۞ وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَنشَأَ جَنَّٰتٍۢ مَّعْرُوشَٰتٍۢ وَغَيْرَ مَعْرُوشَٰتٍۢ وَٱلنَّخْلَ وَٱلزَّرْعَ مُخْتَلِفًا أُكُلُهُۥ وَٱلزَّيْتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُتَشَٰبِهًۭا وَغَيْرَ مُتَشَٰبِهٍۢ ۚ كُلُوا۟ مِن ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثْمَرَ وَءَاتُوا۟ حَقَّهُۥ يَوْمَ حَصَادِهِۦ ۖ وَلَا تُسْرِفُوٓا۟ ۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلْمُسْرِفِينَ
Ai është që ka krijuar kopshte, vëreshta të larta dhe të shtruara, hurme dhe të lashta, me shije të ndryshme, ullinj e shega, të ngjashme (për nga forma), kurse të ndryshme (për nga shija). Hani frutet e tyre kurdo që të japin, dhe jepni atë që është detyrë në ditën e mbledhjes së tyrë. Por, mos e teproni, se Perëndia nuk i do ata që e teprojnë.
Pasi përmendi veprimet e shëmtuara të idhujtarëve me bagëtitë dhe të mbjellat, që Ai ua dhuronte, Allahu i Lartësuar tregon edhe mirësi të tjera të Tij, për t’i udhëzuar njerëzit që të jenë mirënjohës. I Lartësuari thotë:Është Ai që krijoi kopshte me pjergulla e pa pjergulla... -Kuptimi: Është Allahu i Lartësuar që krijoi për ju kopshte të mbushura plot pemë e bimë të larmishme. Shumë nga këto bimë kanë nevojë për shtretër, mbi të cilët shtrihen dhe zgjatohen, e shumë të tjera qëndrojnë në kërcellin e tyre ose shtrihen në tokë. Kështu, Allahu i Lartësuar tregon për mirësitë e mëdha të këtyre bimëve, duke i mësuar robërit edhe se si t’i kultivojnë dhe të përkujdesen për to....hurma dhe drithëra të ndryshme,.... -Edhe pse të gjitha mbijnë në të njëjtën tokë, ushqehen prej saj, vaditen me të njëjtin ujë, ato dalin me karakteristika, shije dhe dobi të ndryshme. Allahu i Lartësuar përmend në veçanti hurmat dhe drithërat, me gjithë llojshmërinë e pasur të tyre, për shkak të vlerave të shumta që kanë dhe për shkak se ato janë ushqimi bazë për shumë krijesa. Ndër mirësitë e tjera që u ka dhënë njerëzve, Allahu i Lartësuar përmend:...ullinj dhe shegë, të ngjashme e jo të ngjashme -Ato mund të jenë të ngjashme në pamjen e tyre, por janë të ndryshme në frytet dhe shijet e tyre. Sikur dikush të pyesë: Përse i krijoi Zoti këto kopshte dhe gjithë këtë bimësi? Allahu i Lartësuar na tregon se i krijoi ato që të jenë të dobishme për njerëzit. Ai thotë:Hani nga frutat e tyre kur të piqen, ndërsa ditën e vjeljes së frutave, jepni pjesën që është e detyrueshme! -Kuptimi: Konsumojini prodhimet e tyre, por ditën e vjeljes jepni pjesën e detyrueshme prej kësaj pasurie, që është zekati, sipas masës së përcaktuar nga Sheriati. Allahu i Lartësuar urdhëron që të japim zekatin e prodhimeve buqësore pikërisht ditën e korrjes dhe vjeljes së tyre. Kjo është koha e përcaktuar nga Sheriati. Dhe është pikërisht kjo kohë në të cilën të varfërit shpresojnë më shumë që të përfitojnë diçka nga pasuria e vëllezërve të tyre të pasur. Gjithashtu, gjatë kohës së vjeljes së prodhimit është më e thjeshtë për të pasurit që të ndajnë një pjesë prej kësaj pasurie të tyre. Përveç kësaj, me këtë mënyrë dallohet më lehtë se kush e jep zekatin dhe kush nuk e jep atë. Pastaj Allahu i Lartësuar këshillon dhe thotë:Por mos shpërdoroni, se Ai nuk i do shpërdoruesit! -Kjo është këshillë për të mos e tepruar me konsumin dhe për të mos e kaluar kufirin e zakonshëm. Pronari i këtyre prodhimeve ndalohet që ta teprojë me konsumimin e këtyre prodhimeve, aq sa të cenojë pjesën e merituar të fukarenjve në të, domethënë zekatin. Por, gjithashtu, ai ndalohet edhe të japë më shumë se masa e përcaktuar, aq sa të dëmtojë veten, familjen apo kontraktuesit e tij. Çdo teprim që cenon të drejtat që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të respektohen është i ndaluar. Allahu nuk e do, madje e urren atë. Ky ajet është provë e qartë për detyrueshmërinë e zekatit të të mbjellave dhe frutave. Përveç kësaj, nga ajeti kuptohet se, në këtë rast, nuk pritet plotësimi i një viti hënor të plotë, por koha e nxjerrjes së zekatit është, për sa u përket drithërave, dita e korrjes, ndërsa për hurmat dhe frutat e tjera është dita e …