Muslim99Muslim99
← Tafsir library

16. An-Nahl

The Bee · Meccan · 128 ayahs

سُورَةُ النَّحۡلِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 91–100 of 128

91

وَأَوْفُوا۟ بِعَهْدِ ٱللَّهِ إِذَا عَٰهَدتُّمْ وَلَا تَنقُضُوا۟ ٱلْأَيْمَٰنَ بَعْدَ تَوْكِيدِهَا وَقَدْ جَعَلْتُمُ ٱللَّهَ عَلَيْكُمْ كَفِيلًا ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ

Dhe, zbatoni obligimet e Perëndisë kur t’i merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin – pasi që e keni forcuar, meqë Perëndinë e keni bërë mbikëqyrës tuajin; Perëndia, me të vërtetë di ç’punoni ju.

Zbatojeni premtimin që ia keni dhënë Allahut,... -Kjo fjali përfshin të gjitha premtimet që robi i ka dhënë Zotit të tij, qofshin këto adhurime, betime apo zotime. Nëse plotësimi i tyre është vepër e mirë, atëherë është detyrë që t’i përmbushësh ato me korrektësi. Ajo përfshin, gjithashtu, edhe llojet e ndryshme të marrëveshjeve dhe kontratave, premtimet dhe zotimet, me të cilat njeriu ngarkon veten t’i kryejë. Në të gjitha këto raste, ai e ka detyrë përmbushjen e këtyre detyrimeve, nëse e ka mundësinë. Duke na ndaluar nga thyerja e këtyre premtimeve, Allahu i Madhëruar thotë:... e mos i thyeni betimet pasi i keni bërë(e përforcuar) ato, dhe Allahun e keni marë si dëshmues mbi ju! -Mos i thyeni betimet e premtimet, pasi ia jepni njëri-tjetrit me emrin e Zotit! Edhe ju që nënshkruani kontrata e pakte të ndryshme, e keni të ndaluar që t’i shkelni ato marrëveshje, për të cilat merrni Zotin si dëshmitar e garantues. Kështu ju do të ishit mosrespektues të madhështisë së Allahut. Si mund ta bëni këtë, kur pala tjetër e ka pranuar zotimin tuaj, duke pasur Allahun si dëshmitar dhe garantues?! Ashtu sikurse pala tjetër ju ka besuar, ashtu edhe ju plotësojini me besnikëri pikat e marrëveshjeve.Vërtet, Allahu di gjithçka që bëni ju. -Allahu do ta shpërblejë çdo njeri sipas veprave dhe qëllimit që ka patur.

92

وَلَا تَكُونُوا۟ كَٱلَّتِى نَقَضَتْ غَزْلَهَا مِنۢ بَعْدِ قُوَّةٍ أَنكَٰثًۭا تَتَّخِذُونَ أَيْمَٰنَكُمْ دَخَلًۢا بَيْنَكُمْ أَن تَكُونَ أُمَّةٌ هِىَ أَرْبَىٰ مِنْ أُمَّةٍ ۚ إِنَّمَا يَبْلُوكُمُ ٱللَّهُ بِهِۦ ۚ وَلَيُبَيِّنَنَّ لَكُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ مَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ

Mos u bëni (në thyerjen e obligimeve) si ajo (gruaja) e cila e ka shprishur atë që e ka tjerrë, pasi është forcuar – e ka mbetur e shprishur, duke i marrë betimet tuaja-hyrje (mashtrime) në mes vete, vetëm nga shkaku se një popull është më i madh në numër se tjetri. Perëndia, me këtë, vetëm u vënë në provë, e me siguri, Ai do t’ju shpjegojë në Ditën e Kijametit, për atë që ju nuk jeni pajtuar.

