Muslim99Muslim99
← Tafsir library

16. An-Nahl

The Bee · Meccan · 128 ayahs

سُورَةُ النَّحۡلِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 51–60 of 128

51

۞ وَقَالَ ٱللَّهُ لَا تَتَّخِذُوٓا۟ إِلَٰهَيْنِ ٱثْنَيْنِ ۖ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌۭ وَٰحِدٌۭ ۖ فَإِيَّٰىَ فَٱرْهَبُونِ

Dhe, Perëndia, ka thënë: “Mos adhuroni dy zotëra! Perëndia është vetëm një. Dhe, druajuni vetëm prej Meje!”

Allahu ka thënë: “Mos adhuroni dy zota, sepse Ai është Një Zot i Vetëm(që meriton adhurimin)!” - Allahu i Lartësuar na urdhëron që të adhurojmë vetëm Atë si Një të vetëm. Për vërtetësinë e pamohueshme të njësimit të Tij, Ai tregon se është i vetmi që u dhuron krijesave mirësitë dhe përkujdesjen. Ai thotë: “Mos adhuroni dy zota, sepse Ai është një Zot i vetëm (që meriton adhurimet)!”. Domethënë, kurrë mos i bëni shokë Atij në aspektin e adhurimeve që përkushtoni. Askënd tjetër mos adhuroni, sepse: “Ai është një Zot i vetëm (që meriton adhurimet)!”. Ai është i vetëm dhe unik në të gjitha cilësitë dhe atributet e Tij madhështore; Ai është i vetëm në veprat e Tij të pashembullta. Atëherë, ashtu sikurse Allahu është i vetëm në Qenien e Tij, në emrat, cilësitë, atributet dhe veprat e Tij, po ashtu duhet ta adhuroni si Një dhe të vetëm. Kjo është rruga e vetme e drejtë që ju çon në shpëtim. Çdo rrugë tjetër të çon pranë zemërimit e ndëshkimit të Tij.Vetëm Mua të më keni frikë! - Vetëm Mua - thotë Allahu i Madhëruar - m’u frikësoni dhe zbatoni urdhëresat e Mia! Largojuni ndalesave të Mia dhe ruajini kufijtë e Mij! Dhe të gjitha këto vepra bindjeje bëjini vetëm për Mua, duke mos më shoqëruar shok në asnjë adhurim! Asnjë adhurim mos e bëni për krijesat, por vetëm për Mua! Krijesat janë të gjitha pronë e Allahut dhe të nënshtruara ndaj Tij.

52

وَلَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَلَهُ ٱلدِّينُ وَاصِبًا ۚ أَفَغَيْرَ ٱللَّهِ تَتَّقُونَ

Dhe, Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë dhe Atij i përket bindja përherë. A, mos vallë, përpos Perëndisë, kujt t’i druani tjetër?

Vetëm e Tij është gjithçka në qiej e në tokë dhe vetëm Atij i takon adhurimi. -Të Allahut janë çka në qiej dhe në tokë, prandaj edhe e gjithë feja, adhurimi, nënshtrimi, përunjësia në të gjitha gjendjet dhe kohët duhen t’i përkushtohen vetëm Atij. Krijesat duhet të veshin petkun e adhurimit për Zotin dhe të jenë të sinqertë në praktikimin dhe përmbushjen e fesë vetëm për kënaqësinë e Tij. Pastaj vjen kjo pyetje, që çdokush duhet t'ia bëjë vetes:A mos po i frikësoheni dikujt tjetër veç Allahut? - Kujt i druheni? Banorëve të tokës apo të qiellit?! Ata nuk kanë në dorë as dëmin, as dobinë tuaj.

53

وَمَا بِكُم مِّن نِّعْمَةٍۢ فَمِنَ ٱللَّهِ ۖ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ ٱلضُّرُّ فَإِلَيْهِ تَجْـَٔرُونَ

Çdo dhunti që keni është nga Perëndia. E, kur t’ju godit ndonjë fatkeqësi, prap prej Tij – me zë kërkoni ndihmë.

