Muslim99Muslim99
← Tafsir library

6. Al-An'aam

The Cattle · Meccan · 165 ayahs

سُورَةُ الأَنۡعَامِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 101–110 of 165

101

بَدِيعُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُۥ وَلَدٌۭ وَلَمْ تَكُن لَّهُۥ صَٰحِبَةٌۭ ۖ وَخَلَقَ كُلَّ شَىْءٍۢ ۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۭ

Ai është krijues i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai fëmijë, për Te s’ka grua. Ai ka krijuar çdo gjë dhe vetëm Ai di çdo gjë.

Është Ai që krijoi qiejt dhe Tokën(pa asnjë model të mëparshëm). -Allahu është Bedîus-semâuât, domethënë Shpikësi i qiejve, Krijuesi dhe Përsosësi i krijimit të tyre, pa asnjë model të mëparshëm. Ai i krijoi qiejt e Tokën në mënyrë të përkryer dhe në formën më të bukur. Logjika më e lartë njerëzore nuk mund as ta perceptojë një madhështi të tillë. Allahu është i vetëm në krijimin e gjithçkaje dhe nuk ka ortakë me Të në këtë krijim.E si do të ketë Ai fëmijë, kur nuk ka bashkëshorte? -Si pretendojnë që Allahu ka fëmijë, kur Ai është Zoti dhe El Samedu- Ai të Cilit i drejtohet çdo krijesë për nevojat e saj? Si pretendojnë që Allahu ka fëmijë, ndërkohë që Ai nuk ka bashkëshorte? Allahu është i Pasuri, që nuk ka nevojë për krijesat e Tij, ndërsa ato të gjitha kanë nevojë për Të, janë të varfra e nevojtare në çdo gjendje të tyre për të Madhëruarin. Pastaj, fëmija duhet të jetë i të njëjtit lloj e origjinë si i ati. Allahu është Krijuesi, ndërsa çdo gjë tjetër është krijesë dhe asnjë nga krijesat nuk mund t’i përngjajë apo afrohet Allahut, në çdo aspekt qoftë. Pasi përmendi faktin se Ai është Krijuesi i gjithçkaje, Allahu i Madhëruar flet për dijen e Tij gjithëpërfshirëse:Ai ka krijuar çdo gjë dhe ka dije të plotë për gjithçka. -Përmendja e diturisë pas krijimit është një udhëzim se si të arsyetojmë e meditojmë rreth emrave e cilësive të Allahut. Kështu, për shembull, duke vëzhguar krijimin madhështor, të krijohet bindja se Krijuesi duhet të jetë Absolut në dijen e Tij dhe i pashembullt në urtësinë e Tij. I Lartësuari thotë: “I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çka fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai është i Gjithëdituri në imtësi rreth sekreteve.” [Mulk 13, 14]. Ose: “A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e Tokën, që t’i rikrijojë ata (njerëzit)? Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëditiri. Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm t’i thotë: “Bëhu!” e ajo menjëherë bëhet. I lartë është Ai, në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka dhe vetëm tek Ai ktheheni.” [Ja Sin 81 – 83].

Al-An'aam 6:101Listen in Qur'an →
102

ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ ۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ خَٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍۢ فَٱعْبُدُوهُ ۚ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ وَكِيلٌۭ

Ky është Perëndia, Zoti juaj. S’ka zot tjetër përveç Tij, Krijuesi i çdo gjëje, andaj adhuroni Atë! Ai është mbikëqyrës i çdo gjëje!

