Muslim99Muslim99
← Tafsir library

5. Al-Maaida

The Table · Medinan · 120 ayahs

سُورَةُ المَائـِدَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 41–50 of 120

41

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلرَّسُولُ لَا يَحْزُنكَ ٱلَّذِينَ يُسَٰرِعُونَ فِى ٱلْكُفْرِ مِنَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا بِأَفْوَٰهِهِمْ وَلَمْ تُؤْمِن قُلُوبُهُمْ ۛ وَمِنَ ٱلَّذِينَ هَادُوا۟ ۛ سَمَّٰعُونَ لِلْكَذِبِ سَمَّٰعُونَ لِقَوْمٍ ءَاخَرِينَ لَمْ يَأْتُوكَ ۖ يُحَرِّفُونَ ٱلْكَلِمَ مِنۢ بَعْدِ مَوَاضِعِهِۦ ۖ يَقُولُونَ إِنْ أُوتِيتُمْ هَٰذَا فَخُذُوهُ وَإِن لَّمْ تُؤْتَوْهُ فَٱحْذَرُوا۟ ۚ وَمَن يُرِدِ ٱللَّهُ فِتْنَتَهُۥ فَلَن تَمْلِكَ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًٔا ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَمْ يُرِدِ ٱللَّهُ أَن يُطَهِّرَ قُلُوبَهُمْ ۚ لَهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا خِزْىٌۭ ۖ وَلَهُمْ فِى ٱلْءَاخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌۭ

O i dërguari i Perëndisë! Mos të brengos ty ajo, që ata shpejt shprehin mosbesimin, të cilët me gojën e tyre thonë: “Besojmë” kurse zemrat e tyre nuk besojnë, dhe Hebrenjt, të cilët trillimet i dëgjojnë shumë dhe të cilët i pranojnë lehtë fjalët e huaja, të atyre që s’kanë ardhur te ti; ata i ngatërruan vendet e fjalëve të tyre dhe thanë: “Nëse kështu gjykohet ndërlikueshëm atëherë pranoni këtë, e nëse nuk gjykohet kështu, atëherë, ruhuni e mos e pranoni. – E, këtë dojë Perëndia ta lë në humbje, ti asgjë nuk do të mund të pengosh Perëndinë për këtë. Këta janë të asaj dore (fare), të cilët Perëndia nuk dëshiron t’ua pastrojë zemrat e tyre. Për ta, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër për ta ka ndëshkim të rëndë.

O i Dërguar! Mos u brengos për ata që nguten për në mosbesim, … -Profeti (a.s)ishte shumë i angazhuar në udhëzimin e njerëzve dhe shqetësohej shumë për ta. Për këtë arsye, nëse ndonjëri prej atyre që, në fakt, thjesht sa shfaqej si besimtar, largohej, kthehej në kufër, Profeti (a.s)trishtohej shumë. Por Allahu i Lartësuar e udhëzoi që të mos shqetësohej për ata lloj njerëzish, sepse ata ishin njerëz të padobishëm. Nëse ishin të pranishëm, nuk sillnin ndonjë dobi, e nëse mungonin, kjo mungesë e tyre nuk ndihej. Pastaj i Madhëruari shpjegon shkakun pse Profeti (a.s)nuk duhet të shqetësohej për këta:…të cilët me gojët e tyre thonë: “Kemi besuar”, ndërsa zemrat e tyre nuk kanë besuar.… -Ata për të cilët duhet të shqetësohesh janë besimtarët e vërtetë, me zemër dhe me trup. Allahu i Madhëruar është i pastër nga çdo e metë, që mund të lejojë që besimtarët e vërtetë të kthehen nga besimi i tyre dhe ta lëshojnë fenë e Tij. Nuk ka dyshim se, kur imani futet thellë në zemër, njeriu nuk e braktis kurrë atë dhe kurrë nuk kërkon ta zëvendësojë.Prej judejve ka shumë që e pasojnë gënjeshtrën dhe i binden një populli që nuk kanë ardhur asnjëherë tek ti(për të dëgjuar të vërtetën). -Kuptimi: Prej judejve ka të tillë që kurrë nuk të pranojnë, por thjesht pasojnë verbërisht krerët e tyre, të cilët çdo gjë e kanë ndërtuar mbi mashtrimin, humbjen dhe devijimin. Këta krerë, që kanë hapur rrugët e humbjes, nuk erdhën kurrë tek ti për të dëgjuar dhe për të mësuar të vërtetën. Ata të kthyen shpinën dhe u vetëkënaqën me gënjeshtrat e tyre.Ata i ndryshojnë kuptimet e fjalëve… -Ata kënaqeshin me tjetërsimin e kumtit të fjalëve, duke u dhënë atyre kuptime të pasakta e të pavërteta, kuptime që Allahu i Madhëruar kurrë nuk i ka synuar dhe dëshiruar. E gjitha kjo, për të devijuar njerëzinë dhe për të refuzuar të vërtetën. Kështu, ata judej pasonin verbërisht ftuesit për në humbje; ata pasonin diçka të pamundur dhe të pavërtetë. Ata nuk e vinin në përdorim logjikën dhe nuk kishin as synimin më të vogël për të gjetur të vërtetën. Për të tillë njerëz, - thotë ajeti, - mos u shqetëso dhe mos të të vijë keq, nëse nuk të pasojnë. Ata janë shumë të mangët, dhe për të mangëtit nuk duhet të brengosesh.…dhe thonë: “Nëse ju jepet kështu, pranojeni, e nëse nuk ju jepet kështu, atëherë bëni kujdes(mos e pranoni)!” -Ata i thonin këto fjalë kur shkonin që të dëgjonin gjykimin e Profetit (a.s)për ndonjë çështje të tyre. Por ata nuk kishin qëllim tjetër, veç pasimit të dëshirave të tyre. Kështu, ata i thonin njëri-tjetrit: “Nëse Muhamedi jep këtë lloj gjykimi, që ju vjen pas oreksit, atëherë pranojeni dhe zbatojeni atë. Por nëse ai nuk gjykon sipas dëshirave tuaja, atëherë kujdes dhe mos e pasoni!” Kjo ishte sigurisht një e keqe e madhe, sepse ishte thjesht pasim i dëshirave dhe pasioneve.Por atë që Allahu dëshiron ta sprovojë, ti nuk mund ta shpëtosh. -Kjo i ngjan ajetit kur’ânor: “Ti nuk mund të udhëzosh atë që e do, por është Allahu Ai që udhëzon atë që dëshiron”.Këta janë ata, të cilëve Allahu nuk do t’ua pastrojë zemrat. -Pikërisht për këtë arsye erdhi prej tyre ajo që erdhi. Ajeti tregon se, kur dikush gjykon dhe punon me Sheriat thjesht që të përmbushë dëshirat e veta, atëherë kjo …

