Muslim99Muslim99
← Tafsir library

16. An-Nahl

The Bee · Meccan · 128 ayahs

سُورَةُ النَّحۡلِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 61–70 of 128

61

وَلَوْ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِظُلْمِهِم مَّا تَرَكَ عَلَيْهَا مِن دَآبَّةٍۢ وَلَٰكِن يُؤَخِّرُهُمْ إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ مُّسَمًّۭى ۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمْ لَا يَسْتَـْٔخِرُونَ سَاعَةًۭ ۖ وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ

Sikur Perëndia t’i dënonte njerëzit për shkak të mëkateve të tyre, nuk do të lënte asgjë të gjallë në Tokë, por Ai i lë deri në afat të caktuar, dhe kur t’ju vie afati atyre, as për një moment nuk mund as ta shtyejnë as ta shpejtojnë.

Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të padrejtësive së tyre, nuk do të linte mbi Tokë asnjë të gjallë. -Nëse do t’i merrte në përgjegjësi dhe t’i dënonte për padrejtësitë e tyre, pa shtuar e pa pakësuar aspak, njerëzit do të shkatërroheshin: "... nuk do të linte mbi tokë asnjë gjallesë.". Ai do t’i ndëshkonte ata që i kryejnë këto poshtërsi dhe gjithçka tjetër që i rrethon, qofshin kafshë e gjallesa të tjera, sepse ligësia e gjynaheve sjell shkatërrim të jetës dhe të krijesave.Por Ai i lë ata për më vonë, deri në afatin e caktuar. -Allahu i Madhëruar nuk nxitohet për t’i ndëshkuar për atë që e meritojnë, por i afatizon deri në një kohë të përcaktuar, pra, në Ditën e Gjykimit.Kur të vijë afati i tyre, ata as nuk mund ta përngadalësojnë e as ta përshpejtojnë atë. - Le të kenë kujdes dhe të frenohen, përderisa kanë ende kohë për pendim, para se të vijë koha kur nuk do të ketë më shtyrje afati.

62

وَيَجْعَلُونَ لِلَّهِ مَا يَكْرَهُونَ وَتَصِفُ أَلْسِنَتُهُمُ ٱلْكَذِبَ أَنَّ لَهُمُ ٱلْحُسْنَىٰ ۖ لَا جَرَمَ أَنَّ لَهُمُ ٱلنَّارَ وَأَنَّهُم مُّفْرَطُونَ

Dhe ata, ia ngjesin (mveshin) Perëndisë atë çka nuk e dëshirojnë për vete, kurse gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, se ata do të kenë shpërblimin më të mirë; por ata, nuk ka dyshim, i pret zjarri; dhe ata – të parët do të prijnë në të.

Allahu i Lartësuar na njofton se idhujtarët:Ato(vajzat)që i urrejnë për vete, ia veshin Allahut(si fëmijë)... - Ata shpifin se Zotit i takojnë vajzat, të cilat ata i urrejnë për veten e tyre. Gjithashtu, ata e përshkruajnë Atë me cilësi të ulta dhe zhyten në idhujtari, duke ia dedikuar adhurimin krijesave, që janë të gjithë të nënshtruar ndaj Allahut. Ata, në fakt, kurrë nuk do ta pranonin që skllevërit e tyre të ishin partnerë në pasurinë e tyre në këtë botë, që Zoti ua ka dhënë. Ata e urrejnë këtë gjë për veten e tyre. Atëherë si është e mundur që trillojnë dhe ia përshkruajnë Zotit të tilla gjëra, që ata i urrejnë për veten e tyre?! Pastaj, këta të mjerë, me gjithë këto krime e ligësi, përsëri trillojnë gënjeshtra e thonë:... dhe gjuhët e tyre mashtruese shpifin se ata do të kenë më të mirën(Xhenetin). -Ata do të kenë gjithmonë më të mirën, si në këtë jetë ashtu dhe në jetën tjetër. Por Allahu i Lartësuar ua kthen pas dhe hedh poshtë këtë ëndërr të tyre të parealizueshme dhe thotë:S’ka dyshim, ata i pret Zjarri dhe në të do të mbeten të braktisur(të harruar). -Ky është vendi për ku jeni drejtuar, ku do të qëndroni përjetë, e kurrë nuk do të largoheni.