Ky është Allahu, Zoti juaj. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, përveç Tij. Ai është Krijuesi i çdo gjëje,.... -Është Ai që meriton adhurimin, maksimumin e dashurisë dhe maksimumin e nënshtrimit ndaj Tij, madhërimit e përunjësisë para Tij. Është Ai që i krijoi të gjitha krijesat dhe përkujdeset për to, duke u mundësuar çdo mirësi dhe duke u larguar çdo të keqe....prandaj vetëm Atë adhuroni! -Kur ju të bindeni dhe të pranoni me siguri se vetëm Allahut i takon adhurimi, me çdo rrugë e formë, atëherë përkushtojani vetëm Atij të gjitha llojet e adhurimeve, me sinqeritet vetëm për Të dhe duke synuar vetëm kënaqësinë e Tij. Ky është qëllimi pse jeni krijuar: “Nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, veçse për të më adhuruar Mua.” [Dharijat 56].Ai përkujdeset për gjithçka -Çdo gjë është në administrimin dhe përkujdesjen e Allahut të Madhëruar. Ai krijon dhe përkujdeset për krijesat dhe Ai rregullon çdo çështje të tyre. Dihet mirë se diçka e lënë në përkujdesin e dikujt është në varësi të kujdestarit të saj. Por përkujdesja e Allahut nuk është si ajo e robit. Përkujdesja e robit është e varur nga ai që e ka vendosur në atë detyrë dhe udhëzimet e kushtet e tij. Ndërsa përkujdesja e Allahut, Krijuesit të gjithçkaje, është e pakufizuar dhe e pacenuar. Ajo është e ndërtuar mbi diturinë e plotë, mbi mëshirën dhe bamirësinë e pakufishme dhe mbi drejtësinë absolute. Askush nuk mund të kritikojë e kontestojë përkujdesjen e Allahut. Në krijimin dhe administrimin e çështjeve nga Allahu nuk mund të gjesh asnjë defekt, mangësi apo kotësi. Prej përkujdesjes së Allahut të Madhërishëm është edhe qartësimi i plotë i fesë së Tij, duke e ruajtur atë nga devijimi e ndryshimet. Gjithashtu, Ai ka marrë përsipër që t’i ruajë dhe mbrojë besimtarët nga çdo gjë që ua largon ose ua dëmton imanin dhe fenë e tyre.

Al-An'aam 6:102Listen in Qur'an →
103

لَّا تُدْرِكُهُ ٱلْأَبْصَٰرُ وَهُوَ يُدْرِكُ ٱلْأَبْصَٰرَ ۖ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلْخَبِيرُ

Shikimet nuk mund ta përfshijnë Atë. Ai i përfshinë shikimet e të gjithëve. Ai është bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.

Asnjë shikim nuk mund ta përfshijë Atë. Por është Ai që i përfshin të gjitha shikimet. -Kjo ndodh për shkak të madhështisë, lartësisë dhe plotësisë së Allahut të Madhëruar. Atë nuk mund të përfshijnë vështrimet e krijesave, edhe pse mund të vështrojnë fytyrën e Tij dhe të lumturohen me të (në Xhenet). Fakti që krijesat nuk mund ta përfshijnë Allahun me vështrimin e tyre nuk mohon mundësinë e shikimit të Tij nga ana e tyre, madje nëse e kuptojmë mirë, e pohon atë. Nëse mohohet gjithëpërfshirja e vështrimit, kjo tregon se ekziston mundësia e vështrimit të pjesshëm. Nëse do të mohohej mundësia për ta parë Atë, do të thuhej: “La terâhul ebŝâr” - “nuk e shohin shikimet” dhe jo: “La tudrikuhul ebŝâr” - “nuk e përfshijnë shikimet”. Kështu, ky ajet nuk mbështet mendimin e gabuar të mohuesve të cilësive të Zotit (el muat-tile), të cilët nuk e pranojnë faktin se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në ahiret. Madje, sikurse thamë, ky ajet dëshmon të kundërtën e mendimit të tyre. Dituria e Allahut përfshin të shfaqurën dhe të fshehurën, dëgjimi i Tij përfshin zërat e shfaqur dhe ato të fshehur, shikimi i Tij përfshin çdo gjë, e madhe apo e vogël qoftë, siç thotë Ai më pas:Ai është Mëshirëmadh(i Butë)dhe Di hollësisht gjithçka. -Dituria e Allahut është shumë e thellë dhe e detajuar. Ai di imtësisht çdo të fshehtë, të padukshme, të mbuluar dhe të pashfaqur. Ndërsa nga butësia e Tij, Allahu e udhëzon dhe drejton robin që të arrijë e të realizojë çdo mirësi dhe dobi në drejtim të fesë dhe besimit. Ai i rregullon çështjet e fesë dhe të besimit të robit me rrugë e mënyra që robi nuk i ndjen e kupton aspak, e aq më pak të përpiqet për t’i planifikuar e realizuar ato. Kështu, Allahu i Mëshirshëm dhe i Butë e udhëzon dhe drejton robin drejt lumturisë së përjetshme, drejt suksesit final (felâĥ), pa e ndier dhe hetuar robi fare një gjë të tillë. Madje, në funksion të këtij qëllimi të mrekullueshëm, i Madhëruari përcakton vështirësi ose gjëra të dhimbshme dhe të urryera për robin, që ai ta lusë dhe t’i përgjërohet Allahut që t’ia largojë ato. Allahu i përcakton këto gjëra, sepse e di shumë mirë se kjo është më e mirë për robin dhe se përsosmëria e tij arrihet veçse në këtë mënyrë. Subĥânallâh! I Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë është Allahu, që është i Gjithëditur, i Butë, I Gjithmëshirshëm, dhe Mëshirëplotë për besimtarët.

