Muslim99Muslim99
← Tafsir library

6. Al-An'aam

The Cattle · Meccan · 165 ayahs

سُورَةُ الأَنۡعَامِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 91–100 of 165

91

وَمَا قَدَرُوا۟ ٱللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِۦٓ إِذْ قَالُوا۟ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَىٰ بَشَرٍۢ مِّن شَىْءٍۢ ۗ قُلْ مَنْ أَنزَلَ ٱلْكِتَٰبَ ٱلَّذِى جَآءَ بِهِۦ مُوسَىٰ نُورًۭا وَهُدًۭى لِّلنَّاسِ ۖ تَجْعَلُونَهُۥ قَرَاطِيسَ تُبْدُونَهَا وَتُخْفُونَ كَثِيرًۭا ۖ وَعُلِّمْتُم مَّا لَمْ تَعْلَمُوٓا۟ أَنتُمْ وَلَآ ءَابَآؤُكُمْ ۖ قُلِ ٱللَّهُ ۖ ثُمَّ ذَرْهُمْ فِى خَوْضِهِمْ يَلْعَبُونَ

Hebrenjt nuk e njohtën si duhet Perëndinë kur thanë: “Perëndia asgjë nuk i ka zbritur njeriut”. Thuaj: “E kush e shpalli Librin, që e solli Musai si dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit, të cilin ju e keni shpërndarë në fleta, nga të cilat (disa) i tregoni, e shumicën e fshehni. Edhe ju jeni mësuar (me mësimin e Muhammedit) për atë që nuk keni ditur as ju, as etërit tuaj. Thuaj: “Perëndia u ka shpallur (atë Libër)!” Pastaj lërni ata, që të argëtohen me gënjeshtrat e tyre, (në të cilat janë zhytur).

Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu si e meriton kur thanë: “Allahu nuk i shpalli gjë askujt” -Ky është një poshtërim dhe qortim i rëndë për jehudët dhe idhujtarët që mohuan Shpalljen, duke pretenduar se Allahu kurrë nuk i ka shpallur ndonjë gjë njerëzve. Kush thotë të tilla fjalë, nuk e ka vlerësuar Allahun ashtu si i takon madhështisë së Tij. Ky është një cenim i urtësisë së Allahut. Ky është, gjithashtu, një pretendim i paturpshëm se Allahu i ka lënë robërit e Tij të çoroditur, të paudhëzuar dhe pa i urdhëruar e ndaluar, pa u vendosur kufij e ligje, që duhet t’u përmbahen e t’i zbatojnë. Këto fjalë janë shprehje e mosmirënjohjes për mirësinë më të madhe që Ai u dhuroi njerëzve - Shpalljen e Tij. Shpallja është e vetmja rrugë për njerëzit që të arrijnë lumturinë, nderin dhe fitoren në çdo aspekt. E ku ka cenim më të madh dhe shpifje më të shëmtuar sesa të pretendosh se Zoti kurrë nuk u ka shpallur gjë njerëzve?! Duke i bërë të kuptojnë kotësinë dhe pavërtetësinë e fjalëve të tyre dhe të pranojnë atë që edhe vetë ata e besojnë, Allahu thotë:Thuaj: “Kush e zbriti Librin, me të cilin erdhi Musai - një dritë e udhërrëfyes për njeriun? Por ju e keni bërë atë të shpërndarë në fletë(të veçanta), duke shfaqur disa prej tyre, por duke fshehur një pjesë të madhe të tyre.” -Kush e shpalli Teuratin e madh? Kush e bëri atë dritë, që largon errësirat e injorancës? Kush e bëri atë udhëzim, që të shpëton nga humbja dhe devijimi? Kush e bëri atë udhëzues për në rrugën e drejtë, me dijen e saktë dhe veprat që urdhëron të zbatohen? Teurati është një libër, që u bë i famshëm në botë dhe që mbushi mendjet dhe zemrat e njerëzve. Por njerëzit filluan ta kopjonin atë nëpër fletë, pra, filluan të fusnin duart e ta manipulonin ashtu si donin. Atë që u përshtatej dëshirave të tyre e shfaqnin, ndërsa atë që binte ndesh me dëshirat e tyre e fshihnin, dhe kjo ka ndodhur shpesh dhe gjatë gjithë historisë.“Juve ju mësua ajo që nuk e dinit - as ju e as prindërit tuaj.” -Prej këtij libri, ju dhe paraardhësit tuaj mësuat shumë gjëra që nuk i dinit. Pasi t'i pyesësh ata se kush e shpalli Teuratin, këtë libër madhështor dhe të dobishëm, atëherë ti thuaju:“Allahu”. Pastaj, lëri ata të zhyten në kotësinë e tyre. -Allahu është Ai që e zbriti Shpalljen. Me këtë përgjigje zbardhet plotësisht e vërteta, aq sa të padrejtëve nuk u mbetet më asnjë justifikim. Pasi t’u japësh këtë përgjigje, atëherë lëri të luajnë dhe të koten në humbjen ku janë zhytur, derisa të vijë Dita e Premtuar.

