Muslim99Muslim99
← Tafsir library

6. Al-An'aam

The Cattle · Meccan · 165 ayahs

سُورَةُ الأَنۡعَامِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 141–150 of 165

141

۞ وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَنشَأَ جَنَّٰتٍۢ مَّعْرُوشَٰتٍۢ وَغَيْرَ مَعْرُوشَٰتٍۢ وَٱلنَّخْلَ وَٱلزَّرْعَ مُخْتَلِفًا أُكُلُهُۥ وَٱلزَّيْتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُتَشَٰبِهًۭا وَغَيْرَ مُتَشَٰبِهٍۢ ۚ كُلُوا۟ مِن ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثْمَرَ وَءَاتُوا۟ حَقَّهُۥ يَوْمَ حَصَادِهِۦ ۖ وَلَا تُسْرِفُوٓا۟ ۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلْمُسْرِفِينَ

Ai është që ka krijuar kopshte, vëreshta të larta dhe të shtruara, hurme dhe të lashta, me shije të ndryshme, ullinj e shega, të ngjashme (për nga forma), kurse të ndryshme (për nga shija). Hani frutet e tyre kurdo që të japin, dhe jepni atë që është detyrë në ditën e mbledhjes së tyrë. Por, mos e teproni, se Perëndia nuk i do ata që e teprojnë.

Pasi përmendi veprimet e shëmtuara të idhujtarëve me bagëtitë dhe të mbjellat, që Ai ua dhuronte, Allahu i Lartësuar tregon edhe mirësi të tjera të Tij, për t’i udhëzuar njerëzit që të jenë mirënjohës. I Lartësuari thotë:Është Ai që krijoi kopshte me pjergulla e pa pjergulla... -Kuptimi: Është Allahu i Lartësuar që krijoi për ju kopshte të mbushura plot pemë e bimë të larmishme. Shumë nga këto bimë kanë nevojë për shtretër, mbi të cilët shtrihen dhe zgjatohen, e shumë të tjera qëndrojnë në kërcellin e tyre ose shtrihen në tokë. Kështu, Allahu i Lartësuar tregon për mirësitë e mëdha të këtyre bimëve, duke i mësuar robërit edhe se si t’i kultivojnë dhe të përkujdesen për to....hurma dhe drithëra të ndryshme,.... -Edhe pse të gjitha mbijnë në të njëjtën tokë, ushqehen prej saj, vaditen me të njëjtin ujë, ato dalin me karakteristika, shije dhe dobi të ndryshme. Allahu i Lartësuar përmend në veçanti hurmat dhe drithërat, me gjithë llojshmërinë e pasur të tyre, për shkak të vlerave të shumta që kanë dhe për shkak se ato janë ushqimi bazë për shumë krijesa. Ndër mirësitë e tjera që u ka dhënë njerëzve, Allahu i Lartësuar përmend:...ullinj dhe shegë, të ngjashme e jo të ngjashme -Ato mund të jenë të ngjashme në pamjen e tyre, por janë të ndryshme në frytet dhe shijet e tyre. Sikur dikush të pyesë: Përse i krijoi Zoti këto kopshte dhe gjithë këtë bimësi? Allahu i Lartësuar na tregon se i krijoi ato që të jenë të dobishme për njerëzit. Ai thotë:Hani nga frutat e tyre kur të piqen, ndërsa ditën e vjeljes së frutave, jepni pjesën që është e detyrueshme! -Kuptimi: Konsumojini prodhimet e tyre, por ditën e vjeljes jepni pjesën e detyrueshme prej kësaj pasurie, që është zekati, sipas masës së përcaktuar nga Sheriati. Allahu i Lartësuar urdhëron që të japim zekatin e prodhimeve buqësore pikërisht ditën e korrjes dhe vjeljes së tyre. Kjo është koha e përcaktuar nga Sheriati. Dhe është pikërisht kjo kohë në të cilën të varfërit shpresojnë më shumë që të përfitojnë diçka nga pasuria e vëllezërve të tyre të pasur. Gjithashtu, gjatë kohës së vjeljes së prodhimit është më e thjeshtë për të pasurit që të ndajnë një pjesë prej kësaj pasurie të tyre. Përveç kësaj, me këtë mënyrë dallohet më lehtë se kush e jep zekatin dhe kush nuk e jep atë. Pastaj Allahu i Lartësuar këshillon dhe thotë:Por mos shpërdoroni, se Ai nuk i do shpërdoruesit! -Kjo është këshillë për të mos e tepruar me konsumin dhe për të mos e kaluar kufirin e zakonshëm. Pronari i këtyre prodhimeve ndalohet që ta teprojë me konsumimin e këtyre prodhimeve, aq sa të cenojë pjesën e merituar të fukarenjve në të, domethënë zekatin. Por, gjithashtu, ai ndalohet edhe të japë më shumë se masa e përcaktuar, aq sa të dëmtojë veten, familjen apo kontraktuesit e tij. Çdo teprim që cenon të drejtat që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të respektohen është i ndaluar. Allahu nuk e do, madje e urren atë. Ky ajet është provë e qartë për detyrueshmërinë e zekatit të të mbjellave dhe frutave. Përveç kësaj, nga ajeti kuptohet se, në këtë rast, nuk pritet plotësimi i një viti hënor të plotë, por koha e nxjerrjes së zekatit është, për sa u përket drithërave, dita e korrjes, ndërsa për hurmat dhe frutat e tjera është dita e …

