Muslim99Muslim99
← Tafsir library

6. Al-An'aam

The Cattle · Meccan · 165 ayahs

سُورَةُ الأَنۡعَامِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 121–130 of 165

121

وَلَا تَأْكُلُوا۟ مِمَّا لَمْ يُذْكَرِ ٱسْمُ ٱللَّهِ عَلَيْهِ وَإِنَّهُۥ لَفِسْقٌۭ ۗ وَإِنَّ ٱلشَّيَٰطِينَ لَيُوحُونَ إِلَىٰٓ أَوْلِيَآئِهِمْ لِيُجَٰدِلُوكُمْ ۖ وَإِنْ أَطَعْتُمُوهُمْ إِنَّكُمْ لَمُشْرِكُونَ

Mos e hani atë, që kur është therrë nuk është përmendur emri i Perëndisë; ajo me të vërtetë, është mëkat! Me të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që të polemizojnë me ju. E nëse ju u përuleni atyre, atëherë edhe ju, me të vërtetë, jeni idhujtarë.

Dhe mos hani nga mishi që nuk është therur duke përmendur emrin e Allahut! Me të vërtetë, ky është gjynah. -Në këtë ndalesë futen:1. Të gjitha ato kafshë të cilat janë therur jo në emër të Allahut, por në emër të putave e idhujve të ndryshëm. Këto hyjnë në ndalesën e dretpërdrejtë të këtij ajeti.2. Ato kafshë që janë therur për hir të Allahut të Lartësuar, si kurbanet ose kafshët që theren thjesht për ushqim, nëse gjatë therjes së tyre nuk është thënë me qëllim “Bismilah”. Ky është mendimi i shumë dijetarëve. Nga ky rregull përjashtohet rasti kur nuk thuhet “Bismilah” nga harresa, sepse ai që harron nuk merret në përgjegjësi për harresën e tij.3. Ato kafshë të cilat kanë ngordhur dhe nuk janë therur me mënyrën e treguar në Sheriat. Edhe këto hyjnë në kategorinë e kafshëve që nuk janë therur me “Bismilah”. Në fakt, për këtë kategori Allahu i Lartësuar ka sjellë tekst të veçantë në suren Maide ajeti 3, kur thotë: “Haram janë për ju: të ngordhurat...”. Madje, ky ajet në suren Maide, në të cilin Allahu i Lartësuar ndalon ngrënien e kafshëve të ngordhura, është shkaku i shpalljes së ajetit që po komentojmë.Në vijim Allahu i Lartësuar thotë:Por shejtanët i nxisin miqtë e tyre që të polemizojnë me ju. -Kur idhujtarët dëgjuan se Allahu i Lartësuar e bëri të ndaluar ngrënien e mishit të kafshës së ngordhur dhe e lejoi atë që theret sipas mënyrës islame, ata - që vetë e hanin mishin e ngordhur - thanë: “A po e konsideroni të lejuar të hahet kafsha që e vrisni ju dhe nuk e hani atë kafshë që e ka vrarë Allahu?” Sigurisht që kjo ishte shenjë e armiqësisë dhe urrejtjes kundër Zotit dhe Profetit të Tij. Ajo ishte një polemikë e padrejtë dhe e paargumentuar, me të cilën donin thjesht refuzimin e ligjit të Zotit. Ky arsyetim i prishur nuk bazohej në ndonjë fakt, por thjesht në logjikën e tyre të sëmurë, që nëse do të merrej për bazë, do të shkatërroheshin qiejt, Toka dhe gjithçka që ndodhet në to. U poshtëroftë dhe u shkatërroftë ai që u jep përparësi këtyre lloj arsyetimesh të sëmura kundrejt ligjit të Zotit. Ligji i Zotit u jep rëndësi dobive të përgjithshme dhe atyre individuale. Gjithsesi, nuk është aspak e çuditshme që ata të arsyetonin në këtë mënyrë, sepse ata ndikoheshin nga këshillat e shejtanëve të mallkuar, të cilët kanë si qëllim kryesor devijimin e krijesave nga feja e Zotit, për t’i bërë banorë të Zjarrit të ndezur fort.Nëse ju u bindeni atyre, atëherë do të jeni si ata. -Nëse u bindeni atyre, për sa i përket idhujtarisë, lejimit të haramit dhe ndalimit të hallallit nga ana e tyre, atëherë edhe ju do të bëheni idhujtarë. Ju do të konsideroheni njëlloj si ata, sepse me miratimin e tyre në idhujtari dhe në shpërfilljen e ligjit të Zotit, ju i keni përzgjedhur ata si miqtë dhe të dashurit tuaj. Çdokush që shkon kundër rrugës së besimtarëve, duke miratuar dhe pasuar rrugën e humbjes, është larguar nga rruga e Zotit. Ky ajet i bukur tregon se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mendimet, arsyetimet dhe ndjenjat e emocionet, që shpesh na sulmojnë mendjen dhe shpirtin, edhe nëse na sjellin ndonjë lloj prehjeje e kënaqësie, sikurse ndodh me sufitë e të tjerë si ta, të cilët u japin shumë rëndësi këtyre lloj shkëndijash. Ne duhet të jemi shumë të …