Al-An'aam 6:91Listen in Qur'an →
92

وَهَٰذَا كِتَٰبٌ أَنزَلْنَٰهُ مُبَارَكٌۭ مُّصَدِّقُ ٱلَّذِى بَيْنَ يَدَيْهِ وَلِتُنذِرَ أُمَّ ٱلْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا ۚ وَٱلَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِٱلْءَاخِرَةِ يُؤْمِنُونَ بِهِۦ ۖ وَهُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ

Ky Libër (Kur’ani), që ta kemi shpallur ty, është i madhërishëm, vërtetues i atij që gjendet para jush (Teurati), dhe frikësues i Ummul kuras (popullit të Mekkes) dhe atyre që gjenden rreth saj. Ata që besojnë në jetën e ardhshme besojnë edhe në të (Kur’an) dhe ata kujdesen për kryerjen e namazit të tyre.

Edhe ky është një Libër që e zbritëm Ne. Ai është i begatshëm... -Edhe Kur'ani, që të shpallëm ty o Muhammed, është mubârekun- i begatshëm, plot mirësi. Ky Kur'an është gjithashtu:...dhe vërtetues i shpalljeve të mëparshme. -Ai është në përputhje dhe miratues i shpalljeve të shkuara, si dhe dëshmues për vërtetësinë e profetëve të kaluar.Ne e shpallëm për të paralajmëruar Nënën e Qyteteve dhe gjithçka përreth saj. -E shpallëm Kur'anin që t’i tërheqësh vërejtjen të parit të qyteteve (Mekës) dhe atyre që shtrihen rreth tij, domethënë vendeve arabe dhe gjithë vendeve të tjera të botës. Kështu, të qortosh njerëzimin që t’i ruhen ndëshkimit të Allahut të Madhërishëm dhe të largohen nga çdo vepër që sjell këtë ndëshkim.Ata që besojnë në ahiretin, besojnë edhe në atë(Libër)dhe janë të rregullt me namazin e tyre. -Nëse zemra mbushet me drojë për Zotin dhe për takimin me Të, ajo ndreqet dhe bindet për të punuar për kënaqësinë e Allahut. Njerëzit me këtë zemër janë të përpiktë në kryerjen e namazeve, duke i falur në kohën e duhur duke u përpjekur të plotësojnë kushtet, shtyllat, detyrat dhe veprimet e pëlqyeshme të tij. Të tillët e kryejnë namazin në formën e përkryer. Allahu na bëftë prej tyre!

Al-An'aam 6:92Listen in Qur'an →
93

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوْ قَالَ أُوحِىَ إِلَىَّ وَلَمْ يُوحَ إِلَيْهِ شَىْءٌۭ وَمَن قَالَ سَأُنزِلُ مِثْلَ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ ۗ وَلَوْ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلظَّٰلِمُونَ فِى غَمَرَٰتِ ٱلْمَوْتِ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ بَاسِطُوٓا۟ أَيْدِيهِمْ أَخْرِجُوٓا۟ أَنفُسَكُمُ ۖ ٱلْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ ٱلْهُونِ بِمَا كُنتُمْ تَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ غَيْرَ ٱلْحَقِّ وَكُنتُمْ عَنْ ءَايَٰتِهِۦ تَسْتَكْبِرُونَ

Kush është më zullumqar i madh se ai, që trillon gënjeshtra për Perëndinë ose që thotë: “Mua më është shpallur”, por asgjë nuk iu ka shpallur atij. Dhe ai që thotë: “Unë do ta shpalli të njëjtën gjë çka ka shpallur Perëndia”. Ah! T’i shohësh zullumqarët kur janë në mundimet e vdekjes, e engjëjt zgjasin duart (për t’ua marrë shpirtin, duke thënë): “Mirrni shpirtërat tuaj!” Sot ju do ndëshkoheni me dënim të poshtëruar për shkak të pavërtetave që i keni thënë për Perëndinë dhe që jeni krenuar (duke mos besuar) versetet e Tij.