Mos u bëni(në çështjet e betimit)si ajo që e prish endjen e saj pasi e ka thurrur fort! Dhe mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush... -Mos i thyeni premtimet, betimet dhe marrëveshjet, e të bini në gradën më të ulët! Mos u bëni si gruaja që end veshje të forta dhe të bukura dhe, pasi e përfundon punën, fillon dhe prish gjithçka që ka bërë. Siç lodhet duke e thurur rrobën, ashtu lodhet për ta shthurur atë. Kështu ajo tregon vetëm mendjelehtësi ose marrëzi. I tillë është edhe ai që prish marrëveshjet dhe paktet. Ai është i padrejtë, injorant, mendjelehtë dhe i mangët në fenë, burrërinë, dinjitetin dhe personalitetin e tij.... për shkak se një grup është më i madh(e më i pushtetshëm) se tjetri! –Ky është qëndrim shumë i shëmtuar. Ju lidhni marrëveshje dhe i përforconi ato me betime të shumta. Por, nga ana tjetër, ju prisni dhe synoni çastet më të volitshme. Nëse jeni të dobët e të pafuqishëm ndaj partnerit tjetër, ju e plotësoni paktin, por këtë e bëni jo se e madhëroni Zotin dhe respektoni marrëveshjet, por sepse jeni të dobët e të pafuqishëm ndaj tjetrit. Në të kundërt, nëse jeni të fuqishëm dhe ju intereson të prishni kontratën, ju e prishni atë, pa u shqetësuar aspak për betimet tuaja para Zotit. Kjo do të thotë të shkosh pas dëshirave personale dhe t’u japësh përparësi atyre mbi atë që dëshiron Zoti. Ky është një cenim i rëndë i personalitetit e dinjitetit njerëzor dhe i virtyteve të larta. Dhe të mendosh që të gjitha këto bëhen vetëm e vetëm që të kini më shumë pushtet, forcë, partnerë dhe aleatë se të tjerët. Por dijeni mirë se kjo është veçse sprovë nga Zoti, me të cilën Ai teston besimin dhe burrërinë tuaj.Allahu ju ka sprovuar me këtë... –Allahu përcakton situata dhe shkaqe të ndryshme, për t’ju sprovuar dhe për të dalluar të sinqertin nga mashtruesi i ulët.... dhe në ditën e gjykimit Ai do t'ju njoftojë për çdo gjë rreth së cilës kundërshtoheshit. -Atëherë, Ai do të shpërblejë çdo njeri për veprat e mira dhe do t'i poshtërojë tradhtarët dhe bukëshkelësit.

93

وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَكُمْ أُمَّةًۭ وَٰحِدَةًۭ وَلَٰكِن يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِى مَن يَشَآءُ ۚ وَلَتُسْـَٔلُنَّ عَمَّا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’ju kishte bërë juve një popull, por Ai e lë në humbje kë të dojë, e kë të dojë e udhëzon në rrugën e drejtë; e ju, gjithsesi, do të përgjigjeni për atë që punoni.

Sikur të kishte dashur, Allahu do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon atë që do. -Nëse do të kishte dashur Allahu i Madhëruar, do t’i kishte bërë njerëzit bashkë për të pasuar një udhëzim të vetëm, të gjithë të një besimi. Por Allahu i Lartësuar është i vetëm dhe i pashoq në fuqinë për të udhëzuar në rrugën e drejtë dhe për të lënë në humbje. Kjo fuqi, sigurisht, vepron sipas dijes dhe urtësisë së Tij të gjerë. Allahu ia dhuron udhëzimin atij që e meriton, me bujarinë e bamirësinë e Tij. Nga ana tjetër, Ai e privon nga udhëzimi i plotë atë që nuk e meriton, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Përpiquni të bëni vepra të mira, që të meritoni udhëzimin e Zotit dhe asnjëherë mos harroni se:Pa dyshim, ju do të përgjigjeni për atë që keni bërë. -Do të pyeteni për gjithçka që bëni: punë të mira ose të këqija, dhe Allahu do t’ju shpërblejë për to me drejtësi.

94

وَلَا تَتَّخِذُوٓا۟ أَيْمَٰنَكُمْ دَخَلًۢا بَيْنَكُمْ فَتَزِلَّ قَدَمٌۢ بَعْدَ ثُبُوتِهَا وَتَذُوقُوا۟ ٱلسُّوٓءَ بِمَا صَدَدتُّمْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ ۖ وَلَكُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌۭ

Dhe, mos i merrni betimet tuaja për mashtrim në mes jush, e t’ju rrëshqas këmba, pasi që nguliti, e të shijoni dënimin, meqë penguat nga rruga e Perëndisë; e, për ju do të ketë ndëshkim të madh.

