Muslim99Muslim99
← Tafsir library

5. Al-Maaida

The Table · Medinan · 120 ayahs

سُورَةُ المَائـِدَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 11–20 of 120

11

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ هَمَّ قَوْمٌ أَن يَبْسُطُوٓا۟ إِلَيْكُمْ أَيْدِيَهُمْ فَكَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنكُمْ ۖ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ

O besimtarë! – kujtonie dhuntinë e Perëndisë, të cilën ua dhuroi atë ditë kur një grup njerëzish deshën t’u dëmtojnë juve me duart e tyre prej jush. Druajuni Perëndisë! Dhe le të mbështetën vetëm te Perëndia besimtarët!

O ju që keni besuar! Kujtojeni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur një popull tentoi të zgjaste duart kundër jush, por (Allahu)i sprapsi duart e tyre prej jush! -Allahu i Madhëruar u kujton adhuruesve të Tij besimtarë mirësitë e mëdha me të cilat i ka begatuar dhe i nxit ata që t’i kujtojnë shpesh ato, me zemër dhe me gojë. Ashtu sikurse fitorja mbi armiqtë është një mirësi e dhuruar prej Zotit, ashtu edhe mbrojtja nga qafirët dhe kthimi i kurtheve kundër tyre duhet parë si mirësi prej Tij. Armiqtë e Zotit planifikojnë vazhdimisht sulme dhe kurthe kundër besimtarëve dhe përpiqen shumë që t’ia arrijnë qëllimit, prandaj nëse ata nuk ia arrijnë dot qëllimit, kjo është një mirësi nga Allahu i Madhërueshëm, mirësi që na kërkon të jemi mirënjohës. Ai e meriton që të adhurohet, të falënderohet dhe ta lavdërosh vazhdimisht për këto mirësi. Këtu bëhet fjalë për çdo rrezik që u kanoset besimtarëve, nga qafirët, munafikët apo agresorët e çdo lloji. Pra, sa herë ke shpëtuar nga një e keqe, kjo është një mirësi prej Allahu, për të cilën Ai duhet falënderuar e kujtuar. Më pas, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për diçka, nëpërmjet së cilës do të mbrohen kundër jobesimtarëve dhe çdo lloj armiku tjetër. Ai i mëson ata si të arrijnë fitoren dhe suksesin në çdo punë dhe çështje:Frikësojuni Allahut dhe vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! -Këto janë dy këshilla:1. Devotshmëri ndaj Allahut, duke plotësuar urdhëresat dhe duke iu larguar harameve, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Të.2. Mbështetje e plotë tek Allahu i Madhëruar. Vetëm tek Allahu i Lartësuar duhet të mbështeten dhe kërkojnë ndihmë besimtarët, për arritjen e çdo të mire të fesë, të besimit apo të dynjasë. Ata duhet të mbështeten totalisht tek Ai, duke u distancuar nga fuqitë e tyre. Njëkohësisht, ata duhet të kenë besim të plotë dhe të patundur tek Allahu i Lartësuar për arritjen e gjithçkaje që e duan dhe e synojnë. Mbështetja e robit te Zoti është në varësi të imanit të tij. Ajo është një nga punët e domosdoshme të zemrës, është detyrë e besimtarit dhe tregues i besimit të tij.

Al-Maaida 5:11Listen in Qur'an →
12

۞ وَلَقَدْ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَٰقَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ وَبَعَثْنَا مِنْهُمُ ٱثْنَىْ عَشَرَ نَقِيبًۭا ۖ وَقَالَ ٱللَّهُ إِنِّى مَعَكُمْ ۖ لَئِنْ أَقَمْتُمُ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَيْتُمُ ٱلزَّكَوٰةَ وَءَامَنتُم بِرُسُلِى وَعَزَّرْتُمُوهُمْ وَأَقْرَضْتُمُ ٱللَّهَ قَرْضًا حَسَنًۭا لَّأُكَفِّرَنَّ عَنكُمْ سَيِّـَٔاتِكُمْ وَلَأُدْخِلَنَّكُمْ جَنَّٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ ۚ فَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَٰلِكَ مِنكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ

Me të vërtetë, Perëndia mori premtimin e bijve të Israilit dhe nga mesi i tyre caktoi dymbëdhjetë kujdestarë (mbikëqyrës), – dhe Perëndia tha: “Unë jam (në ndihmën tuaj)! Në qoftë se do të kryeni namazin e jepni zeqatin, e besoni pejgamberët e Mi, i ndihmoni ata dhe t’i jepni vullnetarisht hua Perëndisë (në rrugën e Tij), atëherë, Na, me të vërtetë, do t’ju mbulojmë mëkatet tuaja dhe do t’ju shpiem në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. E, ai që prej jush mohon edhe pas kësaj, me të vërtetë, e ka humbur rrugën e drejtë.

