وَلَا تَأْكُلُوا۟ مِمَّا لَمْ يُذْكَرِ ٱسْمُ ٱللَّهِ عَلَيْهِ وَإِنَّهُۥ لَفِسْقٌۭ ۗ وَإِنَّ ٱلشَّيَٰطِينَ لَيُوحُونَ إِلَىٰٓ أَوْلِيَآئِهِمْ لِيُجَٰدِلُوكُمْ ۖ وَإِنْ أَطَعْتُمُوهُمْ إِنَّكُمْ لَمُشْرِكُونَ
Mos e hani atë, që kur është therrë nuk është përmendur emri i Perëndisë; ajo me të vërtetë, është mëkat! Me të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që të polemizojnë me ju. E nëse ju u përuleni atyre, atëherë edhe ju, me të vërtetë, jeni idhujtarë.
Dhe mos hani nga mishi që nuk është therur duke përmendur emrin e Allahut! Me të vërtetë, ky është gjynah. -Në këtë ndalesë futen:1. Të gjitha ato kafshë të cilat janë therur jo në emër të Allahut, por në emër të putave e idhujve të ndryshëm. Këto hyjnë në ndalesën e dretpërdrejtë të këtij ajeti.2. Ato kafshë që janë therur për hir të Allahut të Lartësuar, si kurbanet ose kafshët që theren thjesht për ushqim, nëse gjatë therjes së tyre nuk është thënë me qëllim “Bismilah”. Ky është mendimi i shumë dijetarëve. Nga ky rregull përjashtohet rasti kur nuk thuhet “Bismilah” nga harresa, sepse ai që harron nuk merret në përgjegjësi për harresën e tij.3. Ato kafshë të cilat kanë ngordhur dhe nuk janë therur me mënyrën e treguar në Sheriat. Edhe këto hyjnë në kategorinë e kafshëve që nuk janë therur me “Bismilah”. Në fakt, për këtë kategori Allahu i Lartësuar ka sjellë tekst të veçantë në suren Maide ajeti 3, kur thotë: “Haram janë për ju: të ngordhurat...”. Madje, ky ajet në suren Maide, në të cilin Allahu i Lartësuar ndalon ngrënien e kafshëve të ngordhura, është shkaku i shpalljes së ajetit që po komentojmë.Në vijim Allahu i Lartësuar thotë:Por shejtanët i nxisin miqtë e tyre që të polemizojnë me ju. -Kur idhujtarët dëgjuan se Allahu i Lartësuar e bëri të ndaluar ngrënien e mishit të kafshës së ngordhur dhe e lejoi atë që theret sipas mënyrës islame, ata - që vetë e hanin mishin e ngordhur - thanë: “A po e konsideroni të lejuar të hahet kafsha që e vrisni ju dhe nuk e hani atë kafshë që e ka vrarë Allahu?” Sigurisht që kjo ishte shenjë e armiqësisë dhe urrejtjes kundër Zotit dhe Profetit të Tij. Ajo ishte një polemikë e padrejtë dhe e paargumentuar, me të cilën donin thjesht refuzimin e ligjit të Zotit. Ky arsyetim i prishur nuk bazohej në ndonjë fakt, por thjesht në logjikën e tyre të sëmurë, që nëse do të merrej për bazë, do të shkatërroheshin qiejt, Toka dhe gjithçka që ndodhet në to. U poshtëroftë dhe u shkatërroftë ai që u jep përparësi këtyre lloj arsyetimesh të sëmura kundrejt ligjit të Zotit. Ligji i Zotit u jep rëndësi dobive të përgjithshme dhe atyre individuale. Gjithsesi, nuk është aspak e çuditshme që ata të arsyetonin në këtë mënyrë, sepse ata ndikoheshin nga këshillat e shejtanëve të mallkuar, të cilët kanë si qëllim kryesor devijimin e krijesave nga feja e Zotit, për t’i bërë banorë të Zjarrit të ndezur fort.Nëse ju u bindeni atyre, atëherë do të jeni si ata. -Nëse u bindeni atyre, për sa i përket idhujtarisë, lejimit të haramit dhe ndalimit të hallallit nga ana e tyre, atëherë edhe ju do të bëheni idhujtarë. Ju do të konsideroheni njëlloj si ata, sepse me miratimin e tyre në idhujtari dhe në shpërfilljen e ligjit të Zotit, ju i keni përzgjedhur ata si miqtë dhe të dashurit tuaj. Çdokush që shkon kundër rrugës së besimtarëve, duke miratuar dhe pasuar rrugën e humbjes, është larguar nga rruga e Zotit. Ky ajet i bukur tregon se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mendimet, arsyetimet dhe ndjenjat e emocionet, që shpesh na sulmojnë mendjen dhe shpirtin, edhe nëse na sjellin ndonjë lloj prehjeje e kënaqësie, sikurse ndodh me sufitë e të tjerë si ta, të cilët u japin shumë rëndësi këtyre lloj shkëndijash. Ne duhet të jemi shumë të …