Muslim99Muslim99
← Tafsir library

16. An-Nahl

The Bee · Meccan · 128 ayahs

سُورَةُ النَّحۡلِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 11–20 of 128

11

يُنۢبِتُ لَكُم بِهِ ٱلزَّرْعَ وَٱلزَّيْتُونَ وَٱلنَّخِيلَ وَٱلْأَعْنَٰبَ وَمِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَةًۭ لِّقَوْمٍۢ يَتَفَكَّرُونَ

Me atë (ujin) kultivohen të lashtat: ullinjt, palmet, rrushi dhe prej fruteve tjera të llojllojshme – kjo është, me të vërtetë, argument për njerëzit që kuptojnë.

Ai zbriti për ju ujë nga qielli. Prej tij keni për të pirë dhe prej tij ujitet bimësia, ku kullotni bagëtinë. Me atë (shiun)mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, vreshtat dhe nga të gjitha llojet e frutave. Në të gjitha këto ka Argumente për njerëzit që meditojnë. -Këto argumente vlejnë për ata që meditojnë thellë rreth tyre dhe kuptojnë pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar. Me mëshirën dhe fuqinë e Tij, Zoti zbret ujë nga retë. Me këtë ujë shuajnë etjen njerëzit dhe kafshët e tyre. Po me këtë ujë, njerëzit vaditin të mbjellat e tyre, prej të cilave marrin shumë prodhime.

12

وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ وَٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ ۖ وَٱلنُّجُومُ مُسَخَّرَٰتٌۢ بِأَمْرِهِۦٓ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يَعْقِلُونَ

Ai ka bërë që ta shfrytëzoni ju natën dhe ditën dhe Diellin e Hënën. Edhe yjet i janë nënshtruar urdhërit të Tij. Me të vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit që mendojnë.

Ai i nënshtroi për ju natën dhe ditën, diellin dhe hënën. Edhe yjet janë nënshtruar me urdhrin e Tij. -Allahu i Madhëruar i nënshtroi këto për të mirën tuaj. Ju keni nevojë të domosdoshme për këto mirësi. Gjatë natës, ju flini gjumë dhe rehatoheni, ndërsa gjatë ditës ju shpërndaheni në tokë, për të siguruar jetesën dhe mirësitë për fenë dhe për dynjanë tuaj. Prej diellit dhe hënës ju përfitoni ngrohje dhe dritë, prej të cilave rritet bimësia. Me nxehtësinë e diellit ju thani prodhimet, për t’i ruajtur gjatë. Dielli largon të ftohtin, që dëmton tokën dhe trupin. Dielli dhe hëna kanë shumë mirësi, që janë domosdoshmëri për jetën. Përveç kësaj, dielli dhe hëna, së bashku me yjet në qiell, janë zbukurim i qiellit dhe shërbejnë si orientues për udhëtarët në tokë dhe në det. Ato shërbejnë edhe për përcaktimin dhe llogaritjen e kohës. Me bukurinë, hijeshinë dhe rregullsinë e tyre në qiell, ato janë treguese për madhështinë, pushtetin, diturinë dhe urtësinë e Allahut të Madhëruar:Vërtet, në këto ka Argumente për njerëzit që mendojnë. -Për ata që kanë logjikë, urtësi dhe mendje të kthjellët, që e përdorin për të medituar thellë. Zoti e pajisi njeriun me mendje, që ai të meditojë thellë për atë që sheh dhe dëgjon. Këtu, pra, nuk bëhet fjalë për të pavëmendshmit, të cilët shohin thjesht si kafshët, që nuk kanë logjikë për të medituar.

13

وَمَا ذَرَأَ لَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ مُخْتَلِفًا أَلْوَٰنُهُۥٓ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَةًۭ لِّقَوْمٍۢ يَذَّكَّرُونَ

(Dhe ka nënshtruar) për ju atë që ka krijuar në Tokë, llojet e të cilave janë të ndryshme. Me të vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit që këshillohen.

Edhe në ato (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.)që Ai krijoi në tokë me ngjyra të ndryshme, ka fakte për njerëzit që kujtojnë (mirësitë e Zotit). -Allahu i Madhëruar ka krijuar dhe shpërndarë nëpër tokë kafshë, bimë, pemë dhe gjallesa me ngjyra të ndryshme dhe me shumë dobi. Të gjitha ato janë shenja treguese për pushtetin e plotë të Allahut të Madhëruar, për bamirësinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe për bujarinë e Tij të gjerë. Ato tregojnë se Ai është i vetmi që meriton të adhurohet dhe t’i përkushtohen të gjitha adhurimet si Një, i Vetëm dhe i Pashoq. Por këto shenja u vlejnë veçse asaj kategorie njerëzish, për të cilët Zoti thotë: "...për njerëzit që kujtojnë." Pra, për ata të cilët sjellin ndër mend gjithçka që u bën dobi. Ata përsiaten thellë për atë që Allahu i Lartësuar i fton dhe i nxit që të meditojnë. Ata i kujtojnë vetes se për çfarë janë argument këto shenja të mëdha të Allahut të Lartësuar dhe çfarë tregojnë ato.