Allahu i Lartësuar na njofton se Ai ka marrë prej bijve të Izraelit një premtim të përforcuar me shumë betime. Ai e përshkruan këtë premtim dhe tregon shpërblimin që ata do të kishin, nëse do t’i përmbaheshin atij. Allahu i Lartësuar bën të ditur, gjithashtu, edhe ndëshkimin për shpërfilljen e atij betimi. Më pas, Ai tregon se si ata nuk iu përmbajtën zotimit të tyre dhe se si ata u ndëshkuan për këtë gjë. Kështu, i Lartësuari thotë:Allahu mori zotimin e bijve të Izraelit dhe caktoi dymbëdhjetë prijës nga mesi i tyre. -Ai mori prej tyre një premtim të rëndësishëm, të përforcuar me betime. Prej tyre, Allahu i Lartësuar përcaktoi 12 prijës, si përfaqësues të popullit të tyre dhe si përcjellës të urdhrave të Tij. Domethënë, ata do të ishin ftuesit në rrugën e Zotit.Allahu tha: “Unë jam me ju!” -Allahu i Madhëruar iu drejtohet prijësve, që aq shumë hoqën dhe u përpoqën me fiset e tyre, me qëllimin e detyrën për t’i bindur ata. Ai u thotë: Unë jam me ju, duke ju ndihmuar dhe duke ju dhënë sukses. Ndihma do t’ju jepet sipas përpjekjeve dhe mundit të shpenzuar. Më pas, Allahu i Madhëruar tregon veprat që ata do të zotoheshin se do të kryenin:Në qoftë se falni rregullisht namazin, jepni zekatin, u besoni të dërguarve të Mi, i ndihmoni e i respektoni ata dhe huazoni për hir të Allahut hua të mirë, … -Ajo që kërkohej ishte:1. Të falnin namazin pra e përkryeni atë, duke kryer të gjitha veprat e tij të dukshme dhe të fshehura, të detyrueshme dhe të pëlqyeshme dhe vazhdimësia në këtë.2. Të jepnin zekatin atyre që e meritojnë të përfitojnë nga zekati.3. T’i besonin profetët dhe t’i ndihmonin e respektonin ata. Kjo do të thotë që t’i besonin të gjithë profetët e dërguar nga Allahu dhe, mes tyre, pa dyshim, të besonin më të mirin e profetëve dhe vulën e tyre, Muhamedin a.s. Përveç kësaj, duhet t’i respektonin dhe trajtonin ata si të mëdhenjtë e tyre, duke ua dëgjuar dhe zbatuar porositë.Kështu, Allahu i Madhëruar na urdhëron për bamirësi, që është fryt i sinqeritetit në marrëdhëniet me Të dhe rezultat i një jete të rregullt e fitimi të ndershëm. Nëse ata i kryejnë të gjitha këto që u kërkon Allahu i Madhëruar, atëherë kanë premtimin e mrekullueshëm, se:...pa dyshim që Unë do t'jua fal të këqijat tuaja dhe do t’ju fus në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. -Kështu, Allahu i Madhëruar u premton atyre dy mirësi:1. futjen në Xhenet, për të shijuar të gjitha mirësitë e Tij;2. largimin e çdo të keqeje, duke ua falur gjynahet. Falja e gjynaheve largon çdo fatkeqësi dhe ndëshkimin që shkaktohet prej tyre.Por në qoftë se pas kësaj ndonjë prej jush kundërshton, ai e ka humbur rrugën e drejtë. -Pas atij premtimi të përforcuar me betime dhe pas gjithë atyre shpërblimeve të premtuara dhe kërcënimeve për thyerjen e tij, ata që mohojnë dhe e shpërfillin atë, vërtet kanë humbur thellë. Ata e kanë braktisur rrugën e Zotit me vetëdije dhe dijeni të plotë, prandaj meritojnë atë që meritojnë të humburit. Ata do të jenë të privuar nga shpërblimi dhe do të vuajnë ndëshkimin. Kjo ndoshta të nxit të thuash: “Oh, të mjerët! Çfarë bënë kështu?! Vallë, a e përmbushën premtimin ndaj Zotit, apo jo?” Por Allahu i Madhëruar deklaron se ata e thyen betimin:

Al-Maaida 5:12Listen in Qur'an →
13

فَبِمَا نَقْضِهِم مِّيثَٰقَهُمْ لَعَنَّٰهُمْ وَجَعَلْنَا قُلُوبَهُمْ قَٰسِيَةًۭ ۖ يُحَرِّفُونَ ٱلْكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِۦ ۙ وَنَسُوا۟ حَظًّۭا مِّمَّا ذُكِّرُوا۟ بِهِۦ ۚ وَلَا تَزَالُ تَطَّلِعُ عَلَىٰ خَآئِنَةٍۢ مِّنْهُمْ إِلَّا قَلِيلًۭا مِّنْهُمْ ۖ فَٱعْفُ عَنْهُمْ وَٱصْفَحْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُحْسِنِينَ

Për shkak se ata e thyen obligimin e tyre, Na i mallkuam ata dhe ua forcuam (si gur) zemrat e tyre. Ata ngatërrojnë rendin e fjalëve nga vendet e tyre, duke harruar një pjesë nga ato këshilla. Ti përherë do të vërejsh tradhëtinë e tyre, përpos një pakice të tyre, pra, falju atyre fajet dhe mos i qorto! Se, Perëndia, i don bamirësat.

Për shkak se ata e thyen zotimin e dhënë, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra. -Kuptimi: Për shkak të shkeljes së besës nga ana e tyre, Ne u dhamë disa ndëshkime, si më poshtë:1. “..i mallkuam”, ose: “i larguam nga mëshira Jonë”. Ishin vetë ata që ia mbyllën vetes portën e mëshirës së Zotit. Ata nuk e plotësuan premtimin që i dhanë Zotit, dhe ky ishte shkaku më i madh i ndëshkimit të tyre të merituar.2. “...dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra”, ose të ngurta, të tilla që nuk u bëjnë dobi këshillat dhe qortimet. Atyre nuk u bëjnë dobi ajetet dhe shenjat kërcënuese nga Zoti. Ata nuk mallëngjehen për shpërblimet që Ai ka përgatitur për të bindurit dhe besimtarët. Në zemrat e tyre nuk ka shpresë dhe as frikë. Zbrazja e zemrës nga të tilla ndjenja është nga ndëshkimet më të mëdha që mund ta godasin robin. Një zemër e zbrazur nga dashuria e malli për Zotin, nga shpresa për takimin me Të dhe për shpërblimin e Tij, nuk përfiton aspak nga udhëzimi i dhënë nga Zoti e nga mirësia e dhuruar prej Tij. Kjo lloj zemre thith vetëm ligësi dhe trishtim.Ata i ndryshuan fjalët(në Libër)nga domethënia e tyre... -Ata u sprovuan dhe filluan të ndryshonin dhe tjetërsonin fjalët e Zotit, duke i zëvendësuar ato me fjalë të tjera. Gjithashtu, ata u jepnin fjalëve të Zotit dhe Profetit shpjegime dhe kuptime që Zoti dhe Profeti i Tij kurrë nuk i dëshironin....dhe e braktisën një pjesë të madhe të asaj (shpalljes)me të cilën u këshilluan. -Allahu i Lartësuar i udhëzoi me mësimet e Teuratit, që ia shpalli Musait a.s, por ata i harruan dhe shpërfillën ato. Harresa e tyre ishte në dy drejtime:1. Harresë në drejtim të diturisë. Ata e harruan diturinë e Librit të Zotit, aq sa ajo humbi prej tyre. Shumë nga dituria që iu humbi nuk u gjend më, si ndëshkim nga Allahu i Drejtë dhe i Madhëruar kundër tyre.2. Harresë në drejtim të punës me dijen. Ata harruan dhe e lanë zbatimin e dijes që e kishin. Atyre nuk iu dha sukses që të përmbushnin urdhrat hyjnorë.Kështu, është plotësisht e drejtë që, kur ithtarët e Librit të mohojnë ndonjë gjë që e kanë të shkruar në librat e tyre, t’u thuhet: Kjo është një formë ndëshkimi që ju ka goditur.Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përveç një pakice nga ata. -Ata u sprovuan dhe morën një ves shumë të ulët, që ishte tradhtia ose pabesia. Tradhtia e tyre ishte kundër Zotit, profetit dhe besimtarëve. Pabesia më e madhe e tyre ishte fshehja e së vërtetës nga ata që i respektonin e vlerësonin, duke i lënë kështu të humbur në kufrin e tyre. Kjo është, sigurisht, një tradhti ndaj amanetit dhe pabesi e pashoqe. Këto ishin cilësitë e ulta të atyre të mjerëve dhe të të gjithë atyre që u përngjajnë. Çdokush që nuk zbaton urdhrat e Zotit dhe besën që ka dhënë, do të goditet patjetër nga dënimet e lartpërmendura, pra: do të mallkohet, do t’i ngurtësohet zemra dhe shpirti, do të bëhet prej atyre që shtrembërojnë fjalët e Zotit dhe nuk do t’i jepet sukses të gjejë të vërtetën. Ai, gjithashtu, do të harrojë detyrimet hyjnore dhe do të bëhet njeri i pabesë, që nuk e mban amanetin. E lus Allahun të na ruajë nga këto fatkeqësi! Kur flet për Shpalljen që ata të mjerë e harruan, Allahu i Lartësuar përdor fjalën ‘Hađh’ – “mirësi, …

