Muslim99Muslim99
← Tafsir library

5. Al-Maaida

The Table · Medinan · 120 ayahs

سُورَةُ المَائـِدَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 31–40 of 120

31

فَبَعَثَ ٱللَّهُ غُرَابًۭا يَبْحَثُ فِى ٱلْأَرْضِ لِيُرِيَهُۥ كَيْفَ يُوَٰرِى سَوْءَةَ أَخِيهِ ۚ قَالَ يَٰوَيْلَتَىٰٓ أَعَجَزْتُ أَنْ أَكُونَ مِثْلَ هَٰذَا ٱلْغُرَابِ فَأُوَٰرِىَ سَوْءَةَ أَخِى ۖ فَأَصْبَحَ مِنَ ٱلنَّٰدِمِينَ

Perëndia e dërgoi një sorrë, e cila gropontë në tokë, për t’i treguar se si ta mbulojë trupin e kalbur të vëllait të tij. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllau?!” E u bë nga të penduarit.

Allahu dërgoi një sorrë, e cila gërmonte në dhé, për t’ia treguar atij se si ta mbulonte trupin e të vëllait. -Sorra gërmonte në tokë për të groposur një sorrë tjetër të ngordhur, për t’i treguar në këtë mënyrë atij se si ta varroste dhe mbulonte trupin e vëllait të tij të vdekur. Kur flet për trupin e të vdekurit, Allahu i Lartësuar thotë: “për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin (seuete) e vëllait”. Fjala ‘seuete’ do të thotë ‘vend i turpshëm’. Kjo tregon se trupi i vdekur është si auret, prandaj duhet mbuluar.Ai tha: “I mjeri unë! Nuk qeshë i aftë as edhe sa kjo sorrë e ta mbuloja trupin e(vdekur të)vëllait tim?” Ashtu mbeti i dëshpëruar. -Ky është gjithmonë fundi i krimeve: trishtim, dëshpërim dhe humbje.

Al-Maaida 5:31Listen in Qur'an →
32

مِنْ أَجْلِ ذَٰلِكَ كَتَبْنَا عَلَىٰ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ أَنَّهُۥ مَن قَتَلَ نَفْسًۢا بِغَيْرِ نَفْسٍ أَوْ فَسَادٍۢ فِى ٱلْأَرْضِ فَكَأَنَّمَا قَتَلَ ٱلنَّاسَ جَمِيعًۭا وَمَنْ أَحْيَاهَا فَكَأَنَّمَآ أَحْيَا ٱلنَّاسَ جَمِيعًۭا ۚ وَلَقَدْ جَآءَتْهُمْ رُسُلُنَا بِٱلْبَيِّنَٰتِ ثُمَّ إِنَّ كَثِيرًۭا مِّنْهُم بَعْدَ ذَٰلِكَ فِى ٱلْأَرْضِ لَمُسْرِفُونَ

Andaj Na i urdhëruam Izrailitët, se ai që mbyt ndokend, i cili s’ka mbytur askend, ose atë që nuk ka bërë çrregullim në Tokë – është sikur t’i mbysish të gjithë njerëzit; e nëse ndokush bëhet shkaktar që të shpëtojë jetën e ndokujt – është sikur me i shpëtuar jetën e të gjithë njerëzve. Pejgamberët tanë u kanë sjellë argumente të qarta, por shumë nga ata edhe pas kësaj, kanë kaluar tërë kufijt me të këqija në Tokë.