E kush është gjynahqar më i madh sesa ai që trillon gënjeshtra ndaj Zotit, ose thotë: “Mua më vjen Shpallje”, ndërkohë që nuk i shpallet asgjë...” -Allahu i Lartësuar na tregon se nuk ka padrejtësi më të madhe dhe krim më të shëmtuar se sa ai i atij që trillon gënjeshtra rreth Allahut dhe flet padrejtësisht, shpif e trillon besime e ligje në emër të Tij. Këta flasin në emër të Zotit dhe pretendojnë se ajo është fjala dhe gjykimi i Zotit, ndërkohë që Allahu është i pastër dhe shumë larg atyre shpifjeve. Ky konsiderohet si krimi më i madh, sepse nëpërmjet tij ndryshohet si baza, ashtu edhe degëzimet e fesë së drejtë. Duke e paraqitur një rrugë të devijuar dhe të transformuar si një porosi të Zotit, ata sjellin shkatërrimin më të madh për krijesat. Ky është dëmi më i madh që mund të ekzistojë. I tillë konsiderohet, për shembull, pretendimi i rremë i ndokujt se është profet dhe se Allahu i shpall atij mesazhe. Ai jo vetëm që tregon paturpësinë e vet që të shpifë rreth të Madhërishmit dhe të Plotfuqishmit, por u bën edhe krijesave padrejtësi, duke i mashtruar dhe i detyruar që të pasojnë rrugën e tij të humbur. Madje, ai i lufton njerëzit, duke përdhosur nderin, pasurinë dhe jetën e atyre që nuk pranojnë ta pasojnë në rrugën e humbjes. Të tillë janë të gjithë ata që pretendojnë se janë profetë pas Muhamedit a.s, si Muselejmeh Mashtruesi, Esued el Anesiju etj.ose që thotë: “Unë mund të zbuloj diçka të ngjashme me atë që ka zbritur Allahu”?! -Ku ka zullumqar më të madh se ai që pretendon se ka fuqi të bëjë atë që bën Zoti, të bëjë ligje e të pretendojë se janë ligje të Zotit apo t’i bëjë ato të detyrueshme për zbatim, sikurse bën Zoti me ligjet e Tij? Kjo përfshin të gjithë ata që pretendojnë se kanë pushtetin për të kundërshtuar Kur'anin, ose që pretendojnë se mund të sjellin libër si Kur'ani. E ku ka padrejtësi më të madhe sesa ajo e një fakiri të pafuqishëm e të mangët nga çdo drejtim, që pretendon se është i njëjtë apo i afrohet të Plotfuqishmit e të Pasurit, që nuk ka nevojë për asnjë e për asgjë, të Cilit i takon përsosmëria absolute në të gjitha drejtimet, në Qenien e Tij, në emrat e cilësitë e Tij, në atributet dhe veprat e Tij?! Pasi foli për këta zullumqarë të shëmtuar, Allahu i Madhëruar na kujton ndëshkimin poshtërues dhe të dhembshëm që i pret ata gjatë vdekjes dhe në Ditën e Gjykimit.Eh, sikur t’i shihje keqbërësit kur janë në agoni të vdekjes,... -Sikur t’i shikoje ata në agoninë e tmerrshme të vdekjes, kur frika e dhimbja i lë pa frymë, pamja do të ishte e tmerrshme dhe e papërshkrueshme. I Lartësuari thotë:...ndërsa melekët kanë shtrirë duart e veta e u thonë: “Jepeni shpirtin!...” -Melekët i zgjasin duart e tyre drejt zullumqarëve, që me dhimbje po përjetojnë vdekjen, dhe i godasin ashpër e pa mëshirë. Ata u drejtohen shpirtrave të tyre, që nuk duan të dalin jashtë trupit, për shkak se janë të tmerruar, dhe u thonë:“Tani do të vuani dënimin poshtërues...” -Zoti e përshkruan si “adhâbel hûni”- ndëshkim poshtërues. Ndëshkimi atë ditë do të jepet sipas llojit të veprave të kryera. Ata e meritojnë këtë, sepse:“...sepse ju thoshit të pavërteta për Allahun dhe ndaj shenjave të Tij tregoheshit kryeneçë” -Ju e merituat ndëshkimin për …

Al-An'aam 6:93Listen in Qur'an →
94

وَلَقَدْ جِئْتُمُونَا فُرَٰدَىٰ كَمَا خَلَقْنَٰكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍۢ وَتَرَكْتُم مَّا خَوَّلْنَٰكُمْ وَرَآءَ ظُهُورِكُمْ ۖ وَمَا نَرَىٰ مَعَكُمْ شُفَعَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ زَعَمْتُمْ أَنَّهُمْ فِيكُمْ شُرَكَٰٓؤُا۟ ۚ لَقَد تَّقَطَّعَ بَيْنَكُمْ وَضَلَّ عَنكُم مَّا كُنتُمْ تَزْعُمُونَ

E do të Na vini ju veç e veç, ashtu siç ju kemi krijuar herën e parë (lakuriq). Dhe do t’i lini pas veti ato që iu patëm dhuruar. Na nuk po i shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj; për të cilët mendonit se ata te ju janë shokët e Perëndisë. Në mes jush janë shkëputur të gjitha lidhjet dhe humbi nga ju, ajo që mendonit ju.

