Muslim99Muslim99
← Tafsir library

6. Al-An'aam

The Cattle · Meccan · 165 ayahs

سُورَةُ الأَنۡعَامِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 11–20 of 165

11

قُلْ سِيرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ ثُمَّ ٱنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُكَذِّبِينَ

Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shihni çfarë ka qenë dënimi ndaj atyre që thonin – (pejgamberët) gënjejnë.

Thuaju: “Ecni nëpër tokë e shihni se si qe përfundimi i atyre që mohuan të vërtetën!” -Nëse dyshoni rreth ndëshkimeve të zbritura nga Zoti mbi mohuesit dhe tallësit e profetëve, atëherë shëtisni nëpër tokë dhe shihni se si ka qenë fundi i mohuesve! Ju do të gjeni popuj të shkatërruar, të mbetur të harruar në rrënojat e tyre. Ata i shfarosi Allahu, Mbreti i Plotpushtetshëm, Nënshtruesi i gjithçkaje, dhe ato rrënoja mbetën për të qenë mësim për ata që dinë të nxjerrin mësime dhe dinë të shikojnë të vërtetën. Ky udhëtim për të cilin urdhërohemi duhet të bëhet me zemër dhe me trup, e me qëllimin që të nxirren përfitime dhe mësime. Ndërsa thjesht shëtitja për të parë e vizituar botën nuk sjell asnjë dobi.

Al-An'aam 6:11Listen in Qur'an →
12

قُل لِّمَن مَّا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ قُل لِّلَّهِ ۚ كَتَبَ عَلَىٰ نَفْسِهِ ٱلرَّحْمَةَ ۚ لَيَجْمَعَنَّكُمْ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ لَا رَيْبَ فِيهِ ۚ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ

Thuaj: “E kujt është tërë ajo, që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Përgjigju: “E Perëndisë është!” Vetes ia ka përcaktuar mëshirën. Ai, padyshim, do t’ju tubojë në Ditën e Kijametit. Ata që vetveten e kanë shkatërruar, ata në të vërtetë nuk do të besojnë.

Thuaj: “Kujt i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Thuaj: “Vetëm Allahut.”. -Profeti udhëzohet që t’u drejtohet idhujtarëve, duke i bërë të pohojnë njëshmërinë e Allahut, dhe t’u thotë: “Kujt i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë? Kush është Krijuesi, Zotëruesi dhe Sunduesi i tyre? Kush i rregullon çështjet dhe kujdeset për krijesat? Ai është Allahu.” Ata e pranojnë një fakt të tillë. Atëherë, ashtu sikurse e pranojnë faktin që Allahu është Krijuesi dhe Mbretëruesi i qiejve dhe i Tokës, ashtu le ta pranojnë edhe faktin që vetëm Ai meriton adhurimin dhe sinqeritetin në përkushtim.Ai ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën. -Të gjitha botët janë krijesa të Allahut dhe është Ai që i sundon dhe përkujdeset për to. Ai e ka shtrirë mëshirën dhe bamirësinë e Tij mbi ta. Allahu ka përfshirë gjithçka me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Ai ia ka bërë detyrë Vetes së Vet që mëshira e Tij të tejkalojë zemërimin e Tij. Dhurimi i mirësive është më i dashur për Të sesa ndalimi i të mirave. Allahu i Madhëruar ua ka hapur portat e mëshirës të gjitha krijesave, por janë vetë ata që ia mbyllin vetes këto porta me gjynahet e tyre. Ai i fton të gjithë në mëshirën e Tij, por janë ata që privojnë vetveten dhe nuk mund ta kërkojnë mëshirën me gjynahet, mangësitë dhe fajet e tyre.Ai, patjetër do t’ju tubojë Ditën e Gjykimit, për të cilën nuk ka dyshim. -Allahu i Madhëruar betohet, edhe pse Ai është më i vërteti në fjalët e Tij. Ai betohet për vërtetësinë e Ditës së Gjykimit, edhe pse ka sjellë shumë argumente të pakundërshtueshme për vërtetësinë e saj. E, megjithatë, të padrejtët nuk dinë të japin tjetër përgjigje, veç mohimit me kryeneçësi të së vërtetës. Ata e mohojnë padrejtësisht fuqinë e Allahut për ringjalljen e krijesave dhe kështu zhyten në gjynahet e tyre. Ata marrin guximin të mohojnë Zotin, duke shkatërruar dhe humbur dynjanë dhe ahiretin e tyre. Prandaj i Madhëruari thotë:Ata që e kanë humbur vetveten, kurrë nuk kanë për të besuar.

