Muslim99Muslim99
← Tafsir library

6. Al-An'aam

The Cattle · Meccan · 165 ayahs

سُورَةُ الأَنۡعَامِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 71–80 of 165

71

قُلْ أَنَدْعُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُنَا وَلَا يَضُرُّنَا وَنُرَدُّ عَلَىٰٓ أَعْقَابِنَا بَعْدَ إِذْ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ كَٱلَّذِى ٱسْتَهْوَتْهُ ٱلشَّيَٰطِينُ فِى ٱلْأَرْضِ حَيْرَانَ لَهُۥٓ أَصْحَٰبٌۭ يَدْعُونَهُۥٓ إِلَى ٱلْهُدَى ٱئْتِنَا ۗ قُلْ إِنَّ هُدَى ٱللَّهِ هُوَ ٱلْهُدَىٰ ۖ وَأُمِرْنَا لِنُسْلِمَ لِرَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Thuaj: “A ta adhurojmë dike tjetër përveç Perëndisë, atë që nuk na sjell dobi as dëm, e të kthehemi kah thëmbrat tona (në humbje), pasi që Perëndia na udhëzoi në rrugë të drejtë? (E, të bëhemi si ai) që e kanë trullosur djajtë në Tokë e ai mbeti i humbur; e të cilin shokët e tij e thirrin në rrugën e drejtë: “Eja tek ne!” (E, ai nuk përgjigjet). Thuaj: “Rruga e Perëndisë – është e vetmja rrugë e drejtë, dhe neve jemi të urdhëruar t’i bindemi Zotit të gjithësisë”.

Thuaj: “A të adhurojmë veç Allahut diçka që nuk na sjell as dobi, as dëm...” -Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij, por edhe besimtarët, që t’u drejtohen dhe t’i këshillojnë idhujtarët për fenë e drejtë, sepse ata adhurojnë dhe u luten zotave të tjerë. Në këto ajete, Allahu i Madhëruar bën një përshkrim të saktë të idhujve që ata adhurojnë. Mjafton që robi të lexojë këtë përshkrim të idhujve, që të ndalet dhe të largohet prej adhurimit të tyre. Çdo i logjikshëm, nëse mendon me kujdes dhe arsyeton për besimin dhe rrugën e idhujtarëve, bindet plotësisht se ajo është një rrugë e sigurt drejt humbjes, para se të mësojë apo vështrojë argumente të tjera për këtë çështje. Kështu, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që, për t’i bërë idhujtarët të mendojnë pak dhe me qetësi, t’u thotë: “A të adhurojmë veç Allahut diçka që nuk na sjell as dobi e as dëm?!” Ky përshkrim është për çdo gjë që adhurohet veç Allahut. Çdo gjë që adhurohet veç Allahut nuk mund të sjellë dëm apo dobi dhe nuk ka mundësi për asgjë. Çdo çështje është vetëm në dorën e Allahut.... dhe të bëjmë prapa, pasi Allahu na udhëzoi?! -A të kthehemi në devijim e humbje, pasi Allahu i Lartësuar na udhëzoi? A të braktisim rrugën e drejtë e të përqafojmë gënjeshtrën? A të largohemi nga rruga që të çon në Xhenetin e mirësive, për të hyrë në rrugën që të çon në ndëshkimin e dhembshëm? Këtë zgjedhje nuk e bën kurrë një njeri i urtë, i mençur e i logjikshëm, që di të dallojë të mirën nga e keqja, të dobishmen nga e dëmshmja. Për atë që bën një përzgjedhje të tillë, Zoti thotë:Atëherë do të bëheshim si ai, të cilin shejtanët e kanë humbur në tokë, duke e lënë të hutuar. -Si ai që shejtanët e devijojnë nga rruga e drejtë e pikësynimi i tij. Kështu, ai mbetet në mes të rrugëve, i çoroditur e i hallakatur.Ai ka shokë, që e thërrasin në rrugë të drejtë: “Eja te ne!” -Ndërsa shejtanët e ftojnë atë në humbje, shokët e mirë e thërrasin në rrugën e drejtë, por ai nuk përgjigjet. Kështu, ai mbetet e sorollatet mes dy ftesave, i çoroditur e në mëdyshje. Kjo, në fakt, është gjendja e të gjithë njerëzve, përveç atyre që Allahu i Urtë dhe Mëshirëplotë i ruan dhe i mbron. Njerëzit tërhiqen njëkohësisht nga dy kahe të kundërta. Nga njëra anë, ata i tërheq Shpallja e Zotit, logjika e drejtë dhe natyra e pastër, me të cilën është pajisur çdo njeri. Nëse shkojnë në këtë drejtim, ata gjejnë udhën e drejtë të Zotit, për t’u ngritur në gradat e larta të ilijin-ëve. Ndërsa nga krahu tjetër, ata i tërheq shejtani, me të gjithë ushtritë e mbështetësit e tij. Këta ftojnë për në humbje, për të rënë në ndëshkimin më të tmerrshëm. Ka njerëz që ndjekin udhën e drejtë në të gjitha çështjet ose në shumicën e tyre, ashtu sikurse ka të tjerë që bëjnë të kundërtën. Por ka edhe të tjerë që tërhiqen njëlloj nga të dyja kahet. Në këtë pikë fillon ndarja mes të lumturve dhe të dëshpëruarve.Thuaj: “I vetmi udhëzim është udhëzimi i Allahut...” -Udhëzimi i drejtë është veçse udhëzimi i Allahut të Madhëruar, që e bëri ligj për njerëzit nëpërmjet profetëve të Tij. Ndërsa çdo rrugë tjetër është veçse shkatërrim, poshtërim e humbje.“...dhe ne jemi urdhëruar që t’i dorëzohemi vetëm Zotit të botëve.”! -Jemi urdhëruar që të …

