Muslim99Muslim99
← Tafsir library

6. Al-An'aam

The Cattle · Meccan · 165 ayahs

سُورَةُ الأَنۡعَامِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 81–90 of 165

81

وَكَيْفَ أَخَافُ مَآ أَشْرَكْتُمْ وَلَا تَخَافُونَ أَنَّكُمْ أَشْرَكْتُم بِٱللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِۦ عَلَيْكُمْ سُلْطَٰنًۭا ۚ فَأَىُّ ٱلْفَرِيقَيْنِ أَحَقُّ بِٱلْأَمْنِ ۖ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

E, si të frikësohem unë prej putash tuaja, me të cilët ju i bëni shoq Perëndisë; e ju nuk frikësoheni nga ajoqë i bëni shoq Perëndisë, pa iu zbritur kurrfarë argumenti. Prandaj, kush prej këtyre dy grupeve meriton të jetë i sigurt, nëse dini ju?

“E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj,...” -E si të kem fikë nga ata që janë të pafuqishëm dhe nuk mund të më privojnë apo të më sjellin ndonjë të mirë?!“...kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! -Ju thjesht ndiqni pasionin dhe egon tuaj.Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” -Duke gjykuar veçmas të dyja palët, Allahu i Madhëruar thotë:

Al-An'aam 6:81Listen in Qur'an →
82

ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَلَمْ يَلْبِسُوٓا۟ إِيمَٰنَهُم بِظُلْمٍ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلْأَمْنُ وَهُم مُّهْتَدُونَ

Për ata që besojnë dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me zullum, atyre u përket siguria dhe ata janë në rrugë të djretë”.

Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. -Ata janë të sigurt dhe të ruajtur nga çdo frikë, nga ndëshkimi dhe dëshpërimi. Ata janë të sigurt dhe të qetë, sepse janë të udhëzuar në rrugën e drejtë. Nëse ata e kanë ruajtur imanin të pacenuar nga shirk-u dhe gjynahet, atëherë u takon ‘el emnu’ - siguria e plotë nga çdo e keqe. Gjithashtu, nëse e kanë ruajtur imanin e tyre të pacenuar nga shirku, por, nga ana tjetër, kanë vazhduar me gjynahe e punë të këqija, atëherë themi se ata e kanë bazën e besimit dhe të sigurisë, por jo si ata të parët, që e kanë të plotë. Ajeti, i kuptuar nga ana e kundërt, tregon se ata që e cenojnë imanin e tyre me shirk dhe poshtërsi, ata nuk kanë as udhëzimin bazë dhe nuk u takon të jenë të sigurt e të shpëtuar. Përkundrazi, atyre u takon humbja dhe ndëshkimi. Allahu i Lartësuar, pasi i dha Ibrahimit (a.s)argumente dhe fakte të pakundërshtueshme për të vërtetën, tha:

Al-An'aam 6:82Listen in Qur'an →
83

وَتِلْكَ حُجَّتُنَآ ءَاتَيْنَٰهَآ إِبْرَٰهِيمَ عَلَىٰ قَوْمِهِۦ ۚ نَرْفَعُ دَرَجَٰتٍۢ مَّن نَّشَآءُ ۗ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٌۭ

Ky është argumenti Ynë, të cilin Ne, ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. E Ne e ngrisim në shkallë më të lartë kë të dojmë. Me të vërtetë, Zoti yt është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.

Këto janë Shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit(si argument)kundër popullit të tij. -Me argumentet e padiskutueshme që i mundësuam Ibrahimit a.s, Ne e lartësuam dhe e bëmë atë triumfues mbi idhujtarët.Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. -Ashtu sikurse ngriti gradën e Ibrahimit në dynja dhe në ahiret, pa dyshim nëpërmjet diturisë, Allahu i Madhëruar i ngre disa njerëz mbi të tjerët, në grada të larta. Në mënyrë të veçantë ngrihen ata dijetarë që e jetësojnë diturinë e tyre dhe ua mësojnë atë të tjerëve. Në varësi të gjendjes dhe sinqeritetit të këtyre dijetarëve, Allahu i bën ata udhëheqës të njerëzve, të cilët i ndjekin dhe i respektojnë veprat e tyre. Njerëzit ndriçohen me dritën e këtyre dijetarëve, përmes errësirës së rrugëtimit. I Madhëruari thotë: “Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta. Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.” [Muxhadele 11].Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. -Allahu ua jep diturinë dhe urtësinë atyre që e meritojnë. Ai e di shumë mirë se cilët janë ata që e meritojnë diturinë e urtësinë.