Al-An'aam 6:141Listen in Qur'an →
142

وَمِنَ ٱلْأَنْعَٰمِ حَمُولَةًۭ وَفَرْشًۭا ۚ كُلُوا۟ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ وَلَا تَتَّبِعُوا۟ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيْطَٰنِ ۚ إِنَّهُۥ لَكُمْ عَدُوٌّۭ مُّبِينٌۭ

Ai është që ka krijuar disa shtazë për ngarkim dhe për shtruarje, (shtresë e bërë prej leshi apo lëkurës së tyre). Hani nga ato që ua ka dhuruar Perëndia dhe mos ndiqni gurmët e djallit. Ai është armiku juaj i hapët.

Nga kafshët, disa janë për ngarkesë dhe disa për mish. -Kuptimi: Allahu i Lartësuar i krijoi kafshët për ju. Disa prej tyre mbajnë ngarkesa e punojnë për ju, por ka të tjera të cilat janë të vogla dhe nuk mund të mbajnë pesha të rënda, por që përdoren për qëllime të tjera, si për shembull, për ushqim. Më pas, i Lartësuari thotë:Hani nga ato që ju ka dhuruar Allahu, e mos ndiqni hapat e Shejtanit... -Mos ndiqni hapat e Shejtanit, duke bërë haram atë që Zoti e ka lejuar. Kurrë mos ndiqni hapat e tij, sepse:... ai është armiku juaj i betuar. -Ai ju shtyn veçse në ato vepra që ju dëmtojnë dhe që ju sjellin ndëshkimin e përjetshëm. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon se cilat janë ato lloj bagëtish të cilat Ai i ka bërë të mira dhe të dobishme:

Al-An'aam 6:142Listen in Qur'an →
143

ثَمَٰنِيَةَ أَزْوَٰجٍۢ ۖ مِّنَ ٱلضَّأْنِ ٱثْنَيْنِ وَمِنَ ٱلْمَعْزِ ٱثْنَيْنِ ۗ قُلْ ءَآلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ ٱلْأُنثَيَيْنِ أَمَّا ٱشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ ٱلْأُنثَيَيْنِ ۖ نَبِّـُٔونِى بِعِلْمٍ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Perëndia ka krijuar tetë çifte kafshësh: dy nga dhentë (mashkull e femër) dhe dy nga dhitë. Thuaj: “A i ka ndaluar Perëndia dy meshkujt (dashin e sqapin) ose dy femërat ose atë që mbajnë në bark dy femra?” Lajmëromëni Mua me dije të saktë, nëse e thani të vërtetën.

