Muslim99Muslim99
← Tafsir library

15. Al-Hijr

The Rock · Meccan · 99 ayahs

سُورَةُ الحِجۡرِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 71–80 of 99

71

قَالَ هَٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِىٓ إِن كُنتُمْ فَٰعِلِينَ

(Luti) tha: “Ja këto vajzat e (popullit) tim! Nëse doni të bëni çka synoni, (martohuni me to).

Ai tha: “Ja ku janë bijat e mia, nëse doni(për martesë).” -Por ata nuk u kushtuan aspak rëndësi fjalëve së tij. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i drejtohet profetit Muhamed a.s:

72

لَعَمْرُكَ إِنَّهُمْ لَفِى سَكْرَتِهِمْ يَعْمَهُونَ

(O Muhammed!) Pasha jetën tënde, me të vërtetë, ata janë déjur në iluzionet e veta.

Betohem për jetën tënde(O Muhamed)! Nuk ka dyshim se ata ishin humbur në dehjen e tyre. -Ajo ishte dehja e epshit për të kryer poshtërsinë. Aq të dehur ishin, saqë nuk u bënte përshtypje asnjë qortim. Por dy mysafirët i shpjeguan Lutit se ata ishin melekë të dërguar nga Zoti. Atëherë, profeti Lut u çlirua nga ankthi që ndiente dhe u përkushtua të zbatonte urdhrin e Zotit të tij, për t’u larguar natën së bashku me familjen. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e shpëtoi Profetin dhe familjen e tij, ndërsa për banorët e atij vendi thotë:

73

فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّيْحَةُ مُشْرِقِينَ

Dhe, ata i kaplojë një zë i tmerrshëm kur lindir Dielli,

Në kohën e lindjes së diellit, ata i përfshiu një ushtimë e tmerrshme. -Ndëshkimi arriti kulmin në kohën e lindjes së diellit. Allahu i Lartësuar shpjegon:

74

فَجَعَلْنَا عَٰلِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِمْ حِجَارَةًۭ مِّن سِجِّيلٍ

dhe Ne, kemi bërë që, ajo që gjendej lartë – të bie poshtë, duke lëshuar në ta si shi gurësh prej dheut të pjekur, -

Dhe Ne i përmbysëm(Qytetet)dhe lëshuam mbi ta reshje si deltinë e pjekur. -Allahu i Madhëruar e përmbysi qytetin, duke e kthyer të gjithin kokëposhtë dhe, përveç kësaj: “dhe lëshuam mbi ta reshje si deltinë e pjekur." Gurët goditën dhe vranë të gjithë ata që largoheshin nga qyteti. Allahu i Lartësuar thotë:

75

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَٰتٍۢ لِّلْمُتَوَسِّمِينَ

Këto, me të vërtetë, janë argumente për ata që vëzhgojnë me kujdes,

Në gjithë këto(ngjarje)ka Argumente për ata që kuptojnë. -Ka argumente për ata që mendojnë thellë rreth këtyre ngjarjeve, për të urtët dhe për njerëzit e mprehtë, që dinë të nxjerrin mesazhin e duhur. Këta e kuptojnë mirë se, kushdo që ka guximin dhe paturpësinë që të bëjë të tilla poshtërsi ndaj Allahut të Lartësuar, - dhe sidomos atë fëlliqësi që bënte populli i shfrenuar i Lutit, Allahu i Lartësuar ka për t’i dhënë ndëshkimin më poshtërues dhe më të dhembshëm. Shpagimi merret sipas llojit të punës që bën.

76

وَإِنَّهَا لَبِسَبِيلٍۢ مُّقِيمٍ

me të vërtetë, ato (qytete) janë në rrugë, kur gjenden edhe tani.

Dhe ato(qytete)ishin mu në xhadé. - Qyteti ku banonte populli i Lutit është i njohur për të gjithë udhëtarët e atyre anëve dhe për këdo që viziton ato vende.

77

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَةًۭ لِّلْمُؤْمِنِينَ

Kjo, me të vërtetë, është dokument për besimtarët.