63

تَٱللَّهِ لَقَدْ أَرْسَلْنَآ إِلَىٰٓ أُمَمٍۢ مِّن قَبْلِكَ فَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ أَعْمَٰلَهُمْ فَهُوَ وَلِيُّهُمُ ٱلْيَوْمَ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ

Pasha Perëndinë, Na, me të vërtetë, edhe para teje u kemi dërguar pejgamberë popujve, por djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre, dhe ai tani është mik i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhëmbshëm.

Allahu i Madhëruar i qartëson profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s), se ai nuk është i vetmi dhe as i pari profet që është kundërshtuar nga populli i vet. Ai thotë:Betohem për Allahun! Ne dërguam para teje të dërguar ndër popuj të shumtë... -Në të gjithë popujt e mëparshëm u dërguan profetë që t’i ftonin njerëzit në monoteizëm, në njësimin e Zotit në adhurim dhe për dorëzim dhe bindje të plotë ndaj Tij.... por shejtani ua hijeshoi veprat e tyre(të këqija). -Prandaj ata i mohuan profetët, duke pretenduar se rruga e tyre ishte rruga më e mirë, që siguronte lumturinë dhe që i shpëtonte nga çdo e keqe. Ndërsa profetët - sipas tyre - sillnin destabilitet dhe prishje të rehatisë e lumturisë së tyre. Duke qenë se shejtani ua zbukuroi veprat që bënin, ai u shndërrua në aleat dhe në mikun e tyre të ngushtë në këtë botë. Kështu, ata iu bindën dhe e pasuan plotësisht. Ndërsa Allahu i Madhëruar thotë:Prandaj sot(në Ditën e Kiametit)ai është miku i tyre dhe ata(të gjithë bashkë)do të kenë një dënim të dhembshëm. -Në ahiret ata do të kenë dënim të dhembshëm, sepse ata i kthyen shpinën të Gjithëmëshirshmit. Ata u kënaqën dhe preferonin miqësinë dhe lidhjen me shejtanin e mallkuar, prandaj e merituan ndëshkimin poshtërues.

64

وَمَآ أَنزَلْنَا عَلَيْكَ ٱلْكِتَٰبَ إِلَّا لِتُبَيِّنَ لَهُمُ ٱلَّذِى ٱخْتَلَفُوا۟ فِيهِ ۙ وَهُدًۭى وَرَحْمَةًۭ لِّقَوْمٍۢ يُؤْمِنُونَ

Na ta kemi shpallur ty Librin, vetëm që t’ju shpjegosh atyre atë për të cilën ata nuk pajtoheshin, dhe (që të jetë) udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.

Ne ta shpallëm Kur’anin, veçse që t’u sqarosh atyre atë, për të cilën u përçanë dhe që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë. -Allahu i Madhëruar ta shpalli Kur'anin, o Muhamed, veçse me qëllimin që t’u qartësosh njerëzve gjithçka prej çështjeve të besimit dhe fesë, për të cilat njerëzit kanë rënë në kundërshti e janë përçarë. Duke bërë këtë, askush nuk do të ketë më arsye e shfajësim para Zotit. Kur'ani u shpall, gjithashtu, për të qenë udhëzim e mëshirë për besimtarët e sinqertë, që ata të gjejnë të vërtetën dhe të jetojnë sipas saj. (Marrë nga Tefsir el Mujeser).