Al-An'aam 6:103Listen in Qur'an →
104

قَدْ جَآءَكُم بَصَآئِرُ مِن رَّبِّكُمْ ۖ فَمَنْ أَبْصَرَ فَلِنَفْسِهِۦ ۖ وَمَنْ عَمِىَ فَعَلَيْهَا ۚ وَمَآ أَنَا۠ عَلَيْكُم بِحَفِيظٍۢ

Me të vërtetë, ju kanë ardhur juve nga Zoti juaj, argumente të qarta; ai që i studjon ato, i sjellë dobi vetes; e ai që nuk i vëren ato, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj.

Tashmë ju kanë ardhur prova të qarta nga Zoti i juaj. -Juve ju erdhën shumë ajete që sqarojnë të vërtetën, aq sa e bëjnë atë të shndritshme dhe të dukshme si dielli për sytë. Ajetet e Kur’ânit janë sjellë me elokuencën më të lartë, me shprehjet më të qarta e të kuptueshme, që shpalosin të vërtetën dhe urtësitë më të mëdha. Arsyeja është se ato janë Shpallje e Zotit të gjithësisë. Ai është Zoti i gjithësisë, që përkujdeset për gjithë botën, duke u dhuruar pandërprerë prej mirësive e begative të Tij. Mirësitë e Tij mbi krijesat janë të dukshme dhe të fshehura, të jashtme dhe të brendshme. Ndër mirësitë më të mëdha janë qartësimi i ajeteve, ligjeve, si edhe zgjidhja e problemeve të ndryshme.Kush i sheh, ai e ka për veten e vet ... -Ai që i trajton ajetet dhe shenjat e Allahut me nderimin që u takon, duke i kuptuar drejt ato dhe duke punuar sipas tyre me sinqeritet vetëm për të kënaqur Allahun, ai i ka bërë nder dhe mirësi veçse vetvetes. Allahu është Ganijun Hamid, i Pasuri dhe Jonevojtari për krijesat dhe i Lavdëruar vetvetiu, pa pasur nevojë që krijesat ta lavdërojnë e madhërojnë....e kush mbyll sytë, ai i bën dëm vetes. -Ai që i sheh ajetet dhe shenjat e Allahut, por i injoron ato, duke bërë sikur nuk i ka parë, ai që i sheh ajetet dhe shenjat e Allahut dhe nuk ndriçohet nga drita e tyre, ai që këshillohet dhe nuk e pranon këshillën, ai që i qartësohet e vërteta dhe nuk nënshtrohet që të punojë e jetojë sipas saj, ai dëmton veç veten nga verbëria që tregon.Unë nuk jam mbikqyrësi juaj. -O i Dërguar, thuaju atyre: “Unë nuk jam mbikëqyrësi apo regjistruesi i veprave tuaja! Kjo nuk është detyra ime. Unë jam veçse një transmetues i qartë e besnik, që ka detyrë të qartësojë të vërtetën në mënyrën më të bukur dhe më të kuptueshme. Unë e kreva misionin që m’u ngarkua, duke e përcjellë qartë mesazhin e ngarkuar nga Zoti im. Kjo është detyra ime, ndërsa veprat tuaja dhe llogaria për to nuk janë përgjegjësi e imja.

