Muslim99Muslim99
← Tafsir library

16. An-Nahl

The Bee · Meccan · 128 ayahs

سُورَةُ النَّحۡلِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 121–128 of 128

121

شَاكِرًۭا لِّأَنْعُمِهِ ۚ ٱجْتَبَىٰهُ وَهَدَىٰهُ إِلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ

ishte falenderues ndaj dhuntive të Tij (Perëndisë). Perëndia e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë,

Ai ishte mirënjohës për të mirat e Tij(e Allahut). Allahu e dalloi atë(si profet)dhe e udhëzoi në Rrugën e Drejtë. -Ibrahimi ishte mirënjohës për mirësitë e Zotit. Allahu i Madhëruar i dhuroi atij të mira në këtë botë, qofshin ato të shfaqura apo të fshehta. Ai u përkushtua të ishte gjithnjë mirënjohës ndaj Zotit. Për të gjitha këto cilësi të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar e zgjodhi atë dhe e dalloi mbi të gjithë, duke e bërë prej më të afërmve të Tij. Allahu e dalloi duke i falur dashurinë më të madhe që mund t’i falë ndonjë krijese: atë që quhet el hul-letu, që është grada më e lartë e dashurisë. Allahu i Madhëruar e udhëzoi Ibrahimin (a.s.) në rrugën e drejtë, duke i dhuruar dituri të saktë dhe të vërtetë dhe duke i dhënë forcë e inspirim të bënte vepra të mira e të sinqerta sipas asaj diturie. Ai ia mësoi të vërtetën dhe e bëri që t’i japë përparësi të vërtetës mbi çdo gjë tjetër.

An-Nahl 16:121Listen in Qur'an →
122

وَءَاتَيْنَٰهُ فِى ٱلدُّنْيَا حَسَنَةًۭ ۖ وَإِنَّهُۥ فِى ٱلْءَاخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

dhe Ne, i kemi dhënë atij të mira në këtë botë, e në botën tjetër, me të vërtetë – do të jetë nga të mirët.

Ne e bekuam atë me shumë të mira në këtë botë dhe në Botën Tjetër ai është me më të mirët. -Në këtë jetë, Zoti i dhuroi pasuri me bollëk, një grua të bukur, të pastër e besnike, fëmijët e pasardhrës të mirë e punëmbarë, me moral të lartë. Ndërsa në ahiret, ai është me më të mirët, të cilëve do t’u jepen gradat më të larta dhe do të jenë pranë Allahut të Madhëruar.

An-Nahl 16:122Listen in Qur'an →
123

ثُمَّ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ أَنِ ٱتَّبِعْ مِلَّةَ إِبْرَٰهِيمَ حَنِيفًۭا ۖ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Pastaj ty të kemi porositur: “Paso fenë e Ibrahimit – të prirur kah e mira!” Ai nuk ka qenë prej idhujtarëve.

Prandaj, Ne të shpallëm ty “Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit! Ai nuk ka qenë kurrë prej idhujtarëve.” -Ndër mirësitë më të mëdha që iu dhurua Ibrahimit (a.s.) është edhe fakti që Allahu i Madhëruar i shpalli më të mirit të krijesave, Muhamedit a.s, që të pasonte fenë dhe besimin e pastër të Ibrahimit, duke e marrë atë si shembull për veten dhe për popullin e tij.

An-Nahl 16:123Listen in Qur'an →
124

إِنَّمَا جُعِلَ ٱلسَّبْتُ عَلَى ٱلَّذِينَ ٱخْتَلَفُوا۟ فِيهِ ۚ وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَحْكُمُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ

(Kremtja) e ditës së shtunë, është urdhëruar për ata, të cilët janë përçarë për këtë. Dhe, me të vërtetë, Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kijametit, për atë që nuk pajtoheshin ata.

Rregulli i së shtunës (Sabathit) iu bë detyrë vetëm atyre që ranë në kundërshtime. Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Gjykimit për çështjet që ata kundërshtoheshin. -Respektimi i sabathit, ose i rregullave të së shtunës, u bë detyrë për ata që kishin patur kundërshtime kundër profetëve të tyre dhe kishin humbur rrugën, domethënë, për judejtë, të cilët u shmangën nga e vërteta. Për shkak të kundërshtimeve ndaj urdhëresave, ata u privuan nga mirësia e ditës së xhuma dhe u ngarkuan me detyrimin e respektimit të së shtunës (sabathi). Megjithatë, nderimi dhe mirësia e vërtetë i takon ditës së xhuma, tek e cila Zoti drejtoi umetin e Muhamedit. Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Gjykimit për çështjet që ata kundërshtoheshin.” Ai do t'ua qartësojë atyre të vërtetën dhe ata do ta dallojnë qartë të drejtën nga e kota, atë që meriton shpërblim nga ajo që meriton ndëshkim.

