Muslim99Muslim99
← Tafsir library

16. An-Nahl

The Bee · Meccan · 128 ayahs

سُورَةُ النَّحۡلِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 41–50 of 128

41

وَٱلَّذِينَ هَاجَرُوا۟ فِى ٱللَّهِ مِنۢ بَعْدِ مَا ظُلِمُوا۟ لَنُبَوِّئَنَّهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا حَسَنَةًۭ ۖ وَلَأَجْرُ ٱلْءَاخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُوا۟ يَعْلَمُونَ

E, ata që kanë emigruar në emër të Perëndisë, pasi u është bërë zullum, Na do t’i vendosim në vendbanim të mirë në këtë botë, e shpërblimi në botën tjetër, është edhe më i madh. Ah! sikur ta dinin ata!

Atyre që migruan për hir të Allahut, pasi iu bë padrejtësi, kemi për t’u dhënë vendbanim të mirë në këtë jetë. -Allahu i Lartësuar na tregon për gradën dhe mirësinë e besimtarëve të sprovuar dhe të palëkundur, të cilët mërguan për hir të Tij dhe në kërkim të kënaqësisë së Tij. Ata emigruan pasi vuajtën shumë dhe u sprovuan nga populli i tyre. Populli i keqtrajtonte, për t’i kthyer nga besimi në mosbesim dhe në idhujtari. Prandaj këta besimtarë të vendosur e të sinqertë e lanë atdheun, të afërmit dhe miqtë për të mërguar për hir të kënaqësisë së Rahmanit. Për këta besimtarë të zgjedhur, Allahu i Lartësuar përmend dy lloj shpërblimesh: së pari, është shpërblimi i përshpejtuar, që do t’u jepet atyre që në këtë botë. Kjo do të thotë risk i bollshëm e i gjerë dhe një jetë e plotë dhe e lumtur. Këtë premtim dhe shpërblim ata e përjetuan menjëherë pasi emigruan, kur triumfuan mbi armiqtë e tyre. Ata çliruan vende dhe fituan shumë pasuri. Kështu i begatoi Allahu ata në jetën e kësaj bote. Ndërsa për shpërblimin në ahiret, Ai thotë:Por, shpërblimi i jetës tjetër është edhe më i madh. Veç sikur ta dinin! -Allahu i Madhëruar ua premtoi këtë shpërblim përmes fjalës së të gjithë profetëve. Ky shpërblim është shumë më i madh se shpërblimi i dynjasë, sikurse ka thënë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “Ata të cilët kanë besuar, emigruar dhe luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut, kanë pozitë më të lartë tek Allahu. Dhe ata janë fitimtarët. Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirë nga Vetë Ai, për kënaqësinë e Tij (ndaj tyre) dhe për kopshte, ku do të kenë mirësi të pandërprera. Ata do të jenë të përjetshëm në to. Me të vërtetë, tek Allahu ka shpërblim të madh." [Teube 20–22]. Kurse këtu i Madhëruari thotë: "Por shpërblimi i jetës tjetër është edhe më i madh. Veç sikur ta dinin." Sikur ata të kishin dituri dhe siguri të plotë për atë shpërblim të madh e mirësi të paanë, që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për ata që besojnë në Të dhe mërgojnë për hir të Tij, kurrë nuk do t’i bënin bisht sakrificave dhe përpjekjes për ta arritur. Në vijim, i Madhëruari përmendi cilësitë e të dashurve të Tij të zgjedhur:

42

ٱلَّذِينَ صَبَرُوا۟ وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

(Ata që emigruan) kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e thyre.

Janë ata që bënë durim... -Ata ishin durimtarë për të përmbushur urdhëresat e Zotit me sinqeritet dhe korrektësi, të duruar për t’u ruajtur e për t'u frenuar nga ndalesat e Zotit, të duruar për të pranuar me kënaqësi e qetësi caktimet e Zotit mbi ta, të duruar në përballimin me maturi të sprovave dhe mundimeve që bota u dha për shkak të besimit dhe përkushtimit të tyre ndaj Allahut. Cilësia tjetër e tyre:...dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën. -Vetëm Allahut iu mbështetën dhe i kërkuan ndihmë për të plotësuar urdhëresat e Tij. Ata nuk u mbështetën në veten e vet për asnjë çast. Përmes kësaj mbështetjeje të plotë në Zotin e tyre, u rregullua gjendja dhe punët e tyre dhe ata ia dolën të realizojnë përkushtimin dhe adhurimet ndaj Zotit. Këto dy cilësi të mrekullueshme, domethënë, durimi dhe mbështetja e plotë në Zotin, janë garancia për rregullimin e të gjitha punëve dhe çështjeve të njeriut. Çdokush që ka pasur disfatë ose ka humbur ndonjë mirësi, e ka humbur për shkak të mangësisë në durimin e tij dhe për shkak të mosinvestimit të të gjitha mundësive e forcave të tij, nga njëra anë; dhe nga ana tjetër, për shkak të mosmbështetjes së plotë në Allahun e Madhëruar e të moskërkimit të ndihmës nga Ai.