Janë tetë krerë bagëtish: dy krerë dhensh(femër e mashkull)dhe dy krerë dhish(femër e mashkull). -Dy llojet e deleve: lloji femër dhe ai mashkull, dhe dy llojet e dhive: lloji femër dhe ai mashkull, janë ato që Allahu i Lartësuar i ka bërë të lejuara pa përjashtuar asnjë prej tyre. Ky është ligji i Zotit. Atëherë, drejtoju atyre që përjashtojnë disa kategori të tyre, dhe thuaju:Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat e këtyre, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” -Mos vallë Zoti bëri të ndaluar vetëm meshkujt e dhenve dhe të dhive, gjë të cilën ju nuk e thoni, apo bëri të ndaluar femrat e dhenve dhe të dhive? Mbetet edhe një mundësi tjetër: mos vallë bëri të ndaluar ato që janë në barkun e tyre, meshkuj apo femra qofshin? Këto janë të gjitha mundësitë, por ju nuk e thoni e nuk e pranoni asnjërën prej tyre. Atëherë, ku bazoheni për ato që thoni?Më tregoni, pra, me dije të saktë, nëse ato që thoni janë të vërteta! -Sillni fakte për ato kategori që ju i quani të ndaluara! Sigurisht, ata nuk mund të sjellin asnjë lloj fakti, veç arsyetimeve të kota, që burojnë nga padituria dhe logjika e tyre e mangët. Allahu i Lartësuar nuk ka sjellë asnjë dëshmi e provë për të tilla ndalesa. Pastaj Allahu i Lartësuar sjell të njëjtën mënyrë arsyetimi për devetë dhe lopët:

Al-An'aam 6:143Listen in Qur'an →
144

وَمِنَ ٱلْإِبِلِ ٱثْنَيْنِ وَمِنَ ٱلْبَقَرِ ٱثْنَيْنِ ۗ قُلْ ءَآلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ ٱلْأُنثَيَيْنِ أَمَّا ٱشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ ٱلْأُنثَيَيْنِ ۖ أَمْ كُنتُمْ شُهَدَآءَ إِذْ وَصَّىٰكُمُ ٱللَّهُ بِهَٰذَا ۚ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًۭا لِّيُضِلَّ ٱلنَّاسَ بِغَيْرِ عِلْمٍ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

(Perëndia ka krijuar) edhe dy deve dhe dy lopë. Thuaj: “A i ka ndaluar Perëndia dy meshkujt apo dy femërat ose atë që e mbajnë në bark dy femërat?” Apo mos keni qenë prezent ju kur Perëndia i ka urdhëruar për këtë? E, kush është më zullumqar se ai që shpif gënjeshtra ndaj Perëndisë, për t’i shpënë njerëzit në humbje nga padija? Me të vërtetë, Perëndia, nuk e çon në rrugë të drejtë kombin zullumqarë.

Edhe nga devetë janë dy krerë(femër e mashkull) dhe nga lopët dy krerë(femër e mashkull). Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” -Pasi sqaroi kotësinë e pretendimeve të tyre, Allahu i Lartësuar u drejtohet me disa fjalë, që, nëse do të logjikonin dhe arsyetonin me kujdes, nuk do t’u mbetej gjë tjetër veçse të pasonin Shpalljen dhe Ligjin e Tij:“Mos vallë ishit dëshmitarë kur Allahu vendosi këto rregulla?” -Kuptimi: Që të vërtetoni saktësinë e pretendimeve tuaja, ju mbetet vetëm kjo rrugë: të thoni që keni Shpallje nga Zoti ku mbështeteni. Ju duhet të pretendoni që Zoti ju ka shpallur edhe juve ligje dhe dispozita, të cilat janë në kundërshtim me gjitha porositë e profetëve dhe me të gjitha shpalljet që Zoti ka sjellë. Por të gjitha këto pretendime duhet të vërtetohen me prova dhe fakte, ashtu sikurse profetët, të cilët Zoti i mbështeti me prova e mrekulli të shumta. Por kjo është e pamundur që të kryhet nga ju. Kështu, Allahu i Lartësuar do ta bëjë të qartë të vërtetën nga e kota e do t’i dallojë të sinqertët nga mashtruesit. Më pas, i Lartësuari thotë:E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra ndaj Allahut për t’i devijuar njerëzit nga padija e tyre? -Njerëzit më të padrejtë janë ata të cilët mashtrojnë dhe shpifin rreth Allahut dhe shpalljeve të Tij, duke synuar devijimin e njerëzve nga rruga e drejtë. Ata sajojnë ligje, fe dhe besime të paurdhëruara nga Zoti dhe të pambështetura nga Ai me fakte dhe argumente, madje që janë në kundërshtim edhe me logjikën e pastër dhe të thjeshtë. Por Allahu i Lartësuar nuk ka për t’u dhënë sukses planeve të këtyre zullumqarëve, siç thotë më pas:Pa dyshim, Allahu nuk i udhëzon keqbërësit. -Allahu i Lartësuar nuk i udhëzon ata të cilët nuk kanë synim tjetër, përveçse të shpifin rreth Tij, duke kaluar kështu çdo kufi.