An-Nahl 16:124Listen in Qur'an →
125

ٱدْعُ إِلَىٰ سَبِيلِ رَبِّكَ بِٱلْحِكْمَةِ وَٱلْمَوْعِظَةِ ٱلْحَسَنَةِ ۖ وَجَٰدِلْهُم بِٱلَّتِى هِىَ أَحْسَنُ ۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ ۖ وَهُوَ أَعْلَمُ بِٱلْمُهْتَدِينَ

Thirri në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur. Dhe, diskuto me ta si është më bukur! Me të vërtetë, Zoti yt di më së miri ata, që janë shmangur nga rruga e Tij, e Ai di më së miri (edhe) ata që janë në rrugën e drejtë.

Thirr për në Rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata(kundërshtarët) me mënyrën më të mirë! -Ajo në të cilën ti i fton njerëzit, si besimtarët, ashtu edhe mohuesit, është dituria e dobishme e vërtetë dhe puna e sinqertë dhe korrekte sipas kësaj diturie. Por le të jetë ftesa jote në këtë rrugë të mrekullueshme me urtësi e maturi. Ftoji ata me urtësi, domethënë duke i folur çdokujt në varësi të gjendjes, aftësisë intelektuale dhe në varësi të përkushtimit e gatishmërisë së tij për t’u përgjigjur, e për t'u nënshtruar ndaj së vërtetës. Urtësia kërkon që ftesa të bëhet me dituri e jo me injorancë, si dhe duke filluar me çështjet më të rëndësishme, e pastaj me ato poshtë tyre. Disa rregulla të tjera të urtësisë janë gjithashtu:- Të fillosh me ato gjëra që janë më të kapshme dhe të kuptueshme nga njerëzit, domethënë, më pranë mendjes dhe realitetit të tyre.- T’ia nisësh me ato çështje që pranohen më lehtë dhe më shpejt.- Të fillosh me butësi e ngrohtësi, e jo me ashpërsi. Nëse njerëzit binden në këtë mënyrë, kjo është mirësi; në të kundërt, vazhdo me qortime të matura, duke ua mësuar atyre urdhëresat e ndalesat, por të shoqëruara edhe me përmendjen e shpërblimit e ndëshkimit për to, në mënyrë që të ngjallësh frikën e shpresën në zemrat e tyre.Përmend mirësitë e shumta që sjell zbatimi i urdhëresave e largimi nga ndalesat. Trego të këqijat që sjell rendja pas haramit. Le ta dinë nderimin dhe shpërblimin e rezervuar për të bindurit, që kryejnë urdhëresat, si dhe poshtërimin e ndëshkimin e atyre që e braktisin fenë e Zotit. Fol për llojet e shumta të shpërblimit që Zoti ka përgatitur për të bindurit. Kujtoju se shpërblimi jepet që në këtë jetë e vazhdon në përjetësi në jetën tjetër. Po ashtu edhe ndëshkimi i të pabindurve fillon që në këtë jetë e vazhdon në përjetësi. Nëse tjetri mendon se është vetë në rrugë të drejtë, ndërsa ti je në rrugë të gabuar, atëherë me të duhen përdorur rrugët më të mira dhe të përshtatshme të ftesës. Duhen ndjekur rrugët më shpresëdhënëse për pranimin e ftesës, qoftë në aspektin logjik, qoftë në atë fetar. Fillimisht argumenton me fakte që tjetri i pranon dhe i quan të besueshme, sepse kështu do të arrihet më lehtë qëllimi. Duhet vepruar gjithnjë me maturi, në mënyrë që dialogu të mos përfundojë me grindje e urrejtje, duke mos arritur qëllimin kryesor, i cili është udhëzimi i krijesave tek e vërteta e jo triumfi mbi kundërshtarin e lëvdatat në sytë e njerëzve. Allahu i Madhëruar thotë:Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe për të udhëzuarit... -Allahu e di mirë çdo shkak që e çon njeriun në humbje dhe po ashtu i di mirë edhe veprat që ai kryen, të cilat e çojnë në atë humbje. Për këtë arsye, Allahu do ta ndëshkojë për to.Ai e di më së miri për të udhëzuarit. - Allahu e ka ditur mirë se ata ishin më të përshtatshmit për udhëzimin në rrugën e drejtë, prandaj i dalloi dhe i veçoi mbi të tjerët

An-Nahl 16:125Listen in Qur'an →
126

وَإِنْ عَاقَبْتُمْ فَعَاقِبُوا۟ بِمِثْلِ مَا عُوقِبْتُم بِهِۦ ۖ وَلَئِن صَبَرْتُمْ لَهُوَ خَيْرٌۭ لِّلصَّٰبِرِينَ

E, nëse ndëshkoni, ndëshkoni ashtu si keni qenë të ndëshkuar ju, e nëse duroheni, kjo është më së miri për të durueshmit.

