Muslim99Muslim99
← Tafsir library

16. An-Nahl

The Bee · Meccan · 128 ayahs

سُورَةُ النَّحۡلِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 111–120 of 128

111

۞ يَوْمَ تَأْتِى كُلُّ نَفْسٍۢ تُجَٰدِلُ عَن نَّفْسِهَا وَتُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا عَمِلَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

(Kujtoje) ditën që do të vijë kur çdo njeri do të mbrojë vetëm veten dhe kur do t’i plotësohet çdokujt ajo që e ka punuar; e atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi!

Ditën kur çdo njeri do të vijë(i vetëm) e do të polemizojë për(të mbrojtur) vetveten, çdokush do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë dhe nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi. -Ditën e Gjykimit, çdokush do të shqetësohet veçse për vetveten. Çdokush do të thotë: “Oh, vetja ime, vetja ime!” Asgjë tjetër nuk do t’i interesojë. Atë ditë, çdo njeri do të ketë nevojë qoftë edhe për një grimë të vogël mirësie e sevapi, që mund t’i shërbejë për t'i shpëtuar ndëshkimit të të Drejtit. Allahu i Madhëruar thotë: “Ditën kur çdo njeri do të vijë e do të polemizojë për vetveten, çdokush do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë dhe nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi.” Çdokujt do t’i jepet i plotë shpërblimi për çfarë ka punuar, të mirë ose të keqe. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi, as nuk do t’i shtohen të këqijat që ka bërë dhe as nuk do t’i pakësohen të mirat që ka bërë.

An-Nahl 16:111Listen in Qur'an →
112

وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًۭا قَرْيَةًۭ كَانَتْ ءَامِنَةًۭ مُّطْمَئِنَّةًۭ يَأْتِيهَا رِزْقُهَا رَغَدًۭا مِّن كُلِّ مَكَانٍۢ فَكَفَرَتْ بِأَنْعُمِ ٱللَّهِ فَأَذَٰقَهَا ٱللَّهُ لِبَاسَ ٱلْجُوعِ وَٱلْخَوْفِ بِمَا كَانُوا۟ يَصْنَعُونَ

Dhe, Perëndia sjell shembull një qytet, i cili është i sigurtë dhe i qetë, të cilit i arrinte furnizimi i bollshëm nga të gjitha anët, e që pastaj, ata mohuan dhuntitë e Perëndia, për atë që punuan ata, u dha që ta shijojnë urinë dhe frikën.

Allahu sjell si shembull një vendbanim që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte rizku nga të gjitha anët me mbushulli, kurse ata(banorët)i mohuan të mirat e Allahut. Atëherë, Allahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun e urisë dhe të frikës. Atyre u pati ardhur i Dërguari nga mesi i tyre dhe e përgënjeshtruan atë. Ata i përpiu dënimi sepse ishin keqbërës. -Ky vendbanim për të cilin bëhet fjalë në ajet ishte Meka e nderuar, e cila ishte vend paqeje dhe sigurie, ku askush nuk dëmtohej e luftohej. Madje, edhe në kohën e injorancës paraislamike ky ishte një rregull i pathyeshëm. Edhe nëse dikush e shihte vrasësin e të atit në Mekë, nuk e sulmonte e nuk e vriste, me gjithë ashpërsinë dhe gjaknxehtësinë e arabëve. Në atë vend mbizotëronte një siguri, që nuk ishte në asnjë vend tjetër. Po kështu ishin edhe të mirat materiale. Megjithëse ishte një vend i shkretë nga bimësia, në Mekë vinin pasuritë nga çdo vend i botës. Të tillë e kishte bërë Zoti i Madhëruar atë vend. Megjithatë, kur mekasve u erdhi Profeti, që ishte nga mesi i tyre dhe të cilit ia njihnin besnikërinë dhe sinqeritetin, ata e mohuan, duke treguar mosmirënjohje për mirësitë e Zotit. Me këtë mosmirënjohje dhe mohim ata e bënë të meritueshëm ndëshkimin e Zotit mbi ta. Allahu i Lartësuar ua zëvendësoi mirësitë që kishin me të kundërtat e tyre. Ai ua veshi rrobën e urisë dhe të frikës, në vend të mirëqenies dhe paqes që kishin më parë. Ky është përfundimi i mohimit dhe i mosmirënjohjes ndaj Zotit.

