Muslim99Muslim99
← Tafsir library

15. Al-Hijr

The Rock · Meccan · 99 ayahs

سُورَةُ الحِجۡرِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 41–50 of 99

41

قَالَ هَٰذَا صِرَٰطٌ عَلَىَّ مُسْتَقِيمٌ

(Perëndia) tha: “Kjo është rruga ime e drejtë.

Ai(Allahu)tha: “Kjo(rruga e të sinqertëve)është rruga Ime e drejtë.” - Kjo është rruga e drejtë, që të sjell tek Unë dhe në vendin e begatisë Sime. Sinqeriteti ndaj Zotit në adhurim e në mbështetjen e plotë ndaj Tij është çelësi për arritjen e çdo të mire dhe shpëtimin nga çdo e keqe, në këtë botë dhe në tjetrën.

42

إِنَّ عِبَادِى لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَٰنٌ إِلَّا مَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلْغَاوِينَ

Ti, me të vërtetë, nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi, përveç atyre të humburve, që të pasojnë ty”.

Mbi robërit e Mi ti nuk ke aspak fuqi, përveç mbi të humburit, që vijnë pas teje. -Ndaj atyre që i binden Zotit, shejtani nuk ka asnjë lloj fuqie për t’i devijuar dhe për t’i humbur. Duke qenë se ata adhurojnë Zotin e tyre dhe zbatojnë ligjin e Tij, i Madhëruari i ndihmon ata kundër shejtanit të mallkuar dhe i ruan prej sherrit të tij. Shejtani ka fuqi vetëm mbi një kategori njerëzish, për të cilët Zoti thotë: "...përveç mbi të humburit, që vijnë pas teje." Këta e zgjedhin me dëshirë shejtanin si mikun e tyre dhe i binden atij, në vend që t’i binden të Gjithëmëshirshmit. Ata janë të humbur (gauin). I humburi (el gaui) është i kundërti i të udhëzuarit (el rashid). Ata të mjerë e njohin të vërtetën dhe e braktisin atë. Kurse ‘ed-dalu’ është ai që e shpërfill të vërtetën, duke mos pasur dijeni dhe as njohuri për të.

43

وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمَوْعِدُهُمْ أَجْمَعِينَ

Dhe, me të vërtetë, xhehennemi është vendbanimi i tyre i premtuar, për të gjithë:

Dhe nuk ka dyshim se Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata. -Ky është vendi i premtuar për Iblisin dhe ushtrinë e tij. Në përshkrimin e këtij vendi të tmerrshëm, i Lartësuari thotë:

44

لَهَا سَبْعَةُ أَبْوَٰبٍۢ لِّكُلِّ بَابٍۢ مِّنْهُمْ جُزْءٌۭ مَّقْسُومٌ

ai i ka shtatë dyer, e për çdo derë ka pjesë të caktuar”.

Ai ka shtatë dyer dhe çdonjëra prej tyre ka shtegun e caktuar(për gjynahqarët). -Portat e Xhehenemit qëndrojnë njëra poshtë tjetrës dhe për çdo portë janë caktuar pasuesit e Iblisit që do të futen aty, në varësi të veprave të tyre. Allahu i Lartësuar thotë: "... çdonjëra prej tyre ka shtegun e caktuar (për gjynahqarët)."

45

إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍۢ وَعُيُونٍ

Me të vërtetë, ata që ruhen nga mëkatet, do të gjenden në kopshtet e xhennetit pranë burimeve.

Pasi përshkroi se çfarë ndëshkimi të ashpër ka përgatitur për pasuesit e Iblisit, Allahu i Lartësuar përshkruan se çfarë mirësish ka përgatitur për adhuruesit e Tij të dashur:Ndërsa të devotshmit do të jenë në kopshte, mes burimeve. -Ata nuk do të lodhen dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij. Ata janë të devotshmit, të cilët ruhen dhe nuk i binden shejtanit të mallkuar për të bërë gjynahe. Ata do të jenë në kopshte dhe mes burimeve. Këto kopshte janë zbukuruar me të gjitha llojet e pemëve dhe të bimësisë, me fruta të këndshme, të cilat i gjen në çdo kohë dhe pandërprerë. Në çastet e bukura kur të hynë në Xhenet, atyre do t'u thuhet:

46

ٱدْخُلُوهَا بِسَلَٰمٍ ءَامِنِينَ

(Ju thuhet): “Hyni në to me përshëndetje dhe të siguruar (prej frikës)”.

(Atyre do t'u thuhet:)“Hyni në to, të shpëtuar e të siguruar!” -Aty jeni të shpëtuar nga vdekja, nga gjumi, nga lodhja, nga frika dhe nga shqetësimet. Aty nuk keni për t'u frikësuar se mos ju pakësohen mirësitë. Nuk keni për t'u provuar me sëmundje, dëshpërime dhe me asnjë lloj pakënaqësie dhe shqetësimi.

