Muslim99Muslim99
← Tafsir library

6. Al-An'aam

The Cattle · Meccan · 165 ayahs

سُورَةُ الأَنۡعَامِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 21–30 of 165

21

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓ ۗ إِنَّهُۥ لَا يُفْلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Kush është më zullumqarë se ai që trillon për Perëndinë ose i përgënjeshtron dokumentat e Tij? Vërtetë, përgënjeshtarët nuk do të shpëtojnë.

Kush është më mizor se sa ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut apo që i mohon shpalljet e Tij? Keqbërësit kurrë nuk gjejnë shpëtim. -Nuk ka zullumqar më të madh se ai që ka qoftë edhe një cilësi të vetme nga këto të dyja të përmendura më lart. Atëherë, ç’mendon për atë që i ka të dyja? Si do të jetë gjendja e atij që shpif për Allahun dhe, veç kësaj, i konsideron gënjeshtra shpalljet e Tij, të cilat ai ua ka zbuluar profetëve? Pa dyshim që ky është njeriu më i padrejtë, më krimineli dhe, si i tillë, ai kurrë nuk shpëton. Kështu konsiderohet çdokush që pretendon se Allahu ka ortakë, të cilët meritojnë adhurimin ashtu si Ai apo që Ai ka ndihmës e partner. Kështu konsiderohet çdokush që pretendon se duhet adhuruar dikush tjetër veç Allahut apo se Allahu ka grua e fëmijë. Kështu konsiderohet çdokush që refuzon të vërtetën që e sollën profetët ose ata që kryejnë rolin e tyre.

Al-An'aam 6:21Listen in Qur'an →
22

وَيَوْمَ نَحْشُرُهُمْ جَمِيعًۭا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشْرَكُوٓا۟ أَيْنَ شُرَكَآؤُكُمُ ٱلَّذِينَ كُنتُمْ تَزْعُمُونَ

(Kujtoje atë) ditë kur do t’i tubojmë të gjithë, e do t’u themi atyre, që i kanë vënë shoq Perëndisë: “Ku janë shokët tuaj, për të cilët mendonit se janë (shokë të Perëndisë)!”

Një ditë, Ne do t'i tubojmë të gjithë dhe do t’u themi idhujtarëve: “Ku janë idhujt tuaj, që pretendonit se ishin ortakë të Allahut?” -Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e mjeruar të idhujtarëve në Ditën e Gjykimit. Ai do t’u drejtojë qortime dëshpëruese duke iu thënë: “Ku janë idhujt tuaj, që ju pretendonit se ishin ortakë të Allahut?” Pra, ku janë ata që ju i adhuronit veç Allahut, që t’ju ndihmojnë dhe t’ju shpëtojnë tani? Allahu i Madhëruar nuk ka shok dhe është i vetëm në çdo aspekt. Kur t’u bëhet kjo pyetje, ata të mjerë do të mohojnë se kanë bërë idhujtari, madje do të betohen se nuk kanë qenë idhujtarë.

Al-An'aam 6:22Listen in Qur'an →
23

ثُمَّ لَمْ تَكُن فِتْنَتُهُمْ إِلَّآ أَن قَالُوا۟ وَٱللَّهِ رَبِّنَا مَا كُنَّا مُشْرِكِينَ

E, ata nuk do të kenë kurrfarë arsyetimi, përveç se të thonë (rrejnë): “Pasha Perëndinë, Zotin tonë, nuk kemi qenë paganë!”

Atëherë, atyre s’u mbetet përgjigje tjetër, përveçse të thonë: “Betohemi në Allahun, Zotin tonë se ne nuk ishim idhujtarë!” -Shiko çfarë gjendje e habitshme! Gënjeshtrat e tyre do dëmtojnë pikërisht ata, duke u sjellë veç dëshpërim. Për Zotin, mashtrimet do t’u sjellin dëshpërim të thellë!

Al-An'aam 6:23Listen in Qur'an →
24

ٱنظُرْ كَيْفَ كَذَبُوا۟ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ ۚ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ

Shiko se si ata veten e fusin në rrena; e humbi nga ata – ajo që e trilluan.

Shih se si gënjejnë kundër vetes dhe se si iu humbasin idhujt që vetë i trillonin! -Idhujt që ata kanë adhuruar do t’i lënë në baltë, do të distancohen prej tyre dhe nuk do t’u sjellin asnjë dobi. Ata nuk do t’i shpëtojnë kurrë nga ndëshkimi i Allahut të Madhëruar. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet dhe trillimet e zullumqarëve!