Al-Maaida 5:41Listen in Qur'an →
42

سَمَّٰعُونَ لِلْكَذِبِ أَكَّٰلُونَ لِلسُّحْتِ ۚ فَإِن جَآءُوكَ فَٱحْكُم بَيْنَهُمْ أَوْ أَعْرِضْ عَنْهُمْ ۖ وَإِن تُعْرِضْ عَنْهُمْ فَلَن يَضُرُّوكَ شَيْـًۭٔا ۖ وَإِنْ حَكَمْتَ فَٱحْكُم بَيْنَهُم بِٱلْقِسْطِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُقْسِطِينَ

(Ata) janë dëgjues të gënjeshrës, e hanë me kënaqësi të madhe atë që është e ndaluar. E, nëse vinë te ti, gjykoji ata ose shmangu prej tyre! Nëse shmangesh nga ata, nuk mund të dëmtojnë ty asgjë. E, nëe i gjykon – gjykoji me të drejtë! Se, Perëndia, me të vërtetë, i don të drejtët.

Ata(judejtë)e pasojnë shumë gënjeshtrën dhe e hanë shumë haramin. -Për shkak të mendjelehtësisë, ata dëgjonin dhe i bindeshin parisë së tyre, të cilët i ftonin në gënjeshtra dhe trillime. Përveç kësaj, ata ishin ngrënës të babëzitur të pasurisë haram.Në qoftë se vijnë te ti(për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre(me ligjin e Zotit)ose distancohu prej tyre. Nëse distancohesh prej tyre, ata nuk mund të të bëjnë ty asnjë të keqe. -Kuptimi: Ti je i lirë në dhënien e gjykimit ose jo për këta lloj njerëzish, të cilët, në fakt, nuk synojnë të mësojnë gjykimin e Zotit. Por, a është ky një gjykim i anuluar apo jo? Jo. Ky është një gjykim në fuqi edhe sot. Kësisoj, çdo njeri me të drejtë fetvaje, nëse sheh dhe gjykon se pyetësi apo kërkuesi i fetvasë nuk ka qëllim që të zbulojë të vërtetën dhe të punojë me të, ai është i lirë që të veprojë si ta shikojë më të arsyeshme dhe të urtë: ose të gjykojë dhe të japë përgjigje për pyetjen e drejtuar, ose të heshtë dhe të heqë dorë nga gjykimi. Pra, në një rast të tillë, nuk është detyrë për të që të përgjigjet dhe të gjykojë. Megjithatë, nëse vendos të gjykojë, duhet të gjykojë me drejtësi. Prandaj i Lartësuari i thotë:Por nëse gjykon mes tyre, gjyko me drejtësi, sepse Allahu i do ata që gjykojnë me drejtësi. -Edhe nëse pyetësit mund të jenë zullumqarë apo armiq, kjo nuk duhet të pengojë që gjykimi i tyre të bëhet me drejtësi dhe urtësi. Kjo tregon për vlerën e madhe të gjykimit me drejtësi. Allahu i Madhëruar e do gjykimin me drejtësi dhe saktësi. Më pas, Allahu i Madhëruar flet për veprat e tyre, të cilat janë të çuditshme:

Al-Maaida 5:42Listen in Qur'an →
43

وَكَيْفَ يُحَكِّمُونَكَ وَعِندَهُمُ ٱلتَّوْرَىٰةُ فِيهَا حُكْمُ ٱللَّهِ ثُمَّ يَتَوَلَّوْنَ مِنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ ۚ وَمَآ أُو۟لَٰٓئِكَ بِٱلْمُؤْمِنِينَ

E qysh të drejtohen ata ty për t’i gjykuar, e te ata është Teurati, në të cilin janë dispozitat e Perëndisë, e madje edhe pas kësaj shmangen prej teje. Sepse, ata nuk janë besimtarë.

E çfarë gjykimi kërkojnë prej teje, kur ata kanë Teuratin, në të cilin është gjykimi i Allahut, e megjithatë e refuzojnë atë?! Ata nuk janë besimtarë. -Nëse ata do të ishin besimtarë të vërtetë dhe do të zbatonin gjithçka që kërkon besimi, atëherë kurrë nuk do të devijonin nga gjykimi i drejtë që gjendet në Teurat. Po të ishin vërtet të sinqertë, ata nuk do të vinin tek ti me shpresë se do të gjenin ndonjë gjykim tjetër, që do t’u shkonte pas oreksit. Edhe kur ti gjykove me drejtësi me ligjin e Zotit, që është plotësisht në përputhje me tekstet e tyre fetare, ata nuk e pranuan dhe nuk u kënaqën, por të kthyen shpinën. Këta lloj njerëzish, sikurse thotë i Madhëruari: “nuk janë besimtarë”, sepse nuk janë këto sjellje të besimtarëve. Të tilla sjellje nuk kanë lidhje me besimin dhe besimtarët. Këta nuk mund ta gëzojnë imanin, sepse ata adhurojnë epshin e tyre, të cilin e duan, i nënshtrohen dhe e pasojnë. Ligjet e imanit ata ia nënshtrojnë ‘ligjeve’ të dëshirave të tyre.

Al-Maaida 5:43Listen in Qur'an →
44

إِنَّآ أَنزَلْنَا ٱلتَّوْرَىٰةَ فِيهَا هُدًۭى وَنُورٌۭ ۚ يَحْكُمُ بِهَا ٱلنَّبِيُّونَ ٱلَّذِينَ أَسْلَمُوا۟ لِلَّذِينَ هَادُوا۟ وَٱلرَّبَّٰنِيُّونَ وَٱلْأَحْبَارُ بِمَا ٱسْتُحْفِظُوا۟ مِن كِتَٰبِ ٱللَّهِ وَكَانُوا۟ عَلَيْهِ شُهَدَآءَ ۚ فَلَا تَخْشَوُا۟ ٱلنَّاسَ وَٱخْشَوْنِ وَلَا تَشْتَرُوا۟ بِـَٔايَٰتِى ثَمَنًۭا قَلِيلًۭا ۚ وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْكَٰفِرُونَ

Na kemi dërguar Teuratin, në të cilin është udhëzimi dhe drita. Sipas tij –pejgamberët, të cilët ishin të bindur e të ndershëm ndaj Perëndisë i gjykonin hebrenjt, por edhe të diturit dhe juristët gjykonin sipas aaj që është ruajtur nga Libri i Perëndisë, e për të cilin ata dëshmonin (se është i vërtetë). Prandaj, mos druani nga njerëzit, por druani vetëm prej Meje! Dhe mos i ndërroni argumentet e Mia me ndonjë vlerë të vogël! E, ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur Perëndia, ata janë mohues të vërtetë.