Al-Maaida 5:13Listen in Qur'an →
14

وَمِنَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا۟ إِنَّا نَصَٰرَىٰٓ أَخَذْنَا مِيثَٰقَهُمْ فَنَسُوا۟ حَظًّۭا مِّمَّا ذُكِّرُوا۟ بِهِۦ فَأَغْرَيْنَا بَيْنَهُمُ ٱلْعَدَاوَةَ وَٱلْبَغْضَآءَ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ ۚ وَسَوْفَ يُنَبِّئُهُمُ ٱللَّهُ بِمَا كَانُوا۟ يَصْنَعُونَ

Dhe prej atyre që thanë: “Jemi të krishterë”, kemi marrë premtimin e tyre, por edhe këta kanë harruar një pjesë nga ato që janë këshilluar, prandaj ua shtiem armiqësinë dhe urrejtjen në mes tyre deri në Ditën e Kijametit. Se, Perëndia, me të vërtetë, di t’i lajmërojë ata për ato që kanë punuar.

Ne morëm zotimin edhe nga ata që thanë “Ne jemi nesara(pasues të Isait)”. Por edhe ata e harruan një pjesë të asaj(shpalljes)me të cilën u urdhëruan. Prandaj, Ne kemi hedhur ndërmjet tyre armiqësinë dhe urrejtjen midis njëri-tjetrit, deri në Ditën e Kijametit. Allahu do t’ua shpalosë se çfarë kanë bërë. -Ashtu si me jehudët, të cilët u zotuan për zbatimin e porosive të Zotit, ashtu ndodhi edhe me ata që u quajtën “nesara”, pra, ndihmësit e Isait, të birit të Merjemes. Ata u zotuan të besonin profetin Isa dhe të pastronin shpirtrat e tyre nëpërmjet besimit tek Allahu dhe zbatimit të porosive të profetëve dhe shpalljeve hyjnore. Por edhe ata e thyen premtimin dhe harruan një pjesë të udhëzimit të Allahut. Ata harruan diturinë dhe zbatimin e saj. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar u futi armiqësi kundër njëri-tjetrit, prandaj mes tyre ka patur dhe do të ketë përçarje dhe luftë, deri në Ditën e Gjykimit. Ky është një fakt i dukshëm dhe i vërtetuar në realitet.

Al-Maaida 5:14Listen in Qur'an →
15

يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ قَدْ جَآءَكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ كَثِيرًۭا مِّمَّا كُنتُمْ تُخْفُونَ مِنَ ٱلْكِتَٰبِ وَيَعْفُوا۟ عَن كَثِيرٍۢ ۚ قَدْ جَآءَكُم مِّنَ ٱللَّهِ نُورٌۭ وَكِتَٰبٌۭ مُّبِينٌۭ

O ithtarët e Librit! Ju erdhi juve Pejgamberi Ynë i cili u shpjegon gjëra nga to që i keni fshehur ju prej Librit (Teuratit dhe Ungjillit) dhe ju falë shumë (kalon në heshtje). E, prej Perëndisë ju erdh juve dritë (Pejgamberi) dhe Libri i qartë (Kur’ani),

O ithtarë të Librit! Juve ju ka ardhur i Dërguari Ynë(Muhammedi), që ju sqaron shumë nga ajo që ju i keni fshehur prej Librit... -Pasi tregoi për premtimet dhe besën e pambajtur nga çifutët dhe të krishterët në përgjithësi, veç një pakice të tyre, Allahu i Lartësuar i urdhëron ata për të besuar Muhamedin a.s. Allahu i Lartësuar u tregon një shenjë shumë të qartë, që tregon për vërtetësinë e profetësisë së Muhamedit a.s: ai bën të qarta shumë nga ato çështje që ata ua mbanin fshehur njerëzve, madje edhe njerëzve të thjeshtë të fesë së tyre. Në atë kohë, i vetmi burim për të njohur librat e shenjtë dhe porositë e profetëve ishin dijetarët çifutë e të krishterë, aq sa ata lejonin. Edhe vetë të përkushtuarit në dije nga njerëzit e thjeshtë mund të arrinin veçse aq sa u jepte kleri i tyre. Atëherë, në një situatë të tillë, u shfaq profeti i Zotit, Muhamedi a.s, dhe Kur’âni madhështor. Ai nuk dinte të shkruajë e të lexojë dhe nuk dinte ç’ishte libri dhe as imani, e, megjithatë, në Kur’ân përmenden shumë çështje që ata, me aq kujdes, i fshihnin nga njerëzit. Atëherë, si e mori këtë njohuri të fshehtë? Pa dyshim kjo qe një provë shumë e fortë, që vërtetonte se Muhamedi (a.s)ishte profeti i Zotit. Ndër faktet e fshehura prej dijetarëve çifutë e të krishterë ishin edhe shenjat dalluese të Profetit të Fundit në librat e tyre dhe njoftimi i profetëve për ardhjen e tij, ligji i gurëzimit në Teurat etj....e që për shumë të tjera, ai fal. -Disa çështje të tjera ai nuk i sqaroi, sepse kështu e kërkonte urtësia.Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. -Kuptimi: Juve ju erdhi Kur’âni prej Allahut, nëpërmjet të cilit ju ndriçoheni, për të gjetur rrugën në errësirat e paditurisë dhe humbjes. Ai është, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: “Kitabun mubin” - “libër i qartë”. Ai është qartësuesi i të gjitha çështjeve për të cilat keni nevojë, që kanë lidhje me fenë dhe dynjanë tuaj. Ai ju sqaron gjithçka në lidhje me njohuritë për Allahun, emrat, cilësitë dhe veprat e Tij; sqaron ligjet e vendosura prej Allahut, ashtu si edhe shpërblimin apo ndëshkimin e Tij. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se cilët janë ata që përfitojnë udhëzimin prej këtij libri dhe çfarë kushti duhet të përmbushet për t’u arritur ky udhëzim:

Al-Maaida 5:15Listen in Qur'an →
16

يَهْدِى بِهِ ٱللَّهُ مَنِ ٱتَّبَعَ رِضْوَٰنَهُۥ سُبُلَ ٱلسَّلَٰمِ وَيُخْرِجُهُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ بِإِذْنِهِۦ وَيَهْدِيهِمْ إِلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ

me të cilin Perëndia i drejton ata që ndjekin kënaqësinë e Tij, në rrugën e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me lejen e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë.

Allahu udhëzon nëpërmjet tij në rrugët e shpëtimit ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij -Nëpërmjet Kur’ânit, Allahu i Lartësuar udhëzon ata që përpiqen sinqerisht për të kënaqur Atë. Qëllimi i tyre është i mirë, prandaj Allahu i Lartësuar i udhëzon drejt së mirës dhe në rrugën e paqes. Kjo rrugë i siguron udhëtarët e saj nga ndëshkimi dhe i çon në vendin e lumturisë. Kjo është rruga e drejtë, e ndërtuar mbi dijen e saktë dhe punën e sinqertë në bazë të kësaj diturie, për të kënaqur Zotin. Sa më e gjerë dhe e hollësishme të jetë dituria dhe puna me të, aq më e lartë do të jetë grada e robit.…dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë, me Lejen e Tij. Ai i udhëzon ata në një Rrugë të Drejtë. -Nëpërmjet Kur’ânit dhe mësimeve të Profetit të Tij, Allahu i nxjerr njerëzit nga errësira e kufrit, bidatit, poshtërsive, injorancës dhe pakujdesisë, në dritën e imanit të pastër, traditës profetike, bindjes ndaj Tij dhe Profetit, diturisë së gjerë dhe përmendjes së Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “... me ndihmën e Tij ...”. Pra, i gjithë ky udhëzim është dhuratë e Allahut. Ajo që Allahu ka dashur të jetë është, dhe ajo që Allahu nuk lejoi të jetë, nuk është.

Al-Maaida 5:16Listen in Qur'an →
17

لَّقَدْ كَفَرَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْمَسِيحُ ٱبْنُ مَرْيَمَ ۚ قُلْ فَمَن يَمْلِكُ مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًٔا إِنْ أَرَادَ أَن يُهْلِكَ ٱلْمَسِيحَ ٱبْنَ مَرْيَمَ وَأُمَّهُۥ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًۭا ۗ وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۚ يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ

Me të vërtetë, kanë mohuar (të Vërtetën) ata që thonë: “Me siguri perëndi është Mesihu, i biri i Merjemës!” Thuaj: “Kush mund të pengojë gjë në punët e Perëndisë, nëse Ai don ta zhdukë Mesihun, të birin e Merjemës dhe nënën e tij dhe gjithë çka gjendet në Tokë?” E pronë e Perëndisë janë: qiejt, Toka dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre. Ai krijon çka të dojë, dhe Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.