Mos i përdorni betimet tuaja për të bërë dredhi mes jush e kështu, t'ju rrëshqasin këmbët nga rruga e drejtë pasi forcimit në të! -Mos ua nënshtroni premtimet tuaja, dëshirave e qëllimeve tuaja të mbrapshta, dhe t’i thyeni ose t’i plotësoni ato veçse kur ju intereson. Nëse bëni të tilla gjynahe, këmbët tuaja do t’ju tronditen dhe dridhen gjatë ecjes në rrugën e drejtë. Ato do të sjellin ndëshkimin, që ju trishton.Kështu ju do të përjetoni(në këtë jetë)të keqen(e merituar)... –Të tilla vepra konsiderohen si shkaktare të problemeve dhe halleve për njeriun.... për pengimin e njerëzve nga Rruga e Allahut... -Këto të këqija do t'ju godasin, sepse ju pengoni veten dhe të tjerët nga rruga e Zotit.... dhe(në Ahiret)do të keni një dënim të madh. - Këto vepra do të sjellin ndëshkime të shumta dhe të shumfishuara për autorët e tyre.

95

وَلَا تَشْتَرُوا۟ بِعَهْدِ ٱللَّهِ ثَمَنًۭا قَلِيلًا ۚ إِنَّمَا عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيْرٌۭ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

Mos e këmbeni obligimin e Perëndisë me ndojë vlerë të pakët. Ajo që është te Perëndia, është më e mirë për ju, nëse e dini.

Allahu i Lartësuar paralajmëron njerëzit që të mos i shkelin paktet dhe premtimet përkundrejt stolive e kënaqësive të pakta të kësaj bote. Ai thotë:Mos e shitni besën që i keni dhënë Allahut për një vlerë të paktë! -Mos u përpiqni të fitoni këto kënaqësi të përkohshme, duke shkelur premtimet dhe duke mos përmbushur detyrimet. Mos harroni se ajo që ju pret tek Allahu është shumë herë më e dobishme. Për ata që i përmbushin premtimet, marrëveshjet dhe detyrimet ndaj Zotit, Ai ka përgatitur shpërblim të madh, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në jetën tjetër. Ky është premtimi i Zotit, që kurrë nuk thyhet, për ata që i japin përparësi kënaqësisë së Tij kundrejt çdo kënaqësie tjetër. Për këtë shpërblim të mrekullueshëm, Allahu i Lartësuar thotë:Ajo që ju pret tek Allahu është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini. -shpërblimi i Allahut të lartësuar është shumë më i mirë, i kënaqshëm e lumturisjellës sesa kënaqësitë e bukuritë e pakta të kësaj jete të shkurtër, që shpejt do të mbarojë. Ah, sikur ta dinit dhe të meditonit për këtë të vërtetë të madhe!

96

مَا عِندَكُمْ يَنفَدُ ۖ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ بَاقٍۢ ۗ وَلَنَجْزِيَنَّ ٱلَّذِينَ صَبَرُوٓا۟ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Ajo që është te ju – është e përkohshme, e ajo që është te Perëndia – është e përhershme. Dhe Na, me të vërtetë, do t’i shpërblejmë ata që kanë duruar, me shpërblimin më të mirë për atë që kanë punuar.