Për këtë arsye Ne u shpallëm bijve të Izraelit se, kush vret një njeri që s’ka vrarë kënd dhe s’ka bërë shkatërrim në tokë, është sikur të ketë vrarë gjithë njerëzimin. Dhe kush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin. Të dërguarit Tanë u sollën atyre Argumente të qarta, por shumë prej tyre vijuan t'i kalojnë kufijtë (me poshtërsi)në tokë. -Për shkak të ndodhisë me bijtë e Ademit a.s, kur vëllai vrau vëllanë, duke lënë kështu një traditë të keqe për ata që do të vinin pas tyre, si dhe për shkak se përfundimi i vrasjes është i tmerrshëm si në dynja, edhe në ahiret, Allahu i Lartësuar vendosi ligje. Në librat e Tij, Ai vendosi se: “...kush vret një njeri që s’ka vrarë kënd dhe s’ka bërë shkatërrim në tokë, është sikur të ketë vrarë gjithë njerëzimin. Dhe nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin.” Vrasja nuk duhet të ndodhë kurrë, përveç rasteve që ka përcaktuar drejtësia e Allahut të Lartësuar. Ai që vret jashtë këtyre kufijve, nuk ka asnjë justifikim të pranueshëm te Zoti i tij për këtë krim. Kur dikush vritet pa të drejtë, nuk ka asnjë ndryshim mes viktimës dhe çdo njeriu tjetër në botë. Ai që vret një njeri do ta bënte këtë me të gjithë botën, prandaj konsiderohet sikur të kishte vrarë të gjithë njerëzit. Po kështu, ai që bëhet shkak që të shpëtojë dhe të jetojë një njeri, ose që nuk e vret, por, nga frika ndaj Zotit, e lë të jetojë, edhe nëse nefsi i thotë të kundërtën, pra, ky konsiderohet sikur i ka shpëtuar nga vdekja dhe i ka dhënë jetë të gjithë njerëzimit. Ajeti tregon se vrasja lejohet në dy raste:1. Kur dikush kryen vrasje të padrejtë me paramendim, ai meriton ndëshkimin me vrasje, nëse është i përgjegjshëm ligjërisht, i barabartë në status me viktimën dhe nëse nuk është prindi i viktimës.2. Kur personi është përhapës i shkatërrimit në tokë, që kërcënon besimin, jetën dhe pasurinë e të tjerëve, ai vritet ose dënohet me vdekje. Të tillë mund të jenë qafirët e ndryshëm, renegatët e fesë, bidatçinjtë që përhapin bidatin e tyre, e keqja e të cilëve mund të ndalet veçse me luftimin dhe me vrasjen e tyre. Po kështu trajtohen edhe banditët e rrugëve, që kërcënojnë jetën, pasurinë dhe nderin e njerëzve.Profetët sollën argumente të qarta nga Zoti i tyre, argumente që nuk të linin asnjë hapësirë për justifikim para Zotit, por shumica e njerëzve, edhe pas këtij qartësimi të prerë, që e bën të detyrueshëm përqendrimin në rrugën e drejtë, e teprojnë në tokë me gjynahe dhe me mosbindje ndaj porosive të Zotit dhe profetëve.Kështu, besimtari nuk vritet për qafirin.Kështu, babai ose nëna nuk ndëshkohen me vdekje, nëse kanë vrarë fëmijën e tyre.

Al-Maaida 5:32Listen in Qur'an →
33

إِنَّمَا جَزَٰٓؤُا۟ ٱلَّذِينَ يُحَارِبُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَيَسْعَوْنَ فِى ٱلْأَرْضِ فَسَادًا أَن يُقَتَّلُوٓا۟ أَوْ يُصَلَّبُوٓا۟ أَوْ تُقَطَّعَ أَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم مِّنْ خِلَٰفٍ أَوْ يُنفَوْا۟ مِنَ ٱلْأَرْضِ ۚ ذَٰلِكَ لَهُمْ خِزْىٌۭ فِى ٱلدُّنْيَا ۖ وَلَهُمْ فِى ٱلْءَاخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ

Ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Perëndisë dhe të dërguarit të Tij dhe të cilët bëjnë ngatërresa në Tokë është të vriten ose të varen, ose t’u këputen duart dhe këmbët e tyre nga anët e ndryshme (djathtas e majtas), ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim për ta është poshtërim në këtë jetë, e në jetën tjetër ka mundim të madh për ta,

Dënimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, është që të vriten, ose të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët në të kundërt(të njëra tjetrës), ose të dëbohen nga vendi. Ky(ndëshkim)është poshtërim për ta në këtë Botë, ndërsa në Botën tjetër ata do të kenë dënim të madh. -Armiqtë e Allahut dhe të Profetit janë ata që i kanë shfaqur luftë dhe kundërshtim të hapur atyre dhe kryejnë shkatërrime në tokë me kufër, me vrasje, me grabitje, duke përhapur panik, frikë dhe pasiguri. Është një mendim i përgjithshëm se ky ajet tregon dispozitën për banditët, të cilët sulmojnë njerëzit nëpër lugina dhe rrugë dhe u grabisin pasurinë, që i vrasin dhe frikësojnë ata. Kështu, Allahu i Madhëruar na mëson se si duhet të veprohet me të tillë njerëz. Komentuesit e Kur’ânit janë të mendimeve të ndryshme kur vjen fjala për përgjigjen e pyetjes: A janë udhëheqësit dhe gjykatësit të lirë të përzgjedhin në dhënien e këtyre ndëshkimeve? Pra, a mund të zgjidhet secila formë prej tyre si ndëshkim për çdo lloj banditi? Kështu, disa janë të mendimit që po, sepse këtë e tregon qartë ajeti. Megjithatë, dijetarë të tjerë janë të mendimit se ndëshkimi që zgjidhet varet nga lloji i krimit të kryer. Pra, çdo krim ka ndëshkimin që meriton. Urtësia e ajetit e përfshin edhe këtë mendim, që është në përputhje me urtësinë e Allahut të Madhëruar. Kësisoj, nëse banditi ka grabitur dhe ka vrarë, bëhet e pashmangshme vrasja dhe kryqëzimi i tij, në mënyrë që të tremben dhe të marrin mësim të tjerët. Por nëse ai vetëm ka vrarë dhe nuk ka kryer grabitje, atëherë ai vetëm vritet. Nëse banditi ka grabitur, por nuk ka vrarë, atëherë atij i priten duart dhe këmbët në të kundërt, por nuk vritet. Po ashtu, nëse ai thjesht ka frikësuar njerëzit, por nuk ka vrarë e grabitur, atëherë internohet. Atij nuk i jepet mundësia të stabilizohet në një vend, derisa të pendohet qartë dhe dukshëm. Ky ka qenë mendimi i Ibni Abasit dhe i disa imamëve të mëdhenj, me ndonjë ndryshim të vogël. Sido që të jetë ndëshkimi, ai është poshtërim dhe turpërim për kriminelët në jetën e kësaj dynjaje, ndërsa në ahiret ndëshkimi i tyre do të jetë i madh. Kjo tregon se banditizmi në rrugë konsiderohet si gjynah i madh, që shkakton poshtërim në jetën e dynjasë dhe ndëshkim në ahiret. Madje, kryesit e kësaj vepre konsiderohen si armiq dhe luftues të Allahut dhe Profetit. Duke parë se sa e shëmtuar dhe sa e dënueshme është kjo vepër, mund të themi se eliminimi i banditëve, sigurimi i rrugëve dhe vendit nga vrasjet, vjedhjet e çnderimet janë nga veprat më të mira dhe më të shpërblyeshme nga Allahu i Madhëruar. Ato konsiderohen si rregullim i rendit, ashtu si të kundërtat e tyre quhen “prishje e rendit në tokë”.

Al-Maaida 5:33Listen in Qur'an →
34

إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُوا۟ مِن قَبْلِ أَن تَقْدِرُوا۟ عَلَيْهِمْ ۖ فَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

përveç atyre që pendohen pa i zënë ju. Dinie se Perëndia është falës dhe mëshirues.

Përveç atyre që pendohen para se t’i kapni. Dijeni se Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Kuptimi: Nëse banditët pendohen para se të kapen nga autoritetet, atëherë ata nuk ndëshkohen në lidhje me hakun e Zotit, e po kështu edhe në lidhje me hakun e njerëzve, nëse kanë qenë qafirë gjatë kohës së krimit dhe kanë pranuar Islamin para se t’i kapin. Pra, këta nuk vriten, nuk u priten duar e këmbë e nuk internohen. Por nëse banditi ka qenë musliman, atëherë haku i njerëzve nuk rrëzohet, pra, ai do të ndëshkohet për vrasjen dhe grabitjen e pasurive. Ajeti tregon se, nëse banditi pendohet pasi e kanë kapur, atëherë ky pendim nuk e rrëzon ndëshkimin e tij në çdo lloj rasti. Urtësia është shumë e qartë në këto gjykime. Nëse pendimi para kapjes së banditit bën dobi në rastin e krimit të luftës kundër Allahut dhe Profetit, atëherë kur bëhet fjalë për vepra të tjera poshtë tyre, pa dyshim që pendimi duhet të ndikojë më shumë në gjykim.

Al-Maaida 5:34Listen in Qur'an →
35

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَٱبْتَغُوٓا۟ إِلَيْهِ ٱلْوَسِيلَةَ وَجَٰهِدُوا۟ فِى سَبِيلِهِۦ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

O besimtarë! Kinie frikë Perëndinë dhe tentoni që t’i afroheni Atij me vepra të mira, dhe luftoni në rrugën e Tij për të shpëtuar!

