Muslim99Muslim99
← Tafsir library

16. An-Nahl

The Bee · Meccan · 128 ayahs

سُورَةُ النَّحۡلِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 1–10 of 128

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

أَتَىٰٓ أَمْرُ ٱللَّهِ فَلَا تَسْتَعْجِلُوهُ ۚ سُبْحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Urdhëri i Perëndisë, do të arrijë, andaj mos e nxitoni ju atë! Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar nga ajo që i bëjnë shok Atij.

Duke na treguar se ajo që Ai na ka premtuar është shumë pranë dhe patjetër do të ndodhë, Allahu i Lartësuar thotë:Erdhi(është afruar)urdhri i Allahut(kijameti). Pra mos e kërkoni ngutjen e tij! -Atij ka për t’i ardhur koha patjetër, dhe gjithçka që ka për të ndodhur është shumë afër. Juve mos t'ju duket aspak e largët ajo ditë.I Pastër(nga çdo mangësi)dhe i Lartësuar është Ai në krahasim me atë (idhujt) që ata i shoqërojnë. - Injorantët shpifin të pavërteta rreth Allahut të Lartësuar duke pretenduar se Ai ka partnerë që janë të barabartë në pushtetin dhe në krijimin e Tij. Ata shpifin dhe trillojnë se Zoti ka fëmijë dhe bashkëshorte. Ata gënjejnë duke thënë se ka ndonjë që është i barabartë me Allahun e Madhëruar në emrat, cilësitë dhe madhështinë e Tij. Të shumta janë trillimet e të paditurve, të cilat, sigurisht, nuk kanë bazë në fenë e Zotit dhe as në shpalljet e Tij. Të gjitha këto janë shpifje, që nuk i shkojnë madhështisë së Tij. Ato bien ndesh me faktin e padiskutueshëm se Zoti është i plotë dhe absolut në çdo aspekt dhe bien ndesh, gjithashtu, edhe me faktin se gjithmonë në shpalljet e Tij, Zoti e ka lartësuar dhe dëlirësuar Veten e Vet nga të tilla përshkrime, që ia mveshin armiqtë e Tij dhe të profetëve të Tij. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar përmend rëndësinë e besimit në Shpalljen që Ai ia ka zbritur të Dërguarit të Tij. Kjo Shpallje është e detyrueshme për t’u zbatuar. Është detyrë e çdo njeriu që të nënshtrohet për të jetuar sipas saj dhe për ta adhuruar Zotin e Lartësuar ashtu sikurse e ka sqaruar në të. Shpallja e mrekullueshme përshkruan, ndër të tjera, edhe cilësitë e plota të Allahut të Lartësuar. Në to, Ai prezanton veten e Tij me të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahu i Lartësuar thotë:

2

يُنَزِّلُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ بِٱلرُّوحِ مِنْ أَمْرِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦٓ أَنْ أَنذِرُوٓا۟ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱتَّقُونِ

Ai dërgon engjëjt me Shpallje, me dëshirën e Vet, kujt të dojë prej robërve të Tij: “Paralajmëroni se s’ka zot tjetër përveç Meje, dhe ruajuni ju prej kundërshtimit Tim!”