Tashmë ju na vini të vetmuar, ashtu si ju krijuam së pari...” -Nga mendjemadhësia, ju nuk denjonit të zbatonit ligjet e Shpalljes. Këto ajete dëshmojnë për vërtetësinë e berzaħ-ut, jetës së varrit, si edhe të shpërblimit dhe ndëshkimit në të, pasi këto fjalë dhe ky ndëshkim u jepen në prag të vdekjes, gjatë saj dhe pas saj. Ajetet na tregojnë se shpirti është diçka që hyn dhe që del nga trupi, është diçka që melekët i drejtohen me fjalë. Ai mund të qëndrojë e banojë në trup dhe mund të largohet e të ndahet prej tij. E tillë është gjendja e zullumqarëve në berzaħ. Ndërsa Ditën e Gjykimit, ata do të jenë të dëshpëruar, të humbur, të vetmuar, pa familje, pa fëmijë, pa miq, pa pasuri, pa fuqi, pa pushtet e pa ndihmë. Ata do të paraqiten të vetëm para Allahut, ashtu sikurse Ai i krijoi herën e parë, të zhveshur nga gjithçka. Në këtë dynja ka shumë rrugë dhe mënyra, nëpërmjet të cilave njeriu mund të arrijë qëllimet, të grumbullojë të mirat apo të shpëtojë nga të këqijat. Por Ditën e Gjykimit do të asgjësohen dhe do të zhvlerësohet çdo mundësi që robi ka patur në këtë dynja për të arritur qëllimet e veta, përveç veprave që ka kryer. Atë ditë ndikojnë, qoftë për mirë apo për keq, vetëm punët që robi ka bërë në dynja. Nëse ka bërë të mira, do të marrë shpërblim të mirë, në të kundërt do të marrë atë që meriton. Veprat e mira dhe ato të këqija janë referencat e shpërblimit dhe ndëshkimit në ahiret. Bukuria apo shëmtia, lumturia apo dëshpërimi, shpërblimi apo ndëshkimi në ahiret varen drejtpërdrejt nga veprat e robit në dynja. Ato do t’i sjellin robit dobi ose dëm, do ta lumturojnë ose trishtojnë, do ta shpërblejnë ose ndëshkojnë, ndërsa çdo gjë tjetër si: familja, fëmijët, pasuria, aleatët, ndihmësit etj. janë veç për këtë botë dhe nuk mund ta ndihmojnë aspak në ahiret. I Lartësuari thotë:“...duke lënë pas vetes gjithçka që ju patëm dhënë.” -Pasuritë dhe gjithçka që ju dhamë, ju i keni lënë pas në dynja. Tashmë asgjë nuk mund t’ju ndihmojë për të arritur ndonjë të mirë apo për t’ju shpëtuar nga ndonjë e keqe.“Nuk po shohim të jenë me ju ndërmjetësit tuaj, për të cilët mëtonit se ishin ortakët e Allahut.” -Idhujtarët adhurojnë zota të tjerë në vend të Allahut ose bashkë me Të. Ata adhurojnë melekë, profetë, njerëz të mirë etj., ndërkohë që të gjithë janë nën zotërimin e Allahut. Allahu është Krijuesi i gjithçkaje dhe vetëm Atij i duhen përkushtuar adhurimet, por idhujtarët u japin krijesave atë që e meriton vetëm Zoti. Kjo është një padrejtësi e madhe nga ana e tyre. Të gjithë janë krijesa e rob të Allahut, i Cili është Sunduesi e Mbretëruesi i tyre, i vetmi që meriton adhurimin. Adhurimi i këtyre krijesave është njëlloj si t’i konsiderosh ata si zota të njëjtë me Allahun, Krijuesin dhe Sunduesin absolut. Ditën e Gjykimit, ata do të poshtërohen dhe do t’u thuhet:“Pa dyshim, sot është këputur çdo lidhje mes jush...” -Tashmë janë shkëputur lidhjet tuaja me ata që i konsideronit si ndërmjetësuesit dhe ndihmësit tuaj. Ata nuk mund të ndërmjetësojnë për ju apo t’ju ofrojnë ndonjë ndihmë sado të vogël.“...dhe ka humbur gjithçka që ju shpresonit.” -Ju pretendoni në dynja se, nëpërmjet adhurimit që u përkushtonit idhujve tuaj, përfitonit mirësi, bereqet dhe …

Al-An'aam 6:94Listen in Qur'an →
95

۞ إِنَّ ٱللَّهَ فَالِقُ ٱلْحَبِّ وَٱلنَّوَىٰ ۖ يُخْرِجُ ٱلْحَىَّ مِنَ ٱلْمَيِّتِ وَمُخْرِجُ ٱلْمَيِّتِ مِنَ ٱلْحَىِّ ۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ ۖ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ

Me të vërtetë, Perëndia është Ai që farën dhe bërthamën e bën të shpërthejë (të mugullojë). Ai, e nxjerr të gjallin prej të vdekurit dhe është nxjerrës i të vdekurit prej të gjallit. Ky është Perëndia. E ku po zmbrapseni ju (prej të vërtetës).