Al-An'aam 6:121Listen in Qur'an →
122

أَوَمَن كَانَ مَيْتًۭا فَأَحْيَيْنَٰهُ وَجَعَلْنَا لَهُۥ نُورًۭا يَمْشِى بِهِۦ فِى ٱلنَّاسِ كَمَن مَّثَلُهُۥ فِى ٱلظُّلُمَٰتِ لَيْسَ بِخَارِجٍۢ مِّنْهَا ۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلْكَٰفِرِينَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

A barazohet ai që është i vdekur (i humbur) e Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecë në mesin e njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj. Kështu, mohuesve u janë zbukuruar ato vepra që kanë punuar.

Vallë, a është njëlloj ai që ishte i vdekur, por që Ne e ngjallëm e i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve me atë që ka mbetur në thellësitë e errësirave nga të cilat nuk mund të dalë asnjëherë? -Allahu i Lartësuar e përshkruan njeriun para dhe pas udhëzimit të tij, duke na dhënë një shembull të mrekullueshëm, dhe pastaj na drejton një pyetje, për t’u menduar thellë rreth saj. Kështu, para se Allahu i Lartësuar t’i japë udhëzimin, njeriu është një i vdekur, që endet mes errësirave të kufrit, injorancës dhe poshtërsive, larg bindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe udhës që e çon drejt lumturisë në të dyja jetët. Nga ana tjetër, për të treguar ndikimin e mahnitshëm që udhëzimi sjell tek njeriu, Allahu i Lartësuar e quan këtë proces si një ringjallje duke thënë: ‘fe aĥjejnâhu’- e ngjallëm i dhamë jetë, duke e ndriçuar me dritën e diturisë, urtësisë, imanit dhe bindjes ndaj Tij. Atij që është i vdekur, duke u endur në errësira e larg rrugës së drejtë, Allahu i Lartësuar i jep jetë duke e udhëzuar me dritën e imanit. Pas kësaj, ky rob i ndriçuar e i udhëzuar ecën mes njerëzve duke qenë i qartë në të gjitha çështjet e tij, i vetëdijshëm dhe i sigurt për udhën ku ecën. Ai e njeh mirësinë dhe i jep përparësi asaj, duke u përpjekur sinqerisht dhe maksimalisht për ta arritur atë në veten e tij, por edhe për të ndihmuar të tjerët që të pajisen me të. Ai, përmes diturisë së saktë fetare, i njeh mirë shtigjet dhe kurthet e së keqes, prandaj dhe e urren atë. Ai përpiqet seriozisht dhe pa pushim, duke mos qenë asnjëherë i pavëmendshëm, që t’i largohet asaj, por edhe të ndihmojë të tjerët për të shpëtuar prej saj. Ky është shembulli i udhëzimit të Allahut. Pyetja që shtrohet është: A është ky fatlum njëlloj me atë që është i zhytur në shumë errësira: në errësirat e injorancës, gjynaheve, kalimit të kufijve dhe poshtërsive ndaj Zotit, i cili, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “nuk ka për të dalë kurrë prej tyre”? Pa dyshim, ata nuk mund të krahasohen. Ky i fundit nuk arrin të dallojë rrugën, nuk di ku të hedhë hapat, prandaj e ka përfshirë ankthi, frika dhe dëshpërimi. Ata nuk mund të barazohen, ashtu si nuk mund të barazohet nata me ditën, errësira me dritën, vdekja me jetën. Nëpërmjet këtij ajeti, Allahu i Lartësuar i nxit njerëzit të mendojnë dhe të thonë: “Si ka mundësi që një njeri me sadopak logjikë të jetë në një gjendje të tillë të mjerueshme dhe përsëri të vazhdojë të parapëlqejë që të endet i çoroditur mes errësirave?!” I Madhëruari përgjigjet dhe thotë:Kështu, mohuesve u duken të këndshme veprimet e tyre. -Është Shejtani i mallkuar që ua zbukuron veprimet në mënyrë të vazhdueshme, derisa ata fillojnë t’i pëlqejnë dhe t’i shohin si veprime të drejta dhe të logjikshme. Duke vazhduar për një kohë të gjatë të zhytur në gënjeshtra, atëherë kjo rrugë u kthehet në besim dhe bindje në zemër, aq sa u bëhet natyrë e tyre. Kështu, ata kënaqen dhe rehatohen me gjendjen e tyre të shëmtuar dhe të keqe. Sidoqoftë, jo të gjithë ata që koten në errësira janë të një niveli. Disa prej tyre janë udhëheqës në ligësi dhe në humbje, të cilëve u dëgjohet fjala dhe u zbatohen porositë nga pasuesit e tyre. Por ka të tjerë që janë thjesht pasues të rëndomtë e të …

