Muslim99Muslim99
← Tafsir library

15. Al-Hijr

The Rock · Meccan · 99 ayahs

سُورَةُ الحِجۡرِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 51–60 of 99

51

وَنَبِّئْهُمْ عَن ضَيْفِ إِبْرَٰهِيمَ

Dhe lajmëroji për mysafirët e Ibrahimit,

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit a.s, e i thotë:Thuaju edhe për mysafirët e Ibrahimit. -Tregoju atyre një histori të çuditshme e plot mësime. Historitë e të gjithë profetëve janë të dobishme, por në mënyrë të veçantë historia e Ibrahimit (a.s), që ishte Halilur-Rahman, i dashuri më i afërt i të Gjithëmëshirshmit. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të pasojmë fenë e atij profeti madhështor. Miqtë që e vizituan Ibrahimin ishin dy melekë, të cilët Zoti i nderoi duke i bërë vizitorë në shtëpinë e Ibrahimit (a.s).

52

إِذْ دَخَلُوا۟ عَلَيْهِ فَقَالُوا۟ سَلَٰمًۭا قَالَ إِنَّا مِنكُمْ وَجِلُونَ

kur, hynë tek ai dhe thanë: “Selam!” (Ibrahimi) tha: “Na po frikohemi nga Ju”.

Ata hynë tek ai dhe thanë: “Selamen!” Ai tha: “Po na trembni kështu.” -Kur hynë në shtëpinë e profetit Ibrahim, melekët e përshëndetën me selam. Ibrahimi, duke menduar se ata ishin thjesht udhëtarë e mysafirë, nxitoi t’u piqte një viç të majmë, për t’i nderuar. Megjithatë, kur pa që ata nuk e prekën ushqimin, profeti Ibrahim u tremb disi nga kjo sjellje, prandaj tha: “Po na trembni kështu.” Por ata i thanë:

53

قَالُوا۟ لَا تَوْجَلْ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٍۢ

Ata thanë: “Mos u friko se na po të sihariqojmë ty me një djalë të dijshëm”.

Ata i thanë: “Mos u tremb, sepse ne kemi ardhur të të japim lajmin e mirë për një djalë të ditur!” -Melekët e përgëzuan për lindjen e Is’hakut (a.s). Së pari, sihariqi ishte se i linduri do të ishte djalë dhe, së dyti, ky djalë do të ishte shumë i ditur. Ndërsa në një ajet tjetër thuhet: "Ne e gëzuam atë me Is’hakun, pejgamber dhe prej të mirëve." [Safat 112]. Duke u çuditur nga ky sihariq, Ibrahimi (a.s.) tha:

54

قَالَ أَبَشَّرْتُمُونِى عَلَىٰٓ أَن مَّسَّنِىَ ٱلْكِبَرُ فَبِمَ تُبَشِّرُونَ

(Ibrahimi) tha: “A mos vallë do të më sihariqoni, tani, kur më ka goditur pleqëria? Me çka do të më sihariqoni mua?”

Ai tha: “Po më jepni këtë sihariq, kur unë jam tashmë në moshë të shtyrë?! Atëherë, ç’është ky përgëzim kështu?!” -Si më përgëzoni me fëmijë, kur unë jam plak dhe në këtë moshë nuk ka më shpresë për fëmijë?! Duke qenë se shkaqet normale për t’u bërë me fëmijë janë tashmë të pamundura, është e çuditshme kjo që më thoni ju. Por melekët thanë:

55

قَالُوا۟ بَشَّرْنَٰكَ بِٱلْحَقِّ فَلَا تَكُن مِّنَ ٱلْقَٰنِطِينَ

Ata thanë: “Na do të sihariqojmë ty me një të Vërtetë që do të realizohet, e mos u bën shpresëhumbur!”