E kanë mohuar të vërtetën ata që thonë se: “Allahu është ai, Mesihu, biri i Merjemes.” -Pasi foli për besën dhe premtimin e thyer nga popujt e mëparshëm çifutë dhe të krishterë, Allahu i Lartësuar vijon të tregojë fjalët e tyre të shëmtuara dhe të poshtra në lidhje me Të. I tillë është deklarimi i të krishterëve, të cilin veç ata e kanë bërë. Ata thonë që Isai, i biri i Merjemes, është bir i Zotit. Ata e keqkuptuan faktin që Isai lindi pa patur baba biologjik, prandaj ranë në këtë besim të shëmtuar. Por dihet se me rastin e tij ngjan edhe Havaja, e cila nuk pati nënë, por u krijua nga një brinjë e Ademit. Madje, Ademi u krijua pa nënë e pa babë, kështu që, sipas logjikës së gabuar të tyre, ai e meriton më shumë për të qenë bir i Zotit. Kësisoj, ky deklarim i tyre nuk mbështetet në ndonjë argument hyjnor, por është thjesht pasim i mendjes së tyre. Allahu i Madhëruar ua kthen atyre përgjigjen me një argumentim logjik të qartë dhe të kuptueshëm lehtësisht. Ai thotë:Thuaju: “Kush, atëherë, mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithçka gjendet në tokë?” -Duke qenë se të përmendurit nuk kanë patur asnjë fuqi që të mbronin dhe shpëtonin vetveten nga vdekja, kjo tregon se ata nuk mund të ishin kurrsesi zota. Si mund të adhurohet dikush që nuk ka pushtet as për të mbrojtur vetveten?! Tregues i kotësisë së besimit të tyre në zota të tjerë veç Allahut është edhe fakti që:Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç’ka mes tyre. -Allahu vepron në mbretërinë e Tij me urtësinë e Tij të madhe, me ligjin e Tij dhe me shpërblimin që është në dorën e Tij. Është Ai që vendos ligjet në ekzistencë dhe në çdo gjë që ka krijuar. Është Ai që ka vendosur rregullat, të cilat duhet të jenë sistem jete për krijesat, dhe është po Ai që do t’i marrë në përgjegjësi për zbatimin ose jo të këtyre rregullave. Çdo gjë në këtë gjithësi është pronë, krijesë dhe e nënshtruar ndaj Allahut të Madhëruar. Çdo krijesë nuk ka në dorë asnjë grimcë pushteti! Atëherë, si mund të mendohet që një rob i varfër e i pafuqishëm të konsiderohet si Zot që adhurohet. Kjo është pamundësia më e madhe. Edhe çudia e tyre në lidhje me mënyrën e krijimit të Isait (a.s)pa baba, është pa vend dhe jo e drejtë, sepse Allahu thotë:Ai krijon çfarë të dëshirojë. Pa dyshim, Allahu ka pushtet për gjithçka. -Allahu i krijon njerëzit me nënë dhe me baba, sikurse janë gjithë njerëzia, por nëse Ai dëshiron, mund t’i krijojë ata edhe me baba e pa nënë, sikurse krijoi nënën e njerëzimit, Havanë. Nëse Allahu dëshiron, mund t’i krijojë edhe me nënë e pa baba, sikurse veproi me Isain, por nëse përsëri dëshiron, Allahu mund t’i krijojë pa nënë e pa baba, sikurse krijoi Ademin. Të gjithë krijesat dhe mënyrat e krijimit të tyre përcaktohen nga vullneti dhe dëshira e të Madhërishmit, e cila ekzekutohet dhe nuk mund të kthehet a të ndalet. Për këtë arsye, i Madhërishmi thotë: “Allahu për çdo gjë është i Plotpushtetshëm”. Ndër pretendimet dhe fjalët boshe të të krishterëve dhe judejve është edhe thënia e tyre e njohur:

Al-Maaida 5:17Listen in Qur'an →
18

وَقَالَتِ ٱلْيَهُودُ وَٱلنَّصَٰرَىٰ نَحْنُ أَبْنَٰٓؤُا۟ ٱللَّهِ وَأَحِبَّٰٓؤُهُۥ ۚ قُلْ فَلِمَ يُعَذِّبُكُم بِذُنُوبِكُم ۖ بَلْ أَنتُم بَشَرٌۭ مِّمَّنْ خَلَقَ ۚ يَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ ۚ وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ وَإِلَيْهِ ٱلْمَصِيرُ

Hebrenjt dhe të krishterët kanë thënë: “Na jemi të bijt e Perëndisë dhe të dashurit e Tij”. Thuaj: “E përse ju dënoi (Ai) juve për shkak të mëkateve tuaja? Jo! (Nuk është ashtu si thoni ju), por ju jeni njerëz nga ata që ka krijuar Ai. Ai falë kënd të dojë dhe e dënon kënd të dojë. E, pronë e Perëndisë janë: qiejt, Toka dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre. Dhe vetëm tek Ai kthehen të gjithë.