Al-An'aam 6:144Listen in Qur'an →
145

قُل لَّآ أَجِدُ فِى مَآ أُوحِىَ إِلَىَّ مُحَرَّمًا عَلَىٰ طَاعِمٍۢ يَطْعَمُهُۥٓ إِلَّآ أَن يَكُونَ مَيْتَةً أَوْ دَمًۭا مَّسْفُوحًا أَوْ لَحْمَ خِنزِيرٍۢ فَإِنَّهُۥ رِجْسٌ أَوْ فِسْقًا أُهِلَّ لِغَيْرِ ٱللَّهِ بِهِۦ ۚ فَمَنِ ٱضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍۢ وَلَا عَادٍۢ فَإِنَّ رَبَّكَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

Thuaj: “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua (në Kur’an), se është e ndaluar ta hajë njeriu atë që do, gjithçka tjetër, përveç coftinë, gjakut të derdhur, ose mishit të derrit, se ai është i ndytë; ose është mëkat ajo që është therrë në emër të tjetër kujt, e jo në emër të Perëndisë. Por, për atë që ngushtohet nga uria e madhe, nuk është mëkat të hajë ato që i përmendëm, por pa u ngopur, vetëm sa të zhduket uria. Se, Perëndia, me të vërtetë, është Falës i madh dhe Përdëllimtar.

Pasi i përmendi me nënçmim idhujtarët, për shkak të trillimeve të tyre rreth hallallit dhe haramit, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u qartësojë njerëzve atë që vërtet u është ndaluar atyre. Nëse ata mësojnë se cilat janë ndalesat e Zotit, - që në fakt janë shumë pak në numër, - do të kuptojnë shumë thjesht se gjithçka tjetër veç tyre është e lejuar. Pas kësaj, kush pretendon se Allahu ka ndaluar këtë apo atë send, i tilli është një mashtrues e shpifës, që trillon të pavërteta rreth Zotit dhe Ligjit të Tij. Ndalesat vijnë vetëm prej Allahut të Lartësuar nëpërmjet Profetit të Tij. Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë:Thuaj: “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç mishit të ngordhur, gjakut që derdhet vrullshëm dhe mishit të derrit, sepse janë të ndyrë dhe mishit që nuk therret me emrin e Allahut, që është shkelje e kufijve të Tij.” -Këtu përmenden ato gjëra që janë të ndaluara të përdoren si ushqim. Në këtë ajet nuk përcaktohet në janë të lejuara mënyrat e tjera të përfitimit prej tyre apo jo. ‘Mish i ngordhur’ quhet mishi i kafshës që ka ngordhur pa u therur me mënyrën e caktuar nga Sheriati. Pa dyshim që ajo është e palejueshme, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Haram janë për ju: të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit, ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut, ... “ [Maide 3]. ‘Gjaku i derdhur vrullshëm’ i përmendur në ajet është gjaku venoz (el demu), i cili del me forcë gjatë therjes së kafshës. Nëse ky gjak bllokohet dhe nuk del jashtë nëpërmjet therjes sipas rregullit, është shumë i dëmshëm. Po nëse nxirret nga trupi, ky dëm largohet dhe ngrënia e mishit nuk sjell më ndonjë rrezik. Përcaktimi i këtij gjaku si ‘i derdhur vrullshëm’ na jep të kuptojmë se gjaku i cili mbetet në mish dhe nëpër damarë pas therjes së rregullt nuk përbën rrezik, sepse është i pastër dhe hallall.“...dhe mishit të derrit, sepse janë të ndyrë” -Këta artikuj janë të ndaluar, sepse janë të pistë, të këqij dhe të dëmshëm. Allahu i Lartësuar i bëri të ndaluar, si shprehje të butësisë dhe përkujdesit të madh për robërit e Tij, duke i ruajtur ata nga çdo gjë e keqe dhe e dëmshme për fenë, besimin, dynjanë dhe ahiretin e tyre.“...dhe mishit që nuk therret me emrin e Allahut, që është shkelje e kufijve të Tij.” -Nëse mishi i therur iu kushtohet idhujve dhe çdo gjëje tjetër që adhurohet veç Allahut të Lartësuar, kjo vepër quhet fisk, pra, shkelje e kufijve të Allahut të Lartësuar. Megjithatë, në kushte domosdoshmërie dhe nevoje të madhe, kur njeriu nuk ka çfarë të hajë tjetër dhe ka frikë vdekjen, Allahu i Lartësuar e ka lejuar konsumimin e tyre, por me kushte:“E për atë që është i detyruar të hajë nga këto, por duke mos pasur për qëllim shijimin dhe duke mos e tepruar...” -Allahu i Lartësuar ka vendosur dy kushte: 1. Të mos hahen pa qenë i detyruar, në atë masë sa të rrezikosh vdekjen. 2. Të mos hahet më shumë sesa thyerja e urisë dhe mbajtja e vetes gjallë. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Pra, Ai ka për t’i falur dhe toleruar ata. Dijetarët - Allahu i mëshiroftë! - kanë dhënë mendime të ndryshme për sa i përket përkufizimit të gjërave të …

