Muslim99Muslim99
← Tafsir library

5. Al-Maaida

The Table · Medinan · 120 ayahs

سُورَةُ المَائـِدَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 51–60 of 120

51

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَتَّخِذُوا۟ ٱلْيَهُودَ وَٱلنَّصَٰرَىٰٓ أَوْلِيَآءَ ۘ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَآءُ بَعْضٍۢ ۚ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُۥ مِنْهُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

O besimtarë! Mos i konsideroni për miq hebrenjt dhe të krishterët! Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo që prej jush i konsideron ata për miq, ai është me ta. Me të vërtetë, Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët.

O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq(e aleatë)as judejtë e as të krishterët. Ata janë miq(e aleatë)për njëri-tjetrin. E kush prej jush i merr për miq(e aleatë)ata, ai është prej tyre. -Duke u treguar besimtarëve cilësitë jo të mira të judejve dhe të krishterëve, Allahu i Madhëruar i këshillon që të mos i zënë si miq e aleatë, sepse ata janë miq e aleatë të njëri-tjetrit kundër të tjerëve. Ata nuk mund të jenë aleatët dhe miqtë e besimtarëve. Përkundrazi, ata janë armiq, të cilët nuk i shqetëson aspak dëmtimi i besimtarëve. Madje, ata nuk kursejnë asgjë për t’i devijuar dhe dëmtuar. Me çifutët e të krishterët miqësohet veçse kush është si ata, siç thotë i Lartësuari: “E kush prej jush i merr për miq (e aleatë)ata, ai është prej tyre.” Miqësia dhe mbështetja e plotë tek ata e bën të detyrueshme kalimin në fenë e tyre. Në të njëjtën mënyrë, miqësitë dhe aleancat e vogla sjellin ato të mëdhatë, derisa të bëhesh njësh me ta.Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë. -Ata që kanë padrejtësinë si cilësi të tyre dhe që mbështeten gjithmonë tek ajo, edhe sikur t’u shfaqet çdo lloj prove, kurrë nuk kanë për të ndjekur rrugën e drejtë dhe kurrë nuk do të nënshtrohen për të zbatuar porositë e Zotit. Allahu i Madhëruar, pasi i ndalon besimtarët nga miqësimi dhe aleanca me çifutët dhe të krishterët, na zbulon se ka edhe njerëz që pretendojnë se e besojnë Atë, por që vazhdojnë të jenë miq me ta. Kështu, i Lartësuari thotë:

Al-Maaida 5:51Listen in Qur'an →
52

فَتَرَى ٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌۭ يُسَٰرِعُونَ فِيهِمْ يَقُولُونَ نَخْشَىٰٓ أَن تُصِيبَنَا دَآئِرَةٌۭ ۚ فَعَسَى ٱللَّهُ أَن يَأْتِىَ بِٱلْفَتْحِ أَوْ أَمْرٍۢ مِّنْ عِندِهِۦ فَيُصْبِحُوا۟ عَلَىٰ مَآ أَسَرُّوا۟ فِىٓ أَنفُسِهِمْ نَٰدِمِينَ

I sheh ti ata, zemrat e të cilëve lëngojnë (nga hipokrizia) se si vrapojnë për të lidhur miqësi me ta duke thënë: “Druajmë se mos po na goditë ndonjë fatkeqësi”. E, Perëndia do t’i sjell fitoren ose diçka tjetër nga ana e Tij, e prandaj, për atë që kanë fshehur në veten e tyre do të pendohen,

