Muslim99Muslim99
← Tafsir library

5. Al-Maaida

The Table · Medinan · 120 ayahs

سُورَةُ المَائـِدَةِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 101–110 of 120

101

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَسْـَٔلُوا۟ عَنْ أَشْيَآءَ إِن تُبْدَ لَكُمْ تَسُؤْكُمْ وَإِن تَسْـَٔلُوا۟ عَنْهَا حِينَ يُنَزَّلُ ٱلْقُرْءَانُ تُبْدَ لَكُمْ عَفَا ٱللَّهُ عَنْهَا ۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌ حَلِيمٌۭ

O besimtarë! Mos pyetni për disa sende, që sikur t’ju thuhet haptazi do të ishit të pakënaqur, e nëse pyetni për ato kur zbritet Kur’ani, do t’u jenë të qarta. Perëndia ua ka falë kërshërinë. Se, Perëndia, është falës dhe i butë, (nuk nxiton në ndëshkime).

O ju që keni besuar! Mos pyesni (pa nevojë)për gjëra që, sikur t'ju kthehej përgjigjja e drejtpërdrejtë, nuk do t'ju pëlqente,... -Allahu i Lartësuar i ndaloi robërit e Tij që t’i drejtonin Profetit (a.s)pyetje të tilla që, nëse do të merrnin përgjigjjen e hapur, atyre do t’u vinte rëndë dhe do ta kishin të vështirë të zbatonin detyrimet që do të dilnin. Si për shembull, disa muslimanë e pyetën Profetin (a.s)për prindërit e tyre, në ishin në Zjarr apo në Xhenet. Kur ata të merrnin përgjigjen se prindërit e tyre ishin në Zjarr, atëherë do të ndiheshin shumë keq. Të tilla janë edhe pyetjet për gjëra që nuk ndodhin kurrë, apo pyetje, përgjigjja e të cilave i vështirëson dispozitat dhe e rëndon umetin, ose pyetjet që, në realitet, nuk kanë ndonjë interes etj. Ndërsa pyetjet e dobishme dhe të nevojshme, nëpërmjet të cilave mëson si ta adhurosh Allahun dhe t’i bindesh Atij më mirë, nuk janë të ndaluara. Madje, ne jemi urdhëruar që t’i bëjmë të tilla pyetje, sikurse ka thënë i Lartësuari: “Ne edhe para teje dërguam veçse burra, të cilëve u dhamë Shpallje. Pyesni, pra dijetarët nëse nuk dini!” [El nahl 43]....e nëse do të pyesnit për to kur shpallej Kur’âni, ato do t’ju bëheshin të qarta(e do të rëndoheshit). Allahu jua ka falur kërshërinë(e tepruar). Allahu është Falës dhe i Butë. -Kuptimi: Ju mund të pyesni për ndonjë ajet, që nuk e kuptoni, apo për ndonjë gjykim, për ta qartësuar atë më mirë. (Kjo mund të ndodhte gjatë kohës kur shpallej Kur’âni, pra, gjatë jetës së Profetit). Por ju nuk duhet të gërmoni në ato çështje që vetë Allahu i Madhëruar i ka lënë në heshtje. Pra, mos i krijoni vështirësi vetes, duke kërkuar të zbuloni çështje që nuk ju sjellin ndonjë dobi dhe që vetë Zoti i ka lënë në heshtje, si lehtësim për ju. Allahu është Falës, i Butë e i Mëshirshëm, që nuk nxitohet në ndëshkim. Pranojeni dhe kërkojeni faljen dhe mëshirën e Tij, shfaqeni veten tuaj ndaj bamirësisë dhe bujarisë së Tij. Lutuni dhe kërkoni mëshirën e Allahut dhe bëni punë që e kënaqin Atë.

Al-Maaida 5:101Listen in Qur'an →
102

قَدْ سَأَلَهَا قَوْمٌۭ مِّن قَبْلِكُمْ ثُمَّ أَصْبَحُوا۟ بِهَا كَٰفِرِينَ

Disa njerëz kanë pyetur kështu, para jush, e nuk kanë besuar (u bënë mohues).