Ne e zbritëm Teuratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. -Allahu i Lartësuar ia shpalli Teuratin Musait, të birit të Imranit (a.s.). Nëpërmjet Teuratit, Allahu i Lartësuar udhëzoi në fenë e drejtë dhe i ruajti besimtarët nga humbja dhe devijimi. Kështu, Teurati u bë dritë, nëpërmjet së cilës do të ndriçoheshin njerëzit nga errësirat e injorancës, dyshimeve dhe pasioneve të shfrenuara, sikurse thotë i Lartësuari: “Ne u patëm dhënë Musait dhe Harunit Furkanin (Teuratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit, të cilët i frikësohen Zotit të tyre, edhe pse nuk e shohin, dhe që i druhen Orës (së gjykimit)[El enbija 48, 49].Sipas tij gjykuan pejgamberët e bindur mes judejve. -Profetët pas Musait (a.s)i gjykonin judejtë nëpërmjet Teuratit, në çështjet që ndodhnin dhe hapeshin mes tyre. Këta profetë, të cilët, sikurse thotë i Madhëruari: “eslemu”, pra, u ishin dorëzuar urdhëresave të Zotit dhe ky dorëzim i tyre ishte më i plotë sesa i të tjerëve. Ata ishin të zgjedhurit e Allahut dhe më të dalluarit në besim. Kështu, nëse ata profetë të nderuar, që ishin krijesat më të zgjedhura dhe më të mira, iu nënshtruan urdhëresave të Teuratit, ecën sipas tyre dhe i zbatuan ato edhe në jetën e tyre, atëherë çfarë i pengoi ata judej të mjerë dhe të parëndësishëm që të nënshtroheshin dhe të jetonin sipas tij?! Çfarë i bëri ata të mohonin çështjen më të rëndësishme të besimit, pra, besimin në Muhamedin dhe në Shpalljen e tij, edhe pse pohohej në librat e tyre?! Aq më tepër kur dihet se asnjë vepër e jashtme apo e fshehur nuk pranohet nga Zoti pa besuar në Profetin e fundit, Profetin e mëshirës. Vallë, a kishin ndonjë justifikim për mosbesimin e tyre? A kishin ndonjë udhërrëfyes që u diktonte këtë rrugë? Po! Është e vërtetë që ata kishin udhërrëfyes, por edhe vetë këta udhërrëfyes e kishin në natyrën e tyre tjetërsimin dhe shtrembërimin e mesazheve të Zotit dhe profetëve. Qëllimi kryesor dhe i vetëm i tyre ishte thjesht qëndrimi në krye të posteve, ruajtja e ofiqeve dhe e interesave të tyre materiale, duke fshehur të vërtetën dhe duke reklamuar dhe ftuar në të kotën. Ata ishin udhëheqësit e humbjes dhe shkatërrimit, që ftonin për në zjarrin e Xhehenemit.Me të gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare. Ata ishin të obliguar ta ruanin Librin e Allahut(të pacënuar)dhe të ishin dëshmitarë(të së vërtetës).” -Te judejtë, me Teurat gjykonin edhe kleri me dijetarët e vërtetë. Ata ishin udhëheqës të drejtë dhe edukatorë të mirë. Ata punonin me dijen e Zotit, ftonin popullin në të vërtetën dhe e edukonin me urtësi dhe besim të pastër. Ata punonin pa u lodhur për të ftuar njerëzit në njëshmërinë e Zotit. Ata ndiqnin rrugën e pastër dhe të sigurt të profetëve dhe karakterizoheshin nga një dhembshuri e madhe për popullin e tyre. Këta Zoti i quajti “el rabbanijin” - edukatorë. Ndërsa el ahbaru-t ishin dijetarët e mëdhenj, me urtësinë e të cilëve udhëzoheshin dhe merrnin shembull njerëzia. Ata ishin dijetarë, gjurmët dhe fama e të cilëve mbeti ndër popujt e tyre. Gjykimet e rabanijin-ëve dhe ahbar-ëve bazoheshin tek e vërteta, te Shpallja e Zotit, të cilën ishin betuar dhe zotuar që ta ruanin të paprekur në origjinalitetin e saj. Allahu i Madhëruar e la …

Al-Maaida 5:44Listen in Qur'an →
45

وَكَتَبْنَا عَلَيْهِمْ فِيهَآ أَنَّ ٱلنَّفْسَ بِٱلنَّفْسِ وَٱلْعَيْنَ بِٱلْعَيْنِ وَٱلْأَنفَ بِٱلْأَنفِ وَٱلْأُذُنَ بِٱلْأُذُنِ وَٱلسِّنَّ بِٱلسِّنِّ وَٱلْجُرُوحَ قِصَاصٌۭ ۚ فَمَن تَصَدَّقَ بِهِۦ فَهُوَ كَفَّارَةٌۭ لَّهُۥ ۚ وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Na iu caktuam atyre (Izraelitëve) në të (Teurat), që të: shkëmbehet me personin (të dënohet vrasësi me vrasje), syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb, dhe plaga me plagë. E, kushdo që t’ia falë atë, ai është shpagues për mëkatet e tij. Dhe, kushdo që nuk gjykon me ate që ka zbritur Perëndia, ata janë zullumqarë të vërtetë.

