Muslim99Muslim99
← Tafsir library

5. Al-Maaida

The Table · Medinan · 120 ayahs

سُورَةُ المَائـِدَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 1–10 of 120

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَوْفُوا۟ بِٱلْعُقُودِ ۚ أُحِلَّتْ لَكُم بَهِيمَةُ ٱلْأَنْعَٰمِ إِلَّا مَا يُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ غَيْرَ مُحِلِّى ٱلصَّيْدِ وَأَنتُمْ حُرُمٌ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ يَحْكُمُ مَا يُرِيدُ

O besimtarë! Plotësoni obligimet (marrëveshjet)! U lejua për ju ngrënia e shtazëve, përveç atyre që do t’ju lexohen juve; përderisa të gjendeni në haxhxhillëk, nuk u lejohet gjuetia. Me të vërtetë, Perëndia, vendos për atë që dëshiron.

O ju që keni besuar! Plotësojini detyrimet! -Ky është një urdhër nga Allahu i Lartësuar drejtuar adhuruesve të Tij besimtarë për të plotësuar detyrimet dhe marrëveshjet. Ai është urdhër për të zbatuar atë çka u dikton dhe nënkupton imani i tyre. Kështu, i Madhëruari urdhëron për plotësimin e aktmarrëveshjeve dhe detyrimeve, pa i cenuar ato. Këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e detyrimeve, si më poshtë vijon:1. Detyrimet e robit kundrejt Allahut të Lartësuar. Ndër detyrimet e robit kundrejt Allahut të Lartësuar është përkushtimi me sinqeritet në adhurimin vetëm ndaj Tij. Këto detyrime duhet të kryhen në formën më të plotë, pa lënë asgjë mangët.2. Detyrimet e robit kundrejt Profetit a.s. Ndër detyrimet e robit kundrejt Profetit (a.s)është bindja e plotë ndaj porosive të tij dhe pasimi rigoroz i Traditës së tij.3. Detyrimet e robit kundrejt prindërve dhe të afërmve, siç është bamirësia ndaj tyre, ruajtja e lidhjeve me ta etj.4. Detyrimet e robit kundrejt miqve dhe shokëve. Këto duhen plotësuar si në kohë pasurie dhe begatie, ashtu dhe në kohë varfërie dhe skamjeje, si në kohë lehtësie, ashtu dhe në kohë vështirësie.5. Detyrimet e robit kundrejt krijesave në përgjithësi. Njeriu duhet t’i plotësojë të gjitha aktmarrëveshjet, tregtare apo të çfarëdo lloji qofshin, të lidhura mes tij dhe të tjerëve. Ai nuk duhet t’i cenojë aspak këto detyrime, por duhet t’i plotësojë ato me besnikëri dhe korrektësi.6. Detyrimet e robit kundrejt të gjithë muslimanëve në përgjithësi, të cilat Zoti i Lartësuar i ka përmbledhur në fjalën e Tij: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.”. Kështu, është detyrë për muslimanin që ta ndihmojë dhe të bashkëpunojë me vëllain e tij musliman për pasimin dhe përhapjen e të vërtetës. Është detyrë që të gjithë muslimanët të bashkohen dhe të forcojnë radhët e tyre rreth të vërtetës të sjellë nga Zoti dhe Profeti i Tij. Nga ana e kundërt, është e ndaluar përçarja në grupacione, duke u larguar nga e vërteta.Ky është një urdhër që përfshin themelet e fesë dhe degëzimet e saj. Me fjalë të tjera, feja nuk është gjë tjetër, por veçse plotësim i detyrimeve dhe i marrëveshjeve që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të plotësohen dhe të çohen në vend. Në vijim, Allahu i Lartësuar duke treguar mirësinë dhe bujarinë ndaj adhuruesve të Tij, thotë:Bagëtitë janë të lejuara(si ushqim)për ju,... -Domethënë, për hir tuaj dhe në shenjë mëshire ndaj jush, ju janë bërë të lejuara bagëtitë, pra, devetë, lopët dhe bagëtitë e imta. Nën këtë gjykim hyjnë edhe kafshët e gjuetisë, si sorkadhet, zebrat etj. Disa sahabë janë mbështetur në këtë ajet edhe për lejimin e konsumimit të mishit të këlyshëve që ngordhin në barkun e bagëtive pas therjes së tyre....me përjashtim të atyre që do t’ju lexohen... -Pra, përveç atyre llojeve që do t’ju lexohen juve në ajetet vijuese, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Janë haram për ju kafshët e ngordhura, gjaku, mishi i derrit, çfarë theret jo në emrin e Allahut, të mbyturat me lak në fyt, ...” e deri në fund. Këto kategori, edhe pse janë prej bagëtive apo kafshëve që përdoren për therje, janë haram. Lejueshmëria e bagëtive që përmenden më sipër kufizohet me dispozitën e mëposhtme, ku Allahu i Lartësuar e ndalon përfitimin prej …

