Muslim99Muslim99
← Tafsir library

6. Al-An'aam

The Cattle · Meccan · 165 ayahs

سُورَةُ الأَنۡعَامِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 1–10 of 165

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَجَعَلَ ٱلظُّلُمَٰتِ وَٱلنُّورَ ۖ ثُمَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِرَبِّهِمْ يَعْدِلُونَ

Qoftë lavdëruar Perëndia që krijoi qiejtë dhe Tokën, e themeloi errësirat dhe dritën. E, ata që nuk besojnë, (përsëri) – me Zotin e tyre krahasojnë zotëra.

Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirat dhe dritën. -Ky është lavdërim i Allahut të Lartësuar, me atributet madhështore të Tij, duke përmendur posaçërisht krijimin e qiejve dhe të Tokës, të cilat janë treguese të pushtetit, diturisë dhe mëshirës së Tij të gjerë. Ato dëshmojnë për urtësinë gjithëpërfshirëse dhe për njëshmërinë e Tij në fuqinë dhe zotësinë për të krijuar, si edhe për t’u kujdesur mbi çështjet e krijesave. Allahu e lavdëron Veten edhe për krijimin e dritës dhe të errësirave. Është Ai që ka vendosur errësirat dhe dritën. Këtu është fjala si për errësirën dhe dritën fizike, për shembull nata dhe dita, ashtu edhe për ato konceptuale, si errësirat e injorancës, dyshimeve, idhujtarisë, poshtërsive, mosbindjes, pakujdesisë etj., dhe drita e imanit, e diturisë së vërtetë dhe e bindjes ndaj Allahut të Madhëruar. Kjo tregon se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin, i vetmi që meriton përkushtimin e sinqertë.Megjithatë, mohuesit sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre. -Ata konsiderojnë zota të tjerë si të barabartë me Allahun, duke iu përkushtuar atyre me adhurime. Ata adhurojnë krijesat njëlloj si Allahun, edhe pse krijesat nuk mund të krahasohen kurrë me Allahun e Madhërishëm, i Cili është absolut në çdo drejtim. Të krijuarit janë të varfër, të dobët, të mangët dhe nevojtarë në çdo aspekt.

2

هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن طِينٍۢ ثُمَّ قَضَىٰٓ أَجَلًۭا ۖ وَأَجَلٌۭ مُّسَمًّى عِندَهُۥ ۖ ثُمَّ أَنتُمْ تَمْتَرُونَ

Ai ju ka krijuar nga balta, ka caktuar afatin (e vdekjes) dhe Ai di kohën e (Kijametit), e ju përsëri dyshoni.

Është Ai që ju krijoi nga balta, pastaj caktoi një afat për ju... -Balta ishte lënda nga e cila Allahu i Madhëruar krijoi njeriun e parë, Ademin (a.s.). Pastaj Ai vendosi një afat për vazhdimësinë e jetës së njerëzve në këtë botë, kur ata duhet të shfrytëzojnë e të shijojnë të mirat që Ai u dhuron. Gjithashtu, ata ndërkohë do të provohen për zbatimin e porosive që Allahu ka sjellë përmes profetëve. Ai e krijoi jetën dhe vdekjen pikërisht për t’i sprovuar robërit e Tij, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është Ngadhënjimtari, Gjynahfalësi.” [Mulk 2]. Allahu u jep robërve mundësi të jetojnë, aq sa çdokush të ketë mundësinë për të reflektuar dhe për të nxjerrë mësime....dhe një afat tjetër(përfundimtar)që e di Ai. -Ky afat është Dita e Gjykimit, atëherë kur të ringjallen të gjithë dhe të grumbullohen tek Allahu i Madhëruar, që të japin llogari dhe shpërblehen me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, secili sipas asaj që ka punuar.Por sërish ju dyshoni! -Me gjithë këto sqarime të plota, ju përsëri keni dyshime për premtimin e Allahut, për kërcënimet e Tij dhe për Ditën e Gjykimit. Po ta vërejmë me kujdes, shohim se Allahu i Madhëruar fjalën “errësira” e ka sjellë në numrin shumës, sepse errësirat janë të shumta dhe të llojllojshme. Ndërsa fjala “dritë” është në numrin njëjës, sepse drita që ndriçon rrugën për tek Allahu i Madhëruar është një e vetme. Ajo është dituria mbi të vërtetën dhe puna sipas saj, siç thotë i Madhëruari: “Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj e mos ndiqni rrugë të tjera, të cilat ju largojnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, në mënyrë që ju të jeni të devotshëm.” [En’am 153].