Me urdhrin e Tij ia zbret melekët me shpallje kujt të dojë nga robërit e vet(duke u thënë:)Paralajmëroni se nuk ka zot tjetër(që meriton adhurimin)përveç Meje, prandaj(vetëm)Mua të ma kini frikën. -I Madhëruari i zbret melekët me Shpalljen e Tij. Allahu i Lartësuar e ka quajtur Shpalljen "Er-Ruh" (Shpirt), sepse ajo i jep jetë shpirtit të krijesave dhe i udhëzon në rrugën e lumturisë në të dyja jetët. Allahu i Lartësuar thotë: "...ia zbret melekët me Shpallje atij robi të Vet që Ai dëshiron..." Pra, Shpalljen e Tij Allahu i Lartësuar ia jep atij që Ai dëshiron. Ai e di shumë mirë se kush është më i përshtatshmi dhe më i miri për një përgjegjësi të tillë. Ai i di ata që janë të aftë që ta mbajnë peshën e Shpalljes. Po ta shikosh me kujdes, thelbi i të gjitha shpalljeve që Allahu i Lartësuar u ka dhënë të dërguarve të Tij është: "Njoftojini njerëzit se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Meje dhe vetëm Mua të më druheni!" Të gjitha shpalljet e Zotit janë sjellë që njerëzit ta njohin Allahun e Lartësuar ashtu sikurse është Ai në të vërtetë, të Plotë, Absolut, të Pakrahasueshëm dhe të Pashembullt; ta njohin Atë si Një të vetëm në të gjitha cilësitë madhështore që Ai ka. Këto janë cilësi të uluhije-s, cilësi që e bëjnë Allahun të meritueshëm që të adhurohet si Një, i Vetëm dhe i Pashoq, duke e dashur me gjithë shpirt dhe duke iu përkushtuar përmes veprave që Ai i kërkon dhe i ka ligjëruar me Shpalljen e Tij. Këto cilësi madhështore të Allahut të Lartësuar, që tregojnë se është i vetmi që meriton adhurimin, janë pikërisht shkaku pse Allahu i Lartësuar ka shpallur librat e Tij dhe ka dërguar profetët e Tij. Ai i vendosi të gjitha ligjet (sherijatet) për të udhëzuar e mësuar njerëzit se si ta adhurojnë Atë. Allahu i mësoi se si ta përkryejnë adhurimin duke e njohur Atë përmes emrave dhe cilësive të Tij; i mësoi se si të nënshtrohen për të jetuar përmes Sheriatit të mrekullueshëm, që rregullon jetën dhe i jep lumturi njeriut në të dyja jetët. Pikërisht për të përhapur këtë ligj hyjnor, që përmban të tilla mesazhe madhështore e të mrekullueshme, Allahu i Lartësuar ka nxitur dhe ka ligjëruar luftën në rrugën e Tij. Ai ka premtuar shpërblim të madh për çdo përpjekje në luftën kundër atyre të cilët e kundërshtojnë të vërtetën dhe qëndrojnë si pengesë në përhapjen e kësaj drite, që i nxjerr njerëzit nga errësira për në dritën e besimit. Ndërsa armiqtë e së vërtetës e kundërshtojnë këtë të vërtetë dhe këtë dritë të Zotit dhe luftojnë kundër saj. Në Kur'an, Allahu i Lartësuar përmend shumë argumente dhe fakte që tregojnë vërtetësinë e asaj që Ai e solli përmes shpalljeve të Tij. Në ajetet në vijim, Allahu i Lartësuar tregon fakte dhe argumente të mrekullueshme, që tregojnë se Ai është Një dhe i vetmi që e meriton adhurimin dhe përkushtimin e krijesave.

3

خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ ۚ تَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Ai i krijoi qiejt dhe Tokën me mrekulli të madhe! Është i lartësuar (Perëndia) nga ajo që i bëjnë shok Atij!