43

وَمَآ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ إِلَّا رِجَالًۭا نُّوحِىٓ إِلَيْهِمْ ۚ فَسْـَٔلُوٓا۟ أَهْلَ ٱلذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

Na edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz – burra, (e jo engjëj), të cilëve u kemi dërguar shpallje, - andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë) –

Allahu i Madhëruar i thotë Profetit të Tij të dashur:Ne edhe para teje dërguam veçse burra, të cilëve u dhamë Shpallje. -Ti nuk je i pari profet dhe rasti yt nuk është i panjohur më parë. Edhe më parë janë dërguar profetë ndër njerëz. Asnjëherë nuk ka ndodhur që të dërgojmë melekë si profetë mes njerëzve. Gjithashtu, Zoti ka dërguar gjithmonë burra prej njerëzve, dhe jo gra. Ata ishin të plotë në të gjitha aspektet. Këtyre profetëve, Allahu i Lartësuar u shpalli ligje e dispozita të mrekullueshme, që ishin mirësi dhe bujari e madhe e Tij për krijesat, të cilat, në fakt, nuk bëjnë asgjë për ta merituar.Pyesni, pra dijetarët nëse nuk dini! -Nëse nuk dini rreth historive të popujve të shkuar dhe faktit se a dërgoi Zoti profetë njerëz apo jo, pyesni ata që kanë dituri rreth shpalljeve të shkuara! Pyesni njerëzit e ditur, që i njohën dhe i kuptuan mirë librat e shpallur nga Zoti. Të gjithë dijetarët janë unanimë në faktin se Zoti ka dërguar veçse burra dhe u ka shpallur atyre libra të ndritur e udhëzime të qarta. Ai i zgjodhi ata nga banorët e qyteteve. Allahu i Madhëruar thotë:

44

بِٱلْبَيِّنَٰتِ وَٱلزُّبُرِ ۗ وَأَنزَلْنَآ إِلَيْكَ ٱلذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

(I kemi dërguar ata) me argumente të qarta dhe libra. Dhe Na, ty ta kemi dërguar Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve dispozitat e shpalljes, dhe që të mendojnë ata.

(I patëm dërguar ata)me Argumente e me libra të shenjtë. -Në këtë ajet tregohet vlera e madhe e dijetarëve. Dituria më e lartë është dituria rreth librave të Zotit. Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar që, për çdo çështje, t’u referohemi njerëzve të ditur të fushës. Kjo porosi, nga ana tjetër, tregon se njerëzit e ditur janë të besueshëm dhe se Zoti dëshmon për besueshmërinë e drejtësinë e tyre, sepse Ai urdhëron për t’u kthyer tek ata. Duke ndjekur njerëzit e ditur, mënjanohen të paditurit. Allahu i ka përzgjedhur të diturit si besnikët e Shpalljes së Tij dhe ata janë të urdhëruar që të pastrojnë veten nga çdo cilësi e ulët dhe të pajisen me cilësitë dhe virtytet më të larta.Ndërsa ty ta shpallëm Kur'anin, që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, që ata të mendojnë. -Nuk ka dyshim se më të mirët e njerëzve të ditur janë pikërisht dijetarët e Kur'anit të mrekullueshëm e madhështor. Dijetarët e vërtetë janë pikërisht ata, prandaj i Lartësuari i përshkruan si: ehludh-dhikri, pra, ata që kujtojnë vazhdimisht mësimet e udhëzimet e Kur'anit. Kur'ani përmban gjithçka që njerëzit kanë nevojë të dinë për çështjet e tyre të besimit dhe të jetës, për ato të dukshme e të shfaqura dhe për ato të fshehta e të padukshme. Allahu i Madhëruar thotë se e shpalli Kur'anin: “që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.” Kjo përfshin shpjegimin e tekstit dhe të termave të Shpalljes, por edhe të nënkuptimeve të saj. Më pas, duke përmendur detyrën që del para njerëzve, thotë: “që ata të mendojnë”, domethënë, të përsiaten thellë, që të nxjerrin prej tij njohuri dhe urtësi, në varësi të kapacitetit dhe të përkushtimit të tyre.

