Muslim99Muslim99
← Tafsir library

6. Al-An'aam

The Cattle · Meccan · 165 ayahs

سُورَةُ الأَنۡعَامِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 41–50 of 165

41

بَلْ إِيَّاهُ تَدْعُونَ فَيَكْشِفُ مَا تَدْعُونَ إِلَيْهِ إِن شَآءَ وَتَنسَوْنَ مَا تُشْرِكُونَ

Jo, jo! Ju do ta thërritni vetëm Ate, Ai do t’ju zbulojë atë për çka e thërritni, nëse Ai do. Dhe ju, atëherë, do t’i harroni ato që ia bëjshit Atij.

Përkundrazi! Vetëm Atij do t’i luteshit dhe, po të donte, Ai do t’jua largonte atë për të cilën i luteni e ju do t’i harronit ata(zota të remë)që ia shoqëronit. -Në kohë vështirësie dhe fatkeqësie, ju nuk u luteni më idhujve tuaj, madje i harroni fare ata, sepse ju e dini shumë mirë që ata idhuj nuk kanë pushtet për t’ju sjellë mirë apo dëm. Gjithashtu, ata nuk kanë në dorë t’ju falin jetë apo të sjellin vdekjen e ringjalljen. Në ato momente, ju, me sinqeritet dhe me përkushtim, do t’i drejtoheni vetëm Allahut, sepse jeni të bindur se Ai ka në dorë pushtetin të dhurojë mirësi apo të godasë me fatkeqësi. Vetëm Allahu i përgjigjet lutjes së atij që është në nevojë të ngutshme. Ju kështu silleni në momente të vështira. Atëherë, pse silleni ndryshe kur jeni duke shijuar mirësinë e dhuruar nga Zoti? Përse shpikni zota të tjerë për të adhuruar? Vallë, mos keni për këtë ndonjë arsyetim logjik apo fakt nga shpalljet e Zotit? A keni ndonjë argument bindës për këtë veprim?! Asnjë argument nuk keni, por ju veç gënjeni dhe shpifni për Allahun.

Al-An'aam 6:41Listen in Qur'an →
42

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَآ إِلَىٰٓ أُمَمٍۢ مِّن قَبْلِكَ فَأَخَذْنَٰهُم بِٱلْبَأْسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ لَعَلَّهُمْ يَتَضَرَّعُونَ

Na, ju kemi dërguar pejgamberë shumë popujve para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësira, për t’u përulur.

Ne kemi çuar të dërguar në shumë popuj para teje. -Allahu i Lartësuar na tregon se ka dërguar profetë e lajmëtarë edhe në popujt e shkuar, të cilët i mohuan dhe i refuzuan me kokëfortësi dhe padrejtësisht shpalljet e Tij. Allahu i Lartësuar thotë më pas:

Al-An'aam 6:42Listen in Qur'an →
43

فَلَوْلَآ إِذْ جَآءَهُم بَأْسُنَا تَضَرَّعُوا۟ وَلَٰكِن قَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Pse nuk u penduan, kur u erdh ndëshkimi Jonë! Por, zemrat e tyre ishin gurë, e djalli ua zbukuronte, ato që bënin ata.

Ne i dënuam ata popuj me skamje e mjerim, që të mësonin të përuleshin. Përse, atëherë nuk mësuan të përuleshin pasi u erdhi dënimi Ynë? -Allahu i Lartësuar i goditi ata me varfëri, sëmundje dhe fatkeqësi në çdo drejtim. Të gjitha këto i bëri për t’i mëshiruar, me qëllimin që ata të nënshtroheshin dhe t’i drejtoheshin me lutje e përgjërim, për të shpëtuar nga ato ndëshkime.Sepse zemrat e tyre ishin të ngurta... -Zemrat e tyre u ngurtësuan dhe kurrë nuk pranuan të nënshtroheshin për të pranuar të vërtetën. Ndërsa nga ana tjetër:...Shejtani ua hijeshoi atë që bënin. -Kështu, ata mendonin se besëtytnitë që kishin ishin feja e vërtetë. Ata kishin gjetur prehje në besimet e kota, ndërkohë që Shejtani luante me mendjen dhe arsyen e tyre.

