Muslim99Muslim99
← Tafsir library

5. Al-Maaida

The Table · Medinan · 120 ayahs

سُورَةُ المَائـِدَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 81–90 of 120

81

وَلَوْ كَانُوا۟ يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلنَّبِىِّ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْهِ مَا ٱتَّخَذُوهُمْ أَوْلِيَآءَ وَلَٰكِنَّ كَثِيرًۭا مِّنْهُمْ فَٰسِقُونَ

Sikur t’i besonin ata Perëndisë, Pejgamberit dhe asaj që i është shpallur atij, nuk do t’i merrnim ata (mohuesit) për miq. Por, shumica prej tyre janë mëkatarë.

Nëse me të vërtetë do të besonin në Allahun, Profetin dhe Shpalljen që i zbriti atij, atëherë nuk do t’i zinin për miq(e mbrojtës)ata. -Besimi i vërtetë tek Allahu, te Profeti dhe te Shpallja e Tij, e detyron robin që të miqësohet dhe ta dojë Allahun, Zotin e Tij, të afrohet dhe miqësohet me miqtë e Allahut dhe të besimtarëve. Po ashtu, si kusht i saktësisë së besimit në Allahun dhe i miqësisë me Të është distancimi nga armiqtë e Allahut dhe mosafrimi i tyre. Duke qenë se ata nuk e plotësuan këtë kusht, kjo tregon se ata nuk kishin iman.Por, shumica e tyre i shkelin kufijtë(e Zotit). -Pra, shumica e tyre i kalojnë kufijtë e Allahut, duke mos iu bindur Atij dhe të Dërguarit. Pjesë e mosbindjes dhe shkeljes së kufijve ishte dhe miqësimi me armiqtë e Allahut të Lartësuar .

Al-Maaida 5:81Listen in Qur'an →
82

۞ لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ ٱلنَّاسِ عَدَٰوَةًۭ لِّلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱلْيَهُودَ وَٱلَّذِينَ أَشْرَكُوا۟ ۖ وَلَتَجِدَنَّ أَقْرَبَهُم مَّوَدَّةًۭ لِّلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا۟ إِنَّا نَصَٰرَىٰ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّ مِنْهُمْ قِسِّيسِينَ وَرُهْبَانًۭا وَأَنَّهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ

Ti gjithsesi do të vëresh, se armiqët më të ashpër për besimtarët (muslimanët) janë Hebrenjt dhe paganët. E, gjithsesi do të vëresh, se miqët më të afërt të besimtarëve janë ata që thonë: “Na jemi të krishterë”. Kjo rrjedh, nga se ndër ta ka dijetarë dhe murgë dhe ata me të vërtetë nuk madhështohen (në pranimin e së vërtetës).

Allahu i Madhëruar na tregon në këto ajete për bashkësinë fetare më të afërt me muslimanët, me të cilët ata mund të afrohen, dhe për ata që kanë gjasat më të pakta për t’u afruar me muslimanët.Ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve janë judejtë dhe idhujtarët. -Këto dy grupacione, në mënyrë kategorike janë më armiqësoret ndaj Islamit dhe muslimanëve. Ato janë në krye të armiqve që përpiqen më së shumti për dëmtimin e muslimanëve dhe të Islamit. Kjo ndodh për shkak të urrejtjes së madhe në zemrat e tyre dhe për shkak të padrejtësisë, smirës, inatit dhe mohimit të së vërtetës, me të cilët ata janë edukuar dhe kanë mbushur shpirtin e tyre.Ndërsa më të butët me besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”, -Allahu i Lartësuar tregon disa shkaqe të këtij afrimiteti:sepse prej tyre ka të ditur dhe adhurues asketë,... -Prej tyre ka dijetarë e asketë, që përpiqen e mundohen shumë me adhurimet e tyre. Pa dyshim, dashuria, asketizmi dhe adhurimet e shumta e zbusin zemrën dhe e bëjnë më të dhembshur. Ato e ruajnë zemrën nga ashpërsia dhe ftohtësia. Për këtë arsye, zemrat e tyre nuk kanë vrazhdësinë që i karakterizon judejtë, dhe as egërsinë, që i karakterizon idhujtarët....të cilët nuk tregohen kryeneçë. -Pra, ata nuk i karakterizon arroganca ndaj së vërtetës dhe mosnënshtrimi ndaj saj. Kjo i bën ata që të jenë më të afërt dhe më të dashur me muslimanët. Nuk ka dyshim se një njeri modest dhe i përulur është më pranë mirësisë sesa një arrogant e kryeneç.