Al-An'aam 6:12Listen in Qur'an →
13

۞ وَلَهُۥ مَا سَكَنَ فِى ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ ۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ

E Tij është çdo gjë që rri dhe lëvizë natë e ditë. Ai i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.

Mësoje se kjo sure e mrekullueshme flet për teuhidin, duke e argumentuar atë me fakte logjike e fetare. Ajo është si kundërpërgjigje ndaj idhujtarëve, që adhurojnë zota të tjerë dhe mohojnë profetët e Allahut. Në këto ajete përmenden fakte të mjaftueshme të udhëzimit të drejtë dhe të njëshmërisë së Zotit në çdo aspekt, si dhe hidhet poshtë idhujtaria. Allahu i Lartësuar thotë:Vetëm e Tij është gjithçka që pushon, natën e ditën. -Pronë dhe krijim i Allahut janë të gjitha krijesat: melekët, njerëzit, xhindët, kafshët, sendet. Të gjitha janë krijesa të nënshtruara, të urdhëruara dhe të përulura ndaj Zotit të tyre të Madhërishëm e të Plotpushtetshëm. Ai është Mbretërues dhe Sundues i gjithçkaje. Atëherë, pyetja që çdokush duhet t’i drejtojë vetes është: A është e mundur që të meritojë adhurimin ndonjë i krijuar, që nuk mund të ofrojë asnjë dobi apo të largojë ndonjë dëm? A mund të lihet mënjanë dhe të shpërfillet adhurimi dhe sinqeriteti ndaj Krijuesit, Kujdestarit, Sunduesit, Mbretëruesit, Atij që ka në dorën e Tij dobinë dhe dëmin?! A nuk urdhëron mendja e shëndoshë dhe natyra e pastër për adhurimin e një Zoti të vetëm, për sinqeritet ndaj Tij, dashuri për Të, drojë ndaj Tij, madhërim të Tij dhe shpresë për shpërblimin e Tij?!Ai Dëgjon dhe Di gjithçka. -Allahu i dëgjon të gjitha zërat, me larminë e gjuhëve dhe të lutjeve që drejtojnë. Allahu është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur rreth asaj që ishte, rreth asaj që është dhe rreth asaj që do të jetë. Ai është i Gjithëditur edhe rreth asaj që nuk ka ekzistuar, në mënyrë të tillë që, nëse do të ekzistonte, si do të ishte? Ai sheh dhe di me imtësi ato që shfaqen haptazi dhe ato që mbahen të fshehta.

Al-An'aam 6:13Listen in Qur'an →
14

قُلْ أَغَيْرَ ٱللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيًّۭا فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَهُوَ يُطْعِمُ وَلَا يُطْعَمُ ۗ قُلْ إِنِّىٓ أُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَسْلَمَ ۖ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Thuaj: “A të bëjë mik tjetër, përpos Perëndisë, krijuesit të qiejve dhe Tokës? Ai e ushqen (botën), e Atë askush nuk e ushqen”. Thuaj: “Mua më është urdhëruar që të jemi i pari nga ata që e kanë pranuar islamizmin”, - dhe kurrsesi, mos u bënë nga ata që i bëjnë shok Atij!”