2

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تُحِلُّوا۟ شَعَٰٓئِرَ ٱللَّهِ وَلَا ٱلشَّهْرَ ٱلْحَرَامَ وَلَا ٱلْهَدْىَ وَلَا ٱلْقَلَٰٓئِدَ وَلَآ ءَآمِّينَ ٱلْبَيْتَ ٱلْحَرَامَ يَبْتَغُونَ فَضْلًۭا مِّن رَّبِّهِمْ وَرِضْوَٰنًۭا ۚ وَإِذَا حَلَلْتُمْ فَٱصْطَادُوا۟ ۚ وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَـَٔانُ قَوْمٍ أَن صَدُّوكُمْ عَنِ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ أَن تَعْتَدُوا۟ ۘ وَتَعَاوَنُوا۟ عَلَى ٱلْبِرِّ وَٱلتَّقْوَىٰ ۖ وَلَا تَعَاوَنُوا۟ عَلَى ٱلْإِثْمِ وَٱلْعُدْوَٰنِ ۚ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ

O besimtarë! Mos e llogaritni për të lejueshme cenimin e shenjave të Perëndisë në haxhxhillëk, as muajt e mëdhenj, as kurbanin e Qabes, as kurbanët që janë të shënuar me xherdan, as (mos i pengoni) ata që kanë synuar të vizitojnë Qaben, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. E, kur të dilni prej ihramit (pas kryerjes së haxhxhillëkut), gjuani (nëse doni). Dhe, mos t’ju nxisë juve urrejtja ndaj disa njerëzve, nga se ju kanë penguar juve në të vizituarit e Qabesë, kurrsesi mos t’ju nxisë që t’i sulmoni! Ndihmoni njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi! Dhe druajuni Perëndisë! Se, Perëndia, dënon ashpër.

O ju që keni besuar! Mos e cenoni shenjtërinë e simboleve të Allahut,… -Kuptimi: Mos i përdhosni ato simbole të Allahut të Lartësuar, për të cilët Ai ju ka urdhëruar që t’i nderoni. Mos bëni vepra që Zoti i ka ndaluar të veprohen dhe që cenojnë shenjtërinë e simboleve që Zoti ka urdhëruar të respektohen. Në këtë ajet jemi ndaluar nga, së pari, kryerja e veprave të shëmtuara dhe, së dyti, që të besojmë se ato janë të lejuesheme. Kjo porosi përfshin ndalesat gjatë kohës së ihramit, si dhe ndalesat që kanë të bëjnë me Vendin e Shenjtë. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend disa nga këto ndalesa:…as shenjtërinë e muajve të shenjtë, -Kuptimi: Mos cenoni shenjtërinë e këtyre muajve të mëdhenj duke zhvilluar luftime në to apo duke kryer padrejtësi. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Tek Allahu numri i muajve (të vitit) është dymbëdhjetë, ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre, katër janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë. Pra, mos e ngarkoni veten tuaj gjatë tyre....” [Teube 36]. Megjithatë, shumica e dijetarëve janë të mendimit se ndalesa e luftimit në muajt e shenjtë është anuluar me dispozitën tjetër, që përmendet në vazhdim të të njëjtit ajet: “Luftojini të gjithë idhujtarët bashkërisht, siç ju luftojnë ata ju bashkërisht! E dijeni se Allahu është me të devotshmit!” [Teube 36] apo në tekste të përgjithshme të Sheriatit, që urdhërojnë t’i luftojmë qafirët dhe që dënojnë braktisjen e luftës kundër tyre. Po ashtu, Profeti (a.s)zhvilloi luftë me banorët e Taifit gjatë muajit dhul-kide, i cili është muaj i shenjtë. Disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se ndalesa e luftës gjatë muajve të shenjtë nuk është e anuluar me ajetet dhe faktet e tjera të lartpërmendura. Ato janë tekste përgjithësuese, ndërsa ajeti që ndalon nga luftimet përgjatë muajve të shenjtë është i posaçëm, që kufizon përgjithësimin e teksteve të tjera. Dhe pikërisht kështu veprohet në çdo rast të ngjashëm: ajetet përgjithësuese kuptohen duke u parë në kontekst me ajetet kufizuese. Ndërsa disa të tjerë japin një shpjegim tjetër. Ata thonë se e lejueshme nuk është nisja e luftës në muajt e shenjtë. Në të kundërt, nëse lufta fillon jashtë muajve të shenjtë dhe vazhdon edhe përgjatë tyre, atëherë lejohet. Me të njëjtin arsyetim shpjegohet edhe lufta e Profetit (a.s)zhvilluar në muajin e shenjtë të dhul-kide-s kundër banorëve të Taifit, luftë e cila nisi në Hunejn, në muajin sheual, i cili nuk është muaj i shenjtë. Të gjitha këto qëndrime sigurisht që nuk bëjnë fjalë për luftën mbrojtëse, e cila është e lejuar në çdo rast. Nëse qafirët i sulmojnë muslimanët, pa dyshim që është e lejuar që muslimanët të mbrojnë veten, në muajt e shenjtë apo jashtë tyre qoftë. Për këtë çështje janë unanimë të gjithë dijetarët.…as të kurbanit të Qabesë(el hedij), as të kurbanëve (el ķalâid) të shënuar me qafore, -Kuptimi: Mos pengoni të bëhen këto kurbane për Allahun në Shtëpinë e Tij, për haxh apo për umre, apo t’i vidhni a dëmtoni ato, me çdo lloj dëmtimi, duke i lodhur e rraskapitur apo duke bërë që të mos arrijnë në vendin e tyre të caktuar. Përkundrazi, përkujdesuni dhe respektojini ata dhe njerëzit që i kanë sjellë për t’ia përkushtuar Allahut …

