Muslim99Muslim99
← Tafsir library

15. Al-Hijr

The Rock · Meccan · 99 ayahs

سُورَةُ الحِجۡرِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 61–70 of 99

61

فَلَمَّا جَآءَ ءَالَ لُوطٍ ٱلْمُرْسَلُونَ

Dhe, kur të dërguarit erdhën te Luti,

Kur të dërguarit shkuan te shtëpia e Lutit, ai u tha: “Ju jeni njerëz të panjohur.” -Domethënë, nuk ju njoh kush jeni.

62

قَالَ إِنَّكُمْ قَوْمٌۭ مُّنكَرُونَ

(Luti) tha: “Ju, me të vërtetë, jeni njerz të panjohur!”

Kur të dërguarit shkuan te shtëpia e Lutit, ai u tha: “Ju jeni njerëz të panjohur.” -Domethënë, nuk ju njoh kush jeni.

63

قَالُوا۟ بَلْ جِئْنَٰكَ بِمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَمْتَرُونَ

Ata thanë: “Jo, na të kemi sjellur atë, në të cilën ata (mohuesit nga populli yt) dyshojnë,

Ata thanë: “Kemi ardhur tek ti për të përmbushur atë që ata e dyshonin.” -Ne po sjellim ndëshkimin, që ata nuk e besonin dhe e injoronin. Ata të mohonin ty, kur i kërcënoje që të largoheshin nga poshtërsitë që bënin.

64

وَأَتَيْنَٰكَ بِٱلْحَقِّ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

të sjellim atë që do të ngjajë me siguri, e ne, me të vërtetë, jemi të sinqertë.

Të kemi sjellë të vërtetën dhe ne themi të vërtetën. -Ne po të sjellim lajmin për ndëshkimin e tyre, që nuk është shaka, por është një dënim shumë i tmerrshëm. Ne po themi të vërtetën. Më pas, melekët i dhanë udhëzime, se si Luti duhet të vepronte:

65

فَأَسْرِ بِأَهْلِكَ بِقِطْعٍۢ مِّنَ ٱلَّيْلِ وَٱتَّبِعْ أَدْبَٰرَهُمْ وَلَا يَلْتَفِتْ مِنكُمْ أَحَدٌۭ وَٱمْضُوا۟ حَيْثُ تُؤْمَرُونَ

Udhëto ti me familjen tënde, në një kohë të natës, e shko ti pas tyre, e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtim të urdhëruar!”

Prandaj ti dil me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe rri pas tyre! Asnjëri prej jush të mos shohë pas dhe shkoni andej nga të urdhëroheni! -Gjatë natës, kur të gjithë të jenë në gjumë, largohu nga ai vend së bashku me familjen, pa ju vënë re kush! Kujdes! Askush të mos e kthejë kokën pas, por nxitoni të largoheni sa më shpejt nga ai vend, ku do të zbresë ndëshkimi i tmerrshëm i Zotit të Plotfuqishëm! Ata, gjithashtu, e porositën: "...shkoni andej nga të urdhëroheni!" Kështu, me sa duket, me ta ishte një udhërrëfyes, që i drejtonte se nga duhet të shkonin.

66

وَقَضَيْنَآ إِلَيْهِ ذَٰلِكَ ٱلْأَمْرَ أَنَّ دَابِرَ هَٰٓؤُلَآءِ مَقْطُوعٌۭ مُّصْبِحِينَ

Dhe Ne, ia kemi shpallur atij, atë që do të ngjajë: që ata të gjithë – deri në të mbramin, do të zhduken, në agim.

Dhe Ne i kumtuam atij atë që do të ndodhte. Zhdukja e tyre(gjynahqarëve), deri tek i fundit, do të bëhej në mëngjes. -Luti u njoftua për vendimin e prerë dhe të pakthyeshëm se, në agim, atë vend do ta përfshinte një ndëshkim, që do të shfaroste të gjithë banorët e tij.

67

وَجَآءَ أَهْلُ ٱلْمَدِينَةِ يَسْتَبْشِرُونَ

Dhe, erdhën të gëzueshëm banorët e qytetit.

Banorët e qytetit shkuan tek ai gjithë gëzim, duke njoftuar njëri-tjetrin(për mysafirët e Lutit). -Ndërkohë banorët e qytetit, që kishin dëgjuar se dy djem bukuroshë kishin bujtur te Luti, vrapuan drejt shtëpisë së tij, duke lajmëruar me kënaqësi njëri-tjetrin. Ata po planifikonin që t’i përdhunonin dhe çnderonin vizitorët fytyrëndritur. Me të vajtur te shtëpia e Lutit, i kërkuan atij t’u dorëzonte dy djemtë mysafirë. Luti (a.s), duke dashur t’i mbronte miqtë e vet, u kërkoi njerëzve të arsyetonin, duke thënë:

68

قَالَ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ ضَيْفِى فَلَا تَفْضَحُونِ

(Luti) tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni,

Ai u tha: “Këta janë mysafirët e mi, prandaj mos më turpëroni! Kijeni frikë Allahun e mos më poshtëroni!” - Kini frikë Zotin për poshtërsinë që doni të bëni! Në mos paçi frikën e Zotit, atëherë po ju kërkoj që thjesht të mos më turpëroni para miqve të shtëpisë sime, nëse jeni njerëz që kuptoni. Thjesht tregohuni të njerëzishëm e të arsyeshëm dhe mos e kryeni këtë krim të tmerrshëm. Por ata u justifikuan vetëm për argumentin e dytë të Lutit, pra, për anën njerëzore, dhe jo për frikën ndaj Zotit:

69

وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَلَا تُخْزُونِ

dhe druajuni Perëndisë, dhe mos më poshtëroni mua!”

Ai u tha: “Këta janë mysafirët e mi, prandaj mos më turpëroni! Kijeni frikë Allahun e mos më poshtëroni!” - Kini frikë Zotin për poshtërsinë që doni të bëni! Në mos paçi frikën e Zotit, atëherë po ju kërkoj që thjesht të mos më turpëroni para miqve të shtëpisë sime, nëse jeni njerëz që kuptoni. Thjesht tregohuni të njerëzishëm e të arsyeshëm dhe mos e kryeni këtë krim të tmerrshëm. Por ata u justifikuan vetëm për argumentin e dytë të Lutit, pra, për anën njerëzore, dhe jo për frikën ndaj Zotit:

70

قَالُوٓا۟ أَوَلَمْ نَنْهَكَ عَنِ ٱلْعَٰلَمِينَ

Ata (populli i Lutit) thanë: “A nuk të kemi ndaluar na ty, që të pranosh mysafirë?”

Ata i thanë: “A nuk të kemi thënë që të mos përzihesh me njerëz?” -Kuptimi: Ne të kemi ndaluar që të presësh mysafirë në shtëpinë tënde.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.