Al-An'aam 6:71Listen in Qur'an →
72

وَأَنْ أَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَٱتَّقُوهُ ۚ وَهُوَ ٱلَّذِىٓ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ

dhe të falim namazin, dhe t’i ruhemi Atij; Ai është, tek i cili do të tuboheni ju.

Përkryejeni namazin dhe kijeni frikë Allahun! -Jemi urdhëruar që ta falim namazin në formën më të mirë, duke plotësuar të gjitha kushtet dhe synetet e tij. Jemi urdhëruar gjithashtu të jemi të devotshëm ndaj Allahut, duke zbatuar urdhrat e Tij, në shenjë dashurie, madhërimi e përkushtimi ndaj Tij.Allahu është Ai, tek i Cili do të tuboheni. -Tek Allahu do të grumbulloheni të gjithë Ditën e Gjykimit, kur Ai do t’ju shpërblejë sipas punëve tuaja - të mira ose të këqija.

Al-An'aam 6:72Listen in Qur'an →
73

وَهُوَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ ۖ وَيَوْمَ يَقُولُ كُن فَيَكُونُ ۚ قَوْلُهُ ٱلْحَقُّ ۚ وَلَهُ ٱلْمُلْكُ يَوْمَ يُنفَخُ فِى ٱلصُّورِ ۚ عَٰلِمُ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ۚ وَهُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْخَبِيرُ

Dhe Ai është ai, i cili i krijoi qiejt dhe tokën me të rë të vërtetën. Dhe kur Ai thotë: “Bëhu!” ajo bëhet; fjala e Tij është e Vërtetë dhe Atij i përket pushteti i asaj Dite kur fryhet në Sur. Ai e di botën e padukshme dhe të dukshme dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën me një qëllim të madh. -Ky qëllim i lartë ishte urdhërimi i krijesave dhe vendosja e ndalesave për to. Më pas, Allahu do t’i shpërblejë ose ndëshkojë krijesat sipas plotësimit të urdhrave nga ana e tyre.Frikësojuni ditës kur Ai do të thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet! -Fjala e Allahut është e vërtetë dhe askush nuk mund ta bëjë dysh atë. Allahu nuk thotë kurrë diçka pa qëllim.Fjala e Tij është e vërtetë dhe vetëm Atij i takon sundimi ditën kur do t'i fryhet Surit. -Ditën e Gjykimit, vetëm Atij i takon sundimi, edhe pse sundimi i përket vetëm Allahut si në ahiret, ashtu edhe në dynja. Veçohet Dita e Gjykimit, sepse atë ditë zhduket çdo lloj pushteti i krijesave dhe mbetet veçse pushteti i Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit e Nënshtruesit të gjithçkaje.Ai e di edhe të fshehtën edhe të dukshmen dhe Ai është i Urti, që çdo gjë e di me hollësi. -Allahut i përket urtësia absolute, mirësitë e panumërta dhe dituria gjithëpërfshirëse mbi të fshehtat e të dukshmet. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Allahut e nuk ka zot tjetër veç Tij.

Al-An'aam 6:73Listen in Qur'an →
74

۞ وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِيمُ لِأَبِيهِ ءَازَرَ أَتَتَّخِذُ أَصْنَامًا ءَالِهَةً ۖ إِنِّىٓ أَرَىٰكَ وَقَوْمَكَ فِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍۢ

(Kujtoje o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha babës së tij Azerit: “A mos do t’i marrësh statujat për zotra?! Unë po shoh se ti dhe kombi yt jeni në humbje të madhe”.

Kujtoni kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: “Vallë, statujat po adhuron si zota?! -Allahu i Madhëruar na urdhëron që të kujtojmë historinë e Ibrahimit a.s. Këtu përshkruhet vlera e lartë e Ibrahimit, kur ai ftonte popullin e tij në teuhid dhe e ndalonte nga shirk-u. Ibrahimi i thoshte babait të tij, Azerit: “Ti preferon të adhurosh puta e idhuj, që nuk sjellin e as zotërojnë dobi apo dëm?! Ata nuk zotërojnë gjë, për asnjë çështje.”Unë po shoh që ti dhe populli yt jeni në humbje të sigurt.” -Ju jeni në humbje të thellë, sepse adhuroni gjëra që nuk meritojnë asnjë lloj adhurimi dhe keni braktisur adhurimin e Krijuesit tuaj, Furnizuesit, i Cili përkujdeset e rregullon të gjitha çështjet tuaja.

Al-An'aam 6:74Listen in Qur'an →
75

وَكَذَٰلِكَ نُرِىٓ إِبْرَٰهِيمَ مَلَكُوتَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَلِيَكُونَ مِنَ ٱلْمُوقِنِينَ

Dhe Na ia treguam Ibrahimit perandorinë e qiejve dhe të Tokës për t’u bërë nga ata që besojnë vendoshmërisht.

Kështu i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur. -Kështu, duke i dhënë sukses në teuĥîd dhe në thirrjen për teuĥîd, Ne i mundësuam Ibrahimit që të shihte mbretëritë e qiejve dhe të Tokës. Ne i mundësuam të shihte me sytë e vet prova të forta, në mënyrë që ai të ishte absolutisht i sigurt në diturinë e tij. Siguria dhe bindja e plotë varet nga argumentet dhe faktet e vëzhguara. Kështu arrihet dituria e plotë dhe e sigurt në të gjitha çështjet.

Al-An'aam 6:75Listen in Qur'an →
76

فَلَمَّا جَنَّ عَلَيْهِ ٱلَّيْلُ رَءَا كَوْكَبًۭا ۖ قَالَ هَٰذَا رَبِّى ۖ فَلَمَّآ أَفَلَ قَالَ لَآ أُحِبُّ ٱلْءَافِلِينَ

Dhe kur arriti nata, ai vërejti yllin dhe tha: “Ky është Zoti im!” Por, kur perëndoi ai yll, tha: “Nuk i dua ata që perëndojnë”.