Al-Maaida 5:82Listen in Qur'an →
83

وَإِذَا سَمِعُوا۟ مَآ أُنزِلَ إِلَى ٱلرَّسُولِ تَرَىٰٓ أَعْيُنَهُمْ تَفِيضُ مِنَ ٱلدَّمْعِ مِمَّا عَرَفُوا۟ مِنَ ٱلْحَقِّ ۖ يَقُولُونَ رَبَّنَآ ءَامَنَّا فَٱكْتُبْنَا مَعَ ٱلشَّٰهِدِينَ

Kur dëgjuan ata për ate (Kur’anin) që i është zbritur Pejgamberit, i sheh ti ata, prej se kuptuan të Vërtetën, se si ju rrjedhin lotët nga sytë. Ata thanë: “O Zoti ynë! Na besojmë, andaj na regjistro në mesin e atyre që dëshmojnë (profetninë e Muhammedit)”.

Kur e dëgjojnë atë që i është shpallur të Dërguarit, do të shohësh që prej syve të tyre rrjedhin lot, nga e vërteta që kanë kuptuar. -Kur dëgjojnë Shpalljen që ju dha Muhamedit a.s, ajo ndikon drejt e në zemrat e tyre. Ata frikësohen dhe zemrat e tyre zbuten. Kjo shfaqet te lotët, që rrjedhin nga sytë e tyre për shkak të dëgjimit të së Vërtetës, për të cilën janë të bindur. Kështu, ata e besojnë dhe e pranojnë të vërtetën e Zotit. Ata dëshmojnë se besojnë, duke thënë:Ata thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra, na regjistro ndër ata që do të dëshmojnë!" -Ata që do dëshmojnë janë ndjekësit e Muhamedit a.s, të cilët dëshmojnë për njëshmërinë e Allahut, për vërtetësinë e besnikërinë e Muhamedit a.s, për vërtetësinë e besnikërinë e të gjithë profetëve të tjerë, si dhe për vërtetësinë e shpalljeve prej Allahut të Madhëruar. Ky umet, gjithashtu, do të dëshmojë për të gjithë popujt: a i kanë besuar apo mohuar profetët e tyre. Ky umet është i drejtë dhe dëshmia e tij është e pranueshme, sikurse ka thënë i Madhëruari: “Dhe kështu, Ne ju bëmë ju një popull të ekuilibruar, për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt. Edhe i Dërguari ka për të qenë dëshmitar për ju...”. [Bekare 143]. Me sa duket, këta besimtarë nga mesi i ithtarëve të Librit u qortuan dhe u luftuan për shkak të besimit të tyre te Muhamedi a.s, prandaj thanë:

Al-Maaida 5:83Listen in Qur'an →
84

وَمَا لَنَا لَا نُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَمَا جَآءَنَا مِنَ ٱلْحَقِّ وَنَطْمَعُ أَن يُدْخِلَنَا رَبُّنَا مَعَ ٱلْقَوْمِ ٱلصَّٰلِحِينَ

E përse të mos besojmë Perëndinë dhe të Vërtetën (Kur’anin), që na është dërguar, kur shpresojmë se edhe neve Zoti ynë do të na shpie me njerëz të mirë.

Përse të mos besojmë në Allahun dhe në të Vërtetën që na ka ardhur, kur ne duam që Zoti ynë të na bashkojë me njerëzit e mirë? -Pra, çfarë na pengon ne që të mos besojmë Allahun, ndërkohë që e Vërteta na erdhi e qartë. Kjo e vërtetë që na erdhi nuk pranon dyshime dhe luhatje. Ne shpresojmë që, me pasimin e saj, Zoti ynë të na fusë në Xhenet dhe të na bashkojë me vepërmirët. A nuk është normale që robi të nxitojë dhe të garojë madje, që të nënshtrohet e të punojë sipas fesë së drejtë dhe të mos largohet kurrë prej saj?! Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:

Al-Maaida 5:84Listen in Qur'an →
85

فَأَثَٰبَهُمُ ٱللَّهُ بِمَا قَالُوا۟ جَنَّٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلْمُحْسِنِينَ

E Perëndia do t’i shpërblejë ata për fjalët që thanë (që besuan) me kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. E ky është shpërblimi i bamirësve.

