Muslim99Muslim99
← Tafsir library

16. An-Nahl

The Bee · Meccan · 128 ayahs

سُورَةُ النَّحۡلِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 101–110 of 128

101

وَإِذَا بَدَّلْنَآ ءَايَةًۭ مَّكَانَ ءَايَةٍۢ ۙ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يُنَزِّلُ قَالُوٓا۟ إِنَّمَآ أَنتَ مُفْتَرٍۭ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Dhe, kur Ne, ta zëvendësojmë një ajet me një ajet tjetër – e Perëndia di më së mir se çka shpall – (Mohuesit) thonë: “Ti je vetëm trillues!” Por, nuk është ashtu, se shumica prej tyre nuk dijnë.

Kur Ne e zëvendësojmë një ajet me një tjetër, - e Allahu di më së miri se çfarë shpall, - ata të thonë: “Ti je veçse një trillues”. Jo, por shumica e tyre nuk dinë. -Mosbesuesit dhe rrefuzuesit e Kur'anit ndjekin pas dyshimet, të cilat ata i konsiderojnë si argumente. Një nga të ashtuquajturat “fakte”, që ata paraqesin për mosbesimin e tyre është edhe abrogimi i disa ligjeve të Sheriatit. Sigurisht, Allahu i Lartësuar është Gjykuesi më i drejtë dhe i urtë dhe është në dorë të Tij caktimi i ligjeve e dispozitave. Ai mund të zëvendësojë një ligj a gjykim me një ligj e gjykim tjetër, kur e dëshiron dhe kur këtë e kërkon urtësia e Tij e gjerë dhe mëshira e Tij gjithëpërfshirëse. Por, këta mohues, që janë të prirur të jenë dyshues e të lëkundur, shohin të tilla abrogime e zëvendësime ligjesh dhe i quajnë ato si mangësi dhe si një argument që cenon Shpalljen e Zotit. Madje, ata shpifin për Profetin, duke i thënë: “Ti je veçse një trillues”. Allahu i Madhëruar u kthen këtë përgjigje: "Jo, por shumica e tyre nuk dinë.". Ata janë thellësisht injorantë e nuk dinë asgjë për Zotin dhe për ligjin e Tij. Është e qartë se kontestimet e injorantit janë të pavlefshme e nuk merren për bazë. Dihet mirë se kontenstimi mund të bëhet veçse me dije të plotë rreth çështjes së diskutuar; duhet ta njohësh mirë çdo aspekt të saj, anët pozitive dhe ato negative. Ndërsa këta të mjerë janë tërësisht injorantë për ligjin e Zotit dhe përsëri nxitojnë që ta refuzojnë atë, pa bërë asnjë analizë të tij. Por Allahu i lartësuar e urdhëron Profetin që t’u kujtojë atyre një fakt:

An-Nahl 16:101Listen in Qur'an →
102

قُلْ نَزَّلَهُۥ رُوحُ ٱلْقُدُسِ مِن رَّبِّكَ بِٱلْحَقِّ لِيُثَبِّتَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَهُدًۭى وَبُشْرَىٰ لِلْمُسْلِمِينَ

Thuaj: “E ka sjellur (Kur’anin) Shpirti i pastër (Xhebraili) nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë – udhërrëfyes dhe sihariq për muslimanët”.