Allahu i Madhëruar na tregon rreth pushtetit e sundimit të Tij të gjerë, fuqisë së Tij të madhe dhe faktit se Ai është absolutisht i Plotë. Ai na tregon, gjithashtu, për mëshirën e Tij të gjerë, bamirësinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe përkujdesin e Tij të jashtëzakonshëm për krijesat. Kështu, i Lartësuari thotë:Është Allahu Ai që e bën farën dhe bërthamën(e hurmës)të mbijë . -Kjo përfshin të gjitha llojet e farërave e kokrrave, qoftë ato që vetë njerëzit i mbjellin dhe i kultivojnë, qoftë ato të cilat vetë Zoti i mbjell e shpërndan nëpër fusha, male e lugina. Është Ai që i bën farërat të çelin në sytha dhe të fillojnë procesin e mbjelljes. Ato u përkasin bimëve nga më të ndryshmet në llojin, formën dhe dobinë e tyre. Po kështu, është Allahu që i nxjerr sythat nëpër pemë, si hurma, agrume etj. Nga këto përfitojnë të gjithë njerëzit, bagëtitë e çdo gjallesë. Kafshët kullosin e ushqehen me bimësinë, të cilën është Zoti që e bën të çelë në vazhdimësi, ndërsa njerëzit mund të magazinojnë e t’i shfrytëzojnë ato. Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar u tregon krijesave bamirësinë dhe bujarinë e Tij. Kjo përkujdesje e mrekullueshme habit të mençurit e lë pa fjalë dijetarët e urtë. Ata mrekullohen nga perfeksioni i krijimit të të Madhërishmit, nga urtësia e Tij absolute në gjithçka që ka krijuar dhe nga ekuilibri që ka vendosur në natyrë. Në këtë mënyrë, të mençurit e njohin Allahun në madhështinë e Tij dhe janë të bindur se Ai është i Vetmi dhe i Pashoq në pushtetin e urtësinë që ka, i Vetmi në përkujdesjen për krijesat e Tij, i Vetmi që meriton adhurimin me dashuri, madhërim, nënshtrim e përkushtim, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë e i padrejtë.Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri... -Kështu, nga një pikë uji e hedhur me forcë nxjerr një krijese të gjallë, ose nga veza e ngurtë, Ai nxjerr një zog, nga një farë e ngurtë nxjerr një bimë ose një pemë plot dobi e begati....dhe të vdekurin nga i gjalli. -“El mejit”është diçka që nuk ka shpirt dhe nuk rritet e zhvillohet. Kështu, nga një pemë, që është e gjallë, sepse rritet e jeton, Ai nxjerr ujë apo frytet që nuk rriten, ose nga zogu i gjallë nxjerr vezën, pra, diçka që nuk ka jetë etj.Ky është Allahu. Atëherë si i largoheni së vërtetës? -Është Allahu i Madhëruar, Zoti juaj, Ai i Cili është i vetëm në kryerjen e gjithë krijimit dhe që përkujdeset për krijesat. Është Ai të Cilit i takon adhurimi juaj dhe i të gjithë krijesave, me dashuri, madhërim, përunjësi dhe bindje të plotë. Duke qenë se është Allahu Ai që përkujdeset për të gjithë botën, duke i ushqyer e furnizuar me bujarinë dhe mëshirën e Tij, atëherë përse devijoni dhe largoheni nga rruga e drejtë?! Si i largoheni adhurimit të Allahut, që ka të tilla cilësi të mrekullueshme, dhe humbisni duke iu përkushtuar atyre që nuk zotërojnë as për veten e vet dëm apo dobi, që nuk mund të japin jetë apo vdekje, që nuk kanë fuqi për të ringjallur, për të marrë në llogari e për të shpërblyer me drejtësi?!! Pasi përmendi farën e prodhimit të ushqimit të krijesave, Allahu i Madhëruar kujton mirësinë e Tij ndaj krijesave duke u mundësuar vendqëndrimin dhe duke krijuar për to gjithçka që kanë nevojë, si dritën, errësirën etj. Ai thotë:

Al-An'aam 6:95Listen in Qur'an →
96

فَالِقُ ٱلْإِصْبَاحِ وَجَعَلَ ٱلَّيْلَ سَكَنًۭا وَٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ حُسْبَانًۭا ۚ ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ ٱلْعَزِيزِ ٱلْعَلِيمِ