Al-An'aam 6:43Listen in Qur'an →
44

فَلَمَّا نَسُوا۟ مَا ذُكِّرُوا۟ بِهِۦ فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ أَبْوَٰبَ كُلِّ شَىْءٍ حَتَّىٰٓ إِذَا فَرِحُوا۟ بِمَآ أُوتُوٓا۟ أَخَذْنَٰهُم بَغْتَةًۭ فَإِذَا هُم مُّبْلِسُونَ

Dhe, kur i harruan ata – për ato që u paralajmëruan, Na iu hapëm të gjitha dyert (të gjitha të mirat); e kur u gëzonin me atë që u dhamë, Ne i dënuam ata befasisht dhe atëherë ata humbën çdo shpresë;

Por meqë ata i shpërfillën porositë, Ne ua hapëm të gjitha dyert(e kënaqësive)... -Kur i harruan shpalljet e sjella nga profetët, Allahu i Lartësuar ua hapi atyre portat e kënaqësive të kësaj dynjaje, që ata të zhyteshin edhe më keq në humbje. Kjo qe vetëm njëra nga format e ndëshkimit, sepse Allahu i Madhëruar thotë më pas:...dhe, kur ata po gëzonin për ato që u ishin dhënë, i ndëshkuam në befasi, e ata mbetën të pashpresë. -Këtë radhë, ndëshkimi i la thellësisht të dëshpëruar. Ata i prenë shpresat nga çdo e mirë. Ky qe ndëshkimi më i rëndë e më i dhembshëm, sidomos kur ishin të pavëmendshëm, të qetë e në mes të kënaqësive të tyre. Një ndëshkim që ndërpret kënaqësitë është shumë herë më i dhembshëm dhe dëshpërues.

Al-An'aam 6:44Listen in Qur'an →
45

فَقُطِعَ دَابِرُ ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ۚ وَٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

dhe humbi gjurma e atij kombi zullumqarë. Lavdërimi qoftë i Perëndisë, Zotit të gjithësisë.

Kështu u zhduk mbeturina e fundit e keqbërësve. -Ata i goditi ashpër vala e ndëshkimit dhe nuk patën asnjë mundësi shpëtimi. Këtë e merituan pas shpërfilljes së porosive të Zotit dhe zhytjes së tyre në gjynahe dhe në kënaqësitë e kësaj dynjaje.Të gjitha lavdërimet i qofshin Zotit të botëve! -Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi për gjithçka që ka përcaktuar. Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi që ka vendosur t’i shkatërrojë mohuesit e të vërtetës të sjellë prej Tij. Nëpërmjet këtij ndëshkimi dalin në pah shenjat e Allahut. Kështu, krijesat e kuptojnë dhe binden tërësisht për nderimin që Zoti u bën eulija-ve të Tij dhe për poshtërimin që godet armiqtë e profetëve dhe të shpalljeve të Tij. Në këtë mënyrë dëshmohet edhe vërtetësia e shpalljeve që sollën profetët dhe besnikëria e këtyre të fundit.

Al-An'aam 6:45Listen in Qur'an →
46

قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِنْ أَخَذَ ٱللَّهُ سَمْعَكُمْ وَأَبْصَٰرَكُمْ وَخَتَمَ عَلَىٰ قُلُوبِكُم مَّنْ إِلَٰهٌ غَيْرُ ٱللَّهِ يَأْتِيكُم بِهِ ۗ ٱنظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ ٱلْءَايَٰتِ ثُمَّ هُمْ يَصْدِفُونَ

Thuaj: “Çka mendoni sikur t’jua merrte Perëndia të dëgjuarit dhe të pamit dhe t’ua vuloste zemrat tuaja; cili zot, përveç Perëndisë do t’ua kthente ato?” Shih si ua shpjegojmë Na dokumentet, e ata përsëri e kthejnë kryet.