Al-An'aam 6:104Listen in Qur'an →
105

وَكَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ ٱلْءَايَٰتِ وَلِيَقُولُوا۟ دَرَسْتَ وَلِنُبَيِّنَهُۥ لِقَوْمٍۢ يَعْلَمُونَ

Kështu, Ne, në mënyrë të ndryshme i tregojmë dokumentet, për të thënë ata: “Ti i ke mësuar ato (prej librave të mëparshëm)!” dhe t’ju shpjegojmë Kur’anin njerëzve që dinë (të drejtën).

Kështu, Ne ta kemi shtjelluar në imtësi Shpalljen, aq sa ata të thonë “Ti i ke mësuar këto (nga të tjerë)” dhe që t’ua bëjmë të qarta njerëzve të ditur. -Ashtu sikurse e kemi shtjelluar Kur'anin me imtësi për idhujtarët, për çështjet që kanë lidhje me teuĥîdin, profetësinë dhe Ditën e Premtuar, po ashtu u kemi sqaruar atyre të gjitha çështjet e tjera, të cilat ata nuk i dinin. Por pas gjithë këtij sqarimi, ata përsëri e mohojnë të vërtetën dhe thonë: “Ti i ke mësuar këto njohuri nga ithtarët e Librit dhe të tjerët.” Nëpërmjet ajeteve të Tij, Allahu i Madhëruar ua mëson të vërtetën një populli që janë të urtë dhe të mençur, të cilët dinë të respektojnë të vërtetën, ta pranojnë dhe ta pasojnë atë. Këta janë besimtarët e vërtetë, të cilët e besojnë profetin Muhamed (a.s)dhe Shpalljen që atij iu dhurua nga Zoti i gjithësisë.

Al-An'aam 6:105Listen in Qur'an →
106

ٱتَّبِعْ مَآ أُوحِىَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ وَأَعْرِضْ عَنِ ٱلْمُشْرِكِينَ

Paso (ndiq) ti atë që të ka shpallur Zoti yt. S’ka tjetër zot veç Tij. Shmangu prej idhujtarëve.

Prandaj, ti pasoje atë që të shpallet nga Zoti yt - Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij dhe distancohu prej idhujtarëve! -Pasoji, o i Dërguar, dhe ji i kujdessëm për gjithçka që Ne të shpallim ty, urdhëresa apo ndalesa! Pa dyshim, urdhëresa më e madhe që të ka ngarkuar Allahu i Lartësuar është njësimi i Tij në adhurim dhe ftesa e botës në këtë çështje. Mos u shqetëso, madje mos i kushto rëndësi inatit dhe arrogancës që shfaqin idhujtarët dhe pretendimeve të kota që ata nxjerrin!

Al-An'aam 6:106Listen in Qur'an →
107

وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ مَآ أَشْرَكُوا۟ ۗ وَمَا جَعَلْنَٰكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًۭا ۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيْهِم بِوَكِيلٍۢ

Sikur të donte Perëndia, ata nuk do t’i bënin shok Atij. Na nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre, e as që je mbikëqyrës i tyre.

Sikur të donte Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. -Sikur Allahu i Lartësuar të dëshironte që këta idhujtarë të mos bënin idhujtari, ashtu do të ndodhte. Por Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur, prandaj e di mirë zgjedhjen e tyre të keqe dhe faktin që ata do të pasojnë të dehur dëshirat e tyre të shfrenuara, të cilat i çojnë shumë larg nga e vërteta.Por Ne nuk të bëmë mbikqyrës të tyre dhe ti nuk je përgjegjës për ta. -Ne nuk të kemi bërë ty, o i Dërguar, mbikëqyrës të tyre, që t’u regjistrosh veprat. Nuk të kemi bërë as kujdestar të tyre, që të shqetësohesh për çështjet që ata kanë.

Al-An'aam 6:107Listen in Qur'an →
108

وَلَا تَسُبُّوا۟ ٱلَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ فَيَسُبُّوا۟ ٱللَّهَ عَدْوًۢا بِغَيْرِ عِلْمٍۢ ۗ كَذَٰلِكَ زَيَّنَّا لِكُلِّ أُمَّةٍ عَمَلَهُمْ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّهِم مَّرْجِعُهُمْ فَيُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Mos i shani ata, që adhurojnë tjetër pos Perëndisë, e që shajnë Perëndinë, duke kaluar kufirin me padije. Kështu, Ne ua kemi hijeshuar çdo populli veprat e tyre. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre, e Ai do t’i lajmërojë ata për atë që kanë punuar.