Për këtë thënie, Allahu i ka shpërblyer me kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për vepërmirët. -Për shkak se dëshmuan të vërtetën dhe shfaqën hapur nënshtrimin ndaj Allahut, Ai i shpërbleu me Xhenet. Ky ajet flet për ata të krishterë të cilët e besuan Muhamedin a.s, si Nexhashiu etj. Në fakt, mes tyre do të gjesh gjithmonë nga ata që e zgjedhin Islamin, pasi u qartësohet kotësia e fesë së mëparshme të transformuar e ndryshuar nga të padrejtët. Pa dyshim, këta janë më pranë Islamit dhe mundësisë për ta pranuar të vërtetën sesa judejtë dhe idhujtarët. Pas shpërblimit të vepërmirëve, i Lartësuari vijon të përmendë ndëshkimin e vepërkëqijve:

Al-Maaida 5:85Listen in Qur'an →
86

وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَكَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَآ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْجَحِيمِ

E ata që mohuan dhe i konsideruan të rrejshme argumentet tona, ata do të jenë banorë të ferrit (skëterrës).

Kurse ata që mohuan dhe s’i pranuan argumentet Tona - ata do të jenë banorë të Zjarrit. -Pasi ata e mohuan Allahun dhe e konsideruan gënjeshtër Shpalljen e Tij, edhe pse e vërteta u bë tërësisht e qartë.

Al-Maaida 5:86Listen in Qur'an →
87

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تُحَرِّمُوا۟ طَيِّبَٰتِ مَآ أَحَلَّ ٱللَّهُ لَكُمْ وَلَا تَعْتَدُوٓا۟ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْمُعْتَدِينَ

O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e bukura, të cilat Perëndia ua ka lejuar dhe mos kaloni kufirin. Se, Perëndia, nuk i don ata që e kapërcejnë kufirin (e urdhërave të Perëndisë).

O ju që keni besuar! Mos i bëni haram të mirat që Allahu i lejoi për ju... -Domethënë, të mirat prej ushqimeve dhe pijeve. Falënderojeni Allahun dhe jini mirënjohës Atij për këto të mira. Kurrë mos ia ktheni ato me mosmirënjohje dhe shpërfillje. Gjithashtu, mos i bëni të ndaluara ato që Zoti i lejoi për ju. Në të kundërt, do të bëni njëherësh disa të këqija: do të thoni të pavërteta rreth Allahut, do të mohoni mirësitë e Tij e do të konsideroni haram ato që Allahu i lejoi dhe i bëri të pastra për ju. Këto janë vepra të këqija dhe të dënueshme. Allahu i Madhëruar ka ndaluar nga veprat e këqija dhe ka thënë:...dhe mos i kaloni kufijtë, se Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë. -Allahu i urren ata dhe ka për t’i ndëshkuar për gjynahet dhe padrejtësitë e tyre. Pastaj Allahu i Madhëruar urdhëron që të mos veprojnë si idhujtarët, të cilët bëjnë haram atë që Ai e ka bërë të lejuar:

Al-Maaida 5:87Listen in Qur'an →
88

وَكُلُوا۟ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ حَلَٰلًۭا طَيِّبًۭا ۚ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ٱلَّذِىٓ أَنتُم بِهِۦ مُؤْمِنُونَ

Hani nga ato që u ka furnizuar Perëndia – të lëjuara dhe të mira! Druajuni Perëndisë, të cilit ju i keni besuar!

Hani nga gjërat të cilat Allahu jua ka dhënë hallall e të mira... -Hani prej të mirave, me të cilat Ai ju ka furnizuar dhe jua ka lehtësuar. Shfrytëzoni pasurinë që Zoti jua ka lehtësuar ta arrini, por me këto kushte: Së pari, të jetë e lejuar, pra, jo e marrë me mënyra të ndaluara, si vjedhja, grabitja, rrëmbimi etj. Së dyti, të jetë e këndshme, e mirë dhe e pastër. Kjo përjashton ushqimet e pista dhe jo të këndshme, si llojet e ndryshme të kafshëve mishngrënëse etj....dhe kijeni frikë Allahun, tek i Cili ju besoni. -Kuptimi: Jini të devotshëm ndaj Allahut, të Cilin ju e besoni. Nëse imani juaj është i saktë dhe i vërtetë, ai duhet të prodhojë devotshmëri dhe kujdes të madh në plotësimin e detyrimeve ndaj Tij. Imani nuk mund të jetë i plotë pa treguar devotshmëri dhe pa i dhënë meritën Allahut të Madhëruar. Ajeti tregon se, nëse dikush vendos t’ia ndalojë vetes një ushqim të caktuar të lejuar, duke u betuar për këtë ndalesë, ai ushqim në vetvete nuk është bërë haram. Megjithatë, nëse robi i kthehet përsëri atij ushqimi dhe e konsumon atë, atëherë ai duhet të kompensojë thyerjen e betimit. Kompensimi ndryshon sipas rasteve, të cilat sqarohen në librat e fikh-ut. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se njeriu nuk duhet t’ia ndalojë vetes atë gjë që Zoti e ka lejuar dhe që nuk është e dëmshme për të. Për këtë arsye, le ta konsumojë atë, me qëllimin që ta ndihmojë vetveten për një adhurim më të mirë ndaj Allahut të Madhëruar.