Ajo që keni pranë vetes është e përkohshme, kurse ajo që është tek Allahu është e përjetshme. -Jepini rëndësi dhe përparësi asaj që do të mbesë përgjithmonë, e jo asaj që do të zhduket. Të jeni të bindur se gjithçka që keni, edhe nëse është shumë e ju mahnit, ka për të marrë fund e do të zhduket një ditë. Ndërsa ajo që është tek Zoti do të mbesë përgjithmonë. Ashtu si Zoti që është i përjetshëm, edhe ato mirësi të mrekullueshme nuk do të zhduken kurrë. Ai që i jep përparësi kësaj bote të shkurtër e të përçmuar, kundrejt jetës tjetër të përjetshme, nuk është aspak i mençur. Ky ajet ngjan me ajete të tjera, ku Zoti thotë, për shembull: “Por ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme.” [El ea’la 16, 17]. Ose: “Ndërsa për ata që e kanë frikë Zotin e tyre, do të ketë Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në të cilët do të jenë përgjithmonë. Kjo është një dhuratë e mrekullueshme nga Allahu. Ajo çka gjendet tek Allahu është më e mirë për punëmirët." [Al Imran 198]. Këto ajete janë nxitje për të qenë asketë në këtë botë. Kjo jetë dhe bukuritë e saj nuk duhet të jenë synimi kryesor në zemrat tona. Këtu bëhet fjalë për atë lloj asketizmi që është i detyrueshëm për besimtarin e që nënkupton ruajtjen e zemrës nga ato lloj kënaqësish që janë të dëmshme për njeriun dhe e bëjnë atë të shpërfillë detyrimet me të cilat e ka ngarkuar Zoti i tij. Njeriu e ka detyrë të jetë asket (zahid) ndaj atyre gjërave që e pengojnë të plotësojë përgjegjësitë ndaj Allahut. Një mënyrë që ndihmon të jesh zahid është të krahasosh kënaqësitë e pakta të kësaj jete me kënaqësitë e përjetshme dhe të shumëfishta të ahiretit. Nëse e shqyrton, do të shohësh një dallim shumë të madh, i cili do të bëjë që t’i japësh përparësi më të mirës. Asketizmi i lavdërueshëm nuk duhet kuptuar si veçim vetëm për të kryer disa adhurime individuale, si namazi, agjërimi, dhikri etj. Zuhd-i i vërtetë është kryerja e të gjitha porosive të Sheriatit të Zotit, që kryhen haptazi dhe fshehtazi. Pjesë thelbësore e zuhd-it është edhe ftesa e njerëzve në fenë e Zotit, me fjalët dhe veprat e tua. Zuhdi vërtetë është ai që e nxit njeriun të plotësohet në çdo aspekt që e bën të dobishëm në sferën fetare dhe atë jofetare, si për veten, ashtu edhe për të tjerët. Ai nxit për të arritur çdo virtyt e vlerë që i sjell mirësi në të dyja jetët.Ne do t’u japim durimtarëve shpërblimin më të mirë për atë që bënë. - Një e mirë shpërblehet me dhjetëfishin e deri në shtatëqindfishin e saj. Allahu nuk ua humbet shpërblimin atyre që bëjnë mirë.

97

مَنْ عَمِلَ صَٰلِحًۭا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌۭ فَلَنُحْيِيَنَّهُۥ حَيَوٰةًۭ طَيِّبَةًۭ ۖ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.

Kujtdo që bën një vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë(në këtë botë),... -Ajeti tregon se imani është kusht i domosdoshëm për saktësinë dhe pranimin e veprave të mira. Një vepër nuk mund të quhet “e mirë” në qoftë se nuk bëhet në emër të besimit. Besimi i vërtetë patjetër që do të sjellë punë të mira, qofshin ato detyrime fetare apo vepra të pëlqyeshme. Për njeriun që ka besim të sinqertë dhe vepra të mira ka një premtim të madh: “Ne do t’i japim një jetë të mirë...”. Kjo jetë do të jetë e këndshme në sajë të prehjes së zemrës dhe qetësisë shpirtërore. Ata të zgjedhur as që ia hedhin vështrimin atyre gjërave që trazojnë zemrat, prandaj Allahu i Lartësuar i furnizon ata me hallall, me mënyra që atyre as u shkojnë ndër mend. Ndërsa në ahiret, Ai thotë:... e(në botën tjetër)do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e mira. -Të shumta e të llojllojta do të jenë mirësitë e kënaqësitë që do t’u jepen, të tilla që as syri s’i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe asnjë zemër nuk ka mundur t’i përfytyrojë. Kështu i shpërblen Allahu ata me mirësi në të dyja jetët.