Kur atë e mbuloi nata, ai pa një yll dhe tha:....” -Kur ra nata, Ibrahimi (a.s)pa një yll. Mbase këtu është fjala për ndonjë yll më të shndritshëm se të tjerët, meqë është përmendur veçmas të tjerëve. Për këtë arsye, - dhe Allahu është më i ditur - kanë thënë që ai ishte ylli El Zehra.“Ky është Zoti im.”. -Duke folur me logjikën e kundërshtarëve, Ibrahimi (a.s)iu drejtua atyre dhe u tha: “O ju që adhuroni yjet, ejani të shikojmë dhe ta mendojmë mirë këtë çështje! Le të supozojmë se ky yll, që ju adhuroni, është vetë Zoti. Por, vallë, a e meriton ai që ta trajtosh si Zot e Krijues të gjithçkaje? A ka ndonjë provë të konsiderueshme për këtë? Le ta mendojmë mirë këtë çështje, sepse nuk i shkon një të mençuri që të konsiderojë si Zot pasionin e vet, pa patur asnjë fakt apo arsyetim.Por, kur ai u zhduk, tha: “Unë nuk i dua ata që humbin.” -Kur ylli u zhduk, atëherë Ibrahimi a.s, për t’i bërë njerëzit të arsyetonin, tha: “Nuk e dua atë që ikën e zhduket nga adhuruesit e vet. I adhuruari duhet që të kujdeset pandërprerë për adhuruesit të tij, për rregullimin dhe administrimin e të gjitha çështjeve të tyre. Si mund të konsiderohet si Zot dikush a diçka që zhduket për një kohë të gjatë, kohë kur nuk i ndihet aspak përkujdesi? Të tillë nuk meritojnë aspak të adhurohen. Madje, adhurimi i tyre konsiderohet si mendjelehtësia më e madhe.”

Al-An'aam 6:76Listen in Qur'an →
77

فَلَمَّا رَءَا ٱلْقَمَرَ بَازِغًۭا قَالَ هَٰذَا رَبِّى ۖ فَلَمَّآ أَفَلَ قَالَ لَئِن لَّمْ يَهْدِنِى رَبِّى لَأَكُونَنَّ مِنَ ٱلْقَوْمِ ٱلضَّآلِّينَ

E, kur vërejti Hënën duke lindur, tha: “Ky është Zoti im!” E, pasi perëndoi ajo, ai tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon në rrugën e mbarë, me siguri do të bëhem njeri nga të humburit”.

Kur e pa Hënën duke dalë tha: “Ky është Zoti im.” -Kur pa Hënën, që kishte dalë më e ndritshme se yjet, Ibrahimi (a.s)tha: “Ky është Zoti im.” - me të njëjtën strategji si herën e parë.Por, kur ajo perëndoi, tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur.” -Në këtë moment, Ibrahimi (a.s)tregoi me përulje nevojën për Zotin e vërtetë. Ai tha qartë se, nëse Allahu nuk të udhëzon në rrugë të drejtë, askush tjetër nuk mund të të udhëzojë. Nëse vetë Allahu nuk të ndihmon që t’i bindesh Atij, askush tjetër nuk mund të të ndihmojë për ta arritur këtë.

Al-An'aam 6:77Listen in Qur'an →
78

فَلَمَّا رَءَا ٱلشَّمْسَ بَازِغَةًۭ قَالَ هَٰذَا رَبِّى هَٰذَآ أَكْبَرُ ۖ فَلَمَّآ أَفَلَتْ قَالَ يَٰقَوْمِ إِنِّى بَرِىٓءٌۭ مِّمَّا تُشْرِكُونَ

E, kur e vërejti Diellin duke lindur, ai thërriti: “Ky është Zoti im, ky është më i madhi!” – E, pasi perëndoi, ai tha: “O kombi im, unë jam i dëlirë nga ajo që ju i bëni shok Perëndisë!

