dhe të gjejë forcën, ambicien dhe vullnetin e nevojshëm për të jetuar sipas porosive të Zotit. Mjafton të vështrosh këto krijesa të mrekullueshme të Zotit me ato cilësi dhe rregulla fantastike, për të kuptuar se Ai që i krijoi është i Plotë në pushtetin dhe fuqinë e Tij, në diturinë dhe urtësinë e Tij. Ai është i Gjallë e i Përjetshëm, përkujdeset për krijesat e Tij vazhdimisht e në çdo çast. Rregullsia, përpikmëria, përsosmëria, bukuria dhe hijeshia e krijimit të Tij tregojnë për urtësinë e Tij të pamatë e diturinë e Tij të gjerë. Dobitë dhe mirësitë që përmbajnë krijesat e Allahut tregojnë për mëshirën e madhe dhe bamirësinë e pakufishme të Allahut, si dhe kujdesin e Tij për krijesat. Të tilla janë p.sh., Dielli, Hëna dhe çdo mirësi tjetër e domosdoshme për jetën në Tokë. Nga ana …

7

إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَآءَنَا وَرَضُوا۟ بِٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَٱطْمَأَنُّوا۟ بِهَا وَٱلَّذِينَ هُمْ عَنْ ءَايَٰتِنَا غَٰفِلُونَ

Me të vërtetë, ata që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, dhe janë të kënaqur me jetën e kësaj bote, dhe janë qetësuar në të (botë), dhe të cilët janë të pakujdesshëm ndaj argumenteve Tona –

Ata të cilët nuk e shpresojnë takimin Tonë,... -Ata nuk shpresojnë mirësitë në takimin me Allahun, i cili është gjëja më e mrekullueshme që mund të shpresohet. Madje, ata kthejnë shpinën dhe e mohojnë këtë takim, ku shpresohet shpërblimi i Allahut.që janë të kënaqur me jetën e kësaj bote dhe kanë gjetur prehje në të, -Ata i japin përparësi jetës së kësaj bote kundrejt jetës tjetër. Përveç kësaj: "dhe kanë gjetur prehje në të." Kështu, ata i kushtohen tërësisht jetës në këtë botë, të cilën e konsiderojnë si të vetmin qëllim të tyre. Ata rendin vetëm për përmbushjen e kënaqësive të përkohshme të kësaj dynjaje dhe grumbullimin e stolive të saj mashtruese, pa pyetur se me çfarë rruge i fitojnë ato, hallall apo haram. Ata vrapojnë të harruar pas dëshirave nga çdo drejtim që u vijnë ato dhe pas çdo joshje që i tërheq. Ata i shterojnë të gjitha dëshirat, qëllimet, ëndrrat, motivet, planet dhe veprat e tyre veçse në funksion të kësaj bote dhe kënaqësive të saj, duke pandehur se janë krijuar për të qëndruar përjetësisht këtu, a thua se kjo dynja nuk ka për të mbaruar për ta. Po a nuk është kjo botë një vendkalim i përkohshëm, në të cilin udhëtari furnizohet për rrugën e gjatë drejt vendit të përjetësisë e pafundësisë? A nuk e dinë ata të mjerë se drejt asaj përjetësie kanë udhëtuar të parët dhe të fundit? Për mirësitë dhe kënaqësitë e ahiretit janë përmalluar dhe kanë udhëtuar të zgjedhurit, që Zoti i inspiroi për udhën drejt Tij dhe i zgjodhi për veten e Tij. Si mund të mendojnë për këtë udhëtim të gjatë të dashuruarit pas kësaj bote, e cila do të fanitet e zhduket me gjithë stolitë e saj mashtruese? Ata janë tejet të pavëmendshëm dhe shpërfillës ndaj ajeteve dhe Shpalljes së Zotit, prandaj nuk mund ta gjejnë rrugën e Tij. Ai thotë:... si dhe ata që janë indiferentë ndaj argumenteve tona, -Ata nuk përfitojnë nga ajetet kuranore dhe as nga shenjat madhështore të shfaqura në krijimin e Zotit, në horizont dhe në veten e tyre. Ai që i kthen shpinën Shpalljes dhe argumenteve të Zotit, ai e ka zhytur dhe harruar vetveten në pakujdesi të thellë dhe kurrë nuk mund të gjejë udhëzimin drejt të cilit fton ai argument.

8

أُو۟لَٰٓئِكَ مَأْوَىٰهُمُ ٱلنَّارُ بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ

për ta, vendstrehim është zjarri, për atë që kanë punuar.