Ai i krijoi qiejt e Tokën me një urtësi të madhe. -Kjo sure quhet ndryshe "Surja e Mirësive", domethënë, surja që përmend mirësitë e Allahut të Lartësuar. Quhet kështu sepse Allahu i Lartësuar përmend në fillim të saj mirësitë themelore, mes të cilave jetojnë krijesat në këtë botë. Ndërsa në fund të saj, Allahu i Madhëruar përmend veprat, fjalët e mira dhe adhurimet, të cilat shërbejnë si plotësim i këtyre mirësive. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na njofton se Ai ka krijuar qiejt dhe tokën me një urtësi të madhe. Por, cila është kjo urtësi madhështore? Allahu i Lartësuar i krijoi qiejt dhe tokën që njerëzit, përmes madhështisë së këtij krijimi, të argumentojnë për madhështinë e Krijuesit, ta madhërojnë Atë që i krijoi ato në mënyrë të përkryer. Allahu i Madhëruar e përkreu krijimin e Tij, për ta kuptuar mirë se Ai që i krijoi ka cilësitë më të plota dhe absolute. Le ta kuptojnë robërit se Allahu i Lartësuar i krijoi qiejt dhe tokën që të jenë vendqëndrimi i tyre i përkohshëm, ku ta adhurojnë Atë si Një të vetëm. Në jetën e kësaj dynjaje, ata duhet ta adhurojnë Allahun e Lartësuar përmes zbatimit të ligjit të Tij dhe të urdhërimeve, të cilat Ai i ka caktuar me ligjin e Tij dhe përmes gjuhës së profetëve të Tij. Të mençurit kurrë nuk kërkojnë t’i afrohen Allahut me adhurime që Ai nuk i ka ligjëruar, ashtu sikurse bëjnë idhujtarët, të cilët pretendojnë se e adhurojnë Atë, por në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse trillojnë mashtrime kundër Tij. Prandaj dhe Allahu i Lartësuar në vijim e dëlirëson Veten e Tij nga shokvënia e adhurimet e shpikura të idhujtarëve, kur thotë:I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ata (idhujtarët)i shoqërojnë! -U lartësoftë e u dëlirësoftë Allahu i Madhëruar! I pastër qoftë Ai nga idhujtaria, që trillojnë idhujtarët! Allahu i Lartësuar është i vetmi i Adhuruar i vërtetë dhe me meritë. Askush nuk meriton të adhurohet veç Tij. Askush, përveç Allahut të Lartësuar, nuk e meriton që t'ia përkushtosh adhurimin dhe fenë, bindjen, nënshtrimin dhe përulësinë e plotë. Pasi foli për krijimin e qiejve dhe të Tokës, i Madhëruari përmend krijimin e gjithçkaje që ekziston mes tyre. Vëreni me kujdes! Ai e nis me gjënë më të shtrenjtë mes qiellit dhe tokës, që është pikërisht njeriu:

4

خَلَقَ ٱلْإِنسَٰنَ مِن نُّطْفَةٍۢ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٌۭ مُّبِينٌۭ

Ai e ka krijuar njeriun prej embrionit të farës, e ai (njeriu) përnjëherësh – kundërshtar i hapët!

Ai e krijoi njeriun prej një pike(fare) dhe ja, ai(njeriu) kthehet në një kundërshtar të hapët. - Allahu i Lartësuar përkujdeset në mënyrë të vazhdueshme për këtë krijesë të vogël, që e fillon jetën aq e dobët dhe aq e brishtë. Ai përkujdeset, e trajton atë dhe e ushqen, e zhvillon dhe e rrit derisa ai krijohet një njeri i plotë, në të gjitha organet, të dukshme dhe të fshehura. Allahu i Lartësuar e krijon njeriun dhe e pajis me mirësi të mëdha e të panumërta. Por, fatkeqësisht, njeriu, pasi plotësohet, fillon dhe e shikon veten të pavarur nga Zoti. Ai e shpërfill faktin se është Allahu i Lartësuar Ai që ia ka dhuruar, me bujarinë dhe përkujdesin e Tij, gjithçka që ka. Njeriu mburret e tregohet arrogant. Pastaj ai e kundërshton të vërtetën dhe bëhet armiku i saj. Allahu i Lartësuar thotë: "...ai kthehet në kundërshtar të hapur." Kjo kuptohet me dy mënyra: Sipas kuptimit të parë, njeriu bëhet kundërshtar i Zotit të Tij, duke e mohuar Allahun e Lartësuar, duke mos e besuar Atë, duke polemizuar kundër profetëve të Tij dhe duke i mohuar dhe i konsideruar gënjeshtra ajetet dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar. Ky njeri bëhet kundërshtar i Zotit dhe e harron krijimin e Tij të parë, harron mirësitë e shumta që i ka falur Allahu i Lartësuar dhe harron i mjeri që janë pikërisht këto mirësi të cilat ai po i përdor për të mos iu bindur Allahut të Lartësuar dhe për t’u treguar i panënshtruar dhe mospërfillës ndaj urdhëresave të Tij. Ky është njëri kuptim. Sipas kuptimit të dytë, Allahu i Lartësuar na tregon për aftësitë që i ka dhënë njeriut për të polemizuar dhe kundërshtuar. Ai e fillon krijimin e njeriut nga një pikë e vetme fare, pastaj e vazhdon duke e zhvendosur atë nga një nivel në tjetërin, nga një fazë në tjetrën. Kështu vazhdon, derisa ai rritet dhe zhvillohet dhe bëhet njeri që arsyeton dhe filozofon. Është Zoti i Lartësuar Ai që i dhuron mendje dhe arsye të fortë, me të cilën njeriu fillon të polemizojë dhe të kundërshtojë. Domethënë, të arsyetuarit është një aftësi që vetë Allahu i Lartësuar ia ka mundësuar njeriut, prandaj dhe njeriu duhet që ta falënderojë Allahun e Lartësuar për këtë mundësi të mrekullueshme që Ai ia ka dhuruar. Njeriut i është mundësuar që ta mbrojë mendimin e tij, të arsyetojë dhe të argumentojë, dhe të gjitha këto janë veçse mirësi nga Allahu i Lartësuar. Asnjë njeri nuk do të arrinte me forcën e vet dhe me aftësitë e tij të tilla nivele. Është Allahu i Lartësuar që e mëson dhe përkujdeset për njeriun, duke e zhvilluar dhe edukuar atë, me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Për këto arsye, njeriu duhet të jetë mirënjohës për këto mirësi që ia ka dhënë Zoti, duke i vënë ato në shërbim të besimit dhe të adhurimit të Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend krijesa të tjera, që Ai i ka krijuar mes qiejve dhe Tokës:

5

وَٱلْأَنْعَٰمَ خَلَقَهَا ۗ لَكُمْ فِيهَا دِفْءٌۭ وَمَنَٰفِعُ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ

Dhe shtazët i krijoi Ai për ju; me to – ju ngroheni (nga prodhimet e tyre), e keni edhe dobi të tjera, dhe me to – më së shumti ushqeheni;

Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. -Allahu i Lartësuar i krijoi thjesht për ju, si bamirësi dhe lehtësime për ju. Njerëzit përfitojnë shumë nga këto kafshë, si:Nëpërmjet tyre ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera dhe prej tyre ushqeheni. -Me leshin, gëzofin, pendët apo lëkurat e tyre, ju siguroni rroba, shtroje dhe strehim. Ju keni mundësi që të ngroheni, duke u veshur me to. Kjo mirësi që Zoti i Lartësuar na i kujton në këtë ajet është prej krijimeve të Tij të mrekullueshme. Allahu i Lartësuar përmend mirësi tjetër të bagëtive dhe të kafshëve, duke thënë: "... dhe dobi të tjera, gjithashtu edhe ushqeheni." Pra, kafshët kanë edhe mirësi të tjera.

6

وَلَكُمْ فِيهَا جَمَالٌ حِينَ تُرِيحُونَ وَحِينَ تَسْرَحُونَ

dhe ju në to – keni hijeshi kur i ktheni nga kullosa dhe kur i qitni në kullosë,

Ju shihni pamje të bukura kur i ktheni ato në mbrëmje(nga kullota)dhe kur i lëshoni në mëngjes(për në kullotë). -Kur i nxirrni në kullotë dhe i shikoni, ndieni kënaqësi. Në momentet kur ato qetësohen dhe çlodhen, ju përsëri i shikoni dhe ndieni kënaqësi. Edhe kur i shikoni të lëvizin dhe të kullotin në mirësitë e Allahut të Lartësuar, ju ndieni kënaqësi. Të gjitha këto pamje i sjellin robit kënaqësi, e kjo është pikërisht prej mirësisë së Allahut të Madhëruar. Në gjithë këto mirësi nuk janë kafshët ato që përfitojnë, por jeni ju që përfitoni dhe zbukuroni jetën tuaj me to. Po kështu zbukuroni rrobat tuaja, vishni e ushqeni fëmijët tuaj dhe shtoni pasurinë tuaj. Madje, ju lëvdoheni për këto pasuri që ju ka dhënë Allahu i Lartësuar.

7

وَتَحْمِلُ أَثْقَالَكُمْ إِلَىٰ بَلَدٍۢ لَّمْ تَكُونُوا۟ بَٰلِغِيهِ إِلَّا بِشِقِّ ٱلْأَنفُسِ ۚ إِنَّ رَبَّكُمْ لَرَءُوفٌۭ رَّحِيمٌۭ

dhe ato na transportojnë barrët tuaja në një vendbanim deri te i cili ju do të arrinit me mundim të madh; me të vërtetë, Zoti juaj është i butë dhe i mëshirshëm –