Të tilla pyetje i kanë bërë edhe njerëz para jush, por pastaj u bënë jobesimtarë. -Për të tilla çështje, që ju ndaloheni të pyesni, kanë pyetur popujt para jush, të cilët përfunduan si jobesimtarë. Ata bënin pyetje jo për të mësuar rrugën e drejtë, por thjesht për të polemizuar dhe për kokëfortësi. Megjithatë, kur merrnin përgjigje, ata nuk e pranonin. Për këtë arsye, sipas një hadithi të saktë, Profeti (a.s)ka thënë: “Atyre gjërave nga të cilat ju kam ndaluar, largojuni, ndërsa nga ato që ju kam urdhëruar të kryeni, bëni sa të mundeni! Popuj para jush u shkatërruan nga pyetjet dhe kërkesat e shumta drejtuar profetëve të tyre dhe pastaj nga kundërshtimi i tyre.”

Al-Maaida 5:102Listen in Qur'an →
103

مَا جَعَلَ ٱللَّهُ مِنۢ بَحِيرَةٍۢ وَلَا سَآئِبَةٍۢ وَلَا وَصِيلَةٍۢ وَلَا حَامٍۢ ۙ وَلَٰكِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ يَفْتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ ۖ وَأَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ

Perëndia nuk e përligji Behirën (devën femër me veshë të prerë); as Saibën (devën që e flijonin për statujë); as Vesilën (devën që ka pjellë pesë herë rresht qingja – femër e u është flijuar statujeve); as Hamin (devën që nuk e ngarkonin as shalonin). Por, mohuesit (duke besuar kështu shtrembër), kanë trilluar gënjeshtra për Perëndinë! Shumica nga ata nuk kanë mend.

Allahu nuk i veçoi(si bagëti të shenjta)as Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën ... -Kjo është një goditje për idhujtarët, të cilët bënin fetarisht të ligjshme ato gjëra që Zoti nuk i kishte ligjëruar dhe konsideronin haram ato që Zoti i kishte lejuar. Ata e bënin këtë veprim duke u bazuar në arsyetimet e tyre të liga dhe të kota. Kështu, idhujtarët u ngjisnin bagëtive që i konsideronin si të shenjta emra të stisur nga vetë ata, duke kundërshtuar dhe mospërfillur gjykimin e Zotit në konsiderimin hallall apo haram të gjërave. Për ata, Behira ishte deveja që ndalonin të përdorej për bartje, duke pretenduar se ishte e shenjtë, dhe këtë kafshë e dallonin duke i bërë një të çarë në vesh. Ndërsa Saiba quhej një bagëti çfarëdo: deve, lopë ose dele, e cila, pasi arrinte një moshë të caktuar, konsiderohej e shenjtë nga ata, prandaj nuk e thernin për ta ngrënë. Madje, disa njerëz e veçonin një pjesë të pasurisë të tyre dhe e konsideronin si ‘Saiba’, pra, të paprekshme. Kurse Hama quhej deveja që ata e ndalonin të përdorej si kafshë shtëpie, kur ajo plotësonte disa cilësi të caktuara. Megjithatë, të gjitha këto kafshë konsideroheshin të shenjta nga idhujtarët, pa pasur argument nga Allahu i Madhëruar. Ata thjesht trillonin, nga injoranca e tyre. Prandaj Allahu i Madhëruar thotë:...por ata që nuk besojnë trillojnë gënjeshtra për Allahun, dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë. -Ata nuk kishin as dëshmi nga Zoti, nëpërmjet profetëve të Tij, e as logjikë të pranueshme. Megjithatë, ata ishin të vetëkënaqur me mendimet dhe trillimet e tyre, të bazuara në injorancë dhe padrejtësi.Këto ishin emërtime të idhujtarëve për disa bagëti që i konsideronin si të shenjta, pa pasur argument nga Zoti.

Al-Maaida 5:103Listen in Qur'an →
104

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا۟ إِلَىٰ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَإِلَى ٱلرَّسُولِ قَالُوا۟ حَسْبُنَا مَا وَجَدْنَا عَلَيْهِ ءَابَآءَنَآ ۚ أَوَلَوْ كَانَ ءَابَآؤُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ شَيْـًۭٔا وَلَا يَهْتَدُونَ

E kur ju thuhet atyre: “Ejani në atë që e ka zbritur Perëndia dhe ejani te Pejgamberi!” Ata thanë: “Neve na mjafton ajo, në çka i kemi gjetë etërit tonë”. A mos edhe atëherë, kur etërit e tyre nuk kanë ditur asgjë, e as nuk ishin në udhën e vërtetë?