... vendi i tyre është Zjarri për shkak të veprave që kanë bërë. -Ata që kanë këto cilësi, vendqëndrimin e kanë në Zjarr. Ai do të jetë përjetësisht "vendprehja" e tyre dhe kurrë nuk kanë për t'u larguar prej tij. Ky është shpërblimi që vetë e fituan përmes kufrit, idhujtarisë dhe poshtërsive të shumta. Ky është ndëshkimi për mohuesit, që nuk shpresojnë takimin me Zotin, kënaqen me jetën e dynjasë, gjejnë prehje në të dhe janë mospërfillës ndaj shpalljeve dhe ftesës së Zotit. Ndërsa për të bindurit e besimtarët e mirë ka tjetër premtim. I Madhëruari thotë:

9

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ يَهْدِيهِمْ رَبُّهُم بِإِيمَٰنِهِمْ ۖ تَجْرِى مِن تَحْتِهِمُ ٱلْأَنْهَٰرُ فِى جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ

Me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Zoti i tyre i udhëzon në rrugë të drejtë, ngase besojnë; e rrjedhin lumenjtë pranë tyre në kopshtet e kënaqësisë,

Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira... -Këta kanë iman të pastër, të sinqertë e korrekt dhe vepra të mira sipas këtij imani me zemrën, gjuhën dhe trupin e tyre. Veprat e tyre janë të sinqerta veçse për kënaqësinë e Zotit dhe tërësisht sipas porosive të Tij, prandaj dhe cilësohen si të mira dhe përmirësuese. Ata janë të sinqertë me Zotin e tyre dhe pasues besnikë të rrugës së Profetit të Tij të dashur. Ky është imani i vërtetë, që të mban në udhën e mbarë. Thotë i Madhëruari:... ata i udhëzon Zoti i tyre me besimin e tyre. -Për shkak të këtij imani të çiltër, që mbush shpirtrat e tyre dhe i nënshtron gjymtyrët e tyre për të jetuar sipas tij, Allahu i Madhëruar i forcon dhe i bën ata të qëndrueshëm dhe të patundur në rrugën e drejtë. Kjo është dhurata më e vyer që Zoti u dhuron atyre, si shpërblim për përkushtimin në imanin e tyre: "Udhëzimi i vazhdueshëm dhe forcimi në këtë rrugë". Ai u mëson atyre dije të dobishme vazhdimisht e në çdo hap që hedhin dhe u jep forcë e vullnet të fortë për të punuar dhe jetuar sipas këtij imani, duke ua zbukuruar dhe duke ua bërë atë të dashur për zemrat e tyre. Ai ua hap sytë e shpirtit, që të shohin qartë dhe të kuptojnë argumentet e Shpalljes dhe shenjat e Tij në krijim. Në jetën e kësaj bote, Zoti i udhëzon drejt rrugës së drejtë për të pranuar Islamin mes gjithë besimeve të kota, dhe pastaj i udhëzon edhe përgjatë kësaj rruge me të gjitha hollësitë e nevojshme të saj. Ndërsa në botën e pafundme të shpërblimit e llogarisë së drejtë, Ai ka për t’i udhëzuar në rrugën drejt Xhenetit të përjetshëm, mes mirësive e lumturisë. Betohem në Zotin se, atë ditë, ata do ta njohin rrugën drejt vendbanimeve të tyre në Xhenet më mirë sesa njohim ne rrugën e kthimit në shtëpinë tonë, kur vijmë nga një udhëtim i largët.Pranë tyre rrjedhin lumenj në Xhenetin e mirësive. -Lumenjtë rrjedhin përjetësisht mes kopshteve me gjelbërim të përhershëm e të mbushura plot mirësi. Allahu i Madhëruar thotë: "në Xhenetin e mirësive ". Pra, kemi të bëjmë me një ndërtim (në arabisht) të skemës pronë-pronar, a thua se je brenda vetë mirësisë, gjë kjo që tregon se mirësia është e plotë, pa asnjë mangësi. Në Xhenet gjenden të gjitha llojet e mirësive, ato të zemrës, që ta mbushin atë me gëzim, lumturi, dëfrim e kënaqësi; mirësi të syve, të cilët mbushen me kënaqësinë e papërshkrueshme kur shohin të Gjithëmëshirshmin, dhe dëgjimi i tyre lumturohet me dëgjimin e Fjalës së Tij. E papërshkrueshme është lumturia që sjell afërsia me të Gjithëmëshirshmin dhe kënaqësia e Tij ndaj tyre. Pa mendo pak takimin edhe me të dashurit dhe vëllezërit e mirë në besim dhe qëndrimin së bashku me ta në shtretër të stolisur, si vëllezër të dashur dhe të përmalluar. Mes atyre kënaqësive, ata kënaqen me zëra shumë të bukur, që këndojnë dhe japin një ndjesi tejet të mrekullueshme. Vështrimet e tyre shtangen nga bukuritë dhe hijeshitë që shohin dhe të mbushin plot gëzim e lumturi. Trupat e tyre shijojnë kënaqësi pas kënaqësie me ushqimet, pijet e marrëdhëniet intime. Asnjë shpirt nuk mund ta dijë dhe ta përshkruajë realisht kënaqësinë e tyre, dhe as ta përfytyrojë madje atë.