65

وَٱللَّهُ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَأَحْيَا بِهِ ٱلْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَآ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَةًۭ لِّقَوْمٍۢ يَسْمَعُونَ

Perëndia ka zbritur ujin nga qielli, e me të, ka ngjallë tokën pasi që ishte tharë ajo! Kjo, me të vërtetë, është argument për njerëzit që duan të dëgjojnë.

Allahu zbret ujë prej qiellit dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë fakt ka Shenja(të qarta) për njerëzit që dëgjojnë(e kuptojnë). -Ai e bëri këtë që të kuptoni këshillat, porositë dhe paralajmërimet e Tij dhe që, përmes këtyre mësimeve e kujtimeve, të argumentoni se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë në botë. Ai është i vetmi i Adhuruar, sepse është i vetmi që dhuron mirësitë dhe kujdeset për krijesat. Është Ai që e zbret shiun dhe bën të mbijnë të gjitha llojet e bimësisë. Ai është i vetmi që meriton adhurimin e nënshtrimin e krijesave, sepse Ai është i plotpushtetshmi. Ai që ringjall tokën e vdekur dhe të shkretë është i plotpushtetshëm për të ringjallur krijesat nga vdekja. I Adhuruari i vetëm është Ai që i ka dhuruar të gjitha këto mirësi dhe kujdeset për krijesat me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse.

66

وَإِنَّ لَكُمْ فِى ٱلْأَنْعَٰمِ لَعِبْرَةًۭ ۖ نُّسْقِيكُم مِّمَّا فِى بُطُونِهِۦ مِنۢ بَيْنِ فَرْثٍۢ وَدَمٍۢ لَّبَنًا خَالِصًۭا سَآئِغًۭا لِّلشَّٰرِبِينَ

Me të vërtetë, ju edhe shtazët keni shenjë të përshtatshme për mësimin tuaj; Na ju furnizojmë me atë që kanë në barkun e tyre – ndërmjet ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pijnë.

Edhe në bagëtitë ju keni shembuj të shumtë(për të menduar). Ne, nga ajo që prodhohet nga barqet e tyre mes ushqimit të përtypur dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër e të shijshëm, për ata që e pinë. -Këto kafshë, Allahu i Lartësuar i krijoi që të jenë në shërbimin dhe dobinë tuaj. Në ato ka shumë mirësi e mësime, që ju mund të nxirrni e kuptoni. Përmes tyre, ju mund të kuptoni dhe arsyetoni rreth pushtetit të plotë të Allahut dhe gjerësisë së bujarisë dhe mirësisë së Tij. I lavdëruar qoftë Ai që qumështin e pastër e bën të prodhohet nga ajo hapësirë mes gjakut dhe ushqimit të përtypur, në barkun e kafshës. Si është e mundur që qumështi, aq i këndshëm e ushqyes, të prodhohet në barkun e bagëtisë dhe të dalë aq i pastër? Ai është pije dhe ushqim i këndshëm për krijesat. A nuk tregon kjo për pushtetin madhështor të Zotit? Të paditurit thonë se e ka bërë Natyra kështu. Atëherë, më thoni çfarë është ajo gjë në natyrë që e shndërron barin që e ha bagëtia, bashkë me ujin dhe kripërat që ajo fut në barkun e saj, në qumësht aq të këndshëm?

67

وَمِن ثَمَرَٰتِ ٱلنَّخِيلِ وَٱلْأَعْنَٰبِ تَتَّخِذُونَ مِنْهُ سَكَرًۭا وَرِزْقًا حَسَنًا ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَةًۭ لِّقَوْمٍۢ يَعْقِلُونَ

E, nga frutet e palmeve dhe të hardhisë, ju përgatitni pije dhe ushqim të këndshëm. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që mendojnë.

Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit ju nxirrni pije (lëngje)dhe ushqim të mirë. -Allahu i Lartësuar u ka dhuruar mirësi të shumta krijesave, përmes fryteve të hurmës dhe të rrushit. Ai u dhuroi ushqim të këndshëm dhe të ardhura të mira. Ata hanë nga frutat e tyre kur janë të freskëta, të thara si stafidhe, të shtrydhura për pije të këndshme etj. Prej tyre nxirret dhe pije dehëse, që është e ndaluar. Allahu e ndaloi konsumimin e pijeve dehëse dhe përfitimin prej tyre, duke na i zëvendësuar me lëngun e pastër të këtyre frutave në formë shurupi, pa kaluar në fermentim, që i kthen në pije dehëse.S’ka dyshim se edhe në këtë fakt ka Shenja(të qarta)për ata që mendojnë. - Këta arrijnë të logjikojnë e të arsyetojnë rreth pushtetit të Allahut, që prej këtyre pemëve me trungje të ngjashme, nxori fruta të mrekullueshme e të larmishme. Kjo tregon edhe për mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, sepse Allahu u ka mundësuar të gjitha krijesave të përfitojnë prej këtyre mirësive. I Plotpushtetshmi dhe i Gjithëmëshirshmi, që dhuroi këto mirësi, është Ai që meriton të adhurohet si Një i vetëm, sepse Ai është i vetëm edhe në pushtetin dhe mëshirën e Tij.

68

وَأَوْحَىٰ رَبُّكَ إِلَى ٱلنَّحْلِ أَنِ ٱتَّخِذِى مِنَ ٱلْجِبَالِ بُيُوتًۭا وَمِنَ ٱلشَّجَرِ وَمِمَّا يَعْرِشُونَ

Dhe, e frymëzoi (e krijoi me një cilësi të mrekullueshme) Zoti yt bleten: “Ndërto, shtëpi në male dhe në drunj dhe në atë që kanë ngritur njerëzit,

Zoti yt e udhëzoi bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, nëpër drurë dhe nëpër ndërtesat që ata(njerëzit)ngrenë. Ushqehu me të gjitha llojet e frutave dhe udhëto nëpër rrugët që Zoti yt i lehtësoi për ty! Nga barqet e tyre(të bletëve)del një lëng me ngjyra të ndryshme, në të cilin ka shërim për njerëzit. Edhe në këtë fakt ka Shenja (të qarta)për njerëzit që mendojnë. -Allahu i krijoi bletët, këto krijesa të vogla të mrekullueshme dhe të habitshme, dhe i inspiroi ato. Ai u jep një orientim mahnitës, që ato të gjejnë kullotën e tyre dhe pastaj të kthehen sërish në koshere, sado larg të kenë shkuar. Ai i ka mësuar të ndërtojnë kosheret, aq të rregullta dhe të përshtatshme. Ai i krijoi të përshtatshme të thithin nektarin e luleve dhe nga barku i tyre i vogël të nxjerrin mjaltin e kulluar, të shijshëm e me ngjyra e aroma të ndryshme. Ngjyrat, aromat dhe shijet janë të larmishme, në varësi të tokës dhe bimësisë ku ato thithin nektarin. Në mjaltin që del nga barku i tyre ka shërim për njerëzit nga sëmundje të shumta. Kjo krijesë e vogël tregon përkujdesin madhështor të Allahut për krijesat e Tij. Ai tregon për butësinë e mëshirën e Tij për ta. Kjo tregon se vetëm Allahut i takon dashuria e plotë e krijesave dhe vetëm Atij duhet t’i drejtohen me lutje e përkushtim e askujt tjetër.

69

ثُمَّ كُلِى مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ فَٱسْلُكِى سُبُلَ رَبِّكِ ذُلُلًۭا ۚ يَخْرُجُ مِنۢ بُطُونِهَا شَرَابٌۭ مُّخْتَلِفٌ أَلْوَٰنُهُۥ فِيهِ شِفَآءٌۭ لِّلنَّاسِ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَةًۭ لِّقَوْمٍۢ يَتَفَكَّرُونَ

ushqehu me gjithfarë lloje frutesh dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del pije (mjaltë) ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç për njerëzit. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që meditojnë.