Al-An'aam 6:145Listen in Qur'an →
146

وَعَلَى ٱلَّذِينَ هَادُوا۟ حَرَّمْنَا كُلَّ ذِى ظُفُرٍۢ ۖ وَمِنَ ٱلْبَقَرِ وَٱلْغَنَمِ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ شُحُومَهُمَآ إِلَّا مَا حَمَلَتْ ظُهُورُهُمَآ أَوِ ٱلْحَوَايَآ أَوْ مَا ٱخْتَلَطَ بِعَظْمٍۢ ۚ ذَٰلِكَ جَزَيْنَٰهُم بِبَغْيِهِمْ ۖ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

Na ua kei ndaluar Hebrenjve të gjitha shtazët që kanë thonj (kthetra), ndërsa nga lopët e delet, për ta kemi ndaluar dhjamin e brendshëm të tyre, me përjashtim të dhjamit të shpinës, ose të atij dhjami që është puqë me zorrët, ose atë që është përzier me eshtra. Me këtë, Na i kemi ndëshkuar ata, për shkak të zullumit të tyre, se, Ne, padyshim, themi të vërtetën.

Judejve u ndaluam çdo kafshë njëthundrake. Për sa u përket lopëve dhe deleve, u ndaluam dhjamin e tyre... -Allahu i Lartësuar ua bëri atyre të ndaluar njëthundrakët, si devetë dhe kafshët e ngjashme me to. Gjithashtu, prej lopëve dhe deleve, Ai u bëri të ndaluar dhjamin. Por jo të gjithë dhjamin: i ndaluar ishte vetëm dhjami i pjesës pranë bishtit dhe dhjami sipërfaqësor. Në vijim përmendet dhjami që iu lejua atyre:...veç atij në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe atij të përzier me kockat. -Domethënë, dhjami mes zorrëve dhe dhjami i lidhur me kockat ishte i lejuar për ta. Duke treguar shkakun e këtij ndalimi, i Lartësuari thotë:Këtë e vendosëm si ndëshkim ndaj shkeljeve të tyre -Allahu i Lartësuar i bëri këto ndalesa për jehudët, për shkak të shkeljeve që u bënin ata të drejtave të Allahut dhe të drejtave të robërve të Tij. Ky ndalim ishte një formë ndëshkimi për ta. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:... dhe Ne themi vetëm të vërtetën. -Allahu është i vërtetë në gjithçka që thotë, gjykon dhe vepron. E kush është më i vërtetë në fjalë se Allahu? E kush ka gjykim më të drejtë se i Lartësuari?

Al-An'aam 6:146Listen in Qur'an →
147

فَإِن كَذَّبُوكَ فَقُل رَّبُّكُمْ ذُو رَحْمَةٍۢ وَٰسِعَةٍۢ وَلَا يُرَدُّ بَأْسُهُۥ عَنِ ٱلْقَوْمِ ٱلْمُجْرِمِينَ

Nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, thuaju: “Zoti juaj është pronar i mëshirës së gjerë, e ndëshkimi i Tij nuk pengohet nga populli mëkatarë”.