Ai është Krijues i dritës ditore, natën e bëri për pushim, e Diellin e Hënën për të njehësuar kohën. Kjo është dispozita e Perëndisë, i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, -Ashtu sikurse e çan farën e nxjerr prej saj bimën, ashtu e çan errësirën e natës, që mbulon Tokën dhe krijesat, me rrezen e dritës së sabahut, pak e nga pak, derisa ta largojë terrin plotësisht. Pasi largon errësirën, Ai mbulon gjithçka me dritën e shkëlqimin e ditës, që krijesat të plotësojnë nevojat e tyre të dynjasë, të fesë dhe të ahiretit. Duke qenë se krijesat kanë nevojë për qetësi dhe rehati, gjë kjo që nuk mund të plotësohet gjatë ditës dhe në dritë, Allahu i Madhëruar krijoi natën. Gjatë natës, njerëzit qetësohen në strehimet e tyre, duke fjetur gjumë. Po kështu, edhe kafshët kthehen në strofulla e zogjtë në fole, për të marrë pjesën e tyre të rehatisë e qetësisë. Pastaj i Lartësuari i ngre, duke iu sjellë dritën, e kështu vazhdon deri në Ditën e Kijametit....kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. -Nëpërmjet fazave të Diellit dhe Hënës përcaktohet koha e adhurimeve, afatet e marrëveshjeve etj. Nëse nuk do të ishin ciklet e Diellit e të Hënës, njerëzit do ta kishin të vështirë llogaritjen e kohës, kalimin e ditëve, javëve, muajve etj. Nëpërmjet tyre, Zoti e bëri të thjeshtë për këdo përllogaritjen e kohës, si lehtësim për nevojat e njerëzve.Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gjithëditur. -Para krenarisë së Allahut janë nënshtruar të gjitha këto krijesa madhështore. Ato i qëndrojnë me bindje rregullave të vendosura nga i Madhërishmi, pa dalë aspak nga kufijtë e vendosur prej Tij. Allahu është El Alîm - i Gjithëdituri, dija e të Cilit ka përfshirë gjithçka, të shfaqur apo të fshehur. Prej shenjave logjike që tregojnë se dija e Tij është gjithëpërfshirëse është edhe nënshtrimi i këtyre krijesave madhështore ndaj ligjeve të Tij. Ky sistem mahnit mendjen e të urtëve me bukurinë, përshtatshmërinë dhe perfeksionin e tij. Ai tregon, gjithashtu, për urtësinë e Atij që e krijoi dhe e përsosi.

Al-An'aam 6:96Listen in Qur'an →
97

وَهُوَ ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلنُّجُومَ لِتَهْتَدُوا۟ بِهَا فِى ظُلُمَٰتِ ٱلْبَرِّ وَٱلْبَحْرِ ۗ قَدْ فَصَّلْنَا ٱلْءَايَٰتِ لِقَوْمٍۢ يَعْلَمُونَ

Ai është që ju ka krijuar yjet, për t’u orientuar në errësirat e tokës dhe të detit. Na u shpjegojmë hollësisht dokumentet Tona, njerëzve që dinë.

Është Ai që i bëri yjet(të shndritshme)për ju që të orientoheni nëpërmjet tyre, nëpër errësirat e tokës dhe të detit. -Për udhëtarin që ndihet i humbur e nuk gjen dot drejtimin, Allahu i Madhëruar vendosi yjet në qiell si orientues. Kështu, ai vazhdon rrugën për të plotësuar nevojat e veta, si për tregti etj. Disa yje shihen vazhdimisht, sikur nuk lëvizin nga vendi i tyre, ndërsa disa të tjerë i ndërrojnë pozicionet. Lëvizjen e këtyre të fundit e njohin dijetarët e kësaj fushe. Nëpërmjet tyre, ata përcaktojnë kohën, vendet, drejtimet e horizontit etj. Nga ky ajet e nga të tjerë të ngjashëm kuptojmë se është i lejuar mësimi e studimi i astronomisë, sepse kështu arrihet orientimi i saktë.Vërtet, Ne i kemi shpjeguar me hollësi Shenjat Tona -I sqaruam ajetet, duke i ndarë e shkoqitur veç e veç. Por për cilët u bënë të qarta ajetet e Tij? Përgjigjja:për njerëzit që dinë të mendojnë. -Këta janë dijetarët dhe të urtët. Pikërisht këtyre u drejtohen ajetet dhe prej tyre pritet përgjigjja, ndryshe nga injorantët e vrazhdë dhe të ftohtë, të cilët u kthejnë shpinën ajeteve të Allahut dhe diturisë së sjellë nga profetët e Tij. Sqarimi i ajeteve nuk u vlen aspak atyre, nuk u zbardh ndonjë gjë të pakuptueshme, sepse ata thjesht i refuzojnë.

Al-An'aam 6:97Listen in Qur'an →
98

وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَنشَأَكُم مِّن نَّفْسٍۢ وَٰحِدَةٍۢ فَمُسْتَقَرٌّۭ وَمُسْتَوْدَعٌۭ ۗ قَدْ فَصَّلْنَا ٱلْءَايَٰتِ لِقَوْمٍۢ يَفْقَهُونَ

Ai është që ju ka krijur prej një njeriu (Ademit) që të jetoni dhe të varroseni në tokë. Na ua sqarojmë hollësisht dokumentat Tona njerëzve që kuptojnë.