Al-An'aam 6:24Listen in Qur'an →
25

وَمِنْهُم مَّن يَسْتَمِعُ إِلَيْكَ ۖ وَجَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَقْرًۭا ۚ وَإِن يَرَوْا۟ كُلَّ ءَايَةٍۢ لَّا يُؤْمِنُوا۟ بِهَا ۚ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوكَ يُجَٰدِلُونَكَ يَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِنْ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ

Ka disa prej tyre që të dëgjojnë, por Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, për të mos e kuptuar atë, e në veshët e tyre shurdhimin. Edhe nëse e shohin çdo ajet, ata nuk besojnë në to. E, kur të vijnë te ti për të polemizuar me ty, thonë ata që nuk besojnë: “Këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë!”

Ka prej tyre që mëtojnë se të dëgjojnë... -Disa idhujtarë, në ndonjë kohë të caktuar, për ndonjë shkak apo ndonjë tjetër, ulen e dëgjojnë ato që thua. Por ky dëgjim është tërësisht i zhveshur nga synimi për të njohur të vërtetën dhe për ta pasuar atë. Kësisoj, ata nuk përfitojnë nga ky dëgjim, sepse ata as nuk e kanë për qëllim të mirën....por Ne kemi hedhur mbulesë mbi zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë dhe veshët ua kemi bërë të shurdhët. -Kjo mbulesë i pengon që të kuptojnë Fjalën e Allahut të Lartësuar. Ai e ruan Fjalën e Tij që të kuptohet nga të tillë njerëz. Fjala e Allahut qëndron shumë herë më lart mundësisë për ta kuptuar ato krijesa të ulta. Veshët e tyre janë shurdhuar dhe ata nuk mund të dëgjojnë atë që u bën dobi.Edhe sikur të shihnin të gjitha Shenjat, ata nuk do të besonin. -Ky është kulmi i arrogancës: të arrish deri aty sa faktet e qarta, që tregojnë të vërtetën, të mos i besosh si të vërteta dhe të mos nënshtrohesh për t’i zbatuar, por të polemizosh padrejtësisht, duke mbrojtur me kokëfortësi të kotën dhe duke hedhur poshtë të vërtetën. I Madhëruari thotë:Kur vijnë te ti që të polemizojnë, mohuesit thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër, vetëm se përrallë e vjetër!” -Ata thonë se ky libër është marrë nga legjendat e të parëve, pra, nuk është nga Allahu. Këto pohime ishin tregues të kufrit të tyre. Në të vërtetë, Kur’ani është një Libër që përmban historinë e profetëve të shkuar dhe të fundit, me mësimet dhe mesazhet që ata u përcollën njerëzve. Ai përmban të vërtetën dhe drejtësinë e plotë. E si mund ta quash Kur'anin përrallë të vjetër?!

Al-An'aam 6:25Listen in Qur'an →
26

وَهُمْ يَنْهَوْنَ عَنْهُ وَيَنْـَٔوْنَ عَنْهُ ۖ وَإِن يُهْلِكُونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ

Ata e ndalojnë besimin në Kur’an, edhe vetë largohen nga ai, dhe vetveten e dëmtojnë, e nuk e hetojnë.

Ata i ndalojnë të tjerët nga ai(Muhamedi)dhe vetë largohen prej atij. Por me këtë, ata shkatërrojnë veç veten e tyre dhe nuk e kuptojnë. -Idhujtarët, të cilët adhurojnë dikë tjetër veç Allahut dhe mohojnë profetët e Tij, jo vetëm që janë të humbur për veten e vet, por devijojnë edhe të tjerët. Ata e paraqesin rrugën e drejtë si të gabuar e të keqe dhe nxisin të tjerët që të largohen prej saj, ashtu sikurse largohen edhe vetë. Megjithatë, me këto përpjekje, ata nuk mund të dëmtojnë Allahun dhe as robërit e Tij besimtarë, por dëmtojnë veçse vetveten, sikurse thotë i Madhëruari në këtë ajet.

Al-An'aam 6:26Listen in Qur'an →
27

وَلَوْ تَرَىٰٓ إِذْ وُقِفُوا۟ عَلَى ٱلنَّارِ فَقَالُوا۟ يَٰلَيْتَنَا نُرَدُّ وَلَا نُكَذِّبَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّنَا وَنَكُونَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Ah! Sikur t’i shohish ata kur të ballafaqohen para zjarrit, duke thënë: “Ah! Sikur të ktheheshim pas, mos t’i përgënjeshtronim dokumentet e Zotit tonë dhe të bëheshim besimtarë!”