Në qoftë se ata të quajnë gënjeshtar, thuaju: “Me të vërtetë, Zoti juaj e ka Mëshirën të gjerë...” -Nëse idhujtarët të mohojnë, ti përsëri vazhdo t’i ftosh ata, duke përdorur çdo strategji të mundshme: qortimin dhe kërcënimin, përgëzimin dhe inkurajimin. Mësoju atyre se Allahu i Lartësuar është Mëshirues i Madh. Le ta kuptojnë ata se mëshira e Allahut të Lartësuar i përfshin të gjitha krijesat. Nxitoni, atëherë, që të hyni në mëshirën e Tij, duke plotësuar të gjitha kushtet që e bëjnë të mundur një gjë të tillë! Pa dyshim, në krye të këtyre kushteve është besimi dhe pranimi i Muhamedit (a.s)si profet i Zotit dhe pranimi i Shpalljes që ai solli prej Zotit. Por përmendju atyre edhe një fakt tjetër, që nuk duhet ta harrojnë për asnjë moment:...por dënimi i Tij kurrë nuk do të sprapset nga një popull keqbërës. -Kriminelë janë ata që e kanë tepruar me krime dhe poshtërsi. Prandaj kujdesuni që të mos bini në ato krime që shkaktojnë ndëshkimin e ashpër të Allahut! Mos harroni dhe kuptojeni mirë se në krye të të gjitha krimeve, domethënë më i madhi i tyre, është mospranimi i Muhamedit (a.s)si profet i Zotit dhe refuzimi i Shpalljes që ai solli prej Tij.

Al-An'aam 6:147Listen in Qur'an →
148

سَيَقُولُ ٱلَّذِينَ أَشْرَكُوا۟ لَوْ شَآءَ ٱللَّهُ مَآ أَشْرَكْنَا وَلَآ ءَابَآؤُنَا وَلَا حَرَّمْنَا مِن شَىْءٍۢ ۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ حَتَّىٰ ذَاقُوا۟ بَأْسَنَا ۗ قُلْ هَلْ عِندَكُم مِّنْ عِلْمٍۢ فَتُخْرِجُوهُ لَنَآ ۖ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنْ أَنتُمْ إِلَّا تَخْرُصُونَ

Idhujtarët do të thonë: “Sikur të donte Perëndia, nuk do t’i bënim shok Atij as ne as baballarët tanë, dhe asgjë të ndaluar nuk do të punonim”. Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa e shijuan dënimin tonë. Thuaj: “A keni ju ndonjë argument të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë”.

Idhujtarët do të thonë: “Sikur të kishte dashur Allahu, nuk do të ishim idhujtarë as ne e as prindërit tanë, e as nuk do të kishim bërë harame.” -Allahu i Lartësuar njoftoi për idhujtarët, të cilët, për të justifikuar idhujtarinë dhe haramet e tyre, do të përpiqeshin të argumentonin me vullnetin dhe caktimin e Zotit. Duke ditur se vullneti i Allahut është i padiskutueshëm, se do të vihet në zbatim patjetër dhe se ai përfshin çdo gjë të mirë apo të keqe, ata do ta përdornin këtë si argument për të justifikuar krimet e tyre dhe për të mos u marrë në përgjegjësi nga Allahu i Lartësuar. Dhe, vërtet, ata vepruan ashtu sikurse tregoi Allahu i Lartësuar.Kështu kanë gënjyer edhe ata që ishin para tyre, derisa përjetuan dënimin tonë të ashpër. -Allahu i Lartësuar na tregon se popujt mohues të së vërtetës dhe të shpalljeve të Tij gjithmonë do të justifikojnë krimet e tyre me të tilla argumente. Ata i përdorin këto arsyetime për të mohuar dhe për të mos pranuar ftesën e profetëve. Por kjo mënyrë e tyre nuk ka për t’u sjellë dobi dhe nuk ka për t’i mbrojtur nga ndëshkimi i Allahut. Ata do të vazhdojnë me këtë rrugë, derisa Allahu të zbresë ndëshkimin mbi ta. Nëse mënyra e argumentimit të tyre do të ishte e drejtë, Allahu nuk do t’i ndëshkonte. Por duke qenë se Allahu i Lartësuar ndëshkon veçse ata që e meritojnë, kuptohet se justifikimi i gjynaheve me vullnetin dhe caktimin e Tij është i pavlerë, i pavërtetë dhe i padrejtë. Argumentimet duhet të mbështeten në dituri të saktë dhe fakte të pranueshme. Nëse ato janë të mbështetura thjesht në hamendësime, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën, ato janë të kota dhe të papranueshme. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Thuaju: “A keni ndonjë dije(të sigurt)për të na paraqitur? -Nëse ata do të kishin dituri, e cila është mposhtësja e çdo arroganti kyeneç, do ta paraqisnin atë. Por duke qenë se ata nuk kishin asnjë lloj diturie dhe asnjë fakt për atë që thoshin, kjo tregon se ata thjesht hamendësonin, siç thotë i Lartësuari:Ju mbështeteni vetëm në hamendje. Ju, në të vërtetë, vetëm se gënjeni!”. -Ai që e ndërton gjykimin në supozime dhe hamendësime, ai është i humbur dhe i çoroditur. Atëherë, ç’mund të thuash për atë që e krijon gjykimin mbi bazën e inatit, ligësisë dhe shkatërrimit?