14

وَهُوَ ٱلَّذِى سَخَّرَ ٱلْبَحْرَ لِتَأْكُلُوا۟ مِنْهُ لَحْمًۭا طَرِيًّۭا وَتَسْتَخْرِجُوا۟ مِنْهُ حِلْيَةًۭ تَلْبَسُونَهَا وَتَرَى ٱلْفُلْكَ مَوَاخِرَ فِيهِ وَلِتَبْتَغُوا۟ مِن فَضْلِهِۦ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

Dhe Ai është që e ka bërë të mundshëm shfrytëzimin e detit, për të ngrënë ju nga ai mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stoli që i vishni. – Ti sheh se si anijet e çajnë atë (detin) – për të kërkuar nga dhuratat e Tij (Perëndisë) dhe që të bëheni ju falenderues.

Është Ai që e nënshtroi detin... - Allahu është Një, i Vetëm dhe i Pashoq në të gjitha mirësitë që i ka dhuruar krijesave. Ai e ka nënshtruar detin dhe e ka bërë atë të përshtatshëm, që ju të përfitoni prej tij dobi të shumta. Kështu:... që ju të hani prej(gjallesave të)tij mish të freskët... - Të nxirrni prej tij peshq dhe t’i hani.... e të nxirrni nga ai stoli të shumta që ju i mbani. -Ju zbukuroheni dhe hijeshoheni me to.Ju i shihni anijet si çajnë (lundrojnë) nëpër të, që të kërkoni nga begatitë e Tij... -I sheh anijet dhe çdo mjet tjetër lundrues, që çajnë dallgët e mëdha për të lëvizur nga një kontinent në tjetrin, duke mbartur mbi vete udhëtarët dhe mallrat e tyre, duke kërkuar mirësitë e Allahut të Lartësuar. Është Allahu i Lartësuar Ai që i nënshtroi këto krijesa të Tij për dobinë tuaj, por edhe për një qëllim tjetër shumë të rëndësishëm:... dhe të jeni falënderues(për Zotin). - Që të jeni mirënjohës ndaj Atij që i nënshtroi, i lehtësoi dhe i bëri të përshtatshme për ju, që ta lavdëroni Allahun e Lartësuar, që ju dhuroi këto mirësi. Allahut i qoftë e plotë lavdia, mirënjohja dhe përlëvdimet! Ai u dhuron robërve mirësi, shumë e shumë më tepër sesa ata kërkojnë dhe shpresojnë. Ai u jep atyre nga çdo gjë që i kërkojnë. Sigurisht që ne nuk mund ta përlëvdojmë Atë ashtu sikurse e meriton. Prandaj, qoftë i lavdëruar dhe përlëvduar Ai, ashtu sikuse e ka lëvduar dhe përlëvduar Veten e Vet!

15

وَأَلْقَىٰ فِى ٱلْأَرْضِ رَوَٰسِىَ أَن تَمِيدَ بِكُمْ وَأَنْهَٰرًۭا وَسُبُلًۭا لَّعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ

Ai në Tokë ka krijuar male të palëvizshme, për të mos ju luhatuar ato juve, e ka krijuar edhe lumenj në rrugë për të arritur ku keni synuar,

Dhe vuri në tokë male, që ajo të mos lëkundet me ju, dhe bëri lumenj e rrugë, që të mund të orientoheni. -Për dobinë e krijesave, Allahu i Lartësuar vendosi në tokë malet madhështore, që toka të jetë e qëndrueshme dhe njerëzit të kenë mundësi që të mbjellin, të ndërtojnë dhe të udhëtojnë nëpër të. Gjithashtu, prej mëshirës së Tij të madhe, Allahu i Lartësuar vuri lumenjtë, të cilët burojnë diku larg dhe kalojnë nëpër toka të ndryshme, të cilat kanë nevojë për t’u ujitur. Kështu ujiten tokat, të mbjellat dhe pijnë kafshët e gjallesat. Ka lumenj që rrjedhin mbi sipërfaqen e tokës, por ka edhe lumenj që rrjedhin në brendësi të saj. Njerëzit e nxjerrin ujin prej tyre duke gërmuar sipas mënyrave që Allahu i Lartësuar ua ka lehtësuar dhe i ka mësuar. Gjithashtu, me mëshirën e Tij, Allahu i Lartësuar vendosi në tokë rrugë, nëpër të cilat njerëzit udhëtojnë për të kërkuar mirësitë e Tij.

16

وَعَلَٰمَٰتٍۢ ۚ وَبِٱلنَّجْمِ هُمْ يَهْتَدُونَ

dhe (ka krijuar) tregues të rrugëve, si dhe orientimin e njerëzve me anë të yjeve.