Ato bartin ngarkesat tuaja(të rënda)në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. -Ato mbajnë pesha të rënda, madje ju mbajnë edhe juve së bashku me peshat e rënda. Ato bartin ngarkesat tuaja në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. Allahu i Lartësuar i ka nënshtruar ato në mënyrë të tillë që, me gjithë këto vështirësi dhe pesha të rënda, t'ju transportojnë në vende të largëta, që ju të mos lodheni dhe të mos ndieni vështirësi në arritjen e mirësive të kësaj bote. Disa ju i përdorni si kafshë shpine për të hipur vetë dhe disa Allahu i Lartësuar jua krijoi në mënyrë të atillë që të ngarkoni pesha të rënda e për të shkuar në vende të largëta dhe të vështira për t’u arritur.Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe Mëshirëplotë. - Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm dhe i butë, që ju lehtëson ato gjëra për të cilat keni nevojë të domosdoshme. Prandaj, vetëm Atij i takon lavdia dhe të gjitha lavdërimet, ashtu sikurse i shkon madhështisë së Tij, madhështisë së pushtetit të tij dhe gjerësisë së bujarisë së Tij.

8

وَٱلْخَيْلَ وَٱلْبِغَالَ وَٱلْحَمِيرَ لِتَرْكَبُوهَا وَزِينَةًۭ ۚ وَيَخْلُقُ مَا لَا تَعْلَمُونَ

(Krijoi) edhe kuajt, mushkt dhe gomarët, për t’i shaluar ju, dhe për zbukurim, e krijon (Perëndia) edhe ato që nuk i dini ju.

Edhe kuajt, mushkat dhe gomarët i krijoi që ti përdorni si kafshë bare dhe si zbukurim. -Ne ua bëmë të lehtë që kafshët t’i përdorni për këto qëllime. Ndonjëherë ju i përdorni si kafshë shpine dhe ndonjëherë si kafshë që i mbani për bukuri dhe për kënaqësinë tuaj. Nuk është thënë: “kafshë si ushqim”, sepse mishi i mushkave dhe gomerëve është i ndaluar të hahet, e po kështu edhe i kuajve në të shumtën e rasteve. Këto janë kafshë që, përgjithësisht, nuk përdoren si ushqim për të ngrënë. Madje është e ndaluar që ato të theren, me qëllim që të mos shfarosen. Në dy Sahih-ët shënohet se Profeti (a.s) ka lejuar që të theren ndonjëherë kuajt, por sikurse u përmend më sipër, nuk duhet që kjo të përhapet në masë, por të ndodhë vetëm në rastet kur është e nevojshme, sepse ato shërbejnë kryesisht si kafshë shpine dhe transporti. Allahu i Lartësuar thotë më pas:Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini. -Zoti do të krijojë mjete, që ju do të mund t’i përdorni pas zbritjes së Kur'anit. Ky është paralajmërim për të gjitha ato mjete të së ardhmes, që do të jenë në shërbim të njeriut. Ai përfshin të gjitha mjetet e udhëtimit në tokë, në det apo në ajër, që njerëzit i përdorin për nevojat e tyre. Allahu i Lartësuar nuk i ka përmendur në mënyrë konkrete, por i ka përgjithësuar, duke përfshirë të gjitha llojet e mjeteve të transportit. Pra, të gjitha ato janë nga bujaria e Zotit të Lartësuar ndaj njerëzimit. Allahu i Lartësuar përmend konkretisht dhe me emër pikërisht ato mjete që njihnin njerëzit e periudhës kur zbriti Kur'ani, që ata të mendonin për të ngjashmet e tyre. Nëse Allahu i Lartësuar do të përmendte konkretisht mjetet e së ardhmes, do të shkaktonte keqkuptime dhe nuk do të kishin dobi. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar përmendi bazën e këtyre mirësive, që përfshin gjithçka që njerëzit e njohin ose jo. Po kështu, Allahu i Lartësuar kur flet për Xhenetin, përmend disa mirësi të tij, të cilat kanë shembull në jetën e kësaj bote, në mënyrë që njeriu të arrijë të konceptojë bukuritë e tij duke i krahasuar me ato të jetës së këtushme. Për shembull, në Kur'an përmenden hurmat, rrushi, shega dhe gjërat më të bukura, të cilat ne i njohim në këtë jetë: "Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy Xhenete. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Plot pemë, që bëjnë hije. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ata (banorët e Xhenetit) do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur, dhe frutat e pemëve të të dy Xheneteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ato janë si rubinët e koralet...." [Rahman 46 – 58]. Po kështu janë përmendur mjetet e transportit që përdoreshin atëherë, sikurse janë kuajt, mushkat, gomarët, devetë dhe anijet. Ndërsa, për sa u përket …