Thuaj: “A të pranoj mbrojtës tjetër veç Allahut, Krijuesit të qiejve dhe të Tokës, i Cili ushqen të tjerët dhe Vetë nuk ushqehet?” -Kuptimi: Thuaju idhujtarëve, që adhurojnë zota të tjerë veç Allahut: Vallë, veç Allahut, të adhuroj unë si zota të tjerë këto krijesa të dobëta dhe të pafuqishme, duke kërkuar prej tyre që të përkujdesen për mua dhe të më ndihmojnë?! Jo, veç Allahut, kurrë nuk kam për të zgjedhur ndonjë mik të dashur, që të përkujdeset për mua dhe unë t’ia lë çështjet e mia në dorën e tij. Allahu është Shpikësi dhe Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe Ai përkujdeset për to. Allahu ushqen dhe nuk ushqehet. Ai është Furnizuesi i të gjitha krijesave dhe nuk ka nevojë për asnjë prej tyre. Atëherë, si mund të ketë logjikë përzgjedhja e një zoti tjetër për ta adhuruar, në vend të Allahut, i Cili është Krijuesi, Furnizuesi, i Pasuri dhe i Lavdëruari?!Thuaj: “Jo. Unë jam i urdhëruar të jem i pari që i dorëzohet(dhe i bindet) Allahut. Pra mos u bëni kurrsesi nga idhujtarët!” -Kuptimi: Unë jam i pari që do t’i dorëzohet tërësisht dhe vetëm Allahut të Madhërishëm, duke e njësuar në çdo drejtim dhe duke iu nënshtruar me bindje e madhërim, sepse unë duhet më parë se çdokush tjetër që ta zbatoj këtë urdhër të drejtë të Zotit tim. Unë jam ndaluar që të bëhem si idhujtarët. Unë duhet të jem ndryshe nga ata në besimin rreth Zotit dhe praktikimin e fesë. Unë as nuk do të rri apo të pleksem me ta, qoftë edhe sa për t’u treguar atyre se unë nuk jam si ata. Dorëzimi vetëm ndaj Allahut të madhëruar dhe distancimi nga idhujtarët përbën detyrën më të rëndësishme që më është ngarkuar. Pa dyshim, poshtërsia ndaj Zotit duke adhuruar dikë tjetër veç Tij, e bën të detyrueshme përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit dhe zemërimin e të Plotpushtetshmit.

Al-An'aam 6:14Listen in Qur'an →
15

قُلْ إِنِّىٓ أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّى عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍۢ

Thuaj: “Nëse e kundërshtoj Zotin tim i droj dënimit të Ditës së Madhe”.

Thuaj: “Vërtet, unë i frikësohem Dënimit të Ditës së Madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim.” Atë që shpëtohet nga Dënimi i asaj Dite, vërtet Allahu e ka mëshiruar. Ky është shpëtimi i vërtetë. -Kjo është dita, prej ndëshkimit të së cilës duhet pasur frikë dhe t’i ruhesh. Ai që do të shpëtojë nga ndëshkimi i kësaj dite është i shpëtuari i vërtetë. Ndërsa ai që nuk shpëton atë ditë, ai do të jetë i dëshpëruari dhe i shkatërruari. Ndër argumentet treguese të njëshmërisë së Allahut është edhe fakti se Ai është i vetmi që ka në dorë largimin e fatkeqësive dhe sjelljen e të mirave. I Lartësuari thotë:

Al-An'aam 6:15Listen in Qur'an →
16

مَّن يُصْرَفْ عَنْهُ يَوْمَئِذٍۢ فَقَدْ رَحِمَهُۥ ۚ وَذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْمُبِينُ

Ai që i shpëton dënimit të kësaj dite, Zoti e ka mëshiruar atë. Dhe ky është shpëtimi i vërtetë.

Thuaj: “Vërtet, unë i frikësohem Dënimit të Ditës së Madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim.” Atë që shpëtohet nga Dënimi i asaj Dite, vërtet Allahu e ka mëshiruar. Ky është shpëtimi i vërtetë. -Kjo është dita, prej ndëshkimit të së cilës duhet pasur frikë dhe t’i ruhesh. Ai që do të shpëtojë nga ndëshkimi i kësaj dite është i shpëtuari i vërtetë. Ndërsa ai që nuk shpëton atë ditë, ai do të jetë i dëshpëruari dhe i shkatërruari. Ndër argumentet treguese të njëshmërisë së Allahut është edhe fakti se Ai është i vetmi që ka në dorë largimin e fatkeqësive dhe sjelljen e të mirave. I Lartësuari thotë:

Al-An'aam 6:16Listen in Qur'an →
17

وَإِن يَمْسَسْكَ ٱللَّهُ بِضُرٍّۢ فَلَا كَاشِفَ لَهُۥٓ إِلَّا هُوَ ۖ وَإِن يَمْسَسْكَ بِخَيْرٍۢ فَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ

Nëse nga Perëndia të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përvçe Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi – vetëm Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.

Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, askush veç Tij nuk mund ta largojë, e nëse Ai të dhuron ndonjë të mirë, pa dyshim që Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Nëse Allahu e lejon të të prekë ndonjë e keqe, si: varfëri, sëmundje, ngushti, trishtim, dëshpërim, frikë etj., askush nuk mund ta largojë atë, veç Atij. Dhe anasjelltas, nëse Allahu të dhuron ndonjë të mirë, askush nuk mund të të privojë prej saj. Atëherë, duke qenë se Ai është i vetmi që ka në dorë të mirën dhe të keqen, Ai është i vetmi që meriton të besohet si Një i vetëm dhe të adhurohet me meritë.