3

وَهُوَ ٱللَّهُ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَفِى ٱلْأَرْضِ ۖ يَعْلَمُ سِرَّكُمْ وَجَهْرَكُمْ وَيَعْلَمُ مَا تَكْسِبُونَ

Perëndia është i adhuruar në qiej dhe në Tokë; Ai di fshehtësitë dhe të sheshtat tuaja, si dhe të arriturat tuaja.

Ai është Allahu (i vetmi i adhuruar)në qiej dhe në Tokë. -Vetëm Allahu është i Adhuruari, i Madhëruari në qiej dhe në Tokë. Banorët e qiejve dhe të Tokës duhet të jenë adhurues të Zotit të tyre, sepse ata janë të nënshtruar dhe të përulur para madhështisë së Tij, të pafuqishëm dhe të dobët para krenarisë dhe madhërisë së Tij. Qiejt janë të mbushur me melekët e Tij. Vetëm Atë e madhërojnë melekët e afërt, profetët e dërguar, të sinqertët, dëshmorët dhe punëmirët.Ai i di të gjitha fshehtësitë tuaja dhe ato që i shfaqni haptazi; Ai di gjithçka që ju veproni. -Allahu di çfarë mbani fshehur dhe çfarë shfaqni. Ai di gjithçka që ju veproni dhe përgatisni për veten tuaj. Kini kujdes nga poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Tij dhe përpiquni maksimalisht për vepra të mira, që ju afrojnë tek Allahu dhe ju fusin në mëshirën e Tij! Kujdes dhe shumë kujdes nga punët që ju largojnë prej Tij dhe ju përjashtojnë nga mëshira e Tij!

4

وَمَا تَأْتِيهِم مِّنْ ءَايَةٍۢ مِّنْ ءَايَٰتِ رَبِّهِمْ إِلَّا كَانُوا۟ عَنْهَا مُعْرِضِينَ

E nuk ju ka ardhur (të pabesëve) asnjë dokument prej dokumenteve të Zotit të tyre, e ata, të mos ia kthejnë shpinën.

Allahu i Lartësuar na tregon për idhujtarët, për mohimin dhe armiqësinë e tyre të ashpër ndaj së vërtetës. Ata i kthejnë shpinën të vërtetës me këmbëngulje dhe kokëfortësi. Atyre nuk u bëjnë dobi këshillat dhe shenjat e Allahut, madje kurrë nuk kanë për t’i besuar ato, derisa të shohin dhe përjetojnë ndëshkimin e të Drejtit. I Madhëruari thotë:Sa herë që u vjen ndonjë nga shenjat e Zotit të tyre, ata i kthejnë shpinën. -Sa herë që atyre u vijnë shenja të qarta nga Zoti, që tregojnë për saktësinë dhe vërtetësinë e Shpalljes së Zotit, madje të bëjnë që të nënshtrohesh dhe të punosh sipas tyre, ata nuk i kushtojnë rëndësi, madje as denjojnë që ta dëgjojnë ftesën. Zemrat e tyre të shpërqendruara nga kjo ftesë janë përqendruar tërësisht diku tjetër. Kështu i kthejnë ata shpinën ftesës së Zotit dhe kështu i trajtojnë shenjat e Tij.

5

فَقَدْ كَذَّبُوا۟ بِٱلْحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمْ ۖ فَسَوْفَ يَأْتِيهِمْ أَنۢبَٰٓؤُا۟ مَا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ

E përgënjeshtruan të vërtetën, posa ju erdhi, por së shpejti do ju arrijnë lajme (me pasoja) për atë çka janë tallur.