Ne i urdhëruam ata në Teurat: "Jeta me jetë, syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb dhe plaga me masë(të drejtë)ndëshkimore. -Këto janë disa ligje me të cilat gjykonin profetët dhe dijetarët e vjetër. Allahu i Madhëruar i urdhëroi ata që, nëse dikush vret dikë pa të drejtë, me paramendim dhe është mukâfiun, atëherë ai duhet të vritet. Gjithashtu, syri të nxirret për syrin e nxjerrë, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin etj. Këtu janë përmendur disa organe për të cilat është i mundur shpagimi në të njëjtën masë, pa e tepruar. Edhe në rastin e plagëve, shpagimi bëhet me të njëjtën masë. Nëse dikush plagos dikë me qëllim, ai plagoset njëlloj dhe në të njëjtën masë, si në drejtim të gjatësisë së plagës, ashtu edhe në drejtim të gjerësisë, thellësisë, vendit të saj etj. Le të mësohet se ligjet e popujve para nesh konsiderohen si ligje edhe për ne, nëse nuk ka argument në Sheriatin tonë që të zhvleftësojë dhe pengojë atë.Por, për atë që fal, ka shlyerje gjynahesh. -Pra, nëse dikush e fal gjakun, plagët ose dëmin që i kanë shkaktuar, pasi është vërtetuar e drejta e tij e plotë për të marrë shpagim, kjo konsiderohet si bamirësi kundrejt dëmtuesit. Nëse njeriu fal, edhe Allahu i Madhëruar, i Cili është Falësi më i madh dhe i Gjithëmëshirshëm, e fal dëmtuesin. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar është Falës dhe i Mëshirshëm edhe për falësin e bamirësin: ashtu sikurse ai e fal dëmtuesin, ashtu edhe Allahu ia fal atij gabimet që mund të ketë kryer.Ata që nuk gjykojnë me atë që ka shpallur Allahu, ata janë të padrejtë. -Ibn Abasi ka thënë: “Ka mohim e mohim, zullum e zullum, teprim e teprim!”. Pra, jo të gjitha llojet e mohimit, zullumit dhe teprimit janë në të njëjtin nivel. Ato nuk janë në të gjitha rastet gjynahe që të nxjerrin nga Islami, ose që e bëjnë vepruesin e tyre të meritojë përjetësinë në Zjarr. Zullumi të nxjerr nga Islami nëse gjynahqari e konsideron dhe e beson një haram që e bën, si diçka hallall dhe të lejuar. Ndërsa në të kundërt, nëse e beson dhe e pranon se veprimi është padrejtësi dhe i ndaluar, atëherë veprimi i tij quhet si gjynah i madh.Pra i të njëjtit nivel me të vrarin. Kështu besimtari nuk vritet për qafirin.Këto ligje bëhen argument për ne për shkak të pohimit dhe miratimit të tyre nga sherijati ynë.

Al-Maaida 5:45Listen in Qur'an →
46

وَقَفَّيْنَا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم بِعِيسَى ٱبْنِ مَرْيَمَ مُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ ۖ وَءَاتَيْنَٰهُ ٱلْإِنجِيلَ فِيهِ هُدًۭى وَنُورٌۭ وَمُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ وَهُدًۭى وَمَوْعِظَةًۭ لِّلْمُتَّقِينَ

Na dërguam në gjurmët e pejgamberëve, Isain – të birin e Merjemës, vërtetues të Teuratit që e kanë para tyre. Dhe Na ia dhamë atij Inxhilin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, vërtetues i Teuratit, të cilin e kanë para vet – udhërrëfim dhe këshillim për ata që i druajnë Perëndisë.

Dhe në gjurmët e tyre(të pejgamberëve)Ne dërguam Isanë, birin e Merjemes, që vërtetoi Teuratin, që kishte ardhur para tij. -Kuptimi: Pas profetëve që u urdhëruan të gjykonin me Teurat, Ne dërguam robin dhe adhuruesin Tonë të sinqertë, Isain, birin e Merjemes. Ai ishte Shpirti i krijuar prej Allahut dhe Fjala e Tij (Bëhu), të cilën Ai e drejtoi mbi Merjemen. Allahu i Lartësuar e dërgoi Isain (a.s)si vërtetues dhe përforcues të urtësisë së Teuratit. Me fjalë të tjera, Isai dëshmoi për vërtetësinë e Teuratit dhe për besnikërinë e Musait. Si profet i zgjedhur i Zotit, Isai do të ishte pohues e përforcues i shumicës së ligjeve të shpallura Musait dhe profetëve para tij. Megjithatë, ai solli lehtësime për bijtë e Israilit në disa dispozita, sikurse thuhet në suren Al Imran: “Unë jam dëshmues i vërtetësisë së Teuratit, që është shpallur para meje, dhe do t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Unë kam ardhur me argumenta (të qarta)nga Zoti juaj, prandaj kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua! Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Atë adhurojeni, sepse kjo është Rruga e drejtë!” [Al Imran 50, 51]. Më tej, Allahu i Madhëruar thotë:Atij i dhamë Ungjillin, që ishte udhëzim dhe dritë... -Ungjilli ishte libër madhështor, plotësues i Teuratit madhështor dhe shpalljeve hyjnore para tij. Ai libër u bë udhëzim dhe dritë, që tregonte rrugën e drejtë për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe që sqaronte të vërtetën nga e kota....vërtetues i Teuratit që kishte ardhur para tij... -Ungjilli ishte vërtetues dhe përforcues i Teuratit. Ai dëshmonte për atë si një libër i Zotit dhe i përforconte ligjet e shpallura në të. Ungjilli gjithashtu ishte:...udhëzues e këshillues për të devotshmit. -Ata të cilët ndriçoheshin nga udhëzimi i Ungjillit dhe nxirrnin mësime prej tij ishin vetëm të devotshmit. Ata qëndronin brendave kufijve të tij, zbatonin urdhëresat e tij, largoheshin nga ndalesat e tij dhe nga çdo cilësi e ulët dhe e padenjë.