Në gjithë këto(ngjarje)ka Argumente për ata që besojnë. -Në këtë ndodhi ka shumë mësime dhe dobi, por në mënyrë të veçantë theksohet përkujdesja e madhe e Allahut të Lartësuar për të dashurin e Tij, Ibrahimin (a.s), dhe për Lutin (a.s), i cili ishte një nga pasuesit dhe nxënësit e afërt dhe të bindur të Ibrahimit. Për këtë arsye, kur Allahu i Lartësuar vendosi ta shkatërronte popullin e Lutit me ndëshkimin e merituar, i urdhëroi melekët e Tij që fillimisht të shkonin te Ibrahimi (a.s), ta përgëzonin për lindjen e një djali dhe ta njoftonin për misionin e tyre. Ibrahimi (a.s) u përpoq të polemizonte me mysafirët rreth çështjes së shkatërrimit të qytetit, por ata e bindën atë me argumente nga Zoti, duke ia qetësuar zemrën. Kështu u kujdes Allahu i Lartësuar për Ibrahimin (a.s), duke e qetësuar për atë që do të ndodhte. Po kështu u kujdes Allahu i Lartësuar edhe për Lutin (a.s). Duke qenë se bëhej fjalë për shkatërrimin e popullit të tij, ndoshta Luti do të ndiente keqardhje dhe dhembshuri për ta. Atëherë, Allahu i Lartësuar bëri të mundur disa shkaqe, që Luti të ndiente zemërim dhe urrejtje për ta, aq sa po i dukej larg koha e ndëshkimit të tyre, edhe pse Allahu i Lartësuar i tha: "Afati i tyre është mëngjesi. A nuk është afër mëngjesi?!” Kur Allahu i Lartësuar vendos për të shkatërruar një vend, atëherë në atë vend, fillimisht, do të shtohet ligësia dhe teprohet me kalimin e kufijve. Pas këtyre, pritet ndëshkimi i dhimbshëm dhe i meritueshëm.

78

وَإِن كَانَ أَصْحَٰبُ ٱلْأَيْكَةِ لَظَٰلِمِينَ

Por, edhe banorët e Ejkes kanë qenë zullumqarë,

Edhe populli i Ejkës qenë keqbërës. -Këta ishin populli i Shuajbit, për të cilët Allahu i Lartësuar tregon se banonin në një vend të quajtur Ejke, që do të thotë: kopsht i gjerë me shumë pemë. Kështu, Allahu i Lartësuar tregon për mirësitë e shumta që u kishte dhuruar atyre, por ata nuk u treguan mirënjohës. Profeti Shuajb i ftoi ata në teuhid dhe që të largoheshin nga padrejtësitë. Ai i ndaloi nga cenimi i masës dhe peshës në tregti dhe i urdhëroi për plotësimin e të drejtave ndërnjerëzore. Profeti u tërhoqi vëmendjen për shumë gjëra dhe i kërcënoi me ndëshkim nga Zoti, por ata vazhduan me padrejtësi, duke shkelur dhe shpërfillur të drejtën e Zotit dhe të drejtën e krijesave të Tij. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i përshkruan ata si ‘dhalimin’, keqbërës të zhytur në padrejtësi.

79

فَٱنتَقَمْنَا مِنْهُمْ وَإِنَّهُمَا لَبِإِمَامٍۢ مُّبِينٍۢ

andaj, i kemi ndëshkuar, dhe që të dy janë në rrugë – të dukshme.

Prandaj Ne i ndëshkuam edhe ata; -Ata i përfshiu ndëshkimi i "ditës së hijes". U quajt kështu sepse i gjithë populli u mblodh poshtë hijes së një reje duke pritur për shiun që aq gjatë u kishte munguar dhe për të gjetur strehë nga i nxehti i madh, që për një kohë të gjatë i kishte tharë. Por në vend të shiut u zbriti rufeja dhe vdekja e tmershme. Ai ishte ndëshkim shumë i rëndë.... të dyja këto vende ishin pranë një rruge të gjerë. - Gjurmët e vendbanimeve të Lutit dhe të Ejkës janë të dukshme, pranë një rruge të njohur, ku udhëtarët kalojnë në çdo kohë. Ato janë për t’u parë me sy dhe për të nxjerrë mësim të urtët dhe të mençurit.

80

وَلَقَدْ كَذَّبَ أَصْحَٰبُ ٱلْحِجْرِ ٱلْمُرْسَلِينَ

Edhe banorët e Hixhrës, pejgamberët i konsideruan për gënjeshtarë.

Edhe populli i Hixhrit i kundërshtoi të dërguarit. - Allahu i Madhëruar na rrëfen rreth popullit të profetit Salih, që jetonin në Hixhër, vend i njohur në krahinën e Hixhazit.Ata i mohuan profetët e Zotit. Në fakt, ata mohuan vetëm profetin Salih, por kush mohon një profet quhet se ka mohuar të gjithë profetët e Zotit, sepse mesazhi i të gjithë profetëve ka qenë i njëjtë. Mohimi i profetëve nuk ka të bëjë me ata personalisht, por me mesazhin që ata kanë sjellë nga Zoti.Kështu quhet një zonë e gjërë nëgadishullin arabik.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.