10

دَعْوَىٰهُمْ فِيهَا سُبْحَٰنَكَ ٱللَّهُمَّ وَتَحِيَّتُهُمْ فِيهَا سَلَٰمٌۭ ۚ وَءَاخِرُ دَعْوَىٰهُمْ أَنِ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

lutja e tyre në to (kopshtije) është: “Qofsh i lavdëruar o Zot!” e përshëndetja e tyre në të: “Selam” e lutja e tyre e fundit është: “Falenderojmë Perëndinë, Zotin e gjithësisë!”

Lutja e tyre atje do të jetë: “I dëlirë je, o Allah!”, -Fillimi i adhurimit të tyre për Zotin në Xhenet është tesbih për Allahun, duke dëshmuar pastërtinë e Tij nga çdo e metë e mangësi, ndërsa fundi i tij është tahmidi ose thurja e lavdeve dhe shprehja e dashurisë për Të. Tashmë ata janë të çliruar nga çdo detyrim fetar, sepse do të jenë në vendin e kënaqësive dhe të shpërblimit. Për ta janë rezervuar kënaqësitë më të plota dhe më të mira dhe, ndër to, është një mirësi që konsiderohet si një ndër më të mëdhatë, që është mirësia e kënaqësisë që sjell dhikri (përmendja) i Zotit. Dhikri e tesbihuu sjell prehje dhe kënaqësi të pakrahasueshme me ndonjë gjë tjetër, dhe të mendosh që ata as që mundohen për ta kryer atë, por ai është krejt i natyrshëm, ashtu sikurse frymëmarrja e tyre, pa u lodhur dhe pa u sforcuar për të.përshëndetja e tyre është: “Selam!” -Gjatë takimeve dhe vizitave që i bëjnë njëri-tjetrit, ata përshëndeten me selam. Ata përshëndeten me fjalë që nuk përmbajnë gjynahe dhe kotësira. Ato janë fjalë paqeje, që sjellin vetëm paqe e mirësi.Ndërsa lutja e tyre e fundit është: “Të gjitha Lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, Zotit të botëve! -Thuhet se, kur banorët e Xhenetit dëshirojnë të shijojnë diçka prej mirësive të Xhenetit, thonë këto fjalë: “Subhâneke Allâhume” (I dëlirë je, o Allah!), dhe ajo u vjen në çast, pa u vonuar. Dhe kur mbarojnë, thonë: El hamdu lil-lâhi Rabil Alemin” Të gjitha Lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, Zotit të botëve!Hamdi mundëson një energji dhe forcë të madhe. Hamdi ka të fshehta të çuditshme dhe i jep robit një fuqi të çuditshme e të habitshme. Për këtë tregojnë dy hadithe.1. Ky hadith është më i mirë se sa një thesar. E fshehta e fuqisë, optimizmit dhe gjallërisë së robit, qoftë edhe kur bëhet fjalë për çështjet e dynjasë, tregohet në këtë hadith. Aliu r.a. ishte i varfër por shumë bujar. Ai ftonte shumë njerëz në shtëpinë e tij dhe i nderonte e gostiste. Fatimja, gruaja e tij, ankohej nga lodhja e shumtë për të përballuar preokupimet e shumta të të shoqit. Ajo i foli të shoqit, Aliut, që ai t’i kërkojë babait të saj (Profetit a.s) një shërbëtore. Profeti (a.s) e donte shumë Fatimen, por megjithatë nuk i dha të bijës shërbëtore. Ai i ofroi asaj diçka më të mirë se ajo që kërkoi duke ia plotësuar tërësisht kërkesën dhe nevojat e saj. Ai i tha asaj: “O bija ime! Kur të biesh në shtrat për gjumë atëherë bëj hamd Allahut (El ĥamdu lil-lâh) 33 herë, bëj tesbih (subĥânell-llâh) 33 herë dhe bëj tekbir (Allahu ekber) 34 herë!” Shejhul Islam Ibnu Tejmijete thotë: Nuk ka dyshim, se Profeti (a.s) e udhëzoi atë në diçka që do t’i mjaftonte nga posedimi i një shërbëtoreje. Kështu pra këto fjalë paragjumit i japin njeriut një forcë e gjallëri gjatë ditës në një formë e masë të tillë që askush nuk mund ta arrijë me forcat e veta. Provojeni se do të gjeni ndikimin e saj. Jini të kujdesshëm dhe sistematikë me këto dua të përditshme e do të shihni që do të fitosh një fuqi dhe gjallëri që vetëm Zoti e di.2. Në hadithin që ndodhet tek Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh të cilin e transmeton Enesi, Profeti (a.s) thotë: “ Ai që sheh një të sprovuar dhe thotë: “ El hamdu lil-lahil-ledhi âfâni mim-mabtelâhu bihi, ue fad-daleni alâ …

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.