Thuaj: “Atë e solli Ruhul Kudus (Shpirti i Shenjtë) plot vërtetësi nga Zoti yt...” -Ai ishte Xhibrili, meleku i dërguar nga Zoti. Ai ishte një i dërguar i pastër nga çdo mangësi, larg tradhtisë dhe çdo prirjeje të keqe. Allahu i Madhëruar na tregon për Kur'anin se: “Ai zbriti plot vërtetësi nga Zoti yt.” Kur'ani përmban të vërtetën e sigurt. Të vërteta janë rrëfimet dhe kumtet e tij. Të vërtetën mbështesin urdhëresat e ndalesat e tij. Askush nuk ka mundësi të cenojë vërtetësinë dhe saktësinë e Kur'anit. Është shumë e thjeshtë për t'u kuptuar: nëse përmbajtja e Kur'anit është e vërtetë, atëherë çdo gjë që e kundërshton atë është e kotë dhe e papranueshme. Përmes këtij libri, që përmban të vërtetën e sigurt dhe që u zbrit me besnikëri nga Xhibrili (a.s), Allahu i Madhëruar forcon besimtarët:“... për t’i përforcuar ata që besuan...” -Kështu i forconte Allahu besimtarët gjatë kohës kur shpalleshin ajetet, kohë pas kohe. Në këtë mënyrë, e vërteta hynte në zemrat e tyre pak e nga pak, derisa imani i tyre u forcua dhe u bë i patundur si malet. Besimtarët e dinin se Kur'ani ishte e vërteta nga Zoti i tyre, prandaj sa herë që lexonin ndonjë ligj, që më pas Zoti e abrogonte, ata e dinin mirë se Zoti do ta zëvendësonte me një ligj tjetër ose të njëjtë me të, ose më të mirë se ai që abrogohej. Ata arrinin ta kuptonin se ligji i ri ishte më afër urtësisë së Zotit dhe logjikës së saktë dhe më i përshtatshmi për kohën.“... dhe për të qenë udhërrëfyes e përgëzim për myslimanët.” - Kur'ani i udhëzon muslimanët në realitetin e çdo çështjeje dhe ua qartëson atyre të vërtetën nga e kota, udhëzimin e drejtë nga devijimi. Kur'ani i përgëzon besimtarët se do të kenë shpërblim të mirë në Xhenetet e mirësisë, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Sjellja e këtij libri pak e nga pak shërbeu si udhëzim e përgëzim më i fortë dhe më i plotë për besimtarët, sesa po të zbriste njëherësh, pasi mendjet e tyre mund të çoroditeshin. Allahu i Madhëruar e shpallte pjesë-pjesë Kur'anin, që të ishte udhëzues dhe përgëzues për besimtarët në kohën dhe rrethanat kur shpallej. Kështu ata e kuptonin mirë dhe arsyetonin drejt rreth tij dhe kuptimeve që ishin dashur përmes këtyre ajeteve dhe zemrat e tyre mbusheshin me iman. Me vijimin e ajeteve të tjera të ngjashme, me madhështinë dhe udhëzimin që ofronin, zemrat dhe imani i tyre forcoheshin edhe më shumë. Kjo është arsyeja që sahabët, përmes studimit të vazhdueshëm dhe jetës sipas Kur'anit, arritën gradat më të larta. Karakteri dhe morali i tyre u ndryshuan rrënjësisht dalëngadalë. Përmes Kur'anit, që pushtoi shpirtin dhe zemrën e tyre, ata arritën nivelet më të larta të moralit, duke u bërë të paarritshëm për të gjithë brezat që do të vinin. Edhe brezat pasues kanë nevojë që zemrat e tyre të mbushen me njohuritë e Kur'anit dhe moralin që ai urdhëron. Mendjet e tyre kanë nevojë të domosdoshme që të ndriçohen me dritën e tij, për të gjetur rrugën në terrin e humbjes dhe të paditurisë. Vetëm kështu do të rregullohen çështjet e tyre të fesë, por edhe të jetës.

An-Nahl 16:102Listen in Qur'an →
103

وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّهُمْ يَقُولُونَ إِنَّمَا يُعَلِّمُهُۥ بَشَرٌۭ ۗ لِّسَانُ ٱلَّذِى يُلْحِدُونَ إِلَيْهِ أَعْجَمِىٌّۭ وَهَٰذَا لِسَانٌ عَرَبِىٌّۭ مُّبِينٌ

Na e dimë mirë që ata thonë: “Atë (Muhammedin) e mëson një njeri!” Gjuha e tij, që po ia mveshin – se po e mëson atë – është gjuhë e të huajve (të cilën nuk e dinë arabët), kurse ky (Kur’ani) është në gjuhën e qartë arabe (me një stil të lartë).

Ne e dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin)është duke e mësuar një njeri.” Mirëpo, gjuha e atij, për të cilin aludojnë ata është joarabe dhe kjo(e Kur’anit)është një gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë. -Allahu i Lartësuar tregon rreth shpifjes së idhujtarëve, që kundërshtonin Profetin (a.s.). Ata pretendonin se ishte një njeri që ia mësonte Kur'anin Profetit (a.s.). Por ai dikushi, që ata pretendonin se ia mësonte Kur'anin, ishte joarab, ndërsa Kur'ani është në një arabishte të pastër. Atëherë, është e pamundur ta mendosh këtë si të vërtetë. Por mashtruesit, që vetëm shpifin dhe trillojnë, as që nuk e mendojnë se ku përfundon mashtrimi i tyre. Ata thjesht shpifin e shpifin, pa parë se sa të palogjikshme janë shpifjet e tyre. Fjalët e tyre janë aq kontradiktore e të kota, saqë mendja i refuzon që në momentin e parë që i dëgjon.