45

أَفَأَمِنَ ٱلَّذِينَ مَكَرُوا۟ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن يَخْسِفَ ٱللَّهُ بِهِمُ ٱلْأَرْضَ أَوْ يَأْتِيَهُمُ ٱلْعَذَابُ مِنْ حَيْثُ لَا يَشْعُرُونَ

A janë të sigurtë ata, që bëjnë dredhi me vepra të këqia, që Perëndia nuk do t’i shafojë në tokë, ose që nuk do t’u vie dënimi nga nuk e presin,

Mos vallë janë të sigurt ata që përgatitën kurthe se Allahu nuk do t’ua shembë tokën nën këmbë e nuk do t’u vijë dënimi andej nga nuk e mendojnë, ose se nuk do t’i rrëmbejë ata(me ndëshkimin e Tij)gjatë udhëtimeve të tyre, e ata nuk do të mund t’i shpëtojnë; ose se nuk do t’i rrëmbejë ata (me ndëshkimin e Tij)edhe kur të jenë të mbushur me frikë? Por, nuk ka dyshim se Zoti juaj është i Butë e Mëshirëplotë. -Ky është një kërcënim i hapur që u drejtohet mohuesve të së vërtetës dhe atyre që bëjnë poshtërsi, se Allahu mund t’i ndëshkojë pikërisht atëherë kur ata nuk e presin dhe pa e kuptuar fare. Këtë ndëshkim të beftë Allahu është i plotpushtetshëm që t’ua sjellë nga sipër ose nga poshtë tyre, ose me tërmete e rrëshqitje të tokës. Ai është i plotpushtetshëm që në çdo çast t’i godasë ata me një ndëshkim të ashpër, atëherë kur ata janë të angazhuar në punët e tyre e tërësisht të pavëmendshëm për ndëshkimin e Zotit. Por edhe nëse i frikësohen dhe marrin çdo masë për t’u ruajtur nga ky ndëshkim, kjo nuk u vlen aspak, sepse ata në asnjë gjendje nuk mund t’i shpëtojnë ndëshkimit të të Madhërishmit e të Plotpushtetshmit. Në dorën e Tij janë të gjitha krijesat dhe çdo çështje e tyre. Të gjithë i janë nënshtruar pushtetit të Tij, por Allahu i Madhëruar është shumë i Mëshirshëm dhe i Butë. Allahu është Mëshirëplotë, që nuk nxitohet të ndëshkojë gjynahqarët, por i afatizon ata, u jep shëndet, i furnizon dhe i ruan nga të këqijat. Ai vazhdon të përkujdeset për ta, kurse ata vazhdojnë të shpifin kundër Tij dhe t'u japin mundim të dashurve të Tij. Ata i rebelohen, kurse Ai ua mban hapur portën e pendimit dhe vazhdon me butësi e dashuri t’i ftojë që të largohen nga gjynahet dhe mosbindja, të cilat janë dëmtueset dhe cenueset më të mëdha të robit dhe mirëqënies së tij. Me mëshirën më të madhe, Allahu u premton atyre se, nëse largohen nga gjynahet, do t’u dhurojë prej mirësisë së Tij shumë e shumë më tepër se e mendojnë, do t’i nderojë e lartësojë ata duke ua falur dhe mbuluar të gjitha gjynahet që kanë bërë. Kështu, le t’i vijë turp kriminelit nga Zoti i tij i Gjithmëshirshëm. Le të turpërohet, kur sheh mirësitë e Zotit, që në çdo çast zbresin dhe e mbulojnë atë, kurse ai bën gjynahe, që ngjiten e i paraqiten Zotit. Le ta dijë se vërtet Zoti afatizon, por kurrë nuk harron dhe as nuk i shpërfill gjynahet. Le ta dijë gjynahqari se, po filloi Zoti të të dënojë, Ai është Ngadhnjimtar e i Plotpushtetshëm dhe e ka dënimin të dhembshëm. Prandaj, çdo i mençur le të nxitojë të pendohet tek Zoti, se Ai është Raufur-Rahim: Ai mëshiron shumë me butësinë e Tij dhe është Mëshirëplotë. Kjo rrugë është rruga e takua-së, rruga e devotshmërisë dhe nënshtrimit, për të punuar dhe jetuar çdo gjë që Ai e do dhe e pëlqen.

46

أَوْ يَأْخُذَهُمْ فِى تَقَلُّبِهِمْ فَمَا هُم بِمُعْجِزِينَ

ose që nuk do t’i dënojë ata në udhëtimet e tyre – ata nuk mund të shpëtojnë (nga dënimi) –

47

أَوْ يَأْخُذَهُمْ عَلَىٰ تَخَوُّفٍۢ فَإِنَّ رَبَّكُمْ لَرَءُوفٌۭ رَّحِيمٌ

ose (a janë të sigurtë ata) se nuk do t’i godas dënimi, duke qenë ata në frikë; me të vërtetë, Zoti juaj është i butë dhe i mëshirshëm.

