يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَوْفُوا۟ بِٱلْعُقُودِ ۚ أُحِلَّتْ لَكُم بَهِيمَةُ ٱلْأَنْعَٰمِ إِلَّا مَا يُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ غَيْرَ مُحِلِّى ٱلصَّيْدِ وَأَنتُمْ حُرُمٌ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ يَحْكُمُ مَا يُرِيدُ
O besimtarë! Plotësoni obligimet (marrëveshjet)! U lejua për ju ngrënia e shtazëve, përveç atyre që do t’ju lexohen juve; përderisa të gjendeni në haxhxhillëk, nuk u lejohet gjuetia. Me të vërtetë, Perëndia, vendos për atë që dëshiron.
O ju që keni besuar! Plotësojini detyrimet! -Ky është një urdhër nga Allahu i Lartësuar drejtuar adhuruesve të Tij besimtarë për të plotësuar detyrimet dhe marrëveshjet. Ai është urdhër për të zbatuar atë çka u dikton dhe nënkupton imani i tyre. Kështu, i Madhëruari urdhëron për plotësimin e aktmarrëveshjeve dhe detyrimeve, pa i cenuar ato. Këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e detyrimeve, si më poshtë vijon:1. Detyrimet e robit kundrejt Allahut të Lartësuar. Ndër detyrimet e robit kundrejt Allahut të Lartësuar është përkushtimi me sinqeritet në adhurimin vetëm ndaj Tij. Këto detyrime duhet të kryhen në formën më të plotë, pa lënë asgjë mangët.2. Detyrimet e robit kundrejt Profetit a.s. Ndër detyrimet e robit kundrejt Profetit (a.s)është bindja e plotë ndaj porosive të tij dhe pasimi rigoroz i Traditës së tij.3. Detyrimet e robit kundrejt prindërve dhe të afërmve, siç është bamirësia ndaj tyre, ruajtja e lidhjeve me ta etj.4. Detyrimet e robit kundrejt miqve dhe shokëve. Këto duhen plotësuar si në kohë pasurie dhe begatie, ashtu dhe në kohë varfërie dhe skamjeje, si në kohë lehtësie, ashtu dhe në kohë vështirësie.5. Detyrimet e robit kundrejt krijesave në përgjithësi. Njeriu duhet t’i plotësojë të gjitha aktmarrëveshjet, tregtare apo të çfarëdo lloji qofshin, të lidhura mes tij dhe të tjerëve. Ai nuk duhet t’i cenojë aspak këto detyrime, por duhet t’i plotësojë ato me besnikëri dhe korrektësi.6. Detyrimet e robit kundrejt të gjithë muslimanëve në përgjithësi, të cilat Zoti i Lartësuar i ka përmbledhur në fjalën e Tij: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.”. Kështu, është detyrë për muslimanin që ta ndihmojë dhe të bashkëpunojë me vëllain e tij musliman për pasimin dhe përhapjen e të vërtetës. Është detyrë që të gjithë muslimanët të bashkohen dhe të forcojnë radhët e tyre rreth të vërtetës të sjellë nga Zoti dhe Profeti i Tij. Nga ana e kundërt, është e ndaluar përçarja në grupacione, duke u larguar nga e vërteta.Ky është një urdhër që përfshin themelet e fesë dhe degëzimet e saj. Me fjalë të tjera, feja nuk është gjë tjetër, por veçse plotësim i detyrimeve dhe i marrëveshjeve që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të plotësohen dhe të çohen në vend. Në vijim, Allahu i Lartësuar duke treguar mirësinë dhe bujarinë ndaj adhuruesve të Tij, thotë:Bagëtitë janë të lejuara(si ushqim)për ju,... -Domethënë, për hir tuaj dhe në shenjë mëshire ndaj jush, ju janë bërë të lejuara bagëtitë, pra, devetë, lopët dhe bagëtitë e imta. Nën këtë gjykim hyjnë edhe kafshët e gjuetisë, si sorkadhet, zebrat etj. Disa sahabë janë mbështetur në këtë ajet edhe për lejimin e konsumimit të mishit të këlyshëve që ngordhin në barkun e bagëtive pas therjes së tyre....me përjashtim të atyre që do t’ju lexohen... -Pra, përveç atyre llojeve që do t’ju lexohen juve në ajetet vijuese, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Janë haram për ju kafshët e ngordhura, gjaku, mishi i derrit, çfarë theret jo në emrin e Allahut, të mbyturat me lak në fyt, ...” e deri në fund. Këto kategori, edhe pse janë prej bagëtive apo kafshëve që përdoren për therje, janë haram. Lejueshmëria e bagëtive që përmenden më sipër kufizohet me dispozitën e mëposhtme, ku Allahu i Lartësuar e ndalon përfitimin prej …