Duke na treguar për gjendjen e dëshpëruar të idhujtarëve kur t’i afrohen Zjarrit, Allahu i Madhëruar thotë:Eh, sikur t’i shihje ata, kur të ndalen pëpara Zjarrit! Ata do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim (në dynja)! Atëherë nuk do t'i mohonim Argumentat e Zotit tonë por do të bëheshim besimtarë.” -Me këto fjalë, i Lartësuari u jep lajmin e keq idhujtarëve. Atëherë, kuptimi i ajetit është: Sikur t’i shihje ata, do të shihje një pamje tmerruese. Do t’i shohësh se si ata e pranojnë vetë se kanë qenë në kufër dhe në shfrenim. Ata do të shpresojnë më kot që të kthehen edhe një herë në dynja.

Al-An'aam 6:27Listen in Qur'an →
28

بَلْ بَدَا لَهُم مَّا كَانُوا۟ يُخْفُونَ مِن قَبْلُ ۖ وَلَوْ رُدُّوا۟ لَعَادُوا۟ لِمَا نُهُوا۟ عَنْهُ وَإِنَّهُمْ لَكَٰذِبُونَ

Jo! Jo! Por atyre iu doli ajo, që më parë e fshihnin, dhe sikur ata të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë.

Po, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë. -Ata e fshihnin në veten e tyre faktin se ishin mashtrues. Ky fakt shpeshherë ua ngacmonte shpirtin, por qëllimet e tyre të prishura i penguan nga rruga e drejtë dhe nga e mira. Dëshirat e tyre të mbrapshta ua devijuan zemrën. Kështu ndodhi me ta në jetën e dynjasë. Për këtë arsye, kur ata shprehin dëshirën që të kthehen në dynja, me pretendimin se do të punojnë vepra të mira dhe do të ndjekin udhën e drejtë, ata janë gënjeshtarë. Qëllimi i tyre i vetëm është thjesht shpëtimi prej ndëshkimit. Duke mohuar ringjalljen, ata thonë:

Al-An'aam 6:28Listen in Qur'an →
29

وَقَالُوٓا۟ إِنْ هِىَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنْيَا وَمَا نَحْنُ بِمَبْعُوثِينَ

Ata thoshin: “S’ka jetë përveç në këtë botë dhe ne nuk do të ringjallemi”.

Ata thonë: “Veç jetës sonë në këtë botë, nuk ka gjë tjetër dhe kurrë nuk do të rigjallemi.” -Kuptimi: Qëllimi pse ne ekzistojmë është thjesht për të jetuar jetën këtu në dynja. Ne thjesht jetojmë e vdesim në të dhe ne nuk kemi për t’u ringjallur kurrë.

Al-An'aam 6:29Listen in Qur'an →
30

وَلَوْ تَرَىٰٓ إِذْ وُقِفُوا۟ عَلَىٰ رَبِّهِمْ ۚ قَالَ أَلَيْسَ هَٰذَا بِٱلْحَقِّ ۚ قَالُوا۟ بَلَىٰ وَرَبِّنَا ۚ قَالَ فَذُوقُوا۟ ٱلْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ

Ah! Sikur t’i shohësh ata kur të dalin para Zotit, Ai do t’ju thotë: “A nuk është e vërtetë kjo?” Ata do të përgjigjen: “Po, është e vërtetë, për Zotin tonë!” Perëndia do t’ju thotë: “E pra, tani, shijoni dënimin, sepse nuk keni besuar!”

Sikur t’i shihje mohuesit e Zotit dhe të ringjalljes, do të shihje tmerr atë ditë. Duke ua shtuar edhe më shumë dëshpërimin, i Madhëruari do t’u thotë: “A nuk është i vërtetë ky tani?” Pra, a nuk është i vërtetë ky ndëshkim, që po vuani tani? Ata të dëshpëruar do të përgjigjen:Ata do të thonë: “Po, për Zotin tonë!” -Ata do ta pranojnë ekzistencën e ndëshkimit atë ditë, por kjo nuk do t’u bëjë asnjë dobi. Atëherë, me të drejtë, urdhri do të jetë:Ai do t'u thotë: “Shijojeni atëherë dënimin, për shkak se ju e mohonit besimin(e drejtë)!”

Al-An'aam 6:30Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.