O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun,... -Ky është një urdhër që Allahu i Lartësuar u drejton robërve të Tij besimtarë për të plotësuar atë çka nënkupton imani i vërtetë. Ai i urdhëron për devotshmëri dhe për të qenë të kujdesshëm që të mos e zemërojnë Atë. Kjo kërkon që robi të përpiqet me gjithçka që mundet që të largohet nga çdo gjë që shkakton zemërimin dhe pakënaqësinë e Allahut të Madhëruar, siç janë gjynahet e zemrës, gjuhës dhe gjymtyrëve, të shfaqura dhe të fshehura qofshin. Robi duhet t’i mbështetet dhe t’i kërkojë ndihmë Zotit për t’iu larguar gjynaheve, sepse kështu do të mund të shpëtojë nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij....përpiquni të afroheni tek Ai (me punë të mira)... -Pra, kërkoni të afroheni tek Ai, të bëni hapa drejt Tij, të tregoni dashurinë tuaj për Të. Kjo arrihet duke plotësuar detyrat ndaj Tij, qofshin ato detyra zemre, si: dashuria për Të dhe për hir të Tij, droja ndaj Tij, shpresa tek Ai, kthimi tek Ai me pendesë, mbështetja e plotë tek Ai etj.; apo vepra të gjymtyrëve, si zekati, haxhi etj.; apo vepra të zemrës dhe trupit njëkohësisht, si: namazi, leximi i Kur’ânit, dhikri apo lloje të ndryshme të bamirësisë ndaj krijesave. Bamirësia ndaj tyre mund të kryhet me pasuri, dituri, autoritet, me forcën fizike, me këshillën e mirë, duke i ndihmuar për të arritur çdo të mirë dhe për të shpëtuar nga çdo e keqe. Të gjitha këto vepra të afrojnë tek Allahu. Robi do të vazhdojë të afrohet tek Allahu me vepra të mira, derisa Allahu ta dojë atë. Dhe kur Allahu e do një rob, atëherë Ai bëhet dëgjimi me të cilin robi dëgjon, bëhet shikimi me të cilin robi sheh, bëhet dora e tij me të cilën ai vepron dhe këmba me të cilën ai ecën. Në përfundim, sigurisht që Allahu do t’i përgjigjet lutjeve të këtij robi.Më pas, Allahu i Lartësuar përmend në mënyrë të veçantë xhihadin në rrugën e Tij, si një nga adhurimet që të afrojnë tek Ai. Xhihad quhet shpenzimi i të gjitha mundësive për të luftuar armikun, qoftë kjo me pasurinë tënde, me jetën, me mendimet dhe intelektin tënd, me gjuhën dhe forcën e fjalës, dhe me çdo formë të lejuar për të ndihmuar fenë e Zotit. Pa dyshim, ky lloj adhurimi është më i mrekullueshmi dhe më i rëndësishmi. Ai që arrin të jetë i plotësuar me xhihadin, ka për të qenë i tillë edhe në vepra të tjera të mira....dhe luftoni në rrugën e Tij, që të dilni fitimtarë. -Kuptimi: Ju do të arrini felah-un, nëse tregoheni të devotshëm, duke iu larguar harameve, duke kërkuar afrimin tek Allahu nëpërmjet veprave të mira në bindje ndaj Tij dhe duke luftuar në rrugën e Tij, me synim kënaqësinë e Tij. El felah është fitorja dhe arritja e çdo synimi, kënaqësie dhe mirësie, si dhe shpëtimi nga çdo ligësi, së cilës i druhesh. Me fjalë të tjera, el felahështë arritja e lumturisë të përjetshme dhe e mirësisë së pafundme.Kështu thuhet në një hadith kudsij të njohur. Ku thuhet: “Unë i kam shpallur luftë çdokujt që i jep mundim të dashurit Tim. Nuk afrohet ndonjëherë robi tek Unë me ndonjë vepër më të dashur për Mua sesa me atë vepër që ia kam bërë detyrë. Vazhdon robi që të afrohet tek Unë me vepra nafile të mira, derisa Unë e dua atë. Dhe kur Unë e dua atë, bëhem dëgjimi i tij, me të cilin ai dëgjon, vështrimi i tij, me të cilin ai …

Al-Maaida 5:35Listen in Qur'an →
36

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَوْ أَنَّ لَهُم مَّا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًۭا وَمِثْلَهُۥ مَعَهُۥ لِيَفْتَدُوا۟ بِهِۦ مِنْ عَذَابِ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ مَا تُقُبِّلَ مِنْهُمْ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ

Me të vërtetë, mohuesit – sikur të kenë tërë pasurinë që gjendet në tokë, madje edhe njëherë aq, e ta sakrifikojnë për të shpëtuar nga dënimi i Dikës së Kijametit, nuk do të pranohet prej tyre, sepse, për ta ka dënim pikëllues.