3

حُرِّمَتْ عَلَيْكُمُ ٱلْمَيْتَةُ وَٱلدَّمُ وَلَحْمُ ٱلْخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ لِغَيْرِ ٱللَّهِ بِهِۦ وَٱلْمُنْخَنِقَةُ وَٱلْمَوْقُوذَةُ وَٱلْمُتَرَدِّيَةُ وَٱلنَّطِيحَةُ وَمَآ أَكَلَ ٱلسَّبُعُ إِلَّا مَا ذَكَّيْتُمْ وَمَا ذُبِحَ عَلَى ٱلنُّصُبِ وَأَن تَسْتَقْسِمُوا۟ بِٱلْأَزْلَٰمِ ۚ ذَٰلِكُمْ فِسْقٌ ۗ ٱلْيَوْمَ يَئِسَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن دِينِكُمْ فَلَا تَخْشَوْهُمْ وَٱخْشَوْنِ ۚ ٱلْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِى وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلْإِسْلَٰمَ دِينًۭا ۚ فَمَنِ ٱضْطُرَّ فِى مَخْمَصَةٍ غَيْرَ مُتَجَانِفٍۢ لِّإِثْمٍۢ ۙ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

U ndalohet juve ngrënia e coftinës, gjakut, mishi i derrit, asaj kafshe që është therrur jo në emër të Perëndisë, mishi i kafshës që është lidhur në fyt e ka plasë, mishi i kafshës që është rrahë e ka ngordhë, e i asaj kafshe që është mbytur nga të rrëzuarit, e i asaj që është mbytur me brirë nga kafshët e tjera, e i asaj që është mbytur nga egërsirat, përveç atyre që i preni ju para se të ngordhin. U ndalohet juve ngrënia e asaj që është therrur për nder të kryqëve dhe të të kërkuarit e fatit me fall. Të gjitha këto që u përmendën janë mëkat. Sot, dëshprohen ata, që nuk besojnë dhe kanë humbur çdo shpresë, që t’ju prishin dispozitat e fesë suaj. Mos u frikësoni prej tyre, por druani (vetëm) prej meje! Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja. Por kushdo që të jet ëi shtrënguar nga uria, (e han nga këto jo me qëllim përr t’u kënaqur) nuk ka mëkat. Se, Perëndia është falës e mëshirues.

Ky është ajeti që sqaron kategoritë e ndaluara të kafshëve, për të cilat Allahu i Lartësuar aludoi në një ajet më sipër, kur tha: “Bagëtitë janë të lejuara (si ushqim) për ju, me përjashtim të atyre që do t’ju lexohen.”. Mësoje se Allahu i Lartësuar dhe i Madhërishëm nëse e bën haram diçka, e bën këtë për të ruajtur adhuruesit e Tij dhe për t’i mbrojtur ata nga e liga që gjendet në to. Por njerëzit jo gjithmonë arrijnë të kuptojnë dhe të dallojnë këtë të ligë ose urtësinë e Zotit në ndalimet dhe dispozitat e Tij. Në këtë ajet, Allahu i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm na ndalon nga:Haram janë për ju: të ngordhurat,... -E ngordhur (el mejtetu)quhet ajo kafshë që ka humbur jetën e saj jo me mënyrën e caktuar nga Sheriati për të qenë hallall për t’u konsumuar. Mënyra e përcaktuar nga Sheriati është ajo kur kafshës i priten damarët e qafës, me qëllim që prej saj të dalë gjaku. Kafsha që ngordh pa i dalë gjaku është e pisët dhe shumë e dëmshme, për shkak të gjakut të bllokuar brenda saj. Shpeshherë, kafshët ngordhin për shkak të ndonjë sëmundjeje, gjë e cila ia shton rrezikun. Megjithatë, nga ky gjykim përjashtohen karkalecat e tokës dhe peshqit, të cilët nuk kanë nevojë për mënyrën e lartpërmendur të therjes, që të jenë hallall....gjaku... -Këtu bëhet fjalë për gjakun venoz (el demu), i cili del me forcë gjatë therjes së kafshës, sikurse është shpjeguar kjo në ajetin tjetër ku thuhet: “Thuaj: “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç mishit të ngordhur, gjakut që derdhet vrullshëm...” deri në fund. El en’am 145.mishi i derrit. -Ndalesa këtu përfshin të gjitha pjesët e derrit. Allahu i Lartësuar e ka veçuar këtë kafshë, ndonëse të gjitha llojet e kafshëve mishngrënëse janë si ai, sepse shumë prej ithtarëve të Librit pretendonin se Allahu i Madhëruar ua bëri atyre të lejuar konsumimin e mishit të derrit. Pra, kuptimi është: Kujdes dhe mos u mashtroni nga pretendimet e tyre, pasi kjo kafshë është e ndaluar për ju që ta konsumoni. Ajo është prej atyre gjërave të pista dhe të dëmshme, që Allahu i ndaloi për ju....ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut... -Pra, të gjitha kafshët që janë therur duke iu përkushtuar dikujt a diçkaje tjetër veç Allahut të Madhërishëm, qoftë idhull, evlija, yll, xhind etj. Kështu, gjatë therjes së kafshës duhet përmendur emri i Allahut, pasi ky veprim e bën atë të mirë, të shëndetshme dhe hallall. Ndërsa mospërmendja e emrit të Allahut, por përmendja e emrit të dikujt a diçkaje tjetër veç Tij e bën atë kafshë të ndaluar dhe të papastërt. Në këtë rast kemi të bëjmë me një vepër idhujtarie, dhe idhujtaria është diçka e ndyrë dhe e ndaluar nga Zoti....ajo që është mbytur me lak në fyt, ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë, ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat… -Le t’i marrim me radhë:1. Ajo që është mbytur me lak në fyt (el munħaniķatu) - Pra, kafsha që ka ngordhur për shkak të mbytjes dhe shtrëngimit me litar apo për shkak të ngecjes së kokës së saj në ndonjë vrimë të ngushtë, nga ku nuk ka arritur të dalë derisa ka ngordhur etj.2. Ajo që është vrarë me goditje (el meuķudhetu) – Pra, e ngordhura për shkak të goditjes së saj me ndonjë send të fortë si gur, …