Allahu është i vetmi që ka në dorë të japë mirësi dhe nga bujaria e Tij. Ai thotë:Çdo të mirë që zotëroni, e keni prej Allahut. -Të gjitha llojet e mirësive, ato të dukshme dhe ato të fshehura, të gjitha janë prej Allahut. Askush nga krijesat nuk ka pjesë në to.Edhe kur ju godet ndonjë e keqe, ju vetëm tek Ai e ngrini zërin(me lutje). -Kur ju godasin varfëria, sëmundjet, vështirësitë e vuajtjet, ju vetëm Zotit i përgjëroheni e i luteni t’ju ndihmojë. Kështu veproni, sepse ju e dini mirë se vetëm Ai mund t’jua largojë vuajtjet dhe hallet. O njerëz, a nuk po mendoni?! Allahu që është i vetmi që ju dhuron mirësitë, që ju i kërkoni, dhe ju largon fatkeqësitë, që ju i urreni, Ai duhet të jetë i vetmi që ju duhet ta adhuroni, duke e dashur me gjithë shpirt e duke e madhëruar me druajtje, nënshtrim e frikërespekt. Vetëm Allahu e meriton adhurimin tuaj. Por shumë njerëz shkatërrojnë vetveten duke mos treguar mirënjohje për mirësitë e Zotit. Kur Zoti i shpëton ata nga vështirësitë dhe u dhuron lumturi e pasuri, ata i shoqërojnë Atij shok, duke i adhuruar dhe duke u shprehur mirënjohjen krijesave të Tij, të cilat janë të varfëra e nevojtare për veten e vet.

54

ثُمَّ إِذَا كَشَفَ ٱلضُّرَّ عَنكُمْ إِذَا فَرِيقٌۭ مِّنكُم بِرَبِّهِمْ يُشْرِكُونَ

Dhe kur Ai – pasi t’jua shmangë fatkeqësinë, disa nga ju, në atë çast – i bëjnë shok Zotit të vet,

Pastaj, kur Ai jua largon dënimin, shumë prej jush i përshkruajnë shok Zotit të tyre. -Duke i bërë shok Zotit, ata kanë mohuar mirësitë e Tij dhe janë treguar mosmirënjohës ndaj Atij që, i vetëm i shpëtoi nga belatë dhe vështirësitë. Për këtë, Zoti i kërcënon dhe thotë:

55

لِيَكْفُرُوا۟ بِمَآ ءَاتَيْنَٰهُمْ ۚ فَتَمَتَّعُوا۟ ۖ فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ

për ta treguar mosmirënjohjen e tyre ndaj asaj që ua kemi dhënë Ne. pra, kënaquni (për një kohë), po ju, me të vërtetë, do ta dini!

Ja, kështu ata tregojnë mosmirënjohje për ato që Ne u kemi dhënë. Shfrytëzojni ato (për një kohë të shkurtër), se më vonë do ta kuptoni. -Kënaquni në këtë botë pak, se do të mësoni dhe kuptoni mirë përfundimin e mohimit dhe idhujtarisë suaj.

56

وَيَجْعَلُونَ لِمَا لَا يَعْلَمُونَ نَصِيبًۭا مِّمَّا رَزَقْنَٰهُمْ ۗ تَٱللَّهِ لَتُسْـَٔلُنَّ عَمَّا كُنتُمْ تَفْتَرُونَ

Dhe, qëllimojnë për ata që nuk dijnë gjë (për idhujtë e tyre), një pjesë prej furnizimit Tonë. Pasha Perëndinë, ju me siguri, do të pyeteni për atë që keni trilluar (për Zotin).

Nga ajo që Ne u japim, ndajnë një pjesë për ata(idhujt)që nuk kuptojnë asgjë. Betohem në Allahun se ju do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit! -Allahu i Lartësuar na njofton rreth injorancës dhe padrejtësive të idhujtarëve, të cilët trillojnë e shpifin për Allahun. Ata përcaktojnë blatime e përkushtime edhe për putat dhe idhujt, që as nuk dinë gjë për adhurimin e tyre e as nuk kanë në dorë dëm a dobi, ndërkohë që ato mirësi janë të dhuruara prej Allahut. Ata përdorin rriskun e Allahut për t’i bërë shirk Allahut. Mirësitë e dhuruara nga Zoti ata i japin si dedikim për idhujt e gdhendur dhe të cilët janë veçse pjellë e padrejtësisë së tyre.

57

وَيَجْعَلُونَ لِلَّهِ ٱلْبَنَٰتِ سُبْحَٰنَهُۥ ۙ وَلَهُم مَّا يَشْتَهُونَ

Ata, Perëndisë i përshkruajnë (mveshin) vajza (duke thën se: Engjëjt janë vajzat e Perëndisë). Qoftë lavdëruar Ai (dhe larg nga kjo), e për vete (përvetësojnë) atë që dëshirojnë (fëmijë-meshkuj).