Ata thanë: “Ne po të përgëzojmë për diçka që është e sigurt. Prandaj ti mos u trego i pashpresë!” -Ne po të themi diçka që është absolutisht e sigurt, sepse Allahu i Madhëruar ka pushtet për gjithçka. Në mënyrë të veçantë mbi ju, o familje e zgjedhur, ka zbritur mëshira dhe begatia e Zotit. Për këtë arsye, mos u çudisni aspak me mirësinë e bujarinë e Zotit mbi ju dhe mos u bëni të pashpresë. Mos u bëni nga ata që u duket larg e mira dhe arritja e saj. Përkundrazi, vazhdoni të shpresoni të mirën dhe bujarinë e Zotit, në dhuratat, përkujdesin dhe mëshirën e Tij. Atëherë, Ibrahimi (a.s) iu përgjigj:

56

قَالَ وَمَن يَقْنَطُ مِن رَّحْمَةِ رَبِّهِۦٓ إِلَّا ٱلضَّآلُّونَ

(Ibrahimi) tha: “Kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përpos atyre që janë të humbur” –

Ai tha: “Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”. -‘El dalun’ janë ata të humbur, të cilët nuk kanë dituri për Zotin dhe për pushtetin e Tij absolut. Për ata që Zoti i begatoi e i nderoi me udhëzimin, diturinë e dritën e Tij, dëshpërimi nuk mund të gjejë vend në zemrat e tyre. E si mund të humbë shpresën ai që di rreth mëshirës së Zotit dhe mënyrave të shumta që ajo vjen te krijesa? Pasi dëgjoi këtë lajm të mirë, Ibrahimi e kuptoi se ata ishin dërguar nga Zoti me një mision.

57

قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا ٱلْمُرْسَلُونَ

dhe pyeti (Ibrahimi): “E, çfarë është qëllimi juaj, o të dërguar?”

Ai tha: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar(të Allahut)?” -Ibrahimi i pyeti melekët: “Cili është misioni për të cilin jeni dërguar?”

58

قَالُوٓا۟ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمٍۢ مُّجْرِمِينَ

(Ata) thanë: “Na jemi dërguar te një popull mëkatarë, -

Ata thanë: “Ne jemi dërguar për një popull të zhytur në poshtërsi.” -Ligësia dhe shkatërrimi që ata përhapin kanë arritur kulmin, prandaj ne jemi dërguar që t’i ndëshkojmë.

59

إِلَّآ ءَالَ لُوطٍ إِنَّا لَمُنَجُّوهُمْ أَجْمَعِينَ

përpos familjes së Lutit (që nuk janë mëkatarë). Na do t’i shpëtojmë të gjithë ata (anëtarët e familjes së Lutit) –

Me përjashtim të familjes së Lutit, që do t'i shpëtojmë të gjithë, përveç gruas së tij. -Nga ky ndëshkim do të shpëtojnë vetëm Luti (a.s) dhe familja e tij. Këtu bënte përjashtim gruaja e Lutit, sepse i Gjithëdituri dhe i Urti e përcaktoi që ajo të mbetej me të ndëshkuarit. Luti dhe familja e tij do të shpëtohej nga ai ndëshkim i tmerrshëm. Ibrahimi (a.s) kërkoi që të shihej edhe njëherë çështja e ndëshkimit të saj, por përgjigjja ishte:Ne vendosëm që ajo të mbetej me të dënuarit. - Kështu, mysafirët u larguan nga shtëpia e Ibrahimit (a.s). Kur shkuan më pas te shtëpia e Lutit, ai u tha të dërguarve:

60

إِلَّا ٱمْرَأَتَهُۥ قَدَّرْنَآ ۙ إِنَّهَا لَمِنَ ٱلْغَٰبِرِينَ

përveç gruas së tij; për atë, Na kemi caktuar dënim, të cilin do ta shiojë ajo”.

Me përjashtim të familjes së Lutit, që do t'i shpëtojmë të gjithë, përveç gruas së tij. -Nga ky ndëshkim do të shpëtojnë vetëm Luti (a.s) dhe familja e tij. Këtu bënte përjashtim gruaja e Lutit, sepse i Gjithëdituri dhe i Urti e përcaktoi që ajo të mbetej me të ndëshkuarit. Luti dhe familja e tij do të shpëtohej nga ai ndëshkim i tmerrshëm. Ibrahimi (a.s) kërkoi që të shihej edhe njëherë çështja e ndëshkimit të saj, por përgjigjja ishte:Ne vendosëm që ajo të mbetej me të dënuarit. - Kështu, mysafirët u larguan nga shtëpia e Ibrahimit (a.s). Kur shkuan më pas te shtëpia e Lutit, ai u tha të dërguarve:

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.