Al-An'aam 6:148Listen in Qur'an →
149

قُلْ فَلِلَّهِ ٱلْحُجَّةُ ٱلْبَٰلِغَةُ ۖ فَلَوْ شَآءَ لَهَدَىٰكُمْ أَجْمَعِينَ

Thuaj: “Perëndia ka argument të qartë dhe po të donte Ai, të gjithëve do t’ju udhëzonte (me forcë) në rrugë të drejtë!”

Thuaj: “Allahu zotëron argumentin më të plotë dhe, sikur të kishte dashur, Ai do t’ju kishte udhëzuar të gjithëve.”. -Argumentimi i Zotit është absolutisht i vërtetë dhe i pathyeshëm, aq sa askujt nuk i lë vend për justifikim. Ai është argumentim të cilin e kanë dëshmuar si të vërtetë të gjithë lajmëtarët dhe pejgamberët e Zotit, të gjithë librat hyjnorë dhe traditat profetike. Për vërtetësinë e argumentit të Zotit dëshmojnë dhe mendjet e shëndosha, arsyet e pastra dhe natyra e shëndetshme dhe e papërlyer. Nga kjo kuptohet se çdokush që e mohon argumentin e Zotit është një mbrojtës i të kotës dhe i të pavërtetës, sepse përballë të vërtetës qëndron veçse e pavërteta dhe e kota. Sigurisht, Allahu i Lartësuar i ka dhënë çdo krijese të përgjegjshme aftësi dhe vullnet të mjaftueshëm, që të arrijë të realizojë detyrat që i janë ngarkuar. Allahu i Lartësuar nuk ngarkon asnjë me një detyrë të cilën ai nuk ka mundësi që ta kryejë, ashtu si nuk ndalon asnjë nga diçka të cilën ai e ka të pamundur ta lërë. Pas gjithë kësaj, justifikimi me vullnetin dhe caktimin e Zotit për çdo dalje nga ligji i Tij është thjesht një padrejtësi, inat dhe kokëfortësi e pashembullt. Allahu i Lartësuar nuk ua imponon robërve veprat që do të kryejnë, por i ka lënë ata të lirë të zgjedhin. Ata mund të veprojnë çfarë të duan, e gjitha kjo sipas zgjedhjes së tyre të lirë. Ky është një realitet i dëshmuar dhe pranuar nga të gjithë, të cilin e kundërshton veçse ai që është kokëfortë dhe arrogant, sepse mohon argumente të padiskutueshme, që dëshmohen me shqisa. Çdokush di të bëjë dallimin mes një lëvizjeje që bëhet me zgjedhje të lirë dhe asaj që bëhet e imponuar. Megjithatë, përsëri asgjë nuk mund të dalë jashtë dëshirës dhe vullnetit të Allahut. Gjithçka ndodh veçse pasi e ka lejuar Allahu i Lartësuar dhe i Urtë. Ata që arsyetohen me vullnetin dhe caktimin e Zotit për gjynahet e tyre janë kontradiktorë edhe me veten e tyre, sepse shpeshherë as vetë nuk e pranojnë një arsyetim të tillë. Kështu për shembull, nëse dikush do t’u vidhte pasurinë apo t’u shkelte të drejtat, dhe pastaj të arsyetohej duke thënë se ky qe caktimi i Zotit dhe vullneti i Tij, ata nuk do ta pranonin kurrë. Sa e çuditshme! Si është e mundur të arsyetojnë gjynahet e tyre kundrejt Zotit me vullnetin dhe caktimin e Tij, ndërkohë që nuk e pranojnë këtë arsyetim nga ata të cilët u bëjnë atyre padrejtësi? Në fund të fundit, justifikimi me vullnetin dhe caktimin e Zotit nuk është qëllimi i vërtetë i tyre, madje edhe ata vetë e dinë se ky nuk është arsyetim i shëndoshë dhe i saktë. Qëllimi i vërtetë i tyre është thjesht refuzimi i të vërtetës. Ata e shohin të vërtetën si diçka që i sulmon dhe nga e cila duhen të mbrohen me çdo kusht dhe me çdo gjë që munden, edhe pse e dinë se kjo është e gabuar.