Kur atyre u thuhet: “Ejani në atë(shpallje)që ka zbritur Allahu dhe tek i Dërguari, ata thonë: “Na mjafton rruga e etërve tanë." edhe pse etërit e tyre nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë. -Kur ata ftoheshin të pasonin Shpalljen e Profetit a.s, ata kthenin shpinën dhe nuk pranonin të nënshtroheshin duke thënë: “Na mjafton ajo rrugë ku gjetëm prindërit tanë”, me kuptimin: Preferojmë që të ndjekim atë fe në të cilën gjetëm të parët tanë, edhe sikur të mos na shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut. Nëse të parët e tyre do të ishin të urtë dhe të mençur, çështja do të ishte më e pranueshme, por ata ishin të paditur dhe nuk arsyetonin drejt. Ata ishin zhytur në injorancë të thellë e nuk dinin asgjë rreth udhëzimit të Zotit dhe dritës së sjellë prej Tij nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve. Mjerë për ata që pasojnë injorantët dhe mjerë për ata që nuk kanë dituri të saktë e logjikë të pastër, dhe shpërfillin Shpalljen e Allahut dhe udhëzimin e Profetit, të cilat e mbushin zemrën me dituri, besim, udhëzim dhe siguri të plotë.

Al-Maaida 5:104Listen in Qur'an →
105

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ عَلَيْكُمْ أَنفُسَكُمْ ۖ لَا يَضُرُّكُم مَّن ضَلَّ إِذَا ٱهْتَدَيْتُمْ ۚ إِلَى ٱللَّهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًۭا فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

O besimtarë! Ruajuni! Kur të gjendeni në rrugën e vërtetë, nuk do t’ju dëmtojë ai që është i humbur. Te Perëndia të gjithë do të ktheheni, e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar.

O ju që keni besuar! Ruajeni veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse ju jeni në rrugë të drejtë... -Pra, përpiquni që ta pastroni veten tuaj! Punoni që ta disiplinoni veten tuaj, që ajo t’i nënshtrohet rrugës së drejtë. Nëse ju rregulloni veten tuaj, atëherë ju nuk mund të dëmtoheni nga ata që kanë devijuar prej rrugës së drejtë. Ata dëmtojnë veçse veten e vet. Ky ajet nuk duhet kuptuar gabim. Dikush mund të mendojë se ai të thotë që urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat nuk është ndonjë gjë e domosdoshme. Por ky është një mendim i gabuar, sepse që feja e robit të jetë e plotë, duhet që ai të kryejë edhe detyrën e urdhërimit për të mirë dhe të ndalimit nga e keqja. Nëse nuk ka mundësi që të ndalojë të keqen dhe të urdhërojë për të mira me vepra dhe me fjalë, kjo nuk është e pamundur që të kryhet me zemër. Nëse e bën me zemrën e tij, atë nuk ka për ta dëmtuar humbja e të devijuarve.Tek Allahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju tregojë se çfarë keni punuar. -Përfundimi juaj është tek Ai, para të Cilit do të grumbulloheni Ditën e Gjykimit. Ai do t’ju llogarisë dhe shpërblejë për veprat që keni bërë, të mira apo të këqija.

Al-Maaida 5:105Listen in Qur'an →
106

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ شَهَٰدَةُ بَيْنِكُمْ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ ٱلْمَوْتُ حِينَ ٱلْوَصِيَّةِ ٱثْنَانِ ذَوَا عَدْلٍۢ مِّنكُمْ أَوْ ءَاخَرَانِ مِنْ غَيْرِكُمْ إِنْ أَنتُمْ ضَرَبْتُمْ فِى ٱلْأَرْضِ فَأَصَٰبَتْكُم مُّصِيبَةُ ٱلْمَوْتِ ۚ تَحْبِسُونَهُمَا مِنۢ بَعْدِ ٱلصَّلَوٰةِ فَيُقْسِمَانِ بِٱللَّهِ إِنِ ٱرْتَبْتُمْ لَا نَشْتَرِى بِهِۦ ثَمَنًۭا وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَىٰ ۙ وَلَا نَكْتُمُ شَهَٰدَةَ ٱللَّهِ إِنَّآ إِذًۭا لَّمِنَ ٱلْءَاثِمِينَ

O besimtarë! – kur t’ju afrohet vdekja, me rastin e dhënies së testamentit, le të dëshmojnë dy të drejtë prej jush, ose dy të tjerë që nuk janë prej jush – nëse gjendeni në rrugë dhe u duken shenjat e vdekjes. E, nëse dyshoni në ta, mbani ata pas namazit dhe le të betohen në Perëndinë. “Na nuk do ta shesim betimin me kurrfarë çmimi, edhe nëse është fjala për çfarëdo të afërmi, dhe dëshminë që na urdhëron Perëndia nuk do ta fshehim, sepse, atëherë, do të ishim, me të vërtetë mëkatarë”.