Ata, në zemrat e të cilëve ka sëmundje, ti do t'i shohësh të rendin drejt tyre(jehudëve)... -Kuptimi: Do t’i shohësh dhe dëgjosh ata, që në zemrat e tyre kanë sëmundjen e dyshimit, hipokrizisë dhe besim të dobët, të thonë se miqësohen me ata vetëm për nevojë:Kemi frikë se mos po na godet ndonjë e keqe. -Kuptimi: Druhemi se ndoshta fitorja do të jetë me çifutët dhe të krishterët, prandaj më mirë të ruajmë miqësinë me ta, që, nëse fitojnë, të jemi në anën e tyre. Por, pa dyshim, ky është një mendim i keq për Allahun dhe për fenë e Tij, Islamin. Për këtë arsye, duke kundërshtuar këtë mendim të keq të tyre, Allahu i Lartësuar thotë:Por Allahu do të sjellë fitoren(për muslimanët)ose ndonjë urdhër nga ana e Tij, e atëherë, ata do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në zemrat e tyre. -Allahu i Madhëruar është i Plotpushtetshëm që t’ua japë fitoren muslimanëve mbi judejtë dhe të krishterët, ose të sjellë ndonjë gjë, për shkak të së cilës munafikët të humbin shpresën se mund të ketë ndonjë fitore për armiqtë e Islamit, duke u dëshpëruar për të keqen që i pret dhe për të mirat që do humbin. Allahu i Plotpushtetshëm u jep fitore muslimanëve mbi çdo armik tjetër dhe e bën Islamin fenë triumfuese mbi çdo fe tjetër në faqen e dheut, dhe kjo sjell trishtim të madh në zemrat e munafikëve dhe qafirëve, që vetëm Allahu e di.

Al-Maaida 5:52Listen in Qur'an →
53

وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَهَٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ أَقْسَمُوا۟ بِٱللَّهِ جَهْدَ أَيْمَٰنِهِمْ ۙ إِنَّهُمْ لَمَعَكُمْ ۚ حَبِطَتْ أَعْمَٰلُهُمْ فَأَصْبَحُوا۟ خَٰسِرِينَ

e ata që besojnë do të thonë: “A këta janë ata që përbetoheshin, me betimin më të thellë, se ata me të vërtetë janë me ju?” Veprat e tyre kanë dështuar (për shkak të hipokrizisë) dhe ata u dëmtuan.

Atëherë besimtarët do të thonë: “Këta ishin ata që u betuan në Zotin me betimin më të fortë se ishin me ju? Ata i shkatërruan veprat e veta dhe u bënë prej të humburve” -Besimtarët u çuditën nga fjalët e atyre me zemra të sëmura e thanë: “Këta bënë gjithë ato betime, se do të ishin së bashku me ju, për sa i përket besimit, ndihmës, dashurisë dhe miqësisë. Kurse tani doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë në zemër. Por planet që kurdisën dhe ëndrrat e tyre të këqija për Islamin dhe muslimanët u shkatërruan dhe përfunduan me turp. Po kështu u shkatërruan edhe veprat e tyre, duke u bërë të dëshpëruar dhe të humbur, sepse nuk i arritën dot qëllimet që kishin”.

Al-Maaida 5:53Listen in Qur'an →
54

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَن يَرْتَدَّ مِنكُمْ عَن دِينِهِۦ فَسَوْفَ يَأْتِى ٱللَّهُ بِقَوْمٍۢ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُۥٓ أَذِلَّةٍ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى ٱلْكَٰفِرِينَ يُجَٰهِدُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَا يَخَافُونَ لَوْمَةَ لَآئِمٍۢ ۚ ذَٰلِكَ فَضْلُ ٱللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ

O besimtarë! Nëse ndokush prej jush shmanget nga besimi i vet, me të vërtetë Perëndia do të sjell një popull, që e don dhe që ata e donë (Perëndinë), të cilët janë të përulur ndaj besimtarëve dhe të ashpër ndaj mohuesve; luftojnë në rrugën e Perëndisë dhe nuk i druajnë qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Perëndisë, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, se Perëndia ka mirësinë e gjerë dhe di çdo gjë.

