Muslim99Muslim99
← Tafsir library

6. Al-An'aam

The Cattle · Meccan · 165 ayahs

سُورَةُ الأَنۡعَامِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 31–40 of 165

31

قَدْ خَسِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِلِقَآءِ ٱللَّهِ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَتْهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغْتَةًۭ قَالُوا۟ يَٰحَسْرَتَنَا عَلَىٰ مَا فَرَّطْنَا فِيهَا وَهُمْ يَحْمِلُونَ أَوْزَارَهُمْ عَلَىٰ ظُهُورِهِمْ ۚ أَلَا سَآءَ مَا يَزِرُونَ

Gjithsesi, ata e kanë dëmtuar veten, që e kanë përgënjeshtruar takimin me Perëndinë; e kur befas t’u arrijë Dita e Kijametit, do të thonë: “Të mjerët ne çka kemi humbur në jetën e Tokës!” dhe do t’i bartin mëkatet e veta në shpinën e tyre. E, sa e shëmtuar është ajo barrë!

Të humbur janë, vërtet, ata që e mohojnë takimin me Allahun. -Kanë humbur, janë dëshpëruar dhe janë privuar nga çdo mirësi ata që mohojnë takimin me Allahun. Ata vajtën në këtë përfundim, pra, në mohimin e ringjalljes dhe të takimit me Allahun, sepse patën guximin dhe paturpësinë të zhyteshin në ato gjynahe që janë shkatërruese të imanit.Kur Ora(e Kijametit)t’u vijë befas, ata do të thonë: “Ah, të mjerët ne, për ato që i shpërfillëm!” -Dita e Gjykimit do t’i gjejë ata në gjendjen më të shëmtuar. Atë ditë, ata do të shfaqin dëshpërimin dhe pendimin për krimet e tyre, duke thënë: “Të mjerët ne, për atë që neglizhuam!” Porse tashmë ka përfunduar koha kur mund të pendohen. Ata do të jenë të ngarkuar me peshën e gjynaheve të tyre, siç thotë i Madhëruari:Dhe në shpinë do të bartin gjynahet e veta. Sa e shëmtuar është ajo barrë që do të bartin!” -Pesha e rëndë e veprave dhe e mosbesimit të tyre i rëndon dhe nuk i lë të lëvizin. Ata do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit, duke merituar zemërimin e Krenarit të Madhërishëm.

Al-An'aam 6:31Listen in Qur'an →
32

وَمَا ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَآ إِلَّا لَعِبٌۭ وَلَهْوٌۭ ۖ وَلَلدَّارُ ٱلْءَاخِرَةُ خَيْرٌۭ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَ ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

Jeta e kësaj bote është vetëm lojë e argëtim, kurse, bota tjetër, është e vërtetë, më e mirë për ata që i druajnë Perëndisë. A nuk po mendoni?

Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër veçse lojë e dëfrim. Nuk ka dyshim se Bota Tjetër është më e mira për të devotshmit. A nuk logjikoni? -Kjo është pamja reale e dynjasë dhe e ahiretit. Dynjaja është lojë dhe argëtim: lojë për trupin dhe dëfrim për zemrën. Kur zemra dëfren me kënaqësitë e dynjasë, shpirti lidhet fort pas tyre. Megjithatë, kësaj zemre nuk i ndahen trishtimet dhe brengat. Angazhimi me argëtimet e kësaj dynjaje janë si një lojë fëmijësh. Ndërsa ahireti është më i mirë për ata që janë të devotshëm, për shkak të mirësive dhe vazhdimësisë së tyre në të. Të devotshmit do të gjejnë atje çdo gjë që ua dëshiron shpirti dhe që u kënaq syrin. Atje rehatohen zemrat dhe shpirtrat, duke përjetuar çdo gjë që sjell gëzim dhe lumturi. Ky vend i lumturisë së përjetshme nuk mund të arrihet nga kushdo. Ai është posaçëruar vetëm për të devotshmit, që kanë si cilësi kryerjen e urdhrave të Zotit dhe largimin nga ndalesat e Tij. Kjo Shpallje e Zotit duhet t’ju bëjë që të mendoni. I Madhëruari thotë: “A nuk logjikoni?” Pra, a nuk keni logjikë, që të gjykoni se cilit vend duhet t’i jepni përparësi dhe të punoni për ta arritur?!