4

يَسْـَٔلُونَكَ مَاذَآ أُحِلَّ لَهُمْ ۖ قُلْ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَٰتُ ۙ وَمَا عَلَّمْتُم مِّنَ ٱلْجَوَارِحِ مُكَلِّبِينَ تُعَلِّمُونَهُنَّ مِمَّا عَلَّمَكُمُ ٱللَّهُ ۖ فَكُلُوا۟ مِمَّآ أَمْسَكْنَ عَلَيْكُمْ وَٱذْكُرُوا۟ ٱسْمَ ٱللَّهِ عَلَيْهِ ۖ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ

Të pyesin ty (muslimanët) ç’është e lejueshme që të hanë ata. Thuaju (o Muhammed!): “U lejohet juve çdo gjë që është e bukur dhe at që ua gjuajnë shtazët që i keni stërvitur ju e i përdorni në gjueti, duke qenë ato të mësuara me dijeninë që ua ka dhënë Perëndia juve. Pra, hani ate që ua sjellin juve (kafshët që janë gjuajtur), e përmendni emrin e Perëndisë! Druajuni Perëndisë! Se, Perëndia është llogaritar i shpejtë.

Të pyesin ty(Muhamed), çfarë është e lejuar për ta(si ushqim)? -Domethënë, çfarë lloje ushqimesh u janë lejuar.Thuaju: “Ju janë lejuar të gjitha ushqimet e mira... -Ushqime “të mira” janë të gjitha ato ushqime të shijshme, të këndshme, të dobishme dhe jo të dëmshme për trupin dhe mendjen e njeriut. Këtu hyjnë të gjitha llojet e farërave, frutave, perimeve dhe të gjitha bimët që kultivohen nëpër toka e male. Bëjnë pjesë, gjithashtu, të gjitha llojet e kafshëve të detit, të tokës dhe të qiellit, përveç atyre që ka përjashtuar Sheriati, përveç egërsirave mishngrënëse apo kafshëve të dëmshme. Ajeti, me aspektin e nënkuptuar të tij, na tregon se ushqimet e dëmshme dhe të këqija janë të ndaluara. Megjithatë, në një ajet tjetër kur’ânor, kjo shprehet qartë: “…Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin arab, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nderojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që veprojnë me Dritën që iu zbrit atij - këta janë ata të shpëtuarit.” [El ea’raf 157.]…dhe gjahu i shtazëve të ushtruara gjahtare, të cilat ju i keni mësuar ashtu siç ju ka mësuar Allahu ju. Hani, pra, atë që ato e gjahtojnë për juve dhe përmendeni emrin e Allahut! -Ky ajet mëson për disa çështje:1. Për butësinë dhe mëshirën e Allahut për adhuruesit e Tij, duke ua lehtësuar dhe zgjeruar mundësitë dhe rrugët për të gjetur hallallin. Kështu ai ua bëri të lejuar edhe ato kafshë që nuk janë therur me mënyrën e përcaktuar nga Sheriati, por që janë kapur nga shtazët e gjahut, si: qentë, leopardët, skifterët etj., që e mbërthejnë prenë me dhëmbët shqyes ose me kthetrat e tyre.2. Është kusht që shtaza gjahtare të jetë e mësuar dhe e stërvitur mjaftueshëm, aq sa nga njerëzit të konsiderohet “e mësuar”, për shembull, nëse qortohet, ajo tërhiqet, dhe nëse kap gjahun, nuk e ha atë, por ia sjell zotërisë së saj. Prandaj i Madhëruari thotë: “…dhe gjahu i shtazëve të ushtruara gjahtare, të cilat ju i keni mësuar ashtu siç ju ka mësuar Allahu ju.”3. Gjithashtu, kur na lejon që të hamë prej këtij gjahu, i Madhëruari sqaron më shumë, duke thënë: “…Hani, pra, atë që ato e gjahtojnë për ju…!” Domethënë, që e kapin për t’jua sjellë juve, e jo për ta ngrënë vetë. Kështu, nëse kafsha gjahtare ha prej gjahut, atëherë kjo është shenjë se ajo e ka kapur për vete, prandaj mishi i këtij gjahu nuk është i lejuar të hahet.4. Është kusht që zagari apo skifteri ta shqyejë dhe t’i nxjerrë gjak kafshës së gjuajtur, nëse jemi të mendimit se emërtimi i këtyre kafshëve gjahtare: “el xheuâriĥi mukel-libin”, ka kuptimin: “shtazët shqyese të gjahut”. Pra, nëse kafsha gjahtare e mbyt prenë e saj, atëherë ky gjah futet në kategorinë e të ndaluarave që Zoti i përshkruan si “el munħaniķatu” - “të mbyturat me lak në fyt”, pra, që kanë ngordhur për shkak të mbytjes dhe shtrëngimit me litar, apo për shkak të …