Vuri edhe shenja të shumta; me anën e yjeve, ata orientohen. -Ti e sheh tokën të mbushr plot male e kodra të lidhura varg me njëra tjetërën, por Allahu i Lartësuar ka bërë mes tyre hapësira dhe vendkalime, që njerëzit të mund të kalojnë për kërkimin e mirësive.

17

أَفَمَن يَخْلُقُ كَمَن لَّا يَخْلُقُ ۗ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Prandaj, a është njësoj si ai që krijon – e si ai që nuk krijon?! A nuk po kuptoni?

Pasi përmendi krijesat madhështore, me të cilat begatoi njerëzit, Allahu i Madhëruar na kujton faktin se Atij nuk i përngjan asgjë dhe asgjë nuk mund të jetë e barabartë apo e përafërt me të:Atëherë, a është njëlloj Ai që krijon si ai që nuk krijon? –A është njëlloj Ai që i ka krijuar të gjitha krijesat dhe vepron gjithçka që dëshiron, me atë që nuk është në gjendje të krijojë asgjë, sado e vogël qoftë?A nuk po kujtoni? –A nuk kujtoheni për këtë fakt dhe të bindeni plotësisht se Ai që është i vetëm dhe absolut në fuqinë për të krijuar, pikërisht Ai është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave, me të gjitha llojet e tij? Ashtu sikurse Ai është i vetëm dhe i pashoq në fuqinë për të krijuar, në përkujdesin për krijesat dhe rregullimin e çështjeve të tyre, po ashtu Ai është i vetëm në meritën e adhurimit, prandaj vetëm Atij duhet t'i dedikohen të gjitha përkushtimet. Ai ju bëri ju të ekzistoni dhe po kështu gjithçka tjetër që ekziston, dhe askush nuk mori pjesë me Të në këtë krijim. Prandaj mos bëni asgjë të barabartë me Të dhe t’u përkushtoheni me adhurime, por përkushtojani me sinqeritet të gjitha adhurimet vetëm Allahut!

18

وَإِن تَعُدُّوا۟ نِعْمَةَ ٱللَّهِ لَا تُحْصُوهَآ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَغَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

E, nëse ju doni t’i numëroni dhuntitë e Perëndisë, atëherë nuk do të mund t’i numëroni. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues,

Edhe nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato. -Edhe nëse do të përpiqeshit që thjesht t’i numëroni mirësitë e Allahut, ju nuk do të mundeshit ta bënit gjithçka të tillë, e aq më pak të tregonit mirënjohjen për to, sepse mirësitë e dukshme dhe të padukshme të Allahut të Lartësuar janë shumë më të mëdha, madje të pakufishme. Ato janë edhe më të shumta sesa frymëmarrja e krijesave. Ndërsa mirësitë që krijesat nuk i njohin dhe nuk dinë për to, apo fatkeqësitë që Allahu i Lartësuar i largon prej tyre, me përkujdesin dhe mëshirën e Tij, janë shumë më të mëdha, që të mund të përllogariten dhe të përfshihen nga dituria e njerëzve.Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ai kënaqet prej jush edhe me mirënjohjet tuaja të pakta dhe ato vepra të mangëta, që asnjëherë nuk mund të qëndrojnë dot përballë mirësive të Tij të shumta.

19

وَٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا تُسِرُّونَ وَمَا تُعْلِنُونَ

Perëndia di atë që ju e fshihni, dhe atë që e shfaqni haptazi.

Allahu di gjithçka që ju e fshihni dhe gjithçka që ju e shfaqni haptazi. -Mirësia e Allahut është e gjerë, Bamirësia e Tij është e pakufishme, dhe Falja e Tij është gjithëpërfshirëse. Po kështu është edhe dituria e Tij. Ai ka përfshirë gjithçka në diturinë e Tij. Ndërsa idhujt që adhurohen veç Tij, nuk janë të tillë. Ata janë të varfër, të dobët e të papushtetshëm.

20

وَٱلَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَخْلُقُونَ شَيْـًۭٔا وَهُمْ يُخْلَقُونَ

E, ata që adhurojnë, pos Perëndisë – nuk krijojnë asgjë; ata vetë janë të krijuar;

Idhujt që ata i adhurojnë veç Allahut, nuk mund të krijojnë asgjë sepse edhe vetë ata janë të krijuar. - Ata as nuk mund të krijojnë gjë, as të vogël, as të madhe, sepse edhe vetë janë të krijuar. Si mund të krijojnë diçka, ndërkohë që vetë janë nevojtarë për Zotin dhe ekzistojnë veçse me dëshirën e Tij? Përveç kësaj, ata nuk kanë cilësitë e plota që ka Zoti, si dituria absolute, pushteti etj. Ata janë ashtu, sikurse thotë Allahu i Madhëruar:

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.