Al-An'aam 6:122Listen in Qur'an →
123

وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَا فِى كُلِّ قَرْيَةٍ أَكَٰبِرَ مُجْرِمِيهَا لِيَمْكُرُوا۟ فِيهَا ۖ وَمَا يَمْكُرُونَ إِلَّا بِأَنفُسِهِمْ وَمَا يَشْعُرُونَ

Dhe poashtu, Ne kemi bërë në çdo anë (sikur në Mekke) të mëdhenj – mëkatarë, që të pshtjellojnë në të. Mirëpo, ata pshtjellojnë vetëm vetveten, e nuk hetojnë.

Kështu, në çdo qytet Ne kemi bërë që krerët e kriminelëve të ngrenë kurthe(kundër të vërtetës). Por, me kurthet e tyre, ata godasin veç vetveten, por nuk e ndiejnë. -Krimet dhe poshtërsitë e këtyre krerëve janë shumë të mëdha. Intrigat e tyre janë shumë tinzare. Ata përdorin çdo rrugë për të mashtruar njerëzit dhe për t’i ftuar në rrugën e Shejtanit. Ata i kanë luftuar pandërprerë dhe pa mëshirë profetët dhe pasuesit e tyre, me fjalë dhe me vepra. Por kurthet dhe intrigat e tyre godasin po ata vetë. Është e vërtetë që ata ngrenë kurthe kundër të vërtetës dhe ithtarëve të saj, por edhe Allahu i Lartësuar ngre kurthe për ta. Pa dyshim, Allahu është më i miri që shkatërron kurthet e armiqve të fesë së Tij, duke i ndëshkuar në mënyrë të drejtë për zullumin e tyre. Allahu i Lartësuar i ndihmon dhe i dallon mbi të tjerët udhëheqësit e të vërtetës, të cilët, të ndriçuar me dritën e Zotit, u dalin në ballë këtyre kriminelëve me argumente dhe fakte të pakthyeshme, por edhe duke luftuar në rrugën e Zotit dhe duke shpenzuar gjithçka që zotërojnë për hir të Tij. Këta të zgjedhur ndjekin çdo rrugë të mundshme dhe bëjnë çdo përpjekje për arritjen e këtij qëllimi madhështor, të cilit ia kanë dorëzuar veten e tyre. Është vetë Allahu i Lartësuar Ai që i drejton në mençurinë dhe urtësinë e tyre, është Ai që forcon zemrat dhe këmbët e tyre. Edhe pse ditët e triumfit Allahu i Lartësuar i bën të vërtiten mes tyre, përfundimi është i sigurt: fitorja do të jetë për të devotshmit. Atyre do t’ju takojë përfundimi i mirë. Po çfarë i bën këta kriminelë të mëdhenj, krerë të ligësisë, që të jenë këmbëngulës në refuzimin e të vërtetës të sjellë nga profetët? Është pikërisht smira, urrejtja dhe armiqësia që kanë. Allahu i Lartësuar na tregon fjalët e tyre:

Al-An'aam 6:123Listen in Qur'an →
124

وَإِذَا جَآءَتْهُمْ ءَايَةٌۭ قَالُوا۟ لَن نُّؤْمِنَ حَتَّىٰ نُؤْتَىٰ مِثْلَ مَآ أُوتِىَ رُسُلُ ٱللَّهِ ۘ ٱللَّهُ أَعْلَمُ حَيْثُ يَجْعَلُ رِسَالَتَهُۥ ۗ سَيُصِيبُ ٱلَّذِينَ أَجْرَمُوا۟ صَغَارٌ عِندَ ٱللَّهِ وَعَذَابٌۭ شَدِيدٌۢ بِمَا كَانُوا۟ يَمْكُرُونَ

Kur atyre t’u vijë ndonjë dokument; ata thonë: “Na nuk do të besojmë deri sa të mos na jepet, si ajo që iu është dhënë pejgamberëve të Perëndisë”. Perëndia di më së miri ku e vendos profetninë e Vet. Ata që kanë bërë mëkate, do t’i arrijë një poshtrim nga ana e Perëndisë dhe ndëshkim i ashpër për atë që kanë pshtjelluar.