Është Ai që ju krijoi prej një njeriu të vetëm. Në të(Tokë) do të jetoni dhe nën të do të prisni(ringjalljen). -Nga Ademi a.s, Allahu i Lartësuar nxori llojin njerëzor, i cili mbushi Tokën. Lloji njerëzor vazhdoi të shtohet e shumohet, duke u bërë aq të ndryshëm në formën fizike dhe në moralin e tyre, saqë nuk mund të përshkruhet me fjalë apo të përkufizohet me ndonjë rregull. Allahu i Madhëruar bëri për ta një destinacion, ku do të tubohen të gjithë. Ai do të jetë vendqëndrimi final, pas të cilit nuk ka tjetër. Ky është ahireti. Allahu i krijoi ata dhe i tregoi se ahireti, e jo dynjaja, do të jetë vendqëndrimi i tyre i përjetshëm. Ai i krijoi dhe i vendosi në këtë dynja, që të përpiqen dhe të punojnë për të arritur mirësinë dhe përjetësinë në ahiret. Mirësia në ahiret ndërtohet mbi punën në këtë dynja dhe përpjekjet në të. Allahu i Madhëruar, nga shpina e baballarëve i vendosi në barkun e nënave, pastaj i nxori në këtë dynja, për të vazhduar rrugën pas vdekjes në jetën e berzaħ-ut. Këto janë faza kalimtare të njerëzve, derisa të përfundojnë në ahiret, në vendin nga i cili kurrë nuk do të largohen: ose në Zjarr, ose në Xhenet. Kjo dynja është thjesht një vend i përkohshëm.Ne ua shpjegojmë shenjat Tona njerëzve që kuptojnë. -Të kuptojnë ajetet e Allahut, që janë të sqaruara mirë.

Al-An'aam 6:98Listen in Qur'an →
99

وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَأَخْرَجْنَا بِهِۦ نَبَاتَ كُلِّ شَىْءٍۢ فَأَخْرَجْنَا مِنْهُ خَضِرًۭا نُّخْرِجُ مِنْهُ حَبًّۭا مُّتَرَاكِبًۭا وَمِنَ ٱلنَّخْلِ مِن طَلْعِهَا قِنْوَانٌۭ دَانِيَةٌۭ وَجَنَّٰتٍۢ مِّنْ أَعْنَابٍۢ وَٱلزَّيْتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُشْتَبِهًۭا وَغَيْرَ مُتَشَٰبِهٍ ۗ ٱنظُرُوٓا۟ إِلَىٰ ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثْمَرَ وَيَنْعِهِۦٓ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكُمْ لَءَايَٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يُؤْمِنُونَ

Dhe Ai është që ka zbritur ujin nga qielli, me të cilin nxjerrim çdo lloj bime dhe me te rritet gjelbërimi, e nga ky nxjerrim kokërrat e dendura; dhe prej palmës së hurmës, nxjerrim nga majat e saj, kalaveshat e ulët; dhe nxjerrim kopshtije rrushi, ulliri dhe shege, disa janë të ngjashme me njëra-tjetrën e disa jo. Vështroni frutet e tyre kur lidhin dhe piqen. Në to, me të vërtetë, ka argumente, për ata njerëz që besojnë.