O ju që keni besuar! Kur t'i afrohet vdekja ndonjërit prej jush, ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë, dëshmia për testamentin, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj,... -Allahu i Lartësuar na mëson se si duhet të veprojmë kur na shfaqen shenjat e vdekjes gjatë ndonjë udhëtimi dhe duhet të lëmë testament. Së pari, Ai na urdhëron që të marrim dëshmitarë. Pra, nëse njeriu i ndien këto shenja dhe krijon bindje se është duke vdekur, atëherë është deyrim për të që të shkruajë një testament dhe të marrë dy dëshmitarë të drejtë, të cilëve u pranohet dëshmia, për të vërtetuar testamentin....ose dy të tjerë jo prej jush... -Domethënë, që nuk janë muslimanë, por janë çifutë, të krishterë ose të tjerë. Kjo lejohet kur është e nevojshme dhe nuk ka dëshmitarë muslimanë. Kështu veprohet gjatë udhëtimeve, kur befasohemi me vdekjen. Në këtë situatë, fjala e të tillë dëshmitarëve është e pranueshme, prandaj i Lartësuari nuk e përsërit urdhrin për t’i marrë si dëshmitarë. Megjithatë, prej tyre duhet që të merret fjala që do të dëshmojnë me drejtësi. Thotë i Madhëruari:Nëse dyshoni, i ndalni ata të dy pas namazit dhe le të betohen në Allahun(duke thënë): “Ne nuk do ta shesim betimin në Allahun për asnjë çmim, edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim kurrë, sepse atëherë do të ishim gjynahqarë.” -Dëshmitarët kapen pas namazit të ikindisë, të cilin e respektojnë, dhe bëhen që të betohen se do të thonë të drejtën dhe nuk do ta tjetërsojnë dëshminë. Ata duhet të thonë: Ne nuk do ta shesim betimin në Allah për asnjë çmim, edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi. Me fjalë të tjera, nuk do të gënjejmë për hir të ndonjë interesi të dynjasë, qoftë edhe sikur të bëhet fjalë për ndonjë të afërm. Kurrë nuk do të fshehim dëshminë e vërtetë, por do ta sjellim ashtu sikurse e kemi dëgjuar. Nëse e ndryshojmë dëshminë e vërtetë, atëherë do të jemi gjynahqarë. Nëse, nëpërmjet hetimit të fakteve, zbulohet se ata kanë gënjyer, atëherë le të dëshmojnë dy të tjerë, sikurse thotë i Madhëruari:

Al-Maaida 5:106Listen in Qur'an →
107

فَإِنْ عُثِرَ عَلَىٰٓ أَنَّهُمَا ٱسْتَحَقَّآ إِثْمًۭا فَـَٔاخَرَانِ يَقُومَانِ مَقَامَهُمَا مِنَ ٱلَّذِينَ ٱسْتَحَقَّ عَلَيْهِمُ ٱلْأَوْلَيَٰنِ فَيُقْسِمَانِ بِٱللَّهِ لَشَهَٰدَتُنَآ أَحَقُّ مِن شَهَٰدَتِهِمَا وَمَا ٱعْتَدَيْنَآ إِنَّآ إِذًۭا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Nëse hetohet se ata dy dëshmues kanë bërë mëkat, atëherë dy të tjerë do t’i zëvendësojnë ata të dy, nga ata që u është bërë padrejtësi, e këta dy do të betohen në Perëndinë (duke thënë): “Dëshmia jonë është gjithsesi më e drejtë se dëshmia e atyre dyve dhe na nuk i kemi kaluar kufijt. Sepse, atëherë, ne do të ishim zullumqarë”.