Al-An'aam 6:83Listen in Qur'an →
84

وَوَهَبْنَا لَهُۥٓ إِسْحَٰقَ وَيَعْقُوبَ ۚ كُلًّا هَدَيْنَا ۚ وَنُوحًا هَدَيْنَا مِن قَبْلُ ۖ وَمِن ذُرِّيَّتِهِۦ دَاوُۥدَ وَسُلَيْمَٰنَ وَأَيُّوبَ وَيُوسُفَ وَمُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ

Na ia dhuruam atij (Ibrahimit) Is’hakun dhe Jakubin. Të dy këta i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë. Dhe Nuhun e patëm udhëzuar më parë në rrugë të drejtë, e nga pasardhësit e tij: Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain, dhe Harunin. Dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit –

Pasi përmendi robin, të dashurin dhe të zgjedhurin e Tij, Ibrahimin a.s, me mirësitë e mëdha që e begatoi atë, si: dituria e madhe, përkushtimi në thirrjen e drejtë dhe durimi në përhapjen e të vërtetës, Allahu i Madhëruar tregon një tjetër mirësi të madhe me të cilën e nderoi të dashurin e Tij - pasardhës të mirë dhe të udhëzuar. Pasardhës të Ibrahimit (a.s)ishin profetët, më të mirët e krijesave. Kjo qe një mirësi e jashtëzakonshme, me të cilën Allahu i Madhëruar e dalloi Ibrahimin (a.s)nga profetët e tjerë.Ne i falëm atij Is’hakun dhe Jakubin... -Jakubi ishte djali i Is’hakut, pra, nipi i Ibrahimit. Është Jakubi ai që u quajt Israil, babai i kombit që Zoti e dalloi mbi popujt e tjerë të asaj kohe....dhe secilin prej tyre e udhëzuam. -Të dy ata, Is’hakun dhe Jakubin, Zoti i udhëzoi në rrugë të drejtë. Edhe Nuhun a.s, Allahu i Madhëruar e pati udhëzuar më parë. Madje, udhëzimi i tij ishte i një lloji të veçantë, që Zoti ua dha vetëm profetëve më të zgjedhur të Tij. Nuhu (a.s)ishte prej ‘ulû el azmi’, ndër më të vendosurit e profetëve.Para tij patëm udhëzuar edhe Nuhun. Edhe nga pasardhësit e tij udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musanë dhe Harunin. -Përemri pronor “e tij”ka mundësi t’i referohet Nuhut a.s, sepse mes të përmendurve është edhe Luti, i cili ishte pasardhës i Nuhut, por nuk mund të thuhet se ishte pasardhës i Ibrahimit pasi Luti ishte djali i vëllait të tij. Gjithashtu, është rregull në gjuhën arabe që një përemër i referohet emrit që është më pranë tij në kontekst. Por ka mundësi që këtu të bëhet fjalë edhe për Ibrahimin, pasi jemi ende në një kontekst lavdërimi për këtë profet. Edhe pse Luti nuk ishte pasardhës prej gjaku i Ibrahimit a.s, ai ishte ndër ata që pasuan në besim Ibrahimin. Madje për Lutin, rëndësia e Ibrahimit si paraardhës në besim do të ishte më e madhe sesa si paraardhës prej gjaku. Kështu, pasardhës të Ibrahimit (a.s)ishin edhe Daudi, Sulejmani i biri i Daudit, Ejubi, Jusufi i biri i Jakubit, Musai dhe Haruni, dy bijtë e Imranit.Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit. -Ashtu sikurse i rregulluam dhe begatuam pasardhësit e Ibrahimit, për shkak se ai e përkreu adhurimin ndaj Zotit të tij dhe bamirësinë ndaj krijesave, po kështu i shpërblejmë të gjithë bamirësit. Në varësi të ihsanit (bamirësisë)të tyre, do të jetë edhe shkalla e famës së mirë ndër njerëz.Profetët e quajtur "ulul azmi" të dalluarit janë vërtet më të përzgjedhurit mes profetëve dhe janë quajtur si të tillë për vetë përpjekjet dhe peshën e tyre të madhe në ftesën e njerëzve në rrugën e Zotit. Kështu Nuhu, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhamedi (a.s) janë më të dalluarit mes gjithë profetëve e lajmëtarëve. Mjafton të stjudosh me kujdes historitë e tyre për të parë përpjekjet e tyre vigane në përhapjen e besimit të pastër në Zotin e lartësuar. Do të shohësh vuajtjet, mundimet dhe peshën e rëndë që u është dashur të përballojnë në davetin e tyre. Ja kështu ndodhi sepse Allahu i lartësuar i dalloi e përzgjodhi ata mbi të gjithë njerëzit. Prandaj ata u quajtën "ulul azmi / më të dalluarit". [Sh.p.]