An-Nahl 16:112Listen in Qur'an →
113

وَلَقَدْ جَآءَهُمْ رَسُولٌۭ مِّنْهُمْ فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمُ ٱلْعَذَابُ وَهُمْ ظَٰلِمُونَ

Me të vërtetë, atyre u erdhi një pejgamber – nga mesi i tyre – por ata e konsideruan atë për gënjeshtar, dhe ata i goditi dënimi, ngase ishin zullumqarë.

Allahu sjell si shembull një vendbanim që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte rizku nga të gjitha anët me mbushulli, kurse ata(banorët)i mohuan të mirat e Allahut. Atëherë, Allahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun e urisë dhe të frikës. Atyre u pati ardhur i Dërguari nga mesi i tyre dhe e përgënjeshtruan atë. Ata i përpiu dënimi sepse ishin keqbërës. -Ky vendbanim për të cilin bëhet fjalë në ajet ishte Meka e nderuar, e cila ishte vend paqeje dhe sigurie, ku askush nuk dëmtohej e luftohej. Madje, edhe në kohën e injorancës paraislamike ky ishte një rregull i pathyeshëm. Edhe nëse dikush e shihte vrasësin e të atit në Mekë, nuk e sulmonte e nuk e vriste, me gjithë ashpërsinë dhe gjaknxehtësinë e arabëve. Në atë vend mbizotëronte një siguri, që nuk ishte në asnjë vend tjetër. Po kështu ishin edhe të mirat materiale. Megjithëse ishte një vend i shkretë nga bimësia, në Mekë vinin pasuritë nga çdo vend i botës. Të tillë e kishte bërë Zoti i Madhëruar atë vend. Megjithatë, kur mekasve u erdhi Profeti, që ishte nga mesi i tyre dhe të cilit ia njihnin besnikërinë dhe sinqeritetin, ata e mohuan, duke treguar mosmirënjohje për mirësitë e Zotit. Me këtë mosmirënjohje dhe mohim ata e bënë të meritueshëm ndëshkimin e Zotit mbi ta. Allahu i Lartësuar ua zëvendësoi mirësitë që kishin me të kundërtat e tyre. Ai ua veshi rrobën e urisë dhe të frikës, në vend të mirëqenies dhe paqes që kishin më parë. Ky është përfundimi i mohimit dhe i mosmirënjohjes ndaj Zotit.

An-Nahl 16:113Listen in Qur'an →
114

فَكُلُوا۟ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ حَلَٰلًۭا طَيِّبًۭا وَٱشْكُرُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ إِن كُنتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ

Ushqehuni me furnizimet që u ka dhënë Perëndia – të lejuara dhe të mira, dhe falenderohuni dhuntive të Perëndisë, nëse vetëm Atij i luteni.

Hani nga të mirat që ju ka dhënë Allahu, të lejuara e të pastra! Jini mirënjohës për mirësitë e Allahut, nëse jeni adhurues të sinqertë të Tij. -Allahu i Madhëruar urdhëron që besimtarët të jenë të kujdesshëm me ushqimet e tyre dhe të kufizohen me ato që Ai i ka përshkruar qartë. Kështu, ushqimet e tyre nuk duhet të jenë nga ato lloje që Zoti i ka bërë haram apo që janë fituar me mënyra të ndaluara. Kënaquni me ato ushqime hallall, që Zoti i krijoi për ju, por pa kaluar kufijtë. Mos harroni detyrimin ndaj këtyre mirësive. Allahu i Madhëruar thotë: "Jini mirënjohës për mirësitë e Allahut, ...." Mirënjohja ndaj mirësive të Zotit shprehet fillimisht duke i ndier dhe pranuar ato me zemër të mbushur me mirënjohje, duke e lavdëruar e përlëvduar Atë që t’i dhuroi me gjuhën tënde dhe duke i shpenzuar ato në bindje ndaj Allahut dhe për të arritur kënaqësinë e Tij. Pastaj thotë: "…nëse jeni adhurues të sinqertë të Tij." Pra nëse jeni të sinqertë në adhurimin ndaj Tij, atëherë të jeni mirënjohës veçse ndaj Atij që dhuron të gjitha mirësitë. Kurrë të mos e harroni Atë, por ta falenderoni e ta përlëvdoni në vazhdimësi.

An-Nahl 16:114Listen in Qur'an →
115

إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيْكُمُ ٱلْمَيْتَةَ وَٱلدَّمَ وَلَحْمَ ٱلْخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ لِغَيْرِ ٱللَّهِ بِهِۦ ۖ فَمَنِ ٱضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍۢ وَلَا عَادٍۢ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

Perëndia u ka ndaluar juve vetëm coftinë, gjakun, mishin e derrit deh atë që ësthë therrur në emër tjetër, e jo në emër të Perëndisë. Por, ata, që ngushtohen nga uria e madhe, mund t’i hanë ato, sa për të zhdukur krizën e urisë, e jo të kalojnë kufirin; me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues.