Judejtë dhe të krishterët thanë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij(nga njerëzit)”. -Sipas shpjegimit dhe kuptimit të saktë, fjala “bir” ka kuptimin: “i dashur, i zgjedhur”, dhe nuk nënkupton birësinë e lindjes. Ata që e kuptojnë birësinë me kuptimin e drejtpërdrejtë, pra të lindjes, janë të krishterët, të cilët pretendojnë për Isain (a.s)se është biri i lindur nga Zoti. Por Allahu i Madhëruar ua kthen atyre këtë pretendim të pabazë:Thuaju: “E pse, pra, Ai ju dënon për gjynahet tuaja?” -Nëse do të ishit vërtet të dashurit dhe të zgjedhurit e Zotit, atëherë pse ju ndëshkon për gjynahet tuaja? Dihet mirë se Allahu i Madhërishëm përzgjedh veç ata që angazhohen maksimalisht për ta merituar statusin “të dashur të Zotit”, duke bërë vepra të mira, që e kënaqin Zotin.Jo, ju jeni veçse njerëz, nga njerëzit që Ai ka krijuar. Ai fal atë që do dhe dënon atë që do. -Kuptimi: Edhe ju jeni të nënshtruar, edhe mbi ju zbatohet drejtësia dhe bamirësia e Zotit, ashtu sikurse mbi të gjithë njerëzit e tjerë, sipas urtësisë së Tij. Është Ai që vendos, me urtësinë dhe diturinë e Tij, për ata që i fal apo i ndëshkon. Çdokush që e ka bërë hak shpërblimin, Zoti e shpërblen me bujarinë e Tij. Çdokush që e ka bërë hak ndëshkimin, Zoti e ndëshkon me drejtësinë e Tij.Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet në mes tyre, dhe vetëm tek Ai është kthimi. -Gjithçka në qiej e në tokë është pasuri dhe pronë e Allahut të vetëm. Atij i takon pushteti mbi to. Çdo gjë është krijesë e të Madhërishmit, mbi të cilën zbatohen ligjet e Tij. Atëherë, çfarë të veçante keni ju, që të jeni të zgjedhurit dhe të dashurit e Allahut. Edhe ju, ashtu sikurse të gjithë të tjerët, do të ktheheni tek i Plotpushtetshmi i Vetëm, në Ditën e Fundit, dhe është Ai që çdokujt do t’i japë shpërblimin e merituar.

Al-Maaida 5:18Listen in Qur'an →
19

يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ قَدْ جَآءَكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ عَلَىٰ فَتْرَةٍۢ مِّنَ ٱلرُّسُلِ أَن تَقُولُوا۟ مَا جَآءَنَا مِنۢ بَشِيرٍۢ وَلَا نَذِيرٍۢ ۖ فَقَدْ جَآءَكُم بَشِيرٌۭ وَنَذِيرٌۭ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ

O ithtarë të Librit! – juve ju ka ardhur Pejgamberi Ynë, - shpjeguesi juaj mu në kohë të ndërprerjes së dërgimit të pejgamberëve, për të mos thënë ju (kur të dënoheni), se nuk na ka ardhur ndonjë sihariques e as ndonjë paralajmërues. Por, ja ju erdhi juve sihariquesi dhe paralajmëruesi. Se, Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.

O ithtarë të Librit! Ja ku ju erdhi i Dërguari Ynë, që ju qartëson(të vërtetën), pas ndërprerjes së të dërguarve, që të mos thoni: “Neve nuk na erdhi i dërguar që të na përgëzonte e të na tërhiqte vërejtjen”. -Allahu i Madhëruar i fton ithtarët e Librit, të cilëve u dhuroi mirësinë të kenë libër qiellor, që të besojnë Muhamedin a.s, të dërguarin e Tij të zgjedhur, dhe t’i shprehin mirënjohje të thellë Atij, që e dërgoi këtë profet të vyer, pas një ndërprerje të gjatë të vargut profetik, në një moment kur nevoja për të ishte urgjente. Dërgimi i një profeti të tillë, që të zbulojë të vërtetën e fshehur dhe të harruar ndër shekuj, pikërisht në kohën kur nevoja për të ishte e domosdoshme, duhet të jetë arsye e mjaftueshme për të treguar mirënjohje dhe falënderim për Zotin. Aq më tepër që ky profet mësoi gjithçka që njerëzit duhet të dinë për fenë dhe për ligjet që Zoti ka caktuar për ta. Ky do të jetë profeti i fundit për njerëzimin, prandaj dhe Zoti e pajisi me mrekullinë e përjetshme, Kur’ânin, që njerëzit të mos kenë më justifikim për mosbesimin e tyre, sikurse thotë i Lartësuari:Ja, pra, ku ju erdhi Përgëzuesi dhe Paralajmëruesi. -Ai ju përgëzon për një shpërblim të madh në jetën e kësaj dynjaje dhe në ahiret. Ai ju mëson e shpjegon veprat që bëjnë të mundur arritjen e këtij shpërblimi, si dhe cilësitë e atyre që e meritojnë atë. Ai ju paralajmëron edhe për ndëshkimin në jetën e kësaj dynjaje dhe në ahiret, ashtu siç ju sqaron dhe ju ndalon nga veprat që e sjellin atë ndëshkim, si dhe cilësitë e njerëzve që e meritojnë atë.Allahu ka pushtet për gjithçka. -Çdo gjë i është nënshtruar pushtetit dhe sundimit të Tij. Nuk ka asgjë të vështirë për Të. Tregues të pushtetit dhe të sundimit të Tij absolut janë edhe dërgimi i profetëve, shpallja e librave, caktimi i ligjeve dhe marrja në përgjegjësi për zbatimin ose jo të tyre. Ai është i Plotpushtetshmi, që do t’i shpërblejë të gjithë, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, secilin sipas meritave. Ata që iu bindën Allahut dhe profetëve dhe zbatuan porositë e Tij, Ai do t’i shpërblejë me bujarinë dhe mëshirën e Tij. Ndërsa ata që shpërfillën profetët dhe shpalljet e Tij, Ai do t’i ndëshkojë me drejtësinë dhe urtësinë e Tij.