Al-An'aam 6:17Listen in Qur'an →
18

وَهُوَ ٱلْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِهِۦ ۚ وَهُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْخَبِيرُ

Ai është i pushtetshëm mbi robërit e vet; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Ai është Sunduesi sipër robërve të Tij. -Askush nuk mund të veprojë, nuk mund të lëvizë e nuk mund të qëndrojë në prehje ndryshe, por veçse me dëshirën dhe lejen e Allahut. Mbretërit dhe gjithçka poshtë tyre nuk mund të dalin jashtë sundimit të Allahut. Të gjithë janë të nënshtruar, të përulur dhe të varur prej të Madhërishmit. Duke qenë se Allahu është Sunduesi dhe Mbretëruesi i gjithçkaje dhe të gjithë janë të nënshtruar e të sunduar prej Tij, atëherë vetëm Ai e meriton adhurimin.Ai është i Urti, i Gjithëdituri. -Allahu është El Hakim - i Urti në gjithçka që ka urdhëruar dhe në gjithçka që ka ndaluar. Ai është i Urti për shpërblimet dhe ndëshkimet që jep, për gjithçka që ka krijuar, që ka përcaktuar të ndodhë dhe që ka lejuar të jetë. Allahu është gjithashtu El Habir - i Gjithëdituri, Gjithëvështruesi dhe vëzhgues i të fshehtave brenda në kraharorë dhe i çështjeve më sekrete. Të gjitha këto janë fakte për njëshmërinë e Zotit në çdo aspekt.

Al-An'aam 6:18Listen in Qur'an →
19

قُلْ أَىُّ شَىْءٍ أَكْبَرُ شَهَٰدَةًۭ ۖ قُلِ ٱللَّهُ ۖ شَهِيدٌۢ بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ ۚ وَأُوحِىَ إِلَىَّ هَٰذَا ٱلْقُرْءَانُ لِأُنذِرَكُم بِهِۦ وَمَنۢ بَلَغَ ۚ أَئِنَّكُمْ لَتَشْهَدُونَ أَنَّ مَعَ ٱللَّهِ ءَالِهَةً أُخْرَىٰ ۚ قُل لَّآ أَشْهَدُ ۚ قُلْ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌۭ وَٰحِدٌۭ وَإِنَّنِى بَرِىٓءٌۭ مِّمَّا تُشْرِكُونَ

Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe (që ti je profet)?” – dhe përgjigju: “Perëndia është dëshmitar në mes meje dhe jush”. Më është shpallur ky Kur’an, që t’ju tërheqë vërejtjen me të, juve dhe atyre te kush arrin ky. A mos vallë dëshmoni ju, se, përveç Perëndisë ka edhe zotra tjerë? Thuaj: “Unë nuk e dëshmoj”. Thuaj: “Vërtetë, Ai është vetëm Një Zot dhe unë jam larg nga ato që ju i konsideroni shok Perëndisë”.