Ai jua ndaloi vetëm të ngordhurën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që nuk theret në emër të Allahut. -Ai ju bëri të ndaluara veçse ato gjëra që janë të dëmshme, dhe kjo është shenjë kujdesi për ju. Tek “të ngordhurat” përfshihet çdo kafshë që nuk është therur me mënyrën e përcaktuar nga Sheriati. Këtu përjashtohen peshqit dhe karkalecat. Sa i përket gjakut, bëhet fjalë për gjakun e derdhur me forcë. Ndërsa gjaku që mbetet nëpër arterie dhe mish nuk është i dëmshëm. Mishi i derrit është bërë haram sepse është i pështirë dhe shumë i dëmshëm për organizmin. Kjo ndalesë përfshin mishin, dhjamin dhe të gjitha pjesët e derrit. Sa u përket kafshëve që nuk theren në emër të Allahut, këtu futen, për shembull, ato kafshë që theren në emër të idhujve, varreve, etj., sepse kjo është një vepër shirku. Pastaj Allahu i Gjithëmëshirshëm thotë:Por, kush detyrohet(t’i hajë)pa bërë padrejtësi e pa e tepruar(në ngrënie), Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë. -Kështu, nëse jeni në një gjendje të tillë që rrezikoni vdekjen nëse nuk hani e pini ndonjë gjë nga këto të ndaluara, atëherë nuk është gjynah nëse i hani, por me kusht që të mos e kaloni kufirin e asaj që lejohet në këtë rast. Nëse do të ishte në kushte normale, besimtari kurrë nuk do të përdorte haramin. Por edhe kur është në kushte rreziku për jetën, ai nuk e kalon masën e domosdoshmërisë. Masa e domosdoshmërisë është aq sa të mos vdesësh, e jo për t’u ngopur. Më pas, i Madhëruari na porosit që të jemi të kujdesshëm:

An-Nahl 16:115Listen in Qur'an →
116

وَلَا تَقُولُوا۟ لِمَا تَصِفُ أَلْسِنَتُكُمُ ٱلْكَذِبَ هَٰذَا حَلَٰلٌۭ وَهَٰذَا حَرَامٌۭ لِّتَفْتَرُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ ۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ لَا يُفْلِحُونَ

Mos theksoni me gjuhët tuaja rrejshëm: “Kjo është e lejueshme, e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Perëndinë. Me të vërtetë, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Perëndisë, nuk do të shpëtojnë,

Mos thoni me gjuhët tuaja mashtruese “Kjo është hallall e kjo është haram.” e të shpifni gënjeshtra kundër Allahut! -Kurrë mos bëni haram apo të bëni të lejuar nga mendja juaj, duke shpifur kështu për Allahun. Kini frikë Zotin, sepse Ai thotë:Vërtet, ata që shpifin gënjeshtra kundër Allahut, nuk kanë shpëtim. -Ata nuk do të kenë shpëtim as në këtë botë e as në tjetrën. Allahu i Madhëruar do të shfaqë dukshëm poshtërimin e tyre, edhe nëse ata përkohësisht do të përfitojnë ndonjë kënaqësi në jetën e kësaj bote. Arritjet e tyre Allahu i Lartësuar i quan “përjetime të shkurtra”:

An-Nahl 16:116Listen in Qur'an →
117

مَتَٰعٌۭ قَلِيلٌۭ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ

do të kenë kënaqësi të shkurtër, por për ta do të ketë dënim të dhembshëm.

Ata do të kenë një përjetim të vogël (në këtë jetë)por do të kenë një Dënim të dhembshëm. - Përfundimi i tyre është zjarri i Xhehenemit.

An-Nahl 16:117Listen in Qur'an →
118

وَعَلَى ٱلَّذِينَ هَادُوا۟ حَرَّمْنَا مَا قَصَصْنَا عَلَيْكَ مِن قَبْلُ ۖ وَمَا ظَلَمْنَٰهُمْ وَلَٰكِن كَانُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

Dhe Hebrenjve, u kemi ndaluar atë që të treguam Na ty më parë. Na, nuk u kemi bërë atyre padrejtësi, por ata vetvetes i kanë bërë zullum.