O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet,(le ta dijë se)Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai i do ta dojë dhe ata do ta duan Atë;... -Allahu i Madhëruar na tregon se Ai është i Pasur dhe i Jonevojtar për botën. Çdokush që e lë fenë e Tij nuk e dëmton aspak Atë, por dëmton veçse vetveten. Allahu ka robër adhurues të sinqertë, burra të çiltër dhe të vërtetë, të cilët Ai i ka udhëzuar dhe është përkujdesur për udhëzimin e tyre. I Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti i ka veçuar ata për Veten e Vet, duke na treguar se do të kujdeset Vetë që t’i sjellë në ekzistencë. Ata janë krijesat me cilësitë më të larta dhe me shpirtrat më të pastër. Cilësia më e mirë që ata kanë është që Allahu i do ata dhe ata e duan Allahun. Dashuria e Allahut për robin është mirësia më e madhe që Ai i ka dhuruar ndonjëherë robit dhe vlerësimi më i lartë për të. Kur Allahu i Madhëruar e do një rob, ia lehtëson atij shkaqet për ta realizuar këtë qëllim, duke i dhënë vullnet dhe sukses për të vepruar çdo të mirë dhe për të lënë çdo të keqe. Pas kësaj, edhe zemrat e njerëzve të tjerë fillojnë ta duan dhe nderojnë atë rob të zgjedhur dhe të përunjur ndaj Allahut, të cilin Ai e do. Një nga cilësitë e domosdoshme të një robi që e do Allahun dhe e madhëron Atë është pasimi rigoroz i Traditës së Profetit të Tij, në çështjet e jashtme e të dukshme dhe në ato të brendshme e të fshehura, në drejtim të fjalëve, punëve dhe gjendjeve të tij, sikurse thotë i Lartësuari: “Thuaj (o Muhammed): “Nëse e doni Allahun, atëherë më pasoni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet tuaja.” Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” Nëse ata refuzojnë, atëherë ta dinë se Allahu nuk i do jobesimtarët.” [Al Imran 32, 33]. Shenjë tjetër e dashurisë së Allahut për robin e Tij është dhe përpjekja e vazhdueshme e robit për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar duke kryer vepra të mira të detyrueshme (farze) dhe të pëlqyeshme (nafile), sikurse ka përcjellë Profeti (a.s)thënien e saktë prej Allahut të Lartësuar: “Nuk afrohet ndonjëherë robi tek Unë me ndonjë vepër më të dashur për Mua sesa me atë vepër që ia kam bërë detyrë. Vazhdon robi që të afrohet tek Unë me vepra nafile të mira, derisa Unë e dua atë. Dhe kur Unë e dua atë, bëhem dëgjimi i tij, me të cilin ai dëgjon, vështrimi i tij, me të cilin ai vështron, dora e tij, me të cilën ai vepron, këmba e tij, me të cilën ai ecën. Nëse më kërkon, Unë i jap, nëse më kërkon mbrojtje dhe strehim, Unë e mbroj dhe strehoj”. Një detyrë e domosdoshme për të dashur Allahun e Madhëruar është njohja e Tij dhe shpeshtimi i përmendjes së Tij. Dashuria pa njohje është shumë e mangët, madje e paqenë, edhe nëse mund të pretendohet me fjalë. Gjithashtu, ai që e do Zotin, e shton përmendjen e Tij. Nëse Zoti e do një rob, e shpërblen atë shumë dhe për vepra tepër të vogla. Nëse Zoti e do robin, ia fal atij edhe gabimet apo rrëshqitjet e shumta. Cilësi tjetër e këtyre të përzgjedhurve fatlumë është edhe:...modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve; -Ata janë të thjeshtë dhe të butë ndaj besimtarëve, për shkak të dashurisë, mëshirës e dhembshurisë së madhe për ta. Ata vetë …

Al-Maaida 5:54Listen in Qur'an →
55

إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُمْ رَٰكِعُونَ

Miku juaj është vetëm Perëndia, Profeti i Tij dhe besimtarët, të cilët falin namazin, japin zeqatin, që janë modest e të përvuajtur ndaj Perëndisë.