Por nëse zbulohet se ata të dy vërtet e kanë shkelur betimin, atëherë merren dy të tjerë prej atyre që kanë më shumë meritë, të cilët duhet të betohen në Allahun(duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e atyre të mëparshmëve. Ne nuk po gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim nga të padrejtët. -Pra, le të dëshmojnë dy burra nga të afërmit e të ndjerit, sa më të afërt të jetë e mundur. Ata duhet të betohen se dëshmia e tyre është më e vërtetë dhe më parësore të pranohet. Duhet të betohen, gjithashtu, se dy të parët kanë gënjyer dhe se dëshmia e tyre është më e pranueshme. Ata duhet të thonë se, nëse gënjejnë, atëherë qofshin prej zullumqarëve. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon urtësinë e kësaj dëshmie nga të afërmit e të ndjerit, nëse dy dëshmitarët e parë kanë gënjyer. Ai thotë:

Al-Maaida 5:107Listen in Qur'an →
108

ذَٰلِكَ أَدْنَىٰٓ أَن يَأْتُوا۟ بِٱلشَّهَٰدَةِ عَلَىٰ وَجْهِهَآ أَوْ يَخَافُوٓا۟ أَن تُرَدَّ أَيْمَٰنٌۢ بَعْدَ أَيْمَٰنِهِمْ ۗ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَٱسْمَعُوا۟ ۗ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْفَٰسِقِينَ

Kështu, më së lehti mund të bëjnë dëshminë e tyre të saktë, ose të frikohen që betimet e tyre të refuzohen (mohohen) me betime tjera. – Druajuni Perëndisë dhe dëgjonie! Se, Perëndia, nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit ngatërrestarë.

Kështu është më e sigurt që ata ta sjellin dëshminë e tyre saktësisht, ose të frikësohen se ndoshta dëshmitë e tyre do të hidhen poshtë nga dëshmi të tjera. -Pra, bërja e dëshmisë me të tilla përbetime i jep asaj më tepër siguri e vërtetësi. Po ashtu, dëshmitarët duhet të druhen se, nëse gënjejnë, dëshmia e tyre nuk do të pranohet dhe do t’u kalojë të afërmve të të ndjerit.Kijeni frikë Allahun dhe bëhuni të dëgjueshëm, sepse Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të prishur. -Njerëz të prishur janë ata që shkelin kufijtë e Allahut të Madhëruar. Ata nuk e pranojnë udhëzimin e Tij dhe as nuk kanë qëllim që ta gjejnë rrugën e drejtë. Nga këto ajete kuptojmë se kur njeriu është në udhëtim dhe i afrohet vdekja, zakonisht nuk është e lehtë të gjejë dëshmitarë. Nëse mundet, ai duhet të zgjedhë dy dëshmitarë të drejtë muslimanë. Nëse nuk gjen, lejohet që të marrë si dëshmues dy jomuslimanë. Megjithatë, për shkak të statusit të tyre si jobesimtarë, u është dhënë e drejta të afërmve të të ndjerit që, nëse kanë dyshime në dëshminë e tyre, t’u kërkojnë që të betohen pas namazit të ikindisë se ata nuk gënjejnë, nuk kanë tradhtuar dhe nuk e kanë ndryshuar dëshminë. Kështu ata e kanë kryer detyrën e tyre. Nëse të afërmit e të ndjerit nuk e besojnë dëshminë e qafirëve dhe, duke u nisur nga prova dhe fakte, ata mendojnë se dëshmia e tyre është e gënjeshtërt apo e tjetërsuar, atëherë të afërmit nxjerrin dy dëshmitarë nga mesi i tyre. Ata duhet të betohen në Allahun e Madhëruar dhe të thonë se dëshmia e tyre është më e drejtë se dëshmia e dy të parëve, të cilët kanë gënjyer. Këto ajete kanë zbritur për ngjarjen e Temim el Darit dhe Adij Ibn Bedaes, kur Budejl ibnu Ebi Merjem (i cili ishte musliman) ua la testamentin atyre të dyve (Temimit dhe Adijit të cilët ishin të krishterë). Kjo është një histori tepër e njohur.Megjithatë, Allahu është më i ditur për gjithçka. Këto ajete janë prova mbështetëse të shumë çështjeve. Kështu, prej tyre mësohet se lënia e testamentit është e lejuar ligjërisht, madje e detyrueshme për atë njeri që po i afrohet vdekja. Testamenti pranohet nëse thuhet nga dikush të cilit i është afruar vdekja, duke parë shenjat e saj, dhe nëse akoma e ka mendjen në rregull. Por për të pranuar vërtetësinë e testamentit, është e detyrueshme që të jenë dy dëshmitarë të drejtë muslimanë. Dëshmia e dy jomuslimanëve pranohet veçse në rastet e domosdoshme, sipas medhhebit të Imam Ahmedit. Disa dijetarë të tjerë pretendojnë se ky gjykim i fundit është i shfuqizuar, por ai është një mendim i pabazë dhe pa argument. Nëse e sheh me kujdes ajetin, kupton se dëshmia e dy qafirëve në raste domosdoshmërie është e pranueshme edhe në raste të tjera, përveç dëshmisë për testamentin. I këtij mendimi ka qenë edhe shejhul Islam Ibn Tejmije. Nga ajetet mësohet gjithashtu, se:1. Lejohet udhëtimi i muslimanit së bashku me një jomusliman, nëse nuk ka pengesa.2. Udhëtimi për tregti është i lejuar.3. Nëse thjesht dyshohet në dëshminë e dëshmitarëve, pa patur ndonjë shenjë apo provë për këtë, u lejohet të afërmve të të ndjerit që t’i ndalojnë dy dëshmitarët pas namazit të ikindisë dhe t’u kërkojnë atyre të betohen sipas formulës së sjellë nga Allahu i Madhëruar: …