Mos ua shani ata(idhujt), të cilëve ata iu luten krahas Allahut, sepse nga armiqësia dhe padituria e tyre, ata mund të shajnë Allahun. Kështu ia kemi zbukuruar Ne çdo populli veprimet e veta. Në fund kthimin e kanë te Zoti i tyre dhe atëherë do t’i shpërblejë për çdo gjë që kanë bërë. -Allahu i Madhëruar i ndalon besimtarët nga një veprim, që në origjinë është i lejuar - t’u shash idhujtarëve idhujt e tyre. Madje, poshtërimi dhe sharja e idhujve konsiderohet si afrim te Zoti dhe tregues i besimit. Por Allahu i Madhëruar i ka ndaluar nga kjo vepër për një shkak të caktuar: ajo mund të bëhet shkak që ata të fyejnë Allahun, Zotin e botëve, ndërkohë që duhet ta madhërojnë e lavdërojnë Atë. Prej fanatizmit ndaj fesë së tyre, ata flasin pa u menduar. Çdokujt i është zbukuruar ajo që e vepron dhe flet, prandaj ata nuk e mendojnë krimin e madh që bëjnë duke fyer Zotin e botëve. Për të mbrojtur fenë e tyre, ata janë gati të bëjnë gjithçka, derisa të fyejnë edhe Zotin e botëve, dashuria për të cilin mbush zemrat e të mirëve dhe të devotshmëve. Madje, respekti për Zotin mbush jo vetëm zemrat e të mirëve, pasi edhe qafirët dhe gjynahqarët kanë në zemër respekt për Zotin. Por nëse u shahen zotat e tyre, që ata i madhërojnë, ata mund të shajnë Zotin e botëve. Por diçka është e pamohueshme: tek Allahu do të kthehen të gjithë krijesat në Ditën e Gjykimit. Pranë Atij do të paraqiten ata dhe veprat e tyre, të mira ose të këqija. Ai do t’i shpërblejë sipas asaj që kanë punuar, me drejtësinë e bamirësinë e Tij. Ky ajet i mrekullueshëm mbështet rregullin që thotë: “Veprat gjykohen sipas rezultatit ku të çojnë”. Me fjalë të tjera, ato që të çojnë në haram, janë haram, edhe nëse në origjinë mund të jenë të lejuara.

Al-An'aam 6:108Listen in Qur'an →
109

وَأَقْسَمُوا۟ بِٱللَّهِ جَهْدَ أَيْمَٰنِهِمْ لَئِن جَآءَتْهُمْ ءَايَةٌۭ لَّيُؤْمِنُنَّ بِهَا ۚ قُلْ إِنَّمَا ٱلْءَايَٰتُ عِندَ ٱللَّهِ ۖ وَمَا يُشْعِرُكُمْ أَنَّهَآ إِذَا جَآءَتْ لَا يُؤْمِنُونَ

Ata betohen në Perëndinë, me betimin më të rëndë, se nëse ju vjen një dokument, ata me siguri do të besojnë. Thuaj: “Dokumentet janë vetëm te Perëndia!” E kush ua bënë me dije juve, se ata, kur t’ju vie dokumenti, nuk do të besojnë?