Kur u vjen ndonjë shenjë(nga Allahu), ata thonë: “Nuk kemi për të besuar, derisa neve të na jepet diçka e ngjashme me atë që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” -Nuk kemi për të besuar, derisa të na jepet ajo që u është dhënë profetëve të Allahut, pra, profetësia dhe Shpallja. Me këto fjalë, ata tregojnë kundërshtimin e tyre ndaj Allahut të Lartësuar, vetëpëlqimin e tyre dhe arrogancën ndaj të vërtetës, të cilën Allahu e shpalli nëpërmjet profetëve të Tij. Ata duan ta kufizojnë mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Lartësuar. Por Allahu i Lartësuar ua kthen mbrapsht këtë kundërshtim dhe pretendim të kotë. Ai na tregon se ata nuk e meritojnë të mirën dhe mes tyre nuk mund të gjesh ndonjë që ta meritojë të jetë rob i mirë i Allahut dhe, aq më pak, profet i Zotit. I Lartësuari thotë:Por Allahu e di më së miri se kujt ia dhuron Shpalljen e Vet. -Allahu i Lartësuar e di më mirë se cilët e meritojnë të jenë profetët e Tij. Ata janë njerëzit me cilësitë më të larta dhe të ruajturit nga çdo ves i ulët. Është Allahu i Lartësuar Ai që, me urtësinë e Tij, i pajisi me cilësitë dhe forcën e nevojshme për të mbajtur peshën e Shpalljes. Ndërsa për ata që nuk kanë të tilla cilësi, mjafton kaq si tregues se ata nuk mund të jenë profetë. Allahu i Lartësuar nuk do t’ua jepte kurrë këtë mirësi njerëzve me mangësi, por veçse atyre që i krijoi dhe i përgatiti Vetë për të qenë të tillë. Në këtë ajet tregohet për urtësinë absolute të Allahut të Lartësuar. Po, është e vërtetë që bujaria, mirësia dhe mëshira e Allahut është e gjërë dhe gjithëpërfshirëse, por Ai është i Urtë dhe i Gjithëditur, prandaj e vendos mirësinë dhe mëshirën e Tij të plotë veçse atje ku duhet. Në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon keqbërësit, duke thënë:Keqbërësit do t’i godasë poshtërimi para Allahut dhe dënimi i fortë, për të gjitha kurthet e tyre. -Për ta është përgatitur një poshtërim i madh. Duke qenë se ata tregohen kryeneçë dhe arrogantë ndaj të vërtetës së Zotit, Ai i “shpërblen” me një dënim të ashpër, poshtërues dhe nënçmues. Kështu, ata e meritojnë plotësisht këtë ndëshkim. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi askujt.

Al-An'aam 6:124Listen in Qur'an →
125

فَمَن يُرِدِ ٱللَّهُ أَن يَهْدِيَهُۥ يَشْرَحْ صَدْرَهُۥ لِلْإِسْلَٰمِ ۖ وَمَن يُرِدْ أَن يُضِلَّهُۥ يَجْعَلْ صَدْرَهُۥ ضَيِّقًا حَرَجًۭا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِى ٱلسَّمَآءِ ۚ كَذَٰلِكَ يَجْعَلُ ٱللَّهُ ٱلرِّجْسَ عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ

Atë që Perëndia don ta shpie (në udhë të mbarë) – Ai, zemrën e atij, ia disponon për islamizëm, e atë që don ta lë në humbje – Ai zemrën e tij ia shtrëngon dhe ia bënë të ngushtë, si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Perëndia, i ndëshkon ata që nuk besojnë.

Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron gjoksin për Islamin. Ndërsa atë që dëshiron ta lërë të humbur, ia bën gjoksin të ngushtë e të rënduar, si të ishte duke u ngjitur në qiell. Kështu e zbret Allahu dënimin mbi ata që nuk besojnë. -Allahu i Lartësuar u tregon robërve të Tij shenjat dalluese të lumturisë dhe udhëzimit në rrugën e drejtë dhe shenjat e shkatërrimit dhe të përhumbjes. Shenjat e lumturisë dhe udhëzimit në rrugën e drejtë janë: zgjerimi i gjoksit për të pranuar Islamin dhe gjetja e kënaqësisë në të, ndriçimi me dritën e imanit dhe stolisja me sigurinë e plotë në vërtetësinë e Shpalljes së Allahut. Kështu, shpirti gjen prehje dhe fillon ta dojë mirësinë. Ai fillon të nënshtrohet për kryerjen e veprave të urdhëruara, madje ndien dëshirë për kryerjen e tyre. Ai ndien kënaqësi dhe nuk e shikon aspak të vështirë përkushtimin ndaj Allahut të Lartësuar. Këto shenja tregojnë se Allahu i Lartësuar e ka udhëzuar atë dhe i ka dhuruar suksesin për të ndjekur rrugën më të mirë. Ndërsa shenja treguese të atij që Allahu i Lartësuar dëshiron dhe gjykon për ta lënë në humbje është ngushtimi i gjoksit dhe pakënaqësia e tij në lidhje me imanin, diturinë dhe bindjen për Shpalljen e Zotit. Zemra e tij është e mbushur me dëshira të shfrenuara, që e shpërqendrojnë nga imani dhe rruga e lumturisë. Ajo është e mbushur me dyshime dhe pasiguri ndaj të vërtetës së shpallur nga Zoti, e cila është rruga e vetme drejt lumturisë në të dyja jetët. Në këtë mënyrë, ai ia ka bllokuar rrugën mirësisë për të hyrë në zemrën e tij. Ajo zemër nuk gjen kënaqësi dhe asnjë motiv për të kryer ndonjë të mirë. Aq shumë i ngushtohet zemra për mirësinë, saqë Allahu i Lartësuar e krahason rëndesën që ai përjeton në gjoks me atë të dikujt të cilit i kërkohet të ngrihet në qiell. Siç është e vështirë për dikë që të ngrihet lart në qiell, ashtu është e rëndë për këta që të nënshtrohen dhe të jetojnë sipas udhëzimit të Zotit. Shkak për këtë është mungesa e imanit në zemrat e tyre. Duke refuzuar imanin dhe nënshtrimin sipas tij, ata meritojnë që Allahu i Lartësuar të lëshojë mbi ta këtë ndëshkim. Janë vetë ata që ia mbyllin vetes portën e mëshirës dhe bamirësisë. Ky është një rregull i pandryshueshëm. Nuk ka dyshim se ai i cili shpenzon të gjitha mundësitë dhe përpjekjet e tij, përkushtohet me sinqeritet për të qenë i devotshëm, duke kryer urdhëresat e lënë haramet, në shenjë dashurie, nënshtrimi e madhërimi për Allahun dhe ka besim të drejtë, Allahu i Lartësuar ka për t’ia lehtësuar atij rrugën e drejtë. Ndërsa ai i cili tregohet koprrac, duke mos shpenzuar as mundin më të vogël për hir të fesë, tregohet jonevojtar dhe mospërfillës ndaj udhëzimit të Allahut, duke mos besuar dhe duke refuzuar të nënshtrohet sipas këtij besimi, ai i ka hyrë rrugës më të vështirë, përfundimi i së cilës ka për të qenë i dhimbshëm, sikurse thotë i Lartësuari në një sure tjetër: “Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme. Atij, që jep dhe ruhet, që e beson me bindje të plotë më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. Atij që tregohet koprrac dhe e ndien veten të panevojë (për Zotin) dhe që mohon më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt dënimit.” [Lejl 4 - 10].

Al-An'aam 6:125Listen in Qur'an →
126

وَهَٰذَا صِرَٰطُ رَبِّكَ مُسْتَقِيمًۭا ۗ قَدْ فَصَّلْنَا ٱلْءَايَٰتِ لِقَوْمٍۢ يَذَّكَّرُونَ

Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. E, Na ju kemi shpjeguar argumentet, njerëzve që meditojnë.

Kjo është rruga e Zotit tënd, e drejtë(dhe e qartë). Ne i shpjeguam qartë Argumentet për ata që përfitojnë(nga qortimi). -Kjo Shpallje është treguese e rrugës së drejtë, që të çon tek Allahu i Lartësuar dhe në Xhenetin e bujarisë dhe kënaqësisë së Tij. Nëpërmjet kësaj Shpalljeje të mrekullueshme janë qartësuar të gjitha ligjet dhe normat që përcaktojnë rrugën e drejtë. Ajo bën të mundur dallimin e të mirës nga e keqja, e të vërtetës nga gënjeshtra. Megjithatë, kjo qartësi nuk i jepet çdokujt, por vetëm atyre të cilët Zoti i përshkruan si “që përfitojnë (nga qortimi)”. Ata e marrin diturinë e Shpalljes duke e lexuar dhe dëgjuar atë me përkushtim, si edhe me qëllimin për të kuptuar të vërtetën. Për këtë arsye, ata përfitojnë nga kjo dituri, gjë të cilën e shprehin me veprat e tyre të sinqerta. Për të tillët, Allahu i Lartësuar ka përgatitur shpërblim të madh dhe privilegje të mrekullueshme:

Al-An'aam 6:126Listen in Qur'an →
127

۞ لَهُمْ دَارُ ٱلسَّلَٰمِ عِندَ رَبِّهِمْ ۖ وَهُوَ وَلِيُّهُم بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Ata do të kenë Shtëpinë e shpëtimit te Zoti i tyre. Dhe Ai është mbrojtës i tyre për veprat që punojnë ata.