Al-An'aam 6:84Listen in Qur'an →
85

وَزَكَرِيَّا وَيَحْيَىٰ وَعِيسَىٰ وَإِلْيَاسَ ۖ كُلٌّۭ مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

dhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin – të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë;

Edhe Zekerijan, Jahjanë, Isanë dhe Ilijasin. Të gjithë ishin prej të mirëve(të devotshëm). -Të gjithë këta ishin salihin, domethënë, të mirë në moralin, punët dhe diturinë e tyre. Madje, ata ishin krerët dhe më të dalluarit e të mirëve.

Al-An'aam 6:85Listen in Qur'an →
86

وَإِسْمَٰعِيلَ وَٱلْيَسَعَ وَيُونُسَ وَلُوطًۭا ۚ وَكُلًّۭا فَضَّلْنَا عَلَى ٱلْعَٰلَمِينَ

dhe Ismailin, Eljaásan, Junusin dhe Lutin – të gjithë këta i kemi lavdëruar ng të tjerët;

Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit e tjerë. -Ismaili, i biri i Ibrahimit, është babai i më të mirit të popujve, babai i popullit arab, dhe babai i më të mirit të njerëzve, Muhamedit a.s. Junusi ishte i biri i Metait dhe Luti ishte i biri i Hârânit, vëllait të Ibrahimit. Të gjithë këta profetë dhe të dërguar të Allahut u dalluan mbi të gjithë botën. Katër janë gradat e të mirëve, dhe ato i ka përmendur Allahu i Madhëruar në suren Nisa: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata!” [En-nisa 69] E këta janë profetë, që qëndrojnë në gradën më të lartë si të tillë, aq më tepër që janë ndër më të zgjedhurit e të gjithë profetëve të dërguar nga Allahu i Madhëruar. Nuk ka dyshim se profetët për të cilët Zoti na ka treguar në Librin e Tij janë më të mirë e të dalluar se ata që nuk i ka përmendur.

Al-An'aam 6:86Listen in Qur'an →
87

وَمِنْ ءَابَآئِهِمْ وَذُرِّيَّٰتِهِمْ وَإِخْوَٰنِهِمْ ۖ وَٱجْتَبَيْنَٰهُمْ وَهَدَيْنَٰهُمْ إِلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ

edhe disa nga prindërit e tyre; pasardhësit e tyre dhe vëllezërve të tyre – i kemi zgjedhur ata dhe i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë.

