۞ قُلْ تَعَالَوْا۟ أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ ۖ أَلَّا تُشْرِكُوا۟ بِهِۦ شَيْـًۭٔا ۖ وَبِٱلْوَٰلِدَيْنِ إِحْسَٰنًۭا ۖ وَلَا تَقْتُلُوٓا۟ أَوْلَٰدَكُم مِّنْ إِمْلَٰقٍۢ ۖ نَّحْنُ نَرْزُقُكُمْ وَإِيَّاهُمْ ۖ وَلَا تَقْرَبُوا۟ ٱلْفَوَٰحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ ۖ وَلَا تَقْتُلُوا۟ ٱلنَّفْسَ ٱلَّتِى حَرَّمَ ٱللَّهُ إِلَّا بِٱلْحَقِّ ۚ ذَٰلِكُمْ وَصَّىٰكُم بِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ
Thuaj: “Ejani t’ju lexoj ato që ju ka ndaluar Perëndia: Atij mos i bëni shok; bëju mirë prindërve; mos vritni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, Na ju ushqejmë ju dhe ata. Mos ju çasni të këqijave, qofshin ato të hapëta apo të fshehta. Mos e vritni personin, vrasjen e të cilit e ka ndaluar Perëndia, përveç kur e kërkon drejtësia (gjyqi). Këto ju porosit Ai, që ta fisnikëroni mendjen.
Allahu i Lartësuar e porosit Profetin (a.s.) që t’u drejtohej atyre të cilët bënin haram ato që Ai i kishte lejuar dhe t’u thoshte:Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka urdhëruar Zoti juaj ...” -Ejani t’ju tregoj se cilat janë ato vepra të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë, pa përjashtim. Kjo porosi i përfshin të gjitha urdhëresat e ndalesat, qofshin ato në ushqime, pije, fjalë, vepra dhe besime.Të mos adhuroni (askënd e) asgjë tjetër përveç Tij ... -Ky është një ndalim kategorik rreth idhujtarisë, e vogël apo e madhe qoftë ajo. Thelbi i idhujtarisë është adhurimi i një krijese njëlloj sikurse adhurohet Allahu, ose madhërimi i një krijese ashtu sikurse madhërohet Allahu, ose t’i përshkruhet krijesës ndonjë atribut hyjnor që i takon vetëm Krijuesit të gjithësisë, Allahut të Lartësuar. Me fjalë të tjera, idhujtaria është e kundërta e teuhidit. Vetëm Allahu është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi, Kujdestari, Rregulluesi i të gjitha çështjeve të krijesave. Vetëm Ai ka në dorë dobinë dhe dëmin, jetën dhe vdekjen, të mirën dhe të keqen. Dynjaja dhe ahireti janë pronë e Tij dhe nën sundimin e Tij. Këto janë atributet që i takojnë vetëm Allahut e askujt tjetër. Po kështu, të gjitha adhurimet i takojnë dhe duhet t’i dedikohen vetëm Allahut të Madhërishëm. Asnjë vepër të cilën Allahu e ka përcaktuar si adhurim nuk lejohet t’ia dedikosh dikujt tjetër veç Atij. Nëse njeriu largohet nga të gjitha format e idhujtarisë, atëherë bëhet njësues i vërtetë dhe i sinqertë ndaj Zotit në të gjitha gjendjet e tij. Njësimi i Allahut në çdo aspekt e fut mes robërve të zgjedhur të Tij, të cilët kanë patur mirësinë ta plotësojnë të drejtën e Allahut në këtë aspekt. Ata e kanë kompletuar teuhidin, dhe kjo mund të arrihet veçse duke u distancuar tërësisht nga idhujtaria, me të gjitha llojet dhe format e saj. Pastaj i Madhëruari rendit detyrën e dytë më të rëndësishme pas teuhidit, e cila është bamirësia dhe mirësjellja ndaj prindërve:...të silleni mirë me prindërit... -Ndaj prindërve të jeni të sjellshëm me fjalë dhe me vepra. Çdo fjalë dhe vepër që sjell lumturinë dhe gëzimin e prindërve është bamirësi, që Allahu e shpërblen me mirësi dhe begati të shumta. Nëse njeriu është plotësisht bamirës ndaj prindërve, atëherë është i ruajtur prej padrejtësisë ndaj tyre....të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë... -Mos i vrisni fëmijët tuaj, meshkuj apo femra qofshin, nga frika e varfërisë! Kjo vepër e shëmtuar ishte e përhapur në kohën e injorancës paraislamike. Ajo ishte një periudhë e ashpër, e pamëshirshme dhe e egër. Islami e ndaloi atë krim të rëndë ndaj fëmijëve. Ndalimi i vrasjes së foshnjave nga frika e varfërisë tregon se vrasja e tyre pa ndonjë shkak tjetër ose vrasja e fëmijëve të të tjerëve është edhe më fort e ndaluar....sepse Ne ju furnizojmë ju dhe ata -Është Allahu i Lartësuar që përkujdeset për furnizimin e të gjithëve. Nuk jeni ju që furnizoni fëmijët tuaj, madje as veten tuaj, prandaj kurrë të mos mendoni se fëmijët marrin nga pjesa juaj....të mos u afroheni gjynaheve - të hapura apo të fshehta qofshin... -Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’u largohemi këtyre gjynaheve, qofshin ato që bëhen haptaz apo fshehtaz, qofshin gjynahe me …