Ata shpifin se Allahu ka (si fëmijë)vajzat - I pastër qoftë Ai nga përshkrimet e tyre! - ndërsa për veten e tyre zgjedhin çfarë ua ka ënda(djemtë). - Këta të marrë shpifin dhe thonë se melekët janë bijat e Zotit. Ata gënjejnë kur mëtojnë se këta robër e adhurues të Allahut të Lartësuar janë femra. Kjo është një nga shpifjet e tyre. Nga ana tjetër, për veten e tyre ata zgjedhin si më të mirë fëmijët meshkuj, ndërsa për Zotin shpifin se ka fëmijë të tillë që ata nuk do të donin t’i kishin për veten e vet, domethënë femra. Madje, duke u treguar se sa shumë i urrejnë vajzat për veten, Allahu i Madhëruar thotë:

58

وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِٱلْأُنثَىٰ ظَلَّ وَجْهُهُۥ مُسْوَدًّۭا وَهُوَ كَظِيمٌۭ

Dhe, kur ndonjëri prej tyre sihariqohet (lajmërohet) se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe bëhet i dëshpëruar,

Kur ndonjëri prej tyre përgëzohet se i ka lindur vajzë, fytyra i nxihet dhe ai mbushet plot dëshpërim. - I nxihet fytyra nga dëshpërimi, për shkak se i ka lindur vajzë. Atij i vjen turp e fshihet nga njerëzit e vet, prej kësaj “gjëme”. Pastaj fillon të mendojë, me atë mendjen e tij të prishur e të poshtër, se çfarë të bëjë me vajzën, që “i zuri derën”.

59

يَتَوَٰرَىٰ مِنَ ٱلْقَوْمِ مِن سُوٓءِ مَا بُشِّرَ بِهِۦٓ ۚ أَيُمْسِكُهُۥ عَلَىٰ هُونٍ أَمْ يَدُسُّهُۥ فِى ٱلتُّرَابِ ۗ أَلَا سَآءَ مَا يَحْكُمُونَ

fshehet nga njerëzit për shkak të fatkeqësisë me të cilën është sihariquar: (mendojnë) a ta mbajnë të poshtëruar këtë (fëmijë-femër) apo ta varrosin (të gjallë) atë në dhé. Ah! sa shëmtuar që gjykojnë ata!

Fshihet prej njerëzve për shkak të së keqes që ja njoftuan. A ta mbajë atë, ashtu i turpëruar, apo ta mbulojë atë(të gjallë)në dhé? Sa i keq është gjykimi i tyre! -A ta pranojë këtë fakt dhe të jetojë me atë turp, apo ta groposë në dhé të gjallë? Ky ishte krimi i injorantëve para Islamit, për të cilën ka folur Allahu në Kur'an.

60

لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْءَاخِرَةِ مَثَلُ ٱلسَّوْءِ ۖ وَلِلَّهِ ٱلْمَثَلُ ٱلْأَعْلَىٰ ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

Ata që nuk besojnë për jetën tjetër, kanë cilësi të këqija, kurse Perëndia ka veçoritë më të larta, dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Përshkrimi i Allahut të Madhëruar me atribute që nuk i shkojnë madhështisë së Tij është një krim i shëmtuar. Një i tillë është edhe pretendimi se Zoti ka fëmijë e ka djalë. Madje, disa nga këta të mjerë jo vetëm që shpifën se Zoti ka fëmijë, por pretenduan se Ai ka si fëmijë llojin më pak të preferuar mes tyre, pra, femrat. Sipas tyre, Zoti paska bija, që ata për vete nuk i duan. Kështu shpifnin idhujtarët për Zotin e botës. Ato ishin përshkrime të këqija, të ulta të mangëta. Por Allahu i Lartësuar thotë:Përshkrimi më i keq është për ata që nuk besojnë në jetën e përjetshme. - Atyre u shkojnë përshkrimet më të këqija, me mangësitë më të ulta.Ndërsa Allahut i takon përshkrimi më i lartë. - Çdo cilësi e lartë dhe atribut absolut i takon veç Allahut. Allahut i takon shembulli dhe përshkrimi më i lartë në zemrat e besimtarëve dhe të dashurve të Tij të zgjedhur. Zemrat e tyre janë të mbushura me madhërimin, lartësimin, lavdërimin e dashurinë për Të. Ata kthehen gjithmonë të penduar tek Ai dhe të etur për ta njohur sa më shumë.Ai është Ngadhënjimtari dhe i Urti. -Allahu është El Aziz - Ngadhënjimtari, Ai i cili ka nënshtruar nën sundimin e pushtetin e Tij të gjitha krijesat. Të gjitha krijesat i janë nënshtruar e përulur Ngadhënjimtarit. Por Ai është edhe El Hakim - I Urti, i cili i vendos të gjitha gjërat në vendin e vet. Ai urdhëron dhe ndalon veçse për ato gjëra për të cilat meriton të lavdërohet e falënderohet, sepse ato tregojnë se Allahu është i Plotë e Absolut në çdo gjë që urdhëron dhe në çdo gjë që ndalon. Pasi përmendi shpifjet dhe trillimet e keqbërësve kundër Tij, i Lartësuari flet për durimin, butësinë dhe mëshirën e Tij:

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.