Al-An'aam 6:32Listen in Qur'an →
33

قَدْ نَعْلَمُ إِنَّهُۥ لَيَحْزُنُكَ ٱلَّذِى يَقُولُونَ ۖ فَإِنَّهُمْ لَا يُكَذِّبُونَكَ وَلَٰكِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ يَجْحَدُونَ

Na e dijmë, se ty, me siguri, të zemëron ajo që thonë ata. Ata, me të vërtetë nuk të fajësojnë ty se je gënjeshtar, por zullumqarët mohojnë argumentet e Perëndisë.

Ne e dimë se ty të brengos ajo që ata thonë. -Kuptimi: Allahu i Madhëruar i di shumë mirë fjalët që mohuesit thonë dhe për mohimin e tyre. Por Ai të urdhëron që të tregosh durim ndaj fyerjeve dhe mosbesimit të tyre. Mos mendo se jobesimtarët dyshojnë në besnikërinë dhe profetësinë tënde.Ata, në të vërtetë, nuk të mohojnë ty... -Ata nuk e mohojnë vërtetësinë tënde si profet i Zotit, sepse ata e dinë shumë mirë sinqeritetin, pastërtinë dhe dëlirësinë tënde. Ata e njohin mirë të kaluarën tënde dhe po ata të quanin Emin(Besniku) para Shpalljes....por ata keqbërës mohojnë me forcë Argumentet e Allahut. -Ata thjesht duan që, padrejtësisht, të mohojnë Shpalljen e Zotit, që t’u dhurua ty. Por ti vazhdo me durim në përcjelljen e Shpalljes dhe kujto gjithmonë se:

Al-An'aam 6:33Listen in Qur'an →
34

وَلَقَدْ كُذِّبَتْ رُسُلٌۭ مِّن قَبْلِكَ فَصَبَرُوا۟ عَلَىٰ مَا كُذِّبُوا۟ وَأُوذُوا۟ حَتَّىٰٓ أَتَىٰهُمْ نَصْرُنَا ۚ وَلَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَٰتِ ٱللَّهِ ۚ وَلَقَدْ جَآءَكَ مِن نَّبَإِى۟ ٱلْمُرْسَلِينَ

Edhe para teje (o Muhammed!), shumë pejgamberë janë përgënjeshtruar, por ata kanë duruar për atë që janë konsideruar. Dhe kanë vuajtur derisa nuk ka ardhur ndihma Jonë, - e askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Perëndisë, - dhe, padyshim, te ti kanë arritur disa lajme për pejgamberë.

Edhe para teje janë mohuar shumë të dërguar, por ata duruan mohimin dhe mundimet, derisa u erdhi ndihma Jonë. Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Allahut. -Duro edhe ti sikurse edhe ata, që, ashtu si ata, të lartësohesh dhe të fitosh mirësi të mëdha te Zoti yt!Tashmë, ty të kanë ardhur disa nga ngjarjet e të dërguarve. -Me rrëfimin e këtyre ngjarjeve, le të forcohet dhe qetësohet zemra jote, me ndihmën e Zotit dhe suksesin e premtuar prej Tij.

Al-An'aam 6:34Listen in Qur'an →
35

وَإِن كَانَ كَبُرَ عَلَيْكَ إِعْرَاضُهُمْ فَإِنِ ٱسْتَطَعْتَ أَن تَبْتَغِىَ نَفَقًۭا فِى ٱلْأَرْضِ أَوْ سُلَّمًۭا فِى ٱلسَّمَآءِ فَتَأْتِيَهُم بِـَٔايَةٍۢ ۚ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَمَعَهُمْ عَلَى ٱلْهُدَىٰ ۚ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْجَٰهِلِينَ

Nëse ty të vie rëndë kthimi i tyre (prej teje), e nëse mund të kërkosh zgavër në tokë ose shkallë në qiell, e t’u sjellësh një mrekulli (bëne këtë)! Sikur Perëndia të donte, do t’i kishte tubuar ata në rrugë të mbarë; mos u bënë nga ata që nuk e dinë këtë!

Nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe... -Profeti (a.s)ishte shumë i përkushtuar në ftesën e njerëzve për ta adhuruar Allahun. Ai e dëshironte me ngulm udhëzimin e tyre. Kur ata refuzonin, ai ndihej keq dhe ngushtohej në shpirt. Por Allahu i Madhëruar i kujton Profetit të Tij diçka shumë të rëndësishme për ta zbutur shqetësimin e tij. Ai i thotë: Nuk është brenda mundësive të tua, që ti të udhëzosh ata që Zoti nuk dëshiroi t’i udhëzojë:...kërkoje atëherë, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose shkallë në qiell e t’u sjellësh atyre ndonjë argument. -Edhe sikur ta bëjë diçka të tillë, atyre nuk do t’u vlente fare. Kjo duhet ta presë shpresën se ata kryeneçë mund të udhëzohen në rrugën e drejtë. I vetmi që ka në dorë udhëzimin e tyre është Allahu i Madhëruar, i Cili është i Gjithëditur, i Drejtë dhe i Urtë. Ai thotë:Po të kishte dashur Allahu, do t’i kishte bashkuar në rrugë të drejtë. Prandaj, mos u bëj si injorantët! -Urtësia e Tij vendosi që ata të mbesin në humbje, prandaj mos u bëj si injorantët, të cilët nuk e njohin realitetin e gjërave dhe nuk i trajtojnë ato ashtu si duhet.

Al-An'aam 6:35Listen in Qur'an →
36

۞ إِنَّمَا يَسْتَجِيبُ ٱلَّذِينَ يَسْمَعُونَ ۘ وَٱلْمَوْتَىٰ يَبْعَثُهُمُ ٱللَّهُ ثُمَّ إِلَيْهِ يُرْجَعُونَ

Do të gjegjen vetëm ata që dëgjojnë (të kuptueshmit). Të vdekurit do t’i ngjallë Perëndia; pastaj, ata, do të kthehen tek Ai.

Vetëm ata që dëgjojnë i përgjigjen ftesës. -Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij, duke i thënë: Ata të cilët i përgjigjen ftesës tënde dhe zbatojnë Shpalljen që të është dhënë ty, janë ata që të dëgjojnë dhe që ky dëgjim ka ndikim tek ata. Ata që dëgjojnë me zemrat e tyre, ata janë të mençurit, të urtët, të cilët qëndrojnë brenda kufijve të Zotit, të përshkruar qartësisht nga profetët. Dëgjimi për të cilin flitet këtu është dëgjimi me zemër, që i sjell dobi njeriut, sepse thjesht me veshë dëgjojnë të gjithë, të mirët dhe të këqinjtë. Të gjithë të përgjegjshmit ligjërisht nuk kanë asnjë arsyetim para Zotit pasi dëgjojnë Shpalljen e Tij. Nëse nuk e pranojnë dhe nuk i nënshtrohen asaj, ata nuk do të kenë justifikim para Zotit në Ditën e Gjykimit.Allahu do t’i ringjallë të vdekurit dhe të gjithë do të kthehen tek Ai. -Nëse kuptimin e pjesës së mësipërme e shohim të lidhur me këtë fragment, kuptimi i saj do të ishte: Ata që i përgjigjen ftesës tënde kanë zemër të gjallë. Ndërsa ata që i kanë zemrat e vdekura nuk e kuptojnë ftesën e lumturisë dhe nuk e dallojnë dot atë që i shpëton nga e keqja. Prandaj ata nuk i përgjigjen ftesës tënde dhe nuk binden. Megjithatë, vendtakimi me ta do të jetë Ditën e Kijametit, kur Allahu t’i ringjallë dhe të gjithë të kthehen tek Ai. Nëse ajeti merret më vete, atëherë e shohim si një pohim për vërtetësinë e Ditës së Gjykimit. Allahu i Madhëruar do t’i ringjallë të vdekurit në Ditën e Gjykimit, kur edhe do t’i shpërblejë për ato që kanë punuar. Atëherë, ajeti është një thirrje për t’iu përgjigjur Allahut dhe Profetit të Tij, si dhe një kërcënim për ata që nuk e bëjnë diçka të tillë. Duke treguar armiqësinë dhe kokëfortësinë e tyre, mohuesit e profetëve thonë:

Al-An'aam 6:36Listen in Qur'an →
37

وَقَالُوا۟ لَوْلَا نُزِّلَ عَلَيْهِ ءَايَةٌۭ مِّن رَّبِّهِۦ ۚ قُلْ إِنَّ ٱللَّهَ قَادِرٌ عَلَىٰٓ أَن يُنَزِّلَ ءَايَةًۭ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Ata thonë: “Ah! Pse nuk ia zbriti atij ndonjë mrekulli, Zoti i tij?” Thuaj: “Perëndia është i fuqishëm të dërgojë mrekulli, por shumica e tyre nuk e di (Fuqinë e Perëndisë)”.