Pasi na ndaloi nga miqësia me jobesimtarët, të çdo lloji qofshin: idhujtarë, çifutë e të krishterë, dhe pasi na bëri të ditur se përfundimi i tyre është shkatërrimi dhe humbja e qartë, Allahu i Madhëruar na tregon se me cilët është detyrë të miqësohemi dhe të afrohemi dhe ç’të mirash fitojmë nëse e bëjmë këtë. Ai thotë:Miqtë tuaj(të vërtetë)janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë - ata që falin namazin e japin zekatin dhe janë të përulur (në adhurim). -Afrimiteti me Allahun e Madhëruar arrihet me besim të drejtë e të sinqertë, të ndërtuar mbi dituri të saktë dhe të vërtetë, si dhe me devotshmëri, duke kryer urdhrat e duke lënë ndalesat fetare, në shenjë dashurie, madhërimi e përunjësie për Allahun. Çdokush që ka besimin dhe devotshmërinë pa dyshim do të jetë mik i dashur i Allahut të Madhëruar. Dhe ai që është mik i Allahut është edhe mik i Profetit të Tij. Çdokush që është mik i dashur i Allahut dhe i Profetit të Tij, do të miqësohet dhe afrohet me ata që Zoti dhe Profeti i duan, pra, me besimtarët që besojnë me zemër dhe në praktikë, që i përkushtohen me sinqeritet Allahut, duke e falur namazin me rregull, që tregohen bamirës edhe me krijesat, duke u dhënë zekatin atyre që e meritojnë. Allahu i Lartësuar thotë: “...që e japin zekatin me përulësi...”, pra, duke shprehur varfërinë dhe përunjësinë e tyre të thellë para Allahut. Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu: “Miku juaj është vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë …”, duke përdorur fjalën “vetëm”. Nga kjo kuptohet se miqësia, dashuria dhe afrimiteti duhet të kufizohen veçse me ata që përmenden në ajet. Vetëm ata duhet të jenë miqtë, të dashurit e të afërmit tanë, ndërsa prej të tjerëve duhet të distancohemi. Pastaj i Madhëruari përmend dobinë e kësaj miqësie dhe afrimiteti, duke thënë:

Al-Maaida 5:55Listen in Qur'an →
56

وَمَن يَتَوَلَّ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ فَإِنَّ حِزْبَ ٱللَّهِ هُمُ ٱلْغَٰلِبُونَ

Me të vërtetë, ata që marrin për mik Perëndinë, Pejgamberin e Tij dhe ata që besojnë, (ata janë në anën e Perëndisë); dhe ana e Perëndisë do të jetë fitues.

E kush ka mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët,(ta dijë se)s’ka dyshim se pala e Allahut, ata janë ngadhnjimtarë. -Pra, do të jetë pjesëtar i palës së Allahut, do të jetë pjesë e adhuruesve të Allahut dhe të dashurve të Tij. Pa dyshim, pala e Allahut dhe të afërtit e Tij do të jenë triumfuesit. Atyre u takon përfundimi i mirë në dynja dhe ahiret, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Premtimi Ynë u është dhënë më parë robërve Tanë të dërguar, se ata, pa dyshim, do të ndihmohen dhe se ushtria Jonë, ata do të jenë ngadhënjimtarët.” [Saffat 171 – 173]. Ky është një përgëzim i madh për të gjithë ata që përpiqen sinqerisht të zbatojnë porositë e Allahut, duke u bërë prej të dashurve të Tij. Ata do të jenë gjithmonë të fituarit, edhe nëse ndonjëherë, me urtësinë e Tij, Allahu i Madhëruar do të lejojë që të sprovohen, duke ua dhënë fitoren armiqve të tyre. Këtë Allahu i Madhëruar e lejon përkohësisht, me urtësinë e Tij, por në përfundim fitorja i takon besimtarëve, miqve e të dashurve të Allahut të Madhëruar. Nuk ka më fjalëdrejtë se Allahu i Lartësuar.

Al-Maaida 5:56Listen in Qur'an →
57

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَتَّخِذُوا۟ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ دِينَكُمْ هُزُوًۭا وَلَعِبًۭا مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ مِن قَبْلِكُمْ وَٱلْكُفَّارَ أَوْلِيَآءَ ۚ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

O besimtarë! Mos i merrni për miq ata, të cilët, fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata, të cilëve ju është dhënë Libri para jush, apo qofshin mohuesit, - dhe druajuni Perëndisë, nëse jeni besimtarë!