An-Nahl 16:103Listen in Qur'an →
104

إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ لَا يَهْدِيهِمُ ٱللَّهُ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Me të vërtetë, ata që nuk u besojnë argumenteve të Perëndisë, Perëndia nuk i udhëzon dhe për ata ka dënim të dhembshëm.

S’ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet e Allahut, nuk ka për t'i udhëzuar Allahu në Rrugën e Drejtë dhe ata do të kenë një dënim të dhembshëm. -Shpalljet dhe shenjat e Zotit e tregojnë qartë të vërtetën, dhe këtë e bëjnë në mënyrën më të thjeshtë. Megjithatë, mohuesit përsëri i refuzojnë ato. Këta të mjerë, që i refuzojnë argumentet e Zotit, duhet të kenë frikë për fundin e hidhur që i pret, sepse: “Nuk ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet e Allahut nuk ka për t’i udhëzuar Allahu në rrugën e drejtë.” Ky ishte ndëshkimi i mohuesve, sepse atyre iu paraqit e vërteta dhe udhëzimi, ndërsa ata e refuzuan, prandaj merituan që të privohen përfundimisht prej tij. Ky ishte poshtërimi i tyre në këtë jetë, ndërsa në ahiret, Allahu thotë që ata do të kenë dënim të dhembshëm.

An-Nahl 16:104Listen in Qur'an →
105

إِنَّمَا يَفْتَرِى ٱلْكَذِبَ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ ۖ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْكَٰذِبُونَ

Me të vërtetë, trillojnë gënjeshtra vetëm ata që nuk u besojnë argumenteve të Perëndisë dhe ata janë gënjeshtarë të vërtetë.

Gënjeshtra trillojnë vetëm ata që nuk besojnë në argumentet e Allahut dhe pikërisht ata janë gënjeshtarët e vërtetë. -Mohimi dhe shpifja burojnë pikërisht nga ata që “nuk besojnë në argumentet e Allahut” dhe nga ata që janë armiqësorë kundër profetëve edhe pasi u vijnë argumente të qarta. Për këtë, Allahu i Lartësuar dëshmon se jobesimtarët janë mashtrues: “...pikërisht ata janë gënjeshtarët e vërtetë." Kjo shprehje tregon se mashtrimi është i kufizuar vetëm tek ata dhe se ata e meritojnë më shumë se kushdo tjetër që të quhen gënjeshtarë. Ndërsa Muhamedi (a.s) i cili i besoi ajetet e Allahut dhe iu nënshtrua Zotit të tij, është e pamundur që të trillojë gënjeshtra për Të dhe të thotë diçka që Ai nuk e ka thënë. Armiqtë e së vërtetës e fyenin Profetin e Zotit kur shpifnin se ai ishte mashtrues, ndërkohë që vetë ata ishin të mbushur plot me mashtrime, shpifje e trillime të paqëna. Allahu i Madhëruar ua nxorri në shesh poshtërsitë e tyre dhe ua hodhi poshtë pretendimet e tyre. Allahu i takojnë të gjitha lavdërimet e falenderimet.

An-Nahl 16:105Listen in Qur'an →
106

مَن كَفَرَ بِٱللَّهِ مِنۢ بَعْدِ إِيمَٰنِهِۦٓ إِلَّا مَنْ أُكْرِهَ وَقَلْبُهُۥ مُطْمَئِنٌّۢ بِٱلْإِيمَٰنِ وَلَٰكِن مَّن شَرَحَ بِٱلْكُفْرِ صَدْرًۭا فَعَلَيْهِمْ غَضَبٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌۭ

Ai që mohon Perëndinë, pasi që pat besuar – përpos atij që është i detyruar me forcë (që të mohojë), por që zemra e tij është plot besim, (për të nuk ka mëkat) – por për ata që e hapin zemrën për mohim, për ta ka zemrim nga Perëndia dhe për ata ka dënim të madh,

Ai që e mohon Allahun pasi ka besuar në Të - përveç atij që dhunohet(për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht në besim - dhe ia hap gjoksin mosbesimit, mbi të do të bjerë zemërimi i Allahut dhe do të ketë një dënim të madh. -Ajeti flet për gjendjen e shëmtuar të atyre që e mohuan Allahun pas kishin besuar njëherë. Ata u verbuan, pasi e kishin parë qartë të vërtetën. Ata iu kthyen humbjes e shkatërrimit, pasi kishin gjetur udhën e drejtë. Ata të mjerë i hapën zemrën mohimit dhe u kënaqën e gjetën prehje me të. Ata do të goditen nga zemërimi i Allahut, që është Mëshirëploti, por që kur zemërohet, asgjë nuk mund ta ndalë zemërimin e Tij. Nëse zemërohet Mëshirëploti me dikë, çdo gjë dhe çdokush tjetër zemërohet me atë të mjerë. Allahu thotë: “...mbi të do të bjerë zemërimi i Allahut dhe do të ketë një dënim të madh." Ky është një ndëshkim shumë i ashpër dhe i përjetshëm.