Al-Maaida 5:88Listen in Qur'an →
89

لَا يُؤَاخِذُكُمُ ٱللَّهُ بِٱللَّغْوِ فِىٓ أَيْمَٰنِكُمْ وَلَٰكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا عَقَّدتُّمُ ٱلْأَيْمَٰنَ ۖ فَكَفَّٰرَتُهُۥٓ إِطْعَامُ عَشَرَةِ مَسَٰكِينَ مِنْ أَوْسَطِ مَا تُطْعِمُونَ أَهْلِيكُمْ أَوْ كِسْوَتُهُمْ أَوْ تَحْرِيرُ رَقَبَةٍۢ ۖ فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلَٰثَةِ أَيَّامٍۢ ۚ ذَٰلِكَ كَفَّٰرَةُ أَيْمَٰنِكُمْ إِذَا حَلَفْتُمْ ۚ وَٱحْفَظُوٓا۟ أَيْمَٰنَكُمْ ۚ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

Perëndia nuk do t’ju ndëshkojë për betimin që e bëni pa qëllim, por do t’ju ndëshkojë për betimin e bërë me qëllim. Larja e mëkatit për thyerjen e betimit është: ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit, të familjes suaj, ose t’i vishni ata, ose të lironi një skllav. Ai që nuk gjen mundësi për këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është dënimi i thyerjes së betimeve tuaja – kur betoheni. Mbani betimet tuaja! Kështu ua shpjegon Perëndia argumentet e Veta, që të jeni falënderues.

Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta,... -Domethënë, për ato betime që nuk janë bërë duke patur si qëllim vetë betimin ose që njeriu i thotë duke menduar se ka të drejtë për një çështje. Kështu, ai betohet për të vërtetuar a argumentuar një çështje, por më pas e kupton se është e pasaktë....por për ato që i keni bërë duke pasur si qëllim përbetimin. -Pra, për betimet e qëllimshme, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. Allahu është Falës i madh dhe i Butë.”. [Bekare 225]. Ndërsa kompensimi për thyerjen e betimit të qëllimshëm tregohet në vijim:Shpagimi i tij është ushqimi i dhjetë të varfërve me po atë ushqim mesatar që ushqeni edhe familjen tuaj, ose veshja e tyre, ose lirimi i një robi. -Ky ushqim duhet të jetë i ngjashëm me atë që njeriu ushqen familjen e vet. Veshja duhet të paktën aq sa mund të falësh namazin me të. Për sa i përket lirimit të robit, ai duhet të jetë një rob besimtar, sikurse është sqaruar në një ajet tjetër. Nëse bëhet njëri nga këto tri veprime, çlirohesh nga shkelja e betimit.Kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagimi për betimet tuaja të pambajtura. -Ndërsa kush nuk e ka mundësinë të kryejë njërin nga veprimet e mësipërme, e ka detyrë që të agjërojë tri ditë. Ky agjërim, gjithashtu, shlyen gjynahun e shkeljes së betimit.Mbajini betimet tuaja! -Pra, ruajuni dhe mos u betoni në Allah duke gënjyer. Gjithashtu, mos u betoni shpesh, dhe kur të betoheni, plotësojeni betimin tuaj. Mos e thyeni betimin, vetëm nëse thyerja e tij është gjëja më e mirë. Pra, mos e merrni betimin si pengesë që ju ndalon nga veprat e mira dhe bamirësia.Kështu jua sqaron Allahu argumentat e Veta, që të jeni mirënjohës. -Ajetet e Allahut sqarojnë hallallin nga harami dhe qartësojnë ligjet e Tij. Allahu i Madhëruar na i qartëson këto ligje, që ne të tregohemi mirënjohës dhe falënderues ndaj Tij. Ne duhet t’i jemi mirënjohës Allahut që na mësoi ato gjëra që nuk i dinim. Robi e ka për detyrë ta falënderojë Allahun për mirësitë e shumta të Tij, ndër të cilat është dhe sqarimi me imtësi i dispozitave ligjore.Allahu i madhëruar thotë: "Mos të bëhet shkak betimi në Allahun, që t'ju pengojë të bëni vepra të mira, të ruheni nga të këqijat dhe të bëni paqe midis njerëzve. Allahu Dëgjon dhe di gjithçka.”. [Bekare 224].