5

ٱلْيَوْمَ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَٰتُ ۖ وَطَعَامُ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ حِلٌّۭ لَّكُمْ وَطَعَامُكُمْ حِلٌّۭ لَّهُمْ ۖ وَٱلْمُحْصَنَٰتُ مِنَ ٱلْمُؤْمِنَٰتِ وَٱلْمُحْصَنَٰتُ مِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ مِن قَبْلِكُمْ إِذَآ ءَاتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ مُحْصِنِينَ غَيْرَ مُسَٰفِحِينَ وَلَا مُتَّخِذِىٓ أَخْدَانٍۢ ۗ وَمَن يَكْفُرْ بِٱلْإِيمَٰنِ فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُۥ وَهُوَ فِى ٱلْءَاخِرَةِ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

Sot u janë lejuar gjërat e mira e të pastra. U janë lejuar juve edhe ushqimet e ithtarëve të Librit, si dhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Dhe janë të lejuara për ju femrat e ndershme besimtare; dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, kur t’jua jepni dhuratat e kurorëzimit, duke u martua me ato, e duke mos bërë me to kurvëri, as duke i marrë për mikesha (konkubine). Kushdo që mohon besimin, puna e tij është e falimentuar. Ai në Ditën e Kijametit do të jetë nga të dënuarit.

Sot u lejuan për ju(të gjitha)ushqimet e mira(e të pastra). -Lejimin e të mirave për ne Allahu i Lartësuar e ka bërë për të na mëshiruar dhe nderuar. Ai e përsërit shpalljen e kësaj dispozite, për të treguar mirësinë e Tij dhe për t’i ftuar adhuruesit që të jenë mirënjohës dhe ta kujtojnë Atë sa më shpesh, ashtu siç i ka mësuar dhe udhëzuar. Është Allahu i Lartësuar Ai që bëri të lejueshme çdo gjë të mirë, të këndshme, të pastër dhe të dobishme. Të gjitha mirësitë e kanë pikënisjen nga bujaria dhe mëshira e Tij.Edhe ushqimet e ithtarëve të Librit janë të lejuara për ju, ashtu si edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta. -Kuptimi: Kafshët e therura nga çifutët dhe krishterët janë hallall për ju, o besimtarë muslimanë! Por nuk kanë të njëjtin gjykim kafshët e therura nga kategoritë e tjera të qafirëve, veç dy grupeve të mësipërme. Kafshët e therura nga të tjerët nuk janë të lejueshme për ne. Arsyeja e këtij dallimi është se ithtarët e Librit pretendojnë se pasojnë profet dhe libra qiellorë. Të gjithë profetët, pa përjashtim, i kanë konsideruar haram kafshët e therura për hir të dikujt tjetër veç Zotit, sepse kjo vepër është idhujtari. Çifutët dhe të krishterët e pranojnë dhe e besojnë faktin që flijimet për hir të dikujt tjetër veç Zotit janë të ndaluara. Për këtë arsye, të therurat e tyre janë lejuar, ndërsa të therurat e të tjerëve janë të ndaluara. Në ajet thuhet: “Edhe ushqimet e ithtarëve të Librit janë të lejuara për ju…”. Me “ushqimet e ithtarëve të Librit” pa dyshim që është për qëllim: “të therurat e tyre”, sepse për sa u përket ushqimeve të tjera, si farëra, fruta, perime etj., ato sigurisht që janë të lejuara, qofshin nga ithtarët e Librit, qofshin nga të tjerë. Po ashtu, ushqimet e muslimanëve janë të lejuara për ta dhe lejohet që t’u japim atyre prej ushqimeve tona.Është e lejuar për ju të martoheni me gratë e ndershme besimtare dhe me gratë e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, … -Kuptimi: Ju është lejuar të martoheni me gratë e lira (jo skllave) dhe të ndershme besimtare muslimane dhe me gratë e lira dhe të ndershme prej atyre që iu është dhënë Libër hyjnor më parë, domethënë, që janë hebreje ose të krishtera. Në suren Bekare, Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u martoni me idhujtare, derisa ato të besojnë”, kurse në këtë ajet, Allahu i Lartësuar e kufizon gjykimin përjashtues të ajetit të sures Bekare, duke na lejuar që të martohemi me një kategori të caktuar idhujtaresh, që janë gratë e lira (jo skllave) dhe të ndershme hebreje ose të krishtera. Nga ajeti kuptohet që martesa me një skllave hebreje ose të krishterë është e palejueshme për një burrë të lirë besimtar, sepse Allahu i Lartësuar, kur e ka lejuar martesën e një të liri me një skllave, ka thënë: “Ai i cili nuk ka mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me besimtaret që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat)...”. Pra, Allahu i Lartësuar ka vendosur si kusht që skllavja të jetë besimtare muslimane. Përfundimisht, nuk lejohet martesa e një burri të lirë musliman me një skllave prej ithtarëve të Librit. Ndërsa për sa i përket martesës së një besimtari të lirë me një besimtare muslimane skllave, kjo është e lejueshme nëse …