Është Ai që e lëshon ujin nga qielli dhe me të nxjerr bimësi të të gjitha llojeve. -Një nga mirësitë më të mëdha të Allahut të Madhëruar është shiu, për të cilin kanë nevojë të domosdoshme njerëzit dhe të gjitha gjallesat. Allahu i Madhëruar zbret ujë nga qielli në mënyrë të vazhdueshme, sa herë që njerëzit kanë nevojë. Nëpërmjet këtij uji, Allahu i jep jetë çdo gjëje që u nevojitet krijesave. Me mirësinë e Allahut, krijesat largojnë etjen, gjejnë qetësinë, gëzohen dhe rehatohen. Me përkujdesjen e Zotit, largohet thatësia, frika e pasiguria. Me mëshirën e Atij që është Rraĥmân dhe Rraĥîm, vendin e frikës e zë siguria, varfëria zëvendësohet me pasuri, skamja me begati, prandaj njerëzit duhet të angazhohen sinqerisht për t’i shprehur mirënjohjen e plotë Atij, t’i përkushtohen me adhurime e pendim të sinqertë, t’i shprehin dashurinë e madhërimin për Të. Pasi përmendi në mënyrë të përgjithshme bimësinë, që rritet dhe jeton nëpërmjet ujit që Ai e zbret nga qielli, Allahu i Madhëruar veçon drithërat dhe ushqimet bazë, si gruri, misri, elbi dhe hurmat, për dobinë e madhe që ato kanë. Ai thotë:…Prej tyre Ne nxjerrim gjelbrim dhe drithëra me kokrra të dendura në kallinj. -Nga bima e gjelbër nxjerrim farëra ushqyese, si gruri, misri, elbi, orizi etj. Allahu i Madhëruar i përshkruan këto bimë si muterâkiben- të dendura e të vendosura njëra mbi tjetrën, për të treguar se ato janë të bollshme në lloje e kategori, por edhe në prodhimin që japin, pasi nga një farë dalin shumë të tilla, për të plotësuar nevojat për konsum të krijesave dhe për të mbetur një pjesë për mbjellje sërish, duke u ruajtur kështu lloji i farës.Nga palma e hurmës dhe sythat e tyre dalin kalaveshë hurmash që varen poshtë. -Pemë plot sytha, që më vonë kthehen në fruta të mrekullueshme, të shijshme, që varen e shkojnë pranë atyre që duhet t’i konsumojnë. Edhe kur ato ndodhen lart, përsëri në trungun e pemëve ka degë të vogla, që e bëjnë më të thjeshtë ngjitjen në to.Ne nxjerrim edhe kopshte me hardhi, ullinj e shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. -Me ujin që zbret nga qielli, i Lartësuari bën kopshte të mbushura me rrush, ullinj e shegë, të përmendura në mënyrë të veçantë për dobinë e tyre, por edhe shumë pemë të tjera. Allahu i Lartësuar thotë se këto pemë janë “të ngjashme e jo të ngjashme”. Ka mundësi të jetë fjala për shegën dhe ullirin, që janë pemë të ngjashme për sa u përket trungut e gjetheve, por jo të ngjashme në frytet që prodhojnë e në shijen e tyre. Por ka mundësi që të flitet për të gjitha llojet e bimëve e pemëve, të cilat janë të ngjashme me njëra tjetrën në disa cilësi e të ndryshme në aspekte të tjera. Megjithatë, të gjitha janë të dobishme dhe të nevojshme për krijesat. Ato ushqehen e kënaqen me to, si edhe nxjerrin mësime nëse i studiojnë. I Madhëruari thotë:Vështroni frutat e tyre, kur formohen e piqen! -Vështroni e studioni, me qëllim që të nxirrni mësime e të përfitoni. Shihni frutat e pemëve, dhe në mënyrë të veçantë hurmat, kur ato piqen dhe bëhen gati për vjelje. Ato janë shenja që tregojnë për mëshirën e gjerë të Allahut të Madhëruar, për bamirësinë e Tij gjithëpërfshirëse, për pushtetin e Tij absolut dhe përkujdesin e Tij të pakrahasueshëm për krijesat. Por …

Al-An'aam 6:99Listen in Qur'an →
100

وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ شُرَكَآءَ ٱلْجِنَّ وَخَلَقَهُمْ ۖ وَخَرَقُوا۟ لَهُۥ بَنِينَ وَبَنَٰتٍۭ بِغَيْرِ عِلْمٍۢ ۚ سُبْحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يَصِفُونَ

Idhujtarët i kanë trilluar Atij nga injoranca, djem e vajza. Qoftë lavdëruar Ai dhe qoftë shumë lart nga ajo që i përshkruajnë ata!

Ata i shoqërojnë Allahut ortakë prej xhindeve, kur në të vërtetë, Allahu i ka krijuar ata dhe pa pasur aspak dituri, ata shpifin se Ai ka djem e vajza. -Allahu i Madhëruar na tregon se, me gjithë mirësitë e shumta për krijesat dhe përkujdesjen e Tij të pashembullt për ta, megjithëse Ai iu prezantua atyre me shenja e argumente të shumta, idhujtarët kurejshë e të tjerët si ata, konsideronin si zota shumë idhuj e krijesa të pafuqishme. Ata u luteshin melekëve e xhindëve, të cilët janë veçse krijesa të Zotit dhe nuk zotërojnë asgjë. Ata i konsideronin xhindët si të barabartë me Allahun, në dorën e të Cilit është krijimi dhe ligji. Ai është Bamirësi i vetëm, që dhuron të gjitha mirësitë, Ai që largon të gjitha ligësitë e papastërtitë. Aq më keq, disa idhujtarë shpikën idenë e çmendur dhe të turpshme se Zoti ka fëmijë, djem e vajza. Ata nuk kanë asnjë dituri e fakt për këto gjëra që thonë. E ku ka më zullumqar sesa ai që trillon për Zotin ide e besime që nuk kanë fakte e nuk janë të bazuar në dituri nga vetë Zoti?! Ata kanë thënë për Zotin shpifjen më të turpshme, nga e cila Zoti është i pastër dhe i lartësuar. I Madhëruari e ka lavdëruar e lartësuar Veten e Vet nga shpifjet që trillojnë idhujtarët, duke thënë:I pastër(nga çdo mangësi)dhe i lartësuar është Ai nga përshkrimet e tyre. -Allahu i Madhëruar është i përshkruar me çdo emër, cilësi e atribut të plotë e absolut dhe i pastër nga çdo mangësi, defekt e turp. E si mund të jetë ndryshe, kur Ai:

Al-An'aam 6:100Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.