Thuaj: “Kush është Ai që e ka dëshminë më të fortë?” -Thuaju atyre: Pas qartësimit të gjithë këtyre argumenteve dhe pas qartësimit të udhës së drejtë ku duhet të ecni, a ka ndonjë që mund të sjellë fakte dhe dëshmi më të forta se Allahu i Madhëruar? A ka ndonjë dëshmitar më të vërtetë dhe më të besueshëm se Allahu, për të vërtetuar këtë themel të fesë: njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit?!Thuaj: “Allahu është dëshmues mes meje dhe jush." -Thuaju: Allahu është Ai që ka dëshminë më të fuqishme. Ai është dëshmitari mes meje dhe jush. Nuk ka dëshmitar më të madh dhe më të drejtë se Allahu. Ai dëshmon për besnikërinë time dhe urtësinë e Shpalljes së sjellë prej meje. Kjo dëshmi shprehet nëpërmjet miratimit të Allahut, si edhe në ndihmën konkrete për mua dhe rrugën time. Ai i miraton ato që unë ju kam thënë e porositur. Po kështu thotë i Madhëruari në një ajet tjetër kuranor: “Unë betohem në atë që e shihni. Edhe në atë që nuk e shihni. Se, me të vërtetë ai (Kur'ani) është Fjalë që e kumton i Dërguari i ndershëm. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti; por ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; por ju nuk kujtoni. Ai është shpallje prej Zotit të botëve. Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë, E pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. Ai (Kur'ani) është këshillë për të devotshmit. S’ka dyshim se Ne dimë që ndër ju ka edhe mohues. Ai (Kur'ani) pa dyshim do të jetë dëshpërim për jobesimtarët. Ai (Kur'ani) është e vërteta e sigurt! Prandaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të Madhëruar!” [Haka 38-52.] Allahu i Madhërishëm është Hakim - i Urtë dhe Kadir- i Plotpushtetshëm. Nuk është e mundur që, me urtësinë dhe pushtetin e Tij absolut, Allahu të lejojë që dikush të gënjejë në emër të Tij, duke pretenduar se Allahu e ka dërguar si profet, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë; duke thënë se Allahu e ka urdhëruar që t’i ftojë krijesat në fenë e Tij, kur një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Si mund ta lejonte Allahu atë të luftonte kundër atyre që e kundërshtonin dhe t’ia bënte hallall pasuritë dhe robërit e tyre?! Dhe pas gjithë këtyre ndodhive, si mund ta miratonte atë Allahu me veprat e Tij, madje ta mbështeste me mrekulli të mëdha dhe fakte të pamohueshme?! Jo vetëm kaq, por Allahu i Madhëruar i ka poshtëruar dhe ndëshkuar ata që e kundërshtonin dhe e pengonin të Dërguarin e Tij. Atëherë, a ka dëshmi më të madhe sesa kjo?!Mua më është shpallur ky Kur'an, që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet. -Kuptimi: Allahu i Madhëruar ma shpalli këtë Kur'an për dobinë dhe të mirën tuaj, që unë t’ju këshilloj dhe t’ju tregoj udhëzimin e drejtë, i cili ju shpëton nga ndëshkimi i dhembshëm. Qortimi bëhet me inkurajim dhe kërcënim, duke bërë të qarta ato vepra e fjalë, të shfaqura a të fshehta qofshin, të cilat, kush i zbaton, mund të thuhet se ka përfituar prej qortimit. Kur’ani ishte këshillë për ata të cilëve iu drejtua drejtpërdrejt dhe për këdo tek i cili ai mbërrin, deri në Ditën e Kijametit. Në Kur'an ndodhet çdo lloj udhëzimi i nevojshëm për rrugën e drejtë. Pasi deklaroi se dëshmia e Tij është më e madhja dëshmi për …

Al-An'aam 6:19Listen in Qur'an →
20

ٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَٰهُمُ ٱلْكِتَٰبَ يَعْرِفُونَهُۥ كَمَا يَعْرِفُونَ أَبْنَآءَهُمُ ۘ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ

Atyre që u kemi dhënë Librin, e njohin (Muhammedin), ashtu si i njohin fëmijët e tyre. E, nuk do të besojnë ata që e kanë shkatërruar veten.

Ata të cilëve Ne u dhamë Librin, e njohin atë(Muhammedin)siç njohin bijtë e tyre. -Domethënë, ata e njohin vërtetësinë e teuhidit ashtu sikurse njohin djemtë e tyre. Ashtu sikundër nuk kanë dyshime në njohjen e anëtarëve të familjes së tyre, në mënyrë të veçantë të djemve, që gjithmonë i kanë pranë, ashtu janë të sigurt edhe për faktin se i vetmi që meriton adhurimin është Zoti një dhe i pashoq. Ka shumë mundësi që këtu të flitet për sigurinë e tyre rreth vërtetësisë së Muhamedit (a.s)si Profet i Zotit dhe të Shpalljes që ai solli. Ata kanë siguri të plotë për këtë fakt, ashtu sikurse kanë siguri për njohjen e fëmijëve të tyre. Gjithsesi, të dyja kuptimet përmbajnë njëra-tjetrën dhe janë të pranueshme.Këta janë ata të cilët kanë shkatërruar vetveten, prandaj nuk besojnë. -Ata e kanë privuar veten nga qëllimi për të cilin janë krijuar, pra, për njësimin e Allahut me adhurim, nënshtrim e madhërim dhe, në këtë mënyrë, u privuan nga shpërblimi dhe bujaria e Mbretit të Madhërishëm dhe Bamirës. Ata nuk besojnë, prandaj kur kjo është cilësia e tyre, atëherë mos pyet se sa e madhe është humbja, dëshpërimi dhe ndëshkimi që do t’i kaplojë.

Al-An'aam 6:20Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.