Al-Maaida 5:46Listen in Qur'an →
47

وَلْيَحْكُمْ أَهْلُ ٱلْإِنجِيلِ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فِيهِ ۚ وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَٰسِقُونَ

Le të gjykojnë ithtarët e Inxhilit ashtu siç ka shpallë Perëndia në të. E, kush nuk gjykon ashtu siç ka shpallë Perëndia – ata janë mëkatarë të vërtetë.

Le të gjykojnë ithtarët e Ungjillit sipas asaj që Allahu ka shpallur në të. -Besimtarët e vërtetë të Ungjillit duhet të mos i kalonin kufijtë e vendosur në librin e tyre. Ata nuk duhet të mohonin dhe shpërfillnin porositë që Zoti shpalli në të. Në të kundërt:E kush nuk gjykon sipas asaj që Allahu ka shpallur, ata kanë dalë jashtë rrugës së Zotit.

Al-Maaida 5:47Listen in Qur'an →
48

وَأَنزَلْنَآ إِلَيْكَ ٱلْكِتَٰبَ بِٱلْحَقِّ مُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ ٱلْكِتَٰبِ وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ ۖ فَٱحْكُم بَيْنَهُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ ۖ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَهُمْ عَمَّا جَآءَكَ مِنَ ٱلْحَقِّ ۚ لِكُلٍّۢ جَعَلْنَا مِنكُمْ شِرْعَةًۭ وَمِنْهَاجًۭا ۚ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَكُمْ أُمَّةًۭ وَٰحِدَةًۭ وَلَٰكِن لِّيَبْلُوَكُمْ فِى مَآ ءَاتَىٰكُمْ ۖ فَٱسْتَبِقُوا۟ ٱلْخَيْرَٰتِ ۚ إِلَى ٱللَّهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًۭا فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ

Na ty (o Muhammed!) ta kemi dërguar Librin (Kur’anin), me të vërtetë, vërtetues të librit që e kanë përpara dhe dëshmues i tij. Gjyko në mes tyre me atë që ka zbritur Perëndia dhe mos ndjek dëshirat e tyre, për të mos devijuar në atë që të ka ardhur ty nga e Vërteta. Na për të gjithë ju kemi bërë ligj një rrugë të qartë. E, sikur të donte Perëndia, do t’u kishte bërë juve një popull, por, Ai don që t’ju provojë juve në ate që ju ka dhënë, andaj bëni gara ju në punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Perëndia e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, në të cilat nuk jeni pajtuar ju.