Allahu i Madhëruar na mëson se drejtësia është e lejuar, por nga ana tjetër, Ai na nxit për falje e tolerancë, që është më e pëlqyeshme. Ai thotë:Nëse zgjidhni të ndëshkoni(sipas ligjit), atëherë bëjeni po në atë masë sa jeni dëmtuar ju! -Nëse i ndëshkoni ata që ju kanë dëmtuar me fjalë ose me vepra, bëjeni këtë, por vetëm në atë masë sa jeni dëmtuar ju, aspak më tepër.E nëse duroni(dhe falni), pa dyshim që kjo është më e mira për durimtarët. -Nëse përmbaheni dhe e falni tjetrin për padrejtësitë që të ka bërë, kjo është më e mirë sesa marrja e hakut tërësisht, duke kërkuar barazinë. Sigurisht, shpërblimi që gjendet tek Zoti është shumë më i mirë dhe është përfundim më i lumtur, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ndëshkimi i së keqes (lejohet të) bëhet me një të keqe në të njëjtën masë. Megjithatë, kush fal e përmirëson, shpërblimin e ka tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do të padrejtët.” [Shura 40]. Në vijim, Allahu i Madhëruar urdhëron Profetin e Tij që të bëjë durim dhe të jetë këmbëngulës e i vazhdueshëm në thirrjen e krijesave për në fenë e Tij, duke iu mbështetetur vetëm Allahut në këtë mision. Profeti porositet që kurrë të mos mbështetet tek vetja, por vetëm tek Zoti.

An-Nahl 16:126Listen in Qur'an →
127

وَٱصْبِرْ وَمَا صَبْرُكَ إِلَّا بِٱللَّهِ ۚ وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُ فِى ضَيْقٍۢ مِّمَّا يَمْكُرُونَ

Duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Perëndisë. Dhe, mos u pikëllo për ta, e mos u ngushto ti për shkak të dredhive të tyre,

Bëj durim dhe durimi yt të jetë vetëm për hir të Allahut! -Është Allahu Ai që të ndihmon të jesh i vazhdueshëm e këmbëngulës në durim.Mos u pikëllo për ata... -Mos u trishto nëse i fton ata dhe nuk sheh reagim prej tyre ose kur nuk e pranojnë ftesën tënde! Ky trishtim nuk të ndihmon aspak në rrugën tënde.Mos u pikëllo për ata e as mos u brengos për dredhitë e tyre! - Mos u ngushto në shpirt dhe as mos u frikëso nga kurthet dhe intrigat që ata thurin. Kurthet dhe intrigat e tyre dëmtojnë veçse ata të mjerë, sepse ti je prej atyre që kanë takua (devotshmëri) dhe ihsan (grada më e lartë e besimit):

An-Nahl 16:127Listen in Qur'an →
128

إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوا۟ وَّٱلَّذِينَ هُم مُّحْسِنُونَ

me të vërtetë, Perëndia është me ata, që i druajnë Perëndisë dhe që janë bamirës.

Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave)dhe me ata që janë bamirës. - Allahu është me të devotshmit e bamirësit. Kjo do të thotë se Ai u jep sukses për çdo mirësi, i udhëzon në rrugën e drejtë dhe në veprat e fjalët më të mira. Kështu kujdeset Zoti për të dashurit e Tij, të cilët janë larg mohimit dhe poshtërsive. Ata që janë bamirës edhe ndaj krijesave të Zotit, siç e ka shpjeguar Profeti kur thotë: “Ihsan-i është që ta adhurosh Zotin sikur ta shihje haptazi, sepse edhe nëse nuk e sheh (në këtë botë), Ai të sheh ty”. Kështu, ata e adhurojnë Zotin duke ndier gjithmonë mbikëqyrjen e Tij të vazhdueshme. Nuk ka njerëz më të mirë se ata që pajisen me takua dhe ihsan, devotshmëri dhe bamirësi. E lusim Zotin të na bëjë të tillë!Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Nahl, dhe për këtë falënderimi e lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar.

An-Nahl 16:128Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.