Judejve ua patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë. Ne nuk u bëmë atyre asnjë padrejtësi, por ata i patën bërë padrejtësi vetvetes. -Në Islam, fenë që ia shpalli umetit të fundit, Allahu i Madhëruar bëri të ndaluara veçse të pistat dhe të dëmshmet, si nderim dhe mirësi për këtë popull të zgjedhur. Ndërsa në lidhje me judejtë, Allahu i Madhëruar na tregon se atyre u bëri të ndaluara edhe disa gjëra që, në vetvete, janë të pastra e të mira. Këtë e bëri si formë ndëshkimi për ta, për shkak të padrejtësive të shumta që ata bënin. Në suren En’am, Allahu i Madhëruar na tregon historinë e këtij ndalimi, kur thotë: “Judejve u ndaluam çdo kafshë njëthundrake. Për sa u përket lopëve dhe deleve, u ndaluam dhjamin e tyre, veç atij në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe atij të përzier me kockat. Këtë e vendosëm si ndëshkim ndaj shkeljeve të tyre dhe Ne themi vetëm të vërtetën." [En’am 146].

An-Nahl 16:118Listen in Qur'an →
119

ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ عَمِلُوا۟ ٱلسُّوٓءَ بِجَهَٰلَةٍۢ ثُمَّ تَابُوا۟ مِنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ وَأَصْلَحُوٓا۟ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعْدِهَا لَغَفُورٌۭ رَّحِيمٌ

Pastaj Zoti yt, atyre që kanë bërë keq nga padijenia, e që pastaj janë penduar dhe përmirësuar, - me të vërtetë, Zoti yt, pas kësaj, është falës dhe mëshirues.

Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirëplotë për të gjithë ata, të cilët, nga padituria, bëjnë punë të këqija e pastaj pendohen dhe përmirësohen (duke bërë punë të mira). -Kjo është një thirrje e qartë, që Zoti ua drejton robërve të Tij për një pendim të sinqertë. Ajo është një ftesë e mrekullueshme, që ata të kthehen tek Ai të penduar e të përulur. Allahu i Madhëruar njofton se kushdo që bën një vepër të keqe, duke mos ditur përfundimin e saj të keq, ka këtë premtim të mrekullueshëm. Edhe kur njeriu e bën me vetëdije gjynahun, në zemrën e tij pakësohet dituria gjatë kohës kur e kryen atë vepër. Atëherë, nëse pas gjynahut, robi pendohet, duke ndier keqardhje për çfarë ka bërë dhe pastaj heq dorë nga ajo vepër dhe vijon të përmirësohet e të rregullojë punët e tij, atëherë Allahu ia mbulon dhe ia fal gjynahet. Ai e mëshiron dhe ia pranon keqardhjen dhe pendimin të sinqertit. Allahu e kthen të penduarin në të njëjtën gjendje si para se ta kryente gjynahun ose në gjendje edhe më të mirë.

An-Nahl 16:119Listen in Qur'an →
120

إِنَّ إِبْرَٰهِيمَ كَانَ أُمَّةًۭ قَانِتًۭا لِّلَّهِ حَنِيفًۭا وَلَمْ يَكُ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë (përkah virtytet e tij sa) një popull, i përulur Perëndisë, i prirur (kah e mira) dhe nuk ka qenë nga idhujtarët,

Vërtet, Ibrahimi ishte shembull i së mirës, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë(monoteist)dhe nuk ka qenë kurrë nga idhujtarët. -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na njofton për mirësitë e mëdha që i kishte dhuruar Ibrahimit dhe për virtytet e larta me të cilat e dalloi atë. Ai thotë: "Vërtet, Ibrahimi ishte shembull i së mirës, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë kurrë idhujtar." Ibrahimi (a.s.) ishte një imam i madh, një njeri me cilësitë më të larta. Ai ishte i udhëzuar nga Zoti në rrugën e drejtë dhe ishte udhëzues i të tjerëve në këtë rrugë. Ai ishte “kaniten lil-lahi” - i përkushtuar në adhurime të vazhdueshme ndaj Zotit dhe me sinqeritet të plotë për Të. Ai ishte i përulur në adhurimin ndaj Zotit dhe i larguar nga çdo gjë tjetër veç Zotit. Ai kurrë nuk u bë idhujtar, as me fjalët e as me veprat e tij. Ibrahimi ishte prijësi i të gjithë njësuesve të Zotit, që pasojnë fenë e drejtë dhe besimin e saktë monoteist.

An-Nahl 16:120Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.