An-Nahl 16:106Listen in Qur'an →
107

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ ٱسْتَحَبُّوا۟ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا عَلَى ٱلْءَاخِرَةِ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْكَٰفِرِينَ

sepse, ata e duan më shumë jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë mohuesit.

Këtë(dënim të madh)e merituan sepse ata e deshën më shumë jetën e kësaj bote se sa Jetën e Botës Tjetër dhe Allahu nuk i udhëzon(në Udhën e Drejtë) njerëzit që e refuzojnë besimin(e vërtetë). Këta janë ata, të cilëve Allahu ua vulosi zemrat, të dëgjuarit dhe të parët dhe këta janë të shkujdesurit(nga e Vërteta). -Kjo është arsyeja përse ata i kthyen shpinën së vërtetës. Ata preferuan kënaqësitë e kësaj bote dhe shpërfillën mirësitë e përjetshme të ahiretit. Duke qenë se zgjodhën kufrin në vend të imanit, Allahu i privoi nga besimi dhe udhëzimi. Ky ishte ndëshkim i merituar për ta, sepse mohimi u bë atribut i tyre i pandashëm. Zemrat e tyre u vulosën dhe e mira nuk depërtoi më në to. Edhe shikimi dhe dëgjimi i tyre u vulosën, dhe kështu ata nuk mund të shihnin e të dëgjonin ndonjë gjë të mirë që do t'u vlente. Mohuesit janë tërësisht të zhytur në pakujdesi e harresë dhe i ka mposhtur poshtërimi dhe mosbesimi. Ata gjithmonë do të privohen nga mëshira e Zotit, e cila ka përfshirë gjithçka. Shkak për këtë bëhet pikërisht refuzimi i tyre i kësaj mëshire, kur u ofrohet. Atyre vazhdimisht u jepet mundësia për të pasuar udhëzimin në jetën e kësaj bote, por e refuzojnë dhe iu përkushtohen plotësimit të dëshirave e kënaqësive personale.

An-Nahl 16:107Listen in Qur'an →
108

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ طَبَعَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ وَسَمْعِهِمْ وَأَبْصَٰرِهِمْ ۖ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْغَٰفِلُونَ

Këta janë ata të cilëve Perëndia ua ka vulosur zemrat e tyre, të dëgjuarit dhe të pamurit e tyre, dhe këta janë njerëz, vërtetë të shkujdesur.

Këtë(dënim të madh)e merituan sepse ata e deshën më shumë jetën e kësaj bote se sa Jetën e Botës Tjetër dhe Allahu nuk i udhëzon(në Udhën e Drejtë) njerëzit që e refuzojnë besimin(e vërtetë). Këta janë ata, të cilëve Allahu ua vulosi zemrat, të dëgjuarit dhe të parët dhe këta janë të shkujdesurit(nga e Vërteta). -Kjo është arsyeja përse ata i kthyen shpinën së vërtetës. Ata preferuan kënaqësitë e kësaj bote dhe shpërfillën mirësitë e përjetshme të ahiretit. Duke qenë se zgjodhën kufrin në vend të imanit, Allahu i privoi nga besimi dhe udhëzimi. Ky ishte ndëshkim i merituar për ta, sepse mohimi u bë atribut i tyre i pandashëm. Zemrat e tyre u vulosën dhe e mira nuk depërtoi më në to. Edhe shikimi dhe dëgjimi i tyre u vulosën, dhe kështu ata nuk mund të shihnin e të dëgjonin ndonjë gjë të mirë që do t'u vlente. Mohuesit janë tërësisht të zhytur në pakujdesi e harresë dhe i ka mposhtur poshtërimi dhe mosbesimi. Ata gjithmonë do të privohen nga mëshira e Zotit, e cila ka përfshirë gjithçka. Shkak për këtë bëhet pikërisht refuzimi i tyre i kësaj mëshire, kur u ofrohet. Atyre vazhdimisht u jepet mundësia për të pasuar udhëzimin në jetën e kësaj bote, por e refuzojnë dhe iu përkushtohen plotësimit të dëshirave e kënaqësive personale.