Al-Maaida 5:108Listen in Qur'an →
109

۞ يَوْمَ يَجْمَعُ ٱللَّهُ ٱلرُّسُلَ فَيَقُولُ مَاذَآ أُجِبْتُمْ ۖ قَالُوا۟ لَا عِلْمَ لَنَآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ عَلَّٰمُ ٱلْغُيُوبِ

Kujtojeni ditën kur Perëndia i tubon Pejgamberët e ju thotë: “Çka ju përgjigjën?” Ata thonë: “Na s’kemi dijeni (të plotë), se vetëm Ti i di të gjitha fshehtësitë”.

Një Ditë Allahu do t’i mbledhë profetët dhe do t’i pyesë: “Cila qe përgjigja që morët(nga njerëzit)?” -Allahu i Lartësuar na flet për Ditën e Gjykimit, duke na përshkruar ngjarjet e frikshme e të mëdha që do të ndodhin atë ditë. Ai na njofton se do t’i mbledhë të gjithë profetët e do t’i pyesë ata se si iu përgjigjën popujt ftesës së tyre.Ata do të thonë: “Ne nuk kemi dijeni; vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.” -Profetët do të përgjigjen: Dija e plotë të takon vetëm Ty, o Zoti ynë. Ti je më i dituri për gjithçka, Ti je i Gjithëditur për çdo gjë të dukshme apo të fshehtë. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë Tënde.

Al-Maaida 5:109Listen in Qur'an →
110

إِذْ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ ٱذْكُرْ نِعْمَتِى عَلَيْكَ وَعَلَىٰ وَٰلِدَتِكَ إِذْ أَيَّدتُّكَ بِرُوحِ ٱلْقُدُسِ تُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِى ٱلْمَهْدِ وَكَهْلًۭا ۖ وَإِذْ عَلَّمْتُكَ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ ۖ وَإِذْ تَخْلُقُ مِنَ ٱلطِّينِ كَهَيْـَٔةِ ٱلطَّيْرِ بِإِذْنِى فَتَنفُخُ فِيهَا فَتَكُونُ طَيْرًۢا بِإِذْنِى ۖ وَتُبْرِئُ ٱلْأَكْمَهَ وَٱلْأَبْرَصَ بِإِذْنِى ۖ وَإِذْ تُخْرِجُ ٱلْمَوْتَىٰ بِإِذْنِى ۖ وَإِذْ كَفَفْتُ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ عَنكَ إِذْ جِئْتَهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِنْهُمْ إِنْ هَٰذَآ إِلَّا سِحْرٌۭ مُّبِينٌۭ

(Kujtoje o Muhammed!), kur Perëndia tha: “O Isa, i biri i Merjemës, kutjoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës tënde: kur të forcova ty me Shpirtin e shenjtë (Xhebrailin), e ju flitje njerëzve duke qenë fëmijë (në djep) dhe si njeri i rritur; dhe kur ta mësova shkrimin dhe dijeninë e thellë, Teuratin dhe Inxhilin, dhe kur krijove një figurë shpendi prej balte me urdhërin Tim e fryeve në të, e u bë zog, me urdhërin Tim; dhe kur me urdhërin Tim, i ngjalle të vdekurit; dhe kur i pengova sulmet e Israelitëve në Ty, atëheë kur ju solle atyre argumente të qarta, e ata që nuk besuan ndër, ta, thanë: “Kjo është vetëm magji e kulluar!”

Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe ndaj nënës sate,... -Kujtoje mirësinë e Zotit me zemrën dhe me fjalët e tua dhe zbato gjithçka që Zoti të porosit, në shenjë mirënjohjeje ndaj Tij. Adhuroje dhe bindju Atij për mirësitë me të cilat të dalloi mbi shumë të tjerë. I Lartësuari vijon të përmendë mirësitë e Tij:…se si të fuqizova me Shpirtin e Shenjtë,... -Kuptimi: Të fuqizova me Shpirtin e Shpalljes, i cili të pastroi dhe të lartësoi. Ai të forcoi dhe të bëri të aftë që të mbash përgjegjësinë e ngarkuar nga Allahu për t’i ftuar njerëzit në rrugën e Tij. Disa thonë që emërtimi “Ruh el Kudus”ose “Shpirti i Shenjtë” nënkupton Xhibrilin a.s, Melekun e Shpalljes, të cilin Allahu i Lartësuar e vendosi që ta shoqëronte Isain (a.s)në çdo kohë dhe ta ndihmonte në momente vështirësie....se si ti u predikoje njerëzve kur ishe foshnjë(në djep) dhe i rritur,... -Ajo nuk ishte një e folur çfarëdo, por ishte me fjalë të dobishme dhe urtësi, nga të cilat përfitojnë folësi dhe dëgjuesi, dhe këto janë fjalët që thuhen në ftesën e njerëzve në rrugën e Zotit. Allahu i Lartësuar e pajisi Isain (a.s)me cilësi të mrekullueshme, ashtu sikurse vëllezërit e tij profetë dhe sidomos ata më të zgjedhurit. Ai filloi t’u fliste njerëzve që në moshë të vogël, duke i ftuar në mirësi dhe duke i ndaluar nga të këqijat. Allahu i Madhëruar e dalloi Isain (a.s)nga profetët e tjerë me disa veçori. Ai u foli njerëzve që kur ishte në djep: “Por, ajo u bëri shenjë për nga foshnja. Ata thanë: “Si mund t’i flasim atij që është foshnjë në djep?!” Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë mua Librin dhe më ka bërë profet. Më ka bërë të bekuar kudo që të jem dhe më ka urdhëruar për namaz dhe për zekat sa të jem gjallë. Më ka bërë të dashur ndaj nënës sime e nuk më ka bërë mendjemadh e as të padëgjueshëm. Paqja (e Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit)i gjallë.” [Merjem 29 - 33]....se si ta mësova ty Librin dhe Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin;... -Fjala “Librin” nënkupton të gjithë librat e mëparshëm që iu shpallën profetëve të bijve të Israilit, e në mënyrë të veçantë Teuratin. Isai (a.s)ishte më i dituri rreth Teuratit, pas Musait a.s. Kjo fjalë përfshin, gjithashtu, edhe Ungjillin. Ndërsa “Urtësia” është njohja e qëllimeve të ligjit të Zotit, dobive e mësimeve të tij, si dhe gjykimeve të fshehura në të. Urtësia është edhe mënyra më e mençur e ftesës së njerëzve te besimi në Zot dhe tek e mira. Urtësia është, gjithashtu, përkujdesja e Allahut për çdo gjë, në mënyrën më të mirë....se si, me vullnetin Tim, krijoje një figurë shpendi prej balte, e pasi fryje në të, ajo bëhej zog, me urdhrin Tim; se si, me vullnetin Tim, i shëroje të verbrit e lindur të tillë dhe të sëmurët nga lebra; se si i ngjallje të vdekurit, me vullnetin Tim; -Isai (a.s.) krijonte me baltë figurën e një zogu dhe, pasi i frynte, ai kthehej në një zog të vërtetë, me lejen e Allahut të Madhëruar. Ai shëronte të verbërit e plotë, lebrën dhe, me lejen e Zotit, ringjallte të vdekurin. Këto ishin shenja dhe mrekulli të qarta, të pamundura të arrihen nga shkenca e mjekësisë apo nga çdokush tjetër. Allahu i Madhëruar …

Al-Maaida 5:110Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.