6

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِذَا قُمْتُمْ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ فَٱغْسِلُوا۟ وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى ٱلْمَرَافِقِ وَٱمْسَحُوا۟ بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى ٱلْكَعْبَيْنِ ۚ وَإِن كُنتُمْ جُنُبًۭا فَٱطَّهَّرُوا۟ ۚ وَإِن كُنتُم مَّرْضَىٰٓ أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوْ جَآءَ أَحَدٌۭ مِّنكُم مِّنَ ٱلْغَآئِطِ أَوْ لَٰمَسْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَلَمْ تَجِدُوا۟ مَآءًۭ فَتَيَمَّمُوا۟ صَعِيدًۭا طَيِّبًۭا فَٱمْسَحُوا۟ بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُم مِّنْهُ ۚ مَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيَجْعَلَ عَلَيْكُم مِّنْ حَرَجٍۢ وَلَٰكِن يُرِيدُ لِيُطَهِّرَكُمْ وَلِيُتِمَّ نِعْمَتَهُۥ عَلَيْكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

O besimtarë! Kur doni të bëni namaz lanie fytyrën dhe duart tuaja dei në bërryla dhe fshinie kokën me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. E, nëse jeni xhunub, pastrohuni! Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’u dëmtojë uji), ose gjendnei në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vie pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie (seksuale) me granitë e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni (bëni tejemmum) në dhé të pastër dhe fshinie fytyrat tuaja dhe duart me te. Perëndia nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi juve, por dëshiron t’ju pastrojë juve dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falenderues.

O ju që keni besuar! Kur të përgatiteni për të falur namaz, lani fytyrën dhe duart(e krahët)deri te bërrylat, fërkoni kokën dhe(lajini)këmbët deri te nyjet! Nëse jeni xhunubë, atëherë, lani të gjithë trupin! Në qoftë se jeni të sëmurë ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gruan, dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhè të pastër e, me të, fërkoni fytyrën dhe duart! Allahu nuk dëshiron t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë, ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj jush dhe që ju të bëheni mirënjohës. -Ky është një ajet madhështor dhe përmbledh shumë dispozita. Le të përmendim disa prej tyre, me ndihmën dhe lehtësimin e Allahut të Lartësuar.1. Zbatimi i porosive të këtij ajeti konsiderohet si punë që rrjedhon dhe nxitet nga imani. Pa zbatimin e tyre, imani nuk është i plotë. Kjo kuptohet nga fakti se Allahu i Lartësuar e nis këtë ajet duke na u drejtuar me cilësinë tonë të besimit, duke thënë: “O ju që keni besuar!”. Pra, sikur i Lartësuari na thotë: “O ju që keni besuar, kryeni ato vepra që i dikton imani juaj dhe të cilat Ne i caktuam për ju”.2. Ajeti përmban një urdhër për t’u ngritur dhe për t’u përpjekur për një falje sa më të mirë të namazit. Kjo kuptohet nga thënia e Allahut: “Kur të ngriheni për të falur namaz...”.3. Ajeti përmban urdhër për të patur nijet të qartë para namazit. Fragmenti: “Kur të ngriheni për të falur namaz...” sikur thotë: “Kur të ngriheni me qëllimin për të falur namaz”.4. Pastërtia rituale është kusht i domosdoshëm për saktësinë e namazit. Një namaz i falur pa qenë i pastër ritualisht është i pasaktë dhe i papranueshëm, prandaj duhet patjetër të përsëritet. Allahu i Lartësuar na urdhëron që të pastrohemi ritualisht kur të vendosim dhe të bëhemi gati për të falur namaz, dhe dihet se urdhri tregon detyrim.5. Pastrimi ritual nuk bëhet i detyrueshëm në momentin kur hyn koha e namazit, por në kohën kur ne vendosim dhe bëhemi gati për të falur namaz.6. Pastërtia rituale është detyrë dhe kusht për saktësinë e çdo adhurimi që quhet “namaz”, qoftë ai namaz farz, qoftë nafile apo namaz xhenazeje. Në të gjitha rastet, namazi nuk konsiderohet i saktë dhe i pranueshëm pa pastërtinë rituale. Madje, sipas shumë dijetarëve, edhe kryerja e sexhdes së falënderimit apo e sexhdes së tilaue-s (gjatë leximit të Kur’ânit) është e pasaktë dhe e palejueshme pa patur pastërtinë rituale, sepse edhe sexhdja mund të quhet namaz.7. Larja e fytyrës është nga farzet e abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na urdhëron për larjen e saj. Fytyra është pjesa e kokës që fillon, për së gjati, nga kufiri i flokëve të ballit e deri te nofulla e poshtme dhe mjekra, dhe nga veshi në veshin tjetër, për së gjeri.8. Në urdhrin e Allahut të Lartësuar për larjen e fytyrës bën pjesë edhe larja e gojës dhe e hundës. Kjo kuptohet dhe përforcohet nga hadithet e Profetit (a.s.).9. Duhet kujdes që, nëse mjekra është e rrallë, uji të depërtojë dhe të lagë lëkurën poshtë saj. Por nëse mjekra është e dendur, mjafton vetëm larja me ujë e saj dhe, në këtë mënyrë, konsiderohet se e kemi kryer urdhrin për larjen e fytyrës, pasi “fytyrë” është pjesa e përparme e kokës me të cilën përballesh me të …

7

وَٱذْكُرُوا۟ نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَمِيثَٰقَهُ ٱلَّذِى وَاثَقَكُم بِهِۦٓ إِذْ قُلْتُمْ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا ۖ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Kujtonie dhuntinë e Perëndisë dhe obligimin me të cilin u ka obliguar Ai juve, kur thatë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” Druajuni Perëndisë! Se, Perëndia, di ç’keni në zemrat tuaja.

Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush dhe zotimin ndaj Tij, të cilin Ai e mori prej jush, kur thatë: “Dëgjuam e bindemi!”. -Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij, që të kujtojnë mirësitë që Ai u ka dhuruar, si mirësitë fetare, ashtu edhe mirësitë e kësaj dynjaje. Ata duhet t’i kujtojnë këto mirësi me gojë dhe me zemër, sepse kujtimi i vazhdueshëm i tyre kultivon mirënjohjen për Allahun e Madhëruar dhe dashurinë për Të. Në këtë mënyrë, zemra mbushet me bamirësi dhe pastrohet nga cilësi të ulëta, si vetëkënaqësia, mburrja a mendjemadhësia. Kujtuesi i mirësive është mirënjohës për to dhe falënderon Dhuruesin. Rrjedhimisht, kjo sjell jo vetëm ruajtjen e mirësive të Allahut, por edhe shtimin e tyre. Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij që të kujtojnë, gjithashtu, edhe “zotimin ndaj Tij”. Nga ajeti kuptohet se njerëzit janë zotuar shprehimisht, me fjalë, se do ta mbajnë besën që i kanë dhënë Allahut, se do të binden dhe të jenë të nënshtruar.Dëgjuam e bindemi! -Kuptimi: E dëgjuam qartë mesazhin nëpërmjet ajeteve të Kur’ânit dhe shenjave të Tua, në gjithësinë që Ti ke krijuar. E dëgjuam mesazhin, e kuptuam qartë dhe iu bindëm atij me sinqeritet. U bindëm plotësisht dhe do t’i respektojmë ndalesat dhe kufijtë e Tua. Pra, këtu flitet për të gjitha dispozitat e fesë dhe të besimit, të dukshme dhe të fshehura. Kjo do të thotë që besimtarët e kujtojnë vazhdimisht premtimin ndaj Zotit dhe përpiqen pandërprerë për ta zbatuar atë.Dhe kijeni frikë Allahun! Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja. -Frikësojuni Allahut të Madhëruar në çdo gjendje qofshi, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke ruajtur kufijtë e vendosur prej Tij. Të jeni të sigurt se Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur për gjithçka që fshihet në gjoksin tuaj dhe për çdo mendim që kalon në zemrën tuaj. Ruajuni që Ai të mos vështrojë në zemrat tuaja ndonjë gjë që nuk e do dhe nuk është i kënaqur. Kujdesuni që prej jush të mos burojë asgjë që Zoti e urren. Mbushini zemrat tuaja vetëm me dituri të thellë rreth Zotit tuaj, me dashuri për Të dhe me dëshirën e mirë për të qenë të dobishëm për njerëzinë. Nëse do të veproni në këtë mënyrë, Ai do t’jua falë dhe mbulojë të këqijat, do t’jua shumëfishojë të mirat dhe shpërblimet, sepse ato vepra tregojnë për mirësinë që ndodhet në zemrat tuaja.

8

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ كُونُوا۟ قَوَّٰمِينَ لِلَّهِ شُهَدَآءَ بِٱلْقِسْطِ ۖ وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَـَٔانُ قَوْمٍ عَلَىٰٓ أَلَّا تَعْدِلُوا۟ ۚ ٱعْدِلُوا۟ هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَىٰ ۖ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ

O besimtarë! – bëhuni të qëndrueshëm në urdhërat e Perëndisë dhe bëhuni dëshmues me të drejtë! Le të mos u nxis juve urrejtja ndaj një kombi për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë (ndaj miqve dhe armiqve), se drejtësia është më afër takvasë (dispozitave të islamizmit), dhe durajuni Perëndisë! Se, Perëndia, është i dijshëm për çdo gjë që punoni ju.