An-Nahl 16:108Listen in Qur'an →
109

لَا جَرَمَ أَنَّهُمْ فِى ٱلْءَاخِرَةِ هُمُ ٱلْخَٰسِرُونَ

S’ka dyshim se, ata, në botën tjetër do të jenë nga të humburit.

Është e vërtetë se në Botën Tjetër ata janë më të humburit. -Ata e humbën dhe e shkatërruan veten, pasuritë dhe familjet e tyre për Ditën e Gjykimit. Atyre u ikën mirësitë e shumta e të përjetshme të Xhenetit sepse e zhytën veten në ndëshkimin e dhembshëm. Por, ndryshe do të ndodhë me ata që u detyruan me forcë për të mohuar Zotin me gojë, kur zemrat e tyre ishin të mbushura me besim. Këta njerëz nuk kanë asnjë gjynah nëse thonë fjalë mohuese, kur janë të detyruar dhe nën trysninë e kërcënimit. Kjo tregon se fjalët e thëna nën trysninë e kërcënimit dhe frikës janë të pavlefshme edhe në raste të tjera, si p.sh në rastin e deklarimit të divorcit, të çlirimit të robërve, shitblerjes e të çdo kontrate tjetër. Të gjitha këto deklarata të thëna nën trysninë e kërcënimit dhe frikës janë të pavlefshme ligjërisht. Duke qenë se njeriu nuk ndëshkohet nga Sheriati edhe në rastin kur thotë fjalë kufri, atëherë rastet e tjera më të vogla në peshë nuk kanë pse të merren parasysh.

An-Nahl 16:109Listen in Qur'an →
110

ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ هَاجَرُوا۟ مِنۢ بَعْدِ مَا فُتِنُوا۟ ثُمَّ جَٰهَدُوا۟ وَصَبَرُوٓا۟ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعْدِهَا لَغَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

Me të vërtetë, Zoti yt – për ata që kanë emigruar, pasi janë torturuar e mandej kanë luftuar (në të mirën) dhe kanë duruar, Perëndia, pas kësaj, padyshim, është falës dhe mëshirues.

Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirëplotë për të gjitha ata, të cilët, pasi u sprovuan(në besimin e tyre), mërguan(për hir të Tij)dhe më pas luftuan dhe qëndruan të palëkundur (në besimin e drejtë). -Zoti yt është Falës dhe Mëshirëplotë. Ai kujdeset për adhuruesit e Tij të sinqertë me butësinë dhe bamirësinë e Tij. Allahu tregon se është Falës e Mëshirëplotë për ata që mërgojnë për hir të Tij, për ata që lënë vendin dhe pasuritë e tyre për të kërkuar veçse kënaqësinë e Tij. Këta janë gati të braktisin çdo lloj pasurie, vetëm e vetëm që të shpëtojnë nga sprovimi në fenë e tyre dhe nga frika e kthimit në mosbesim. Edhe pse sprovohen dhe luftohen për ta braktisur fenë e Zotit, ata tregohen të duruar dhe qëndrojnë në imanin e pastër e të sinqertë, duke pasur siguri të plotë në ndihmën e Zotit. Ata luftojnë kundër armiqve të besimit në Zotin dhe përpiqen për t’i futur njerëzit në fenë e drejtë me fjalë e me vepra të mira. Ata bëjnë durim për të qenë të vazhdueshëm në ato adhurime, që për shumicën e njerëzve duken të vështira. Ky është përshkrimi i besimtarëve të vërtetë. Ata janë gati të lënë gjithçka të kësaj bote vetëm e vetëm për të ruajtur fenë e besimin e tyre të pastër. Ata përkushtohen në adhurime të sinqerta dhe në ftesën e njerëzve për të përqafuar Islamin. Ata e shprehin besimin e tyre me fjalë e me vepra të mira dhe përqendrohen në rrugën e drejtë me durim e maturi. Këta janë faktorët më të rëndësishëm që e ndihmojnë njeriun të arrijë mirësinë më të madhe të Zotit, që është falja dhe mëshirimi prej Tij. Falja e gjynaheve të mëdha dhe të vogla sjell sigurinë nga çdo ligësi e sprovë. Ndërsa mëshira e plotë sjell rregullimin e çështjeve të jetës dhe të fesë. Ata janë të garantuar nga çdo ligësi dhe janë të përgëzuar me çdo mirësi, në të dyja jetët.

An-Nahl 16:110Listen in Qur'an →

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.