Muslim99Muslim99
← Tafsir library

15. Al-Hijr

The Rock · Meccan · 99 ayahs

سُورَةُ الحِجۡرِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 91–99 of 99

91

ٱلَّذِينَ جَعَلُوا۟ ٱلْقُرْءَانَ عِضِينَ

e të cilët e kanë ndarë Kur’anin pjesë-pjesë (diçka kanë besuar e diçka jo).

Ata të cilët e bënë Kur'anin të ndarë në pjesë. - Ata e përshkruanin Kur'anin sipas dëshirave të tyre, herë duke thënë se është magji, herë duke thënë se është fall, e herë të tjera se është i trilluar. Kështu shpifnin mohuesit, duke e ndarë Kur'anin dhe duke e kategorizuar atë me lloj-lloj trillimesh. Këtë e bënin që të pengonin njerëzit nga udhëzimi që Zoti solli përmes Kur'anit dhe Profetit të mëshirës. Atëherë, le ta dinë:

92

فَوَرَبِّكَ لَنَسْـَٔلَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ

Dhe, kështu, pasha Zotin tënd, Na me të vërtetë, do t’i pyesim ata të gjithë,

Po, për Zotin tënd! Ne do t’i marrim të gjithë ata në pyetje, për të gjitha veprat e tyre. -Të gjithë ata që kanë cenuar madhështinë e Kur'anit, që kanë shpifur ose e kanë keqinterpretuar atë, do t’i marrim në përgjegjësi për fjalët dhe shpifjet e tyre. Ky është një kërcënim e paralajmërim për ata, që të mos vazhdojnë në atë rrugë. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin që të mos shqetësohet nga trillimet e tyre, por të përkushtohet në plotësimin e misionit, duke përcjellë të vërtetën dhe duke mos e ngadalësuar e penguar asgjë në përhapjen e ftesës së Zotit.

93

عَمَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

për atë që kanë punuar!

Po, për Zotin tënd! Ne do t’i marrim të gjithë ata në pyetje, për të gjitha veprat e tyre. -Të gjithë ata që kanë cenuar madhështinë e Kur'anit, që kanë shpifur ose e kanë keqinterpretuar atë, do t’i marrim në përgjegjësi për fjalët dhe shpifjet e tyre. Ky është një kërcënim e paralajmërim për ata, që të mos vazhdojnë në atë rrugë. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin që të mos shqetësohet nga trillimet e tyre, por të përkushtohet në plotësimin e misionit, duke përcjellë të vërtetën dhe duke mos e ngadalësuar e penguar asgjë në përhapjen e ftesës së Zotit.

94

فَٱصْدَعْ بِمَا تُؤْمَرُ وَأَعْرِضْ عَنِ ٱلْمُشْرِكِينَ

Ti haptazi prediko atë që të është urdhëruar dhe shmangiu idhujtarëve,

Prandaj thuaje haptas mesazhin që të është urdhëruar dhe rri larg idhujtarëve! -Mos iu kushto asnjë rëndësi atyre, madje as mos i shaj e ofendo ata, por përkushtohu tërësisht në çështjen tënde!

95

إِنَّا كَفَيْنَٰكَ ٱلْمُسْتَهْزِءِينَ

Na të mjaftojmë ty, kundër atyre që të tallin (ty),

Nuk ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen, - Ne të mjaftojmë kundër atyre që tallen me ty dhe me Shpalljen! Ky ishte një premtim nga Zoti për Profetin e Tij, se kurrë nuk do ta dëmtonin ata që talleshin me të. Mjaftonte Allahu si mbrojtës i tij, sepse Allahu do t’i ndëshkonte tallësit me forma të ndryshme. Dhe kështu ndodhi në realitet. Sa herë që dikush tallej me Profetin (a.s)e me Shpalljen e tij, Allahu e godiste me ndëshkimin më të dhembshëm e më poshtërues. Pastaj Allahu i Madhëruar i përshkruan ata mjeranë duke thënë:

96

ٱلَّذِينَ يَجْعَلُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ ۚ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ

të cilët përveç Perëndisë, marrin edhe zot tjetër, dhe do ta dinë ata mirë (fundin)!

Kundër atyre që i shoqërojnë Allahut zot tjetër. -Ata mjeranë, ashtu sikurse shpifin kundër teje, o i Dërguar i Zotit, po ashtu kanë paturpësinë të shpifin për Zotin, duke trilluar se ka zota të tjerë bashkë me Të. Ata e shpërfillin Zotin e vërtetë, ndërkohë që Ai është Krijuesi i tyre dhe Ai që përkujdeset për çështjet e tyre.Dhe së shpejti ata do të arrijnë ta kuptojnë. -Por më vonë, kur të vijë Kijameti, do ta shohin përfundimin e veprave të tyre.

97

وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدْرُكَ بِمَا يَقُولُونَ

Na e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra, për atë që thonë ata,

Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht prej gjërave që thonë ata. -Mohimi e tallja e tyre me të vërtetën e ngushton zemrën tënde, o i Dërguar, dhe Zoti e di mirë këtë. Dije se Zoti është i Plotfuqishëm që t’i shfarosë dhe t’ua përshpejtojë dënimin që e meritojnë. Allahu i Lartësuar vërtet i afatizon, por kurrë nuk ka për t’i lënë në harresë. Por ti, o Muhamed:

98

فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ

andaj, madhëroje dhe falenderoje Zotin tënd dhe bëhu prej atyre që falin namazin!

Por ti madhëroje me lavdërime Zotin tënd e bëhu prej atyre që bien në sexhde! -Shpeshtoje kujtimin e Zotit me tesbih e tahmid, me falje namazi e adhurime të tjera. sepse kjo të çliron gjoksin, ta qetëson shpirtin dhe të ndihmon në plotësimin e të gjitha çështjeve të tua!

99

وَٱعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ ٱلْيَقِينُ

Dhe, adhuroje Zotin tënd përderisa të arrijë gjendja e sigurtë (vdekja)!

Dhe, adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë vdekja! - Adhuroje Zotin me përkushtim, derisa të vijë vdekja! Në çdo kohë e gjendje, përkushtohu me adhurime që të afrojnë te Zoti. Dhe Muhamedi (a.s)e plotësoi vërtet urdhrin e Zotit. Ai iu kushtua adhurimit, derisa i erdhi ajo që quhet “jakin”, domethënë, e vërteta e sigurt, që është vdekja, dhe shkoi te Zoti i tij. Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi profetin Muhamed e mbi pasuesit e Tij!

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.