Edhe shumë prej prindërve, pasardhësve dhe vëllezërve të tyre i zgjodhëm dhe i udhëzuam në Rrugën e Drejtë. -Po kështu u veprua edhe me prindërit, pasardhësit dhe vëllezërit e këtyre të zgjedhurve. Zoti i dalloi të gjithë ata, duke u dhuruar mirësi të shumta dhe duke i udhëzuar në rrugën e drejtë.

Al-An'aam 6:87Listen in Qur'an →
88

ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهْدِى بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ ۚ وَلَوْ أَشْرَكُوا۟ لَحَبِطَ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Ky është udhëzimi i Perëndisë, Ai udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë nga robërit e vet. E, sikur t’i bënin shok Atij, do t’ju humbë çdo gjë, nga ajo që kanë punuar.

Ky është Udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. -Ky udhëzim është prej Allahut, i vetmi udhëzim i drejtë që ekziston. Është Ai që udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai dëshiron prej robërve të Vet. Atëherë, vetëm tek Ai kërkojeni udhëzimin, sepse nëse Allahu nuk ju udhëzon në rrugën e drejtë, ju nuk mund të gjeni udhëzues tjetër veç Tij! Ndër ata që Allahu dëshiroi t’i udhëzonte ishin edhe këta që u përmendën më lart.Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre. -Pa dyshim, idhujtaria asgjëson çdo lloj vepre të mirë dhe e bën të padiskutueshme përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit. Kështu, nëse edhe këta të zgjedhur do të ndëshkoheshin në këtë mënyrë, po të bënin idhujtari, atëherë çfarë mendohet se do të ndodhte me të tjerët? Ky është përfundimi i shirkut - shkatërrim e asgjësim i punëve dhe përjetësi në zjarr.

Al-An'aam 6:88Listen in Qur'an →
89

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَٰهُمُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحُكْمَ وَٱلنُّبُوَّةَ ۚ فَإِن يَكْفُرْ بِهَا هَٰٓؤُلَآءِ فَقَدْ وَكَّلْنَا بِهَا قَوْمًۭا لَّيْسُوا۟ بِهَا بِكَٰفِرِينَ

Këta janë ata që u kemi dhënë libër, dijeni të hollë dhe profetni. E, nëse aa (banorët e Mekkes) imohojnë këto, Na do t’ia besojmë një populli tjetër që nuk do t’i mohojë.

Këta janë ata të cilëve Ne u dhamë Librin, urtësinë e Profetësinë. E nëse këta(populli yt)refuzojnë, Ne e kemi siguruar atë me një popull që nuk e refuzon. Këta ishin ata të cilët Allahu i udhëzoi në rrugë të drejtë, prandaj me udhëzimin e tyre udhëhiqu! -Zoti i udhëzoi ata në rrugën e drejtë, prandaj në të njëjtën rrugë vijo edhe ti, o Profet i nderuar! Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s)e zbatoi me përpikmëri këtë detyrë. Ai ndoqi rrugën e tyre, madje duke mbledhur tek vetja çdo cilësi të lartë që gjendej tek ata. Kështu, ai u bë më i madhi i të gjithë profetëve dhe imami i të devotshmëve. Paqja, mëshira, bekimet dhe mirësitë e Allahut qofshin me të dhe me të gjithë të dërguarit e Allahut! Me këtë mënyrë argumentoheshin sahabët, për të thënë se Muhamedi (a.s)ishte më i miri dhe më i zgjedhuri i profetëve.Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë asnjë shpërblim prej jush.” -Thuaju atyre që i kthejnë shpinën ftesës tënde: “Unë nuk po ju kërkoj ndonjë shpërblim për transmetimin e të vërtetës dhe për ftesën që ju bëj. Kështu, ju nuk keni si të thoni se e refuzoni ftesën time sepse jeni rënduar nga kërkesat dhe shpenzimet. Shpërblimi im është veçse nga Allahu i Madhëruar dhe vetëm Atij ia kërkoj dhe e shpresoj."!Ky është veçse një mesazh për mbarë njerëzimin. -Kjo është një këshillë për njerëzimin, që ata të ndërgjegjësohen për çdo gjë të dobishme e të inkurajohen për ta kryer atë, të ndërgjegjësohen për atë që u bën dëm dhe të nxiten për t’iu larguar asaj. Kjo shërben gjithashtu që njerëzit të njohin Zotin e tyre, me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij të mrekullueshme, të kujtojnë e mësojnë se cilat janë virtytet më të larta njerëzore dhe rrugët për t’i arritur ato, si edhe të kuptojnë se cilat janë veset dhe rrugët që të shpien në to. Duke qenë një përkujtim për gjithë botën, ajo është mirësia më e madhe që Zoti ka falur ndonjëherë, mirësi të cilën ata duhet ta pranojnë me përunjësi dhe t’i shprehin mirënjohjen e plotë Atij që ua dhuroi.