Për ta është përgatitur Vendi i Paqes pranë Zotit të tyre. -Xheneti është quajtur ‘Vendi i Paqes’, sepse ai është i pastër nga çdo mangësi, ligësi dhe gjë e dëmshme. Në të nuk ka asnjë lloj frike, trishtimi, brenge dhe shqetësimi, prandaj dhe banorët e tij do të jenë në paqe e në qetësi të plotë. Mirësitë e Xhenetit janë të plota dhe të mrekullueshme, aq sa askush nuk mund t’i përshkruajë realisht ato. Askush nuk mund t’i imagjinojë ashtu siç janë në realitet kënaqësitë e fshehura në të. Lumturia e Xhenetit përfshin shpirtin, mendjen dhe trupin. Banorët e Xhenetit do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti, çdo gjë që ua kënaq syrin dhe atje do të jenë të përjetshëm.Ai është i Dashuri i tyre, për ato vepra që ata bënë. -Allahu i Madhëruar është i Dashuri i tyre, që përkujdeset për ta. Është Allahu i Madhëruar që ka marrë përsipër edukimin dhe përkujdesin ndaj tyre. Me butësinë, mëshirën dhe përkujdesjen e Tij të pashembullt, Ai ua lehtëson atyre çdo çështje dhe i ndihmon për të qenë të bindur ndaj Tij. Është Ai që ua mundëson dhe lehtëson çdo mënyrë e rrugë për të arritur dashurinë e Tij. Allahu i Lartësuar i fut ata nën kujdesin e Tij të mrekullueshëm, për shkak të veprave të tyre të mira dhe të hapave të parë që ata kanë hedhur me guxim, këmbëngulje dhe sinqeritet, për të kënaqur të Dashurin e tyre. Ndërsa ata të cilët i kthejnë shpinën Allahut të Madhëruar, duke i dhënë përparësi dëshirave të tyre kundrejt adhurimit dhe arritjes së kënaqësisë së Tij, ata e meritojnë që Allahu i Lartësuar të mos i fusë nën përkujdesin e Tij. Miku i tyre i afërt, të cilit ia lënë në dorë çështjet, është shejtani i mallkuar. Duke e ndjekur nga pas dhe duke u mashtruar nga joshjet e tij, ata shkatërrojnë fenë dhe dynjanë e tyre.

Al-An'aam 6:127Listen in Qur'an →
128

وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ جَمِيعًۭا يَٰمَعْشَرَ ٱلْجِنِّ قَدِ ٱسْتَكْثَرْتُم مِّنَ ٱلْإِنسِ ۖ وَقَالَ أَوْلِيَآؤُهُم مِّنَ ٱلْإِنسِ رَبَّنَا ٱسْتَمْتَعَ بَعْضُنَا بِبَعْضٍۢ وَبَلَغْنَآ أَجَلَنَا ٱلَّذِىٓ أَجَّلْتَ لَنَا ۚ قَالَ ٱلنَّارُ مَثْوَىٰكُمْ خَٰلِدِينَ فِيهَآ إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُ ۗ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٌۭ

(Kujtoje) atë Ditë kur Ai do t’i tubojë të gjithë (dhe do t’ju thotë): “O tog i xhindëve, ju shum njerëz i keni mashtruar!” – E miqët e tyre që ishin njerëz, thanë: “O Zoti ynë! Na u kënaqëm me njëri-tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na ke caktuar Ti. Perëndia do të thotë: “Zjarri është vendstrehimi juaj. Në të do të qëndroni përherë, përveç çka don Perëndia. Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.