9

وَعَلَى ٱللَّهِ قَصْدُ ٱلسَّبِيلِ وَمِنْهَا جَآئِرٌۭ ۚ وَلَوْ شَآءَ لَهَدَىٰكُمْ أَجْمَعِينَ

E Perëndia është që t’ju tregojë rrugën e drejtë, e ka prej tyre edhe të shtrembëra, e sikur të donte Perëndia do t’i udhëzonte të gjithë (në rrugë të drejtë).

Udhëzimi për në Rrugën e Drejtë është në dorë të Allahut. Por ka edhe rrugë devijuese(nga e Vërteta). -Rruga e drejtë është në dorën e Allahut të Lartësuar. Ajo është rruga më e shkurtër dhe më e afërt për të arritur tek Allahu i Lartësuar. Kjo rrugë është ajo të cilën Allahu i Lartësuar e ka sjellë përmes Shpalljes dhe profetëve të tij. Prandaj njerëzit, ashtu sikurse zgjedhin në këtë botë rrugët më të drejta, më të shkurtra e më të lehta, pikërisht kështu duhet të zgjedhin dhe rrugën drejt Allahut të Lartësuar, që është rruga më e shkurtër, më e drejtë dhe më e thjeshtë. Ndërsa rrugët e shtrembra, për sa i përket besimit në Zot, punëve që duhet të kryejmë dhe mënyrës së si duhet ta adhurojmë Zotin e Lartësuar, janë të gjitha ato që bien ndesh me rrugën e drejtë. Ato rrugë nuk të çojnë tek Allahu i Lartësuar, por të largojnë prej Tij dhe të çojnë në vendin e vuajtjes dhe dëshpërimit. Të udhëzuarit nga Allahu i Lartësuar janë ata që e pranojnë dritën dhe udhëzimin e sjellë prej Tij përmes profetëve dhe shpalljeve. Ata ndjekin rrugën e drejtë, me lejen dhe vullnetin e Zotit të tyre, me ndihmën dhe bujarinë e Tij. Ndërsa ata të cilët e shpërfillin dritën dhe udhëzimin e Zotit të Lartësuar, ata nuk zgjedhin rrugën e shkurtër dhe të drejtë, që të ofron lumturi në të dyja jetët, por ndjekin rrugën e devijuar dhe shkojnë drejt dëshpërimit dhe shkatërrimit. Është Allahu i Lartësuar që udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai do dhe e lë në humbje atë që Ai do, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Allahu i Lartësuar i di më mirë ata që meritojnë udhëzimin, prandaj thotë:Sikur të kishte dashur Ai, do t’ju kishte udhëzuar që të gjithëve. -Porse Allahu i Lartësuar udhëzon me bujarinë, bamirësinë e Tij disa dhe lë në humbje disa të tjerë, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij.

10

هُوَ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ ۖ لَّكُم مِّنْهُ شَرَابٌۭ وَمِنْهُ شَجَرٌۭ فِيهِ تُسِيمُونَ

Ai lëshon ujët nga qielli, të cilin ju e pini, dhe me te rriten bimët, ku i kullotni (kafshët tuaja).

Ai zbriti për ju ujë nga qielli. Prej tij keni për të pirë dhe prej tij ujitet bimësia, ku kullotni bagëtinë. Me atë (shiun)mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, vreshtat dhe nga të gjitha llojet e frutave. Në të gjitha këto ka Argumente për njerëzit që meditojnë. -Këto argumente vlejnë për ata që meditojnë thellë rreth tyre dhe kuptojnë pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar. Me mëshirën dhe fuqinë e Tij, Zoti zbret ujë nga retë. Me këtë ujë shuajnë etjen njerëzit dhe kafshët e tyre. Po me këtë ujë, njerëzit vaditin të mbjellat e tyre, prej të cilave marrin shumë prodhime.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.