Al-Maaida 5:89Listen in Qur'an →
90

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِنَّمَا ٱلْخَمْرُ وَٱلْمَيْسِرُ وَٱلْأَنصَابُ وَٱلْأَزْلَٰمُ رِجْسٌۭ مِّنْ عَمَلِ ٱلشَّيْطَٰنِ فَٱجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

O besimtarë! Me të vërtetë, vera (pijet alkoolike), bixhozi, statujet dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Pra, për të shpëtuar, largohuni nga këto!

O ju që keni besuar! Pijet dehëse, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës(për fall)janë vepra të ndyra nga Shejtani. Largohuni prej tyre, që të jeni të shpëtuar! Nëpërmjet pijeve dehëse dhe bixhozit, Shejtani dëshiron veçse të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga përmendja e Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Atëherë, a nuk po hiqni dorë? -Allahu i Madhëruar tregon se sa të këqija janë këto vepra të shëmtuara dhe na bën të ditur, gjithashtu, se ato janë prej Shejtanit. Ato janë të ndyra dhe të poshtra. Allahu i Madhëruar na urdhëron që t’u largohemi atyre gjërave, pasi nëse e bëjmë këtë, Ai na premton suksesin në dynja dhe në ahiret. Ky sukses arrihet veçse duke u larguar nga çdo gjë të cilën i Lartësuari e ka bërë haram, e në mënyrë të veçantë prej atyre që janë përmendur në këtë ajet. Fjala “el hamr” (vera) në ajet nënkupton çdo lloj pijeje dehëse. “El mejsir” (bixhoz) quhen të gjitha llojet e lojrave, në të cilat vendoset një shumë parash ose pasuri nga të dyja palët, me qëllimin për t’i fituar njëra palë. “El ensab” quhen idhujt, putat e statujat, që adhurohen veç Allahut. Ndërsa “el ezlamu” (hedhja e shigjetës) janë shigjetat apo mjetet e tjera, që shërbejnë për të hedhur short. Këto janë katër gjëra, nga të cilat Allahu i Madhëruar na ka ndaluar t’u afrohemi. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar tregon edhe të këqijat që ato sjellin, që të na motivojë më shumë në lënien e tyre. Ai i ka quajtur ato “rixhsun” - “të ndyra” në aspektin e vlerës etike të tyre, edhe nëse nuk janë të tilla nga ana fizike. Ndyrësitë janë gjëra nga të cilat ne duhet të largohemi. Ne nuk duhet të lejojmë kurrë që të ndotemi prej tyre. Allahu i Madhëruar i ka përshkruar ato, gjithashtu, si vepra prej Shejtanit, i cili është armiku më i përbetuar dhe i pamëshirshëm i njeriut. Nuk ka dyshim që njeriu duhet të ruhet dhe të jetë i kujdesshëm ndaj këtij armiku dhe nga kurthet e tij. Ai nuk duhet t’i përngjasë dhe ta shoqërojë armikun e vet në punët e tij të ndyra dhe të dëmshme, sidomos kur bëhet fjalë për ato punë, nëpërmjet të cilave Shejtani e nënshtron dhe e shkatërron prenë e tij. Duhet kujdes dhe shumë durim për të mos bërë asnjë vepër që e ndihmon këtë armik të pamëshirshëm. Allahu i Madhëruar na njoftoi se suksesi i vërtetë mund të arrihet veçse duke u larguar prej këtyre punëve. Në të kundërt, kryerja e tyre e privojnë njeriun nga arritja e mirësive, që i dëshiron, dhe e zhyt në mjerim, të cilit i druhet. Këto vepra nxisin urrejtjen, armiqësinë dhe përçarjen mes vëllezërve. Kjo është arsyeja që i mallkuari kujdeset në mënyrë të veçantë për përhapjen e tyre, sidomos pijet dehëse, kumarin dhe bastet. Ato janë mjetet më efikase për futjen e armiqësisë dhe urrejtjes mes njerëzve. Kështu, i dehuri nuk është i aftë të gjykojë dhe arsyetojë drejt dhe me qetësi. Më pas, fjalët e pamenduara nxisin zemërim dhe armiqësi, dhe përfundimi mund të shkojë deri në vrasje. Edhe në baste e kumare, kur njëra palë fiton mbi tjetrën, pa bërë asnjë shkëmbim, nxitet urrejtja dhe armiqësia. Po ashtu, këto punë të këqija, si pijet dehëse dhe kumari, e pengojnë zemrën e robit nga përmendja e Allahut të Madhëruar dhe nga namazi, ndërkohë që adhurimi i Allahut është rruga e lumturisë së …

Al-Maaida 5:90Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.