O ju që keni besuar! -Allahu i Madhëruar u drejtohet me këto fjalë atyre që kanë besuar. Por çfarë besojnë dhe si besojnë? Ata besojnë atë që Zoti i ka urdhëruar të besojnë, me mënyrën që Ai e ka caktuar. Ky është besimi i saktë dhe i pranueshëm. Ky besim kërkon që të zbatosh gjithçka që të dikton ai. Ndër veprat e diktuara nga imani është edhe dëshmia e drejtë për hir të Zotit:Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën -Kuptimi: Të gjitha forcat tuaja të brendshme dhe të jashtme të jenë të përkushtuara për çdo vepër që dikton imani i drejtë dhe i urdhëruar nga Zoti. Dëshmoni me drejtësi dhe çdo punë që kryeni le të jetë për hir të Allahut të Lartësuar dhe vetëm për hir të Tij, jo për hir të ndonjë interesi të kësaj dynjaje. Synimi juaj le të jetë vendosja dhe arritja e drejtësisë. Mos i kaloni kufijtë duke e tepruar apo duke shpërfillur të drejtat e të tjerëve. Mbani drejtësinë dhe jini me të drejtën në çdo rast, me të afërmit e me të largëtit, me miqtë e me armiqtë.dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj të tjerëve e t’i shmangeni drejtësisë! -Urrejtja ndaj dikujt nuk duhet të bëhet shtysë për t’ju larguar drejtësisë, sikurse veprojnë ata që nuk pyesin për drejtësi. Ashtu sikurse dëshmoni në favor të miqve tuaj, ashtu dëshmoni edhe kundër tyre, nëse këtë e kërkon drejtësia. Ashtu sikurse dëshmoni kundër armiqve tuaj për të vendosur drejtësinë, ashtu dëshmoni edhe në favor të tyre, nëse kështu është drejtësia, edhe nëse janë jobesimtarë apo bidatçinj. Është detyrë, gjithashtu, që të pranosh çdo fjalë dhe dëshmi të drejtë të sjellë prej tyre. E vërteta dhe e drejta pranohen sepse janë të tilla, e jo sepse thuhen nga ky apo ai. E drejta nuk refuzohet sepse e ka thënë një i padrejtë, pasi kjo do të ishte padrejtësi ndaj të vërtetës. Përfundimisht, shmangia nga drejtësia është gjithmonë e palejueshme.Jini të drejtë, sepse kjo është më afër devotshmërisë -Kuptimi: Sa më shumë të përkujdeseni për drejtësinë, aq më tepër do të forcohet devotshmëria në zemrat tuaja. Nëse plotësohet drejtësia, është plotësuar devotshmëria.dhe kijeni frikë Allahun! Pa dyshim, Allahu e di me hollësi gjithçka që bëni ju. -Ky është përsëri një urdhër për të plotësuar devotshmërinë, duke kryer urdhëresat dhe duke ruajtur kufijtë e vendosur nga Allahu i Madhëruar. Të përpiqemi të plotësojmë devotshmërinë duke kujtuar një fakt të rëndësishëm: “Allahu di me hollësi se çfarë veproni.” Allahu ka për të shpërblyer çdonjë për veprat e tij, të mira apo të këqija, të vogla a të mëdha qofshin. Shpërblimi dhe shpagimi i tij do të realizohet në këtë jetë dhe në jetën e pafundme të ahiretit.

9

وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ ۙ لَهُم مَّغْفِرَةٌۭ وَأَجْرٌ عَظِيمٌۭ

Perëndia u ka premtuar atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh;

Atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje gjynahesh dhe shpërblim të madh. Ata që mohojnë argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit. -Allahu i Madhëruar, i Cili është i Vërtetë në fjalët e Tij dhe kurrë nuk e thyen premtimin, u bën një premtim të mrekullueshëm atyre që e besojnë Atë, shpalljet e Tij, profetët e Tij dhe Ditën e Llogarisë, që kryejnë vepra të mira, të detyrueshme apo të pëlqyeshme. Ai u premton, së pari, mbulim të gjynaheve, falje të tyre dhe shpëtim nga ndëshkimi që vjen si pasojë e gjynaheve dhe, së dyti, shpërblim të madh dhe bujar, madhështinë e të cilit e di veçse Allahu i Madhëruar, sikurse thotë në Kur’ân: “Askush nuk di për atë kënaqësi që u është caktuar atyre si shpërblim për atë që kanë bërë.” [Sexhde 17]. Ndërsa vendi i atyre që i konsiderojnë si gënjeshtra argumentet dhe shpalljet e Allahut të Madhëruar dhe që i mohojnë ato, pasi i kanë kuptuar qartësisht, do të jetë Zjarri. Ata do të jenë banorë të Xhehenemit dhe kurrë nuk do të shpëtojnë prej tij.

10

وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَكَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَآ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْجَحِيمِ

kurse atyre që nuk kanë besuar dhe që kanë mohuar argumentet tona – ata do të jenë banorë të zjarrit.

Atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje gjynahesh dhe shpërblim të madh. Ata që mohojnë argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit. -Allahu i Madhëruar, i Cili është i Vërtetë në fjalët e Tij dhe kurrë nuk e thyen premtimin, u bën një premtim të mrekullueshëm atyre që e besojnë Atë, shpalljet e Tij, profetët e Tij dhe Ditën e Llogarisë, që kryejnë vepra të mira, të detyrueshme apo të pëlqyeshme. Ai u premton, së pari, mbulim të gjynaheve, falje të tyre dhe shpëtim nga ndëshkimi që vjen si pasojë e gjynaheve dhe, së dyti, shpërblim të madh dhe bujar, madhështinë e të cilit e di veçse Allahu i Madhëruar, sikurse thotë në Kur’ân: “Askush nuk di për atë kënaqësi që u është caktuar atyre si shpërblim për atë që kanë bërë.” [Sexhde 17]. Ndërsa vendi i atyre që i konsiderojnë si gënjeshtra argumentet dhe shpalljet e Allahut të Madhëruar dhe që i mohojnë ato, pasi i kanë kuptuar qartësisht, do të jetë Zjarri. Ata do të jenë banorë të Xhehenemit dhe kurrë nuk do të shpëtojnë prej tij.

Al-Maaida 5:10Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.