48

أَوَلَمْ يَرَوْا۟ إِلَىٰ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَىْءٍۢ يَتَفَيَّؤُا۟ ظِلَٰلُهُۥ عَنِ ٱلْيَمِينِ وَٱلشَّمَآئِلِ سُجَّدًۭا لِّلَّهِ وَهُمْ دَٰخِرُونَ

A nuk po shohin at, se të gjitha ato që i ka krijuar Perëndia, hija e tyre anon djathtas e majtas, duke iu përulë Perëndisë, si dhe vet ata i nënshtrohen pushtetit të Perëndisë?

A nuk po shohin ata(mohuesit e Zotiti) se çdo gjë që e krijoi Allahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas, duke i bërë sexhde Allahut dhe duke qenë e përulur? -Ajeti flet për ata që janë në dyshim rreth njëshmërisë dhe madhështisë së Zotit dhe faktit se Ai është i plotë e pa mangësi. Ai i fton ata të meditojnë për këtë fakt, duke thënë: “A nuk e shohin ata se çdo gjë që ka krijuar Allahu e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas, duke i bërë sexhde Allahut dhe duke qenë e përulur?” Le të shohin të gjitha krijesat që Allahu ka krijuar në tokë. Le të shohin se si shtrihen hijet e tyre në tokë, majtas e djathtas. Të gjithë i bëjnë sexhde Allahut dhe i përulen madhështisë dhe pushtetit të Tij. Ata e bëjnë këtë dhe janë ashtu siç i përshkruan i Madhëruari, të nënshtruar e të përulur nën pushtetin, sundimin dhe administrimin e Tij gjithëpërfshirës. Të gjitha çështjet e tyre janë në dorën e Tij dhe askush nuk mund të dalë jashtë rregullit të Tij.

49

وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ مِن دَآبَّةٍۢ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ وَهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ

Perëndisë i bënë sexhde çdo gjallesë, në qiej dhe në Tokë, edhe engjëjt, dhe ata (engjëjt) nuk janë kryelartë:

Vetëm Allahut i bën sexhde çdo gjë që është në qiej e që është në tokë. Edhe melekët(i bëjnë sexhde)e ata nuk tregohen kryeneçë. -Të gjitha gjallesat, si ata që flasin e edhe ato që nuk flasin, i përulen madhështisë së Allahut. Edhe melekët, krijesat më të zgjedhura, të pastra e të mira, i bien Atij në sexhde. Allahu i përmend melekët veçmas për vetë mirësinë e pastërtinë e tyre, si dhe për adhurimet e shumta që ata i kushtojnë Atij. Duke i përshkruar ata, Allahu thotë: "...ata nuk tregohen kryeneçë." Ata nuk tregohen kurrë mendjemëdhenj apo të tregojnë vetëkënaqësi për adhurimet që i kushtojnë Allahut. Ata tregohen shumë të përulur dhe kryejnë adhurime të shumta dhe të pastra. Morali i tyre është i pakrahasueshëm dhe fuqia e tyre në ato adhurime është shumë e madhe. Të tillë janë adhuruesit e vërtetë të Zotit, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Mesihu nuk do të refuzonte kurrë të ishte rob dhe adhurues i Allahut, dhe as melekët më të zgjedhur.” [Nisa 172]. Në vijim vjen një tjetër përshkrim i tyre:

50

يَخَافُونَ رَبَّهُم مِّن فَوْقِهِمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ ۩

I druajnë Zotit të tyre, që ka pushtet mbi ta dhe punojnë atë që u urdhërohet.

Ata i frikësohen Zotit të tyre, që është mbi ta, dhe bëjnë gjithçka për të cilën urdhërohen. -Megjithëse ata tregojnë devotshmëri dhe frikërespekt për Zotin, që është sipër tyre, i Lartësuar i Plotë në pushtetin dhe cilësitë e Tij, ata janë të përunjur para pushtetit dhe mbretërimit të Tij, siç thotë Allahu: "... bëjnë gjithçka për të cilën urdhërohen." Çfarëdo urdhri që t’u japë Zoti i tyre, ata e zbatojnë me bindje e vullnet të lirë. Sexhdja që krijesat i bëjnë Zotit është dy llojesh:1. Sexhdja e detyruar. Kjo lloj sexhdeje është e përgjithshme, që bëhet nga çdo krijesë, besimtarë apo mohues qofshin, punëmirë apo punëkeq, flasin apo nuk flasin. Kjo përulje e përgjithëshme e çdo krijese për Allahun tregon se Ai është i plotë në çdo cilësi si dhe në sundimin e pushtetin e Tij.2. Sexhdja me vullnet të lirë. Kjo lloj sexhdeje ndaj Allahut realizohet vetëm nga më të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij besimtarë, qofshin melekë, njerëz apo xhindë, të cilët Ai i ka dalluar e përzgjedhur mbi të gjithë.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.