Edhe ty(o Muhamed)Ne ta zbritëm Librin me të vërtetën e sigurt. -Kuptimi: Edhe ty, o Muhamed, të shpallëm Kur’ânin, Librin më të vyer, më të rëndësishëm, më të mrekullueshëm dhe më të ruajtur. Allahu i Madhëruar e përshkruan Kur’ânin si një libër të shpallur “me të vërtetën e sigurt”. Pra, Kur’âni u shpall me vërtetësi, besnikëri e saktësi. Ai është i vërtetë në kumtet e tij dhe ka drejtësi në urdhëresat e tij.Ai është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. -Kur’âni dëshmon për vërtetësinë e shpalljeve të mëhershme, që Zoti u dhuroi profetëve. Kur’âni është në të njëjtën linjë me shpalljet e mëparshme hyjnore dhe i konfirmon ato. Ngjarjet e përmendura në të me ngjarjet e përmendura në librat e mëparshëm janë të njëjta. Të njëjtë janë edhe ligjet bazë të tij dhe të shpalljeve para tij. Madje, Kur’âni është dëshmia më e sigurt për saktësinë e të dhënave në shpalljet e mëparshme. Kur’âni është, gjithashtu: “... garantues i tyre ...”. Pra, ai jo vetëm që përmban dispozita madhore dhe rrëfime, që gjendeshin edhe në librat e tjerë, por ai është i kompletuar me dituri hyjnore, ku shtjellohen tërësisht detyrimet ndaj Zotit dhe mënyrat për të edukuar njerëzit me virtyte të larta. Ai është një libër i cili nuk ka lënë ndonjë urdhëresë të mëparshme pa e treguar, pa e komple-tuar, si dhe pa treguar të gjitha rrugët e mundshme për ta zbatuar atë. Ai është libri ku rrëfehen ngjarjet e të parëve dhe të fundmëve, ku gjendet gjykimi i drejtë dhe vetë urtësia. Megjithatë, në Kur’ân ka edhe ligje që nuk janë përmendur në librat e shkuar. Gjithashtu, çdo e dhënë dhe gjykim në ata libra që Kur’âni i gjykon dhe i përcakton si të drejta dhe të pranueshme, ato janë të tilla. Ndërsa ato që ai i gjykon si të papranueshme, ato janë të papranueshme. Kur’âni konside-rohet si verifikues i tjetërsimeve dhe ndryshimeve të bëra nga njerëzit në shpalljet e shkuara.Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu dhe mos paso dëshirat e tyre të kota e të largohesh nga e vërteta që të erdhi! -Gjyko mes tyre me librin që Zoti të shpalli ty dhe mos paso orekset e tyre të prishura, që kundërshtojnë të vërtetën e shpallur nga Zoti. Kurrë mos prano të shkëmbesh të vërtetën me të kotën dhe të braktisësh mirësinë e dhuruar nga Zoti yt!Për secilin prej jush, Ne caktuam Ligj e program. -Për çdo popull, Allahu i Lartësuar përcaktoi rrugë dhe ligje. Në fakt, në themel, të gjithë profetët kanë patur një ligj të përbashkët, por ka patur edhe disa ligje të veçanta, në varësi të popujve të tyre. Kryesisht, këto ligje të veçanta janë të tilla që e pranojnë ndryshimin në varësi të kohës, vendit dhe gjendjes së shoqërive, por gjithmonë kanë qenë urtësi dhe udhëzim i drejtë për ta. Megjithatë, bazat themelore të besimit dhe të ligjeve kanë qenë të pandryshueshme dhe të përbashkëta për të gjithë popujt dhe profetët e Zotit.Sikur të kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm(në fe), por deshi t’ju sprovonte me atë që ju ka dhënë... -Nëse do të dëshironte Allahu i Madhëruar, Ai do t’i bënte të gjithë popujt t’i nënshtroheshin një Sheriati të vetëm, pa asnjë ndryshim mes të parëve dhe të fundit. Por Allahu deshi që t’i sprovonte njerëzit dhe të vështronte se si do të …

Al-Maaida 5:48Listen in Qur'an →
49

وَأَنِ ٱحْكُم بَيْنَهُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَهُمْ وَٱحْذَرْهُمْ أَن يَفْتِنُوكَ عَنۢ بَعْضِ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ إِلَيْكَ ۖ فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَٱعْلَمْ أَنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُصِيبَهُم بِبَعْضِ ذُنُوبِهِمْ ۗ وَإِنَّ كَثِيرًۭا مِّنَ ٱلنَّاسِ لَفَٰسِقُونَ

Dhe, (Na të dërguam Librin) që të gjykosh ti me atë që të ka shpallur Perëndia, e mos ndjek dëshirat e tyre! Ruaju nga ata, që të mos të turbullojnë ty prej disa sendesh që t’i ka zbritur Perëndia! Nëse ata kthehen e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Perëndia don vetëm atë, që t’i dënojë ata, për disa mëkate të tyre. E, me të vërtetë, shumë njerëz janë mëkatarë.

Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu! -Për këtë ajet është thënë se ai shfuqizoi ajetin 42 të kësaj sureje, ku thuhet: “Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre (me ligjin e Zotit)ose distancohu prej tyre. Nëse distancohesh prej tyre, ata nuk mund të të bëjnë ty asnjë të keqe. Por nëse gjykon mes tyre, gjyko me drejtësi, sepse Allahu i do ata që gjykojnë me drejtësi.” Pra, pas këtij ajeti, nuk lejohet që i pyeturi të mos japë gjykim për çështjen që pyetet. Atij i duhet të gjykojë me ligjin që ka shpallur Allahu i Madhërishëm. Megjithatë, mendimi më i saktë është se ajeti 42 nuk është i shfuqizuar, pasi ai tregon se Profeti (a.s) ishte i lirë të gjykonte ose jo mes palëve, në rastin kur ata nuk synonin vërtet të gjykoheshin sipas Sheriatit, por donin ndonjë gjykim që u shkonte sipas qejfit. Ndërsa ky ajet që po komentohet tani tregon që, nëse i pyeturi zgjedh që të gjykojë mes palëve, atëherë ai duhet të gjykojë sipas Kur’ânit dhe Sunetit, pra, të gjykojë “me drejtësi”, ashtu sikurse u shpjegua në ajetin 42. Fjala “drejtësi” nënkupton që gjykimi duhet të bazohet te Shpallja hyjnore, sepse kështu thotë Zoti: “Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu”. Kështu, çdo gjykim tjetër është shtrembërim dhe padrejtësi.Mos ndiq dëshirat e tyre të kota... -Allahu i Lartësuar e përsërit urdhrin për të mos ndjekur dëshirat e shfrenuara të tyre, për shkak të rrezikshmërisë që kanë. Në ajetin tjetër porositej për mosndje-kjen e pasioneve të tyre në fushën e gjykimit dhe të dhënies së fetvasë, ndërsa në këtë ajet bëhet fjalë vetëm për fushën e gjykimit mes tyre. Gjithsesi, në të dyja rastet është detyrë mbështetja në të vërtetën dhe mosndjekja e orekseve të njerëzve që e kundërshtojnë të vërtetën. I Madhëruari e përforcon edhe më tej këshillën, kur thotë:...dhe ruaju rrezikut të tyre, që mos të të shmangin nga ndonjë pjesë e Shpalljes që ta ka zbritur Allahu! -Kuptimi: Ki shumë kujdes, që të mos mashtrohesh nga ata. Ji i kujdesshëm, që ata mos të të sprovojnë, lëkundin dhe të të pengojnë nga Shpallja e Zotit tënd. Pasimi i dëshirave të tyre bëhet shkak që ti të lësh të vërtetën, ndërkohë që duhet të ndodhë e kundërta.Nëse ata refuzojnë, dije se Allahu do që t’i ndëshkojë për disa nga gjynahet e tyre. -Nëse ata refuzojnë t’i nënshtrohen të vërtetës dhe i kthejnë shpinën rrugës tënde, dije se ky është një ndëshkim nga Allahu i drejtë për ta. Kështu i ndëshkon Allahu i Madhëruar gjynahqarët zullumqarë. Gjynahet janë shkaktarë të ndëshkimeve dhe sprovave të kësaj dynjaje dhe të jetës tjetër. Ndër të këqijat më të rrezikshme që sjellin gjynahet është kur robit i zbukurohet braktisja e rrugës dhe traditës së Profetit a.s.Dhe vërtet, shumica e njerëzve janë jashtë rrugës. -Natyra e tyre është tjetërsuar dhe tashmë atyre u është zbukuruar shkelja e kufijve të Zotit dhe mosndjekja e rrugës së Profetit a.s.

Al-Maaida 5:49Listen in Qur'an →
50

أَفَحُكْمَ ٱلْجَٰهِلِيَّةِ يَبْغُونَ ۚ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ ٱللَّهِ حُكْمًۭا لِّقَوْمٍۢ يُوقِنُونَ

A mos kërkojnë ata gjykimin e kohës së paganizmit?! E, kush është gjykatës më i mirë se Perëndia për njerëzit që besojnë bindshëm?

Vallë, mos po kërkojnë gjykimin e kohës së Padijes? -Kuptimi: Çfarë kërkojnë ata, kur të kthejnë shpinën dhe refuzojnë t’i nënshtrohen gjykimit tënd? A mos kërkojnë gjykimin e xhahilijetit?! Gjykim injorance quhet çdo gjykim tjetër veç gjykimit të Allahut të Lartësuar dhe Profetit të Tij. Nuk ka mundësi të tretë: ose do të pranosh gjykimin e Zotit dhe të Profetit të Tij, ose do të ndjekësh gjykimin e injorancës. Ai që i kthen shpinën të parit, sigurisht që do të sprovohet me të dytin, i cili është gjykim i ngritur mbi paditurinë e padrejtësinë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e quan “gjykim injorance”. Ndërsa gjykimi i Allahut të Lartësuar është i ndërtuar mbi diturinë e madhe, drejtësinë absolute, barazinë dhe mirësinë, mbi dritën dhe udhëzimin e qartë, siç thotë i Lavdëruari:Por a ka gjykim më të mirë se ai i Allahut, për një popull që beson bindshëm? -Kuptimi: Vetëm ata që Zoti i ka pajisur me siguri të plotë, të bazuar në dijen e vërtetë të dhuruar nga Zoti, vetëm ata dinë të bëjnë dallimin mes dy llojeve të gjykimit. Ata dinë të dallojnë bukurinë, mrekullinë, dobinë dhe mirësinë që gjendet në gjykimin e Allahut. Në këtë mënyrë, bëhet detyrë për ta pasimi i gjykimit të Allahut, sepse ky gjykim është në përputhje edhe me ligjet e logjikës.

Al-Maaida 5:50Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.