وَإِذَا طَلَّقْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَبَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمْسِكُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ أَوْ سَرِّحُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍۢ ۚ وَلَا تُمْسِكُوهُنَّ ضِرَارًۭا لِّتَعْتَدُوا۟ ۚ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَقَدْ ظَلَمَ نَفْسَهُۥ ۚ وَلَا تَتَّخِذُوٓا۟ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ هُزُوًۭا ۚ وَٱذْكُرُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَمَآ أَنزَلَ عَلَيْكُم مِّنَ ٱلْكِتَٰبِ وَٱلْحِكْمَةِ يَعِظُكُم بِهِۦ ۚ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۭ
And when you divorce women and they have [nearly] fulfilled their term, either retain them according to acceptable terms or release them according to acceptable terms, and do not keep them, intending harm, to transgress [against them]. And whoever does that has certainly wronged himself. And do not take the verses of Allah in jest. And remember the favor of Allah upon you and what has been revealed to you of the Book and wisdom by which He instructs you. And fear Allah and know that Allah is Knowing of all things.
E kur t’i keni ndarë gratë dhe ato t’i jenë afruar mbarimit të kohës së pritjes(id-deh), atëherë ose i mbani(nën kurorë)siç duhet, ose i lëshoni siç duhet. -Pra, pasi t'i keni ndarë gratë dhe kur ato të jenë në prag të mbarimit të kohëpritjes, atëherë keni dy mundësi: ose t’i ktheni përsëri, duke synuar një jetë bashkëshortore normale, ku çdokush të plotësojë të drejtat e tjetrit dhe përgjegjësitë e veta, ose t'i lini ato të lira. Mos i ktheni ato përsëri, duke synuar dëmtimin dhe vuajtjen e tyre. I Lartësuari e përforcon edhe më shumë këtë ndalesë të fundit, kur thotë.Mos i mbani ato(nën kurorë)sa për t’i dëmtuar dhe kështu të tejkaloni kufijtë! -Pra, me rikthimin e grave, mos synoni dëmtimin dhe vuajtjen e tyre! Një veprim të tillë, Allahu i Lartësuar e ka quajtur tejkalim kufijsh dhe ai që vepron kështu ka shkelur kufijtë e Zotit, duke lënë hallallin dhe duke u lidhur me haramin. Në këtë rast, hallalli është kthimi i gruas duke patur qëllim të mirë, ndërsa harami është kthimi i gruas duke synuar dëmtimin e saj. Allahu i Lartësuar e përforcon edhe një herë këtë ndalesë, duke thënë:E, kush e bën këtë, pa dyshim që ka dëmtuar veten e vet. -Ai e ka dëmtuar vetveten, sepse çdo padrejtësi ndaj krijesave sjell patjetër dëmtim të vetes. Pastaj thotë i Lartësuari:Dispozitat e Allahut mos i merrni për shaka! -Allahu i Lartësuar i ka sqaruar mirë kufijtë e Tij. Ai ka urdhëruar që të mësohen ligjet e Tij dhe ka urdhëruar të punohet me to. Këta kufij qartësohen që robi të qëndrojë brenda tyre dhe të mos guxojë që t'u afrohet apo t'i shkelë ata. Allahu i Urtë dhe i Lartësuar nuk i ka përcaktuar dispozitat e Tij pa ndonjë qëllim, por për të qartësuar plotësisht të vërtetën e sigurt dhe të drejtën. Ai u ka kushtuar atyre një rëndësi shumë të madhe në shpalljen e Tij. Për këtë arsye, i Madhërishmi na ndalon nga tallja dhe mospërfillja e dispozitave të Tij. Askush nuk mund të luajë dhe të tallet me dispozitat e Tij. Tallje me dispozitat e Zotit do të thotë të guxosh t'i shkelësh ato dhe të mos zbatosh detyrimet e përcaktuara nga Ai. Në rastin tonë, tallje me dispozitat e Zotit është kur burri synon me bashkimin apo ndarjen nga gruaja thjesht dëmtimin e saj. I tillë është edhe përshpejtimi i ndarjes, duke e divorcuar gruan përfundimisht me një herë të vetme (pra, t'i thuash gruas: “Je e divorcuar tri herë, dhe s'ka kthim”) etj. Të gjitha këto janë vepra të nxituara, që tregojnë njëfarë mosvlerësimi të kufijve të vendosur nga Zoti, të cilët përkundrazi meritojnë kujdes maksimal, sepse mund të bësh padrejtësi. Me çdo dispozitë të vendosur, Allahu i Lartësuar synon për robërit e Tij lehtësimin dhe mirësinë e tyre, prandaj ato duhen trajtuar me rrespekt e bindje, ashtu si u takon.Kujtoni(solemnisht)të mirat e Allahut ndaj jush,... -Pra, kujtoni çdo mirësi që Allahu jua ka dhuruar. Kujtimi i Zotit bëhet në tri mënyra: Së pari, duke e lavdëruar dhe duke i shprehur Atij mirënjohjen me fjalë e lavde. Së dyti, me zemër, duke i njohur dhe duke e pranuar se mirësitë janë dhuratë e Tij. Së treti, me trup e gjymtyrë, duke i vënë ato në përdorim për të treguar bindjen e plotë ndaj Allahut....(kujtoni)edhe atë që Ai ju shpalli, Librin(Kur'anin)dhe Urtësinë, për t'ju …