Sa për ata që mohuan, edhe sikur të jepnin gjithë ç’ka në Tokë, madje edhe një herë aq sa ajo, si shpagim e shpëtim nga dënimi i Ditës së Kijametit, atyre nuk do t’u pranohej. Ata do të kenë një dënim të dhembshëm. Ata do përpiqen të dalin nga Zjarri, por s’kanë për të dalë nga ai. Dënimi i tyre do të jetë i vazhdueshëm. -Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e keqe të qafirëve në Ditën e Gjykimit dhe për fundin e tyre të tmerrshëm. Edhe sikur të shpenzonin gjithë tokën të mbushur plot me ar, e bashkë me të edhe njëherë sa ajo, kjo nuk do të pranohej prej tyre dhe nuk do t’u sillte asnjë dobi e përfitim. Koha dhe vendi kur mund të pranoheshin kompensimet dhe pendimi, tashmë kanë kaluar me kohë. Tani ka mbetur veçse ndëshkimi i dhimbshëm, torturues dhe i përjetshëm, prej të cilit nuk kanë për të shpëtuar kurrë. Atje do të qëndrojnë në jetë të jetëve.

Al-Maaida 5:36Listen in Qur'an →
37

يُرِيدُونَ أَن يَخْرُجُوا۟ مِنَ ٱلنَّارِ وَمَا هُم بِخَٰرِجِينَ مِنْهَا ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌۭ مُّقِيمٌۭ

Ata dëshirojnë të dalin nga zjarri, por nuk kanë dalje nga ai. Ata i pret dënimi i përhershëm.

Sa për ata që mohuan, edhe sikur të jepnin gjithë ç’ka në Tokë, madje edhe një herë aq sa ajo, si shpagim e shpëtim nga dënimi i Ditës së Kijametit, atyre nuk do t’u pranohej. Ata do të kenë një dënim të dhembshëm. Ata do përpiqen të dalin nga Zjarri, por s’kanë për të dalë nga ai. Dënimi i tyre do të jetë i vazhdueshëm. -Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e keqe të qafirëve në Ditën e Gjykimit dhe për fundin e tyre të tmerrshëm. Edhe sikur të shpenzonin gjithë tokën të mbushur plot me ar, e bashkë me të edhe njëherë sa ajo, kjo nuk do të pranohej prej tyre dhe nuk do t’u sillte asnjë dobi e përfitim. Koha dhe vendi kur mund të pranoheshin kompensimet dhe pendimi, tashmë kanë kaluar me kohë. Tani ka mbetur veçse ndëshkimi i dhimbshëm, torturues dhe i përjetshëm, prej të cilit nuk kanë për të shpëtuar kurrë. Atje do të qëndrojnë në jetë të jetëve.

Al-Maaida 5:37Listen in Qur'an →
38

وَٱلسَّارِقُ وَٱلسَّارِقَةُ فَٱقْطَعُوٓا۟ أَيْدِيَهُمَا جَزَآءًۢ بِمَا كَسَبَا نَكَٰلًۭا مِّنَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌۭ

Vjedhësit dhe vjedhëses këputjuani duart e tyre, për ndëshkim të asaj që kanë punuar – dënim nga ana e Perëndisë; se, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Vjedhësit dhe vjedhëses ua prisni duart, -‘Vjedhës’, që meriton këtë ndëshkim të përcaktuar në Sheriat, quhet ai që merr pasurinë e vlefshme të tjetrit fshehtazi dhe pa pëlqimin e pronarit të saj. Vjedhja është një gjynah i madh, që ka ndëshkim të ashpër dhe poshtërues, prerjen e dorës së djathtë, ashtu siç vjen në variantin e leximit të këtij ajeti nga disa sahabë. Me fjalën “dorë”, kur nuk përcaktohet, kuptohet gjymtyra e dorës deri te kyçi. Kështu, nëse dikush vjedh, atij i pritet dora deri te kyçi, si ndëshkim, dhe i zhytet në vaj të nxehtë, që të mbyllen damarët dhe të mos humbasë gjak. Ky ajet përfshin në kuptimin e tij çdo rast vjedhjeje, por Suneti i Profetit (a.s)e kufizon atë në disa aspekte, si dhe përcakton disa kushte shtesë, për ta bërë të meritueshëm prerjen e dorës së vjedhësit:1. Ruajtja. Pra, pasuria e vjedhur duhet të ketë qenë e ruajtur dhe e fshehur mjaftueshëm nga pronari i saj. Nëse është vjedhur diçka që nuk ka qenë e fshehur, por e thjeshtë për t’u gjetur, në një rast të tillë nuk ekzekutohet dënimi i prerjes së dorës.2. Masa e pasurisë së vjedhur. Pra, jo për çdo masë pasurie të vjedhur meritohet prerja. Masa e përcaktuar nga Sheriati është një çerek dinari (floriri), ose 3 dirhemë (argjendi), ose masa e përafërt me to. Nëse dikush vjedh një masë pasurie më të vogël se kaq, atëherë nuk meriton prerjen e dorës.Në fakt, edhe fjala ‘vjedhje’ në vetvete të jep të kuptosh se bëhet fjalë për marrje të një pasurie të fshehur ose, në të kundërt, ajo nuk quhet ‘vjedhje’ me kuptimin e përcaktuar nga Sheriati. Po kështu, urtësia tregon se dora nuk mund të pritet për diçka të parëndësishme dhe të pavlerë. Pra, edhe nëse nuk do të kishim argument nga Suneti i Profetit a.s, atëherë thjesht dhe vetëm urtësia dhe qëllimet e Sheriatit do të mjaftonin si kufizime të këtij ajeti të përgjithshëm. Urtësia e ligjërimit të prerjes së dorës për krimin e vjedhjes është ruajtja e pasurisë së njeriut dhe sigurimi i saj. Kështu, gjymtyra me të cilin kryhet krimi duhet të pritet. Nëse ky kriminel vjedh përsëri, i pritet këmba e majtë. Nëse përsëri vjedh, atëherë për këtë ka dy mendime: ose i pritet dora e majtë, pastaj këmba e djathtë, ose burgoset derisa të vdesë. Allahu i Lartësuar thotë:…si ndëshkim për veprën e kryer dhe si dënim nga Allahu. -Prerja e dorës është si ndëshkim për hajdutin, për krimin e vjedhjes së pasurisë së njerëzve, dhe si frikësim i hajdutit dhe i të tjerëve për t’u frenuar dhe larguar nga krimi. Nëse njerëzit shohin ndëshkimin e vjedhjes dhe sigurohen se ashtu do t’u ndodhë po e kryen ata, sigurisht do të frenohen dhe do të ndalen nga ky krim.Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. -I Madhëruari është Krenar dhe i Pamposhtur, prandaj askush nuk duhet t’i thyejë ligjet e Tij. Ai është i Urtë, dhe urtësia e Tij kërkon që dënimi i vjedhësit të jetë prerja e dorës.

Al-Maaida 5:38Listen in Qur'an →
39

فَمَن تَابَ مِنۢ بَعْدِ ظُلْمِهِۦ وَأَصْلَحَ فَإِنَّ ٱللَّهَ يَتُوبُ عَلَيْهِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌ

E, kushdo që të pendohet pas të këqijave të tij dhe përmirëson punën e tij, Perëndia ia pranon pendimin, se Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.

E kush pendohet pas padrejtësisë së tij dhe përmirësohet, nuk ka dyshim se Allahu ia pranon pendimin. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Allahu i Madhëruar ia mbulon të metat dhe ia fal gabimet atij që pendohet sinqerisht dhe përpiqet t’i rregullojë të metat e tij. Allahu e ndihmon dhe ia lehtëson pendimin, dhe pastaj ia pranon atë, me mëshirën dhe faljen e Tij të gjerë.

Al-Maaida 5:39Listen in Qur'an →
40

أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ ٱللَّهَ لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ يُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ وَيَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ

Ti (o Muhammed!), e di me siguri, se të Perëndisë janë pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai dënon kë të dojë dhe falë kë të dojë. Se Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.

nuk e di ti se vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës? Ai ndëshkon atë që do dhe e fal atë që do. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Allahu është Mbreti dhe Sunduesi i qiejve dhe i tokës. Ai vepron dhe përcakton në mbretërinë e Tij çfarë dëshiron, si prej ligjeve të ekzistencës dhe krijimit, ashtu edhe prej ligjeve të Sheriatit dhe fesë. Krijimi është krijimi i Tij dhe ligjet janë ligjet e Tij. Po kështu, edhe falja dhe ndëshkimi janë pushtet i Tij dhe vetëm në Dorë të Tij. Ai i vendos ndëshkimin dhe shpërblimin, krijimin dhe ligjet, sipas urtësisë, mëshirës dhe faljes së Tij të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.

Al-Maaida 5:40Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.