Al-An'aam 6:89Listen in Qur'an →
90

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَى ٱللَّهُ ۖ فَبِهُدَىٰهُمُ ٱقْتَدِهْ ۗ قُل لَّآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ أَجْرًا ۖ إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرَىٰ لِلْعَٰلَمِينَ

Këta janë ata (pejgamberët e përmendur), të cilët Perëndia i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe Ti (o Muhammed!) ndiqe rrugën e tyre. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju për Shpaljen e Kur’anit, kurrfarë shpërblimi. Se, ai është vetëm këshillë për gjithë njerëzimin”.

Këta janë ata të cilëve Ne u dhamë Librin, urtësinë e Profetësinë. E nëse këta(populli yt)refuzojnë, Ne e kemi siguruar atë me një popull që nuk e refuzon. Këta ishin ata të cilët Allahu i udhëzoi në rrugë të drejtë, prandaj me udhëzimin e tyre udhëhiqu! -Zoti i udhëzoi ata në rrugën e drejtë, prandaj në të njëjtën rrugë vijo edhe ti, o Profet i nderuar! Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s)e zbatoi me përpikmëri këtë detyrë. Ai ndoqi rrugën e tyre, madje duke mbledhur tek vetja çdo cilësi të lartë që gjendej tek ata. Kështu, ai u bë më i madhi i të gjithë profetëve dhe imami i të devotshmëve. Paqja, mëshira, bekimet dhe mirësitë e Allahut qofshin me të dhe me të gjithë të dërguarit e Allahut! Me këtë mënyrë argumentoheshin sahabët, për të thënë se Muhamedi (a.s)ishte më i miri dhe më i zgjedhuri i profetëve.Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë asnjë shpërblim prej jush.” -Thuaju atyre që i kthejnë shpinën ftesës tënde: “Unë nuk po ju kërkoj ndonjë shpërblim për transmetimin e të vërtetës dhe për ftesën që ju bëj. Kështu, ju nuk keni si të thoni se e refuzoni ftesën time sepse jeni rënduar nga kërkesat dhe shpenzimet. Shpërblimi im është veçse nga Allahu i Madhëruar dhe vetëm Atij ia kërkoj dhe e shpresoj."!Ky është veçse një mesazh për mbarë njerëzimin. -Kjo është një këshillë për njerëzimin, që ata të ndërgjegjësohen për çdo gjë të dobishme e të inkurajohen për ta kryer atë, të ndërgjegjësohen për atë që u bën dëm dhe të nxiten për t’iu larguar asaj. Kjo shërben gjithashtu që njerëzit të njohin Zotin e tyre, me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij të mrekullueshme, të kujtojnë e mësojnë se cilat janë virtytet më të larta njerëzore dhe rrugët për t’i arritur ato, si edhe të kuptojnë se cilat janë veset dhe rrugët që të shpien në to. Duke qenë një përkujtim për gjithë botën, ajo është mirësia më e madhe që Zoti ka falur ndonjëherë, mirësi të cilën ata duhet ta pranojnë me përunjësi dhe t’i shprehin mirënjohjen e plotë Atij që ua dhuroi.

Al-An'aam 6:90Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.