Al-An'aam 6:149Listen in Qur'an →
150

قُلْ هَلُمَّ شُهَدَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ يَشْهَدُونَ أَنَّ ٱللَّهَ حَرَّمَ هَٰذَا ۖ فَإِن شَهِدُوا۟ فَلَا تَشْهَدْ مَعَهُمْ ۚ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْءَاخِرَةِ وَهُم بِرَبِّهِمْ يَعْدِلُونَ

Thuaj: “Sillni dëshmitarët tuaj të cilët dëshmojnë se Perëndia e ka ndaluar këtë!” E nëse dëshmojnë (duke gënjyer), ti mos dëshmo me ta. Mos i ndiq dëshirat e atyre, që argumentet tona i konsiderojnë gënjeshtra dhe të cilët nuk besojnë në Ditën e mbramë! E, ata i bëjnë krahasim dike tjetër Zotit të tyre.

Thuaj: “Sillni dëshmitarë që të dëshmojnë se Allahu ka ndaluar këtë e atë!” -Kuptimi: Thuaju atyre të cilët bëjnë haram ato që lejon Allahu dhe pretendojnë se është vetë Allahu Ai që i ka bërë këto ndalesa: “Sillni dëshmitarë, që të dëshmojnë se është Allahu Ai që ka vendosur për të tilla ndalesa!”. Kështu, ata kanë dy mundësi: (a) ose të mos sjellin asnjë dëshmitar, dhe në këtë mënyrë pretendimi i tyre është i papranueshëm për mungesë dëshmish, faktesh dhe provash; (b) ose të sjellin ndonjë që dëshmon për një gjë të tillë. Por të tilla dëshmi sjellin vetëm ata që janë gjynahqarë të mëdhenj, të cilëve nuk u pranohen dëshmia. Të tilla dëshmi nuk janë çështje për të cilat dëshmojnë të drejtët dhe të sinqertët, prandaj dhe Allahu i Lartësuar e ndalon të Dërguarin e Tij dhe besimtarët nga këto lloj dëshmish. I Lartësuari thotë:Nëse duan të bëjnë dëshmi të rreme, ti mos dëshmo bashkë me ta! Kurrë mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i konsiderojnë si gënjeshtra, nuk besojnë jetën e përtejme dhe sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre! -Ata konsiderojnë si të barabartë me Allahun idhujt dhe putat e tyre. Duke qenë se ata janë mohues të Ditës së Gjykimit dhe nuk e njësojnë Allahun e Lartësuar, ata e meritojnë atë besim të shëmtuar dhe ato dispozita të padrejta që i ngarkojnë vetes. Me fjalë të tjera, besimi i tyre ndërtohet mbi idhujtarinë dhe mohimin e të vërtetës, prandaj është tërësisht me vend që Allahu i Lartësuar ta ndalojë Profetin e Tij dhe të drejtudhëzuarit nga ndjekja e të tillë njerëzve dhe nga pjesëmarrja në dëshmi së bashku me ta. Të gjitha këto tregojnë edhe një herë se ndalimi i atyre gjërave që Zoti i kishte lejuar buronte tërësisht nga dëshirat e tyre të shfrenuara.

Al-An'aam 6:150Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.