Ata e mohojnë të vërtetën kur u vjen,... -Përgjegjësia ndaj të vërtetës është që, së pari, të pasohet, së dyti, të falënderohet Allahu i Lartësuar për lehtësimin e arritjes së saj tek ti dhe, së treti, ajo të zbatohet e të përhapet. Por ata, në vend të kësaj, veprojnë të kundërtën, prandaj meritojnë ndëshkimin e të Drejtit, që thotë:...por shpejt do ta shohin atë që e përqeshnin. -Atë që e tallnin dhe e konsideronin si gënjeshtër, do ta shohin qartë dhe do të binden që është e vërtetë. Atë ditë do të dalë në shesh gënjeshtra dhe mosbesimi i padrejtë i jobesimtarëve. Ata tallen me ringjalljen, me Xhenetin dhe me Zjarrin, por kur të vijë Dita e Gjykimit, mohuesve do t’u thuhet: “Ky është zjarri, që ju e mohonit. Mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk shihni?! Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju! Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja!” [Tur 14 - 16]. Gjithashtu, i Lartësuari thotë: “Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre më të fortë se Allahu nuk ka për ta ringjallur atë që vdes. Përkundrazi, (Ringjallja) është premtimi i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. Ai do t’i ringjallë ata për t’ua bërë të qartë të vërtetën e asaj, për të cilën ranë në kundërshti dhe për t’a ditur mirë jobesimtarët se ishin gënjeshtarë.” [Nahl 38, 39]. Më pas, Allahu i Madhëruar i porosit që të marrin mësim nga ngjarjet e popujve të shkuar, duke thënë:

6

أَلَمْ يَرَوْا۟ كَمْ أَهْلَكْنَا مِن قَبْلِهِم مِّن قَرْنٍۢ مَّكَّنَّٰهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ مَا لَمْ نُمَكِّن لَّكُمْ وَأَرْسَلْنَا ٱلسَّمَآءَ عَلَيْهِم مِّدْرَارًۭا وَجَعَلْنَا ٱلْأَنْهَٰرَ تَجْرِى مِن تَحْتِهِمْ فَأَهْلَكْنَٰهُم بِذُنُوبِهِمْ وَأَنشَأْنَا مِنۢ بَعْدِهِمْ قَرْنًا ءَاخَرِينَ

A thua nuk i panë ata, se sa popuj i kemi zhdukur Ne, para tyre, të cilët i patëm vendosur në aso toke, në çfarë nuk ju kemi vendosur jvue; e u sollëm atyre shira të bollshëm dhe bëmë që t’ju rrjedhin lumenjë nëpër viset e tyre; e që, për shkak të mëkateve të tyre – i zhdukëm ata; dhe pas tyre – krijuam gjenerata tjera.

A nuk shohin ata se sa breza para tyre i shkatërruam, atyre që Ne u mundësuam në Tokë çfarë nuk ju kemi mundësuar juve? -Janë të shumtë popujt që Allahu i Madhëruar ka shkatërruar në të shkuarën. Ai u dha afat dhe u mundësoi plot mirësi e begati, si fëmijë, pasuri, luks, pushtet e famë të madhe. Allahu i Madhëruar thotë:Ne u lëshonim atyre shi të bollshëm nga qielli dhe patëm bërë që ndër ta të rridhnin lumenj,... -Nëpërmjet këtij shiu të bollshëm Allahu i Madhëruar u mundësoi atyre popujve të shkuar të kultivonin larmi bimësh e frytesh, të kënaqeshin dhe të shijonin çfarë të dëshironin. Por ata nuk e falënderuan Allahun për begatitë e dhuruara dhe as nuk u treguan mirënjohës nëpërmjet adhurimit që Ai kërkoi prej tyre. Përkundrazi, ata u harruan në shfrenim dhe në përmbushjen e dëshirave të tyre. Ata shijuan gjithë ato mirësi dhe nuk e adhuruan Allahun. Edhe kur profetët e Allahut iu përcollën argumente të qarta dhe të sigurta, ata nuk pranuan t’i besonin, por padrejtësisht i hodhën poshtë duke i konsideruar si të pavërteta. Atëherë, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi për shkak të këtyre gjynaheve dhe pas tyre solli popuj të tjerë:... por për shkak të gjynaheve të tyre, i shkatërruam dhe sollëm popuj të tjerë. -Ky është rregulli i Allahut me popujt e shkuar dhe me ata të mëvonshmit, prandaj merrni mësim prej atyre, që e mësuat si përfunduan!