Allahu i Madhëruar na tregon se, ashtu sikurse është i vetmi që krijoi krijesat dhe i vetmi që përkujdeset për to, po ashtu është i vetmi që meriton adhurimin nga krijesat. Për këtë arsye, i Lartësuari na nxit që të mendojmë thellë:Thuaj: “Mendoni sikur Allahu t'jua merrte të dëgjuarit e shikimin dhe t'jua mbyllte zemrat, atëherë cili zot tjetër, veç Allahut, do t’jua jepte ato?” -Nëse Allahu, si i vetmi që ka në dorë gjithçka që ka krijuar, ju lë pa dëgjim, pa shikim dhe pa logjikë, atëherë kush tjetër do t’jua sjellë ato? E nëse nuk keni ndonjë që mund t’jua sjellë, atëherë përse adhuroni të tjerë bashkë me Allahun?! Mënyra e argumentimit është shumë e qartë. Nëse e pranoni Allahun si të vetmin që krijon dhe përkujdeset për krijesat, si të vetmin që ka në dorë gjithçka, pse nuk e pranoni si të vetmin të Adhuruar, të Cilit duhet t’i përkushtoheni me adhurime dhe me lutje? Ky është argument që përforcon teuhidin dhe hedh poshtë idhujtarinë. Më pas, i Lartësuari thotë:Shih se si ua sqarojmë Ne Shenjat, por sërish ata nuk ua vënë veshin. -Allahu i Lartësuar e ka qartësuar të vërtetën me mënyra të shumta, që të dalë në shesh edhe rruga e kriminelëve dhe të padrejtëve. Por edhe pas një qartësimi të tillë, me çdo rrugë dhe mënyrë, ata përsëri i kthejnë shpinën të vërtetës.

Al-An'aam 6:46Listen in Qur'an →
47

قُلْ أَرَءَيْتَكُمْ إِنْ أَتَىٰكُمْ عَذَابُ ٱللَّهِ بَغْتَةً أَوْ جَهْرَةً هَلْ يُهْلَكُ إِلَّا ٱلْقَوْمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Thuaj: “Më thuani ju, nëe ju vjen dënimi i Perëndisë papritmas ose sheshazi, a do të zhdukej kush përveç popullit zullumqar?”

Thuaj: “Mendoni sikur dënimi i Allahut t'ju vinte befas ose hapur, vallë, a do të shkatërrohej tjetërkush, veç njerëzve të padrejtë?” -Nëse ju vjen ndëshkimi i Zotit befas ose pas shumë paralajmërimesh, që ju tashmë i keni marrë, atëherë a do të shkatërrohet tjetërkush, veç zullumqarëve?! Ata që kërcënohen më shumë nga ndëshkimi janë pikërisht të padrejtët. Madje, ata janë shkaktarë të afrimit dhe zbritjes së ndëshkimit. Për këtë arsye, kujdesuni që të mos vazhdoni padrejtësitë dhe distancohuni prej tyre, sepse këtu bëhet fjalë jo thjesht për një ndëshkim në këtë jetë, por për ndëshkim të përjetshëm dhe dëshpërim pa fund.

Al-An'aam 6:47Listen in Qur'an →
48

وَمَا نُرْسِلُ ٱلْمُرْسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ ۖ فَمَنْ ءَامَنَ وَأَصْلَحَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Na ua dërguam pejgamberët vetëm si sihariques dhe qortues. Pra kushdo që beson dhe bën mirë, mos të frikësohen e as nuk do të pikëllohen.

Ne i kemi sjellë të dërguarit veçse si përgëzues dhe qortues. -Allahu i Madhëruar tregon këtu funksionin kryesor që kanë patur profetët. Ata u dërguan që të përgëzonin e paralajmëronin njerëzit. Që përgëzimi të jetë i plotë, ashtu sikurse është detyrë për profetët, duhet që të sqarohen disa gjëra, si më poshtë:- Së pari, cilët janë ata që e meritojnë përgëzimin dhe premtimin për shpërblim?- Së dyti, cilat janë veprat nëpërmjet të cilave fitohet përgëzimi?- Së treti, cilat janë janë mirësitë me të cilat përgëzohen? Po kështu, edhe për paralajmërimin për ndëshkim duhet të sqarohen disa gjëra, si:- Cilët janë ata që e meritojnë dhe cilët janë të rrezikuar prej tij.- Cili është ndëshkimi që i pret të kërcënuarit.- Cilat janë veprat që e shfaqin njeriun ndaj rrezikut të paralajmëruar.Në lidhje me mënyrën si i trajtojnë përgëzimet dhe paralajmërimet, njerëzit ndahen në dy grupe:Ata që besojnë dhe i përmirësojnë veprat e tyre, nuk kanë për të pasur frikë e as brenga. -Ata që besojnë Allahun, melekët, librat e shpallur, profetët, Ditën e Gjykimit e gjithçka që duhet besuar, të cilët, gjithashtu, përmirësojnë vazhdimisht imanin, veprat dhe nijetin e tyre. Të tillët nuk kanë frikë për atë që i pret në të ardhmen dhe nuk brengosen për çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

Al-An'aam 6:48Listen in Qur'an →
49

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا يَمَسُّهُمُ ٱلْعَذَابُ بِمَا كَانُوا۟ يَفْسُقُونَ

Për ata që përgënjeshtrojnë dokumentet Tona, ata do t’i godet dënimi për mëkatet e bëra.