Zoti yt e udhëzoi bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, nëpër drurë dhe nëpër ndërtesat që ata(njerëzit)ngrenë. Ushqehu me të gjitha llojet e frutave dhe udhëto nëpër rrugët që Zoti yt i lehtësoi për ty! Nga barqet e tyre(të bletëve)del një lëng me ngjyra të ndryshme, në të cilin ka shërim për njerëzit. Edhe në këtë fakt ka Shenja (të qarta)për njerëzit që mendojnë. -Allahu i krijoi bletët, këto krijesa të vogla të mrekullueshme dhe të habitshme, dhe i inspiroi ato. Ai u jep një orientim mahnitës, që ato të gjejnë kullotën e tyre dhe pastaj të kthehen sërish në koshere, sado larg të kenë shkuar. Ai i ka mësuar të ndërtojnë kosheret, aq të rregullta dhe të përshtatshme. Ai i krijoi të përshtatshme të thithin nektarin e luleve dhe nga barku i tyre i vogël të nxjerrin mjaltin e kulluar, të shijshëm e me ngjyra e aroma të ndryshme. Ngjyrat, aromat dhe shijet janë të larmishme, në varësi të tokës dhe bimësisë ku ato thithin nektarin. Në mjaltin që del nga barku i tyre ka shërim për njerëzit nga sëmundje të shumta. Kjo krijesë e vogël tregon përkujdesin madhështor të Allahut për krijesat e Tij. Ai tregon për butësinë e mëshirën e Tij për ta. Kjo tregon se vetëm Allahut i takon dashuria e plotë e krijesave dhe vetëm Atij duhet t’i drejtohen me lutje e përkushtim e askujt tjetër.

70

وَٱللَّهُ خَلَقَكُمْ ثُمَّ يَتَوَفَّىٰكُمْ ۚ وَمِنكُم مَّن يُرَدُّ إِلَىٰٓ أَرْذَلِ ٱلْعُمُرِ لِكَىْ لَا يَعْلَمَ بَعْدَ عِلْمٍۢ شَيْـًٔا ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۭ قَدِيرٌۭ

Perëndia u ka krijuar juve, pastaj ua merr shpirtin; ka disa prej jush që arrijnë kufijt më të ulët të jetës (pleqërisë) që (më vonë), të mos kuptojë asgjë, nga ajo që ka ditur. Me të vërtetë, Perëndia, është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.

Allahu ju krijon dhe pastaj jua merr shpirtin. Disa prej jush lihen të jetojnë deri në moshën më të vjetër, aq sa të mos dijnë më asgjë nga ajo që kanë pasë ditur më parë. -Allahu i Lartësuar na njofton se Ai krijoi krijesat dhe i bëri të kalojnë fazë pas faze. Pasi ata të plotësojnë afatin e tyre, Ai do t’i marrë shpirtrat e tyre e ata do të vdesin. Disa njerëz jetojnë aq gjatë, sa kthehen në moshën më të rëndë, kur dobësohen jashtë mase, si nga ana fizike, ashtu edhe ajo mendore. Mendja, që është veçoria dalluese e njeriut, dobësohet aq shumë, saqë ai harron çfarë ka ditur e çfarë ka bërë, madje bëhet si mendje fëmije.Allahu është i Gjitëdituri, i Gjithëpushtetshmi. - Dituria dhe pushteti i Allahut përfshijnë gjithçka. Edhe kalimi i njeriut nëpër fazat e krijimit është brenda diturisë e pushtetit të Zotit. Ai e transformon njeriun dhe kujdeset për të, sikurse thotë: “Allahu ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj, pas asaj dobësie, ju jep fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çfarë të dojë. Ai është i Gjithëdituri dhe i Plotpushtetshmi.” [Rum 54].

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.