7

وَلَوْ نَزَّلْنَا عَلَيْكَ كِتَٰبًۭا فِى قِرْطَاسٍۢ فَلَمَسُوهُ بِأَيْدِيهِمْ لَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِنْ هَٰذَآ إِلَّا سِحْرٌۭ مُّبِينٌۭ

E, sikur Ne ta zbritnim ty një Libër të shkruar në letër; e ata ta preknin me duart e tyre, ata që nuk besojnë, me siguri do të thonin: “Kjo s’është gjë tjetër, përpos një magji e hapët”.

Allahu i Lartësuar e njofton Profetin e Tij për armiqësinë e ashpër të qafirëve ndaj së vërtetës. Shkaku i mosbesimit të tyre nuk është ndonjë mangësi në Shpalljen e Zotit dhe as padituria e tyre rreth saj. Jo, kjo nuk është e vërtetë. Shkaku i vërtetë i mosbesimit dhe i armiqësisë së tyre ndaj të vërtetës është padrejtësia që kanë në zemër dhe shfrenimi në gjynahe. Kështu, thotë i Madhëruari:Edhe sikur të të zbrisnim një libër të shkruar në letër, e ata ta preknin atë me duart e tyre, mohuesit sërish do të thoshin: “Kjo nuk është gjë tjetër, por veçse një magji e qartë”. -Edhe sikur t’u vinte kjo mrekulli kaq haptas, ata që kanë zgjedhur mohimin do të thonë përsëri: “Kjo është veçse një magji e qartë.” A mund të ketë shenjë më të madhe se kjo dhe a ka fjalë më të shëmtuar sesa t’i thuash të vërtetës magji?! Kjo është arrogancë e shfrenuar kundrejt të vërtetës së pakundërshtueshme, të cilën askush që ka sadopak logjikë nuk mund ta refuzojë.

8

وَقَالُوا۟ لَوْلَآ أُنزِلَ عَلَيْهِ مَلَكٌۭ ۖ وَلَوْ أَنزَلْنَا مَلَكًۭا لَّقُضِىَ ٱلْأَمْرُ ثُمَّ لَا يُنظَرُونَ

Ata thanë: “T’ju kishte zbritë atij (Muhammedit) një ëngjëll?!” E, sikur ta dërgonim Ne ëngjëllin, puna do të merrte fund dhe nuk do t’u ipej asnjë afat.

Ata thonë: “Përse të mos zbresë së bashku me atë një melek? -Në formë polemike të padrejtë dhe për arrogancë, ata thonë: “Pse të mos vinte së bashku me Muhamedin (a.s)ndonjë melek, që ta ndihmonte dhe mbështeste atë në rrugën e tij?” Sipas tyre, Muhamedi (a.s)ishte thjesht një njeri, dhe Shpallja e Zotit duhet të përcillej vetëm prej melekëve. Por Allahu i Madhëruar, duke shprehur mëshirën dhe butësinë e Tij ndaj krijesave, na bën të ditur se është zgjedhja më e mirë dhe urtësi e Tij që profetë bëri njerëzit. Besimi tek ata duhet të jetë me dituri, me vetëdije e qartësi. Duke dërguar njerëz si profetë, dallohet ai që beson të fshehtën nëpërmjet diturisë dhe shenjave të tjera, nga ai që nuk e beson të fshehtën për shkak të shpërfilljes së diturisë dhe mospasimit të saj. Më pas, i Lartësuari thotë:Nëse Ne do të zbrisnim një melek, çështja do të merrte fund dhe atyre nuk do t’u jepej afat. -Nëse do të dërgonim si profet një melek, imani i njerëzve nuk do të ngrihej mbi diturinë dhe bindjen rreth argumenteve hyjnore. Ata nuk do të konsideroheshin si besimtarë të së fshehtës, por si njerëz që besojnë diçka të dukshme, gjë e cila nuk vlen. Kjo do të ndodhte nëse do të supozonim se ata do të besonin, ndonëse ata përsëri nuk do të besonin, por do të trillonin çdo lloj justifikimi. Atëherë, pas mosbesimit të tyre, çështja do të merrte fund. Ndëshkimi do t’u vinte menjëherë, pa patur më ndonjë afat. Ky ka qenë rregulli i Zotit me ata që kanë kërkuar shenja ose mrekulli të caktuara për të besuar, dhe pastaj nuk kanë besuar. Kësisoj, dërgimi i profetëve-njerëz ishte zgjedhja më e mirë dhe më e dobishme sesa ajo që ata kërkonin. Allahu i Madhëruar e dinte më mirë se çfarë ishte më e vlefshme për ta. Pa dyshim, zgjedhja e Tij për njerëzit është gjithmonë më e buta, më e mira, më e dobishmja dhe më e mëshirshmja. Ai i afatizon mohuesit, që të reflektojnë dhe të kthehen nga rruga e gabuar në rrugën e drejtë të mëshirës dhe mirësisë, dhe kjo, sigurisht që është më e mirë dhe më e dobishme për ta. Kërkesa e tyre për zbritjen e një meleku ishte më e keqe për ta, nëse do ta dinin. Por edhe nëse Zoti do t’ua zbriste ndonjë melek, ata nuk do të kishin aftësinë dhe mundësinë ta përballonin takimin me të. Ata kurrë nuk do të mund të përballeshin me një melek, me ato pak fuqi të tyre, të cilat përfundimisht do të faniteshin. Prandaj i Madhëruari thotë:

9

وَلَوْ جَعَلْنَٰهُ مَلَكًۭا لَّجَعَلْنَٰهُ رَجُلًۭا وَلَلَبَسْنَا عَلَيْهِم مَّا يَلْبِسُونَ

E, sikur ta dërgonim atë (Pejgamberin) engjëll, do ta bënim gjithsesi me tipare njeriu. E, ata, përsëri do të dyshonin – si më parë.

Sikur atë ta bënim melek, përsëri do ta sillnim te ju në formë njeriu,... -Sepse kjo është pikërisht ajo që parakupton urtësia e Allahut të Madhëruar....e kështu do t’ua ngatërronim atyre atë, që ata ia ngatërruan vetes së vet. -Atyre do t’u ngatërroheshin më keq gjërat dhe përsëri do të mbeteshin të paqartë, për shkak të kërkesave dhe kushteve të tyre. Ata kërkonin gjëra që do të sillnin paqartësi e nuk do ta ndriçonin të vërtetën. Ata e kushtëzonin padrejtësisht pranimin e të vërtetës me plotësimin e kërkesave të tyre. Kur atyre u paraqitej e vërteta, me themelet e saj dhe me fakte, ata e refuzuan. Ajo shërbeu si udhëzim për të tjerët, por jo për ata, dhe faji ishte i vetë atyre, sepse ishin ata që ia mbyllën vetes portat e udhëzimit dhe hapën portat e devijimit dhe të humbjes.

10

وَلَقَدِ ٱسْتُهْزِئَ بِرُسُلٍۢ مِّن قَبْلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُوا۟ مِنْهُم مَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ

Me të vërtetë, janë përqeshur shumë pejgamberë para teje, e i përfshin ata që i i përqeshnin (pejgamberët) dënimi i talljes së tyre.

Për të qetësuar zemrën e profetit të Tij dhe për ta bërë atë më të durueshëm, duke kërcënuar armiqtë e tij, Allahu i Madhëruar thotë:Janë përqeshur shumë të dërguar të tjerë para teje... -Edhe profetët e tjerë, kur shkonin te popujt e tyre me argumente dhe me mrekulli, mohoheshin dhe konsideroheshin gënjeshtarë. Jo vetëm kaq, por talleshin me ta dhe me Shpalljen e Zotit. Për shkak të mohimit të tyre, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi dhe shkatërroi, duke zbritur mbi ta ndëshkimin më të rëndë dhe më poshtërues.Por mbi ata që përqeshën(profetët)u bë realitet ai(dënimi i Zotit)me të cilin talleshin. -Kini kujdes ju që mohoni Profetin e fundit dhe Shpalljen e sjellë prej tij, se mos ju godasë edhe ju e njëjta gjë që goditi popujt e shkuar! Dhe të jeni të sigurt se kështu do të ndodhë, nëse vazhdoni me mohimin tuaj.

Al-An'aam 6:10Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.