O ju që keni besuar! Mos i zini për miq ata që tallen dhe luajnë me fenë tuaj qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej jobesimtarëve! -Edhe në këto ajete Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që t’i konsiderojnë ithtarët e Librit, pra, jehudët e të krishterët, si dhe çdo lloj jobesimtari, si miq të afërt, duke i dashur e mbështetur, duke u treguar të fshehtat e besimtarëve apo duke i ndihmuar në shumë çështje që dëmtojnë Islamin dhe muslimanët. Të gjitha këto sjellje bien ndesh me imanin. Besimi i drejtë e bën të detyrueshëm distancimin nga qafirët e çdo lloji.Frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë. -Është devotshmëria ndaj Zotit që duhet t’ua imponojë besimtarëve një qëndrim të tillë kundrejt mohuesve. Dihet mirë se devotshmëria është kryerja e urdhëresave të Zotit dhe largimi nga ndalesat e Tij. Edhe armiqësia ndaj qafirëve është pjesë e këtyre porosive të Zotit. Po kështu, duhet të përmendim edhe një fakt tjetër, në mënyrë që të kuptojmë se pse duhet t’i urrejmë mohuesit: ata e kundërshtojnë dhe e urrejnë besimin e muslimanëve, ata tallen e luajnë me adhurimet e muslimanëve, i përdhosin dhe nënçmojnë simbolet e tyre, sidomos namazin, i cili është nga shenjat më të dukshme dhe madhështore të Islamit. I Lartësuari thotë:

Al-Maaida 5:57Listen in Qur'an →
58

وَإِذَا نَادَيْتُمْ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ ٱتَّخَذُوهَا هُزُوًۭا وَلَعِبًۭا ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌۭ لَّا يَعْقِلُونَ

(Dhe mos i merrni për miq ata), që kurr t’i thirrni për namaz ata e marrin atë për tallje dhe lojë, sepse ai është popull i zhveshur nga mendja.

Edhe ezanin tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me të vërtetë, ata janë njerëz që nuk kuptojnë. -Kur muslimanët thërrasin ezanin për faljen e namazit, ata e përqeshin dhe tallen me të. Ata veprojnë kështu, për shkak të injorancës dhe mendjelehtësisë së tyre. Nëse do të kishin mend dhe logjikë, ata do të frenoheshin nga një sjellje e tillë dhe do të kuptonin se namazi është kulmi i mirësisë, që mund të ketë shpirti i njeriut. Nga ana tjetër, nëse një besimtar e njeh dhe e kujton vazhdimisht gjendjen e qafirëve dhe armiqësinë e tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve dhe, pas kësaj, përsëri nuk i urren dhe nuk armiqësohet me ta, kjo tregon që Islami në zemrën e tij është i pavlerë. Miqësimi me të tillë njerëz është shenjë treguese se atij nuk i intereson aspak fyerja dhe nënçmimi i besimit. Në fakt, ai është bosh nga besimi dhe dinjiteti. Si është e mundur që të thuash se je pasues i një feje të mrekullueshme, të vetmen fe që është e pranuar tek Zoti dhe, nga ana tjetër, të kënaqesh me miqësinë e atyre që e konsiderojnë atë si lojë dhe e trajtojnë me tallje?! Si mund të miqësohesh me injorantët, që përqeshin dhe e përdhosin këtë fe dhe besimtarët që jetojnë sipas saj?! Sigurisht, këto ajete i nxisin besimtarët që mohuesit e Zotit dhe të profetëve t’i konsiderojnë si armiq dhe kundërshtarë. Këtë e kupton çdokush që ka sadopak aftësi për të kuptuar.

Al-Maaida 5:58Listen in Qur'an →
59

قُلْ يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ هَلْ تَنقِمُونَ مِنَّآ إِلَّآ أَنْ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبْلُ وَأَنَّ أَكْثَرَكُمْ فَٰسِقُونَ

Thuaj: “O ithtarët e Librit! – a mos na urreni neve për shkak se besojmë në Perëndinë dhe atë që na ëshë shpallur, dhe atë që është shpallur më parë, e shumica prej jush jeni mëkatarë?”