Një Ditë Ai do t’i tubojë të gjithë... -Kjo është dita kur Allahu i Lartësuar do t’i tubojë të gjithë, njerëz dhe xhindë, të devijuarit dhe devijuesit. Të gjithë do të tubohen për të dhënë llogari. Allahu i Lartësuar u drejtohet me qortim xhindëve, të cilët kanë devijuar njerëzit nga udha e drejtë, duke ua zbukuruar të keqen dhe duke i shtyrë pareshtur drejt poshtërsive. Allahu i Lartësuar thotë:(dhe do t’u thotë): “O grumbull i xhindeve! Shumë keni marë(e devijuar)nga njerëzit.” -Ju e tepruat në pengimin e njerëzve dhe shmangien e tyre nga rruga e drejtë. Si patët guxim të shkelnit kufijtë e Mi? Si guxuat të luftonit profetët e Mi? Ju u përkushtuat në luftën kundër Zotit dhe u përpoqët me çdo mënyrë për t’i penguar njerëzit nga rruga e Tij dhe për t’i futur në rrugën e zjarrit? Sot mbi ju do të godasë ashpër mallkimi dhe zemërimi Im. Sot do t’ju shtohet ndëshkimi në varësi të kufrit tuaj dhe në varësi të devijimit që u shkaktuat të tjerëve. Sot nuk ka arsyetim, me të cilin mund të justifikoheni, as strehë ku mund të mbroheni, as ndërmjetësues që mund t’ju ndihmojë dhe as lutje e përgjërim që mund t’ju dëgjohet dhe t’ju shpëtojë. Pas kësaj, mos pyet për poshtërimin dhe vuajtjet që do të bien mbi ata të mjerë. Për këtë arsye, i Madhëruari nuk përmend ndonjë justifikim të tyre. Ndërsa për miqtë dhe pasuesit e tyre prej njerëzve, Allahu i Lartësuar thotë se ata do të mundohen të parashtrojnë ndonjë lloj justifikimi, por ai, sigurisht, është i papranueshëm:Ndërsa njerëzit që ishin miq të tyre do të thonë: “Zoti ynë! Ne përfituam nga njëri-tjetri ... -Të dyja palët, njerëz dhe xhindë, përfituan dhe u kënaqën me njëri-tjetrin. Xhindët kënaqeshin me bindjen, adhurimin, nënshtrimin dhe madhërimin që njerëzit iu kushtonin atyre. Ata kënaqeshin kur njerëzit u kërkonin ndihmë, mbrojtje dhe strehim, duke u ndierë në këtë mënyrë edhe më arrogantë e të papërmbajtur. Ndërsa njerëzit kënaqeshin kur arrinin qëllimet e tyre dhe realizonin, me ndihmën e hileve të xhindëve, shumë nga dëshirat e tyre. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, ata arrinin të plotësonin disa nevoja të kësaj dynjaje. Kështu, atë ditë, njerëzit sikur duan të justifikohen me këtë fakt, duke pretenduar se të gjitha gjynahet ndodhën pikërisht për këto shkaqe, dhe tashmë ato nuk mund të zhbëhen. Pra, sikur duan të thonë se, nëse do të kishin më shumë kohë në dispozicion, do të ndryshonin. Ata do thonë:...por ne e arritëm afatin tonë, të cilin Ti na e kishe caktuar. -Ne na mbaroi afati që Ti na kishe përcaktuar dhe tashmë jemi këtu, në vendin ku ekziston vetëm shpërblimi për punët e bëra. Tani vepro me ne çfarë të dëshirosh dhe jep gjykimin Tënd! Ne nuk kemi asnjë justifikim për të dhënë. Urdhrat janë të Tuat dhe gjykimi është i Yti. Në këto fjalë ndihet një lloj pendimi dhe përunjësie, por që nuk do t’u vlejnë aspak, sepse tashmë koha e pendimit ka mbaruar. Prandaj i Lartësuari do të japë gjykimin e Tij të drejtë, që është larg çdo padrejtësie e mangësie.Allahu do të thotë: “Zjarri është vendi juaj i banimit. Ju do të jeni përjetësisht në të, përveç nëse dëshiron Allahu.” -Duke qenë se gjykimi i Tij është i ndërtuar dhe buron nga urtësia dhe dituria e Tij absolute, Allahu i Lartësuar e mbyll ajetin …

Al-An'aam 6:128Listen in Qur'an →
129

وَكَذَٰلِكَ نُوَلِّى بَعْضَ ٱلظَّٰلِمِينَ بَعْضًۢا بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ

Që, kështu, Ne i japim pushtet disa zullumqarëve mbi të tjerët, për atë që kanë fituar ata.

Kështu Ne i bëjmë keqbërësit sundues mbi njëri-tjetrin, për shkak të asaj që veprojnë. -Ky është rregulli i patjetërsueshëm i Allahut të Lartësuar. Ai i bëri xhindët që të sundojnë e t’i devijojnë miqtë e tyre njerëz, të cilët u binden e ndjekin hapat e armiqve të tyre. Ata vazhdojnë të lidhen fort dhe t’i binden njëri-tjetrit në poshtërsira, derisa u bëhen robër të bindur e të nënshtruar ndaj ligësisë. Në të njëjtën mënyrë, Allahu i Madhërishëm bën që disa zullumqarë të sundojnë zullumqarë të tjerë, duke i bërë shkaktarë të devijimit e shkatërrimit të njëri-tjetrit. Ata nxisin për ligësi e poshtërsira dhe pengojnë njëri-tjetrin nga mirësia, duke shpifur e mashtruar rreth saj. Ky është një nga ndëshkimet më të frikshme dhe më të mëdha, me të cilën i dënon Allahu i Drejtë dhe i Urtë zullumqarët. Shkaku i këtij ndëshkimi është faji i zullumqarëve. Janë ata që dëmtojnë vetveten, duke i hapur asaj portat e shkatërrimit dhe humbjes. Nëse njerëzit e teprojnë me padrejtësi e shthurje, atëherë Zoti u vendos mbi krye tiranë, që t’u nxjerrin të zitë e ullirit. Ata do t’i shtrydhin, duke i privuar nga të drejtat e tyre. Kështu, ata të mjerë ngarkohen shumë e shumë më tepër nga sa kërkohet prej detyrimeve ndaj Zotit dhe ndaj krijesave të Tij. Nëse, nga njëra anë, me plotësimin e urdhrave të Allahut do të fitonin çdo të mirë, nga ana tjetër, me përmbushjen e urdhrave të padrejta të këtyre zullumqarëve nuk do të fitojnë asnjë shpërblim, por vetëm vuajtje e trishtim. Megjithatë, nëse njerëzit rregullohen dhe përqendrohen në rrugën e drejtë, Allahu i Lartësuar ka për t’i rregulluar dhe përmirësuar krerët e tyre, duke i shndërruar ata në udhëheqës të drejtë dhe të urtë, e jo në tiranë të padrejtë e kriminelë. Në vijim, Allahu i Lartësuar qorton të gjithë ata njerëz dhe xhindë që i kanë kthyer shpinën së vërtetës. Ai ua vë në dukje fajin e tyre, të cilin ata e pranojnë. I Lartësuari do të thotë:

Al-An'aam 6:129Listen in Qur'an →
130

يَٰمَعْشَرَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌۭ مِّنكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ ءَايَٰتِى وَيُنذِرُونَكُمْ لِقَآءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا ۚ قَالُوا۟ شَهِدْنَا عَلَىٰٓ أَنفُسِنَا ۖ وَغَرَّتْهُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا وَشَهِدُوا۟ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُوا۟ كَٰفِرِينَ

“O tog i xhindëve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur pejgamberë nga mesi i juaj, për t’ju treguar dokumentat Tona dhe për t’ju paralajmëruar takimin me këtë ditë?” Ata do të thonë: “Na këtë e pranojmë në dëm tonin”. Ata i ka mashtruar jeta e kësaj bote dhe ata dëshmojnë kundër vetes se janë mohues.

“O grumbull i xhindeve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar, që t’ju tregonin Argumentet e Mia dhe t’ju paralajmëronin për takimin e kësaj Dite?” -Nëpërmjet argumenteve dhe shpalljeve, Allahu i Lartësuar sqaroi me hollësi urdhrat dhe ndalesat e Tij, të mirën dhe të keqen, shpërblimin dhe dënimin. Profetët e Allahut i paralajmëruan njerëzit për ardhjen e Ditës së Gjykimit. Ata treguan qartë se shpëtimi në këtë ditë nga ndëshkimi dhe arritja e shpërblimit do të jetë i mundur veçse nëpërmjet zbatimit të urdhrave të Allahut dhe largimit nga ndalesat e Tij, në emër të dashurisë, madhërimit dhe nënshtrimit ndaj Tij. Ndërsa për ata që e kanë shpërfillur këtë mesazh mbetet vetëm dëshpërimi dhe ndëshkimi. Ata e pranojnë gabimin e bërë dhe do të dëshmojnë se ishin të padrejtë.Ata do të thonë: “Po, dëshmojmë kundër vetes sonë.”. Ata i mashtroi jeta e kësaj bote. Prandaj do të dëshmojnë kundër vetvetes, se vërtet ishin mohues. -Ata i mashtroi dynjaja me stolitë e saj. Ata u joshën nga bukuritë e saj dhe u kënaqën me to, duke u shpërqendruar nga përgjegjësitë dhe përgatitja për ahiretin. Kështu, ata do të dëshmojnë kundër vetes së tyre dhe do ta pranojnë që kanë qenë mohues. Atë ditë, të gjithë do ta shikojnë dhe njohin gjykimin e drejtë të Allahut mbi ta, kur t’i dënojë dhe t’u thotë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush - xhinde dhe njerëz.” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. Dhe, kur të gjithë të tubohen në të, grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.”.” [El ea’raf 38]. Ata vepruan njëlloj si ju, duke u argëtuar me stolitë e kësaj bote. Ata, ashtu sikurse dhe ju, u zhytën në kotësi, prandaj dhe merituan të ishin prej të dënuarve. Të parët dhe të fundit, të gjithë së bashku, do të shijojnë dënimin e dëshpërimin e merituar e të pafundëm. E ku ka dëshpërim më të madh sesa ai për humbjen e Xhenetit të mirësisë dhe qëndrimin pranë Bujarit Mëshirëplotë. Edhe pse do të marrin pjesë të gjithë në këtë ndëshkim, ata do të jenë në nivele të ndryshme, duke patur dallime të shumta nga njëri tjetri. Allahu i Lartësuar thotë:

Al-An'aam 6:130Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.