Ata betohen fuqishëm në Allahun se, nëse u vjen ndonjë Shenjë(e veçantë), do ta besojnë. -Idhujtarët, të cilët nuk e besonin Muhamedin (a.s)si profet, bënë betime të mëdha se, nëse ai do t’u tregonte ndonjë mrekulli, ata do ta besonin Shpalljen që ai përcillte. Në fakt, ky ishte thjesht justifikim për mosbesimin e tyre. Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar e mbështeti Profetin e Tij me mrekulli të shumta dhe shenja të qarta. Madje, do të ishte mëse i mjaftueshëm vetëm një vëzhgim i shpejtë dhe i shkurtër mbi ato fakte, për të gjykuar mbi vërtetësinë e Muhamedit (a.s)dhe të Shpalljes që ai solli nga Zoti i tij. Për këtë arsye, kërkimi nga ana e tyre i mrekullive ishte thjesht një arrogancë e këmbëngulje në të kotën. Ata nuk meritonin përgjigje për kërkesat e tyre, madje edhe për ta ishte më mirë që të mos merrnin përgjigje. Allahu i Madhëruar na ka treguar se kështu ka ndodhur gjithmonë me popujt e parë. Kur profetët sillnin nga Zoti shenjat e kërkuara nga vetë populli zullumqar, këta të fundit nuk kanë besuar, por përsëri kanë vazhduar me mohimin dhe shfrenimin e tyre, prandaj edhe ndëshkimi bëhej i pashmangshëm dhe i menjëhershëm mbi ta. Më pas, i Lartësuari thotë:Thuaju: “Të gjitha Shenjat janë në dorën e Allahut”. -Është Allahu i Madhëruar Ai që i sjell shenjat dhe mrekullitë kur Ai dëshiron. Është Ai, gjithashtu, që i pengon të ndodhin ato, kur Ai dëshiron. Unë, si profet, nuk kam asgjë në dorë për këtë çështje e për asnjë çështje tjetër. Kësisoj, kërkesa që më drejtoni mua është e gabuar dhe e padrejtë. Ajo është një kërkesë për diçka që unë nuk kam mundësi ta jap nga vetja ime. Ajo që duhet të më kërkoni mua është veç qartësimi i plotë i të vërtetës dhe mesazhit të Zotit, që ju ta besoni atë, dhe ky sqarim është bërë në mënyrën më të plotë. Megjithatë, nuk është e sigurt që, edhe sikur të vijnë ato mrekulli që kërkoni, ju të besoni. Madje, mundësia më e madhe ishte që ata nuk do të besonin, siç thotë i Lartësuari:Por ku mund ta dini ju se edhe sikur t’u vijnë Shenjat(e veçanta), ata përsëri nuk do të besojnë. -Ashtu sikurse ka ndodhur gjithmonë, ju nuk do të besoni, edhe kur t’ju vijnë shenjat që kërkoni.

Al-An'aam 6:109Listen in Qur'an →
110

وَنُقَلِّبُ أَفْـِٔدَتَهُمْ وَأَبْصَٰرَهُمْ كَمَا لَمْ يُؤْمِنُوا۟ بِهِۦٓ أَوَّلَ مَرَّةٍۢ وَنَذَرُهُمْ فِى طُغْيَٰنِهِمْ يَعْمَهُونَ

Na ua kthejmë zemrat dhe shikimet e tyre (e nuk do të besojnë), ashtu si nuk kanë besuar (Kur’anin) as më parë. Na do t’i lëmë ata në humbje, që të bredhin andej-këndej.

Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë(Shpalljen e Zotit)për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. -Duke qenë se ata refuzuan të besonin Shpalljen e Zotit dhe që t’i nënshtroheshin Atij kur u erdhi ftesa herën e parë, Ai i ndëshkon ata duke ua larguar zemrat nga e vërteta, duke mos u dhënë më sukses ta besojnë atë. Kështu, ata e mësojnë dhe e njohin të vërtetën, por nuk e besojnë, dhe në këtë mënyrë nuk do të kenë asnjë justifikim para Zotit. Si ndëshkim për mospranimin e ftesës, atyre nuk u mundësohet pasimi i rrugës së drejtë. Kjo është prej drejtësisë dhe urtësisë së madhe të Allahut mbi njerëzit. Janë ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes. Atyre iu hapet porta, por ata refuzojnë të hyjnë në të, iu tregohet rruga, por ata nuk e ndjekin atë. Nëse atyre nuk u jepet sukses që të pranojnë të vërtetën, kjo u ka shkuar për shtat dhe e kanë merituar plotësisht. Gjithashtu, edhe pretendimi se të besuarit është produkt vetëm i vullnetit të tyre, pa marrë parasysh ndihmën e Allahut, është nga gabimet më të mëdha. Askush nuk mund të besojë pa ndihmën dhe suksesin e dhënë prej Allahut të Gjithëditur, të Urtë dhe të Drejtë.

Al-An'aam 6:110Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.