47

وَنَزَعْنَا مَا فِى صُدُورِهِم مِّنْ غِلٍّ إِخْوَٰنًا عَلَىٰ سُرُرٍۢ مُّتَقَٰبِلِينَ

Dhe, Ne, do ta shporrim urrejtjen nga zemrat e tyre (që kanë pasur më parë), ata do të rrinë ulur si vëllezër në kanape (kolltuqe) – njëri përballë tjetrit,

Dhe Ne do të heqim prej zemrave të tyre çdo ndjenjë urrejtjeje e ata do të jenë si vëllezër në shtretër dhe përballë njëri-tjetrit. -Zemrat tuaja do të jenë të pastra dhe të qeta nga zilia, urrejtja dhe armiqësia. Ato do të jenë të kulluara e brenda tyre do të ketë vetëm dashuri. Allahu i Lartësuar thotë: "... e ata do të jenë si vëllezër në shtretër dhe përballë njëri-tjetrit." Kjo tregon se banorët e Xhenetit mblidhen dhe vizitojnë njëri-tjetrin. Ata do të kenë edukatë dhe etikë e lartë në sjelljen dhe raportet mes tyre. Ata do të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, dhe jo me kurriz dhe të pavëmendshëm. Ata do të rrinë të mbështetur dhe të kënaqur, në shtretër të zbukuruar me shtroje të mëndafshta, të stolisur me diamantë dhe gurë të tjerë të çmuar.

48

لَا يَمَسُّهُمْ فِيهَا نَصَبٌۭ وَمَا هُم مِّنْهَا بِمُخْرَجِينَ

aty, nuk do t’i gërget lodhja, ata prej atyhit kurrë nuk do të dëbohen.

Asnjë lodhje nuk do t'i kapë ata dhe nuk do t'u thuhet kurrë të largohen prej andej. -Tek ata nuk do të vërehet asnjë shenjë lodhjeje dhe shqetësimi, as trupor dhe as shpirtëror. Allahu i Lartësuar i ka krijuar tashmë me një jetë të plotë, pa asnjë lloj mangësie, madje: "... nuk do t'u thuhet kurrë të largohen prej andej. Ata do të jenë gjithmonë mes këtyre mirësive.

49

۞ نَبِّئْ عِبَادِىٓ أَنِّىٓ أَنَا ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Lajmëroji robërit e Mi (o Muhammed!) se Unë, me të vërtetë, jam Ai që falë dhe mëshiroj,

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar foli për Xhenetin dhe Zjarrin, të cilët janë krijim i Tij dhe që duhet të nxisin njerëzit për punë të mira dhe që të kenë frikë nga veprat e këqija. Edhe në ajetin vijues, Allahu i Madhëruar përmend disa cilësi të Tij, duke dashur të nxisë shpresën dhe frikën tek ata:Thuaju robërve të Mi se vërtet, Unë jam Falësi i Madh e Mëshirëplotë. -Përcill te robërit e Mi lajmin e sigurt, të mbështetur me argumente të shumta, se Unë jam Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. Nëse ata mësojnë për mëshirën dhe faljen Time, do të gjallërohen dhe forcohen për të kryer çdo punë që i sjell ata pranë mëshirës Sime. Nga ana tjetër, ata do të largohen nga të gjitha gjynahet dhe poshtërsitë dhe do të pendohen sinqerisht për to, duke shpresuar që t’i përfshijë falja Ime. Por, për të mos u mashtruar dhe për të mos i bërë të shpresojnë aq shumë, sa të harrojnë ndëshkimin e Allahut, njoftoji ata gjithashtu, se edhe ndëshkimi Im është shumë i dhembshëm.

50

وَأَنَّ عَذَابِى هُوَ ٱلْعَذَابُ ٱلْأَلِيمُ

e që dënimi Im (për të këqinjtë), është me të vërtetë, dënim i dhembshëm!

Por edhe dënimi Im është Dënim i dhembshëm. -Nuk ka ndëshkim që të mund të krahasohet me ndëshkimin e Allahut. Askush nuk mund ta përshkruajë dhe përkufizojë atë ndëshkim. I kërkojmë mbrojtje dhe strehim Zotit që të na ruajë nga ndëshkimi i Tij. Nëse ata e mësojnë se: "Atë Ditë, askush nuk mund të dënojë si Ai e askush nuk mund të lidhë me pranga si Ai." [Fexhër 25, 26], atëherë do të tregohen gjithmonë të kujdesshëm dhe do të largohen nga çdo shkak i ndëshkimit të tyre. Kështu, zemra e tyre duhet të sillet gjithnjë mes frikës dhe shpresës, duke kujtuar si shpërblimet, ashtu edhe kërcënimet. Sa herë që zemra mediton për mëshirën e Zotit, faljen e Tij të gjerë, bujarinë dhe përkujdesin e Tij të pashembullt, do të lindë nxitja për punë të mira dhe qetësia, që vjen nga shpresa për faljen e gjynaheve. Por nga ana tjetër, nëse vështron gjynahet dhe mangësitë e shumta në plotësimin e përgjegjësive dhe detyrimeve ndaj Zotit dhe në të gjitha aspektet e jetës, do të lindë ndjenja e frikës nga ndëshkimi e Zotit, prandaj dhe do të nxitojë që të largohet prej tyre.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.