Kurse ata që i mohojnë Shenjat Tona do t’i përfshijë dënimi, sepse ata kaluan kufijtë. -Ata do të vuajnë ndëshkimin, për shkak të daljes së tyre nga kufijtë e Zotit dhe për shkak të mospërfilljes së përgëzimeve e paralajmërimeve të profetëve.

Al-An'aam 6:49Listen in Qur'an →
50

قُل لَّآ أَقُولُ لَكُمْ عِندِى خَزَآئِنُ ٱللَّهِ وَلَآ أَعْلَمُ ٱلْغَيْبَ وَلَآ أَقُولُ لَكُمْ إِنِّى مَلَكٌ ۖ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَىَّ ۚ قُلْ هَلْ يَسْتَوِى ٱلْأَعْمَىٰ وَٱلْبَصِيرُ ۚ أَفَلَا تَتَفَكَّرُونَ

Thuaj: “Unë nuk do t’ju them – se i kam depot e Perëndisë, se i di sekretet, as nuk them se jam ëngjëll, - Unë ndjekë vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i vërbëri me atë që sheh? A s’po mendoni?”

Allahu i Madhëruar e mëson Profetin e Tij se çfarë t’u thoshte atyre që e refuzonin si profet. Ata i kërkonin shenja e mrekulli sipas tekave të tyre, madje thoshin se ai i ftonte që të adhuronin atë si Zot, së bashku me Allahun. Kështu, Allahu i Madhëruar thotë:Thuaju: “Unë nuk ju them se kam në zotërim Thesaret e Allahut, as nuk mëtoj se i di fshehtësitë...” -Kuptimi: Unë jam thjesht një njeri i dërguar nga Zoti dhe nuk kam pretenduar ndonjëherë se zotëroj çelësat e depove dhe të mëshirës së Zotit. As nuk pretendoj se di të fshehtën. Të gjitha këto janë vetëm në dorën e Zotit. Nëse Ai dëshiron që të hapë rrugën e mëshirës për njerëzit, askush nuk mund ta pengojë apo ta mbyllë atë rrugë, e nëse Ai dëshiron t’i ndalojë të mirat, askush nuk mund t’i ofrojë ato. Allahu është njohësi i të shfaqurës dhe i të fshehtës. Ai ka shfaqur pjesë të së fshehtës vetëm për ata që Ai i ka zgjedhur si profetë dhe me të cilët është i kënaqur.... e as nuk ju them se jam melek. -Nuk jam melek, që të kem fuqi të madhe, aq sa të bëj ato që dua me forcën time. Unë nuk pretendoj ndonjë gradë sipër asaj që më ka vendosur Zoti im.Unë ndjek vetëm atë që më shpallet. -Ky është edhe qëllimi im më i lartë. Unë nuk jam gjë tjetër, veçse pasues besnik i asaj që më shpallet nga Zoti im. Unë e zbatoj vetë këtë Shpallje dhe ftoj të tjerët që të jetojnë sipas saj. Atëherë, nëse kjo është grada ime dhe ky është realiteti im, çfarë kërkojnë ata që flasin për mua? Përse më atribuojnë gjëra që unë kurrë nuk i pretendoj? Si mund të më gjykojnë për diçka që nuk e pretendoj? A nuk duhet të gjykohet njeriu veçse për atë që beson dhe vepron? Përse, kur unë ju ftoj të besoni dhe të jetoni sipas asaj që më shpallet, ju më akuzoni se po ju ftoj që të më nënshtroheni dhe të më adhuroni mua? Përse më akuzoni që pretendoj se jam më lart se grada që më ka vendosur Zoti im? A nuk është kjo një sjellje arrogante nga ana juaj, si edhe përpjekje për të justifikuar mosbesimin tuaj? Për të qartësuar dallimin mes atyre që pasojnë Shpalljen e Zotit dhe atyre që nuk veprojnë kështu, thuaju:Thuaju: “A është njëlloj i verbri me atë që sheh? A nuk mendoni?” -Mendohuni pak rreth kësaj, për t’i vlerësuar gjërat ashtu siç janë dhe zgjidhni për veten tuaj atë që e gjykoni si më të drejtë për t’u pasuar! Nëse meditoni thellë, do ta shikoni qartë të vërtetën.

Al-An'aam 6:50Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.