98

فَإِذَا قَرَأْتَ ٱلْقُرْءَانَ فَٱسْتَعِذْ بِٱللَّهِ مِنَ ٱلشَّيْطَٰنِ ٱلرَّجِيمِ

Kur të dëshirosh të lexosh Kur’anin, mbështetu te Perëndia (thuaj: “Eudhu-bil-lahi...”) që të të shpëtojë nga djalli i mallkuar!

Kur të lexosh Kur’anin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër(sherrit të)shejtanit të mallkuar. - Ky Libër që Zoti ju ka dhuruar është Libri më i mirë, më i rëndësishëm dhe më i zgjedhur. Ai përmban atë gjë që rregullon zemrat tuaja. Në këtë Libër ka dituri të madhe. Për këto arsye, përpara se të lexoni nga ky Libër i zgjedhur, fillimisht kërkoni mbrojtje e strehim tek Zoti, që t’ju ruajë nga sherri i shejtanit të mallkuar, i cili përpiqet shumë për devijimin e njeriut, sidomos në kohën kur ai nis të bëjë punë të mira. Shejtani përpiqet që ta largojë mendjen nga qëllimet madhështore dhe kuptimet e mrekullueshme të Kur'anit. Atëherë, rruga për të qenë i sigurt nga sherri i të mallkuarit është mbështetja e plotë tek Zoti, duke iu drejtuar Atij me përgjërim. Kështu, ai që fillon të lexojë Kur'an duhet të thotë fillimisht: "Eûdhu bil-lâhi minesh-shejŧânir-raxhîm - Kërkoj mbrojtje tek Allahu prej shejtanit të mallkuar”. Është shumë e rëndësishme që njeriu të meditojë për kuptimet madhështore të Kur'anit, duke iu mbështetur me zemrën e tij Zotit, që Ai t’ia largojë të mallkuarin. Nga ana tjetër, njeriu duhet të përpiqet e të luftojë me veten për të larguar nga zemra ngacmimet dhe joshjet e shejtanit, të luftojë me veten që t’i largojë mendimet e këqija, që i mallkuari i fut në zemër. Arma më e fortë kundër shejtanit dhe intrigave të tij është pajisja me dy gjëra: imani i pastër dhe mbështetja e plotë tek Zoti. Njeriu duhet të luftojë me veten për të plotësuar imanin e tij përmes diturisë së dobishme dhe adhurimeve të shumta, duke iu mbështetur Zotit në çdo vepër të mirë që kryen. Nëse e bëjmë këtë, Zoti na premton se:

99

إِنَّهُۥ لَيْسَ لَهُۥ سُلْطَٰنٌ عَلَى ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

Me të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti ndaj atyre që besojnë dhe (të cilët) mbështeten te Zoti i tyre,

Vërtet, ai (shejtani)nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i janë mbështetur. -Shejtani i mallkuar nuk ka asnjë lloj fuqie mbi ata që kanë këto dy cilësi: besojnë dhe e adhurojnë Zotin si Një të vetëm dhe, e dyta, vetëm Atij i mbështeten. Është Allahu i Madhëruar Ai që e largon sherrin e të mallkuarit prej besimtarëve që kanë këto cilësi.

100

إِنَّمَا سُلْطَٰنُهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ يَتَوَلَّوْنَهُۥ وَٱلَّذِينَ هُم بِهِۦ مُشْرِكُونَ

pushteti i tij (djallit) është vetëm mbi ata, të cilët i binden atij dhe të cilët i bëjnë shok Perëndisë.

Ai mund të kontrollojë vetëm ata që e përkrahin atë dhe ata që, për shkak të tij, bëhen idhujtarë. -Shejtani ka kontroll vetëm mbi ata që e marrin atë si mik dhe ndjekin rrugën e tij. Këta e braktisin rrugën e Zotit dhe i bashkohen palës së shejtanit. Ata vetë e lejojnë të mallkuarin që të ketë kontroll mbi ta, prandaj ai mund t’i nxisë shpirtrat e tyre drejt epshit, shfrenimit dhe poshtërsive. Ai ua zbukuron të këqijat, derisa i çon në zjarrin e Xhehenemit.

An-Nahl 16:100Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.