Ata thonë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” -Për qëllim janë ato mrekulli të kërkuara nga ata, me mendjet dhe dëshirat e tyre të prishura, sikurse ka shpjeguar i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata thanë: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej tokës; Ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes e tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj; Ose, ashtu sikurse mëton ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa-copa; ose derisa të na sjellësh Allahun dhe melekët pranë nesh (t’i shohim haptazi); Ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë.” Thuaj: “I madhëruar qoftë Allahu!” A mos jam unë tjetër, përveçse një njeri profet?” [Isra 90 - 93]. Allahu na urdhëron që këtyre t’u thuhet:Thuaju: “S’ka dyshim se Allahu ka fuqi të zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë këtë.” -Për Allahun nuk është e pamundur të sjellë gjithçka që ju kërkoni si mrekulli, madje më shumë se aq. Çdo gjë i është nënshtruar krenarisë dhe madhështisë së Allahut. Shumica e njerëzve, që nuk e dinë, kërkojnë shenja, por kjo është në dëmin e tyre. Është në dëmin e tyre, sepse nëse u vijnë ato shenja dhe nuk nënshtrohen, ashtu sikurse ndodh zakonisht, ata do të shfaroseshin me një ndëshkim të ashpër që në këtë jetë. Ky është ligji i Allahut, që nuk pranon ndryshime. Nëse ata kërkonin mrekulli për gjetjen e rrugës së drejtë dhe për pasimin e saj, Muhamedi (a.s)solli shumë mrekulli, që ishin të mjaftueshme për diçka të tillë. Allahu i Madhëruar e pajisi atë me çdo mrekulli dhe argument, që do dëshmonin qartë se Shpallja që solli ishte e vërtetë. Madje, çdo njeri e ka mundësinë që, nëpërmjet kësaj Shpalljeje, të gjejë shumë fakte e argumente, logjike dhe fetare, për çdo fushë dhe çështje të tij, duke mos lënë asnjë fije dyshimi a paqartësie. I lartësuar dhe pa të meta është Allahu, Ai që e dërgoi Profetin e Tij me udhëzim të qartë dhe fe të vërtetë, duke e mbështetur me argumente dhe shenja, që çdokush të jetojë dhe të vdesë i kthjellët për atë që vepron dhe beson, i vetëdijshëm për zgjedhjen që bën. Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka.

Al-An'aam 6:37Listen in Qur'an →
38

وَمَا مِن دَآبَّةٍۢ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا طَٰٓئِرٍۢ يَطِيرُ بِجَنَاحَيْهِ إِلَّآ أُمَمٌ أَمْثَالُكُم ۚ مَّا فَرَّطْنَا فِى ٱلْكِتَٰبِ مِن شَىْءٍۢ ۚ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّهِمْ يُحْشَرُونَ

S’ka asnjë kafshë në Tokë e të gjitha shpendët që fluturojnë me krahët e tyre, që të mos jenë në një grup të ngjashëm me ju (në krijim dhe ekzistim). Ne nuk kemi harruar asgjë në Libër (Levhi Mahfudhin)”. Pastaj do të tubohen te Zoti i tyre.