Al-Maaida 5:19Listen in Qur'an →
20

وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِۦ يَٰقَوْمِ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ جَعَلَ فِيكُمْ أَنۢبِيَآءَ وَجَعَلَكُم مُّلُوكًۭا وَءَاتَىٰكُم مَّا لَمْ يُؤْتِ أَحَدًۭا مِّنَ ٱلْعَٰلَمِينَ

(Kujtoje) kur Musai i tha kombit të vet: “O populli im! Kujtonie mirësinë e Perëndisë ndaj jush, kur prej jush bëri pejgamber, dhe ju bëri disa prej jush sundimtarë, dhe juve ju dha atë që nuk i kishte dhënë askujt para jush;

Pasi Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe mirësinë e Tij, i shpëtoi bijtë e Izraelit nga torturat e pamëshirshme të Faraonit dhe popullit të tij, nga robëria dhe poshtërimi që përjetonin nën sundimin tiranik të tij, ata u drejtuan për në tokën e tyre, pra, në Bejt el Makdes dhe rrethinat e saj. Kur ata iu afruan këtij vendi të bekuar, Allahu i Lartësuar ua bëri detyrë luftën, që t’i shporrnin armiqtë e tyre prej andej. Musai (a.s)i nxiti ata që të përgatiteshin për luftë, duke u thënë:Kujto(o i Dërguar)kur Musai i tha popullit të vet: “O popull im, kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush kur nga mesi juaj nxori profetë, ju bëri të jeni sundues(në Tokë)dhe ju dha atë që nuk i kishte dhënë asnjë populli(tjetër).” -Kuptimi: Kujtoni mirësitë e shumta të Allahut mbi ju, për të qenë mirënjohës. Kujtojini ato me zemër dhe me gojë. Kujtoni, sepse kujtimi i mirësive kultivon dashurinë për Dhuruesin dhe nxit shtimin e adhurimeve, të shprehura me ndjenja, fjalë dhe vepra që e kënaqin Atë. Kujtoni mirësinë më të madhe mbi ju, kur nga mesi juaj bëri profetë, të cilët ju kanë ftuar në rrugën e drejtë, ju kanë këshilluar që të ruheni nga çdo fjalë e vepër e keqe, ju kanë mësuar të ecni në rrugën e Zotit, për të arritur lumturinë e përjetshme. Ata ju kanë mësuar atë që ju nuk e keni ditur dhe për të cilën keni patur nevojë më shumë sesa për jetën tuaj. Kujtoni që Allahu i Madhërishëm ju bëri zotërues të çështjeve tuaja, ndryshe nga ç’ishit më parë, skllevër dhe të nënshtruar ndaj të tjerëve. Kështu, ju do të jeni të lirë të adhuroni Allahun, ashtu sikurse Ai kënaqet prej jush, dhe të zbatoni tërësisht fenë në të cilën ju udhëzoi. Allahu i Madhëruar ju dha atë që nuk ia kishte dhënë askujt në botë. Ai ju dhuroi mirësi të kësaj dynjaje dhe mirësi fetare, çka nuk ia kishte dhënë askujt prej njerëzve të tjerë deri në atë kohë. Kështu, Allahu i Madhëruar u kujtoi atyre mirësitë e Tij të shumta materiale e fetare, që të shtonte tek ata forcën e imanit dhe qëndrueshmërinë e tij. Kjo u bë, me qëllim që ata t’i bindeshin urdhrit për luftë, duke iu bindur Zotit dhe profetit të Tij. Pastaj Musai u tha:

Al-Maaida 5:20Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.