Thuaju: “O ithtarë të Librit! A na kundërshtoni dhe na urreni vetëm pse besuam në Allahun, në Shpalljen që na zbriti neve dhe në ato(shpallje)që kanë zbritur më parë? Me të vërtetë, shumica prej jush janë të pabindur.” -Kuptimi: Vallë, a po na urreni dhe po e konsideroni si mangësi tonën faktin që ne besojmë në Allahun, në shpalljet e Tij të shkuara dhe në atë të fundit, që besojmë në të gjithë profetët e tij të shkuar dhe Profetin e fundit?! Apo na urreni ngaqë ne besojmë se ai që nuk ka besimin tonë konsiderohet qafir, shkelës i kufijve të Zotit, i prishur dhe i shkatërruar?! Si mund ta konsideroni si mangësi atë që është detyra më e rëndësishme nga të gjitha detyrat, që rëndon mbi çdo të përgjegjshëm ligjërisht?! Shumica juaj janë të shthurur, shkelës të kufijve të Zotit të Madhëruar, të zhytur kokë e këmbë në gjynahe. Për këtë arsye, është më mirë për ju që të heshtni. A nuk ju mjafton që po ngarkoni vetveten me gjynahe dhe mosbindje ndaj Zotit, por dëshironi të zhyteni edhe më keq, duke urryer fenë që duhet ta doni dhe ta jetoni: Islamin?! Të konsideruarit e fesë së vërtetë si mangësi dhe turp tregon se ata e shihnin besimin e vërtetë si një të keqe dhe kotësi. Atëherë, Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit (a.s)dhe i thotë:

Al-Maaida 5:59Listen in Qur'an →
60

قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُم بِشَرٍّۢ مِّن ذَٰلِكَ مَثُوبَةً عِندَ ٱللَّهِ ۚ مَن لَّعَنَهُ ٱللَّهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ ٱلْقِرَدَةَ وَٱلْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ ٱلطَّٰغُوتَ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ شَرٌّۭ مَّكَانًۭا وَأَضَلُّ عَن سَوَآءِ ٱلسَّبِيلِ

Thuaj: “A doni t’ju tregoj juve për të keqën më të madhe (dhe kush meriton më të rëndin), dënimin te Perëndia? (Këta janë ata), në të cilët është pezmatuar Perëndia, dhe që i ka mallkuar, i ka shndërruar në majmunë dhe derra dhe ata që adhurojnë djallin – ata janë në vendin më të mjerueshëm, sepse, ata qëndrojnë larg rrugës së vërtetë”.

Thuaju: “A t’ju lajmëroj për një të keqe më të madhe se kjo,(që erdhi)si dënim nga Allahu? Ata mbi të cilët ra mallkimi i Allahut dhe zemërimi i Tij, ata që i shndërroi në majmunë e në derra dhe u bënë adhurues të Shejtanit” -Thuaju, o Profet, duke ecur me logjikën e tyre, a t’ju tregoj për diçka që është më “e keqe” se ajo të cilën ju e konsideroni si mangësi e turp? Gjendja më e keqe që ju duhet ta urreni dhe ta konsideroni si kërcënim për ju, është gjendja e atyre që Zoti i mallkoi, duke i dëbuar nga mëshira e Tij dhe duke u zemëruar me ta, për t’i ndëshkuar në dynja dhe në ahiret. Ai i shndërroi ata në majmunë e derra dhe i bëri adhurues të Shejtanit dhe të çdo gjëje tjetër veç Zotit.ata janë në gjendjen më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë. -Mendojeni pak dhe kuptojeni se këta janë në gjendje më të keqe se ata që ju i shihni si të humbur dhe i urreni për besimin e tyre të saktë. Allahu i ka zgjedhur ata fatlumë, ndërsa mëshira e Tij është shumë pranë tyre. Allahu është i kënaqur me ta dhe i shpërblen në dynja dhe në ahiret, sepse ata ia përkushtojnë të gjitha adhurimet vetëm Atij, duke synuar kënaqësinë e Tij, edhe pse ju e urreni këtë gjë dhe e shihni si mangësi.

Al-Maaida 5:60Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.