Të gjitha kafshët në Tokë dhe të gjithë shpendët, që fluturojnë me dy krahë, të gjithë janë të ndarë në bashkësi, ashtu sikurse edhe ju. -Të gjitha gjallesat e tokës, ajrit dhe ujit, si bagëtitë, egërsirat, zogjtë etj., të gjitha janë të ndara në bashkësi, ashtu sikurse ju. Allahu i krijoi ata, sikurse ju krijoi edhe ju. Është Ai që i furnizon ata, ashtu sikurse ju furnizon ju. Mbi ta zbatohet vullneti dhe dëshira e Zotit, ashtu sikurse zbatohet mbi ju.Asgjë nuk kemi lënë pa përmendur në Libër. -Kuptimi: Asgjë nuk kemi lënë pa përmendur në Leuhi Mahfudh. Çdo gjë, pa përjashtim, e madhe apo e vogël, është shënuar në Leuhi Mahfudh, ashtu sikurse ndodh në realitet. Ajeti tregon se shkrimi i parë në Leuhi Mahfudh përmban gjithçka që ekziston. Shkrimi është njëri nga katër nivelet, mbi të cilat ndërtohet kada-ja dhe kader-i:1.Dituria e Allahut mbi gjithçka.2.Shkrimi i Tij, që përfshin gjithçka që ekziston.3.Dëshira dhe vullneti i Allahut, që ekzekutohet mbi gjithçka.4.Krijimi i Tij i të gjitha krijesave, madje edhe i vetë veprave të robërve .Por ka shumë mundësi që me fjalën “Libër” në ajet të jetë për qëllim Kur’ani. Në këtë rast, kuptimi do të ishte i ngjashëm me thënien e Allahut të Lartësuar: “Ne ta shpallëm ty Librin si sqarim për çdo gjë, si udhëzim e mëshirë dhe si përgëzim për myslimanët.” [Nahl 89].Në fund, te Zoti i tyre do të tubohen të gjithë. -Të gjithë popujt do të dalin para Zotit në Ditën e Gjykimit, në një tubim aq të madh e të frikshëm. Ai do t’i shpërblejë të gjithë me drejtësinë e bamirësinë e Tij. Allahu do të japë gjykimin e Tij, për të cilin do ta lavdërojnë të parët dhe të fundit, banorët e Tokës dhe të qiellit.

Al-An'aam 6:38Listen in Qur'an →
39

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا صُمٌّۭ وَبُكْمٌۭ فِى ٱلظُّلُمَٰتِ ۗ مَن يَشَإِ ٱللَّهُ يُضْلِلْهُ وَمَن يَشَأْ يَجْعَلْهُ عَلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ

Ata që i përgënjeshtrojnë dokumentet Tona janë shurdhë e memecë, janë në errësirë. Perëndia kë të do e shpie të gabojë, ndërsa kë të do e udhëzon në rrugë të drejtë.

Ata që mohojnë shpalljet Tona janë shurdhë e memecë, të përhumbur në errësira. -Ky ajet flet për gjendjen e mohuesve të shpalljeve të Zotit dhe mohuesve të profetëve të Tij. Ata ia kanë mbyllur vetes portën e udhëzimit dhe kanë hapur portën e shkatërrimit. Ata janë të shurdhër, që nuk e dëgjojnë të vërtetën. Ata janë memecë, që kurrë nuk flasin të vërtetën, por gjithmonë flasin dhe mbështesin të kotën. Ata enden mes errësirave. Ata janë të zhytur në terrin e injorancës, kufrit, padrejtësive, poshtërsive dhe mosbindjes ndaj Zotit. Kjo është humbja që Allahu, me drejtësinë e Tij, u shkakton atyre që e meritojnë. I Lartësuari thotë më pas:Allahu e lë në humbje atë që Ai dëshiron dhe vë në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron. -Allahu është i vetmi që ka në dorë si udhëzimin në rrugën e drejtë dhe mundësinë për të jetuar sipas tij, ashtu edhe lënien në humbje. Të dyja këto, si udhëzimi, ashtu edhe lënia në humbje, bëhen në bazë të bamirësisë drejtësisë dhe urtësisë së Allahut.

Al-An'aam 6:39Listen in Qur'an →
40

قُلْ أَرَءَيْتَكُمْ إِنْ أَتَىٰكُمْ عَذَابُ ٱللَّهِ أَوْ أَتَتْكُمُ ٱلسَّاعَةُ أَغَيْرَ ٱللَّهِ تَدْعُونَ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Thuaj: “Çka mendoni nëse ju vie dënimi i Perëndisë apo ju godet Dita e Kijametit, a do ta thërrisni dikë tjetër pos Perëndisë, nëse e flitni të vërtetë?”

Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u drejtohet idhujtarëve, të cilët barazonin idhujt e tyre me Allahun, duke i adhuruar ata me përkushtim, e t’u thotë:Thuaju: “Nëse ju vjen dënimi i Allahut ose ju vjen Ora(e Kijametit), vallë, a do të thërrisnit për ndihmë dikë tjetër veç Allahut? Përgjigjuni, nëse jeni të sinqertë!” -Kur t’ju godasin këto vështirësi të tmerrshme, kur çdokush do të kërkojë ndihmë për t’i larguar, vallë, a do t’u drejtoheni idhujve tuaj apo do t’i drejtoheni Mbretëruesit të vërtetë, Allahut të Madhërishëm?

Al-An'aam 6:40Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.