Kur e pa Diellin duke dalë, tha: “Ky është Zoti im. Ky është më i madh.” -Domethënë, Dielli është më i madh se Hëna dhe se yjet. Por pasi Dielli perëndoi, atëherë u dëshmua qartë e vërteta dhe u shemb e kota.Por kur ai perëndoi, tha: “O populli im, unë distancohem nga idhujtaria juaj.” -Me këto argumente të qarta, të dukshme dhe shumë të kuptueshme, unë distancohem nga idhujtaria dhe ju ftoj të pranoni besimin e drejtë. Çdokush që e shqyrton këtë çështje me seriozitet do të largohej nga e kota, do të distancohej nga çdo adhurim i padrejtë dhe do të përkushtohej në adhurimin e Allahut, të Vetmit që e meriton adhurimin:

Al-An'aam 6:78Listen in Qur'an →
79

إِنِّى وَجَّهْتُ وَجْهِىَ لِلَّذِى فَطَرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ حَنِيفًۭا ۖ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Unë e kthej fytyrën time kah Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qenë besimtarë i vërtetë, dhe unë nuk jam nga ata që i bëjnë shok Perëndisë!”

“Unë i përkushtohem vetëm Atij që krijoi qiejt e Tokën, me besim të drejtë.” -Unë i jam dorëzuar vetëm Allahut, duke u distancuar nga çdo lloj adhurimi tjetër. Ky është kuptimi i fjalës “ĥanîfâ”- me besim të drejtë.“Unë nuk jam prej idhujtarëve.” -Kështu, Ibrahimi (a.s)u distancua nga idhujtaria. Ai u përqendrua në teuĥîd, duke i paraqitur popullit të tij plot fakte për këtë. Ky është shpjegimi i saktë i këtyre ajeteve. Ato ishin fjalët e Ibrahimit drejtuar popullit të tij, për t’i bërë ata të logjikonin. Kuptimi i tyre ishte: “Le të themi sikur ky është Zot, por kjo nuk mund të pranohet, për këtë dhe për atë arsye.” Atëherë, kjo ishte thjesht një mënyrë që Ibrahimi (a.s)zgjodhi për t’u vërtetuar atyre kotësinë e adhurimeve kushtuar idhujve e çdo gjëje tjetër veç Allahut. Për këtë arsye, shpjegimi se këto ajete përshkruajnë disa meditime të Ibrahimit (a.s)kur ishte i vogël, është thjesht i pabazë.

Al-An'aam 6:79Listen in Qur'an →
80

وَحَآجَّهُۥ قَوْمُهُۥ ۚ قَالَ أَتُحَٰٓجُّوٓنِّى فِى ٱللَّهِ وَقَدْ هَدَىٰنِ ۚ وَلَآ أَخَافُ مَا تُشْرِكُونَ بِهِۦٓ إِلَّآ أَن يَشَآءَ رَبِّى شَيْـًۭٔا ۗ وَسِعَ رَبِّى كُلَّ شَىْءٍ عِلْمًا ۗ أَفَلَا تَتَذَكَّرُونَ

Dhe populli i tij polemizoi me te (lidhur për njësimin e Perëndisë). Ai tha: “A mos vallë ju dëshironi të pelemizoni me mua për Perëndinë, e ai më ka udhëzuar në rrugën e drejtë. Unë nuk frikësohem prej putash që veni ju shoq atij. (Unë nuk frikohem prej asgjëje), përveç nëse don Perëndia të më shkaktojë ndonjë katastrofë. Zoti im, me dijeninë e vet e ka përfshirë çdo gjë. A nuk po mendoni?

Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?!” -Çfarë dobie ka polemika e atyre që nuk e kanë të qartë të vërtetën dhe nuk e kanë gjetur udhën e drejtë?! Përkundrazi, vetëm ai që është i udhëzuar nga Allahu, madje i ngritur në gradën e jaķîn-it, duhet t’i ftojë të tjerët tek e vërteta.Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka.” -Idhujt tuaj nuk mund të më dëmtojnë mua apo të më privojnë nga ndonjë mirësi. Këto mund të ndodhin vetëm nëse Allahu i dëshiron të ndodhin.“Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. A nuk mendoni?” -Duke medituar kështu, ndoshta do ta kuptoni dhe besoni se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin.

Al-An'aam 6:80Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.